Pitagora dhe magjia e numrave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pitagora dhe magjia e numrave

Mesazh  Neo prej 01.06.08 20:17

Pitagora dhe magjia e numrave



"Guri ėshtė muzika e ngurtėsuar"
("Pitagora")

Rreth viteve 600 para lindjes sė Krishtit, nė Greqinė Antike ka jetuar njė njeri vėrtet i jashtėzakonshėm i quajtur PITAGORA, i cili ka tentuar qė tė vėrtetojė ekzistimin e tė gjitha gjėrave nė Univers pėrmes harmonisė sė pėrsosur tė veprimit hyjnor tė numrave.

▪ Jo vetėm qė konsiderohej si themelues dhe baba i njohurisė mbi analizėn e veprimit tė numrave nė natyrė-NUMEROLOGJIA, por ishte dhe mbetej mistiku, okulisti, matematikani dhe filozofi mė i madh i tė gjitha kohėrave.

Qė nė fillim duhet konstatuar se, shumė mėsime tė Pitagorės, edhe sot e kėsaj dite konsiderohen si fshehtėsi e madhe dhe se tė gjitha shkathtėsitė dhe praktikat okuliste tė Perėndimit, burojnė nga mistika pitagoriane. Pesėdhjetė e katėr vitet mė tė frytshme tė jetės i ka kaluar nė Egjipt. Persi, Indi dhe nė vendet tjera tė Lindjes, vende kėto qė atėbotė, konsideroheshin si qendrat mė tė mėdha tė dijes, urtėsisė mistike dhe mendimit filozofik tė mbarė botės.

Qėndrimi i tij i gjatė nėpėr vendet e Lindjes, sigurisht ka pasur ndikim vendimtar nė formimin e besimit mbi veprimin e Ligjit tė KARMĖS - tė shkakut dhe pasojės, Ligjit tė DARMĖS - se asgjė nė kėtė botė nuk ėshtė krijuar dhe nuk ndodh rastėsisht, si dhe REINKARNIMIN-transformimin e shpirtit nga njė jetė nė jetėn tjetėr, ligjshmėri kėto qė shpesh ceken dhe trajtohen nė mendimet e tij filozofike.

Si hulumtues i pandalshėm nga kėrkimi i rrugės qė do ta shpinte kah bėrthame e krijimit tė jetės, nė njė moment tė pėrndėritjes shpirtėrore, pėrjetoi vetėdijesimin e plotė se, njerėzimi jeton nė tri botė: botėn natyrale, njerėzore tė qenėsisė dhe atė hyjnore. Me kėtė e pa tė qartė se, nga tė gjitha besimet e deritanishme nė shumė zota, realisht ekziston vetėm njė ZOT, i cili ėshtė esenca dhe burimi i ēdo gjėje.

Tek bashkėkohėsit e vet, Pitagora ka ofruar njė mėnyrė tė re tė tė menduarit e cila, njė njėrėn anė pretendonte t'i mbante njerėzit fort tė lidhur me kėtė botė, dhe njėkohėsisht, nga ana tjetėr, kėrkonte qė ata tė jenė tė kthyer dhe tė pashkėputshėm nga krijuesi i tyre - ZOTI.

Pėrmes filozofisė sė vet nė pėrgjithėsi, Pitagora ka pasur ndikim tė pakontestueshėm tek shumė mendimtarė tė famshėm tė Greqisė Antike, e veēanėrisht te Platoni dhe Aristoteli. Po ashtu, mėsimet e tij kanė luajtur njė rol tė madh edhe nė ndėrtimin e mendimit tė ri filozofik bashkėkohor evropian. Nė kėtė kontest, veēanėrisht duhet pėrmendur teorinė e famshme tė Pitagorės nė matematikė.

Por, nga tė gjitha qė theksuam nė sipėr, baza e njohurive pitagoriane mbėshtetet nė faktin e pamohueshėm se, fshehtėsia e tė kuptuarit nė thelb tė Universit, qėndron kryekėput nė harmoninė e pėrsosur tė magjisė sė numrave, qė janė nė raport tė pėrhershėm me formėn. Sipas Pitagorės, katėr elementet kyēe: ajri, zjarri, uji dhe toka, formojnė katėrfishin magji, qė ndryshe ai e quajti TETRAKTIS. Kėshtu, pitagorianėt, TETRATIKSIT i kanė thurur edhe njė ditiramb qė e kėndonin si lutje:

Na beko o numėr i lartėsuar,
Ti qė i ke krijuar zotat dhe njerėzit,
O i ėmbli dhe i shenjti Tetratiks,
Ti qe zgjedh sistemimin e ēdo gjėje,
Ti qė je burim dhe strehė,
Shkėndi e jetės nėpėr ndryshime tė mėdha
Na bėj qė t'i njohim fshehtėsitė e gjithėsisė.

Pitagora dhe nxėnėsit e tij kanė themeluar shumė postulate filozofike si parime dhe mendime tė pranuara logjike. Nė mes tė postulateve pitagoriane, ėshtė e njohur ajo e dhjetė kundėrshtive themelore, veprimi i pėrhershėm i tė cilėve e ndėrton realitetin tonė objektiv:

1. E lehta dhe e rėnda;
2. Tek dhe ēift:
3 Kufizuar dhe pakufizuar;
4. Pak dhe shumė:
5. E djathta dhe e majta;
6. Mashkullorja dhe femėrorja:
7. Lėvizshmėria dhe palėvizshmėria;
8. Drejtė dhe shtrembėr;
9. Dritė dhe errėsirė;
10. Sistematike dhe josistematike.

Kėshtu, ata kanė konstatuar se, pikėrisht nga ekzistimi i kėtyre dhjetė kundėrshtive, buron e gjithė harmonia e pėrsosur e cila vepron nė Univers.

Sa i pėrket klasifikimit domethėnės, tė gjithė numrat ēift, konsideroheshin si: tė pjesėtueshėm (ndashėm), jo tė pėrhershėm, femėror dhe qė i takojnė kėsaj bote materiale; ndėrsa numrat tek: tė pandashėm (papjesėtueshėm), mashkullor dhe hyjnor. Ēdo numėr e kanė ndėrlidhur me njė atribut tė njeriut.
Kėshtu numri
1, nėnkupton arsyen, ekzistencėn, vetėdijesimin;
2. tė menduarit, mendimin dhe hamendjen;
3. marrėveshjen , harmoninė dhe baraspeshėn;
4. drejtėsinė (pasiqė ajo formon katėrkėndėshin me formė tė pėrsosur);
5 nėnkuptonte martesėn (si tėrėsi e shumės sė numrit tė vėrtetė femėror 2 dhe atij mashkullor 3)... etj.

Sipas pitagorianėve, tė gjitha sendet e njohura pėr ne nė kėtė botė e kanė numrin e vet. Pa logjikėn e numrave nuk do tė kishte as dije dhe as njohuri. Andaj, bazėn themelore numerike tė formimit tė tė gjitha vlerave tjera e ndėrtojnė dhjetė numra; 0,1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9.

Kuptimi magjik i numrave bazė

Apeksi magjik (0) - Nė fillim dhe fundin e ēdo gjėje qėndron 0-ja, dhe kjo ndryshe quhet si Apeksi magjik, sepse ajo nė vete pėrmban tė gjitha ligjet, tė gjitha vibracionet dhe tėrė ekistimin tonė gjithėpėrfshirės. Zeroja ėshtė e pafundme, e pakapshme dhe e pėrhershme. Me tė, krijohet dhe mbaron jeta.

Numri 1. - Sipas mėsimit tė okultistėve, si nga Lindja ashtu edhe nga Perėndimi, ky numėr konsiderohet si simboli i Kozmosit, por, njėkohėsisht ėshtė dhe njė nga atributet e Zotit, drejtėsisė dhe tė energjisė hyjnore. Ky numėr gjithnjė e jep veten, edhe kur pjesėtohet edhe kur shumėzohet me vetveten.

Numri 2. - Sipas pitagorianėve ky ėshtė princip material, emocion fizik dhe i takon botės tokėsore. Dita e dytė e muajit tė dytė tė vitit i ėshtė dedikuar Plutonit, zotit tė nėntokės, botės sė ėndrrave. Hermetistėt dhe mistikėt perėndimor kėtė numėr e konsiderojnė si shenjė tė djallit, gjegjėsisht parim Satanist.

Numri 3. - Okulistėt besojnė se numri 3 ėshtė numri mė i pėrsosur, sepse ndėrton nė vete fillimin, mesin dhe mbarimin. Mė tej, mistikėt krishterė numrin 3 e identifikojnė me trininė e shenjtė (Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtė). Sipas mitologjisė indiane, ėshtė nė shenjėn e tri zotave: Brama, Siva dhe Visnu, gjegjėsisht, Zotit rindėrtues, Zotit mirėmbajtės dhe baraspeshės dhe Zotit shkatėrrues. Tė njėjtėn trini e kemi edhe nė mitologjinė greke dhe romake: Jupiteri, qė sundon me Qiellin, Neptuni, qė sundon me Dete dhe Plutoni qė sundon me Ferrin. Zeusi ose Plutoni, nė dorė mbajnė tre flakadanė, Neptuni nė dorė ka tredhėmbėshin, kurse Plutoni qenin me tri koka.

Numri 4. - Ėshtė numri i germave tė emėrtimit tė ZOTIT te shumė gjuhė tė botės: ZOTI (shqip), LORD (anglisht), DEUS (latinisht), DIEU (frėngjisht), ADAT (asiriane), SORU (persiane), GODH (danisht).... etj. Mė tej, janė katėr anėt e botės, katėr stinėt kryesore... etj.

Numri 5. - Numri 5 ėshtė simbol i unitetit tė njeriut me Kozmosin. Nė nivelin astral, shprehet si pentagram. Konsiderohet si numėr i madh mistik sepse formohet nga dy numrat kyē themelor: 2 si numrit tė parė ēift dhe 3 si numrit tė parė tek. Tė gjitha fuqitė natyrore ndėrtohen nė numrat nga 1 deri nė 5. 1 ėshtė mėvetėsi, 2 kundėrshti dhe 3 ėshtė bashkimi i tyre (ndėrtimi, baraspesha), 4 drejtėsia hyjnore, ndėrsa 5 ėshtė tėrėsia e tė gjithave sė bashku.

Numri 6. - Shumė mistikė mendojnė se 6 ėshtė numėr vetvetiu i pėrsosur, jo vetėm nga fakti se Zoti e krijoi gjithėsinė pėr 6 ditė, por ky numėr paraqet baraspeshėn nė mes tė makrokozmosit dhe mikrokozmosit (njeriut). Gjashtėshi pėrfitohet nga shuma e gjysmės sė vet si dhe nga shuma e njė tė tretave tė veta.

Numri 7. - Numri 7 konsiderohet si numėr i shenjtė, sepse paraqitet nė formė tė shtatė ditėve tė krijimit tė botės, shtatė ditėve nė javė. Mė tej, 7 ėshtė simboli i magjisė. Shpesh edhe nė popull dhe pėrralla tė ndryshme, dėgjojmė thėnien: pėrtej shtatė tokash e shtatė qiejsh, shtatė male e shtatė dete, etj.

Numri 8. - Nė Bibėl sipas Mateut, ėshtė numėr i lumturisė, fatbardhėsisė dhe bollėkut. Po ashtu mund tė merrej edhe si numėr kontradiktor. Nėse pjesėtohet me gjysmėn e vet fitohet 2, simbol i materializmit dhe botės tokėsore.

Numri 9. - Numėr vėrtet mistik, qė nėnkupton numrin 3 tė shumėzuar me vetveten. Pėrsosshmėri dhe tėrėsi, unifikimi i materiales dhe shpirtėrores, hyjnores dhe tokėsores, mashkullores dhe femėrores, dritės dhe errėsirės. Sipas teozofive dhe disa mistikėve, 9 ėshtė pavdekshmėria dhe shpirti hyjnor.

Nga Adnan Abrashi
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pitagora dhe magjia e numrave

Mesazh  Berti69 prej 31.07.11 11:50

Pitagora dhe Filozofia e tij



Pitagora u lind nė ishullin grek Samos, midis 592 dhe 572 para erės sonė. Qė i vogėl shfaqi shumė dhunti tė vecanta qė mė vonė do tė krijojnė njė legjendė, qė e do tė jetė i biri i Apollonit. Por edhe vetė emri i tij do tė thotė ‘’ ai qė u deklarua nga Pitia (profetja)’’.

Nė moshė tė re merr pjesė nė Lojrat Olimpike ku dhe bėhet kampion nė mundjen e lirė. Mė pas do tė udhėtojė nė Egjipt ku dhe do tė initacionohet nė misteret e Memfidės dhe Heliupolit. Nė vazhdim do tė shkojė nė Finike dhe nė Halde ku dhe do tė mėsojė astronominė dhe gjeometrinė. Gjithashtu duket se erdhi nė kontakt edhe me driidėt e Galatisė. Rikthehet nė Samo dhe themelon shkollėn e tij duke arritur tė mbledhė mbi 3.000 nxėnės.

Madhėshtia e tij do tė provokojė reagimet e pushtetarėve tė Samosit dhe kėshtu do tė detyrohet tė largohet nga ishulli, ku pas njė udhėtimi tė gjatė do tė arrijė nė Krotone ku dhe do tė themelojė shkollėn e tij tė famshme rreth vitit 520 para erės sonė. Nė tė gjithė jetėn e tij mundua tė jetė njė shembull pėr njerėzit e tjerė, dicka qė pėrbėn bazėn e mėnyrės sė doktrinės sė tij.

Doktrina Pitagoriane

Doktrina e tij ėshtė nje ‘’formulė’’ qė do tė udhėheqė njeriun nė kuptimin e ligjeve tė natyrės dhe tė pėrmisojė dhe tė zhvillojė aftėsitė e tij. Fillimi i kėsaj ‘’formule’’ ėshtė Matematika. Por jo me kuptimin e sotėm mbi kėtė shkencė. Por me njė konsiderim qė mund tė na udhėheqė nė shkakun e parė tė gjėrave. Numrat janė Perėndi do tė thotė Platoni mė vonė, qė pėr shumė mėndimtarė ėshtė Pitagorieni i fundit i madh, pavarėsisht se kurrė nuk e njohu Pitagorėn. Nga numrat fillon faza e shfaqjes sė botės.

Pitagora shpreh krijimin e botės si mė poshtė:

BASHKIMI ĖSHTĖ LIGJI I ZOTIT
ZHVILLIMI ĖSHTĖ LIGJI I JETĖS.
NUMRI ĖSHTĖ LIGJI I BOTĖS.

Matematika ėshtė pika ku takohen dhe harmonizohen feja, shkenca dhe arti. Pėr kėtė doktrina e tij mund tė jetė gjithėsore dhe tė pėrmbajė harmonikisht, konceptin fetar, kėrkimet shkencore dhe eksperimentin. Dhe tė gjitha kėto janė tė mbushura me njė total rregullash etikė ku dhe ato kanė tė bėjnė me celėsa matematikė dhe numra.

Simbolet matematike kanė njė rėndėsi tė madhe nė doktrinėn Pitagoriene pasi nėpėrmes tyre arrinin tė konsolidonin nė botėn e shfaqur gjithcka qė kishin arritur tė pėrvetsonin. Domethėnė mund tė shkruanin , duke pėrdorur simbolet matematike, njė gjendje psikologjike ose njė shprehje bukurie. Si pėr shembull numrin ? (? = 1.62…), qė ėshtė shprehja e rregullit tė bukurisė sė Natyrės.

Pitagora ėshtė themeluesi i shkencės muzikore, zbulues i simboleve qė korrespondojnė me notat dhe simbolet muzikore. Pjesa matematike e kėsaj shkence quhej ‘’Harmonikė’’. Pitagora ėshtė i pari qė flet pėr sfericitetin e tokės dhe se toka ėshtė pjesė e njė totali sferash me qendėr tė njėjtė ku distancat midis tyre rregulohen me hapėsira muzikore. Ėshtė harmonia e sferave. Ėshtė i pari qė pėrdori fjalėn Filozofi.

Edukimi Pitagorien

Pavarėsisht se ‘’Omakio’’ (shkolla pitagoriene) funksiononte me njė mėnyrė bashkėjetese, gjithashtu ekzistonin paralelisht aktivitete qė drejtoheshin audiencės sė gjėrė. Kėto ishin audienca dhe fjalime publike mbi pyetje dhe probleme tė jetės sė pėrditshme dhe nė zgjidhjet filozofike tė tyre. Tė shumtė ishin ata qė vetėm ndiqnin por pa dashur tė zbatonin kėto zgjidhje nė tė vėrtetė. Disa tė tjerė mundoheshin tė shkonin mė thellė duke pėrparuar nė hyrjen e tyre drejt komunitetit pitagorien dhe bėheshin nxėnės.

Pėr tu bėrė dikush nxėnės i pranuar, duhej fillimisht tė kalonte disa testime , sidomos tė tipit psikologjik. Qėllimi i testimeve ishte qė nxėnėsi tė mund tė aktivizojė, intelektin dhe aftėsinė Etike. Intelektin nė mėnyrė qė tė mund tė kishte opinionin e tij. Dhe aftėsinė Etike pėr ta pėrdorur kėtė intelekt nė tė mirėn e pėrbashkėt, duke kontrolluar prirjet egoiste.

Tjetėr qėllim ishte cekanisja e karakterit tė njeriut dhe zhvillimin e trimėrisė, qetėsisė dhe vetėkontrollit. Pėr shembull, e linin pėr disa ditė vetėm nė njė dhomė me pak ujė dhe pak ushqim. I jepnin njė dėrrasė me ndonjė simbol gjeometrik tė skalitur nė tė . Pasi meditonte pėr disa ditė, e dėrgonin nė njė amfiteatėr, ku pėrpara tė gjithė nxėnėsve tė vjetėr, ku dhe duhej tė thoshte se cfarė kishte kuptuar nga ai simbol. Gjatė fjalimit tė tij, audienca e tij e ngacmonte me mėnyra tė ndryshme. Kjo ishte njė testim me tė cilin kandidati mund tė kontrollonte defektin e Arrogancės.

Nė kuadrin e anėtarėve ekzistonin 3 nivele. Fillestari, Dėgjuesi dhe Matematikani.

Nė nivelin e Fillestarit testimet ishin me delikate dhe kishin tė bėnin sidomos me imagjinatėn e tij. Kishin si qėllim tė zgjerohej imagjinata krijuese duke izoluar dhe kufizuar fantazitė.

Imagjinata krijuese ndryshon shumė nga fantazitė, sepse imagjinata ėshtė e kontrolluar, ka objektiv dhe jep rezultate praktike. Pėrkundrazi, fantazitė na tėrheqin nė mendime utopike qė janė krejt tė pamundur. Ky nivel plotėsohej kur nxėnėsi arrinte tė ‘’konsolidonte emocionet dhe ndjenjat e tij, domethėnė atėherė kur arrinte ti kontrollonte dhe ti drejtonte.

Pasi tė ketė mėsuar tė mbizotėronte pamjet e ekzagjeruara dhe negative tė personalitetit tė tij, atėherė mund tė kalojė nė nivelin tjetėr, atė tė Dėgjuesit. Zgjatja e kėsaj faze ėshtė pak a shumė 5 vite dhe nxėnėsi ėshtė i deyruar tė jetė i heshtur. Nė kėtė mėnyrė mėsonte si tė merrej dhe si tė pėrmisonte fuqitė dhe virtytet e tij.

Gjeometri do tė fillonte tė mėsonte pas moshėn 28 vjecare dhe nė vazhdim. Deri atėherė , edukimi kishte si objektiv nė formimin e personalitetit tė tij. Nė moshėn 28 vjecare (7 x 4 = 28) plotėsohet njė cikėl i rėndėsishėm i jetės sė njeriut. Shtatė vite pėr cdonjėrin nga trupat e personalitetit . Kėto trupa janė : a) trupi fizik, b) trupi energjik, c) trupi sentimental, d) trupi mendor konkret.

Pasi tė kishte edukuar personalitetin e tij, nxėnėsi mund tė thellohej , duke zvogėluar rastet shtrembėruese, mbi temat e Natyrės dhe tė Perėndisė.

Pas kėsaj faze tė edukimit mund tė kthehej pėrsėri dhe tė integrohej brėnda shoqėrisė (domethėnė tė bėhej politikan, ose individ shoqėror) nė mėnyrė qė tė ishte me i dobishėm. Politikan pėr Pitagorienėt ishte njeriu i cili pasi kishtė mėsuar filozofinė, rikthehej nė shoqėri pėr tu bėrė i dobishėm pėr komunitetin. Nuk ishte njė njeri qė interesohej pėr poste dhe pėr pushtet por pėrkundrazi interesohej pėr pėrmisimin e shoqėrisė.

Ai qė zgjidhte tė bėhej politikan nuk do tė mund tė kalonte nė fazėn e Matematikanit. Matematikan pėr Pitagorienėt ishte ai qė mund tė jepte mėsim, Mėsuesi. Ata qė ishin nė kėtė nivel kishin favorin qė mund tė jetonin afėr Pitagorės. Pėr Pitagorienėt rėndėsinė mė tė madhe kishin miqėsia dhe ortakėria. Pitagorienėt konsideronin se kėta elementė pasqyrohej dashuria universale.

Ishin tė ‘’lidhur’’ nga betimi i mbajtjes sė sekretit mbi doktrinėn superiore, ceremonitė dhe simbolet e shenjta. Pitagora i ofroi njerėzimit njė ‘’ eksperiment tė suksesshėm’’ pėr atė qė Platoni mė vonė do tė quajė: edukim me Gjimnastikė dhe Muzikė.

Pavarėsisht se shkolla e Krotones pushoi sė funksionuari me njė mėnyrė tė dhunshme, fama Pitagorienėvė vazhdoi tė ekzistonte dhe tė ndikonte nė botėn e atėhershme. Kėshtu njė shekull e gjysėm mė vonė, njė tjetėr njeri i madh do tė influencohet nga Pitagorizmi dhe do tė kontribuojė dhe ai nė zhvillimin e njeriut. Sigurisht nuk ėshtė askush tjetėr pėrvec se themeluesi i Akademisė, Platoni.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


499


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pitagora dhe magjia e numrave

Mesazh  toni_bbb2000 prej 03.08.11 2:51

o neo keto jan rrenat e grekve o burr se 600 vjet perpara lindjes se krishtit kan qen vetem babilonasit per kyt pune aty edhe nga ka dalur okulismi e ritualet , lexo pak historin e tre burrave nga babilonia , e mos degjo rrenat e grekut

pershendetje
avatar
toni_bbb2000

36


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi