Gandi dhe Zoti

Shko poshtė

Gandi dhe Zoti

Mesazh  Neo prej 15.09.11 21:39

Gandi dhe Zoti



Sapo humbim bazėn morale, pushojmė sė qeni fetarė. Feja nuk e anashkalon moralin - Gandi.

Feja mund tė duket si njė ēėshtje e parėndėsishme pėr dikė, apo si diēka private pėr dikė tjetėr.

Por, pas shumė lėvizjesh apo konfliktesh shoqėrore tė rėndėsishme, pas shumė politikash tė caktuara, pas shumė pėrleshjesh brenda njė vendi apo midis vendeve, pas mėnyrave tė caktuara tė jetės, pas sjelljeve dhe qėndrimeve tė veēanta tė individėve, shpesh qėndron feja.

Kėshtu qė, njohuri pėr fenė duhet tė ketė jo vetėm kleriku e besimtari, por edhe laiku, edhe ateisti e, sidomos, politikani.

Shpesh, provokimet, apo ato qė konsiderohen si provokime, pasohen me kundėrveprime mė tė ashpra dhe mė irracionale kur ėshtė fjala pėr ēėshtje fetare, sesa pėr ēėshtje tė tjera, qofshin ato edhe politike. Le tė kujtojmė kėtu reaksionin e ashpėr nė botėn myslimane qė patėn libri i Salman Rushdie “Vargje Satanike” si dhe “Dymbėdhjetė karikaturat pėr Muhamedin”, botuar nė gazetėn daneze “Jyllands-Posten”.

Le tė shkojmė mė tej, me reaksionin qė shkaktoi nė botėn e krishterė libri i Dan Brown-it, “Kodi i Da Vinēit” dhe filmi pėr tė, pėr tė cilin edhe nė Shqipėrinė gati indiferente ndaj fesė dhe me njė kulturė mediokre pėr tė, pati reagime, madje pėr tė pati reagime edhe nė komunitetet e vogla tė krishterė nė Kinė.

Le tė pėrfundojmė po me reagimin ashpėr tė botės myslimane ndaj njė referimi nga njė shkrim i vjetėr pėr Muhamedin qė bėri Papa Benedikti XVI nė vitin 2006 .

Filozofitė fetare shpesh keqpėrdoren, fanatizohen dhe bėhen pėrgjithėsisht intolerante, irracionale dhe agresive. Ato shfrytėzohen dhe interpretohen me qėllime tė mbrapshta pėr tė kontrolluar apo luftuar tė tjerėt.

Nė vend qė tė predikojnė dhembshuri dhe dashuri, nė vend qė tė tregojnė nderim e respekt pėr tė gjitha fetė, udhėheqės fetarė flasin shpesh nė mėnyrė tė ashpėr dhe pėrbuzėse, apo drejtpėrdrejtė edhe pėr dhunė ndaj besimtarėve tė feve tė tjera apo ndaj mosbesimtarėve.

Ky qėndrim ka sjellė format mė tė kėqija tė abuzimit me fenė: racizmin, holokaustin, gjenocidin.

Fetė, tė kuptuara ngushtė, dhe zakonisht ato kuptohen ngushtė, theksojnė ndryshimet midis njėra-tjetrės dhe besimtarėve tė tyre dhe jo tė pėrbashkėtat, gjė qė ēon vetvetiu nė konflikte.

Pėr keqpėrdorimin e fesė, pėr intolerancėn dhe irracionalitetin, pėr krimet qė janė zhvilluar nė emėr tė fesė, Gandi thoshte: “Pa dyshim, feja duhet tė pėrgjigjet pėr disa nga krimet mė tė shėmtuara tė historisė”.

Kryesisht, pėr t’i dhėnė njė nxitje dhe mbėshtetje moralit, pėr ta bėrė jetėn dhe vdekjen mė tė lehtė, pėr ta bėrė njeriun qė tė jetojė sa mė paqėsisht nė komunitet pa futur konflikte brenda tij, thuhet se u fut nė skenė feja.

Tė gjitha fetė e botės kanė si bazė gati tė njėjtin moral tė cilin e pėrhapin dhe, si tė thuash, e imponojnė me metoda tė ndryshme, metoda tė cilat, nė thelb, dallojnė mė shumė se ēdo gjė tjetėr fetė nga njėra-tjetra. Kėshtu p.sh., judaizmi dhe fetė e tjera monoteiste tė rrjedhura prej tij, shpallin se ai qė sillet mirė nė kėtė botė, bėn jetė nė pėrputhje me rregullat morale qė dikton feja, do tė shkojė nė parajsė nė botėn tjetėr dhe se ai qė sillet keq nė kėtė botė, do tė shkojė nė ferr nė botėn tjetėr.

Sipas fesė hindu, tė mirat qė bėn njeriu nė kėtė botė, do tė ndikojnė nė statusin qė do tė ketė ai kur, pas vdekjes, do tė lindė pėrsėri nė kėtė botė. Nė qoftė se ka bėrė mirė, do tė rilindė si njė njeri edhe mė i mirė qė do tė jetojė mė mirė dhe nė qoftė se ka bėrė keq, do tė rilindė si njė njeri mė i keq qė do tė jetojė edhe mė keq, madje mund tė rilindė jo mė si njeri, por edhe si njė qenie tjetėr mė e ulėt.

Pikėrisht pėr kėto, njeriu duhet tė bėjė mirė, duhet tė jetė i moralshėm. Njė person jo fetar mendon se tė bėrit mirė apo tė bėrit keq nuk duhet imponuar me metodat qė pėrdorin fetė, por njeriu, si qenie e ndėrgjegjshme dhe e pėrgjegjshme, ka nė dorė tė bėjė mirė dhe duhet tė bėjė mirė.

Nevoja e njeriut pėr fenė shkaktohet kryesisht ngase feja i jep atij shpresė dhe i lehtėson jetėn. Njeriu gjen tek feja ngushėllim pėr fatkeqėsitė e ndryshme qė e shoqėrojnė gjatė jetės si dhe e bėjnė tė pėrballojė mė lehtė ato dhe vdekjen.

Kjo ėshtė njė nga arsyet se pėrse fetė kanė mundur tė mbijetojnė pėr njė kohė shumė tė gjatė, megjithėse predikimet e tyre kanė rėnė ndesh me fakte tė njohura dhe tė provuara si dhe me zbulimet e shkencave.

Tė gjitha fetė, pėrveē detyrės qė kanė pėr tė lidhur njeriun me Zotin, dhe nė atė mėnyrė tė imponojnė moralin e tyre, pėrcaktojnė edhe njė mėnyrė tė posaēme jete pėr komunitetin e tyre. Ajo mėnyrė e posaēme jete, nė shumė raste, nuk duket tė ketė qėllim tjetėr, pėrveēse tė bėjė atė komunitet, qė ndjek atė fe, tė ndryshėm prej komuniteteve tė tjera qė ndjekin fe tė tjera dhe ta veēojė atė prej tyre. Edhe hinduizmi, ndonėse njė fe mė liberale, nuk ka shpėtuar nga ky veēim qė i imponon besimtarėve tė tij.

Pėr Gandin, fetė duhet tė kenė tė njėjtin qėllim dhe, sipas njė metafore tė tij, “Ato synojnė qė t’i bėjnė njerėzit tė ngjitėn nė majėn e njė mali, secila sipas rrugės sė saj. Dhe, nė qoftė se qėllimi ėshtė i njėjtė, tė ngjiten nė majėn e atij mali, pėrse i vihet rėndėsi zgjedhjes sė anės nga do tė ngjiten?”

Fetė kanė marrė nga njėra-tjetra. Fetė e mėvonshme kanė marrė nga fetė mė tė hershme. Kėshtu konceptet hindu si trinia e Zotave, lindja nga virgjėresha, trupėzimi apo mishėrimi i Zotit, mesianizmi, agjėrimi, kurbani etj. apo konceptet e zoroastrainizmit si ai i djallit dhe engjėjve, i parajsės dhe ferrit, i ringjalljes sė tė vdekurve, i gjykimit tė fundit, i mėkatit fillestar, i profetit, i doktrinės sė zanafillės etj. janė marrė nga judaizmi dhe, prej tij, - edhe nga krishterimi dhe myslimanizmi.

Pėr Gandin, fetė e tė tjerėve duhen trajtuar me respekt. Nė gjykimin siē duhet tė feve tė tjera dhe nė sjelljen ndaj tyre, nuk mjafton vetėm toleranca. Tė sillesh si tolerant, tėrthorazi do tė thotė tė pranosh njė pozicion superioriteti tė vetes, do tė thotė t’i bėsh tjetrit lėshime sepse do, sepse e mėshiron.

Gandi thoshte se besimet e tjera duheshin respektuar po aq sa dhe besimi yt dhe se pėr to nuk duhej menduar keq edhe nė fshehtėsi.

Pėr Gandin, nuk duhej bėrė kurrė krahasim midis feve, pėr tė nxjerrė se cila fe ndodhej mė lart, pra nuk duhej nxitur garė midis feve, sepse ai krahasim e ajo garė, me vendosjen e njė feje mbi njė tjetėr, do tė sillte dhe mosmarrėveshje e grindje.

Nė Indi fjala dharma pėrdoret pėr tė treguar fenė. Rrėnja e fjalės dharma ėshtė “dhre” e cila do tė thotė tė mbėshtetesh. Kėshtu, dharma nė hinduizėm ėshtė forca mbėshtetėse apo lidhėse e shoqėrisė. Ajo ėshtė e ngjashme nė kuptim me fjalėn latine pėr fenė “religione” qė do tė thotė rilidhje, pra njė lidhje e re njerėzore rreth njė besimi.

Qėllimi i dharmas apo religjione-s ėshtė tė krijojė bashkėsi shpirtėrore e mendėsore midis njerėzve dhe tė rregullojė marrėdhėniet midis tyre, nė mėnyrė qė shoqėria tė mbahet nė baraspeshė.

Disa vende janė tė njohura pėr institucionet politike, ca pėr ekonomitė e tyre, tė tjera pėr kulturė a pėr mbarėvajtjen sociale. India ėshtė e njohur pėr besimet dhe filozofinė fetare. Thuhet se studimi i besimeve fetare nė pėrgjithėsi ėshtė i mangėt, pa studimin e besimeve fetare indiane.

India ėshtė njė vend me popull tepėr besimtar. Besimi dhe spiritualiteti janė tė ngulitura thellė nė mendjet dhe nė zemrat e indianėve. India ėshtė vendlindja e hinduizmit, budizmit, xhainizmit dhe sikhizmit, ajo ėshtė vendstrehimi i zoroastrianizmit si dhe i bashkėjetesės gati normale tė feve abrahamike. Edhe sot India ėshtė vendstrehimi i budizmit tibetian, i Dalai Lamės dhe pasuesve tė tij.

Njė ndėr cilėsitė bazė tė hinduizmit ėshtė mosdhuna, ahimsa. Ligjet e Manusė pėrcaktojnė se ai qė do tė jetė mėsues i tė tjerėve, duhet tė udhėhiqet nga ahimsa, tė pėrdorė gjuhė tė ėmbėl dhe tė butė. Nė ato ligje thuhet: “Dėgjo me durim fjalė tė rėnda. Mos fyej asnjė. Njė njeriu tė zemėruar mos iu pėrgjigj me zemėrim”. Tek Mahabharata thuhet: “Ahimsa ėshtė feja apo detyra mė e madhe”. Aty kėshillohet pėrmbajtja nga lėndimi i tė gjitha krijesave nė mendim, fjalė dhe veprim. Mirėsia dhe bujaria konsiderohen detyra tė pėrhershme tė sė mirit.

Hinduizmi, pasi la pas vitet e tij tė adhurimit tė sinqertė, tė poezisė, tė vėzhgimit filozofik dhe etik, me kastat qė vendosi, u shndėrruar nė njė kult dhe nė njė rend shoqėror me diskriminime tė theksuara dhe shumė tė ngurta. Mė pas, ashtu siē ka ndodhur edhe me fe tė tjera, hinduizmi u kritikua, u modifikua dhe lindi besime tė tjera tė mėdha: budizmin xhainizmin dhe, deri diku, edhe sikhizmin, besime qė dalin mė shumė si reformatore tė hinduizmit, sesa si fe krejtėsisht tė reja.

Reforma e madhe e Budės, 500 vjet para Krishtit, bėri qė botės t’i jepej njė shembull personal i madh dhe i jashtėzakonshėm i pėrkushtimit ndaj jetės jo tė dhunshme. Buda hoqi kastat.

Sipas Nehrusė, “Budizmi, duke u shkėputur nga ritualizmi i besimit vedik, apo hindu, sulmoi supersticionet, ceremonitė, veprimet dhe interesat e priftėrinjve, metafizikėn dhe teologjinė, mrekullitė dhe rivelacionet, si dhe ēdo gjė mbinatyrore. Ai iu drejtua arsyes, pėrvojės dhe etikės...Buda erdhi si njė fllad i freskėt nga malet, pėr tė zėvendėsuar ajrin e ndenjur tė spekulimeve metafizike”.

Njė zhvillim tjetėr i hinduizmit ishte xhainizmi. Ashtu si budizmi, edhe xhainizmi u shkėput nga hinduizmi. Sikundėr hinduizmi, edhe xhainizmi theksonte, anėn etike e praktike dhe jo atė metafizike e transhendentale tė filozofisė. Ndryshimi i xhainizmit nga hinduizmi lidhet kryesisht me shkallėn e zbatimit tė rregullave. Vetėdisiplina e xhainizmit e kalon atė tė hinduizmit. Xhainizmi, po ashtu si budizmi, nuk i pranon kastat.

Ashtu sikundėr hinduizmi lindi fe tė tjera, edhe judaizmi lindi fe tė tjera: Judaizmi u kritikua dhe u modifikua dhe prej tij dolėn krishterimi dhe myslimanizmi. Megjithatė, si hinduizmi, edhe judaizmi mbeti. Ndryshimet qė iu bėnė nuk mundėn t’i pėrmbysnin krejtėsisht ato besime fillestare.

Krishterimi i thjeshtoi sė tepėrmi rregullat strikte e tė vėshtira tė judaizmit, por, mjerisht, u la mė shumė vend mrekullive, rivelacioneve e vegimeve, pra shfaqjeve mbinatyrore, tė cilat, pėr kohėn e sotme janė vėshtirė tė pranohen. Krishterimi modifikoi sė tepėrmi drejtėsinė “njė sy pėr njė sy” tė judaizmit, duke i lėnė njė roli mė tė madh dashurisė dhe mėshirės.

Nė pėrgjithėsi fetė kanė dy pjesė. Njė pjesė, pjesa e parė, lidhet me moralin, me filozofinė. Kjo pjesė ėshtė dhėnė pėrgjithėsisht nga profeti, nga themeluesi apo themeluesit e fesė. Pjesa e dytė lidhet me ritet, zakonet, detyrat, sakramentet, liturgjitė, pra me jetėn fetare.

Kjo pjesė shėrben thjesht pėr ta mbajtur tė gjallė pjesėn e parė, dhe ėshtė krijuar zakonisht nga dishepujt, nga pasuesit besnikė tė profetit, apo nga studiues tė tjerė tė rėndėsishėm fetarė tė mėvonshėm, pėr ta bėrė fenė pjesė tė rėndėsishme e tė pandarė tė jetės.

Shumica e perceptojnė dhe e kuptojnė fenė vetėm si pjesėn e dytė, si zbatim dogmatik ritesh e zakonesh, si kėndime himnesh, si lėvizje rruazash tė tespihes, si pelegrinazhe nė vende qė konsiderohen tė shenjta, si lutje pėr shpėrblime apo plotėsim dėshirash nga Zoti, si lutje pėr tė shkuar nė qiell, si bėrje kurbanesh, si agjėrime formale, si vajtje nė vendet e kultit e tė tjera si kėto, dhe nuk e dinė, e harrojnė, apo nuk u intereson fare pjesa e parė: sjellja, morali.

Edhe shumica e atyre qė e mbajnė veten pėr fetarė aktivė, veprojnė nė kėtė mėnyrė. Ata zbatojnė nė mėnyrė gati rigoroze ritet e fesė, sepse ashtu, mendojnė se do tė pėrfitojnė, se do tė jetė mė mirė, se do tė jenė “brenda”. Ata nuk dinė asgjė tė rėndėsishme pėr fenė tyre dhe nuk udhėhiqen nė jetė prej parimeve tė asaj feje.

Pėr tė pasur njohuri pėr fe tė tjera, as qė bėhet fjalė, madje mendojnė se tė dish pėr fetė e tjera ėshtė keq, ėshtė blasfemi, ėshtė mėkat. Ata dinė vetėm se fetė e tjera duhen konsideruar si tė pa vlefshme, se duhen pėrbuzur, madje edhe luftuar.

Pjesa e dytė, ndonėse konsiderohet si pjesė e rėndėsishme e fesė, nuk ėshtė thelbi i saj. Tė tjerėt, jo fetarėt a ateistėt, kur shohin fetarėt qė veprojnė ashtu, qė praktikojnė me fanatizėm ritet e pakuptueshme e tė pashpjegueshme tė fesė dhe nuk ēajnė kokėn pėr thelbin e fesė, pėr moralin dhe sjelljen, qė sillen ndryshe nė vendet e kultit e ndryshe nė jetė, mendojnė se feja ėshtė krejt e pavlefshme, se ėshtė thjesht njė humbje e kotė kohe, se ėshtė njė hipokrizi, se ėshtė njė prapambetje intelektuale dhe kulturore, madje, se ėshtė edhe e dėmshme.

Ata krijojnė bindjen se fetari ėshtė mendjengushtė, supersticioz, prapanik dhe, prandaj, theksojnė edhe mė shumė padobishmėrinė e fesė, apo edhe pengesėn qė krijon ajo pėr ecjen pėrpara me mendje tė hapėt.

Njė e mirė e feve, por e vėnė shumė pak nė dukje, ėshtė se ato veprojnė si rregullatore tė lirisė. Nė vende e sisteme me liri tė cunguar, fetė japin shpresė, njeriu gjen qetėsi e liri duke u larguar nga sistemi e duke iu afruar e pėrkushtuar fesė. Nė vendet me liri tė tepruar, fetė e frenojnė lirinė ēoroditėse, ato frenojnė njerėzit nga liritė e tepėrta e tė dėmshme qė ua lejon sistemi.

Nė vendet me liri tė cunguar, pėr shembull nė Afrikėn e Jugut gjatė aparteidit, feja ishte e vetmja ideologji qė vepronte brenda sistemit e kundėr tij. Desmond Tutu thoshte pėr Biblėn se “Ajo doli tė ishte mjeti mė subversiv nė njė situatė padrejtėsie dhe shtypjeje”. E njėjta gjė ndodhi edhe tek ne gjatė kohės sė komunizmit, para se feja tė ndalohej,

Gandi, ndryshe nga besimtarėt e zakonshėm qė jemi mėsuar tė shohim e tė njohim, ka pasur parasysh dhe ka zbatuar vetėm pjesėn e parė tė fesė, pjesėn thelbėsore, pjesėn moralo-filozofike, dhe nuk ėshtė interesuar, nuk ka zbatuar dhe, madje, ka kritikuar pjesėn e dytė.

Gandi, po ashtu si Tolstoi, ishte kritik ndaj hipokrizisė sė fesė sė organizuar, ndaj institucioneve tė saj, por jo ndaj parimeve mbi tė cilat mbėshtetej feja. Ai nuk pranonte ēdo dogmė apo mėsim tė fesė, ai nuk zbatonte ato mendime apo veprime fetare tė cilat nuk i kuptonte apo qė nuk i mbronte dot nga ana morale.

Sipas Gandit, feja nuk duhet tė jetė diēka e jashtme pėr njeriun, diēka pėr t’u dukur, diēka pėr zbukurim. Veēanėrisht politikani duhet tė ketė jo vetėm njohuri pėr fenė, por edhe ndjenjė fetare, pėrndryshe nuk kryen dot me ndershmėri dhe devocion shėrbimin ndaj popullit dhe ndaj vendit.

Pėr Gandin, devocioni nuk ėshtė thjesht adhurimi me fjalė a me poza ndaj dikujt apo ndaj diēkaje. Ai ėshtė procesi i bashkimit tė intelektit, tė ndjenjave, tė emocioneve, tė instinkteve dhe tė ēdo niveli tjetėr tė personalitetit, ėshtė procesi i tė bėrit njė, i tė bėrit tė plotė tė njeriut, dhe, mė pas, dorėzimi pa kushte, pėrkushtimi i plotė i kėtij njeriu, ndaj ēėshtjes nėn drejtimin e Zotit. Gandi thoshte: “Ėshtė njė gjė tė besosh tek Zoti dhe njė gjė tjetėr ta realizosh Atė emocionalisht dhe tė veprosh nė pėrputhje me tė”.

Filozofia fetare e Gandit bazohet nė besimin e thellė, jo fanatik, jo supersticioz, jo paragjykues, por tė arsyeshėm e tė drejtė. Gandi beson se bota natyrore ėshtė pjesė e botės hyjnore dhe hyjnorja ėshtė e pleksur me botėn natyrore.

Kėshtu, ēdo individ ka anėtarėsi nė botėn hyjnore dhe prandaj brenda tij ka njė shkėndijė apo njė pjesė tė vogėl tė hyjnores, brenda tij ka njė pjesė tė sė vėrtetės. Gandi si individ ka pjesėn e tij tė shkėndijės hyjnore tė cilėn ai e quan “e vėrteta”. Detyra e tij ėshtė qė tė vazhdojė t’i fryjė asaj shkėndije.

Nga kjo pikėpamje, Gandi ėshtė panteist, domethėnė ėshtė nga ata qė besojnė se Zoti ėshtė kudo dhe jo i shkėputur nga natyra dhe njeriu. Meqenėse njerėzit nuk kanė vetėm pėrbėrėsen hyjnore, sipas Gandit, shkėndija shpesh ėshtė tepėr e zbehtė, e keqkuptuar apo e padallueshme midis konfuzionit tė krijuar nga dėshirat dhe nevojat e trupit dhe mendjes. Kėshtu, pėr Gandin, e vėrteta ėshtė shpesh e zbehtė, e pakapshme, dredhuese, relative.

Arsyeja luante rol tė madh nė mendimin e Gandit. Pėr tė, besimi duhet tė jetė rrjedhojė dhe jo i pavarur prej arsyes. Nė qoftė se njė mendim apo njė pohim fetar bije nė kundėrshtim me arsyen, ai duhet hedhur poshtė.

Gandi ishte besimtar i thellė, pa qenė fanatik, pa qenė histerik apo i shtirur. Ai nuk merrej me besėtytni primitive e me profeci, ai nuk merrej me ēudira, me mrekullira, me revelacione apo me vegime, ai nuk pėrdorte ritet fetare, nuk shkonte nė vendet e kultit dhe nuk kishte ndonjė respekt tė veēantė pėr njerėzit e tyre.

Lidhjet e tij, siē thoshte vetė, qenė tė drejtpėrdrejta me Zotin. Ai nuk merrte parasysh teori e rregulla tė futura nga njeriu nė fe pėr interesat e tij. Gandi nuk lutej pėr interesa tė tij, nuk lutej pėr t’i plotėsuar Zoti teka a dėshira personale tė kota apo egoiste. Ai lutej qė Zoti t’i jepte mundėsi pėr t’i shėrbyer tė tjerėve. Kėtė gjė e bėnte me vėrtetėsi e plot pėrulėsi.

Megjithėse Gandi ishte shumė fetar, ai ishte mė shumė nacionalist e prandaj thoshte se indianėt, sė pari duhej tė ishin indianė dhe, mė pas, mund tė ishin hindu, budistė, tė krishterė, xhainė, parsi, myslimanė etj. Nė kėtė pikėpamja ai ishte i ngjashėm me rilindėsit tanė, me Pashko Vasėn, qė thoshte: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”.

Gandi i ka njohur besimet kryesore fetare tė botės si fenomene historike dhe kulturore dhe thotė se tė gjitha theksojnė rregullin moral tė botės. Pėr Gandin, rregulli moral qė komandon universin ėshtė satia (e vėrteta) dhe procesi me tė cilin vazhdon jeta ėshtė ahimsa (mosdhuna). Sipas Gandit, feja dhe morali janė tė pandara.

Pėr tė vėnė nė dukje rėndėsinė e fesė pėr moralin, pėr tė modifikuar rėndėsinė qė i jepet prej disave vetėm shkencės, e cila pėr ta ishte e vetmja fushė qė ia vlente tė punoje, Gandi bashkohej me Uallasin (Wallas), njė bashkėkohės i Darvinit, i cili thoshte: “Pesėdhjetė vjet shpikje dhe zbulime, nuk e kanė ngritur asnjė centimetėr staturėn morale tė njeriut”.

Ai i jepte rėndėsi fesė si ndihmėse pėr tė gjitha punėt e mira dhe deklaronte se shėrbimi ndaj tė varfėrve ishte njė shėrbim i vėrtetė ndaj Zotit. Feja e Gandit u bė humanizmi shpirtėror. Pėr tė, feja kuptohesh si njė ndihmesė qė i jepej njeriut pėr tė kuptuar natyrėn e tij, realizimin e vetes, arritjen e pėrkryerjes. Nė kėtė mėnyrė, me kėto pikėpamje, Gandi i afrohet mė shumė spiritualizmit, sesa fesė qė njerėzit kuptojnė gjerėsisht.

E vėrteta ėshtė se pėr ta bėrė moralin pjesė tė qenies, pėr tė zbatuar kodet morale, pėr njė njeri tė plotė, me sens tė gjallė tė moralit dhe vetėdijes, ndihma e fesė mund tė mos jetė shumė e nevojshme.

Por, nė pjesėn mė tė madhe, madje nė pjesėn dėrrmuese, njeriu real ėshtė i ndryshėm prej njeriut tė plotė, prej njeriut me vetėdije tė zhvilluar dhe, prandaj, pėr tė zbatuar qoftė edhe formalisht kodet morale, ai ka nevojė edhe pėr fenė, edhe pėr frikėn nga ndėshkimi i Zotit, edhe pėr gėzimin e shpėrblimit tė tij. Pėr kėtė arsye, sot, me gjithė pėrparimet qė kanė marrė degė tė ndryshme tė aktivitetit njerėzor, pavarėsisht nga feja dhe, madje, edhe nė kundėrshtim me tė, nuk ėshtė hequr apo nuk ėshtė dobėsuar nevoja e njeriut pėr fenė. Vetė ekzistenca e feve, ėshtė dėshmi pėr kėtė.

Njeriu, mesa duket, jo vetėm ka njė nevojė tė brendshme pėr njė fe, e cila i jep njė Zot, i jep njė idhull, i jep njė mbėshtetje, qė kompenson dobėsinė e tij, por ai ka nevojė edhe pėr njė shtysė tjetėr pėr tė vepruar nė mėnyrė morale nė kundėrshtim me instinktet e kėqija tė tij, shtysė qė ai e gjen pėrsėri tek feja.

Gandi pjesėn e parė tė jetės e kaloi nė Guxharat, nė Indinė Perėndimore, ku xhainizmi ishte i fortė dhe ndikues. Murgj xhainė ishin miq tė shtėpisė sė Gandit. Bisedat dhe predikimet e tyre patėn shumė ndikim mbi formimin fetar tė tij.

Nėna e tij ishte fanatike nė zbatimin e riteve dhe rregullave tė fesė. Kur Gandi shkoi nė Londėr pėr studime, nė njėfarė mase u largua nga mjedisi hindu, por aty ai u ndodh pėrsėri nė mjedise fetare tė besimeve tė tjera. E njėjta gjė i ndodhi edhe kur shkoi nė Afrikėn e Jugut. Aty ai lexoi e studioi pėr fe tė ndryshme si dhe u njoh nga afėr me besimtarėt e tyre. Nė Afrikėn e Jugut, Gandi krijoi koncepte mė tė qarta, mė tė sakta e mė tė qėndrueshme pėr fetė dhe kuptoi lidhjet qė kishin ato me njėra-tjetrėn.

Qė nga fillimi i jetės sė tij publike nė Afrikėn e Jugut, Gandi u mbėshtet nė fe dhe e pėrdori atė jo si zbukurim, jo si mjet pėrfitimi individual, jo si mjet pėr tė qenė bashkė me tė tjerėt, jo si mjet pėr t’u lehtėsuar pėr vete, por si mjet pėr tė zgjidhur ēėshtjet shoqėrore.

Ai nuk e pėrdori kurrė gjuhėn e fesė pėr interesat e tij, por u bind se pa fe dhe pa besim tek Zoti, nuk mund tė kishte zgjidhje tė drejta pėr problemet sociale apo personale. Feja, nė vend qė ta largonte Gandin prej ēėshtjeve publike, siē ndodh rėndom, i dha atij atė qė i duhej pėr tė vepruar mė me efektivitet dhe mė me ndershmėri pėr ato ēėshtje, pėr t’i zgjidhur ato sa mė mirė. Pėr Gandin, nuk mjaftonte qė feja tė ndiqej, ajo duhej jetuar.

Sipas Gandi, asnjė fe nuk ka tė vėrtetėn absolute apo ekskluzive, asnjė fe nuk ka tė gjitha pėrgjigjet e pyetjeve qė e shqetėsojnė njeriun, por tė gjitha kanė tė njėjtin qėllim. Ai thoshte: “Shpirti i besimeve ėshtė njė, por ai paraqitet nė forma tė ndryshme”. Pėr Gandin, feja e vėrtetė nuk mund tė jetė njė dogmė e ngushtė, nuk mund tė jetė njė shfaqje e jashtme. Ajo ėshtė besimi tek Zoti dhe tė jetuarit sipas tij dhe nė praninė e tij.

Pėr Gandin, edhe pse fetė nuk janė tė pėrkryera, duke pėrfshirė edhe fenė e tij, fenė hindu, nuk do tė thotė se nuk vlejnė. Feja hindu kishte tė meta dhe duhej modifikuar. Por, qė tė bėhej kjo, njerėzit duhet tė ishin me mendje tė hapėt pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn kudo qė tė ndodhej ajo, edhe nė fetė e tjera, dhe atė tė vėrtetė ta transplantonin nė fenė e tyre.

Duke marrė prej kulturave dhe traditave tė tjera atė qė ishte mė e mirė dhe duke ia pėrshtatur fesė sė tyre, fesė hindu nuk i ulej rėndėsia, pėrkundrazi i shtohej. Gandi thoshte se, meqenėse kjo praktikė pėrdorej nė kulture, nė shkencė dhe nė shumė aspekte tė tjera tė jetės, mund tė pėrdorej fare mirė edhe nė fe.

Njeriu, pėrgjithėsisht, e mbron fenė e tij dhe e quan atė tė pėrsosur. Ai nuk i vė re tė metat e fesė sė tij, por vė re fare mirė tė metat e feve tė tjera dhe ėshtė mjaft kritik ndaj tyre. Ky ėshtė tėrthorazi njė fakt qė tregon se fetė, pa pėrjashtim, nuk janė tė pėrkryera, se ato janė plot tė meta, se kanė nevojė pėr ndryshime.

Gandi ndėrmori dhe kreu shumė reforma nė fenė e tij hindu. Edhe pse ato reforma apo pėrpjekje qė ndėrmori pėr tė pėrmirėsuar fenė hindu, mund t’iu duken disave si tė pa rėndėsishme, brahminėt e kohės sė tij u ndjenė aq tė kėrcėnuar nga ato ndryshime qė kėrkonte tė bėnte Gandi, sa i pėrgatitėn tetė atentate, qėkurse ai foli pėr herė tė parė nė tė mirė tė tė paprekshmėve, gjendja e tė cilėve ishte e pėrcaktuar nga feja hindu si e pandryshueshme. Gandi orvatej ta humanizonte dhe ta moralizonte fenė hindu.

Nė ashramet e Gandit, feja zinte njė vend shumė tė rėndėsishėm. Lutjet qė bėheshin aty pėrmbanin pjesė nga libra tė shenjė tė besimeve tė ndryshme si Gita, Bibla dhe Kurani. Nė takimet e lutjeve nuk kishte simbole fetare tė asnjė lloji. Gandi udhėzonte studimin e feve tė ndryshme pa nėnvleftėsuar asnjė.

Ai thoshte se ishte detyre e njerėzve tė kulturuar tė lexonin me simpati librat fetarė tė botės, pėr tė kuptuar esencėn e njė besimi tjetėr, pėr tė kuptuar tė vėrtetėn kudo qė tė ndodhej. Pėr kėtė, sipas Gandit, kėrkohej tolerancė, simpati, mungesė paragjykimi, mendjegjerėsi, pėrulėsi dhe dėshirė. Kolegėt e Gandit ishin me besime tė ndryshme fetare. Midis tyre shquheshin C.F. Endrju - i krishterė, Maulana Abul Kalam Azad - mysliman dhe Herman Kalenbah - ēifut.

Pyetjes jo dashamirėse qė i bėnė njė herė Gandit, nėse ai e kishte marrė frymėzimin nga mėsimet e hinduizmit, krishterimit apo myslimanizmit, apo nga libra tė tjerė tė shenjtė, ai iu pėrgjigj se mėsime tė vyera mund tė gjenden nė tė gjitha librat e mėdhenj dhe jo vetėm nė ato fetarė. Duke cituar librat e shenjtė hindu, ai thoshte se nuk ka fe mė tė madhe se e vėrteta. Pėr Gandin, ēdo gjė qė shprehte tė vėrtetėn, ishte fetare.

Ndonėse Gandi nuk qe pėrkrahės fanatik i hinduizmit, ai atė e pranonte pa asnjė lėkundje si fenė e tij. Sipas tij, hinduizmi ishte feja mė tolerante dhe mė liberale, vlera mė e madhe e sė cilit ndodhej nė parimin qė pranonte se e gjithė jeta ishte njė, se jeta kishte vetėm njė burim universal qė mund tė quhej, sipas feve tė ndryshme, Zot, Zot, Paramshevara.

Gandi pranonte tė kishte vetėm njė Zot pėr tė gjithė popujt dhe pėr tė gjitha besimet. Ai thoshte: “Edhe po tė vritem, nuk do tė pushoj sė pėrsėrituri emrat e Ram dhe Rahim qė pėr mua pėrfaqėsojnė tė njėjtin Zot. Me kėta emra nė gojė do tė vdes i lumtur”. Pėr Gandin, Zoti nuk kishte njė fe tė pėrcaktuar, ai qe i tė gjitha feve.

Mungesėn e fanatizmit pėr fenė e tij dhe vlerėsimin e feve tė tjera, Gandi e shprehte nė kėtė mėnyrė: “Asnjė, pėr asnjė ēast, tė mos ketė frikė se studimi me respekt i feve tė tjera do tė dobėsojė apo do tė tronditė fenė e tij. Sistemi hindu i filozofisė i trajton tė gjitha fetė si mbartėse tė elementėve tė sė vėrtetės dhe i sheh tė gjitha me nderim. Studimi dhe vlerėsimi i feve tė tjera nuk duhet tė shkaktojnė dobėsimin e nderimit pėr fenė tėnde, por ai studim duhet ta shtrijė nderimin dhe vlerėsimin tėnd edhe pėr fetė e tjera”.

Gandi e konsideronte myslimanizmin si njė nga besimet e mėdha tė njerėzimit. Ai e vlerėsonte atė si njė besim tė monoteizmit strikt dhe si njė disipline etike rigoroze. Ai e shihte myslimanizmin si njė fe tė paqes, tė dashurisė, tė mirėsisė dhe tė vėllazėrimit tė tė gjithė njerėzve. Sipas Gandit, akuzat pėr fanatizėm qė i bėheshin myslimanizmit nuk kishin shumė bazė, sepse nė Kuran kishte plot pjesė qė flisnin pėr tolerancė fetare.

Gandit i bėnin pėrshtypje kodet personale dhe shoqėrore tė sjelljes qė pėrmbaheshin nė Kuran. Nė Kuran kishte rregulla tė mirėsjelljes si: bindja dhe respekti ndaj prindėrve, shmangia e incestit, shmangia e mashtrimit dhe e gėnjeshtrės, pėrmbajtja nga vjedhja, nga vrasja e tė tjera tė cilat ishin nė pėrputhje tė plotė me moralin. Megjithatė, ai pranonte se myslimanėt kishin marrė shpatėn pėr tė pėrhapur fenė e tyre, edhe pse njė veprim i tillė nuk ishte nė pėrputhje mė mėsimet nė Kuran.

Gandi vinte re se shumė nga ata qė mbaheshin pėr besimtarė myslimanė, ishin larg kėrkesave qė kishte feja e tyre pėr ta dhe, prandaj, thoshte: “Nė qoftė se Muhamedi do tė vinte nė Indi sot, do tė largonte shumė nga ata tė ashtuquajtur pasues tė tij dhe do tė mė zgjidhte mua si mysliman tė vėrtetė”.

Gandi ėshtė akuzuar nga fanatikėt hindu si proislamik. Tendencat e tij proislamike kanė qenė kushtėzuar gjithnjė nga humanizmi dhe nga pėrpjekja pėr njė bashkėjetesė normale midis hinduve dhe myslimanėve nė Indi, gjė qė do tė ēonte nė njė shtet tė pėrbashkėt indian. Megjithatė, kur ka qenė e nevojshme, ai ka qenė kritik ndaj myslimanizmit.

Kėshtu, nė vitin 1920, ai pat deklaruar pėr zakonin e vrasjes me gurė nga myslimanėt pėr ata qė, sipas fesė, kryenin mėkate: “Ēdo gjė qė ka qenė e nevojshme dhe e lejueshme nė kohėn e Profetit, nuk mund tė mbrohet thjesht duke u mbėshtetur tek Kurani… Arsyeja dhe zemra nuk pajtohen dot me torturėn pėr ndėshkim tė krimit, sado i keq qė tė ketė qenė krimi”.

Pėr detyrimin mysliman tė mbajtjes sė perēes pėr gratė, Gandi thoshte: “Kurdoherė qė kam shkuar nė Bengal, nė Bihar apo nė Provincat e Bashkuara, kam parė se sistemi i perēes ndiqet mė fort se nė provincat e tjera… Pėrse gratė tona nuk gėzojnė tė njėjtat tė drejta si edhe burrat… Dėlirėsi nuk mund tė jetė mbulesa… Le ta grisim perēen me njė pėrpjekje tė fuqishme!”

Njė nga besimet qė kanė ndikuar mė shumė tek Gandi ka qenė krishterimi. Nė konceptin e satiagrahės, Gandi u ndikua shumė nga mėsimet e Jezuit. Ai e vlerėsonte krishterimin, pasi nė tė theksohej dashuria si virtyti etik kryesor, por kritikonte rėndė tė krishterėt e Perėndimit sepse, sipas tij, ata ishin larguar nga mėsimet e Jezuit, madje vepronin nė kundėrshtim me to. Ai nuk pranonte pretendimet e tė krishterėve se krishterimi ishte besim superior.

Gandi u miqėsua me shumė misionarė tė krishterė. Pėr kėtė arsye shumė besimtarė fanatikė hindu e akuzuan atė pėr kriptokristianizėm. Ai e konsideronte kėtė “akuzė” njėkohėsisht shpifje dhe kompliment. E konsideronte si shpifje pėr arsye se ai nuk ishte nga ata qė mund tė kryente veprime fshehtas, por e konsideronte si kompliment, sepse ta “akuzoje” ashtu, donte tė thoshte t’i njihje atij padashje aftėsinė pėr tė ēmuar edhe vlerat e feve tė tjera.

Pėr Gandin, Jezui ishte njė nga mėsuesit e mėdhenj tė njerėzimit. Nė njė nga kasollet e tij tė ashramit, Gandi mbante njė pikturė tė Jezuit, poshtė sė cilės shkruhej: “Ai ėshtė paqja jonė”. Kur e pyetėn njė herė nėse ishte i krishterė, ai tha se ishte njėkohėsisht i krishterė, hindu, mysliman dhe ēifut.

Ai, njė hindu, ishte mė i krishterė se ata qė mbaheshin pėr tė krishterė me besim. Dr Stenli Xhons (Stanley Jones), njė misionar amerikan qė ka qėndruar pranė Gandit, thotė: “Zoti pėrdor shumė instrumente dhe Ai mund tė ketė pėrdorur Mahatma Gandin pėr tė kristianizuar kristianėt jo tė krishterė”.

Misionari tjetėr britanik i krishterė, Ēarls Endrjus, qėndroi gjatė me Gandin. Midis tij dhe Gandit u lidh njė miqėsi dhe respekt i ndėrsjellė. Gandi thoshte se Endrjusi ishte mė shumė se njė vėlla prej gjaku pėr tė dhe, siē thotė Luis Fisheri, Gandi hindu gjeti si shpirt mė tė afėrt atė tė Endrjusit tė krishterė, dhe misionari i krishterė gjeti si shpirt mė tė afėrm atė tė Gandit hindu.

Gandi, sidoqoftė, kishte rezerva edhe pėr fenė e krishterė, shumė prej parimeve dhe dogmave tė sė cilės ai nuk i kuptonte, nuk i shpjegonte dhe nuk i mbronte dot. Ai pyeste: “Pse Zoti pati vetėm njė djalė. Nė qoftė se pati njė, pse nuk pati dhe tė tjerė? Pėrse mund tė shkoj nė qiell dhe tė gjej shpėtimin vetėm si i krishterė? A ėshtė qielli i rezervuar vetėm pėr tė krishterėt?” Ai besonte se nė botėn tjetėr nuk do tė kishte as hindu, as tė krishterė e as myslimanė. Gandi pėrqafoi Krishtin, por refuzoi krishterimin e praktikuar.

Gandi ishte kundėr shumė formave tė aktiviteteve misionare qė kishin pėr qėllim konvertimin. Ai nuk e kundėrshtonte konvertimin kur bėhej nė bazė tė dėshirės, por ishte kundėr pėrdorimit tė forcės, mashtrimit apo propagandės pėr konvertim. Ai nuk kėrkonte qė besimtarėt e feve tė tjera tė konvertoheshin nė hindu.

Gandi vetė, po tė donte, do tė kishte konvertuar njė shumicė tė madhe jo hindush nė hindu, por pėr kėtė gjė atij as nuk i shkoi mendja dhe as nuk u pėrpoq kurrė. Pėr tė shprehur kundėrshtimin ndaj propagandės dhe pėrpjekjeve tė misionarėve pėr konvertim, ai thoshte: “Nė qoftė se jemi hindu, duhet tė lutemi qė asnjė i krishterė tė mos kthehet nė hindu apo, nė qoftė se jemi myslimanė, duhet tė lutemi qė asnjė hindu apo i krishterė tė mos kthehet nė mysliman. Kurrė nuk duhet tė lutemi, qoftė dhe fshehtazi, qė dikush tė konvertohet. Lutjet tona duhen tė jenė qė njė hindu tė bėhet njė hindu mė i mirė, qė njė mysliman tė bėhet njė mysliman mė i mirė, qė njė i krishterė tė bėhet njė i krishterė mė i mirė e kėshtu me radhė. Unė e zgjeroj hinduizmin tim, duke i dashur besimet e tjera si timin”..

Dhe, nė njė rast tjetėr, thoshte: “Unė nuk mbėshtes pėrpjekjet pėr konvertimin e njė personi. Pėrpjekja ime nuk duhet tė jetė kurrė tė minoj besimin e njė tjetri, por ta bėj besimtarin tė jetė ndjekės mė i mirė i fesė sė tij. Kjo tregon besimin nė tė vėrtetėn e tė gjitha besimeve dhe respektin pėr to”.

Njė rast i veēantė, por qė do tė merrte miratimin dhe nderimin e plotė tė Gandit, qė ishte nė pėrputhje tė plotė me mendimet e tij, tregohet se ka ndodhur nė Shqipėri dhe pėrshkruhet nė kėtė mėnyrė nė librin e At Zef Pllumit, “Rrno vetėm pėr me tregue”:

“Pater Marin Sirdani ishte lindė nė Bogė tė Malsisė sė madhe, si dhe vllau i tij ma i vogėl Dom Aleksandėr Sirdani. Nė moshė tė vogėl mbetėn tė dy jetima, pa babė e pa nanė. Kushrijt e tyne tė largtė i muerėn nė Guci ku banojshin. Vorfnia e madhe i ngushtoi qė t’i lypshin ndihmė hoxhės sė Gucisė. Ai kur muer vesht se fėmijt ishin nga familje katolike, pėr mos me u ndrrue fenė, i uli nė Shkodėr dhe trokiti ndėr institucione katolike.

Nė moshėn 9-vjeēare Marinin e shtinin nė Kolegjėn Franēeskane, ndėrsa Lekėn, rreth 5-vjeē, e vendosi nė nji azil fėmijėsh parashkollorė qė mbajshin murgeshat servite. Pater Marini gjithnji e mbante nder mend fėtyrėn e atij hoxhės mjekėrdendur, qė e kishte ēue nė derė tė fretėrve, e nderonte kujtimin e tij dhe vazhdimisht thonte se Hoxha i Gucisė ishte kenė “njė shejt musliman shqiptar”.

Pėr Gandin, tė gjitha fetė meritojnė tė njėjtin respekt dhe janė pak a shumė tė barabarta, por meqenėse tė gjitha janė produkt i qenieve njerėzore jo tė pėrkryera, asnjė prej tyre nuk mund tė pėrfshijė tė gjithė tė vėrtetėn apo, aq mė pak, tė vėrtetėn absolute. Ateizmin Gandi e shihte, po ashtu, si njė synim dhe pėrpjekje tė njerėzve drejt sė vėrtetės, pra si njė fe tė veēantė. Ai atė nuk e shihte me pėrbuzje apo me nėnvlerėsim, ai nuk e kritikonte atė edhe pse vetė ishte besimtar.

Gandi besonte nė barazvlefshmėrinė e librave tė shenjtė. Sipas tij, tė gjitha ato zėnė njė vend horizontal. Ai thoshte: “Unė besoj se Bibla, Kurani apo Zend Avesta janė frymėzuar nga shpirti i shenjtė po aq sa dhe Vedat”. Prandaj, pyeste: “Pėrse duhet ta lėndojmė Zotin duke luftuar kundėr tė tjerėve? Vetėm sepse ata e shohin botėn pėrmes mediumeve tė tjera – nga Kurani, Bibla, Talmudi, Avesta apo Gita?”. Qėndrimi i Gandit ndaj librave tė shenjtė ishte po ai i rishive vedike qė thoshin: “Le tė na vijnė mendimet fisnike nga ēdo anė”.

Edhe pse Gandi i shihte librat e shenjtė tė tė gjitha besimeve si tė frymėzuara, ai nuk i pranonte ato si fjalė pėrfundimtare dhe ekskluzive tė Zotit, sepse, sipas tij, ato janė marrė nga profetė njerėzorė qė nga natyra nuk kanė qenė tė pėrkryer.

Ndonėse fetar dhe nacionalist, Gandi kaloi pėrtej fesė dhe nacionalizmit tė tij, drejt humanizmit universal. Nė qoftė se do tė mbetej si hindu i ngushtė, vetėm si baba i kombit, do tė kishte mė pak rėndėsi pėr botėn. Ai e shprehte humanizmin e tij fetar nė kėtė mėnyrė: “Feja duhet tė pėrfshijė tė gjitha veprimet tona. Prej kėtu fe nuk do tė thotė sektarizėm. Fe do tė thotė besim nė qeverisjen morale tė universit. Zoti, pse nuk shihet, nuk do tė thotė se nuk ekziston. Ky besim e kapėrcen hinduizmin, islamizmin, krishterimin e tė tjera, por nuk i suprimon ato. Ai i harmonizon dhe u jep vėrtetėsi”.

Si sakramente pėr fenė e tij, Gandi zbatonte nė mėnyrė rigoroze lutjen dhe mosngrėnien. Pėr lutjen Gandi ishte i bindur se ajo nuk ndryshonte mendimet dhe vendimet e Zotit, por ndryshonte personin qė lutej.

Pėr rėndėsinė e saj, ai thoshte: “Lutja mė ka shpėtuar jetėn... Kam pasur pėrvoja nga mė tė hidhurat nė jetėn publike dhe private. Ato mė hidhnin nė dėshpėrim tė pėrkohshėm. Nė qoftė se e kam larguar atė dėshpėrim, mė ka ndihmuar lutja. Lutja nuk ka qenė pjesė e jetės sime, sikur ka qenė e vėrteta. Ajo erdhi thjesht nga nevoja pėr tė kaluar njė gjendje dėshpėrimi. Ndėrsa koha kalonte, besimi tek Zoti mė shtohej dhe dėshira pėr lutje mė bėhej edhe mė e papėrmbajtshme... Me gjithė dėshpėrimin qė mė shihte drejt e nė fytyrė nga horizonti politik, nuk e kam humbur qetėsinė. Ajo qetėsi vinte nga lutja... Nuk ka rėndėsi forma. Ēdo njeri mund tė lutet si t’i pėlqejė... Le ta provojė kush tė dojė dhe do tė shohė se, si pasojė e lutjes ditore, do tė shtojė diēka tė re nė jetėn e tij”.

Gandi kishte pikėpamjet e tij pėr Zotin dhe pėr ekzistencėn e tij, jo gjithnjė nė pėrputhje me pikėpamjet e fesė.

Ai thoshte: “Ėshtė e mundshme tė arsyetohet pėr ekzistencėn e Zotit, por deri nė njėfarė caku... Ka njė rregull nė univers, ka njė ligj tė pandryshueshėm qė drejton ēdo gjė... nuk ėshtė njė ligj i verbėr... ai ligj pra, qė drejton gjithēka, ėshtė Zoti, ai krijon, shkatėrron dhe rikrijon... ne nuk mund tė perceptojmė Zotin me arsyetim, atė mund ta kapim vetėm me besim... Ne nuk mund tė zgjidhim tė gjitha misteret e universit, pėrndryshe do tė ishim tė barabartė me Zotin... Ēdo pikė e oqeanit ndan lavdinė e tij, por nuk ėshtė oqeani. Pėr analogji, ēdo qenie njerėzore merr pjesė nė natyrėn e Zotit, por nuk ėshtė vetė Zoti dhe nuk mund ta dijė se si ėshtė ai... Rruga mė e mirė ėshtė tė besojmė nė drejtimin moral tė botės dhe nė supremacinė e ligjit moral, tė ligjit tė dashurisė dhe sė vėrtetės”.

Zoti e preokupoi vazhdimisht Gandin, por nuk e bėri primitiv. Ai thotė se nuk ka pasur kurrė ndonjė vizion apo ndonjė pėrvojė me Zotin dhe se nuk mund tė kishte. Zoti, sipas tij, nuk i shfaqet kurrė njeriut si person, Zoti i shfaqet atij nė mėnyra tė tjera, por njeriu mbyll sytė dhe veshėt ndaj atyre shfaqjeve dhe nuk e ndjen praninė e Tij.

Suksesi i Gandit nė veprimet qė ndėrmerrte i dedikohet, ndėrmjet tė tjerave, edhe pėrshtatjes sė ideve fetare, nevojave dhe karakterit tė indianėve. Pėr njerėzit e thjeshtė ai ishte njė shenjt qė kishte arritur tė realizonte lidhje me Zotin dhe kėshtu, ato qė thoshte ai, besoheshin si tė frymėzuara nga Zoti. Shumė mendonin se ai ishte njė rimishėrim i Perėndisė Vishnu.

Ilir Harshova
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gandi dhe Zoti

Mesazh  Neo prej 30.12.11 19:40

MAHATMA GANDHI

Mohandas Karamēand Gandhi (1869 – 1948) [shqipto: Gand-hi] ishte njė udhėheqės kryesor politik dhe shpirtėror i Indisė dhe veēanėrisht i lėvizjes pėr pavarėsinė e Indisė. Ishte pionieri i “satjagraha”-s – qėndresės ndaj tiranisė nėpėrmjet mosbindjes civile masive – tė themeluar fortė mbi “ahimsa” ose mosdhunė totale. Kjo e ēoi Indinė drejt pavarėsisė dhe frymėzoi lėvizje pėr tė drejta dhe liri civile nė gjithė botėn. Ai njihet zakonisht nėpėr botė si Mahatma (sanskritisht pėr “shpirt i madh”) Gandhi.

Nderohet zyrtarisht nė Indi si Babai i Kombit. Ditėlindja e tij mė 2 tetor kremtohet atje si festė kombėtare dhe nė botė si Dita Ndėrkombėtare e Mosdhunės.

Mė 1888, nė moshėn 18 vjeēare, Gandhi udhėtoi nė Londėr pėr tė studiuar drejtėsi dhe pėr t’u trajnuar si avokat. Koha e tij nė Londėr ndikohej nga njė betim qė ia kishte bėrė nėnės sė tij kur iku nga India, pėr tė respektuar rregullat hinduiste tė heqjes dorė nga mishi, alkoholi dhe promiskuiteti. Nė vend qė tė plotėsonte thjesht dėshirat e nėnės sė tij, lexoi pėr vegjetarizėm dhe e pranoi intelektualisht si bindje pėr gjithė jetėn e tij.

Ndėrsa mė parė nuk kishte treguar ndonjė interes tė veēantė nė fe, lexoi vepra pėr Hinduizmin, Krishtėrizmin, Budizmin, Islamin dhe fe tė tjera. U kthye nė Indi pasi u bė avokat nė Tempullin e Brendshėm [dhomė avokatėsh nė Angli], por pati sukses tė kufizuar me hapjen e njė zyre avokati nė Bombei. Mė vonė, pasi aplikoi dhe u refuzua pėr njė punė me orar tė reduktuar si mėsues gjimnazi, u kthye nė shtėpi dhe jetoi me tė ardhura modeste duke hartuar peticione pėr ndėrgjyqės, por kur hyri nė konflikt me njė oficer britanik, u detyrua pėr ta mbyllur edhe kėtė biznes.
Nė kėtė klimė pranoj (mė 1893) njė kontratė njėvjeēare nga njė firmė indiane pėr njė vend pune nė Natal, Afrikėn e Jugut, qė ishte atėherė pjesė e Perandorisė Britanike. Gandhi pėrdori pėr herė tė parė mosbindje tė padhunshme civile si avokat emigrant nė Afrikėn e Jugut nė luftėn e bashkėsisė sė atjeshme indiane pėr tė drejta civile.

Pas kthimit tė tij nė Indi mė 1915, filloi tė organizonte fshatarėt, bujqtė dhe punėtorėt e qyteteve nė protesta kundėr tatimeve tė tepruara toke dhe diskriminimit. Pasi mori pėrsipėr udhėheqjen e Kongresit Kombėtar Indian mė 1921, Gandhi udhėhoqi fushata nė shkallė vendi pėr zbutjen e varfėrisė, pėr zgjerimin e tė drejtave tė grave, pėr tė ndėrtuar mirėkuptimin fetar dhe etnik, por para sė gjithash pėr tė arritur “svaraxh”, pavarėsinė e Indisė nga sundimi i jashtėm.
Gandhi i udhėhoqi indianėt nė protestat e famshme kundėr tatimit tė imponuar nga anglezėt mbi kripėn me Marshin e Kripės tė Dandit mė 1930, dhe mė vonė, mė 1942, bėri apel qė britanikėt tė lėshonin Indinė.

Gandhi ishte njė praktikues i mosdhunės dhe tė vėrtetės, dhe ishte i mendimit qė tė tjerėt mund tė bėnin tė njėjtėn gjė. Jetonte njė jetė modeste nė njė bashkėsi tė pavarur banimi dhe vishej me “dhoti” [pantallona] dhe shallin tradicional indian, tė thurur nga file tė cilat i kishte tjerrur vetė nė njė “ēarkha” [qerthull tradicional]. Hante ushqim tė thjeshtė vegjetarian dhe mbante agjėrime tė gjata si mjet pėr vetėpastrim si dhe pėr protest social.

Gandhi kritikohej nga disa anėtarė tė Partisė sė Kongresit dhe grupe tė tjera politike indiane, edhe pro-britanike edhe anti-britanike. Disa ndienin qė ishte e pamoralshme t’i kundėrviheshe Britanisė, kurse tė tjerė ndienin qė Gandhi nuk bėnte mjaft. “Lėsho Indinė” u bė lėvizja mė e fuqishme nė historinė e luftės pėr liri dhe pavarėsi.

Gandhi dhe gjithė Komiteti Punues i Kongresit u arrestuan mė 1942 nė Bombei nga britanikėt. Gandhi u mbajt nė burg pėr dy vjet. Gjatė kėsaj kohe, Gandhi pėsoi dy goditje tė tmerrshme nė jetėn e tij personale. Sekretari i tij shumė i besuar, Mahadev Desai, vdiq nga njė infarkt zemre, dhe gruaja e tij Kasturbai vdiq pas 18 muaj burgimi mė 1944. Gjashtė javė mė vonė, Gandhi vetė pėsoi njė sulm tė rėndė malarie.

U lirua para fundit tė luftės mė 1944 pėr shkak tė pėrkeqėsimit tė shėndetit tė tij, sepse duhet tė operohej. Para sė gjithash, “raxha” [mbreti, sunduesi] britanik nuk donte qė tė vdiste nė burg dhe tė mėrzitej populli indian.

Ndonėse lėvizja “Lėsho Indinė” kishte sukses tė kufizuar nė qėllimin e tij, shtypja e pamėshirshme e lėvizjes vendosi rendin nė Indi nė fund tė vitit 1943. Nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, britanikėt dhanė shenja tė qarta qė fuqia do t’u transferohej duarve indiane. Atėherė Gandhi ia vuri fund luftės, dhe u liruan rreth 100.000 tė burgosur politikė duke pėrfshirė udhėheqjen e Kongresit.

Mė 30 janar 1948, Gandhi u qėllua dhe u vra gjatė shėtitjes sė tij publike tė natės nė Birla Bhavan nė Deli tė Ri. Vrasėsi, Nathuram Godse, ishte njė radikal hinduist i lidhur me njė organizatė ekstremiste hinduiste, qė mbante Gandhin pėrgjegjės pėr tė dobėsuar Indinė.

Gandhi u lind hinduist dhe praktikonte Hinduizmin gjithė jetėn e tij duke nxjerrė shumicėn e parimeve tė tij nga ky sistem besimesh. Si hinduist i zakonshėm, besonte qė tė gjitha fetė qenkan tė barabartė, dhe refuzonte tė gjitha pėrpjekjet pėr ta konvertuar pėr njė fe tjetėr. Ishte njė teolog i zellshėm dhe kishte lexuar gjerėsisht pėr tė gjitha fetė e mėdha.

Thėnia e tij mė e cituar ėshtė “Ji ndryshimi” – me fjalė tė tjera, nėse dėshirojmė qė bota tė ndryshojė, ky ndryshim mund tė fillojė vetėm me individin. Nėse jo unė, kush? Nėse jo tani, kur?

“Krishti na dha qėllimet, ndėrsa Mahatma Gandhi, taktikat.”
Martin Luther King

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gandi dhe Zoti

Mesazh  Neo prej 30.12.11 19:41

"Fete jane rruge te ndryshme
qe bashkohen ne piken e njejte.
C'rendesi ka nese ndjekim
rruge te ndryshme, meqe
arrijme qellimin e njejte?"

Mahatma Gandhi
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

GANDI – MOHANDAS (MAHATMA) GANDHI

Mesazh  Xhemajl prej 27.05.12 14:32

Emri i tij i vёrtetё ishte Mohandas Karamchand Gandhi. U lind nё Indinё Perёndimore (Porbandar) dhe vdiq nё vitin 1948 nё Nju Delhi.Studjoi nё rininё e tij nё Universitetin Juridik, dhe mё vonё do tё shpёrngulej nё Afrikёn e Jugut, ku dhe do tё ndeshej pёr tё imponuar respektimin e tё drejtave tё punёtoreve nga India qё kishin mёrguar nё Afrikёn e Jugut.

Me rikthimin e tij nё atdhe nё vitin 1914, u bё shumё aktiv nё aktivitetet brёnda partisё sё Kongresit kombёtar Indian duke mbёshtetur idene se India ishte e pjekur dhe gati pёr tu Vetёqeverisur. Organizoi grupe mbёshtetёsish pёr tu ndeshur kundёr padrejtёsisё politike dhe shoqёrore. Ndёrkaq pёrpiqej dhe tё vinte paqe midis Indianёve dhe Myslimanёve, por nё vitin 1922 anglezёt do ta arrestojnё. Dy vite mё pas do tё lirohet nga burgu dhe pasi u tёrhoq nga jeta aktive politike, udhёtoi rreth e pёrqark Indisё pёr tё bindur tё gjithё pёr zhdukjen e traditёs sё kastave (klasё shoqёrore).

Nё vitin 1930 do ta shikojmё kryetar tё sё famshmes ‘’demostratёs sё kripёs’’, si njё shenjё proteste kundёr taksave qё kishin imponuar Anglezёt nё Indi, njё demostratё qё e pёrsёritёn me mijra Indianё, deri nё pikёn ku kjo rrymё u kthye nё njё lёvizje shumё tё fuqishme qё tronditi deri nё thellёsi indiferencёn e patundur tё Indisё dhe drejtoi pёr herё tё parё njё masё njerёzish indiferente dhe jopolitik nёpёr luftёn politike. Kёshtu Gandi u arrestua edhe shumё herё tё tjera nga Anglezёt, bёri greva urie nё shenjё proteste dhe atёherё kur problemi i pavarёsisё sё Indisё filloi tё gjente zgjidhje u mundua pёrsёri tё pajtonte Indianёt dhe Myslimanёt. Por njё i ri nacionalist Indian, nё datёn 30 Janar tё vitit 1948, do ta vriste, duke ngritur mallёngjimin dhe nervozizmin e opinionit publik mbarёbotёror.

Ishte njё personalitet i madh politik i Indise, qё shprehte besimet e tij tё thella filozofike nё veprimin e tij politik. Dedikoi tё gjithё jetёn e tij qёllimeve mё tё larta: pavarsisё sё Indisё, barazisё sё tё drejtave tё shtresave tё ulta tё popullit, paqes midis induisteve dhe myslimanёve.

Nё Indi, mё tepёr se nё ēdo vend tjetёr, ēdo lloj veprimi njerёzor, sidomos i shpirtrave tё veēantё si Gandi, bёhet me fond gjithёsine. Njeriu duke vepruar mbulohet nga ideja qё e ka pёr detyrё pёr tё shёrbyer njё vlerё tё lartё metafizike. Filozofia pra, ёshtё njё temё praktike, qё shprehet jo vetem me tekstet e shkruar, por me tё gjithё sjelljen njerёzore. Gandi, shprehёs i kёsaj filozofie, besonte se tё gjitha qёniet , qё nga Zoti e deri tek krijesa mё e fundit, gjёnden brenda njё shkalle zhvillimi, shkallё tё cilёs ēdonjeri ka mundёsi pёr tё ngjitur shkallёt e saj njё nga njё.

Vihet pro veprimit, por me njё karakter tё shenjtё, pasi duhet tё jetё i frymёzuar nga njё shpirtёrim i thellё metafizik. Indianёt qё kanё njё koncept shumё tё ndryshёm nga bota perёndimore pёrsa u pёrket shenjtorёve, e vendosin midis shenjtorёve tё tyre, dhe pёr kёtё arsye e quajnё Mahatma( Maha Atma = shpirt i madh) dhe madje akoma kur jetonte. Pasi ashtu sikur thamё dhe mё lart , nё Indi Shenjtёrimi nuk jepet nga kёshille Klerikёsh por nga intuita e pagabuar e popullit.

Gandi nё tё gjithё jetёn e tij, luftoi pёr pavarёsinё e atdheut tё tij , duke pasur vetёm njё armё tё vetme qё ishte lartёsia e tij etike dhe adhurimin e vёrtetё tё tij qё kishte pёr tё gjithё Indinё, pasi ajo mishёronte Shpirtin e saj parashekullor.

Zoti, sipas Gandit nuk ёshtё njё ide abstrakte. Ёshtё njё prani e gjallё, zёri i tё cilit ndodhet brёnda njeriut. Kёsaj pranie i jepte emrin Sat, ekzistencё, qёnie absolute, Zot, e Vёrtetё. Sakrifica pёr kёtё tё vёrtetё ёshtё vetёm mёnyra e pёrhapjes sё saj.Dhe kёshtu arrijmё nё idenё e dytё tё filozofisё sё Gandit, nё idenё ahimsa – mos dhunёs, ose mungesёs sё dhunёs, ide kjo qё luajti njё rol shumё tё rёndёsishёm pёr ēlirimin e Indisё. Pёr Gandin ahimsa pёrhapet tek ēdo veprim qё krijon dhimbje trupore ose psikike dhe ka dy burime kryesore:

dashurinё pёr ēdo qёnie
nevojёn pёr vetёkontroll pёr realizimin tonё nё nivelin shoqёror dhe politik.
Mungesa e dhunёs nuk do tё thotё nёnshtrim kundrejt sё keqes apo tё padrejtit. Do tё thotё kundёrshtim me tё gjitha forcat shpirtёrore kundrejt forcёs sё tiranit. Kёrkimi i sё vёrtetёs, si njё qёllim i jetёs sё tij, dhe mos-dhuna, si njё mёnyrё pёr tё arritur diēka tё tillё, ishin dy ‘’mushkёritё’’. Dhe pёr kёtё arsye thoshte se pa kёto dy mushkёri nuk mund tё jetonte. Kёrkimi i sё vёrtetёs nuk pёrmban brenda tij pёrdorimin e dhunёs, pasi njeriu, meqёnёse nuk ka aftёsinё pёr tё njohur tё vёrtetёn absolute, nuk mund tё ketё as edhe kurajon pёr ndёshkuar. Nevojitet Drejtёsia qё ёshtё ajo qё hap rrugёn e dashurisё.

Ishte kundёr kastave trashёgimtare dhe pro kastave qё caktoheshin si njё urdhёr hyjnor i ndarjes sё pёrgjegjёsive qё ka si qёllim njё bashkёjetesё harmonike. Gandi besonte se ēdo lloj pune ka dinjitet, sidomos puna qё bёhet me duar, dhe pёr kёtё dhe ai vetё jepte shembullin duke dredhur pe. Kёtё e bёnte edhe pёr arsye praktike dhe ekonomike, domethёnё pёr luftёn kundёr papunёsisё nё dimёr por edhe pёr luftёn kundёr imponimit tё produkteve tё industrive angleze, por edhe pёr njё rikthim nё mёnyrёn indjane nё tё gjitha fazat e jetёs.

Pёrsa i pёrket nevojёs qё ka njeriu pёr vetёkontroll, me qёllim shpagimin, Gandi besonte nё rezultatin e pёrmbajtshmёrisё seksuale, tё cilёn ai vetё zbatonte nё marrёveshje me gruan e tij. Vetёzotёrimi lartёson shpirtin. Thonte ‘’ jetojmё jo pёr tё ushqyer, pёr tё veshur dhe pёr tё llastuar trupin tonё. Kujdesemi pёr trupin tonё , nё mёnyrё qё tё jetojmё’’. Jeta fillon pasi tё pёrmbushen nevojat trupore. Atёherё kur tё gjitha pёrpjekjet kanё si qёllim trupin, shpirti fillon tё vyshket. Kёtё ide tё pasioneve e futi edhe nё sektorin shoqёror, me zbatimin e ahimsa, me kuptimin e mospjesёmarrjes nё pasionet politike. Vuri kёtё ide edhe nё nivelin e sjelljes individuale brёnda shoqёrisё dhe luftёs nacionalopolitike.

Besonte se pёrpjekja ёshtё mё e mirё, jo atёherё kur krijon plagё armikut, por atёherё kur kёmbёngulim, diēka qё presupozon besim tek Zoti dhe njё frymё vetёsakrifice. Konsideronte se milionat e indianeve nuk mund tё kontrollohen pa superioritetin shpirtёror tё liderёve tё tyre. Dhe ai ja arriti. U sakrifikua pёr idenё e bashkёvёllazёrimit midis induisteve dhe myslimanёve. Dashuria e Gandit pёr tё vёrtetёn ishte e tillё, sa qё shpesh herё vinte nё pozitё tё vёshtirё mbёshtetёsit e tij politik. Thonte gjithmonё tё vёrtetёn, pasi besonte thellё se e vёrteta herёt a vonё do tё ndihmonte Indinё nё ndeshjen e saj kundёr Anglezёve, por edhe do tё shёrbente pёr ēdo lloj ēёshtjeje tё drejtё.

Gandi ishte influencuar shumё edhe nga Bagavad Gita dhe klimёs metafizike me tё cilёn Arzuna merrte kёshillat nga mёsuesi i tij Krisna. Brёnda kёtyre elementeve metafizikё, vendoste tё gjitha veprimet e tij. Del jashtё sentimentalizmave dhe idesё sё zakonshme mbi dashurinё. Jep njё kuptim ipervatik veprimit, dhe ēlirimit tё Indisё. Gjithmonё, dashuria e zjarrtё e Gandit pёr atdheun e tij zmadhohej. Veprimet e tij merrnin atё ‘’indiferencё tё shenjtё’’ qё i kёshillonte Krisna Arzunёs.

Klasёn shoqёrore qё donte tё themelonte, e quante sarvodaya, qё do tё thotё ‘’e mira e pёrbashkёt’’, e mira mё e madhe e mundshme pёr numrin mё tё madh tё njerёzve, ndёrsa me fjalёn svarajya nёnkuptonte pavarёsinё politike. Kjo e kombinuar me svadeshi , mёnyrёn indiane tё jetesёs, ishte ideali i republikёs sё Gandit.

Nё sektorin metafizik, Gnadi besonte se tё gjitha janё tё ujitura nga esenca supreme, Zoti. Dhe pёrveē Bagavad Gitёs admironte shumё dhe vargjet e para tё Isa Upanishad. ‘’Arrita nё konkluzionin se nёse tё gjitha upanishadet dhe tё gjitha shkrimet e tjera papritmas zhdukeshin dhe bёheshin hi, dhe nё mёndjet e indianёve do tё mbeteshin vetёm vargjet. Tё gjitha kёto dhe gjithēka qё lёviz nё tokё tejkalohen nga Brahma, nё kёtё mёnyrё Induizmi do tё jetonte pёrgjithmonё’’. Nuk nёnvlerёsonte intelektualizmin, por as nuk i jepte vlerёn ekskluzive si njё instrument i dijes ashtu sikur i jepet nё Perёndim. Pёr kёtё ishte edhe pro njё edukimi tё njeriut qё pёrmbante gjithēka, njё konsiderim filozofik dhe fetar i tё gjitha gjёrave. Meqёnёse besonte nё bashkimin qё arrihet me ndihmёn e Zotit qё tejkalon gjithēka, shёrbimi kundrejt bashkёnjerёzve tё tij ishte pёr te forma mё e mirё e adhurimit tё Zotit.

Gandi u influencua pёrveē Bagavad Gitёs edhe nga Ramajana ( thirrja Hyjnore), gjithashtu dhe nga Toro, Tolstoi, Raskin, tё cilёt admironte shumё.

Gandi ishte njё njeri shumё demokratik, pasi besonte thellё nё vlerat e njeriut. Asnjeri nuk ka tё drejtё tё qeveriseё pa miratimin e popullit. Por demokracia sipas tij duhet tё kombinohet me disiplinёn. Njё njeri qё nga natyra e tij ёshtё demokratik ёshtё gjithashtu nga natyra edhe i disiplinuar. Demokracia vjen me njё mёnyre natyrale tek ai qё ёshtё mёsuar tu bindet me dёshirё ligjeve njerёzore dhe njerёzore. Virtytet qё shoqёrojne veprimet e tij politike janё: modestia e pakufi e tij dhe mosndryshimi i vlerave tё tij etike pavarёsisht rrethanave. Ky ishte Gandi. Njё revolucionar i vёrtetё me njё konsiderim tё ndryshёm mbi universin dhe jetёn. Njё orator qё ngjante mё shumё me njё mёsues.

Ishte ndёrgjegjeja e gjallё e Indisё. Tё gjitha veprimet e tij kishin vulёn e Shenjtёrimit dhe kur plumbi vdekjeprures i Godse (njё Indiani konservativ i cili besonte se Gandi ishte shumё tёrheqёs kundrejt myslimanёve) e plagosi , arriti tё thёrriste ‘’Ram, Ram’’, emrin me tё cilin ai quante Zotin. Personaliteti i Gandit ishte njё nga mё tё mёdhenjtё e historisё. Mёsimet dhe parimet e tij tejkalojnё kufinjtё e Indisё, dhe pёrmbajtja mbinjerёzore i pёrket tё gjithё njerёzimit.
avatar
Xhemajl

259


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gandi dhe Zoti

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi