Loja e parė e fatit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Loja e parė e fatit

Mesazh  Zattoo prej 15.09.11 21:17

Argėtimi me ashikė, lojėrat e para tė fatit




Sigurisht jo vetėm nė Korēė, por edhe nė kėtė qytet, lojėrat me ashikė kanė qenė lojėrat e para tė fatit. Nė tė vėrtetė ashiku ka qenė loja e parė e fatit pėr njeriun. Me to mund tė argėtoheshe, mund tė fitoje lekė, por mbi tė gjitha mund tė provoje fatin se sa shanse kishte pėr t’u lidhur me njė vajzė pėr tė cilėn tė kishte ikur truri.

Ashiku ishte njė lloj luledeleje ku mund tė provoje: mė do… s’mė do… mė do… s’mė do… ose njė lloj tėrfili me katėr fletė dhe qė nė rast se e gjeje njė tė tillė, atėherė me atė mund t’i bėje magji vajzės pėr tė cilėn ėndėrroje dhe pas kėsaj martesa me tė do tė ishte e sigurt. Vetė fjala ashik nė turqisht do tė thotė “dashuri”.

Me kėtė emėr, (ashik), kėtė lojė e njohin edhe vende tė tjera tė Ballkanit. Me ashik mund tė luaje sė paku 30 lojėra tė ndryshme. Pėrveē djemve, me ashik luanin edhe vajzat, tė cilat ishin nė kėrkim tė princit tė tyre. Si mbėrriti kjo lojė nė qytetin e Korēės askush nuk mund ta thotė. Megjithatė, studiuesi Ilia Ballauri ka kėnaqėsinė tė na tregojė diēka mbi kėtė lojė kaq tė hershme tė njerėzimit, por mjaft tė njohur edhe nė Korēė.

Sipas tij, “dikur nė Korēė, nuk kishte fėmijė qė tė mos kishte dhjetėra ashikė dhe tė mos dėshironte tė kishte superashikun qė tė ishte gjithnjė superfitimtari”. “Ashikėt, na tregon Ballauri, janė njė pjesė kocke qė nxirren prej kafshėve tė therura, kryesisht nga delja dhe dhia, por njė ashik i mirė dilte prej dashit dhe viēit. Ashikėt nė Korēė janė luajtur nga tė gjithė brezat, madje kjo lojė ka vijuar deri nga vitet ’70”.

Historia e ashikėve

Sigurisht fėmijėt e Korēės nuk kishin ndonjė ide pėr prejardhjen e lojės, por mjaftonte qė ajo i mbante gjithnjė mes tensionit pėr fitore dhe kėnaqėsisė. Ballauri sjell shpjegimin e tij: “Sipas mitologjisė, kur Zeusi kuptoi se Ganimedi (djali qė i shtinte verė Kryeperėndisė, kėrkonte shokė pėr tė luajtur), i dėrgoi kėtij fėmijėn Eros si shok, qė tė loznin tė dy me ashikė tė artė.

Sipas Sofokliut, lojėn me ashik e zbuloi Palamidi, i cili ia mėsoi atė njė tjetri gjatė Luftės sė Trojės. Ndėrsa, sipas udhėtarit tė lashtėsisė Pavsanisė, nė njė tempull tė Fortunės (fatit) Palamidi bėri kurbane pėr kėtė lojė tė re qė kishte zbuluar. Herodoti e lidh zbulimin e lojės me ashikė me indianėt gjatė zisė sė urisė nė kohėn e mbretit Atys, kurse pėr Platonin loja me ashikė lidhet me perėndinė egjiptiane Toth.

Nė muzeun e Napolit shihen piktura murale tė gjetura nė Pompei, tek jepen skena nga lojėrat me ashikė. Nė njė pikturė tė tillė paraqiten perėndeshat Latona, Niobi, Febi, Aglaia, Hiliera, ku kėto dy tė fundit lozin me ashikė. Ashikėt kanė qenė tepėr tė njohur pėr romakėt. Gjurmė tė romakėve gjenden edhe nė lojėn e ashikėve qė luhej nė Korēė”.

Shansi

“Nėpėrmjet ashikėve mund tė provoje fatin pėr fitore dhe dashuri, shpjegon Ballauri, por kjo gjė nuk ishte e lehtė, sepse ashiku ka katėr faqe: dy tė gjera nga tė cilat njėra ėshtė konkave dhe tjetra konvekse dhe dy tė ngushta, nga tė cilat njėra ėshtė relativisht konkave dhe tjetra relativisht konvekse.

Kur ashiku qėndronte pėrpjete pėr nga ana e ngushte me faqen e konkave poshtė dhe atė konvekse sipėr, atėherė ky pozicion qė nxirrte pėrpjetė edhe njė majė tė kockės sė ashikut, quhej “kazė”.

Ka mundėsi qė kjo fjalė tė jetė latine ku kazė (casa) do tė thotė “shtėpi”. Nė Korēė ēdo fėmijė kishte sė paku mė shumė se 40 ashikė. Katėr ashikė pėrbėnin njė “kup” ose “kub” dhe ēdo kub shitej me 2 lekė tė vjetra, kurse me 5 lekė mund tė blije dy kube. Shitblerja ishte njė pazar i vėrtetė. Djemtė dėshironin tė kishin ashikun mė tė mirė, sepse kėshtu edhe shanset do tė ishin mė tė mėdha. Ashiku i preferuar ishte i fortė, i rėndė, i madh dhe i lėmuar.

Pėrveē ashikut tė dashit edhe ai i viēit ishte njė ashik i pėrkryer. Pėr njė ashik tė mirė djemtė bėnin sakrificė ta blinin edhe me 20 lekė. Megjithatė, nuk mjaftoheshin vetėm me kaq. Qė ashiku tė ishte i rėndė, nė pozicionin pėr sė gjati, nė dy faqet e gjera mbėshtillej me dy rreshta teli, ndėrsa aty ku ishte e thelluara e ashikut mbushej me plumb.

Pas kėsaj fėmijėt mund tė ėndėrronin se ėndrrat e tyre mund tė bėheshin realitet dhe mund tė shpresonin shumė te shanset e tyre. Loja ishte bėrė kaq e famshme, sa Australia nė vitet ’50 filloi prodhimin plastik tė ashikėve”.

Loja

“Njė nga lojėrat mė tė parapėlqyera tė fėmijėve tė Korēės ishte ajo qė quhej “civėl” ndoshta ky emėrtim ka ardhur nga deformimi i fjalės “cikėl”. Loja luhej nga disa djem njėherėsh. Shėnohej nė tokė njė rreth me njė diametėr 1.5 m dhe nė qendėr tė tij shėnohej njė katėrkėndėsh i vogėl i stėrzgjatur.

Nė kuadratin e vogėl tė gjithė lojtarėt vendosnin nė rresht njė numėr tė barabartė ashikėsh. Pastaj, me kėmbėn te vija e rrethit, lojtarėt hidhnin ashikun e tyre mė tė mirė sa mė afėr “civlės”. Ai qė dilte mė larg qėllonte i pari.

Fitues ishte ai qė nxirrte disa ashikė (ose tė gjithė) nga kuadrati, tė cilėt i merrte pėr vete. Loja pėrfundonte me nxjerrjen e tė gjithė ashikėve nga “civla”. Fituesit ishin ata qė ėndėrronin pėr njė fat mė tė mirė pėr jetėn e tyre Atė natė gjumi do tė bėhej me ėndrrat mė tė bukura pėr fituesit dhe shumė stresante pėr humbėsit. Loja me ashikė ishte mė e bukura e asaj kohe.
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi