Meditimi Zen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Meditimi Zen

Mesazh  Neo prej 12.09.11 17:09

Zen



Fjala ZEN ёshtё njё ndryshim i gjuhёs Japoneze tё fjalёs sё Indisё sё lashtё DHYANA, qё do tё thotё meditim ose mendim i vazhdueshёm mbi njё ide.

Kur hyri nё Kinё kjo mёnyrё e veēantё (sepse nuk jep rёndёsi studjimit tё teksteve tё shenjta) e shkollёs Budiste, ku dhe emri ishte Tzan. Sipas traditave, themeluesi i kёsaj shkolle ishte Patriarku Indian i Budizmit, Bodidarma , qё shpёrnguli katedrёn e patriarkisё nё Kinen e shekullit tё 6 para erёs sonё. Nё atё kohё ai themeloi njё manastir, qё sipas disa studjuesve, ishte ai Shao Lin, dhe u mёsoi murgjve metoda sekrete mbi afrimin e te vёrtetёs budiste, ndёrmjet tё cilave ёshtё edhe ajo Zen.

Kёto metoda, qё u kombinuan dhe me ushtrime psikologjiko-trupore dhe gjimnastike, do tё pёrbёnin bёrthamёn kryesore tё arteve marciale ose Kunf Fu-sё sё Kinёs (1). Sipas traditave vetё Bodidarma thonte se kjo mёsimdhёnie sekrete eTzan ose Zen ishte transmetuar nga vetё Buda nё nxёnёsin e tij Kasiapa dhe nga patriarkёt e mёvonshёm tё Budizmit e deri tek ai vetё. Kёshtu patriarku i parё i Budizmit Zen quhet Initacionuesi i madh Bodidarma, pavarёsisht se tё dhёnat absolute historike tё filozofisё Zen fillojnё nga Houi Neg (638 – 713) dhe nga Sen Siou (609 – 706), qё vepruan paralelisht nё Kinёn Veriore dhe atё Jugore.

Megjithatё idetё e filozofisё Zen ekzistonin mё parё nё Kinё , nё formёn e tyre esenciale, gati dy shekuj mё parё, qё nga arritja e Bodidarmёs, nё filozofinё e Seng Chao dhe tё Tao Seng, qё jetuan midis shekullit tё 4 dhe tё 5 para eres sonё . I pari mbёshteste idenё se njёsimi (bashkimi) ynё me boshllёkun ose Mos-Qёnien pёr tё qenё e vёrtetё duhej tё jetё e plotё. I dyti thonte se Ndicimi Budist arrihet nё njё moment. Tё dy kёto mёnyra konceptimi, pёrbёjnё idete qёndrore qё do tё karakterizojnё Budizmin Zen tё mёvonshёm, si nё Kinё ashtu dhe mё vonё nё Japoni.

Nё Japoni budizmi Zen filloi tё zhvillohej nga shekuli i 12, pasi budizmi i njohur kishte nё kёtё shtet njё traditё qё arrinte deri nё 6 shekuj tani mё, pasi u themelua pak mё vonё nga vajtja e Bodidarmёs nё Kinё nё shekullin e 6 para eres sonё.

Nё tё vёrtetё fjala Zen ёshtё japoneze, ashtu sikur pamё dhe mё lart, dhe ёshtё njё shkurtim i fjalёs Zenno qё do tё thotё meditim.

Budizmi mbizotёroi nё pёrgjithsi lehtё nё Japoni, pavarёsisht jo kaq nё nivelin filozofik se sa nё atё fetar. U pёrzie shpejt me elementet e fesё tradicionale vendase, tё Sindoizmit, dhe kёshtu u krijua njё formё krejt e ndryshme e Budizmit, ajo e Budizmit Japonez. Zhvillimi i elementeve filozofikё tё kёsaj feje u bё mё vonё, me hyrjen e koncepteve Zen ose tё Budizmit Kinez. Nё tё vёrtetё filozofia Japoneze , me zhvillimin e Budizmit Zen, merr pёrmasa tё mrekullueshme.

Transmetimi i mёsimdhёnies nё filozofinё Zen kryhet nёpёrmes tё quajturave Koan. Nuk kemi tё bёjmё me njё filozofi teorike, por me njё formё komunikimi simbolik midis Mёsuesit dhe nxёnёsit, qё synon nё pёrjetёsimin e arritjes sё ndriēimit tё vetёdishёm nga nxёnёsi. Pёr tu arritur ky ndriēim, Koan pёrdor mёnyra tё ndryshme, si pёr shembull dialogun, parabolёn, heshtjen, madje dhe goditjen e nxёnёsit. Kёto mёnyra nuk janё tё kundёrta ndёrmjet tyre , pasi ēdo mёnyrё mund tё bёhet Koan. Sido qoftё nё filozofinё Zen nuk ekziston mundёsia e kontraditёs, sepse Zen funksionon pёrtej mёnyrёs dualiste tё mendimit, e cila ёshtё dhe shkaku i krijimit tё kontradiktave midis gjёrave ose situatave.

Mёsimdhёnia Zen pёrpiqet tё ndihmojё nxёnёsin tё tejkalojё mendjen logjike dhe tё arrijё tё kuptojё realitetin me njё organ te ri konceptimi, parandjenjёn (Intuitёn), elementin Budi, qё tejkalon botёkuptimin dualist tё botёs pёrreth. Kultivimi i elementit ‘’Budi’’ brёnda nxёnёsit , ёshtё ajo qё do ti lejojё ndriēimin dhe thyerjen e kufijve tё mendjes inferiore ose Kama Manas, tё logjikёs formale njerёzore.

Kёshtu filozofia Zen funksionon me subkoshiencёn dhe pёrpiqet tё zgjerojё pjesёn tonё koshiente pёrtej kufijve tё zakonshёm. Pёr kёtё arsye disa Mёsues Zen thonё se nxёnёsi nuk duhet tё mendohet me trurin e tij nёse do tё kuptojё filozofinё Zen. Por pёrkundrazi duhet tё ‘’mendohet’’ me barkun e tij, me ipogastrion e tij, domethёnё duhet tё ndjejё tё vёrtetёn dhe jo tё mundohet ta kuptojё .

Duhet tё jetё spontan, nё mёnyrё qё tё arrijё tё hyjё nё ‘’rrjedhёn natyrale’’ e Realitetit, tё Njёsisё – Gjithёsisё. Kjo ёshtё njё nga arsyet qё bёjnё Budizmin Zen kaq tё vёshtirё pёr tu kuptuar dhe tё largёt nga studjuesi perёndimor, i cili ёshtё mёsuar nё njё mёnyrё tё menduari horizontale dhe tё thjeshtё racionaliste. Metoda Zen , ndёrlikohet nёpёrmes thjeshtёsisё sё saj fenomenale, lejon pёrjetimin e tё Vёrtetёs dhe tё jetёs, dhe jo vetёm kuptimin e tyre.

Le tё paraqesim mё mire dy shembuj te Koan tё Filozofisё Zen Japoneze:

Josu pyeti Mёsuesin Nansen:

- Cila ёshtё Udha?

Nansen tha:

- Jeta e pёrditshme ёshtё Udha.

Josu pyeti pёrsёri:

-Mund tё studjohet?

Nansen tha:

- Nёse do tё pёrpiqesh ta studjosh, do tё gjendesh shumё larg saj.

Josu pyeti pёrsёri:

-Nёse nuk e studjoj, si do ta kuptoj se cila ёshtё Udha?

Nansen tha:

- Udha nuk i pёrket botёs sё koncepteve dhe as i pёrket botёs sё mos konceptit. Tё Menduarit ёshtё njё halunacion, dhe mosmendimi ёshtё i pakuptimtё. Nёse do tё arrish Udhёn e vёrtetё, qё ndodhet pёrtej ēdo lloj dyshimi, veje veten tёnde nё tё njёjtёn liri me Qiellin. Mos e quaj as tё mirё dhe as tё lig.

Me kёto fjalё Josu u ndriēua.

Koani i dytё na flet pёr njё histori tё Mёsuesit Zen Ingiou.

Pak para se tё vdiste, Ninakaven e vizitoi Ingiou, i cili e pyeti:

- Tё tё udheheq mё tej?

Ninakava u pёrgjigj:

Erdha vetёm dhe do tё iki qё kёtu vetёm. Ēfarё ndihme mund tё mё japёsh ti?

Ingiou u pёrgjigj:

Nёse kujton se me tё vёrtetё vjen dhe ikёn, ky ёshtё illuzioni yt. Le tё tё tregoj Udhёn ku nuk ekziston vajtje dhe ardhje.

Me kёto fjalё Ingiou kishte zbuluar Udhёn kaq pastёr, sa qё Ninakava buzёqeshi dhe vdiq.

Sot Budizmi Zen vazhdon tё ekzistojё nё Japoni dhe madje dhjetёvjeēarёt e fundit ka hyrё dhe nё Perёndim, duke influencuar thellё mёnyrёn e tё menduarit bashkёkohor psikanalitik, dhe duke pёrbёrё njё metode afrimi tek e Vёrteta, duke ofruar kёshtu tek racionalizmi i thatё perёndimor njё jashtёdalje pёr rimёkёmbjen e ekuilibrit tё tij shpirtёroro-trupor.

/dituri.wordpress/
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Meditimi Zen

Mesazh  Neo prej 15.09.11 19:29

Meditimi Zen



Meditimi “zen” ka prejardhjen e vet nė budizėm “mahajana” (degė e budizmit qė thekson mėshirėn me tė tjerėt dhe nevojėn e ndriēimit tė tė gjithėve) dhe nė taoizėm (filozofi dhe fe e lashtė kineze). Disa besojnė se u nis nga metodat e jogės.

Budizmi hyri nė Kinė para shekujsh falė njė murgu me emėr Bodhidharma, i cili e vizitoi Kinėn pėr tė dhėnė mėsim pėr budizmin duke e shkrirė me taoizmin, dhe parimet dhe praktikat e tij u pranuan. Kėto praktika pėrfshijnė ushqimin vegjetarian, shmangien e alkoholit, kėrkimin e zbrazėtisė etj.

Gradualisht, budizmi “ēan” (versioni kinez i budizmit) ose zen u bė njė pjesė kryesore e budizmit kinez dhe u krijua edhe njė sasi e madhe shkrimesh, me gjithė faktin se transmetimi i kėtyre parimeve nuk pėrfshin fjalė. Meditimi zen u pėrhap edhe nė Europė dhe nė Amerikė dhe praktikohet gjerėsisht.

Shumėkush ka dėgjuar sot pėr meditimin zen, meqė koncepti i popullarizuar zen diskutohet kudo qė flitet pėr meditim. Zen ose meditimi i ulur, siē i thonė, pėrfshin uljen nė njė seri pozitash dhe shtendosjen e trupit dhe mendjes, pėr t’u thjeshtuar derisa tė jesh njėsh me natyrėn.

Kėshtu mendimet shushatėse ikin, ndėrsa rrahja e zemrės ngadalėsohet, pason njė frymėmarrje e butė, dhe individi kalon nė gjendjen meditative tė reflektimit. Energjia qė rrjedh nga kjo ēon deri te lidhja midis shpirtit, mendjes dhe trupit.

Nėpėr historinė e meditimit zen, praktika ka qenė qė mendjen ta kesh nė ēastin e tanishėm – nuk ka soditje pėr tė kaluarėn ose tė ardhmen. Meditimi zen e pėrqendron mendjen nė mendimin e ēastit, gjė qė do tė thotė nė themel qė mendėrisht udhėton nė asgjėsi. Synon njė mendje boshe, qė ėshtė e kthjellėt, e pastėr dhe e qetė.

Rendi i hapave nė njė praktikė tipike tė meditimit zen:

Bėhu i vetėdijshėm pėr frymėn e marrė dhe frymėn e nxjerrė.

Kur frymėmarrja bėhet gjithnjė e mė thellė, pėrqėndrohu nė tė dhe ndieje paqen.

Kur merr frymė, pėrqėndrohu nė trupin fizik. Kur nxjerr frymė, shtendos ēdo pjesė tė trupit tėnd duke filluar me supet dhe duke vazhduar gradualisht me pjesėt e tjera tė trupit.

Fryma e marrė tė ndihmon tė relaksosh pjesėt e ndryshme tė trupit, ndėrsa fryma e nxjerrė tė ndihmon tė vlerėsosh dhe tė ndiesh nevojat e tij.

Pas kėsaj relakso muskujt e fytyrės njė pas njė, dhe gjatė kėtij procesi dėrgoju pjesėve tė ndryshme tė trupit njė buzėqeshje tė lehtė.

Me tė pėrjetuar njėsi me trupin tėnd, siguro qė tė gjithė muskujt tė jenė tė relaksuar.

Fryma e marrė do tė tė bėjė tė vetėdijshėm pėr gėzimin e jetės, mrekullitė e frymėmarrjes, shikimit dhe dėgjimit.

Kthehu deri te pėrqėndrimi nė frymėn e marrė dhe atė tė nxjerrė – nė ēastin e tanishėm.

Pozita jote e uljes nė kėtė fazė do tė bėj qė tė ndiesh kontroll mbi vetveten, trupin dhe shpirtin tėnd dhe mendjen tėnde.

Hapat e lartpėrmendur rrjedhin njėri nė tjetrin me praktikėn e rregullt tė meditimit zen.

Zazen (meditim i ulur) thuhet qė ėshtė bėrthama e procesit tė meditimit zen dhe synon tė bėjė njė ndryshim madhor nė qėndrimin tonė ndaj jetės. Pėrpiqet tė largojė shtypjen e pritjeve dhe tė zhvillojė pranim dhe vlerėsim tė asaj qė ėshtė, dhe jo tė asaj qė pritet. Kjo ėshtė baza nga e cila u zhvillua historia e zen-it.

Bruce Channers
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi