Shtypja dhe shfrytėzimi i grave

Shko poshtė

Shtypja dhe shfrytėzimi i grave

Mesazh  Zattoo prej 10.09.11 12:04

Shtypja e grave - Plagė njerėzore



Nė botėn nė zhvillim, miliona femra janė shndėrruar nė skllave. Ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh numrin e tyre tė saktė, megjithatė, sipas Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės shumė persona punojnė nė punė tė vėshtira tė ēdo lloji

Kur flitet pėr diskriminimin mes gjinive, lexuesit mendojnė pėr pabarazi mbi tė ardhurat ose ngacmimet e shefit. Por, nė botėn nė zhvillim miliona femra janė shndėrruar nė skllave. Ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh numrin e tyre tė saktė, megjithatė, sipas Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės, 12.3 milionė persona punojnė nė punė tė vėshtira tė ēdo lloji.

Kėtu pėrfshihen edhe skllavet e seksit. Sipas njė raporti tė Kombeve tė Bashkuara, vetėm nė Azi, njė milion fėmijė, vajza e djem tė shfrytėzuar seksualisht, jetojnė nė kushte tė mjerueshme.

Ka gra dhe vajza qė mbahen tė mbyllura nė bordello, keqtrajtohen, nuk ushqehen dhe shpesh drogohen. Njė tjetėr barrė pėr gratė e vendeve nė zhvillim ėshtė vdekja gjatė lindjes. Nė botė, ēdo minutė njė grua vdes gjatė lindjes. Nė Nigeri, njė nė shtatė gra rrezikon tė vdesė gjatė lindjes. Nė Indi, 70 pėr qind e grave vazhdojnė tė vdesin nga lindjet.

Nė Shtetet e Bashkuara raporti ėshtė 1 nė 4800, ndėrsa nė Irlandė 1 nė 47 600. Arsyeja e kėsaj diference ėshtė jo se nuk dimė tė shpėtojmė jetėt e kėtyre grave nė vendet e varfra, por sepse nė Azi dhe Afrikė femrat nuk kanė qenė kurrė prioritet pėr njeri, madje as pėr vendet donatore.

Abbas Be ėshtė njė vajzė bukuroshe nga Hiderabadi, me flokė tė zeza dhe dhėmbė tė bardhė. Buzėqeshja i jep edhe mė shumė nur. Nė familjen e saj paratė nuk mjaftonin kurrė, kėshtu qė ajo pranoi tė punonte si pastruese nė njė shtėpi nė Nju Delhi. Por gjėrat nuk shkuan ashtu si mendonte: kur erdhi nė qytet u mbyll nė njė bordello, u rrah me kamxhik dhe u pėrdhunua nga njė grup burrash. Ata donin t’i mėsonin si tė kėnaqte klientėt.

Tri ditė mė vonė, Abbas dhe 70 vajzat e tjera tė bordellos panė diēka tė tmerrshme nga shfrytėzuesit me njė vajzė tė mitur qė nuk u nėnshtrohej kėrkesave tė klientėve.

Shfrytėzuesit e zhveshėn vajzėn, e lidhėn kokė e kėmbė, e poshtėruan, e vunė nė lojė, e rrahėn me grushte dhe shkelma nė stomak para shoqeve tė saj. Ajo nuk ėshtė paguar kurrė pėr punėn e saj. Ēdo shenjė e rebelimit ėshtė ndėshkuar me dhunė. Dy herė tė tjera i ėshtė dashur tė marrė pjesė nė vrasjen e vajzave tė reja si ajo, tė cilat ishin pėrballur me klientėt. Arriti tė lirohej falė njė operacioni tė policisė dhe mė pas u rikthye nė shtėpi, nė Hiderabad.

Pastaj kishte hyrė nė njė organizatė joqeveritare qė kujdeset pėr vajzat e liruara nga bordelloja dhe u jep atyre njė zanat. Abbas filloi tė studionte dhe mėsoi tė lidhte librat. Sot u jep kėshilla moshatareve tė veta qė tė mos pėrfundojnė si ajo, skllave tė seksit.

Me punėn e re fiton mjaftueshėm dhe jeton njė jetė tė thjeshtė, madje prej pak kohėsh ndihmon tė motrat, duke u mbuluar shpenzimet shkollore. Abbas ndryshoi mėnyrėn e saj tė jetesės nga skllave nė prodhuese, duke kontribuar nė zhvillimin ekonomik tė Indisė dhe rritjen e motrave tė saj.

Pak a shumė, mėsimi i ofruar nga Abbas ėshtė i njėjti: nė shumė vende tė varfra, burimi mė i madh i pashfrytėzuar nuk janė puset e naftės, por femrat tė cilave u ėshtė mohuar totalisht arsimimi dhe qė nuk hyjnė kurrė me tė drejta tė plota nė ciklin ekonomik. Falė studimit dhe ndihmave pėr tė filluar njė biznes, gratė mund tė fitojnė dhe tė mbėshtesin shtetin e familjen. Ndoshta janė shpresa mė e mirė pėr tė luftuar varfėrinė nėpėr botė.

Nė shumė shtete tė Azisė kemi vėnė re se femrat kanė bėrė ndryshime tė rėndėsishme shoqėrore. Nė Korenė e Jugut, Malajzi dhe Tajlandė, vajzat e fshatit, qė dikur jepnin njė kontribut tė papėrfillshėm nė ekonominė e familjes, tani shkojnė nė shkollė dhe falė arsimimit janė bėrė mė autonome: kanė arritur tė transferohen nė qytete dhe punojnė nėpėr fabrika. Kjo ka bėrė tė rritet mė shumė forca e punės. Gjithashtu, falė mundėsive tė reja, qė kur femrat kanė rritur moshėn e lindjeve, vendi ka pasur shumė avantazhe demografike.

Nė vitet ’90, sipas statistikave tė mbledhura, 80% e punėtoreve qė punonin nė ndėrmarrjet e Kinės bregdetare ishin femra. Nė zonat e manifakturave tė Azisė Lindore, femrat pėrbėnin 70% tė forcės punėtore. Oraret e punės ishin tė tejzgjatura dhe kushtet jashtėzakonisht tė kėqija, pikėrisht siē ndodhi nė Perėndim gjatė kohės sė revolucionit industrial.

Por femrat e fshatit fitonin pak para dhe i ēonin tė gjitha nė shtėpi, e ndonjėherė ishin burimi kryesor i tė ardhurave nė familje. Megjithatė, duke pasur kapacitete tė tjera, filluan ta pėrmirėsonin edhe mė shumė statusin e tyre shoqėror. Perėndimorėt i konsideronin tė tmerrshme kushtet e punės nė fabrikat e disa vendeve aziatike.

Dhe, nė fakt ashtu ishte. Por nė vendet e varfra thuhet se gjėja mė e keqe e tė qenėt i shfrytėzuar nga njė padron, ėshtė tė mos kesh fare padron. Nė vendet si Kina, puna nė fabrikė me pagė tė ulėt ka qenė njė mundėsi, sidomos pėr femrat. Kjo, sepse nuk kėrkohej forcė fizike, por zgjuarsi dhe shkathtėsi.

Femrat, tė pėrjashtuara nga punėt e rėnda tipike tė vendeve nė zhvillim, si bujqėsia dhe blegtoria, ishin mė tė privilegjuara se meshkujt. Mund tė duket e ēuditshme, por nė Azi punėt me pagė tė ulėt u kanė dhėnė shumė forcė grave.

Njė shekull mė parė, nė Kinė shumė gra i kishin ende kėmbėt e deformuara nga fashaturat dhe ecnin me mundim. Diskriminimi, pabarazia dhe dhuna ende nuk janė zhdukur, por kultura ka ndryshuar.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtypja dhe shfrytėzimi i grave

Mesazh  Zattoo prej 10.09.11 12:06

22-vjeēaren e detyrojnė tė shkojė nė shtrat me klientė!

Vetėm pėr dy ditė hetime prapa grilave nė kohėzgjatje prej 48 orėsh kanė pėrfunduar tetė persona tė dyshuar pėr trafikim tė qenieve njerėzore.

Viktimė e trafikimit thuhet tė ketė qenė njė femėr e vėnė nė lajthim pėr martesė, e cila ka qėndruar pėr disa muaj te njėri nga tė dyshuarit dhe tė njėjtėn mė pas e kanė vėnė nė trafikim, ėshtė konfirmuar nga Policia e Kosovės.

“Hetuesit policorė nga Drejtoria pėr Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerėzore (DHTQNJ) pas njė pune hetimore dhe operative mė 7 dhe 8 shtator 2011 nė njė fshat tė Lipjanit kanė arrestuar tetė persona tė dyshuar pėr kryerjen e veprės penale tė trafikimit me qenie njerėzore, ndėrsa nė rastin nė fjalė ėshtė identifikuar njė viktimė tė trafikimit, femėr shtetase kosovare (22 vjeēare).

Gjatė hetimeve tė rastit hetuesit kanė siguruar prova dhe dėshmi se viktima ishte trafikuar fillimisht nga ana e tė dyshuarit kryesor Valon S (1987), i cili fillimisht i kishte premtuar viktimės martesė.

I njėjti dyshohet se mė pas sistematikisht pėrmes kėrcėnimeve dhe pėrdorimit tė forcės e kishte detyruar viktimėn t’u ofronte shėrbime seksuale klientėve tė ndryshėm nė kėmbim tė tė hollave. Viktima ishte mbajtur nėn kontroll pėr tre muaj dhe tė dyshuarit kryesorė kanė pėrfituar shuma tė konsiderueshme materiale nga trafikimi i viktimės.

Tė dyshuarit e tjerė tė pėrfshirė nė kėtė rast kanė ndihmuar nė bashkėpunim nė kryerjen e veprės penale tė trafikimit me njerėz. Viktima aktualisht ėshtė strehuar dhe ėshtė duke u trajtuar sipas procedurave standarde nacionale pėr viktimat e trafikimit.

avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtypja dhe shfrytėzimi i grave

Mesazh  Jon prej 27.10.11 21:38

Nawal El Saadawi: “Gruaja ėshtė e shtypur nė tė gjitha fetė”



Sa mė e madhe tė jetė fuqia e fesė nė njė vend, aq mė e madhe bėhet edhe shtypja dhe presioni ndaj gruas

Nė moshėn 6-vjeēare, nė verėn e vitit 1937, Nawal El Saadawi u kap me forcė nga katėr gra dhe pasi i ulėn tė mbathurat, i sakatuan klitorin. Ishte njė ngjarje qė ndodhi nė shtėpinė e saj nė Egjipt. Ajo e mban ende mend fytyrėn e gruas qė mbante nė duar njė brisk tė mprehtė dhe qė e sakatoi nė organin gjenital.

“Qė kur kam qenė fėmijė, ajo plagė e thellė nuk mė ėshtė shėruar kurrė”, ka shkruar gruaja nė autobiografinė e saj “Bija e Isis”. “Unė qėndroja nė njė pellg gjaku. Pas disa ditėsh, rrjedhja e gjakut rreshti dhe pash sėrish atė gruan qė mė sakatoi, tė vinte dhe tė mė thoshte se tani gjithēka ishte shumė mirė dhe se plaga do tė shėrohej. Por dhimbja do tė mė mbetej gjithnjė e ngulur nė mish”.

Sot, vajza e sakatuar, si miliona tė tjera afrikane, ėshtė njė nga aktivistet feministe mė tė famshme tė Afrikės dhe ka kaluar 60 vite nga jeta e saj, nė njė fushatė tė palodhur dhe tė pakompromistė me praktikėn barbare tė gjymtimit tė femrave. Ēdo vit, vihet nė rrezik jeta e 2 milionė grave, nga njė praktikė e tillė e vendeve myslimane. Ajo vetė ia doli mbanė qė tė mbronte vajzėn e saj nga kjo praktikė dhe ėshtė pėrpjekur duke luftuar qė tė krijojė ndėrgjegjėsim te tė gjithė pėr negativitein e njė mase tė tillė. Pikėrisht puna e saj e palodhshme ka shpėtuar shumė e shumė gra dhe vajza nga sakatimi gjenital.

“Qė nė vitet e shkollės mjekėsore jam duke luftuar kundėr njė praktike tė tillė, por sistemi politik, veēanėrisht ai i Sadamit dhe Mubarakut i kanė inkurajuar masakrime tė tilla tė femrės, duke inkurajuar grupet fundamentaliste myslimane. Gratė janė tė shtypura nė tė gjitha fetė”.

Ajo ka shkruar 47 libra, ku ka prekur tė gjitha problemet me tė cilat pėrballet gruaja nė njė vend islamik, mes tė cilėve edhe librin “Gruaja dhe seksi” i vitit 1972, pėr tė cilin humbi edhe vendin e punės, si drejtoreshė e shėndetit publik nė Ministrinė Egjiptiane tė Shėndetėsisė. Nė fillim tė viteve ‘80, doktoreshė El Saadawi u dėrgua tre muaj nė burg pėr “krime kundėr shtetit”. Ndėrsa ishte nė burg, nė letrėn e tualetit, ajo shkroi kujtimet nga burgu.

El Saadawi ėshtė pedagoge e feminizmit dhe ēėshtjeve tė grave dhe inkurajon qė njerėzit tė jenė tė lirė dhe tė heqin dorė nga praktika tė vjetra dhe tė dėmshme pėr shėndetin e tyre. Madje ajo ėshtė edhe kundėr synetit tė meshkujve, edhe pse e njėjta praktikė e ushtruar te femrat ėshtė mė e rrezikshme dhe mė e dėmshme.

Por doktoresha dhe feministja tani ėshtė e lumtur tek sheh se janė bėrė ndryshime tė mėdha me periudhėn e shumė viteve mė parė. E ndėrsa ėshtė lektore nė shumė universitete nė mbarė botėn, ajo e ka peng nė zemėr se nė vendin e saj, nuk e lėnė qė tė shprehet nė auditorė pėr mendimet dhe idetė e saj.

Ajo ėshtė nga ato gra qė e ka ngritur zėrin edhe kur kanė ndodhur vdekje tė tė rejave pėr shkak tė praktikave tė tilla, duke nxitur prindėrit qė tė mos heshtin, por tė kėrkojnė drejtėsi. Pėr tė ėshtė shumė e vėshtirė qė nė njė vend si Egjipti, tė zhduket kjo praktikė e dėmshme.

Nė kėtė vend, 90 pėr qind e vajzave i nėnshtrohen praktikės sė sakatimit gjenital dhe mbi tė gjitha, edhe nė shkollė u mėsohet se kjo praktikė ėshtė e mirė. Kjo praktikė ka zanafillėn nė shekullin e dytė para Krishtit dhe vazhdon edhe sot e kėsaj dite qė tė funksionojė nė tė gjithė botėn. Pėrparimi ėshtė i ngadalshėm dhe, edhe nė vendet qė janė kundėr, ato injorohen.

Senegali ėshtė njė nga vendet ku ėshtė arritur njėfarė suksesi dhe nė kėtė vend, pritet qė deri nė vitin 2015, tė jetė zhdukur e gjithė praktika.

E ndėrkohė, pavarėsisht kėrcėnimeve dhe problemeve tė shumta me tė cilat ėshtė pėrballur, ajo thotė se nuk ka ndėrmend qė tė heqė dorė nga pėrpjekjet e njė jete tė tėrė, pėr tė zhdukur njė metodė sakatuese dhe denigruese pėr vajzat e reja myslimane. “Unė jam duke luftuar kundėr njė sistemi skllavėrues patriarkal, ushtarak, kapitalist, racist. Dhe lufta ime do tė vazhdojė deri nė fund”.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtypja dhe shfrytėzimi i grave

Mesazh  c6-01 prej 28.10.11 0:21

Kam lexuar ktu disa qe pranojne te jene ateiste per faktin se sipas tyre feja eshte opium per popullsine, vetem per t'ia mbajtur te skllaveruar mendjen dhe shpirtin. Nqs e pranoni kete, dhe mosekzistencen e zotit, mos i pergjithesoni dhe mos i tensiononi situatat.

Vende si Irani, Iraku, Somalia apo Sudani nuk jane vende islamike ( nga vete fjala i bie te jene paqesore ), por vende te cilet shfrytezojne ne kurriz te fjales islam, fuqine per te zaptuar mendjen dhe lirine e njerezve, dhe per ta mbajtur te lidhur popullin per perfitime te nje grupi te vogel, duke e njollosur ate cka Islami perfaqeson ne te vertete.

Duke iu referuar librit te shenjte, femra ka nje rol te vecante ne shoqeri, dhe ne fillimet e zbatimit te ligjeve islame, femrat ne me te shumten e rasteve kane patur te drejta te barabarta me burrat, ide kjo shume e avancuar per kohen, dhe e perfaqesur shume e shume vite me vone nga vendet europiano perendimore e me tej, ( zelanda e re ishte e para qe ligjeroi te drejten e votes per femren ). Rrespekti ndaj femres shihet qarte edhe ne nje nga rekomandimet me te rendesishme qe jep profeti ( Nenen respektoje 5 here, pastaj babain ).

E bera kete nderhyrje pasi nuk dua qe shume persona, ndoshta edhe nga padija rreth atyre gjerave qe ndodhin ne ato vende qe sapo citova, duke iu referuar edhe shume shkrimeve diskriminuese, te krijojne ide te gabuara. E njejta situate eshte edhe ne disa vende te USA, me besim te theksuar dhe ekstremist ndaj feve te tjera ndryshe nga ajo islame.

Femra dhe mashkulli nuk jane krijuar asnjehere te barabarte, dhe nuk mund te jene te tille, por pse te mos permendet edhe fakti qe femrat jane ato qe ushtrojne 7 here me shume ndaj mashkullit dhune psikologjike dhe asnjeri nuk e kritikon, por ne rast se mashkulli, pas nje jete duke vuajtur nje dhune te tille, GABON ne nje moment dobesie dhe qellon ate, ndoshta pas skenarit te rradhes, ate'here ai eshte qe kritikohet, vuan pasojat dhe vendoset ne qender te sulmeve. E thashe kete vetem qe te shikohen te gjitha aspektet, e jo vetem te njeanshme
avatar
c6-01

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtypja dhe shfrytėzimi i grave

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 28.10.11 8:21

  • FORCA E BURRIT QENDRON TEK DASHURIA DHE RESPEKTI PER GRUAN.
    NUK KA BURRE NE BOTE QE TE DOJE VETEN NESE AI NUK E RESPEKTON
    GRUAN E TIJ.
    PASURIA DHE THESARI I NJE BURRI SHIKOHET NE SYTE E GRUAS SE TIJ.
    BORXHET E BURRIT NDAJ GRUAS NUK MUND TE SHLYHEN KURRE NE JETE.
    NJE BURRE TREGON MENCURINE DHE FORCEN E VET KUR I KERKON FALJE GRUAS SE TIJ DHE E DEGJON ATE.
    NJE BURRE ESHTE BURRE KUR VEPRON ME MENDJEN E GRUAS.
avatar
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtypja dhe shfrytėzimi i grave

Mesazh  diellina prej 24.11.11 18:03

dimitrov xhunga shkruajti:
  • FORCA E BURRIT QENDRON TEK DASHURIA DHE RESPEKTI PER GRUAN.
    NUK KA BURRE NE BOTE QE TE DOJE VETEN NESE AI NUK E RESPEKTON
    GRUAN E TIJ.
    PASURIA DHE THESARI I NJE BURRI SHIKOHET NE SYTE E GRUAS SE TIJ.
    BORXHET E BURRIT NDAJ GRUAS NUK MUND TE SHLYHEN KURRE NE JETE.
    NJE BURRE TREGON MENCURINE DHE FORCEN E VET KUR I KERKON FALJE GRUAS SE TIJ DHE E DEGJON ATE.
    NJE BURRE ESHTE BURRE KUR VEPRON ME MENDJEN E GRUAS.


kjo po,kjo eshte e bukur :PPPP
avatar
diellina

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Feja dhe shfrytėzimi i femrės

Mesazh  Niko_ prej 24.11.11 22:30

Jetojmė nė njė sistem materjalist ku rivaliteti ėshtė shumė i madh, pėr shkak se vetė sistemi ėshtė i tillė. Njerėzit mundohen me ē'do kusht pėr tė sunduar mbi njėri-tjetrin dhe pėr tė arritur kėtė synim, shfrytėzimi ėshtė parimi bazė. I forti dhe i pasuri sundon dhe shfrytėzon tė dobėtin dhe tė varfrin. Kėshtu ka funksonuar gjithmonė njerėzimi! Tė gjithė shfrytėzohen nė kėtė botė, por femrat shfrytėzohen mė tepėr pėr shkak se janė nga natyra mė tė dobėta fizikisht. Ky shfrytėzim ka ekzistuar gjithmonė, qė nga kohėrat mė tė lashta dhe vazhdon tė ekzistojė njėlloj edhe nė ditėt tona. Kėtė shfrytėzim e kanė ndihmuar edhe fetė, pėr shkak se ato janė tė sunduara nga meshkujt.

Nė kohėrat e lashta kur njerėzit i pėrkisnin besimit pagan ndikimi i fesė ishte mė i vogėl. Zotat ishin tė ndarė! Kishte edhe perėndesha. Zotat e Olimpit ishin 12 dhe tė ndarė nė mėnyrė tė barabartė. Ishin 6 meshkuj dhe 6 femra. Po ashtu edhe para tyre, megjithėse edhe atje ai qė sundonte mbi tė gjithė ishte njė mashkull. Kemi edhe rastin e Orakullit tė Delfit, qė kishte njė femėr si priftėreshė kryesore. Gjithashtu kemi edhe rrėfime mitologjike me Amazona, Sirena, etj. Kėto gjėra na tregojnė qė nė lashtėsi kishte njė'farė ekujlibri ndėrmjet dy sekseve, i cili u zhduk tėrėsisht me lindjen dhe ardhjen nė fuqi tė feve monoteiste.

Po tė lexosh "pėrrallat" e biblės do tė dallosh qartė se si rrėzohet pėrfundimisht edhe ky ekujlibėr qė ekzistonte deri atėherė. Qė nė fillim tė librit, nė zanafillė, nė kapitullin 3, nė paragrafin 16, shkruhet....


16 ZOTI i tha gruas: "Unė do tė shumėzoj nė masė tė madhe vuajtjet e tua dhe barrėt e tua; me vuajtje do tė lindėsh fėmijė; dėshirat e tua do tė drejtohen ndaj burrit tėnd dhe ai do tė sundojė mbi ty.


Dhe bibla ėshtė e mushur plot me rrėfime tė tilla diskriminuese ndaj femrės. Pra edhe fetė janė njėri nga shkaqet dhe veglat kryesore qė vazhdojnė tė pėrdoren akoma edhe nė ditėt e sotme.

Pėrse femrat nuk lejohen tė bėhen "zyrtare" nė shkallėt hierarkike tė feve?
Pėrse nuk ishte njė femėr nė vend tė Zeusit, Krishtit, profetit Muhamed, apo nė vend tė zotit?

Pėr mua pėrgjigja ėshtė e thjeshtė! Femra ėshtė e brishtė fizikisht dhe shpirtėrisht dhe nuk mund tė pėrfaqėsojė ide kaq tė mėdha, sepse ato do tė ishin tė pa'besueshme.

Niko_

83


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtypja dhe shfrytėzimi i grave

Mesazh  Zattoo prej 17.12.11 1:16

Burri i pret gishtat gruas qė tė mos shkollohej



Grupet e tė drejtave tė njeriut nė Bangladesh po kėrkojnė njė dėnim tė rėndė pėr burrin e njė gruaje tė re, tė cilės i preu gishtat e dorės sė djathtė.

Policia thotė se Rafikul Islam, 30 vjeē, e sulmoi tė shoqen pėr shkak se ajo kishte nisur shkollėn e lartė pa lejen e tij.

Policia tha se Islam, qė punon nė Emiratet e Bashkuara Arabe, e lidhi tė shoqen 21 vjeēare, i vulosi gojėn dhe i preu pesė gishtat.

Doktorėt thonė se gishtat nuk mund tė ngjiten mė.

E shoqja e Islam, Hava Akter Jui thotė se i shoqi e kishte paralajmėruar pėr pasojat. “Kur u kthye nė Bangladesh, mė tha se donte tė diskutonte me mua. Mė lidhi duart e sytė dhe mė tha se mė priste njė dhuratė surprizė. Por nė vend tė kėsaj, mė preu gishtat,” thotė Jui.

“Doktorėt mė thanė se gishtat mund tė ngjiteshin brenda gjashtė orėsh, por ai refuzoi tė mė jepte gishtat. Pas kėsaj kohe, njė kushėri i burrit i hodhi ato nė kosh. Kur i morėm, ishin dėmtuar dhe nuk ngjiteshin mė.”

Policia tha se Islam, qė nuk ishte i mirėedukuar, nuk e mirėpriste faktin qė e shoqja do merrte shkollim tė lartė.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtypja dhe shfrytėzimi i grave

Mesazh  Berti69 prej 18.11.13 14:06

Skllavėria moderne - 30 milionė njerėz



Rreth 30 milionė njerėz jetojnė sot nė kushte skllavėrie.

Kėshtu thuhet nė njė studim tė bėrė publik dhe tė mbėshtetur nga miliarderėt. Qėllimi i studimit ėshtė eliminimi i skllavėrisė.

Luisa ishte vetėm 14 vjeēe kur u rrah nga tutori i saj, derisa i ra tė fikėt. Ajo megjithatė mundi tė ikė nga ky person, i cili njė vit mė parė edhe e kishte dhunuar. Pastaj ajo mėson se familja e saj ishte vrarė nė Afrikė. Tutori i saj i thotė nė telefon se ai i kishte dėrguar vrasėsit. Njė fat i tmerrshėm, por jo i rrallė i njė skllaveje moderne.

Vajza nga Afrika vjen nė Gjermani me shpresė se do tė shkojė nė shkollė. Kėshtu i kishte premtuar njė burrė, qė kishte ardhur nė fshatin e saj. Meqenėse jetimja duhet tė luftojė ēdo ditė pėr tė mbijetuar, pranon. Por me tė ardhur nė Gjermani ėshtė detyruar tė merret me prostitucion. "Unė jam betuar nė fillim se nuk do tė shkoj nė polici", i thotė ajo njė gazetareje tė radios gjermane “Deutschlandfunk”. Ajo megjithatė kishte vendosur tė shkojė nė polici, por kishte probleme shumė tė rėnda me gjakderdhje, tė cilat zgjasnin pėr tre vite me radhė.

30 milionė tė prekur

Luisa jeton tani nė njė program pėr mbrojtjen e dėshmitarėve nė jug tė Gjermanisė. Koha e skllavėrisė ka kaluar, por vlerėsohet se nė botė ka aktualisht rreth 30 milionė njerėz, qė jetojnė nė njė skllavėri moderne. Ata nuk mund ta gėzojnė lirinė, kontrollohen dhe shfrytėzohen prej tė tjerėve. Studimi "Global Slavery Index 2013" i organizatės sė re "Walk Free Foundation" paraqet tė dhėna tė detajuara.

Nė veēanti nė Afrikė dhe Azi shumė njerėz jetojnė nė kushte skllavėrie. Nė vendet e para janė India, Kina, Pakistani dhe Nigeria. Por edhe Rusia ėshtė nė mesin e tyre. Studimi bėn tė qartė se skllavėri moderne ka nė tė gjitha kontinentet dhe vendet e botės. Proporcionalisht me numrin e banorėve, vendin e parė e zėnė Mauritania, Haiti dhe Pakistani, pėr faktin se nė kėto vende ka mė sė shumti edhe martesa tė adoleshentėve.
Llojet e skllavėrisė janė tė ndryshme, shpjegon autori kryesor Kevin Bales.

Shfrytėzimi seksual nė Rusi, trafikimi me njerėz nė Moldavi, shfrytėzimet nė Brazil, mungesa e shtetit juridik nė disa pjesė tė Kongos, puna e dhunshme nė Kinė, skllavėria e skajshme nė Indi, apo katastrofat e mėdha njerėzore nė Haiti, janė vetėm disa nga problemet e mėdha, qė kėrkojnė zgjidhje. "Njė zgjidhje e pėrbashkėt pėr tė gjitha kėto probleme nuk ka, por secili duhet tė zgjidhet mė vete", pohon Bales.

Gjenda e rėndė faktike

Autorėt pohojnė se nė Gjermani rreth 10.500 njerėz jetojnė nė kushte skllavėrie. Kevin Bales pranon se ėshtė shumė vėshtirė tė gjesh shifra tė sakta. "Shumė shpesh ka dhe krime tė fshehura, ndaj ėshtė shumė vėshtirė tė gjesh shifrat", shpjegon ai dhe shton: "Skllavėria ėshtė si njė epidemi. Nėse presim tė gjitha tė dhėnat e sakta, njerėzit do tė vazhdonin tė jetonin nė kushte skllavėrie dhe mė nė fund do tė vdisnin. Askush nuk do tė ndihmonte".

Organizata pėr ndihmėn e fėmijėve, Terre des Hommes nė Gjermani, i gėzohet parimisht shifrave tė bėra publike prej organizatės "Walk Free". Ekspertja pėr tė drejtat e fėmijėve Barbara Kuppers vlerėson pėrkufizimin e ri mė tė gjerė tė skllavėrisė, tė bėrė nė kėtė studim. "Kėtu si skllavėri shihen tė gjitha gjėrat, me tė cilat njė person detyrohet, si pėr shembull martesa me detyrim. Mendojmė se kjo ėshtė pozitive", pohon ajo.
Qeverive u bėhet thirrje nė kėtė studim qė tė paraqesin tė dhėna tė sakta pėr skllavėrinė. "Shumė qeveri nuk e dinė se pėr ēfarė bėhet fjalė", thotė Barbara Kuppers. Kjo vlen edhe pėr shtetet industriale, si Gjermania.

Punėn e tyre nuk e kanė kryer si duhet as Organizata Ndėrkombėtare pėr Punė e OKB-sė. "Ajo nuk ka mjaft para pėr tė nisur tė paktėn disa projekte kundėr shfrytėzimit tė njerėzve", mendon Kuppers. "Walk Free Foundation" mbėshtetet prej miliarderėve. Njė zėdhėnėse thotė se organizata ėshtė themeluar prej manjatit australian Andrew Forrest, ndėrsa mbėshtetet mes tė tjerėsh dhe nga Bill Gates, apo Richard Branson.

Barbara Kuppers thotė se duhet shikuar me vėmendje, se cilat janė qėllimet e organizatės. "Ėshtė me rėndėsi qė tė paraqiten kėrkesa ndaj qeverive, por nuk duhen harruar as shumė sektorė ekonomikė", pohon ajo.

"Skllavėria tė bėhet e rrallė si kanibalizmi"

Kevin Bales bėn tė ditur se sė shpejti mund tė ketė dhe raporte tė tjera, me qėllim qė tė arrihen sa mė shpejt sukese nė luftėn kundėr skllavėrisė. "Besoj se sė shpejti do tė ketė njė indeks tjetėr, i cili do t'u drejtohet sipėrmarrjeve tė ndryshme", thotė Bales. "Global Slavery Index" nė formėn e tanishme duhet tė nxirret ēdo vit.

Qėllimi ėshtė qė numri i skllavėve modernė tė ulet nga 30 milionė nė disa mijėra dhe kjo sa mė parė, mbase brenda 30 vitesh. "Skllavėria duhet tė jetė aq e rrallė sa edhe kanibalizmi. Pra, diēka aq e rrallė, sa tė shokojė njerėzit, kur tė paraqitet ndonjė rast", pohon ai.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtypja dhe shfrytėzimi i grave

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi