Islami

Shko poshtė

Islami

Mesazh  Neo prej 10.09.11 0:24

HISTORIA E TEOLOGJISĖ ISLAMIKE




Forma e Kuranit


Kurani ėshtė shkrimi (Shkrimi i Shenjtė, dmth. shkrimi i zbuluar nga Zoti) i myslimanėve, dmth. i pėrkrahėsve tė Islamit.

Islami ėshtė religjioni qė lindi nė fillim tė shekullit VII tek arabėt nė Gadishullin Arabik.
Profeti Muhamet ishte transmetuesi i tij, i cili nė qytetin e tij tė lindjes Mekė e mori zbulesėn nė arabisht nga Zoti me ndėrmjetėsimin e kryeengjėllit Gabriel.

Kurani ndahet nė 114 sura, nga tė cilat zakonisht vetėm surat e shkurtra paraqesin njė njėsi tematike (pėrjashtim: Sura e Jusufit); ndėrsa surat vetė nėnndahen nė njė numėr vargjesh (ajete), numri dhe madhėsia e tė cilave ndryshon shumė.

Mesazhi i Kuranit

Kurani trajton shumė histori qė janė tė njohura nga Bibla, por nė pėrgjithėsi jep vetėm referenca tė shkurtra pėr to.

Pėrveē historisė sė profetit dhe tė shpėtimit, Kurani sqaron ēėshtje morali dhe drejtėsie dhe vė nė dispozicion predikime dhe lutje.

Fatiha, sura fillestare ose sura e hapjes, thotė [pėrkthimi im i versionit gjermanisht nė shkrimin e prof. Enderwitz]:
“Nė emėr tė Zotit tė mėshirshėm dhe mėshirėbėrės. Lavdi i qoftė Zotit, Zotit tė njerėzve nė gjithė botėn, tė mėshirshmit dhe mėshirėbėrėsit, i cili sundon nė ditėn e gjykimit. Ty tė shėrbejmė dhe Ty tė lutemi pėr ndihmė. Ēona nė rrugėn e drejtė, nė rrugėn e atyre ndaj tė cilėve ke treguar mėshirė, jo nė rrugėn e atyre qė kanė rėnė nė zemėrimin Tėnd dhe qė janė humbur!”
Ndonėse e shkurtėr, Fatiha pėrmbledh disa ide thelbėsore tė Islamit: Ka vetėm njė Zot (krijues, mėshirues, gjykatės), por dy lloje njerėzish, tė drejtuarit mirė dhe tė drejtuarit keq.

Fatiha nuk na sqaron pėr kushtet nė tė cilat Zoti jep mirėdrejtim (huda).
Nga vendet e tjera nė Kuran del se ai ka dėrguar profetėt dhe tė dėrguarit e tij: biblikė, si Noen, Ibrahimin, Moisiun dhe Jezusin, por edhe disa jashtėbiblikė arabė si Salihun.

Por historia mėson gjithashtu qė jo tė gjithė njerėzit pranojnė mirėdrejtimin nga Zoti dhe tė dėrguarit e tij, dhe nganjėherė Kurani sugjeron njė keqdrejtim tė qėllimshėm nga Zoti.
Kėtu ėshtė prejardhja e njėrit prej problemeve mė urgjente tė teologjisė sė mėvonshme: problemi i drejtėsisė sė Zotit, i vullnetit tė lirė tė njeriut dhe i teodicesė [origjina dhe arsyja e sė keqes] nė botė.

Shoqėria politike, sociale dhe fetare rreth vitit 600

Situata nė Gadishullin Arabik nė fillim tė shekullit VII karakterizohej nga shtrėngimi nė tė gjitha anėt nga politika e perandorisė bizantine dhe asaj sasanide [persiane] si dhe te Etiopisė sė krishtėrė.

Nė Gadishullin Arabik mbizotėronte jetesa e beduinėve, dmth. nomadėve qė rrisnin deve.
Njėkohėsisht ndodhte ngritja e bashkėsive joshtegtuese, nė radhė tė parė e Mekės, njė qyteti tregtar, nė tė cilin njė shenjtėrore lokale, Kaba, fitonte gradualisht njė domėthėnie mbirajonale.
Rojėt e Kabasė, zonės sė saj tė shenjtė (haram) dhe kultit tė saj ishin Quraishėt, fisi prijės i qytetit, qė degėzohej nė njė numėr nėnfisėsh apo klanesh.

Kėshtu krijohej njė gėrshėtim midis pelegrinazhit tė pėrvitshėm dhe tregtisė, i favorizuar nga fakti qė festat e shenjta shfuqizonin gjakmarrjen midis fiseve tė armiqėsuar.

Nė kėtė kontekst tė njė publiku ndėrfisnor formohej njė gjuhė e njėsishme arabe, e promovuar sidomos nga pėrhapja e poezisė nėpėr gjithė Gadishullin Arabik.

Me ngritjen e Mekės filloi njėkohėsisht rėnia e “humanizmit fisnor”; nė vend tė kėsaj mund tė vėshtrohet ngritja e njė monoteizmi “emocional”, i cili mbante njėkohėsisht edhe forma panteiste, si nė adhurimin e tri hyjnive femėrore al-Manat, al-Lat dhe al-Uzza.

Struktura e pėrkrahėsve tė parė


Muhameti vinte nga fisi Kuraish, mė saktė nga nėnfisi Banu Hashim, por duke qenė jetim, nuk ishte i pasur dhe rritej nga xhaxhai i tij Abu Talib.

Fillimisht punonte si tregtar nė njė pozitė tė nėnrėnditur pėr dhėnės tė tjerė kapitali derisa u martua me njė tė ve tregtari, Hadixha, qė ishte e pasur.

Nė moshėn dyzetvjeēare filloi veprimtaria e tij tė zbulesės, dhe gradualisht u formua pėrreth tij njė bashkėsi e vogėl.

Sipas historianėve, ajo pėrbėhej fillimisht nga dy grupe: ahdat ar-rixhal (burra tė rinj, dmth. tė rinj nga familje tė mira) dhe duafa (njerėz tė dobėt, persona me tė drejta mė tė pakta, si skllevėr, mawali [njerėz qė kishin njė "mbrojtės" fisnor] dhe gra).

Koncepti i Zotit dhe konflikti rreth monoteizmit

Njėkohėsisht Islami nuk mund tė kuptohet vetėm si lėvizje sociale, sepse nė qendėr ndodhet koncepti i Zotit me monoteizmin e tij radikal.

Islami predikon njė koncept transcendent tė Zotit, por njėkohėsisht pohon prezencėn e Zotit nė histori; Zoti i rri njeriut mė afėr se “damari i vet”.

Ndaj shpjegohet kėrkesa e sjelljes morale, qė theksohet me kėrcėnimin e Gjykimit tė Fundit.
Kjo ēoi deri tek acarimi i kontrastit midis mekanėve dhe myslimanėve, qė arriti kulmin nė bojkotimin dhe pėrndjekjen e myslimanėve nga mekanėt.

Pasoi mėrgimi i pėrkohshėm i njė pjese tė bashkėsisė nė Etiopi dhe 621/2 emigrimi i bashkėsisė sė tėrė pėr nė Medinė.
Kjo ėshtė hixhra (emigrimi), dhe pjesėmarrėsit e saj quhen muhaxhirun (emigrantė), ndėrsa ata qė e thirrėn Muhametin pėr nė Medinė, quhen ansar (ndihmės).
Distancimi nga cifutet dhe te krishteret

Muhameti dhe perkrahesit e tij shkuan ne oazen Jatrib treqind kilometra larg Mekes, Medinen e mevonshme (madinat rasul Zot), ku fiset vendase merreshin me bujqesi (pra nuk ishte qytet tregtar si Meka).

Ato fise mes tyre jetonin ne armiqesi, dhe e kishin thirrur Muhametin si udheheqes karismatik, qe duhet te vepronte si arbiter dhe njekohesisht te krijonte nje shenjtore si Kaaben.

Ende ne Meke, Muhameti kishte kuptuar se ishte i lidhur me pak me fene e Kuraisheve dhe me shume me Judaizmin dhe Krishterizmin; por ne Medine, cifutet vendase i bene te kuptonte qe ata nuk do ta pranonin si profet.

Ne kete kohe bie distancimi nga Judaizmi dhe Krishterizmi, perndjekja e cifuteve dhe zhvendosja e dreitimit te lutjes nga Jeruzalemi ne Meke.

Tani e tutje, cifutet dhe te krishteret konsideroheshin si pronare te shkrimeve te shenjta (ahl al-kitab), por njekohesisht ishte e qarte qe feja e tyre gjendet brenda Islamit dhe anulohet nga Islami.

Pese detyrat kryesore

Ne Medine, Islami mori forme si fe te mevetesishme. Kesaj i perkisnin detyrat kryesore te Islamit (arkan = kolonat, shtyllat kryesore).
Se pari kredoja, deklarimi i besimit (shahada - ne formulen: la ilaha illa llah Muhamadun rasulu llah).

Pastaj lutja rituale pese here ne dite (salat) me orientim nga Meka (kibla). Ne qender gjendet lutja kolektive te premten (jaum al-xhuma) ne xhami (masxhid); ndersa xhamia e se premtes, qe ne rastin ideal (si katedralja ne kontekstin e krishtere) duhet te perfshije teresine e besimtareve, quhet xhami.

Ne vendin e trete eshte taksa e lemoshes (zakat), nje takse e rregullt ne favor te te varferve (ne kohen e hershme ishte ende nje tatim i pergjithshem per bashkesine), ku salat dhe zakat u bene karakteristikat vendimtare per perkatesine ne bashkesine islame.

Agjerimi (saum), abstenimi nga ushqimet, pijet dhe marredheniet seksuale, u percaktua per muajin e shenjte te Ramazanit midis lindjes se diellit dhe perendimit te diellit.
Edhe pelegrinazhi ne Meke (haxh), te cilin cdo mysliman duhet ta ndermarre se paku nje here ne jete, ka muajin e tij te parapelqyer.

Pergjegjesia kolektive dhe individuale

Domethenia e madhe e ritualit ne lutjen e se premtes, gjate agjerimit dhe gjate pelegrinazhit e ben te qarte qe feja e re ende mendonte shume ne konceptet e kolektivit.

Kjo perputhet me faktin qe ne fillim nuk ishin aq shume individe, por me teper kolektive (fise) qe konvertoheshin ne Islam.

Shembulli me i mire eshte marreveshja e Muhametit me grupet ekzistuese ne Medine, qe u be e njohur ne shkencen orientale si "Rregullorja e bashkesise e Medines"; nje shembull tjeter eshte edhe institucioni i nje "patronazhi", me ane te te cilit te konvertuarit joarabe anetaresoheshin ne nje fis arab ose nje familje arabe si kliente (maula, ku mbrojtesi quhet gjithashtu maula).

Njekohesisht mund te vezhgohet dallimi i disa elementeve individualiste, si per shembll neshahada, deshmine individuale te fese. Keto elemente individualiste mbeshteteshin mbi faktin se tani perkatesia ne Islam tejkalonte edhe kufite e fiseve.

Ky zhvillim ishte pergatitur ne shoqerine tregtare te Mekes dhe tani gjeti shprehjen me te qarte ne suren 49/13:
" O ju njerėz, vėrtetė Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj (shu-ub) e fise (k'abail) qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se te Zoti mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur nga te kėqijat (atk'a) [ne perkthimin gjermanisht: ai qe eshte me besimtar/fetar/i devotshem] e Zoti ėshtė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė."


Islam - iman


Tensioni midis pergjegjesise kolektive dhe individuale shprehet me qarte ne keto fjale.

Iman, besimi i brendshem dhe prandaj individual ne Zotin, engjejt, librin e shenjte, profetet dhe ringjalljen, thuhet ne Kuran qe beduinet nuk e kane domosdo, ndersa kane islam si fe te jashtme.

Sura 49, 14-15, 17:
14. Beduinėt thanė: "Ne kemi besuar!" Thuaj: "Ju nuk keni besuar ende, por thuani: ne jemi dorėzuar, e ende nuk po hyn besimi nė zemrat tuaja. E nėse e respektoni All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, Ai nuk ju pakėson asgjė nga veprat tuaja, se Zoti ėshtė shumė mėkatfalės, shumė mėshirus". 15. Besimtarė janė vetėm ata qė besuan Zotit, tė dėrguarit tė Tij, e mandej nuk dyshuan dhe pėr hirė tė Zotit luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė tillė janė ata tė vėrtetit.

17. Ata tė shprehin ty mirėnjohės qė u bėnė myslimanė. Thuaj: "Pranimin tuaj tė fesė islame mos ma pėrmendni mua, por nėse jeni tė sinqertė Zoti juve ju bėri mirė, kur ju udhėzoi pėr besim".

Ne fakt, pas vdekjes se Muhametit do te tregohej qe nje numer fisesh e braktisen Islamin, sepse sipas zakonit te lashte arab, lojalitetin e tyre ia kishin besuar vetem Muhametit (te kuptuar si kryetar fisi), dhe vetem me dhune, me lufterat "ridda" (braktisja e Islamit) mund te detyroheshin per t'u kthyer ne Islam.

Por, edhe pse beduinet nga pikepamja e besimit konsideroheshin si te pasigurte, a s'ishte megjithate prejardhja arabe parakushti per t'u pranuar si besimtar?

Nga njera ane, Kurani u eshte drejtuar arabeve dhe u zbulua ne gjuhen arabe, dhe nga ana tjeter, ai ka pretendimin universal te perfshije dhe te anuloje brenda vetes zbulesat e meparshme dhe keshtu te jete detyrues per te gjithe njerezit.

Ne fakt (shih me pare), kur besimtari me i madh, me i devotshmi, konsiderohet si njeriu me fisnik, perkatesia ne nje etni apo "komb" te caktuar humb rendesi.
Kjo del edhe nga Fatiha, qe e kupton Allahun si Zotin e boterave (rabb al-alamin).

Prof. Dr. Susanne Enderwitz

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi