Depresioni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Depresioni

Mesazh  beka112 prej 28.02.11 11:37



Nga vjen semundja e depresionit

Gjatė proceseve tė shumta nė rrugėtimin jetėsor, pothuajse qė tė gjithė, ballafaqohemi me sfida tė ndryshme. Ato janė, herė mė tė dobėta, e herė-herė tejet tė fuqishme sa qė arrijnė tek ne, tė lėkundin dukshėm ekuilibrin emocional dhe tė shkaktojnė ērregullime tė gjendjes shpirtėrore.

Zakonisht, ērregullimet e gjendjes shpirtėrore ndodhin si rezultat i shumė faktorėve, duke filluar nga dėshtimet e ndryshme gjatė pėrpjekjeve pėr arritjen e ndonjė qėllimi, e deri tek ato mė tė rėndat - humbja e personave mė tė afėrt. Natyrisht, nuk pėrjashtohet as trashėgimia gjenetike. Shkaqe tė tjera qė provokojnė ēekuilibrin emocional, sipas psikologjisė, janė edhe:
- probleme tė ndryshme personale e sociale;
-sėmundjet serioze;
-problemet bashkėshortore, e nė veēanti divorci;
-abuzimet seksuale;
-alkoolizimi dhe substanca tė tjera narkotike;
-traumat nga lufta;
-stresi dhe ankthet, e procese tė tjera, tė papritura e tė pakėndshme, qė ndodhin dhe sjellin ndryshime tė theksuara nė jetė.

Dhe si pasoj e gjithė kėtyre faktorėve, njeriu ndihet i paaftė pėr t'u pėrshtatur me situata sociale dhe ballafaquar me problemet jetėsore, pra, ai kaplohet nga njė gjendje e pashpresė dhe dorėzohet para ēdo sfide.

Nė forma tė lehta, ērregullimet e gjendjes shpirtėrore, janė normale, pasi njeriu si qenie emocionale, kuptohet, ka edhe binomizmin e vet, por, kur emocionet qėndrojnė nė njė pikė tė ulėt pėr kohė tė gjatė, kur njeriu humb interesin pėr bukurit dhe dukurit e jetės, atėherė kemi tė bėjmė me shenja, simptoma, se ai po kalon nė njė gjendje DEPRESIVE.

Nė kėtė shkrim, nuk dua ta trajtoj dukurin e depersionit nga kėndvėshtrimi patologjik, pasi as qė jam kompetent pėr kėtė - kjo u takoni psikologėve, e nė veēanti, psikiatėrve, por unė dua tė bėjė vetėm njė pėrshkrim tė pėrgjithshėm tė kėtij ērregullimi tė gjendjes shpirtėrore, pėrmes sistemit pyetje - pėrgjigje.

Jam pėrpjekur t'i pėrzgjedhė dhe t'i pėrmbledhė 20 pyetje (bashkė me 20 pėrgjigje), pėrmes tė cilave mendoj se lexuesi (i nderuar i kėsaj web faqeje) do tė krijoj njohuri solide rreth kėsaj sėmundje tė kohės moderne.

1 - Ē'ėshtė depresioni?

Depresioni ėshtė gjendje e pikėllimit tė thellė, i krijuar nga faktor tė ndryshėm, ku personi humb besimin nė vete, shpresat pėr ardhmėri si dhe interesimin pėr aktivitetet e jetės - kur tek ai shuhet ēdo ndjesi kėnaqėsie e gėzimi shpirtėror.

2 - A paraqet pikėllimi i thellė gjithnjė simptomat e sėmundjes sė depresionit?

Jo, nė rastet e mossukseseve nė punė apo nė jetė, ose edhe kur humbim personin e afėrm, pikėllimi ėshtė dukuri e rėndomtė e ēekuilibrit tė pėrkohshėm shpirtėror, por kur kjo gjendje vazhdon pėr njė kohė tė gjatė, pa gjasa pėr tė gjetur rrugėdalje nga ky "tunel i errėt" (siē quhet shpesh depresioni), atėherė mund tė flitet pėr ērregullime patologjike shpirtėrore, pra pėr simptomat e sėmundjes sė depresionit.

3 - Cilat janė arsyet qė na shtyjnė nė pikėllim kronik - tė pafundmė?

Vuajtjet shpirtėrore tė shkaktuara nga rastet tragjike si: humbja e personit mė tė dashur, sėmundjet e rėnda e tė pashėrueshme, invaliditeti i pėrjetshėm, abuzimet e ndryshme - zakonisht seksuale, dėshtimet e pėrsėritura nė jetė etj. Por edhe problemet e ndryshme familjare e sociale si dhe zhgėnjimet sentimentale mund tė jenė faktor serioz pėr provokimin e gjendjes sė pikėllimit tė thellė.

4 - Si reflektohet (duket) bota e personave melankolik?

Gjendje e zymtė shpirtėrore pa ndjesi pėr kohen dhe ardhmėrinė. Pushtim nga dėshpėrimet momentale dhe vėrshimi i dėshtimeve nga e kaluara, tė mbėshtjella me plot hije dyshimi, fajėsi personale, lėndime tė brendshme shpirtėrore. Pra, pesimizėm i plotė dhe krijimi i fuqishėm i bindjes se nuk ka fuqi as shpresė tė ballafaqohet me sfidat e paraqitura.

5 - A luajnė gjenet ndonjė rolė tek sėmundja e depresionit?

Hulumtimet e shumta nė kėtė fushė kanė konstatuar se disa ērregullime tė gjendjes shpirtėrore, pra njė cenueshmėri biologjike e depresionit, mund tė trashėgohet. Kjo ėshtė vėrtetuar nga studimet e kryera nė disa familje, anėtarėt e tė cilave brez pas brezi kanė manifestuar defekte nė ekuilibrin emocional, e nė veēanti nė rastet ekstreme, kur tentimet pėr vetėvrasje por edhe aktet e kryera tė vetėvrasjeve, i kanė pėrcjell breza me radhė.

6 - Pra, burim ose shkaktar i depresionit nuk qenkan vetėm sfidat e rėnda tė jetės dhe problemet e pazgjidhura... por edhe trashėgimia gjenetike?

Konfliktet e personalitet, ndoshta tė akumuluara qė nga koha e fėmijėrisė, e tė nxitura nga rrethanat e pafavorshme negative, nga traumat e rėnda shpirtėrore dhe tė vazhdueshme, konsiderohen si shkaktar kryesor i ērregullimeve patologjike shpirtėrore, por natyrisht qė duhet tė ekzistoj edhe njė lidhshmėri me proceset biologjike, gjegjėsisht me reaksionet (defektet) biokimike qė zhvillohen nė tru. Neurotransmetuesit si: dopamina dhe serotonina rregullojnė disponimin tonė si dhe mundėsojnė ndryshimin e impulseve mes qelizave. Niveli i ulėt i kėtyre neurotransmetuesve, mund tė sjell deri te rėnia e morali dhe kjo situatė tė provokoj pastaj gjendja dėshpėrimi dhe me kėtė tė kontribuoj edhe nė zhvillimin e depresionit.

7 - A ka periudha, kur personi i nėnshtrohet mė shumė ndryshimeve tė disponimit?

Gjithsesi. Gjatė procesit jetėsor kalojmė nėpėr periudha kritike si: puberteti, shkollimi, punėsimi, martesa, lindja, pensionim etj., periudha kėto, qė ndikojnė edhe nė ekuilibrin tonė shpirtėror.

8 - Pse gjinia e bukur ėshtė mė shumė e goditur nga ērregullimet shpirtėrore?

Hulumtimet e bėra tregojnė se ka disa arsye pse gratė janė mė shumė tė prekura nga depresioni: mungesa e kromozomit seksual Y, qė mungon te ato; cikli menstrual, ndryshimet hormonale, ndjeshmėria mė e theksuar emocionale si dhe faktor tė tjerė psikofizik e psikosocial.

10 - A e nxit vetmia neverinė ndaj jetės?

Shumė studiues janė tė mendimit se po, duke u nisur nga parimi themelor se njeriu ėshtė qenie shoqėrore dhe marrėdhėniet ndėrnjerėzore, pra jeta e pėrbashkėt, ndikon edhe nė ekuilibrin emocional, nė kuptimin pozitiv, duke balancuar gjendjen shpirtėrore gjatė situatave frustruese. Por ka edhe tė tjerė, qė mendojnė, se kjo varėt shumė nga stabiliteti nervor i individit, nga karakteri i tij dhe qėllimet e pėrcaktuara nė jetė.

11 - Ēfarė ėshtė qėndrimi i personit depresiv?

Thėnė shkurt e prerė: fundamentalisht negativ ndaj vetės dhe jetės!!!

12 - A ėshtė ky qėndrim fundamental edhe faktori mė i shpeshtė qė i nxitė individėt pėr tė kryer aktit e vetėvrasjes?

Mjerisht po. Fajėsia, e nė veēanti, urrejtja ndaj vetvetes dhe jetės mund tė krijoj apati aq tė thellė, sa qė ai nuk sheh rrugėdalje nga ky "tunel ferri" dhe epilogu i gjithė kėsaj, natyrisht qė pėrfundon tragjikisht - me aktin e vetėvrasjes.

13 - Cilat janė simptomat e gjendjeve tė lehta depresive, qė quhen "depresione stinore"?

Plogėshtia psikike e fizike, lodhja e pabazė, dėshira e madhe pėr gjumė, ikja nga aktivitetet e zakonta, humbja e interesit pėr shoqėrim etj.

14 - Ku ėshtė burimi i kėsaj forme tė ēuditshme depresive, qė ėshtė variabėl, varėsisht prej stinėve?

- Shkencėtarėt supozojnė se ėshtė hormoni i melatoninės. Melatonina, qė ėshtė produkt i hipofizės, sinkronizon anėn tonė biologjike nė varshmėri prej fuqisė sė dritės qė e pranon syri ynė, pra, bėnė rregullimin e ritmit ciklik ditė-natė. Ēdo ēekuilibrim nė kėtė fushė pėrcillet me ndryshime tė lehta tė gjendjes shpirtėrore, tė quajtura, siē e cekėm edhe mė lartė, "depresion stinor".

15 - A ėshtė gjendja depresive gjithnjė konstante?

Pėrgjithėsisht jo, edhe pse mund tė ketė pėrjashtime.

16 - A vėrehet lehtė individi i cili veē gjendet nėn "pushtetin" e depresionit?

Nuk ėshtė e vėshtirė ta vėrejmė, pasi siē e cekėm edhe mė lartė, individi me ērregullime shpirtėrore, kalon gjatė fazave tė ndryshme nė gjendje tė thellė pikėllim, duke u mbyllur nė botėn e vetė dhe duke mos treguar kurrfarė interesimi pėr botėn e cila e rrethon.

17 - Cilat janė simptomat e para tė dukshme qė paralajmėrojnė fillimin e ērregullimeve shpirtėrore?

Humbja e interesit tė pėrgjithshėm pėr kėnaqėsitė e jetės, ndjesia e tė qenit i pavlefshėm, pushtimi i ndjesive dėshpėruese, pushtimi i panikut dhe brengave, shqetėsime gjatė pushimit tė natės, ose edhe pagjumėsia e theksuar, ndryshimet nė oreks, rėnie nė peshė, mungesa e energjisė vepruese dhe ndjesia e rraskapitjes... thjesht, mendime tė vazhdueshme negative ndaj vetės dhe jetės.

18 - A ėshtė e vėrtet se njerėzit, shpesh, nuk dėshirojnė ta bėjnė publike kėtė ērregullim tė gjendjes shpirtėrore, sepse e konsiderojnė si "turp"?

Po, pėr arsye tė paragjykimeve qė kanė, e qė ėshtė shumė gabim, pasi edhe depresioni ėshtė njė sėmundje, si tė gjitha tė tjerat, dhe kėrkon kurim.

19 - Pra, ėshtė e mundur dalja nga ky "tunel i errėt", dhe rikthimi i sėrishėm i disponimit dhe vullnetit pėr jetė!


Gjithsesi. Sipas studimeve tė gjata tė bėrė nė fushėn e psikologjisė dhe psikiatrisė, sėmundja e depresionit ėshtė e shėrueshme, por, natyrisht, pėrveē trajtimit adekuat duhet patjetėr tė mbizotėroj edhe dėshira dhe vullneti i mirė i individit.

20 - Cilat janė trajtimet adekuate qė duhet tė zbatohen qė tė mund tė dilet nga ky "tunel i errėt" shpirtėror?


Ka disa forma dhe mėnyra pėr ta trajtuar dhe kuruar sėmundjen e depresionit: terapia farmaceutike, psikoterapia, terapia muzikale, teknikat e ndryshme tė relaksimit, terapia hipnotike, aktivitete e ndryshme sportive, kulturore etj. Natyrisht, qė gjatė gjendjes sė ēekuilibrimit emocional, gjėja e fundit qė individit i be nė mend, ėshtė tė ndėrmarr diē nė kėtė drejtim, prandaj, m'u nė kėtė fazė ai ka mė sė shumti nevojė pėr pėrkrahje, mbėshtetje tė njerėzve tė besuar, tė familjarėve, tė miqve, tė shoqėrisė dhe institucioneve pėrkatėse. Mbėshtetja e fuqishme shpirtėrore, e kombinuar me llojet e terapive tė ndryshme, jep efektin mė tė mirė shėrues dhe zvogėlon dukshėm mundėsit pėr rikthimin e depresionit. Megjithatė, shumė, shumė e rėndėsishme ėshtė qė mos tė injorohen simptomat e para tė depresionit, por intervenimi tė bėhet nė fazat fillestar, pėr ta parandaluar rrezikun e kalimit tė sėmundjes nga format e lehta (neurozat), tek ato mė tė rėndat (psikozat), tė cilat pastaj kėrkojnė trajtim tė vazhdueshėm dhe tė veēantė!
avatar
beka112

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nga vjen semundja e depresionit

Mesazh  ramush prej 08.09.11 16:24

Me intereson nga vjen kjo semundje kronike .....
avatar
ramush

14


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Depresioni

Mesazh  Gon! prej 09.09.11 8:58

NJOHURI PĖR DEPRESIONIN

Me depresion kuptohet gjendja e njeriut kur ai kalon njė gjendje tė vėshtirė e angėshti, vuan pėr njė kohė tė gjatė dhe jeta i duket e zymtė. Kur njeriu ėshtė i depresionuar ai nuk mund tė gjejė kėnaqėsi nė asgjė. Njeriu i depresionuar e ka tė vėshtirė tė fillojė njė punė dhe ai lodhet shpejt. Marrja e vendimeve ėshtė nė shumicėn e rasteve e vėshtirė, si dhe pėrqėndrimi nė mėsim ose nė lexim.

Ai qė vuan nga depresioni nuk fle mirė. Zgjimi natėn ėshtė mė se i zakonshėm. Nga ana tjetėr ai qė vuan nga depresioni e ka tė vėshtirė tė flejė, ose gjumi mund tė jetė i lehtė ose me copa. Ndonjėherė me depresionin lidhet dhe tė fjeturit e tepėrt. Mungesa e oreksit dhe ulja nė peshė kanė tė bėjnė me depresionin, ndonėse ndonjėherė i depresionuari mund edhe tė ketė oreks tė tepruar.

Njeriu i depresionuar ėshtė nė shumicėn e rasteve i nervozuar dhe ai mund ta ketė tė veshtirė tė jetė nė shoqėrinė e tė tjerėve. Edhe akuzat e tepruara kundėr vetes janė tė zakonshme. Gjithashtu edhe mendimet nė lidhje me vdekjen dhe mendimet pėr vetėvrasje janė tė zakonshme pėr njeriun qė vuan nga depresioni. Dhimbje tė ndryshme fizike, si dhimbja e kokės, e muskujve, e stomakut e shpinės janė tė zakonshme dhe shkaku i tyre nuk gjendet nė organizėm.

NGA VJEN DEPRESIONI?

Depresioni vjen zakonisht nė raste kur kemi tė bėjmė me ndryshime tė mėdha nė jetė. Raste kur njeriu humbė njerėz tė rėndėsishėm tė jetės sė tij, ose gjėra tė rėndėsishme jetike, si vendi i punės ose banesa sjellin si rezultat depresionin. Ndonjėherė depresioni vjen dhe nė rastet kur njeriut nuk i mjaftojnė energjitė tė triumfojė mbi sfida tė reja e tė mėdhaja. Tė tilla sfida mund tė jenė, pėr shembull, shpėrngulja nė njė vend tė ri, pėrshtatja ndaj njė kulture tė re ose mėsimi i gjuhės sė re.

Disa njerėz depresionohen mė lehtė se tė tjerėt. Kjo mund tė jetė, pėr shembull, pasojė e faktorėve gjenetikė dhe e karakterit tė njeriut. Dihet se me depresionin bashkėlidhen ndryshime nė aktivitetin e trurit, ndryshime kėto qė mbarojnė dhe normalizohen kur depresioni kalon.

SI KUROHET DEPRESIONI

Njeriu duhet tė kėrkojė ndihmė nė rast se vuan nga depresioni pėr njė kohė tė gjatė, dhe nė rast se depresioni pengon nė aktivitetet e jetės sė pėrditshme. Pėr depresionin mund tė konsultoheni pėr shembull me motrėn medicinale ose mjekun. Ėshtė mirė dhe tė komunikohet me njerėzit e afėrt. Njeriu qė vuan nga depresioni akuzon shpeshherė veten pėr gjendjen e tij dhe kjo shton depresionin. Si fillim, shpeshherė ėshtė mirė qė tė qetėsohesh dhe t’i japėsh kohė vetes tė shėrohesh.
Nė tė shumtėn e rasteve kur je i depresionuar ėshtė e vėshtirė tė
zgjidhėsh probleme tė mėdha dhe nėse ėshtė e mundur ėshtė mirė qė zgjidhjen e tyre ta shtysh pėr mė vonė. Shėrimi nga depresioni do
kohė dhe zakonisht zgjat me javė tė tėra, ndonjėherė edhe muaj.


Nė bashkėbisedimet me personin kujdestar mundohet tė sqarohet dhe qetėsohet situata. Shumė herė diskutimi pėr problemet dhe vėshtirėsitė ėshtė lehtėsues, ndonėse zgjidhjet mbase nuk gjenden menjėherė. Mė vonė pasi tė jetė qetėsuar situata ka mundėsi tė bisedohet mė detajisht pėr shkaktarėt e stresit e humbjet nė jetė, si dhe tė mendohet pėr mėnyra dhe alternativa tė tejkalimit tė situatės.
Nė saj tė bashkėbisedimeve mundėsohen kėndvėshtrime tė ndryshme
tė reja mbi problemet e jetės, mbi sjelljen, mendimet e vetė personit, si dhe mbi marrėdhėniet me tė tjerėt. Qėllimi ėshtė qė personi tė rigjejė forcat nė vetvete.


Trajtimi me ilaēe pėrshpejton shėrimin nga depresioni. Ilaēet qė pėrdoren pėr depresion janė pa rrezik dhe nuk shkaktojnė varėsi.
Efekti i ilaceve ndaj gjendjes sė pėrgjithshme dhe simptomave shihet
zakonisht pas 2-4 javėsh qė prej fillimit tė kurimit. Trajtimi me ilace
duhet vazhduar edhe pas shėrimit sepse simptomat shfaqen sėrisht
me lehtėsi pas ndėrprerjes sė ilaēeve. Trajtimi me ilaēe zgjat zakonisht ½-1 vit dhe gjatė kėsaj kohe ilaēet duhen pėrdorur rregullisht ēdo ditė.
Pėr pėrfundimin e ilaēeve duhet tė kėshilloheni me mjekun.


Nė fillim tė pėrdorimit tė ilaēeve mund tė shfaqen edhe efekte anėsore.
Zakonisht efektet anėsore mund tė jenė ndjenja e tė vjelltit, dhimbje
koke, rritja e djersitjes, dhimbje stomaku dhe lodhje. Zakonisht efektet anėsore janė tė lehta dhe kalojnė brenda disa ditėve kur organizmi mėsohet me ilaēet. Pėr efektet anėsore tė ndryshme duhet tė kėshilloheni me mjekun kurues. Pėrveē ilaēeve tė depresionit ndonjėherė mund tė jetė e nevojshme tė pėrdoren dhe ilaēe gjumi ose ilaēe qė ulin angėshtinė.


avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Depresioni

Mesazh  ramush prej 09.09.11 11:00

flm per informacionin ju pershendes ..
avatar
ramush

14


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ndihme per ata qe vuajne nga Depresioni

Mesazh  Flo sejdiu prej 05.06.12 3:36

Pershendetje..Jom F.Sejdiu jetoje ne U.S.A jam 22 vjeqar, kam aftesi te ndihmoj ata/ato qe vuajne nga depresioni dhe stressi, nuk jam nje nga ata qe mendoj te perfitoj nga ju ose te bej reklame, ēdo bisede ēdo keshlle e keni falas veq se dua te ju ndihmoje.
avatar
Flo sejdiu

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Depresioni

Mesazh  Siroco prej 05.06.12 23:33

Cila metode alternative - jo me ilaēe - eshte me efikase kunder Depresionit?
Flm per pergjigje.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Depresioni

Mesazh  shqipetar prej 06.06.12 3:21

[ Flo sejdiu"]Pershendetje..Jom F.Sejdiu jetoje ne U.S.A jam 22 vjeqar, kam aftesi te ndihmoj ata/ato qe vuajne nga depresioni dhe stressi, nuk jam nje nga ata qe mendoj te perfitoj nga ju ose te bej reklame, ēdo bisede ēdo keshlle e keni falas veq se dua te ju ndihmoje.)))))


na bone kurioz more Flo sejdiu depresioni sot klasifikohet nje nga semundujet me te shpeshta edhe trajtimi i tij eshte i gjer ....


avatar
shqipetar

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

une vuaj nga depresioni kush medimon

Mesazh  valon01 prej 08.06.12 14:08

vuaj nga derpresioni cilat jan vetit e juaj sheruese nese keni mundsi me ndimoni
avatar
valon01

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Depresioni

Mesazh  benardi prej 08.06.12 16:49

valon01 shkruajti:vuaj nga derpresioni cilat jan vetit e juaj sheruese nese keni mundsi me ndimoni

ka shume metoda por me efikasja eshte auto-sugjestioni

-meditimi i perditshem

-agjerimi me intervale (sipas kalendarit lunar)

-ushqimi i duhur ose dieta e pershtatshme

-aktiviteti fizik i rregullt

-sporti eshte nje tjeter aspekt i rendesishem

nese e ndjen veten si person i mbyllur ne vetvete ke nevoje te ushtrosh nje sport kolektiv si psh futbolli

-sherbimi social pa interes si psh te behesh vullnetar ne nje subjekt social humaniatar,shoqate ,organizate,fondacion humanitar, etj etj

(ka dhe plot te tjera)

semundjet mendore si depresioni,skicofrenia,epilepsia,etj etj jane te perhapura shume ne kohet e sotme, arsyeja kryesore qe i shkakton eshte personaliteti i dyfishte qe mbart brenda individi i koheve moderrne

(dhe e fundit)

praktika e rregullt shpirterore eshte nje ilac qe te jep mundesine qe te arrish te kesh ballancen e duhur mendore duke eleminuar keshtu mundesine qe te krijohen brenda teje disekuilibre dhe personalitete te shumfishta
avatar
benardi

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Depresioni

Mesazh  Jetmira prej 06.09.13 12:46

Njė nga shqetėsimet psikologjike mė tė pėrhapura dhe mė tė mėdha nė botė. Tė prekurit nga kjo sėmundje janė tė shumtė nė numėr dhe sipas tė dhėnave, shanset pėr t‘u pakėsuar janė tė vogla. Mė poshtėė ne do ju njohim me tė gjitha gjėrat qė ju duhet tė dini pėr depresionin, nė mėnyrė qė ta parandaloni nė kohėn e duhur

Ēfarė ėshtė depresioni?

Depresion ėshtė term mjekėsor, qė mbulon nė gjerėsi shqetėsimet psikologjike. Depresioni mund tė jetė nė mėnyrė tė lehtė, gjė qė shkakton mėrzitje pėr sa i pėrket gjendjes shpirtėrore dhe nė mėnyrė tė pėrkeqėsuar, qė nė disa raste mund tė kėrcėnojė jetėn tuaj.

Ankthi

Njerėzit tė cilėt janė nė gjendje depresive pėrjetojnė ankth nė mėnyrė tė vazhdueshme. Ankthi vjen kur ju ndiheni tė kėrcėnuar, pa marrė parasysh nėse ėshtė e imagjinuar apo e vėrtetė. Ankthi mund tė paraqitet nė simptoma fizike si dhimbje kokė, dhimbje muskujsh, djersitje dhe marrje mendsh. Personi qė ka kėtė gjendje ankthi tė vazhdueshme e ka tė vėshtirė tė pėrqendrohet, tė qetėsohet ose tė flejė. Nė kohė afatgjatė, ankthi mund tė shkaktojė rraskapitje fizike dhe gjendje jo tė mirė shėndetėsore.

Simptomat e depresionit
Depresioni ndikon nė mėnyra tė ndryshėm te njerėz tė ndryshėm. Mund tė shkaktojė njė numėr tė madh simptomash, tė cilat mund tė jenė emocionale dhe fizike. Personat qė vuajnė nga depresioni mund tė:

ndihen gjatė gjithė kohės keq shpirtėrisht
ndihen tė pavlerė dhe tė pasigurt
gjatė gjithė kohės mendojnė pėr gjėra negative
ndihen tė dėshpėruar dhe ndiejnė zbrazėti shpirtėrore
fajėsojnė veten dhe ndihen fajtorė pėr gjėra tė paqena
kanė vėshtirėsi tė pėrqendrohen dhe tė marrin vendime
janė nė shumicėn e kohės tė zemėruar dhe tė padurueshėm pėr personat e tretė
zgjohen herėt dhe kanė probleme tė mėdha me pagjumėsinė
ka dy raste: ose hanė shumė dhe shtojnė nė peshė, ose nuk hanė dhe bėhen anoreksikė
nuk kėnaqen me asgjė
humbasin dėshirėn pėr marrėdhėniet seksuale
pinė mė shumė se zakonisht duhan, alkool dhe droga tė tjera
konsiderojnė ose kryejnė vetėvrasje
duan tė rrinė tė mbyllur nė shtėpi
shkėputen nga tė tjerėt
bėhen pesimistė
u humbasin energjitė pėr punė dhe aktivitete tė ndryshme
Ēfarė e shkakton depresionin?

Shkaqet e depresionit ndryshojnė nga njė person nė tjetrin, nuk ekziston vetėm njė shkak. Pėrvojat traumatike, si pėr shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund tė shkaktojnė depresionin. Rėnien nė depresion mund ta shkaktojė edhe humbja e njė personi tė dashur. Por nuk janė vetėm pėrvojat negative qė shkaktojnė depresionin. Pėrvojat negative ndikojnė nė depresion nėse ndjenjat tuaja pėrreth pėrvojave nuk shprehen ose shqyrtohen.

Depresioni po ashtu mund tė ketė lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi jo i mirė, mungesa e aktiviteteve dhe sėmundje tė ndryshme mund t‘ju lėnė me shenja depresive.

Pėrdorimi i shpeshtė i alkoolit ose drogės mund t‘ju shpjerė nė depresion.

Karakteristikė e rėndėsishme e depresionit ėshtė qė ushqehet vetvetiu, kėshtu qė gjithēka varet nga personi. Me fjalė tė tjera, nėse ju jeni nė depresion, bini mė tepėr nė depresion kur e kuptoni gjendjen tuaj.

Mendimet negative bėhen automatike dhe janė tė vėshtira tė pėrballohen.

Njė gjė me rėndėsi qė nuk duhet ta harroni ėshtė qė nuk ka zgjedhje tė menjėhershme pėr problemet nė jetė. Qė problemet tė zgjidhen duhet kohė, punė dhe energji. Kur jeni nė gjendje depresive ju ndoshta nuk ndiheni shumė energjikė dhe tė motivuar pėr punė. Por gjėja mė me rėndėsi ėshtė qė tė ndihmoni veten me trajtime tė ndryshme.

Duhet tė pėrpiqeni qė me forcėn tuaj tė brendshme tė thyeni fuqinė e depresionit qė ėshtė te ju. Ju duhet tė mposhtni mendimet negative dhe tė merreni me sa mė shumė aktivitete tė ndryshme konstruktive, tė cilat do tė shėrbejnė si terapia vetėshėruese mė e mirė. Mundohuni tė bėni gjėra qė ja u largojnė mendjen nga kėto mendime. Merrni pjesė nėpėr sporte tė ndryshme, kurse vallėzimi, bėni vrap dhe jepini biēikletės. Tė tilla aktivitete stimulojnė njė pjesė tė trurit qė lėshon endofrinė, lėndė e cila ju ndihmon tė ndiheni mė mirė.

Mundohuni qė ta trajtoni veten sa mė mirė tė jetė e mundur. Jeni ju personi qė duhet tė keni kontroll tė plotė mbi veten: ushqehuni sa mė mirė dhe merruni me sa mė shumė aktivitete sportive. Kini kujdes me konsumimin e duhanit ose alkoolit, kujdesuni pėr pamjen tuaj dhe njė herė nė muaj bėjini vetes njė dhuratė.

Forcė, shokė dhe ushtrime
Ju nuk do t‘i gjeni nė asnjė farmaci. Kėto tetė trajtime mund t‘ju ndihmojnė pėr tė luftuar depresionin

Nuk mund tė mbėshteteni tek antidepresivėt pėr tė larguar depresionin. Mund tė jenė 70 pėr qind efektivė, por nėse kombinohen me terapi, japin efektet e shumėpritura. Studimet e fundit tregojnė se rrugėt plotėsuese si ushtrimet, meditimi dhe terapia e vazhdueshme mund tė ndihmojnė nė ngritjen e gjendjes shpirtėrore. "Shėrimi nga depresioni ėshtė si shėrimi nga njė sėmundje e madhe dhe e rėndė", shpjegon Dr. Arun Ravindran, drejtues i programit nė "Centre for Addiction and Mental Health" nė Universitetin e Torontos. Mė poshtėė janė tetė nga kėshillat qė ju japin ekspertėt duke mėnjanuar trajtimet mjekėsore.

Piqni mish nė zgarė

Sipas studimit tė fundit tė "Finnish", pacientėt tė cilėt janė trajtuar pėr ērregullime mendore - mė shumė se gjysma e tė cilėve po marrin antidepresantė - u pėrgjigjeshin se do tė ishin mė mirė nėse do tė kishin nivel tė lartė tė vitaminės B12 nė gjak. Mishi i kuq, molusqet, salmoni dhe trofta e kanė kėtė ushqyes. Rekomandohet ngrėnia e peshkut tė paktėn njė herė nė javė.


Ecni mė kėmbė
Nėse nuk ndiheni mirė, bėni njė ecje tė gjatė nė kėmbė ose shkoni nė palestėr. Njė studim nga "Duke University" nė Durham zbulon se depresioni rikthehet te vetėm 8 pėr qind e njerėzve qė nuk kanė marrė antidepresantė, por qė kanė bėrė ushtrime pėr 90 minuta nė javė, krahasuar me 38 pėr qindėshin e atyre qė merrnin antidepresantė, por qė nuk bėnin ushtrime. "Ndėrkohė qė aktiviteti i rregullt fizik ndihmon nė luftimin e depresionit", thotė Dr. Murray Enns, njė profesor i psikiatrisė nė Universitetin e Manitobės nė Winnipeg.

Planifikoni njė drekė me njė mik

Marrėdhėniet e mira shpirtėrore janė antidepresioni mė i kėshillueshėm, thotė psikologu Bob Murray dhe psikoterapistja Alicia Fortinberry nė librin e tyre "Creating Optimism". Tė zgjidhni marrėdhėniet dhe tė rilidheni me njerėzit mund tė jenė hapa tė rėndėsishėm drejt shėrimit nga depresioni.

4. Meditoni
Fuqia e lutjes nuk ėshtė provuar shkencėrisht, por shpirtėrisht. Ajo mund tė pėrmirėsojė depresionin. Tė besosh nė natyrėn shpirtėrore sjell shumė pėrfitime. Lutja dhe meditimi mund tė ndikojnė shumė mirė nė jetėn e ēdokujt.

Diskutoni

Sipas Ravindranit, terapia e diskutimit ėshtė njė nga trajtimet mė eficente. Tė diskutosh me doktorin tėnd pėr problemet qė tė shqetėsojnė, pėr streset, ėshtė njė ēlirim i madh.


Merrni frymė thellė

Metoda e meditimit konsiston nė frymėmarrje tė thella dhe tė thjeshta, ushtrime tė jogės, tė cilat ndihmojnė nė kapėrcimin e mendimeve negative.

Ndani problemet tuaja me njė mik

Pacientėt qė marrin antidepresantė kanė mundėsi tė pėrmirėsohen nėse ata pėrdorin njė bisedė telefonike me njė mik, sipas njė raporti tė publikuar vitin e kaluar nė Journal of the American Medical Association. Njė studim australian i kohėve tė fundit ėshtė bėrė me 525 njerėz, tė cilėt vizituan njė faqe interneti pėr tė pakėsuar ankthin dhe pėr tė pasuruar informacionet mbi depresionin. Funksionon terapia virtuale? Pjesėrisht. "Njerėzit duan tė mėsojnė pėr sėmundjen e tyre pėr t‘i bėrė ballė asaj".

"Filozofia e vėshtirė"
Nėse jeni tė mėrzitur dhe kjo buron nga ndjenja qė jeta ėshtė e pakuptimtė dhe e paplotėsuar, njė kėshillim filozofik do t‘ju bėnte mirė. Kėto janė mendimet kryesore qė ēon ndėrmend ēdo person i cili preket nga depresioni. Jeta i duket e pakuptimtė, gri dhe pa asnjė zgjidhje.
avatar
Jetmira

632


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Depresioni

Mesazh  Jetmira prej 06.09.13 12:47

Unė dhe shoqėria ime

Ēka mund tė bėj unė, si mund t’i ndihmoj vetėvetės?


Karaktristikė e rėndsishme e depresionit ėshtė qė ushqehet vetėvetiu, kėshtu qė ju duhet tė jeni tė vetėdijshėm kurrė mendoni se ēka mund tė bėni ta mbijetoni ate. Me fjalė tjera ju jeni nė depresion dhe atėherė bjeni mė shumė nė depresion pse jeni nė depresion. Mendimet negative bėhen automatike dhe janė tė vėshtira tė pėrballohen. Tė jeni nė gjendje depresioni ajo vetė mund tė jetė mė shumė problem sesa vėshtėrsitė qė shkaktohen nė vend tė parė. Njė gjė me rėndsi qė nuk duhet tė harroni ėshtė qė nuk ka zgjidhje tė menjėhershme pėr problemet nė jetė. Qė problemet tė zgjedhen duhet kohė, durim, punė dhe energji.

Kur jeni nė depresion ju ndoshta nuk ndjeheni shumė energjetik dhe tė motivuar pėr punė. Por nėse keni mundėsi tė merrni pjesė aktiv nė tretmanet tuaja pėr shembull nė tretmanet qė marrin formė tė bisedės, kjo mund ta ndihmojė gjendjen tuaj. Ėshtė e nevojshme tė mundoheni ta thyeni fuqinė qė depresioni ka nė ju. Ju duhet ta theni ciklin e mendimeve negative (mendimet automatike). Kur kjo ndodhė mundohuni ta njihni dhe ta zėvendėsoni me aktivitete mė konstruktive. Mundohuni tė bėni gjėra qė ju heqin mendjen nga kėto mendime. Edhe pse ndoshta nuk ndjeheni, ta inkurajoni vetėveten tė merrni pjesė nė aktivitete fizike ėshtė shumė terapeutike.

Duke marrė pjesė nė sporte, vrapim, vallėzim, ngarje tė biēikletės e edhe ecja me shpejtėsi mund tė i stimulojė kemikalet nė tru qė quhen endofrine tė cilat mund tė ndihmojė tė ndjeheni mė mirė. Ju duhet tė bėni gjėra qė t’i pėrmisoni mėnyrat se si ndjeheni pėr vetėveten. Mundohuni qė ta trajtoni vetėn me butėsi. Ju duhet ta shikoni veten fizikisht - tė ushqeheni mirė, tė ushtroni fizikisht dhe mos ta shpėrdoroni trupin tuaj duke pirė cigare, alkohol ose duke pėrdorur droga tė tjera. Kujdesuni pėr pamjen tuaj dhe i japni vetėvetes dhurata.  
Si mund tė ju ndihmojnė familja dhe shoqėria?


Njerėzit qė janė nė depresion shpesh tėrheqen nga shoqėria dhe familja rreth tyre, nė vend se t’i pyesin ata pėr ndihmė dhe pėrkrahje. Megjithatė kjo poashtu ėshtė koha kur edhe atyre ju duhet ndihma dhe pėrkrahja juaj. Gjėja mė me rėndėsi ėshtė qė familja dhe shoqėria mund tė bėjnė ėshtė qė ta inkurajojnė personin nė depresion tė kėrkojnė tretmane pėrkatėse. Natyra e depresionit ėshtė qė ju bėnė tė ndjeheni tė gjorė, pa shpresė dhe pa vlerė, kjo e ndalon personin qė ėshtė nė depresion tė kėrkojė ndihmė. Ta pėrkrahni njė shok, njė shoqe ose tė afėrm i cili ėshtė nė depresion, ky mund tė jetė rast qė tė ndėrtoni marrėdhėnie mė tė afėrt dhe mė tė kėnaqshme.

Megjithatė kjo mund tė jetė punė e vėshtirė. Ndonjėherė mund tė jeni tė zhgėnjyer dhe pėrveē nėse kujdeseni pėr vetvetėn mund tė bini nė depresion. Njerėzve qė janė nė depresion nganjėherė mė sė shumti ju duhet dikush qė kujdeset pėr ata. Ju mund tė ju tregoni atyre qė ju kujdeseni pėr ata duke i dėgjuar ata me simpati, duke qenė tė dashur, duke e ēmuar personin apo thjeshtė duke kaluar kohė me ata. Ju mund tė ju ndihmoni atyre duke i inkurajuar ata tė flasin pėr ndjenjat e tyre dhe duke u munduar tė gjeni mėnyra se ēka mund tė bėjnė ata, ose ēka mund tė ndryshojnė qė tė mund ta pėrballojnė depresionin.

Nėse personi qė ju e pėrkrahni ėshtė shumė nė depresion ju ndoshta duhet tė merrni vendime tė vėshtira dhe sesa duhet ju tė bėni nė vend tė tyre. Nėse ata pėr shembull nuk kujdesen pėr nevojat e tyre fizike, ju duhet tė i ndihmoni atyre duke ju blerė gjėrat qė ju duhen, pregaditni ushqim dhe tė pastroni pėr ata, nėse keni mundėsi. Ose ju duheni t’i inkurajoni ata tė bėjnė kėto punė. Nuk ka pėrgjigje tė lehta pėr kėtė situatė. Do tė ju ndihmojė nėse e gjeni dikend me tė cilėt ju mund tė i diskutoni kėto dhe problemet tjera. Kur e pėrkrahni ndonjė shok/qe ose tė afėrm ju duhet tė mundoheni tė mos i fajsoni ata pėr ndjenjat e depresionit ose tė ju thuani atyre tė ’kontrollojeni veten’.

Ata me siguri e fajsojnė vetėveten kėshtu qė kritikat mund t’i bėjė ata tė ndjehen mė shumė nė depresion. Lavdatat janė mė efektive se kritikat. Ju duhet tė i pėrkujtoni ata qė ėshtė e mundshme qė situata e tyre tė pėrmisohet, por kjo duhet tė bėhet nė mėnyrė tė kujdeshme dhe tė dashur pėr tė bėrė punė. Ėshtė me rėndėsi qė ju t’i kushtoni kujdes edhe nevojave tuaja. Nėse ėshtė e mundshme mundohuni qė ti ndani pėrgjegjėsitė pėr pėrkrahje tė ndonjė shok, shoqe ose tė afėrm me sa mė shumė njerėz qė ėshtė e mundshme. Mundohuni t’i gjeni ata persona me tė cilėt ju mund ta shprehni zhgėnjimin tuaj. Mund tė ketė ndonjė grup lokal pėr njerėzit nė situatėn tuaj.  


Bashkėjetesa me pacientėt depresivė

Pacientėt depresivė janė njerėz tė sėmurė, tė cilėt nuk janė as dembelė, as histerikė e as hipokondrikė.
Pasi qė tek depresionet bėhet fjalė pėr sėmundje, tė cilat janė tė trajtueshme dhe tė shėrueshme, ėshtė e rėndėsishme qė depresivėt mundėsisht shpejt tė trajtohen nga mjeku.

Pasi qė pacientėt depresivė kanė vėshtirėsitė mė tė mėdha pėr tė marrė vendime, gjatė sėmurjes ata nuk duhet tė detyrohen pėr marrjen e vendimeve. Ata pas kalimit tė depresionit pėr kėto do tė pendoheshin prapė.

Nuk ka kurrfarė kuptimi qė depresivėt, e para sė gjithash depresivėt e rėndė gjatė sėmurjes tė dėrgohen nė kurim apo pushim, sepse ata atje edhe mė shumė do tė vetmoheshin, ashtu qė do tė kishin kohė qė tė gėrryejnė rreth fatkeqėsisė iluzore tė tyre. Kjo e zmadhon rrezikimin nga suicidi. Kjo nuk vlen pėr pacientėt pas sėmurjes sė tejkaluar

Depresivėt nuk kanė vullnet, prandaj ėshtė e pakuptim qė tė apelohet nė vullnetin e tyre. Pėrmes apeleve tė tilla gjendja mundet madje tė keqėsohet, sepse pacientėt atėherė bėhen tė vetėdijshėm, se nuk kanė vullnet, nga e cila vuajnė nė mėnyrė tė veēantė. Poashtu nuk ka kuptim nga kėta njerėz tė kėrkohet qė tė mbledhin veten ose tė nxiten pėr aktivitete tė veēanta. Ata kėtė e pėrjetojnė vetėm si mundim.
Pėr pacientėt ėshtė e rėndėsishme qė tė afėrmit e tyre t’i pėrforcojnė pėr t’i marrė rregullisht barnat dhe eventualisht duhet kėtė t’a mbikqyrin nė mėnyrė diskrete. Qė pacientėt tė kėshillohen qė tė mos marrin barnat e tyre, mund tė jetė e rrezikshme pėr jetė. Nė lidhje me kėtė ėshtė e rėndėsishme tė pėrmendet, se antidepresivėt nuk shpiejnė deri tek varėshmėria nga medikamentet.

Rreth rrezikimit nga suicidi duhet tė flitet hapur me depresivėt, sepse vetėm kėshtu mund tė krijohet njė pasqyrė rreth rrezikut tė vėrtetė. Megjithatė duhet tė mirret parasysh se tė rrezikuarit e rėndė nga suicidi tentojnė tė mbulojnė ose tė fshehin qėllimet e tyre, sepse kanė frikė se do tė pengohen nė zbatimin e tyre. Pacientėt e rrezikuar rėndė nga suicidi pėr kėtė arsye duhet tė trajtohen nė spital.

Ėshtė e rėndėsishme qė tė pranohet gjendja e depresivėve ashtu siē e pėrshkruajnė ata vetė. Nėse dėshirohet qė pacientėt depresivė tė binden, se janė mė mirė se sa qė ndjehen, kėshtu vetėm humbet besimi i tyre. Depresionet janė sėmurje tė rėnda ashtu qė pas kalimit tė depresionit ėshtė plotėsisht e drejtė qė ata tė dėrgohen nė kurime ose nė pushime. Por siē u tha, jo gjatė depresioneve, por pas depresioneve.
avatar
Jetmira

632


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Depresioni

Mesazh  Jetmira prej 06.09.13 12:49

Lidhjet mes depresionit dhe sėmundjeve tė zemrės  

Qė prej disa kohėsh, shkencėtarėt mendojnė se ka njė lidhje tė rėndėsishme mes depresionit dhe sėmundjes sė zemrės. Trajtimi standart pėr depresionin ka pėrfshirė shpesh antidepresantė dhe psikoterapi. Por njė studim i kohėve tė fundit nė Kanada, i publikuar nė Revistėn e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė, tregon se pėr disa pacientė tė sėmurė me zemėr, ilaēet mund tė jenė mė tė efektshme se sa seancat kėshilluese me psikologun ose psikiatrin.

Thuhet shpesh se, ajo qė ndodh nė tru, shpesh herė ndikon edhe nė zemėr. Njė zbulim i Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė i njė dekade mė parė, ėshtė edhe sot i vėrtetė: njerėzit me depresion kanė mė tepėr prirjen tė sėmuren. Nė fakt, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė njofton se numri i vdekjeve tė pacintėve tė moshuar qė vuajnė nga Depresioni, ėshtė 4 herė mė i madh se i atyre qė nuk janė me depresion, dhe shumica e tyre vdesin nga sėmundje tė zemrės, ose nga hemorragjia cerebrale.

65-vjeēari Edward Pietrantonio ishte me depresion kur pėsoi infarkt nė zemėr, 15 vjet mė parė: “Pėrjetova vdekjen e njė njeriu shumė tė afėrt me mua, pastaj patėm probleme familjare; gjithshka ndodhi pėrnjherėsh dhe pastaj pėsova goditje nė zemėr”. Sėmundjet e tij fizike dhe psiqike ishin tipike pėr rreth 300 pacientė, tė cilėt u pėrfshinė nė studimin kanadez.

Njėrit prej grupeve ju dhanė antidepresantė dhe tė tjerėt morėn pjesė nė sesione tė pėrjavshme tek psikiatri. “Dihet prej shumė vitesh se depresioni ėshtė shumė i pėrhapur tek pacientėt me sėmundje tė zemrės, kėshtuqė ne donim t’i bėnim njė vlerėsim tė dy trajtimeve pėr depresionin”. Doktor Francois Lesperance i Universitetit tė Montrealit thotė se rezultatet ishin tė habitshme: “Ėshtė sikurse tė pėrpiqesh tė trajtosh dy ēėshtje nė tė njėjtėn kohė. Vėshtirėsia pėr t’u pėrballur me probleme shoqėrore dhe strese dhe nė tė njėjtėn kohė tė vuash nga njė sėmundje fizike, kjo ishte njė sfidė e madhe pėr pacientėt me sėmundje zemre", - thotė mjeku. Njė grup pacientėsh morėn antidepresantin citalopram, qė njihet ndryshe si Celexa dhe Laxapro. Dr. Lesperance thotė se ky ilac u zgjodh, ngaqė ka rrezikshmėri tė ulėt pėr tė bėrė reaksion me ilace tė tjera. Ky ėshtė njė faktor i rėndėsishėm pėr pacientėt qė vuajnė nga zemra dhe qė mjekohen edhe me ilaēe tė tjera. Antidepresanti ndihmon nė lehtėsimin e depresionit, duke shtuar nivelin e substancės serotoninė nė tru. “Antidepresantėt, qė kanė efekt tek sistemi i serotoninės nė tru, i ndihmojnė pacientėt me depresion, duke pėrmirėsuar simptomat e sėmundjes”, thotė zonja Lesperanze.

Studjuesit vunė re se kur rritej niveli i serontoninės nė tru, gjendja psiqike e pacientit pėrmirėsohej. Studimi kanadez, po ashtu arriti nė pėrfundimin se pacientėt, tė cilėt shkonin rregullisht nė sesionet e pėrjavshme me mjekun psikiatėr, treguan jo mė tepėr pėrmirėsim se sa njė vizitė e shkurtėr tek mjeku, pėr njė kontroll minimal.

Doktor Lesperance thotė se studjuesit, megjithatė nuk ishin tė sigurtė pėrse pėrmirėsimi nuk ishte i ndjeshėm: “Biseda pėr kėto ēėshtje duket se ka qenė dicka e vėshtirė pėr pacientėt e sėmurė me zemėr”. Dr. Lesperance ende beson se sesionet e terapisė tek psikiatri janė tė vlefshme pėr shumė njerėz dhe se krahasimi i mėtjeshėm i efektit qė kanė tek tė sėmurėt antidepresantėt dhe format tė tjera tė terapisė psiqike, ėshtė i nevojshėm.
avatar
Jetmira

632


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Depresioni

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi