Vegjetarianet jane me te zgjuar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Luli prej 07.09.11 20:26

Vegjetarianet jane me te zgjuar

Nje studim i publikuar nga British Medical Journal cili i shqyrtoi mijera burra dhe gra gjeti se ata qe mbajne diete vegjetariane kane nje IQ pese pike me lart se ata te cilet rregullisht hane mish.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Xhemajl prej 07.09.11 20:49

luli shkruajti:Vegjetarianet jane me te zgjuar

Nje studim i publikuar nga British Medical Journal cili i shqyrtoi mijera burra dhe gra gjeti se ata qe mbajne diete vegjetariane kane nje IQ pese pike me lart se ata te cilet rregullisht hane mish.

Dhe perse??
avatar
Xhemajl

382


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  nert prej 07.09.11 21:25

Ja te te jap une nje shpjegim.
Njerezit vegjetarian ushqehen vetem me fruta dhe perime ku ne pergjithesi nuk perdorin vaj por i ziejne ushqimet. Eshte provuar se ne fruta dhe perime gjenden shume antioksidante te cilat bejne te mundur mbajtjen e qelizave sa me te reja.
Mos harroni qe qelizat e trurit nuk shumohen por vdesin. Nqs ne me ate te ushqimeve te duhura i mbajme ata sa me te reja atehere ato nuk do te vdesin shpejt
avatar
nert

145


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Lapsi prej 07.09.11 21:39

Por kjo vlen per moshen mbas 40 vjeteve kur qelizat filloj te mos riprodhohen me .Per mendimin tim njeriu qe te kete iq te larte duhet te haje gjitha llojet e ushimeve , qe te mare te gjitha ato qe i nevojiten trurit.
avatar
Lapsi

179


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Lapsi prej 07.09.11 22:10

USHQIMI OPTIMAL (4)

Yndyrat janė burimi i vetėm i energjisė sė njeriut. Por nuk janė tė gjitha yndyrat nė mėnyrė tė njėjtė tė shfrytėzueshme dhe nuk bėjnė efekte tė njėjta. Me rėndėsi ėshtė pėrmbajta e kalorive. Me rėndėsi ėshtė qė gjatė tė shpenzuarit tė tyre, tė lirohet sa ma shumė energji e tė ketė sa ma pak gazra tė dėmshme. Yndyrat janė hidrokarbure, ku karboni ėshtė nė lidhje me hidrogjenin dhe me njė sasi tė oksigjenit.







PĖRDORIMI I DIETĖS OPTIMALE NĖ JETĖN E PĖRDITSHME

Para se tė fillojė pėrdorimi i ushqimit optimal duhet tė respektohen dy rregulla.

Sė pari, duhet menjėherė tė ndėrpritet principi i vjetėr i tė ushqyerit: duhet menjėherė tė ndėrpriten karbohidratet dhe tė fillohet me yndyrat shtazore. Pėr t’iu pėrshtatur ushqimit tė ri lypset njė kohė rreth njė muaj tek tė rinjtė ose tė shėndoshėt, kurse tek tė sėmurėt ose tek pleqtė pėrshtatja zgjat deri nė tre muaj.

Sė dyti nėse shkojmė nė pushim ose nė vizitė diku, nuk bėn t’i ndryshojmė rregullat tona sipas tė tjerėve, por mundėsisht duhet t’i pėrmbahemi disiplinės sonė.



KUR DHE SA DUHET TĖ HAMĖ

Mė sė miri ėshtė tė mos hamė ushqime tjera nė mes mėngjesit, drekės dhe darkės.

Mėngjesi duhet tė hahet mė sė shumti me yndyrė, ashtu qė tė jemi tė ngopur pėr tėrė ditėn, si p.sh. me vezė tė ziera ose tė fėrguara, tėlyen lope (gjalpė) ose kajmak 35% me yndyrė.

Mėngjesi hahet nė orėn 8.00. Dreka diku ka ora 16.00, e po qe se jemi pak tė uritur edhe nė orėn 21 - 22. Kaq vonė mund tė pėrdorim diēka me karbohidrate, por mė mirė ėshtė tė mos hamė fare kaq vonė.

Nėse mėngjesi nuk na hahet, bėn ta hamė vetėm drekėn nė ora 12.00 dhe darkėn diku ka ora 18 - 20.



ĒFARĖ DUHET TĖ HAMĖ

Duhet tė hamė kryesisht prodhime shtazore, si dhe ato produkte qė kanė sasi tė madhe tė yndyrės; proporcioni 2.5 me 1 gram albumina.

1. Ushqimi mė i rėndėsishėm ėshtė veja e pulės, sidomos tė kuqėt e vezės i cili ėshtė shumė i pasur me materie ushqyese. Tė kuqėt e vezės pėrmban nė vete vlera biologjike tė yndyrės, e pėrmban edhe aminoacidin cholin i cili ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr organizmin e njeriut.

2. Grupi i dytė i ushqimit janė prodhimet e qumėshtit: kajmaku, yndyra, gjalpi, gjiza, djathi etj.; mundėsisht tė jenė sa mė tė pasura me yndyrė: prej 30% deri nė 80%.

3. Nė grupin e fundit bėjnė pjesė llojet e mishrave. Organet e brendshme shtazore janė mė tė lehta pėr tretje dhe shumė tė pasura me vitamina. Mos tė harrohet se mishi pėrmban sasi tė madhe tė albuminave, por nuk ėshtė mirė tė hamė shumė albumina, sepse ato shndėrrohen nė yndyrė, e nuk ėshtė mirė ta ngarkojmė organizmin shumė me yndyra. Albuminat janė tė mjaftueshme prej 50 - 80 gramė nė ditė; nėse kjo sasi teprohet, ėshtė e rrezikshme pėr veshkat dhe pėr mėlēinė e zezė.



Ēfarė ndodh nėse njeriu nė organizmin e tij futė shumė albumina?

Ata tė cilėt hanė 120 - 150 gramė albumina nė ditė, duhet ta kenė parasysh se kjo ėshtė e tepėrt pėr organizmin dhe e rrezikshme, sepse albuminat kanė pėrbėrje tė pėrbashkėt me azotin. Albuminat e tepėrta, sė bashku me azotin, trupit ia humbin sė tepėrmi hidrogjenin, kurse ky element ėshtė lėndė djegėse e rėndėsishme. Pėr ēdo nxjerrje tė atomit azotik duhet trupi t’i shndėrrojė nė amoniak 3 atome hidrogjeni, kurse 2 atome hidrogjeni nxirren nė ure. Urea dhe amoniaku e mundojnė veshkėn dhe mėlēinė e zezė.

Principi i shėndoshė ėshtė qė organizmit mos t’i ēojmė materie tė panevojshme, sepse po qe se nuk harxhohen duke u shndėrruar nė energji, ato mbesin nė trupin e njeriut si mbeturina.

Njeriut tė shėndoshė do t’i mjaftonin edhe 50 gramė albumina, nėse janė me prejardhje shtazore, prandaj nuk ėshtė fare mirė tė teprohet me albuminat, sikurse as me karbohidrate.

Trupi ka nevojė pėr njė sasi tė kufizuar karbohidratesh. Nėse kėto nuk i marrim me ushqim, atėherė organizmi do tė detyrohet t’i prodhojė vetė ato pėrmes albuminave. Karbohidratet gjenden nė patate, bukė, oriz, pemė etj.

Duhet ta dimė se pemėt dhe perimet pėrmbajnė diēka mė pak karbohidrate nė vete sesa drithėrat e ėmbėlsirat. Pemėt dhe perimet nė dietėn optimale nuk janė aq tė preferuara, sepse vlerat ushqyese i plotėson prodhimi i shtazėve. Pemėt dhe perimet nėse teprohen nė tė ushqyer, ato e ngarkojnė organizmin vetėm pėr sė koti.

Principi i ushqimit optimal ėshtė qė sa mė shumė tė kursehet puna e panevojshme nė organizmin tonė, prandaj mos tė pėrdorim tepėr albumina, e sidomos karbohidrate.





YNDYRA E SHTAZĖVE: PRODHIMI-BAZĖ I USHQIMIT OPTIMAL

Yndyrat janė burimi i vetėm i energjisė sė njeriut. Por nuk janė tė gjitha yndyrat nė mėnyrė tė njėjtė tė shfrytėzueshme dhe nuk bėjnė efekte tė njėjta. Me rėndėsi ėshtė pėrmbajta e kalorive. Me rėndėsi ėshtė qė gjatė tė shpenzuarit tė tyre, tė lirohet sa ma shumė energji e tė ketė sa ma pak gazra tė dėmshme. Yndyrat janė hidrokarbure, ku karboni ėshtė nė lidhje me hidrogjenin dhe me njė sasi tė oksigjenit.

Mė sė miri ėshtė pėr organizmin e njeriut qė yndyra tė ketė sa ma shumė atome tė hidrogjenit, dhe mundėsisht sa ma pak atome tė karbonit. Vetėm produktet biologjike mund t’i kenė kėto vlera.

Dihet dhe ėshtė e njohur se ēfarė fuqie liron hidrogjeni (ai fut nė lėvizje raketėn kozmike me djegien e ujit tė pastėr). Kurse lokomotivėn e trenit e shtynė nė lėvizje karboni, ku rezultati i djegies liron helmin e dyoksid karbonit. Djegia e benzinės tek makinat e ndot ambientin jetėsor, e tek njeriu prania e karbonit e helmon organizmin.

Energjinė qė e harxhon trupi i njeriut vjen nga djegia e hidrogjenit. Karboni ėshtė burim i panevojshėm energjetik pėr trupin e njeriut.

Njė krahasim: 1 gram hidrogjen digjet me 8 gramė oksigjen, liron fuqinė 34,3 kilokalori (kcal).

Dhe 1 gram karbon digjet me 2,6 gramė oksigjen, liron 7,8 kcal; shih, pra, se ē’dallim i madh ėshtė ky.

Yndyrat e shtazės konsiderohen si tė ngopura me oksigjen. Kur tė bėhet djegia e yndyrės nė organizėm tė njeriut lirohet edhe nxehtėsi. Kjo energji na shėrben si lėndė djegėse pėr procesin jetėsor dhe pėr t’na vėnė nė lėvizje. Nxehtėsia ndihmon qė tė ruhet temperatura konstante dhe normale. Energjia pėrbėhet prej hidrogjenit dhe nxehtėsia prej karbonit.

Gjatė ftohjes sė trupit, organizmi mund tė marrė energji nga nxehtėsia, por nuk mund tė ndodhė e kundėrta.

Kur ushqehemi me yndyrat shtazore, me njė pėrbėrje tė lartė tė hidrogjenit, energjia mund tė shndėrrohet nė nxehtėsi; nėse ne hamė yndyra bimore, organizmi ka pak mundėsi pėr tė manovruar.

Mė sė miri ėshtė qė tė hamė yndyrė e cila na jep mė shumė energji dhe mė pak mbeturina. Yndyrat shtazore jo vetėm se kanė shumė energji, por kanė edhe vlerė mė tė lart biologjike, ku nė vete e pėrmbajnė tėrė kompleksin e enzimave, vitaminave, mineraleve si dhe shumė vlera tjera biologjike pėr djegien e energjisė sonė. Vetėm yndyrat shtazore i posedojnė tė gjitha substancat optimale me njė marrėdhėnie optimale. Ky lloj i ushqimit jo vetėm se na jep nxehtėsi dhe energji, por i plotėson kėrkesat mė tė rėndėsishme tė zhvillimit trupor. Nėse hamė diēka tė yndyrshme, p.sh. kajmak, tėlyen, vezė ose diēka shumė tė yndyrshme, por shtazore, atėherė nė organizėm e kemi “lėndėn djegėse” edhe” stufėn” nė tė njėjtėn kohė, kurse nėse hamė margarinė ose diēka tjetėr bimore, e shfrytėzojmė vetėm “lėndėn djegėse” dhe atė shumė tė dobėt. Prandaj djegia e yndyrave shtazore bėhet lehtė dhe lirohet mjaft energji.

Yndyrat qė pėrdorim sot me ushqimin e zakonshėm, e ngritin nivelin e kolesterinės nė gjak dhe zvogėlojnė shfrytėzimin e energjisė sė pastėr nė organizmin tonė. Trupi e zvogėlon djegien e sheqernave dhe e fuqizon shndėrrimin e triglicerinės nė kolesterinė. Nėse trupi nuk ka nevojė ta djegė sheqerin, sepse ka burim mė tė mirė tė energjisė (yndyrat shtazore), atė do ta shndėrrojė nė triglicerinė dhe kolesterinė.

Nuk ėshtė e saktė ajo qė thuhet se njeriu trashet nėse han yndyrė; yndyrat nuk rezervohen nėse nė tė njėjtėn kohė nuk hamė ushqime tė pasura me sheqerna ose karbohidrate.

Yndyra kurrė nuk shndėrrohet nė yndyrė, por albuminat, dhe karbohidratet shndėrrohen gjithmonė nė yndyrė. Sa herė tė hamė ushqim tė pasur me karbohidrate, ėshtė shumė mė keq sesa tė hamė yndyra. Albuminat dhe karbohidratet patjetėr duhet tė shndėrrohen nė yndyrė, sepse yndyra ėshtė ajo e cila e bėn djegien e energjisė pėr organizmin tonė, vetėm energjia ėshtė ajo e cila na mban nė jetė – tė fortė dhe aktiv.

Yndyrat deponohen vetėm kur pėrdoren karbohidratet. Gjatė tė ushqyerit me sasi tė madhe yndyrash, por nė principin e dietės optimale – nuk ndodh rezervimi i yndyrės, bėhet djegia e lehtė e saj dhe njeriu nuk trashet, sepse yndyrat e rezervuara shndėrrohen nė energji. Njeriu han shumė yndyra dhe e humb peshėn.



Produktet shtazore tė cilat pėrmbajnė nė vete yndyra tė mjaftueshme:

Vlerėn mė tė madhe ushqyese e ka tė kuqtė e vesė. Vlerat biologjike tė vezės 30% kanė ndikim nė ushqimin e njeriut. Veza e zė vendin mė tė rėndėsishėm nė ushqimin optimal. Shumė tė mira janė edhe yndyrat e eshtrave. Prodhimet qumėshtore kanė vlera tė rėndėsishme sidomos ato qė kanė sasi tė madhe tė yndyrės, si djathi, gjiza, kajmaku, gjalpi dhe tėlyeni.

Yndyra tė dorės sė dytė janė yndyrat e bimėve; ato nė krahasim me yndyrat shtazore konsiderohen si jo tė pėrshtatshme pėr njeriun. Yndyrat e bimėve nuk kanė pėrbėrje tė hidrogjenit. Sa ma pak hidrogjen qė ka yndyra, aq mė e keqe ėshtė. Hidrogjeni ėshtė energji e pastėr, e lirė e fortė.

Margarina (gjalpi bimor) ka tretje tė ngadalshme dhe tė dobėt. Yndyrat e bimės nė organizmin e njeriut oksidohen, nė lidhjet e dyfishta takohet me oksigjenin. Pasojė ėshtė lidhja e oksideve, peroksideve, hiperoksideve; domethėnė: me paraqitjen e hidrogjenit peroksid nė trupin e njeriut, sė bashku me oksigjenin, ai mbyt gjithēka qė jeton nė organizėm. Nė indet tė ndryshme bėn kalljen, duke i dėmtuar ato njėrėn pas tjetrės.

Ekziston njė mbrojtje e vitaminės A, por pėr ta fituar kėtė vitaminė duhet ngrėnė nė ditė: 6 tė kuq tė vesė ose 150 gramė gjalpė, e kjo ėshtė ngarkesė e panevojshme pėr organizmin.



ALBUMINA ĖSHTĖ JETĖ

Edhe albuminat e shtazės dallojnė njėra prej tjetrės. Ushqimet jo-biologjike kane vlera energjetike mė tė dobėta. Albumina dhe proteina e vezės biologjike ėshtė shumė e shėndoshė. Vezėn, tė njomė, nuk ėshtė mirė ta pimė ose ta hamė, shkaku i baktereve salmanele; nėse e lypė nevoja mund ta pėrdorim tė njomė nė maksimum njė vezė. Vezėt si ushqim mund t’i hamė 3 - 5 nė ditė. Albuminat gjenden nė prodhimet e mishrave dhe tė atyre qumėshtore. Njė prej vlerave mė ushqyese janė organet e brendshme tė shtazėve dhe tėlyeni i qumėshtit.

Qumėshtin nuk bėn ta pimė shumė, sepse pėrmban sheqerna, laktozė, mund ta pimė njė gotė nė ditė. Pėr ushqimin optimal mė sė miri ėshtė ta pėrdorim qumėshtin qė ka sasi tė madhe tė yndyrės.

Mishi ėshtė njė produkt qė nuk bėnė tė teprohet, sepse len pasoja tė mėdha. Proteinat dhe albuminat luajnė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin e muskujve, por nuk do tė thotė se zhvillimit muskulor i duhet patjetėr njė sasi e madhe e albuminave ose e proteinave. Mishi qė nuk ėshtė i pjekur mirė, nuk preferohet tė hahet, ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin. Mishi i pulės ėshtė mė i dobėt se mishi i viēit apo i deles. Mishi i peshkut nuk ėshtė i preferuar pėr ushqimin optimal, sepse ky mish pėrmban nė vete shumė ujė dhe mbeturina.

avatar
Lapsi

179


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Xhemajl prej 07.09.11 22:18

nert shkruajti:Ja te te jap une nje shpjegim.
Njerezit vegjetarian ushqehen vetem me fruta dhe perime ku ne pergjithesi nuk perdorin vaj por i ziejne ushqimet. Eshte provuar se ne fruta dhe perime gjenden shume antioksidante te cilat bejne te mundur mbajtjen e qelizave sa me te reja.
Mos harroni qe qelizat e trurit nuk shumohen por vdesin. Nqs ne me ate te ushqimeve te duhura i mbajme ata sa me te reja atehere ato nuk do te vdesin shpejt
Ne rregull me duket nje spjegim i arsyshem, sepse edhe une mirrem me kto gjera,, dhe besoj te jete ashtu,, mirpo nuk dmth qe vetem njerzit vegjetarian, te mund te ushqehen me fruta, dhe perime,, sepse qdo njeri si do qe te jete mund te ushqehet ne mas te kufizuar me pem dhe perime..
avatar
Xhemajl

382


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  nitty prej 07.09.11 22:37

Pse gjithė kėto llafe pėr njė gjė e cila dyshohet a e pėrfshinė gjithė njerėzimin?!

Tash ky studim rezultoi tė jetė i saktė nė Britani,po Gjermanėt,Spanjollėt,Rusėt,Kinezėt,Shqiptarėt tek kėta popuj nuk ėshtė bėrė ky ekspreimnet pra kėto janė veti tė Britanikėve dhe tė asnjė populli tjetėr.

Njerėzit nė botė kanė zakone tė ndryshme siē kanė dhe mėnyrėn e tė ushyqerit,prandaj nėse vegjetrianėt tek Britnaikėt janė mė tė menēur,s'do tė thotė qė kėshtu ndodh kudo nė botė ku ka njerėz?!
avatar
nitty

243


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  nert prej 07.09.11 22:49

Ku e ke gjetur kete material i cili eshte i gjithi i rreme
[quote="lapsi"]

Yndyrat janė burimi i vetėm i energjisė sė njeriut.

Ke edhe proteinat dhe karbohidaratet, ku karbohidratet duhet te konsumohen me shume, ane dhe me te asimilueshme se yndyrnat madje dhe proteinat



duhet menjėherė tė ndėrpriten karbohidratet dhe tė fillohet me yndyrat shtazore.

Ku e ke pare e degjuar kete, aq me keq shtazoret ku cdo industri ushqimore po mundohen ti eliminojne ne maksimum keto,


Mėngjesi duhet tė hahet mė sė shumti me yndyrė, ashtu qė tė jemi tė ngopur pėr tėrė ditėn, si p.sh. me vezė tė ziera ose tė fėrguara, tėlyen lope (gjalpė) ose kajmak 35% me yndyrė.

Ku e gjete yndyren te veza e ziere ec mo te skuqura , po te e ziera???


1. Ushqimi mė i rėndėsishėm ėshtė veja e pulės, sidomos tė kuqėt e vezės i cili ėshtė shumė i pasur me materie ushqyese. Tė kuqėt e vezės pėrmban nė vete vlera biologjike tė yndyrės, e pėrmban edhe aminoacidin cholin i cili ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr organizmin e njeriut.

A ka mundesi qe veza te konsumohet te pakten 2-3 here ne jave pasi permbak kolesterol te demshem dhe albumine ne sasi te medha

2. Grupi i dytė i ushqimit janė prodhimet e qumėshtit: kajmaku, yndyra, gjalpi, gjiza, djathi etj.; mundėsisht tė jenė sa mė tė pasura me yndyrė: prej 30% deri nė 80%.

Te cili nga bulmete duhet ta kete % yndyre, rekomondahet djathi per kalciumin, proteinat por jo per yndyren

3. Nė grupin e fundit bėjnė pjesė llojet e mishrave. Organet e brendshme shtazore janė mė tė lehta pėr tretje dhe shumė tė pasura me vitamina. Mos tė harrohet se mishi pėrmban sasi tė madhe tė albuminave, por nuk ėshtė mirė tė hamė shumė albumina, sepse ato shndėrrohen nė yndyrė, e nuk ėshtė mirė ta ngarkojmė organizmin shumė me yndyra. Albuminat janė tė mjaftueshme prej 50 - 80 gramė nė ditė; nėse kjo sasi teprohet, ėshtė e rrezikshme pėr veshkat dhe pėr mėlēinė e zezė.


Ku ma gjetet albuminen te mishi e para, e dyta me ngrene kete sasi albumine e shkreta veshke ku shkon, mos duhet te jete mg ajo???



Trupi ka nevojė pėr njė sasi tė kufizuar karbohidratesh. Nėse kėto nuk i marrim me ushqim, atėherė organizmi do tė detyrohet t’i prodhojė vetė ato pėrmes albuminave. Karbohidratet gjenden nė patate, bukė, oriz, pemė etj.

A ma jep pak dhe mua ate reksionin e kalimit nga albumina ne karbohidrate ????

Margarina (gjalpi bimor) ka tretje tė ngadalshme dhe te dobet.

Ku e ke pare kete ti, a e di se yndyrnat shtazore jane yndyrna te pangopura (me me pak h)

Mishi i peshkut nuk ėshtė i preferuar pėr ushqimin optimal, sepse ky mish pėrmban nė vete shumė ujė dhe mbeturina.

A e di se eshte me i rekomanduar mishi i peshkut, pasi asimilohet me shpejt, te ndihmon ne kujtese, dhe permban omega3, nqs se ke degjuar quhet kolesteroli i mire???


Po te doni te vetvriteni perdoreni kete diete (vetem po deshet te jetoni ne Antarktide po mund ta ndiqni)


Ps: mos merrni inf nga interneti dhe beni copy paste kur se dini se cfare ka dhe ne eshte e vertet ajo gje .

[/b][b]
avatar
nert

145


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  maqomaqo3 prej 07.09.11 23:28

seshte fare e vertet sepse ne shume dokumetare serioze thuhet se nese nuk mer kalori dhe proteina nga mishi truri e ngadaleson punen .njerezit qe luajne shah ushqehen mire perpara se te luajne .
avatar
maqomaqo3

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Nikolaos prej 07.09.11 23:30

luli shkruajti:Vegjetarianet jane me te zgjuar

Nje studim i publikuar nga British Medical Journal cili i shqyrtoi mijera burra dhe gra gjeti se ata qe mbajne diete vegjetariane kane nje IQ pese pike me lart se ata te cilet rregullisht hane mish.

S'ka lidhje fare. Zgjuarsia varet nga data e lindjes. Ndikimi i Merkurit kryesisht. Ai kontrollon dhe drejton trurin dhe mendjen.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Luli prej 07.09.11 23:36

Nuk them qe eshte determinate per zgjuarsi por ka nje lloj ndikimi...
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Lapsi prej 08.09.11 0:34

e kam gjetur tek www.sa-ra.ch
avatar
Lapsi

179


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Lapsi prej 08.09.11 0:38

mendova se ishte nje adrese serioze pasi i ka bere reklame edhe ketij forumi
avatar
Lapsi

179


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Lapsi prej 08.09.11 0:46

Thjesht doja ti jepja nje kontribut ketij forumi . Me falni per gabimet.
avatar
Lapsi

179


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Lapsi prej 08.09.11 0:50

Thjesht doja ti jepja nje kontribut ketij forumi . Me falni per gabimet.Pasi e lexova me kujdes pash qe kishe te drejt ,por ngaqe i besoja asaj faqe nuk e lexova fare dhe e postova ketu.
avatar
Lapsi

179


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Gon! prej 08.09.11 8:26

Tė pėrgėzoj pėr mirėsjelljen, dėshirėn humane dhe sinqeritetin qė ke Lapsi. Kėshtu duhet tė jetė njeriu i vėrtet. Nėse gabon, nuk ngurron, ai kėrkon falje dhe e pranon gabin qė ka bėrė.
avatar
Gon!

604


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  nert prej 08.09.11 17:18

lapsi shkruajti:Thjesht doja ti jepja nje kontribut ketij forumi . Me falni per gabimet.Pasi e lexova me kujdes pash qe kishe te drejt ,por ngaqe i besoja asaj faqe nuk e lexova fare dhe e postova ketu.

Te me falesh dhe mua per tonin e zerit (fjaleve), por kur e pashe si material su permbajtja dot, pasi ishte i gjithe falsitet. Se kuptoj se kush dhe si mund ta kene publikuar ate vec ne mos qofte ndonje fermer???

avatar
nert

145


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Cimi Elezi prej 08.09.11 21:13

lapsi shkruajti: Mishi i peshkut nuk ėshtė i preferuar pėr ushqimin optimal, sepse ky mish pėrmban nė vete shumė ujė dhe mbeturina.
Nga te gjithe llojet e mishrave peshku eshte me i vecanti.Organizmi yne e tret me shpejt,qoft edhe idhjamur yndyrnat e peshkut nuk te shendoshin.Une vet e konsumoj 2,3 here ne jave,raste te radha 1 here ne jave.
avatar
Cimi Elezi

345


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  nert prej 08.09.11 21:38

maqomaqo3 shkruajti:seshte fare e vertet sepse ne shume dokumetare serioze thuhet se nese nuk mer kalori dhe proteina nga mishi truri e ngadaleson punen .njerezit qe luajne shah ushqehen mire perpara se te luajne .


Trurit i duhen karbohidrate (sheqerna ) qe te punoje me mire, dhe jo proteina.
avatar
nert

145


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Xhemajl prej 08.09.11 21:48

nert shkruajti:

Trurit i duhen karbohidrate (sheqerna ) qe te punoje me mire, dhe jo proteina.
Eshte e vertet kjo Nert,,,

Maqo, proteinat jane per funksionimin me te mir te muskujve, ndersa per trurin jane karbohidratet..
avatar
Xhemajl

382


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  nert prej 08.09.11 22:15

xhemajl shkruajti:
nert shkruajti:Ja te te jap une nje shpjegim.
Njerezit vegjetarian ushqehen vetem me fruta dhe perime ku ne pergjithesi nuk perdorin vaj por i ziejne ushqimet. Eshte provuar se ne fruta dhe perime gjenden shume antioksidante te cilat bejne te mundur mbajtjen e qelizave sa me te reja.
Mos harroni qe qelizat e trurit nuk shumohen por vdesin. Nqs ne me ate te ushqimeve te duhura i mbajme ata sa me te reja atehere ato nuk do te vdesin shpejt
Ne rregull me duket nje spjegim i arsyshem, sepse edhe une mirrem me kto gjera,, dhe besoj te jete ashtu,, mirpo nuk dmth qe vetem njerzit vegjetarian, te mund te ushqehen me fruta, dhe perime,, sepse qdo njeri si do qe te jete mund te ushqehet ne mas te kufizuar me pem dhe perime..

Po te drejte ke ne kete qe ke shkruar po te mos harrojme qe dieta e nje vegjetariani duhet ti marre ato 2000 ckal /dite dhe per ti mar duhet te furnizohen vetem me fruta dhe perime, duke eliminuar yndyrnat e shumta dhe te demshme shtazore, te cilat dihet sesa ndikojne per keq ne organizem, te mos harrojme se mishi nuk duhet te konsumohet ne sasira te medhaja.
Mgjs dhe ndoshta mund te ndikoje ne inteligjence dieta vegjetariane per mua nuk eshte e pershtatshme , pasi trupi i njeriut duhet te furnizohet dhe me proteinat te cila nuk mund ti sintetizoje vet por duhet ti marre te gatshme nga ushqimet kryesisht mishi.
avatar
nert

145


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  nert prej 08.09.11 22:34

Pasi e lexova materialin e publikuar ne lidhje me temen, lexova se femijet qe kane nje IQ te larte inteligjence priren qe kur te rriten te jene vegjetarian, jo se behen me te zgjuar duke ndjekur nje diete vegjetariane
avatar
nert

145


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Luli prej 23.10.11 0:42

Mishngrėnės VS Vegjetarianė, tė jesh apo tė mos jesh



Ndonėse ata mbeten pakicė nė tendencėn e tyre sėrish ekzistojnė dhe janė shumė tė vendosur pėr tė qenė vegjetarianė. Madje ata pėrdorin tė gjitha argumentet se pse janė kundėr mishit dhe produkteve shtazore.

Nė fakt nė vendin tonė asnjė institucion shtetėror nuk ka bėrė qoftė edhe njė studim tė vetėm nė lidhej me kėtė kategori njerėzish edhe pse ata janė prezent ashtu si edhe nė vendet e tjera. Nė lidhje me njerėzit vegjetarianė flasin vetė njerėz tė kėsaj rryme, dietologia klinike, Blerina Bombaj dhe psikologė.

Duhet apo nuk duhet tė jesh vegjetarian dhe a duhet tė ketė ndikim mėnyra e kėsaj ushqyerje edhe tek fėmijėt…?

Dikur hante mish si gjithė tė tjerėt por sot nuk ulet nė njė tavolinė qė ka mish. Qė nė vitin ’97 ka vendosur tė mos konsumojė mish, por tė jetė vegjetarian. Ky vendim i Genci Muēollarit erdhi nė mėnyrė graduale kur informacioni qė kishte marrė nė lidhje me tė kėqijat qė tė vijnė nga konsumi i mishit ishte i bollshėm pėr t’i thėnė “stop” mishit dhe pėr tu bėrė vegjetarian. Nė fakt Genci pohon se ushtron edhe joga.

Por lind pyetja a ka ndikuar ai nė familjen e tij pėr tė qenė edhe pjesėtarėt e familjes vegjetarianė. “Unė kam bashkėshorten dhe vajzėn time tė vogėl Ėmbla. Unė nuk kam ndikuar qė ato tė jenė vegjetariane si unė, por pėr shkak tė informacionit qė ka marrė bashkėshortja kemi vendosur tė jemi tė gjithė vegjetarianė.

Duhet tė dini se ky vendim ėshtė pėr faktin se konsumi i mishit sjell shumė pasoja negative pėr shėndetin sepse mishngrėnėsit kanė mė shumė sėmundje dhe vdesin mė shpejt dhe kjo sipas tė dhėnave shkencore”,- pohon Genci Muēollari.

Dietologia klinike, Blerina Bombaj thotė se tė jesh vegjetarian ka edhe pasoja negative, madje ajo ėshtė kundėr faktit se fėmijėt duhet tė jenė vegjetarianė. “Duhet tė theksoj se pėr fėmijėt e vegjėl ėshtė jo vetėm e pakėshillueshme tė jenė vegjetarianė aq mė tepėr veganet (ata qė nuk pėrdorin as vezėn, qumėshtin dhe nėnproduktet e tij), por ėshtė thuajse e pamundur.

Fėmijėt tė cilėt janė mbi 1 vjeē sipas saj duhet tė fillohet tu jepet mishi i kuq nė tė kundėrt ata bėhen anemikė”, pohon Blerina Bombaj. Sipas saj tė jesh vegjetarian ėshtė njė zgjedhje personale dhe fėmijėt para se tė bėhen tė rritur nuk duhet t’iu thuhet nėse duan apo jo tė jenė vegjetarianė, sepse ėshtė zgjedhje personale e njerėzve.

Mė tej ajo shpjegon se vegjetarianėt janė njė pakicė edhe nė botė kurrė nuk kanė mundur tė kthehen nė tendencė. Njerėzit kanė nevojė tė ushqehen me mish edhe nga pikėpamja tipologjike e tyre. Sipas dietologes sigurisht qė studimet tregojnė se tė jesh vegjetarian ka edhe anė pozitive si fakti qė kjo kategori bėn mė pak sėmundje kardiovaskulare apo tumorale, por kurrsesi nuk duhet tė thuhet se mishi duhet mėnjanuar.

Kjo sipas dietologes sepse produktet shtazore janė superiore sa i takon vlerave ushqyese krahasur me produktet bimore. Vetėm soja mund tė llogaritet me vlera tė krahasueshme me ato shtazoret. Duhet tė theksojmė se asnjė fe nuk e ka si rregull moskonsumin e mishit madje as budistėt kėta tė fundit e konsumojnė, por thjesht nuk i therin vetė. “Mendoj se edhe me disa tė meta qė kanė produktet shtazore ato mbeten me vlera tė larta kuptohet kur ato janė natyrale”, pohon Blerina Bombaj.


Psikologia: Tė qenurit vegjetarian ka lidhje me psikologjinė e personit



Edukimi i fėmijėve pėr tė ngrėnė nė mėnyrė tė shėndetshme ėshtė padyshim i rėndėsishėm, por shmangia krejtėsisht e njė ushqimi si mishi, mund tė ngadalėsojė mirėrritjen dhe pėrfitimin e proteinave tė nevojshme pėr trupin e tyre.

Por tė qenit vegjetarian ose jo ka lidhje tė drejtpėrdrejtė edhe me efektet psikologjike tė personave sidomos tė fėmijėve. “Nėse njė fėmijė do tė shikonte ndonjė kafshė duke u therur dhe pasi tė gatuhej ti thuhej se ai ėshtė mishi i viēit qė u ther zor se do ta hante. Pra kjo ka edhe efekt psikologjik”, pohon psikologia Ilisa Polena.

Sipas saj numri i familjeve vegjetariane nuk ėshtė shumė i lartė nė Shqipėri, por ajo beson se do tė rritet pasi nė vend ka hyrė njė kulturė e re e tė ushqyerit. Ajo pohon se studimet e fundit tregojnė se si fėmijėt e nėnave vegjetariane, tė privuar nga proteinat shtazore, lindin mė tė vegjėl dhe rriten mė ngadalė, njė efekt qė mund tė kthehet nė problem tė vazhdueshėm pėr jetėn e tyre tė mėvonshme.

Nė rast se mjekėve u duhet t’i kthejnė kėta fėmijė me njė organizėm normal, atyre u duhet qė pėr dy vjet, tė hanė njė sasi tė kufizuar mishi nė ditė, qė tė kthehen nė njerėz mė energjikė dhe aktivė. Ushqimet me origjinė shtazore pėrmbajnė disa substanca ushqyese qė nuk gjenden tek asnjė produkt tjetėr ushqimor.


ISHP: Nuk kemi asnjė studim pėr vegjetarianėt



Ndonėse ata pėrbėjnė njė kategori njerėzish dhe gjenden nė vendin tonė askush nuk ėshtė marrė me ata. Nuk dihet fare se sa pėr qind e popullsisė janė vegjetariane nė Shqipėri dhe aq mė tepėr tė ketė studime pėr ta.

“Mė vjen keq, por nuk mund tė them asgjė nė lidhje me vegjetarianėt, sepse nuk kemi asnjė tė dhėnė dhe aq mė tepėr tė flasim nėse ėshtė mirė apo keq tė jesh vegjetarian”, pohon specialistja e Institutit tė Shėndetit Publik, Danjela Nika. Ndėrsa kreu i kėtij dikasteri, Enver Roshi mungesėn totale tė studimeve nė lidhje me vegjetarianėt e shpjegon me faktin se institucioni qė drejton ėshtė marrė mė gjėra mė tė rėndėsishme dhe ende nuk i ka ardhur radha vegjetarianėve.


Historia e dietės vegjetariane


Qė nga fillimet e historisė sė shkruar, gjejmė se dieta vegjetariane konsiderohej si dieta natyrore pėr njerėzimin. Grekėt e hershėm, Egjiptianėt, dhe hebrejtė i pėrshkruanin qeniet njerėzore si frutėngrėnės.

Priftėrinjtė e menēur tė Egjiptit nuk hanin kurrė mish. Shumė filozofė tė mėdhenj Grekė-duke pėrfshirė Platonin, Sokratin, dhe Pitagorėn- ishin mbrojtės tė fuqishėm tė dietės vegjetariane.

Qytetėrimi i madh i Indianėve Inkas bazohej nė njė dietė vegjetariane. Nė Indi, Buda i nxiti dishepujt e tij qė tė mos hanin mish. Shenjtorėt Taoistė ishin vegjetarianė. Edhe krishterėt dhe hebrejtė e hershėm ishin gjithashtu vegjetarianė.

Bibla e shpreh qartė: “Dhe Perėndia tha, ‘Dėgjoni, unė ju kam dhėnė ēdo farė qė lėshon bimė, e cila gjendet mbi sipėrfaqen e tokės dhe ēdo pemė, nė tė cilat ka fruta; pėr ju, ato do tė jenė si mishi.’ (Zanafilla 1 : 29).” Dhe mė tej Bibla e ndalon ngrėnien e mishit; “Por mishin e gjallė dhe gjakun, ju nuk duhet t’i hani. (Zanafilla 9 : 4). Pali, njė nga dishepujt mė tė mėdhenj tė Jezusit, shkroi nė letrėn e tij pėr Romakėt, “Ėshtė mirė tė mos hani mish… (Romakėt 14 : 21).” Kohėt e fundit historianėt kanė zbuluar tekste tė hershme tė ngjashme me Dhiatėn e Re qė pėrshkruajnė jetėn dhe ligjėratat e Jezusit.

Nė njė nga kėto shkrime Jezusi thotė: “Dhe mishi i kafshės sė therur nė trupin e njeriut, do tė bėhet varri i tij. Sepse unė me tė vėrtetė ju them, ai qė vret, vret vetveten, dhe kushdo qė ha mishin e kafshėve tė therura, ha trupin e vdekjes. (Essenė e Ungjillit tė Paqes).”Hindutė e hershėm nė Indi gjithmonė e ndalonin ngrėnien e mishit.

Manu, ligj-vėnėsi i parė Hindu, shkruante, “Mishi asnjėherė nuk mund tė pėrdoret pa shkaktuar dėm tek krijesat e gjalla, dhe nėse njeriu dėmton qeniet e vetėdijshme, ai nuk mund tė fitojė lumturinė qiellore.

Pra, si rrjedhim, largojuni mishit.” Libri i shenjtė i Islamit, Kur’ani, ndalon ngrėnien e “kafshėve tė ngordhura, gjakut dhe mishit. . .” Njė nga dishepujt e parė dhe mė tė shquar tė Muhamedit, nipi i tij, i kėshilloi dishepujt mė tė lartė, “Mos e bėni stomakun tuaj varr pėr kafshėt.” Kėshtu, pra shohim qė gjatė gjithė historisė, shumė njerėz tė urtė dhe tė njohur kanė pėrshtatur dietėn vegjetariane, dhe i kanė nxitur tė tjerėt tė bėjnė tė njėjtėn gjė.


Disa Vegjetarianė tė Famshėm

Platoni, Sokrati, Ovidi, Seneka, Klementi i Aleksandrisė, Plutarku, Pitagora, Leonardo da Vinēi, Papa Aleksandėr, Sir Isak Njuton, Jean Jacque Rousseau, Volteri, Xhon Milton, Ēarls Darvini, Persi Bishi Shelli, Ralf Waldo Emerson, Henri David Thoreau, Richard Wagner, Benjamin Franklin, Leon Tolstoi, Louisa May Alcott, H. G. Wells, Mahatma Gandhi, Rabindranath Tagore, Xhorxh Bernard Shou, Albert Schėeitzer, Dalai Lama i Tibetit, Albert Ajnshtajn etj.

Nga Eglantina Bardhi
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 23.10.11 8:31

Ushqimi i perditshem eshte edukate.Nje edukate qe kthehet ne tradite dhe mbahet e ruhet fort sepse eshte bindese.Cdo ushqim eshte i nevojshem brenda nje ekuilibri.Por eshte e domosdoshme freskia dhe pjekuria e ushqimeve qe perdorim e konsumojme.Gjithashtu frutat, zarzavatet e ndonje perim eshte pozitive te konsumohen te fresketa dhe ne formen e lengjeve.Kur perdorim rendom lengjet nga frutat e fresketa kontrolloni e vini re freskine qe do te ndjeni ne trup.Provoni nje kokerr molle,nje karrote,nje kivi,nje pjeshke,nje shege,nje banane.Alternoini ato here pas heresipas deshires ne te tjera fruta e perime.Bejeni te domosdoshme nje gje te tille per nje jave rrjesht.Hiqni nga menuja mishin e perditshem por perdoreni ate 1 ose 2 here ne jave,pa dhjamera dhe vetm me gjelle.Ky do te ishte nje rekomandim i dobishem.
avatar
Dimitrov Xhunga

192


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  c6-01 prej 24.10.11 1:17

Nje tjeter karakteristike e vegjetarianeve eshte se kane nje kohezgjatje me te madhe te orgazmes si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.
avatar
c6-01

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Zattoo prej 02.11.12 19:30

Shtatė arsye pėr t’u bėrė vegjetarian




1 nėntori ėshtė Dita Botėrore e Vegjetarianėve. Ja pse zgjedhja pėr tė mos ngrėnė ushqime me origjinė shtazore mund tė jetė e shėndetshme


Me Ditėn Botėrore tė Vegjetarianėve, qė festohet sot mė 1 nėntor, ēelet edhe muaji qė i kushtohet promovimit tė kėtij regjimi ushqimor dhe njohjes sė njė filozofie jete qė po pėrvetėsohet nga njė numėr i madh njerėzish. Pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė, dieta vegjetariane ėshtė ajo mėnyrė ushqyerje qė pėrjashton tė gjitha produktet qė vijnė nga bota e kafshėve. Arsyet pėr t’u bėrė vegjetarian janė tė shumta, por mė e rėndėsishmja ėshtė ajo e zgjatjes sė jetės.

Kėtė e tregojnė edhe rezultatet e njė studimi tė kohėve tė fundit tė kryer te vegjetarianėt (kėta persona nuk konsumojnė asnjė lloj mishi, ndėrkohė nuk i pėrjashtojnė ushqimet e tjera, si qumėshtin, vezėn, kosin, etj. Ata qė hanė vetėm zarzavate, u shtohet jeta me tetė vjet nė krahasim me popullsinė e zakonshme. E njėjta diferencė ėshtė vėnė re mes duhanpirėsve dhe personave qė nuk e vėnė cigaren nė buzė. Sipas specialistėve njė ushqyerje korrekte mund tė parandalojė, kurojė dhe tė sinjalizojė rrugėn e sėmundjeve vdekjeprurėse.

Duke u bazuar te patologjitė, po ju tregojmė efektet e dobishme tė njė regjimi ushqimor vegjetarian.

Sėmundjet kardiovaskulare janė shkaku kryesor i vdekjes nė botė. Por duke ndjekur njė dietė vegjetariane, arteriet e bllokuara mund tė lirohen nga pllakat qė formohen prej kolesterolit pa qenė e nevojshme tė pėrdoren barna ose ndėrhyrje kirurgjikale. Kjo gjė konfirmohet edhe nga njė studim i gjatė i titulluar “Harvard Nurses Health Study”, ku ėshtė mbajtur nėn kontroll pėr 35 vjet shėndeti i njė grupi grash adulte.

Futja e kolesterolit nė trup, qė vjen nga ushqimet me origjinė shtazore, ėshtė shoqėruar me njė jetėgjatėsi tė shkurtėr, ndėrkohė qė konsumimi i fibrave dhe ushqimeve bimore ėshtė shoqėruar me njė zgjatje domethėnėse tė jetės. Mjafton tė thuash qė sasia e kolesterolit qė merret ēdo ditė te njė kokėrr vezė mund tė shkurtojė jetėn e njė gruaje, po aq sa tymi i pesė cigareve nė ditė pėr 15 vjet. Jetėgjatėsia e njė gruaje qė konsumon ēdo ditė njė tas me fibra ėshtė e barabartė me atė tė njė gruaje qė bėn 4 orė vrap nė javė.

Kanceri ėshtė shkaku i dytė i vdekjes nė botė. Shumė studime qė bazohen te lidhja dietė-kancer kanė treguar se pėrqindja e kėsaj patologjie tė rėndė ėshtė mė e ulėt te personat vegjetarianė. Gjithashtu shumė eksperimente kanė treguar se gratė mund ta pėrmirėsojnė pėrgjigjen imunitare kundėr kancerit nė gji, vetėm dy javė pasi i janė nėnshtruar dietės me zarzavate.

Sėmundjet pulmonare, si enfizema, mund tė parandalohen dhe kurohen duke ngrėnė disa lloje zarzavatesh. Njė studim tjetėr ka treguar se shtimi i boronicės (njė frut ekzotik me veti antioksidante) te duhanpirėsit ka njė efekt mbrojtės kundėr enfizemės.

E njėjta gjė vlen edhe pėr sėmundjen e Alzhajmerit: prej 20 vjetėsh dihet se njerėzit qė konsumojnė mish, pėrfshi kėtu pulėn dhe peshkun, kanė tri herė mė shumė propabilitet qė tė vuajnė nga demenca, nė krahasim me ata qė ndjekin njė dietė vegjetariane. Sipas njė studimi tė ri, Alzhajmeri mund tė kurohet me pėrdorimin e produkteve bimore siē ėshtė shafrani i Indisė.

Dieta me bazė zarzavatet ndihmon nė parandalimin dhe kurimin e diabetit tė tipit 2. Vegjetarianėt janė mė pak tė prekur nga kjo sėmundje nė krahasim me ata qė konsumojnė mish dhe peshk. Peshojnė 13 kilogramė mė pak se ata qė hanė gjithēka dhe mund tė kenė njė indeks trupor pesė pikė mė tė ulėt se kėta tė fundit.

Edhe insuficenca renale, shkaku i tetė i vdekshmėrisė nė Amerikė, mund tė parandalohet dhe kurohet me ushqyerjen e duhur. Studiuesit e Harvardit kanė veēuar tri faktorėt e rrezikut qė ndikojnė nė pėrkeqėsimin e funksionit tė veshkave: proteinat shtazore, yndyrat shtazore dhe kolesteroli, qė tė tria gjenden vetėm te produktet me origjinė shtazore.

Nė fund janė infeksionet e aparatit tė frymėmarrjes. Me ardhjen e stinės sė gripit ėshtė mirė tė dini se konsumimi i frutave dhe zarzavateve mund t’i japė njė ndihmė domethėnėse sistemit imunitar.

Detaj

Ndihma – Sėmundjet kardiovaskulare janė shkaku kryesor i vdekjes nė botė. Por duke ndjekur njė dietė vegjetariane, arteriet e bllokuara mund tė lirohen nga pllakat qė formohen prej kolesterolit pa qenė e nevojshme tė pėrdoren barna ose ndėrhyrje kirurgjikale
Parandalimi – Dieta me bazė zarzavatet ndihmon nė parandalimin dhe kurimin e diabetit tė tipit 2.

Vegjetarianėt janė mė pak tė prekur nga kjo sėmundje nė krahasim me ata qė konsumojnė mish dhe peshk.
avatar
Zattoo

704


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Zattoo prej 23.11.12 20:56

Vegjetarianėt jetojnė mė gjatė

Polemikat nė mes vegjetarianėve dhe atyre qė atyre qė hanė gjithēka, gjithmonė janė mjaft tė ashpra, por vegjetarianėt tani kanė argumentin kundėr tė cilit ėshtė vėshtirė t'i gjendet kundėrpėrgjigja.

Kėshtu hulumtimi ka treguar qė njerėzit, ushqimi i tė cilėve bazohet nė bimė jetojnė gati tetė vjet mė gjatė se mesatarja, ēka ėshtė dallimi i njėjtė si ai mes duhanpirėsve dhe joduhanpirėsve.

Shkencėtaret kanė vėrtetuar qė stili i shėndetshėm i jetės dhe ushqimi me bazė vegjetariane parandalon dhe shėron tė paktėn 15 sėmundje qė vrasin mė sė shumti, ndėrsa ndikimin mė efikas e ka nė karcionomė dhe sėmundjet e zemrės qė marrin mė sė shumti jetė. Madje edhe para njėzetė vjetėsh ėshtė dėshmuar qė sėmundjet e zemrės munden jo vetėm tė parandalohen por edhe tė shėrohen me ushqim vegjetarian,sepse kjo formė zhbllokon arteret pa operacion ose ilaēe.

Kolesterina e cila mund tė gjendet vetėm nė ushqim me prejardhje shtazore dhe konsumim i i pamjaftueshėm i fibrave bimore shkurtojnė jetėn.

Rezultati i hulumtimit mė tė madh tė kryer deri tani pėr ushqim kanė treguar qė shfaqja e kancerit ėshtė mė e vogla te vegjetarianėt, ndėrsa qarkullimi i gjakut i personit i cili njė vit ushqehet vetėm me ushqim bimor ka tetė herė fuqi mė tė madhe pėr ta parandaluar kancerin nė trup
avatar
Zattoo

704


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Luli prej 02.12.12 12:56

Njė libėr shkollor shkakton debat, pėrmban propagandė vegjetariane



Njerėzit qė konsumojnė mish janė mė tė prirur tė “bėjnė me hile, tė gėnjejnė, tė harrojnė fjalėn e dhėnė dhe tė kryejnė krime seksuale”.

Kjo shkruhet nė njė libėr shkolle tė shumėdebatuar nė Indi. Libri i ri mbi higjienėn dhe shėndetin qė do t’u mėsohet fėmijėve 11 dhe 12 vjeē, ėshtė publikuar nga njė shtėpi botuese e madhe e Indisė.

Akademikėt i kanė kėrkuar qeverisė tė ushtrojė mė shumė kontroll. Por autoritetet thonė se janė shkollat ato qė duhet tė monitorojnė pėrmbajtjen e librave dhe se janė pikėrisht shkollat ato qė kanė detyrėn tė zgjedhin tekstet shkollore.

“Ky libėr ėshtė helmues pėr fėmijėt”, thotė Janaki Rajan i Fakultetit tė Mėsuesisė nė Nju Dehli. “Qeveria ka fuqinė tė marrė veprime, por thjesht po lajnė duart nga problemi”, tha ajo.

Nuk ėshtė e qartė se cilat nga shkollat e Indisė e kanė blerė librin pėr nxėnėsit e vet, por korrespondentėt thonė se fakti qė ėshtė i disponueshėm nė treg pėrbėn sakaq njė shqetėsim tė madh.

“Argumenti mė i madh se pse mishi nuk ėshtė ushqim thelbėsor ėshtė fakti qė Krijuesi i kėtij Universi nuk e pėrfshiu mishin nė dietėn fillestare qė dha pėr Evėn dhe Adamin. Ai u dha atyre fruta, bajame dhe zarzavate”, shkruhet nė kapitullin me titull: A kemi ne nevojė pėr mish si ushqim?

Kapitulli detajon “tė mirat” e njė diete vegjetariane dhe shkon mė tutje duke renditur njė listė me “karakteristikat” qė gjenden te njerėzit qė konsumojnė mish.

“Ata mashtrojnė lehtė, thonė gėnjeshtra, harrojnė premtimet dhe janė tė pandershėm. Thonė fjalė tė pista, vjedhin, luftojnė dhe pėrdorin dhunė pėr tė kryer krime seksuale”, thotė libri.

Kapitulli ėshtė pėrplot me pasaktėsi nė informacion dhe i referohet popullatės eskimeze tė Polit tė Veriut si “njerėz dembelė, tė ngadaltė dhe me jetė tė shkurtėr”, pėr shkak se jetojnė veēanėrisht me njė dietė tė bazuar te mishi.

Pastaj thuhet: “Arabėt, tė cilėt ndihmuan nė ndėrtimin e Kanalit tė Suezit, jetonin me grurė dhe hurma dhe qenė superiorė nė krahasim me anglezėt qė ushqeheshin me mish dhe qė po bėnin tė njėjtėn punė”,
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Zattoo prej 02.09.13 9:32

Vegjetarianėt jetojnė mė gjatė



Prej kohėsh debatohet nėse vegjetarianėt, njerėzit qė nuk konsumojnė mish, jetojnė mė gjatė ose jo. Por, njė studim i realizuar sė fundi nga Instituti pėr hulumtime tė kancerit nė Heidelberg tė Gjermanisė ka sjellė mė shumė dritė nė kėtė debat.

Po, vegjetarianėt jetojnė mesatarisht mė gjatė se njerėzit tjerė qė konsumojnė mishin dhe peshkun, shkruan handelsblatt.de duke iu referuar studimit nė fjalė.

Vegjetarianėt janė pėr mbi 30 pėr qind mė pak tė rrezikuar nga sėmundjet kardiovaskulare se jo-vegjetarianėt, ka konstatuar studimi. Veē kėsaj, si vlerat e gjakut ashtu dhe Body-Mass-Index (masa pėr llogaritjen e mbipeshės) te vegjetarianėt janė dukshėm mė tė mira. Rreziku pėr t’u sėmurė nga diabeti, te vegjetarianėt ėshtė pėr 30 deri 40 pėr qind mė i vogėl se te ata qė hanė sė paku njėherė nė javė mish ose peshk, transmeton albinfo.

Por megjithatė, pėr jetė mesatarisht mė tė gjatė tė vegjetarianėve ndikojnė edhe rrethanat se ata tregojnė mė shumė prirje pėr tė mos pirė duhan dhe alkool. Gjithashtu, ata lėvizin mesatarisht mė shumė se sa njerėzit qė nuk janė vegjetarianė, pėrfundon studimi. Sipas kėtij studimi, mė sė shumti vegjetarianė nė Evropė jetojnė nė Gjermani, rreth 7 milionė sish. Pastaj vjen Italia me 6 milionė dhe Britania e Madhe me 4 milionė njerėz qė nuk konsumojnė mishin.
avatar
Zattoo

704


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  Jetmira prej 02.09.15 20:13

nert shkruajti:Ja te te jap une nje shpjegim.
Njerezit vegjetarian ushqehen vetem me fruta dhe perime ku ne pergjithesi nuk perdorin vaj por i ziejne ushqimet. Eshte provuar se ne fruta dhe perime gjenden shume antioksidante te cilat bejne te mundur mbajtjen e qelizave sa me te reja.
Mos harroni qe qelizat e trurit nuk shumohen por vdesin. Nqs ne me ate te ushqimeve te duhura i mbajme ata sa me te reja atehere ato nuk do te vdesin shpejt
Jo m jo :/ :/
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vegjetarianet jane me te zgjuar

Mesazh  syri i art prej 02.09.15 21:16

Vegjetarianet nuk i ben te aft ajo ĒKA han,por ajo qe e kuptojn ne jet se duhet rrespektu ēdo llojjete,jo me keqperdor jeten e tjerave gjallesa..ushqimi ndikon mir sepse esht energjia e dores se par,..
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

305


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi