Histori me Entitete - 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

histori fantazmash

Mesazh  Estilen prej 22.08.11 20:27



Alarmi, mister nė muzeun e Napolit: “Ka fantazma”




Fillimisht alarmi lėshohet prej disa punėtorėve qė punonin nė Muzeun Arkeologjik nė Napoli: ''nė kėtė vend ndodhin gjėra tė ēuditshme, objekte qė lėvizin, kova qė gjenden bosh”.

E, mė pas njė foto provon se nė Muzeun Arkeologjik nė Napoli ka fantazma. Por arkitekti Oreste Albara, pėrgjegjės pėr muzeun nuk besonte nė fantazmat. Pas stresit dhe alarmit tė lėshuar nga punėtorėt ai shkon personalisht nė Muze.

Albara ka marrė disa fotografi me telefonin e tij celular dhe, ja "surpriza": nė sfond silueta e njė vajze tė vogėl.

Tashmė disa ekspertė, profesorė universiteti, duhet tė arrijnė nė Napoli nė shtator: nė pėrpjekje pėr tė zgjidhur enigmėn nė fjalė.

Estilen

913


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori me Entitete - 2

Mesazh  Fikrro prej 01.09.11 14:20

Fytyra Belmezi

Fytyra Belmezi nė gjuhėn shqipe do tė thote fytyra tė cilat shfaqėn nėpėr objeke tė ndryshme,shembull kjo kėtu:



Historia e fytyrave tė Belmezit ka njė lashtėsi prej 38 vjetėve mė parė,bėhet fjalė pėr njė polemikė tė njė qyteti tė vogėl tė Spanjės tė quajtur Jaén:



Thuhet qė kjo polemikė ėshtė hapur me qėllim tė njė turizmi mė tė madhė,pas kėsaj polemike tė gjithė turistėt endeshin rrugės me regjistrues nė dorė.

Nė shtėpin e Maria Gomez (shtėpia mė e ēuditshme nė botė),pėrkatėsisht nė kuzhinėn e saj shfaqeshin disa fytyra misterioze,shtėpia e saj pėsoi dėmtim tė rėndė!Pas kėsaj edhe njė palė fytyra tjera u shfaqėn,edhe pse kjo ngjarje kishte humbur interesin deri nė vitin 2004,ku nė atė vit vidq edhe Maria Gomez,dhe historia filloi tė pėrfolej pėr tė kaluarėn e asaj shtėpie?



Maria Gomez

Shumė shkencėtarė vizituan kuzhinėn e saj pėr tė verifikuar ose pėr tė hedhur poshtė teorit e telepatistėve paranormalė,poashtu pėr tė gjetur njė shpjegim tė fenomeneve paranormale.Shumė fshatarė dhe besimtarė dhanė pasurit e tyre pėr tė pasur njė fotografi tė atyre imazheve tė paraqitur nė kuzhinėn e Maria Gomezit!

Fotografėt kishin filluar tė kenė njė fitim eskluziv tė madhė nga kėto fytyra misterioze tė paraqitura nė atė kuzhinė,ja disa foto origjinale:














Njė kohė shkencėtarėt thanė se fytyrat ishin tė flasifikuara.Njė grup shkenctarė thanė qė:''nitrat argjendi ėshtė elemtet kryesorė pėr tė pikturuar kėto lloj figurash'',pas kėtij pohimi shtėpia ishte nėn mbikqyrjen e noterve!

U pėrhap lajmi se qyteti kishte rėnė pre e njė mashtrimi,po ashtu edhe shumė gazetarė u akuzuan si mashtrues qė pėrhapin skandale pėr interesat e tyre!

Ata kishin provuar tė krijonin vet kėto figura duke perdorur nitrat argjendi,vaj dhe ujė,por kot asnjė nga pėrpejekjet e shkencėtarėve nuk kishte pasur sukses!




Shkencėtarėt ishin shokuar kur panė se asnjė nga pėrpjekjet e tyre nuk kishte sukses.

Po ashtu ka pasur shkencėtarė tė tjerė tė cilėt nuk kam mundur ta mohojn se pikturat janė mashtrim,shumė mendojn qė ata janė shpirtėrat e shqetėsuar tė cilet shfaqin vetėn e tyre si pasojė qė nuk mund tė pushojn tė qetė.

Sot e asaj dite kjo ēėshtje ende ėshtė e hapur dhe ende askush nuk ka mundur tė jap njė shpjegim tė bindshėm se nga vijne kėto fytyra misterioze:


avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Fikrro prej 02.09.11 14:11

Zhurmat e ēuditshme po tmerrojnė njerėzit nė mbarė botėn



Tregimi i paradokohshėm nga qyteti Windsor i Kanadasė, ka nxitur njė vėrshim tė ri tė videove me zhurmat e pazakonta, burimi i tė cilave ende mbetet enigmė.

Xhirimet nga shumė skaje tė botės kanė ekzistuar edhe mė herėt, por janė kuptuar vetėm si prishje qetėsie nga individė tė papėrgjegjshėm, pasi bashkėsitė nuk kishin mundėsi tė fillojnė hetimet e mirėfillta.

Por, nuk ndodhi njėjtė nė Windsor, ku banorėt kanė kontaktuar shėrbimin shtetėror, institutet dhe tė gjitha institucionet ndėrkombėtare pėr tė mėsuar se pėr ēfarė bėhet fjalė. Hetimi zyrtar ka filluar nė fillim tė gushtit, ndėrsa rezultatet e para ende priten.

Derisa tė mėsojmė se pėr ēfarė bėhet fjalė, ua sjellim disa video tjera.

Nė tė parėn mund tė shihni njė reportazh nga Windsori, ndėrsa dy videot tjera paraqesin zhurmat e pazakonta tė regjistruar nė Florida tė SHBA-ve dhe Kiev tė Ukrainės.

Nė rastin e Floridas tingujt janė sqaruar si zėra tė aeroplanit, ndėrsa mė pas edhe si njė bubullimė e largėt (e cila vazhdoi pandėrprerė pėr 20 minuta).

Pėr rastin e Kievit i regjistruar nga mesi i gushtit deri mė tash nuk ėshtė dhėnė ndonjė sqarim zyrtar, ndėrsa njėjtė ka ndodhur edhe me zhurmat e dėgjuara nė New Jersey, Gjeorgji dhe Bjellorusi.

Disa nga hipotezat janė se kėto janė pasojat e teknologjisė HAARP, tė cilės ia atribuojnė tė gjitha “meritat” kohėt e fundit prej tėrmeteve, tornadove, e deri tek zhurmat e pazakonta dhe ngrohjen globale. Njė sqarim tjetėr ėshtė se kėto janė aktivitete tė jashtėtokėsorėve pasi nė disa raste janė vėrejtur edhe UFO nė qiell.

Ka edhe prej atyre qė besojnė se e tėrė kjo ėshtė pasojė e ndryshimit tė fushės magnetike tė tokės. Se a po pėrgatiten jashtėtokėsorėt pėr sulm, ose ky ėshtė thjeshtė njė fenomen natyror ose pėr tė gjitha janė fajtorė vetė njerėzit me teknologjinė e tyre, pėrpiquni ta mėsoni nga videot e postuara.






avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Fikrro prej 02.09.11 14:48

Zhurmat e ēuditshme po tmerrojnė njerėzit nė mbarė botėn

Video tjera qe tregojn keto zhurma misterioze:



















avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Fikrro prej 21.05.12 18:54

Gruaja nė Pasqyrė



Miranda jetonte e vetėm nė shtėpinė lukzose qė gjendej nė Wollishofen, njė lagje shumė e njohur e Zürich-ut, me pamje piktoreske nga liqeni... Kishte ardhur si pesėvjeēare me familje nė Zvicėr, dhe pasi kishte pėrfunduar studimet, ishte punėsuar si menaxhere nė njė bankė tė njohur tė vendit. Martohet me Florin, njė ekonomist i diplomuar, dhe pas disa vitesh jetė tė lumtur martesore, Florin e godet njė sėmundje e rėnd nga e cila edhe, pas disa muajsh, ai ndėrron jetė! Kjo e traumatizon rėndė shpirti e Mirandės! Sikur tė mos i mjaftonte e gjithė kjo, asaj i vdes edhe nėna pak muaj mė vonė...

Buzėqeshja kishte kohė qė nuk ishte stacionuar nė fytyrėn dhe zemrėn e saj... Optimizmi i jetės sa vinte e zbehej... edhe vullneti pėr punėn, po ashtu... Nuk i interesonte mė as menaxhimi i saj i suksesshėm... as kapitali... E ndjente edhe ajo kėtė dobėsi, por nuk mund ta luftonte... i mungonte energjia, fuqia, dashuria pėr jetėn... dhe e dorėzuar para kėsaj sfide, kėrkoi edhe ndihmėn e psikologes...

E shtypi nė teledirigjues butonin Off tė TV-s dhe, e thelluar nė mendime, po shkonte drejt dhomės sė gjumit qė gjendej nė katin e dytė. Kishte kaluar mesnata...

Para se ta fik dritėn e korridorit, e hodhi shikim drejt pasqyrės sė madhe dhe tė bukur qė gjendej pėrball, mu pranė dhomės sė gjumit ku dikur, pėrmes saj, sodiste me shumė ėmbėlsi pėrqafimet dhe puthjet e Florit derisa ai e bartte nė krahė pėr nė dhomėn e ėndrrave... Frikshėm klithi kur nė pasqyre, pas saj, pa njė fytyrė tė njė gruaje tjetėr qė dukej e tmerrshme - e mbuluar nė gjak... e masakruar... Ktheu kokėn prapa... nuk kishte asgjė... Shikoi sėrish pasqyrėn, fytyra nuk ishte mė aty! Fiku dritėn shpejt dhe u fut nė dhomė.

Tė nesėrmen vizitoi sėrish psikologen dhe i tregoi pėr ndodhin e mbrėmshme e bindur se ajo qė kishte pėrjetuar, nėse nuk ishte lloj halucinacioni, ishte njė realitet i tmerrshėm. Mjekja u pėrpoq ta qetėsoj duke e lidhur rastin me ndikimet enorm tė krizave emocionale qė e kishin goditur nga tragjeditė e njėpasnjėshme, e qė tek ajo dukshėm kishin lėnė gjurmė tė thella psikike. I dha edhe tableta qetėsimi.

Natėn e dytė vendosi tė ik mė herėt nė botėn e gjumit, aty ku edhe gjente prehje shpirti i saj... Dyshonte se mos vallė kishte kaluar pragun e normalitetit... iluzione, halucinacione, apo ishin kėto shenjat e para tė ēmendurisė. Kishte frike se, pas humbjes sė bashkėshortit dhe nėnės, do ta humbė edhe mendjen...

Dhe sėrish u ngjitė shkallėve duke u mbajtur pėr parmak hekuarsh tė dekoruar, sikur tė kėrkonte mbėshtetje dhe guxim nga ta. Kishte vendosur qė mos tė shikonte nė pasqyrė. U afrua tek dhoma e gjumit, dhe kur deshi ta fik dritėn e korridorit, sytė e tradhtuan, dhe shikimi i saj u pėrball mė pasqyrėn! Sėrish ajo fytyrė e pėrgjakur e asaj gruaje pas saj... E tmerruar nga frika u fut shpejtė nė dhomė, mbylli derėn dhe u shkreh e tėra nė vaj.

Natėn e tretė, e thyer moralisht, shpirtėrisht e fizikisht, qėndroi nė dhomėn e fjetjes... nuk zbriti poshtė nė sallon pėr tė shikuar TV-n... as edhe lajmet e mbrėmjes qė i pėrcillte vazhdimisht!
Diku nė mesnatė e zgjoi zhurma e thyerjes sė njė xhamit qė erdhi nga salloni... U zgjua frikshėm... ndezi dritė pranė krevatit... mblodhi veten dhe u afrua pranė derės... Dėgjoi me kujdes dhe pas pakė e hapi derėn.

Njė dorė e fuqishme e mbėrtheu nga qafa... dhe mė kot pėrpiqej t'i shmangej asaj duke goditur me duar e shqelma dhe klithur e bėrtitur me sa fuqi qė kishte... dhe kur sulmuesi, qė tashme e mbante fuqishėm nga mbrapa, afroi thikėn pėr ta goditur nė qafė, ajo veē ishte e kthyer kah pasqyra... dhe nė atė moment shikimet e te dyve u takuan nė pasqyrė... nė vend tė fytyrės sė Mirandės, ata panė fytyrėn e masakruar tė asaj gruaje... Sulmuesi i tmerruar e lėshoi Mirandėn, dhe nė panik e sipėr, u pėrplasė mbi parmakė tė shkallėve dhe ra poshtė... ashtu i lėnduar filloi tė ik.... Miranda menjėherė alarmoi policinė tė cilėt edhe e kapėn shpejtė sulmuesin, pasi nga lėndimet e pėsuar, ai nuk kishte arritur tė lėviz edhe aq larg...

Pėr policinė ky edhe nuk ishte njė person i panjohur! Para ca kohėsh kishte ikur nga burgu, nė tė cilin vuante dėnim tė rėnd pėr shkak tė vrasjes sė njė gruaje tjetėr...

Dy ditė mė vonė, derisa po intervistohej nga policia pėr rastin, Miranda mbeti gojėhapur dhe e shtangur, kur nė fotografinė qė e kishte para vetės mbi tavolinė, njohu viktimėn... Ishte po ajo fytyrė e tmerrshme e asaj gruaje tė mjerė, tė cilėn e kishte masakruar ky kriminel, fytyrė qė ia shpėtoi jetėn dhe, qė nga ajo natė, nuk u paraqitė asnjėherė mė!

S.Krasniqi
avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Fikrro prej 06.06.12 3:23

Bullgari, zbulohen skeletet e vampirėve



Arkeologėt bullgarė thonė se i kanė zbuluar dy skelete nga Mesjeta, tė shpuar nėpėr gjoks me shkopinj metali, pėr t’i parandaluar ata qė tė mos shndėrrohen nė vampirė.
Shefi i Muzeut Kombėtar tė Historisė nė kryeqytetin Sofje, Bozidar Dimitrov, ka thėnė se tė dy skeletet ishin zbuluar fundjavėn e kaluar afėr qytetit Sozopol nė Detin e Zi – transmeton Radio Evropa e Lirė.

Sipas tij, besimet paragjykuese kishin ēuar deri aty sa qė njerėzit qė kishin bėrė keq gjatė jetės sė tyre ishin shpuar me shkopinj metalikė nėpėr eshtrat e gjoksit dhe zemėr pėr shkak tė frikės se pas vdekjes ata do tė ktheheshin pėr ta pirė gjakun e tė gjallėve.

Dimitrov ka theksuar se kjo praktikė kishte ekzistuar nė disa pjesė tė Bullgarisė, madje edhe nė fillim tė shekullit tė kaluar.
avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Fikrro prej 04.07.12 15:29

Misteri i frikshem i Morrow Road



E vendosur ne Clay Township, Michigan, rruga e vjeter Morrow Road eshte e famshme per nje arsye shume te frikshme.

Sipas historise, thuhet qe nje mama me femijen e saj jane zhdukur nga shtepia e tyre ne kete rruge. Ngjarja ka ndodhur ne fund te viteve 1800. Djali u zhduk papritur dhe shume shpejt edhe mamaja e tij u zhduk gjithashtu.

Shume mendojne qe ajo ka vdekur nga nje vdekje e tmerrshme nderkohe qe kerkonte per djalin e saj.

Ka shume njerez qe pretendojne qe fantazma e saj mund te shihet edhe sot e kesaj dite.

Rruga rurale eshte e gjate 2.5 milje dhe deri ne kohet e fundit ajo ishte shume e piset dhe e paperdorur deri sa zona iu popullua serish me njerez.
Ne 200 vitet e fundit ne te cilat kjo legjende per gruan dhe djalin e saj ka vazhduar, ngjarja eshte treguar ne disa variante te kesaj historie. Cdo variant ne fakt nuk ndryshon shume:

- Ndodhi nje rrembim, qe ia mori femijen mamase nga duart
- Nje shperqendrim i momentit i mamase dhe me pas ajo kupton qe djali i saj eshte mbytur dhe pasi gjen trupin e tij, ajo hidherohet dhe vret veten
- Nje vjedhje ne shtepi; dhe ata ishin te vetmet viktima
- Nje zjarr qe i mori jeten djalit dhe e ema u hodh ne zjarr per ta shpetuar
- Nje nate e ftohte dhe me stuhi mund ta kete kapur djalin jashte shtepise dhe e njejta gje edhe me te emen nderkohe qe kerkonte per te
- Nje vrases i lire e vret djalin dhe te emen qe kerkonte per te
- Mamaja e kishte lindur djalin pa qene e martuar dhe nga turpi qe ajo ndiente per kete, ajo e braktis femijen jashte shtepise. Megjithate ndjenja e fajit e prek ate dhe kur ajo kthehet per te marre djalin, ai eshte zhdukur dhe kerkimet per te fillojne.

Nuk dihet se kush eshte varianti i sakte i historise pasi asnje nuk ka vertet te dhena apo dokumenta per ate kohe.

Megjithste, nderkohe qe banoret e zones dhe turistet ecin pergjate rruges se vjeter, jane bere shume raportime qe kane degjuar nje ze gruaje qe bertet duke kerkuar ndihme ne gjejtjen e djalit te saj.

Shume prej njerezve qe kane bere raportimet edhe e kane pare ate. Edhe pse njerezit nuk njihen me njeri tjetrin, sipas raportimeve te cdo personi; gruaja ka veshur nje kemishe nate ngjyre blu. Kjo do te ishte thuajse e pamundur dhe e pabesueshme. Eshte nje rastesi qe te gjithe raportojne qe ajo ka veshur kemishe nate ngjyre blu?

Duket se kjo legjende do te jete e njohur edhe per shume kohe te tjera, sikur dicka deshiron qe ajo te vazhdoje e duket se nuk do te zbehet me kalimin e kohes. Mund te jete arsyeja e kesaj shikimet e gruas apo te qarat e mamase fantazem? Si ka mundesi qe njerez totalisht te panjohur me njeri tjetrin kane bere te njejtat raportime?
avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Fikrro prej 09.07.12 21:35

Shpirti i mamase se vdekur eshte ende ne shtepi



Kur televizori i Nicola Ford u hap vetvetiu e nemenyre te pashpjegueshme ne mes te nates, ajo pranon qe u terrorizua.

Megjithate tani, ngjarjet e cuditshme ne shtepine e saj ne Brentwood jane bere nje burim konforti per te dhe nuk ndihet me aspak e frikesuar.

Pervec incidentit te cuditshem me televizorin, kane ndodhur edhe gjerate tjera te cuditshme, si per shembull jane gjetur pupla te bardha te vendsura me kujdes rreth shtepise se Nicola-s dhe aroma e nje parfumi qe ajo nuk e perdor shpesh ndjehet me shume ne ajer.

Nje here nje qiri ra ne menyre te mistershme, edhe pse ishte i vendosur fort ne nje mbajtese qirinjsh;, nderkohe nje cift me engjej xhami ne dhomen e saj jane rrotulluar gjate dites, edhe pse dera ka qene e mbyllur.

Ajo gjithashtu sheh hije te cuditshme me bisht te syrit.

Megjithate, edhe me gjithe gjerat qe jane duke ndodhur, Nicole nuk mendon qe shtepine e saj e ka pushtuar nje shpirt keqdashes. Ajo mendon qe eshte vetem mamaja e saj e vdekur Hazel qe po kujdeset per te.

"Fantazmat per mua jane te tmerrshem dhe te keqinj," - tha 36 vjecarja.

"Megjitate ka edhe te mire, si puna mamase time qe thjesht do te me tregoje qe ajo eshte aty per mua."

"E verteta eshte qe mamaja ime ishte shume spirituale dhe besonte ne shpirtrat dhe kjo me ben te mendoj qe eshte ajo."

Nicola e cila jeton ne Hutton Drive, ne Hutton, shtoi: "Mua me duket konfortuese. Nuk eshte ndjesi e keqe; nuk eshte se kam gjera qe fluturojne neper shtepi dhe tentojne te me godasin."

"Jane vetem gjera qe levizen neper shtepi. Dhe nese nuk eshte mamaja ime, atehere eshte dikush tjeter qe thjesht do te me beje te ditur qe eshte aty."

Nicola ka jetuar ne shtepine e saj aty per pothujse nente vjet, por eksperienca e saj paranormale ka filluar vetem mbas vdekjes se mamase se saj, e cila vdiq ne moshen 63 vjecare ne korrik te vitit 2008.

Gjera te cuditshme i kane ndodhur edhe djalit te saj Robbie i cili eshte 16 vjec, siedhe mases se saj 6 vjecare Fifi.

"Kur mamaja ime vdiq, Robbie perjetoi disa eksperienca negative." - tha Nicola.

"Ai pa disa gjera te frikshme ne dhomen e tij, si per shembull fytyren e gjyshes qe shkonte drejt tij dhe me pas kthehej ne nje fytyre te frikshme."

"Persa i perket maces, ajo gjate gjithe kohes eshte duke pare ap ndjekur dicka qe ne nuk mundemi ta shohim."

Nicole shtoi: "Ajo cfare po dodh ketu eshte paranormale. Une nuk mund te shpjegoj se si jane duke ndodhur keto gjera."

Kur forografi do te bente nje foto te Nicola-s, 'flashi' i aparatit te tij nuk punonte.
avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Fikrro prej 10.07.12 15:50

Rrugica e Mary King dhe fantazmat e te semureve me murtaje



Nje prej vendeve me fantazma me te njohura dhe me te vizituara ne bote.

Rruget e mbushura me fantazma nen Miljen Mbreterore

Nje rrugice ashtu si ajo e Mary King eshte nje rrugice e ngushte qe te con tek hyrja e nje banese shumekateshe, apo dhe qe ndoshta ofron akses ne pjesen e mbrapme te nje ndertese. Nehere e nje kohe aty mund te kete patur edhe nje dere ne hyrjen kryesore e cila ishte e mbyllur gjate nates.Nje rrugice gjithashtu pershkruan edhe nje rruge shume te ngushte ndermejt dy ndertesave.

Rrugica e Mary King eshte rrugice me e njohur ne Miljen Mbreterore fale legjendave te saj 300 vjecare dhe historive me fantazma, por kohet e fundit ajo ka qene edhe me pak e vizituara.

Ne vitet e fundit, rrugica qe nuk ka qene me pare e hapur per publikun, eshte hapur si nje atraksion per turistet dhe tani quhet "Rrugica e vertete e Mary King".

Historia e rrugices se Mary King

Rrugica ishte nje rruge ne shekullin e 17 dhe pjesa me e madhe e saj eshte ende ne gjendje shume te mire. Ajo kalon nga High Street ne drejtim te veriut nen City Chambers- Qeveria Lokale e Edinburgh. Perpara se te ndertohej Cockburn Street thuhet se Rrugica Mary King shkonte deri tek Market Street.

Thuhet se rrugica eshte quajtur me emrin e vajzes se nje avokati te njohur dhe te pasur qe ishte pronar i tokes. Emri i avokatit ishte Alexander King. Megjithate shume pak te dhena jane gjetur ne mbrojtje te kesaj teze.

Ne fakt, nga mesi i shekullit te 17 aty jetonte vertet nje grua me emrin Mary King.

Rrugica e Vertete e Mary King i prezanton turistet me nje interpretim vertet te kujdesshem historik te jetes ne keto rruge te ngushta qe nga shekulli i 16, dhe deri ne shekullin e 19.

Prezantimi perfshin gjithashtu edhe legjenda apo ndoshta edhe histori te verteta me fantazma ne kete rrugice te njohur.

Ne mesin e shekullit te 17 Quteti i Vjeter ishte mbushur me minj te zinj nga anijet ne Leith Docks dhe semundja u perhap.

Keshilli lokal tentoi ta bllokonte murtajen dhe vendimi qe u mor ishte qe te bllokoheshin hyrjet e Rrugices se Mary King. Viktima te murtajes u mbyllen brenda.

Ne vitet ne vijim rrugica u duhej te rihapej serish per shkak te mbipopullimit te Qytetit te Vjeter dhe shikimet e fantazmave, me se shumti kafshe pa koke dhe njerez jane raportuar.

Shikimet me te zakonshme ne kohet e fundit jane raportuar te jete nje vajze e vogel, jo me shume se pese apo gjashte vjec e quajtur Annie.

Rrugica Mary King ne kohet e tanishme

100 vjet pas murtajes, Keshilli vendosi qe te ndertonte nje ndertese te re, The Royal Exchange qe tani eshte City Chambers.

Shtepite e majes se Rrugices se Mary King u shkaterruan, por pjesa e seksioneve me te uleta u perdoren si themele per ndertesen e re.

Rrugica eshte bere shume e famshme si nje atraksion per turistet dhe rralle nuk shihen turiste neper rrugice.

Disa turiste kane raportuar qe fotografite e bera ne Mary Kind dalin si te cuditshme, te shpelara apo nuk dalin fare. Raportimet per fantazma vazhdojne ende edhe sot.

Duke qene se eshte nje atraksion per turistet shpjegimet mbinatyrore jane me te pelqyera se shpjegimet racionale, por ne ate rrugice ka vertet dicka ndryshe.
avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Fikrro prej 12.07.12 16:55

Azili i Lunatikeve (instituti i te semureve mendore) ne Denver



Fakte

Azili i Lunatikeve ne Denver eshte ndoshta nje prej vendeve me te njohura intrigues dhe me fantazma ne te gjithe boten.

I vendosur ne maje te Haworth Hill, me nje pamje shume te bukur perprara, ndodhet nje ndertese shume e madhe.

I pagezuar me emrin "keshtjella e shtrigave ne koder", Azili i Luatikeve ne Denver eshte ndertuar ne vitin 1878, dhe ka kushtuar 1.5 milion dollare dhe eshte konsidueruar nje kryeveper arkitekturore.

Azili gjendet ne Denver, Massachusetts dhe shume njerez nuk jane ne dijeni qe me pare ka qene i njohur si Fshati Salem. Ky vend ka qene vendi i pare aktual i gjykimit te shtrigave ne vitin 1692.

Prandaj, gjykimi i shtrigave nuk ka filluar ne Salem, por ne Fshatin Salem, qe ne kohen e sotme eshte Denver dhe jane bere ne nje Kishe ne Centre Street. Gjyqet me pas jane levizur ne nje ndertese me te madhe ne Salem kur historia u be e madhe dhe spektatoret e mbushen plot e perplot.

Gjykatesi me fanatik i gjyqeve te shtrigave, Johnathan Hawthorne, jetonte ne nje shtepi te ndertuar nga babai i tij ne vitin 1646 ne maje te kodres, ne vendin ekzakt ne te cilin tani ndodhet azili.

Denver ishte misherimi i permiresimit te shendetit dhe trajtimi human i pacienteve beri qe te kishte nje reputacion shume te mire.

Megjithate si shume institucione te tjera te kohes se tij, ra viktime e kostos se rritur, mungeses se fondeve nga qeveria, mungesa e stafit dhe mbipopullimi. Gjendja fizike e nderteses ishte nje si vrime per ne Ferr ne krahasim me kampet e vdekjes se Gjermaneve. Nje ndertese qe ne fillim ishte ne ndihme te njerezve, e kishte humbur shkelqimin e saj dhe ishte bere e erret.

Ndermjet viteve 1940 dhe 1950, ne kete institut jane strehuar me shume se 2600 te semure mendore kur struktura ishte e tille qe mund te mbante vetem 600. Per shkak te mbipopullimit dhe problemeve te tjera qe u permenden me siper, mjeket filluan te mbeshteten ne nderyrje mjekesore qe ishin bere te zakonshme ne azilet per te semure mendore ne ate kohe. Trajtim shoku, hidroterapi, terapi shoku me insuline, psikokirurgji, dhe lobotomi (thuhet se lobotomia frontale eshte perfeksionuar pikerisht ne kete vend) ne menyre qe te mund te mbanin te semuret mendore nen kontroll.

Pacientet u bene te drobitur dhe si fantazma, zakonisht duke kaluar pjesen me te madhe te kohes se tyre vetem ne nje vend te vetmuar dhe shpesh jo me te madh se nje banje e vogel.

"Te veshur te varfer dhe ndonjehere edhe te zhveshur fare, keto legjione shpirtrash te humbur rrinin pa ndonje qellim neper pavjone, te shtrire ne dyshemene e felliqur, apo te ulur me koken ne duar" (Deutsch 1948, 41, 49).

Gjendja kishte arritur ne nje nivel aq te keq, sa nje pacient i vdekur mund te kalonin dite perpara se te vihej re.

Me ne fund ne vitin 1992, Azili i Lunatikeve ne Denver i mbylli dyert njehere e pergjithmone. Pacientet e mbetur u vendosen neper institute te tjera dhe keshtjella u mbyll.

Per 14 vjet ajo ndertese qendroi ashtu dhe me ne fund ne vitin 2005 prona u ble dhe disa pjese te spitalit u shkaterruan. Megjithese ende i dallueshem, ne ate zone tani ka apartamente, dhe megjithese nje pjese e struktures origjinale eshte mbajtur, ndienjat qe me pare shkaktoheshin nga ajo ndertese gjigande, tanime jane zhdukur.

Fantazmat

Me nje histori te tille nuk eshte e cuditshme se si Denver eshte futur neper listat si nje prej vendeve me te frikshme ne bote. Megjithese tani atje ka apartamente legjendat dhe historite e frikshme vazhdojne te ekzistojne.

Njerezit kane raportuar drita qe ndizen e fiken, degjimin e hapave te padukshme dhe dyer qe hapen dhe mbyllen vete. Ne fakt ne ate zone ka shume raportime te ndryshme. Megjithate, ndoshta nuk do te ishte edhe aq e cuditshme nese shpirtrat e pacienteve te jene akoma duke u vertitur neper ate zone duke u munduar te gjejne paqe.
avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Fikrro prej 24.07.12 20:29

Mary Lake, fantazma qe kujdeset per klientet e Hotelit Queen Anne



Kush eshte fantazma me miqesore ne San Francisco?

Nese pergjigja juaj ishte Casper, atehere ju gaboheni. Fantazma me miqesore ne San Francisco eshte Miss Mary Lake dhe shtepia e saj eshte bere Hoteli historik Qeen Anne.

I vendosur ne kodren e qete Nob Hill te San Francisco-s, Hoteli Queen Anne nuk duket vend i pershtatshem per fantazma. I qete dhe shume i kendshem, nuk u jep aspak kalimtareve aty prane idene e nje vendi me fantazma.

Kur kyn ne deren kryesore, mund te habitesh nga dekori autentik, i zbukuruar dhe ne nje fare menyre edhe pak ngjethes, i stilit Viktorian. Shume prej njerezve mund ta ndjejne menjehere qe hoteli ka fantazma. Megjithate duket sikur Hoteli Queen Anne dhe fantazma e tij leshojne nje ngrohtesi qe duket sikur i fton vizitoret qe te rrine, te relaksohen dhe te mos i tremben asgjeje aty.

I ndertuar ne shkullin e 19, Hoteli Queen Anne eshte shume ndryshe sot nga si ka qene ne fillimet e tij. Megjithese shume gjera kane ndryshuar tek Hoteli dhe edhe tek vete lagjia ku eshte vendosur, fantazma qe gjendet ne hotel eshte nje kujtim i rrenjeve te verteta te hotelit.

Hoteli Queen Anne eshte ndertuar ne fillim ne vitin 1890 per Senatorin James Fair (i cili me vone ndertoi Hotelin Fairmont). Fair kishte mbledhur shume pasuri nga situata e argjendit ne Nevada dhe e perdori pasurine e tij per tu vendosur ne San Francisco. Per shkak se ai i donte shume vajzat e tij dhe deshironte qe t'i kishte prane, ai pagoi per ndertimin e nje shkolle ku ato te mund te edukoheshin.

Pasi ndertimi perfundoi, ai punesoi nje pre edukatoreve me te mira te qytetit, Mary Lake, per te drejtuar shkollen dhe per tu marre me edukimin e vajzave. Mary Lake e bente me pergjegjesi punen e saj dhe ishte e dedikuar ne berjen e vajzave gra te pavarura qe do te ishin qytetare model per komunitetin.

Ajo kujdesej me perkushtim per vajzat dhe ishte strikte. Vizitoret duhet te aprovoheshin nga shkolla dhe asnje prej vajzave nuk mund te largohej pa nje person qe e sshoqeronte. Mary padyshim qe e bente kete gje ne menyre qe vajzat te perqendroheshin vetem tek studimet e tyre.

Megjithese shkolla ishte e suksesshme dhe prodhoi gra te jashtezakonshme, ajo u mbyll vetem nente vjet mbasi ishte hapur. Besohet se Fair e mbylli shkollen shume shpejt mbasi vete vajzat e tij u diplomuan, duke qene se ato ishin arsyeja qe shkolla u hap ne fillim ne fakt.

Pasi shkolla u mbyll, Mary Lake u largua nga San Francisco. Eshte e paqarte se ku shkoi ajo apo cfare beri me vone.

Ne vitet pas mbylljes se shkolles, ndertesa kaloi ne shume duar. Me ne fund, ne vitet 1980 ajo u ble, u reastaurua dhe u rihap si Hoteli Queen Anne.

Nderkohe qe fantazma ndjehet ne te gjithe ndertesen, pjesa ku fokusohet me shume eshte ne dhomat 410 dhe 414. Dhe nga keto te dyja fantazma duket se preferon me shume dhomen 410. Kjo ndodh ndoshta pe rfaktin se gjate periudhes kur ndertesa ishte nje shkolle per vajza, 410 ishte suita e Mary Lake dhe permbante zyren e saj dhe rezidencen e saj.

Shume vizitore te Hotelit Queen Anne kane takuar ate qe ata besojne te jete fantazma e Mary Lake. Ata qe e kane takuar thone se ajo edhe si fantazem duket se kujdeset per njerezit ashtu si kujdesej per vajzat ne jeten e saj.

Vizitoret e hotelit kane raportuar valixhet e tyre qe hapen dhe rrobat qe jane vene ne vendet e tyre ne menyre te mistershme, ju jane nderruar jasteket ne menyre te mistershme, dhe me e zakonshmja, nese kane patur ftohte gjate nates, jane zgjuar me nje batanije ne mengjes.

Hoteli Queen Anne eshte nje vend interesant qe mundeson nje fantazem qe nuk eshte kercenuese apo e frikshme. Fantazma esht enje kujtim i te kaluares se hotelit, dhe nje sigurim qe per sa kohe ju jeni brenda mureve te Quen Anne, Mary Lake do te jete aty qe te kujdeset per ju.
avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Jetmira prej 15.07.13 20:39

Fantazma qe kerkon sherbimin e taksit

Ka kohe qe ne ameriken latine ka taksi te cilet nuk u ofrojne sherbime naten vone klientve sidomos vajzave te reja.Kjo per shkak te nje fantazme te nje vajze te re e cila vdiqe ne nje menyre mizore.

Kjo vajze kishte vdekur para shum kohesh, kur nje nate ajo kishte dale nga ferma e saj per shetitje disa djem e kishin rrembyer jashte qytetit (vendit) e kishin dhunuar e ne fund e kishin vrare, tash fantazma e saj sipas shume taksisteve po sillej rreth fermes dhe kerkon sherbimin e taksive.

Nje taksisit tregon se naten vone nje vajze e re i kishte kerkuar qe ta qonte tek nje ferme e vjeter, ajo kishte hipur ne taksi dhe keshtu taksisit kishte udhetuar me te 7-8 kilometra.

Pas nje udhetimi te gjate vajza kishte kerkuar qe ta ndal veturen ketu sepse kishin arritur te prinderit e vet, por kur taksisiti ktheu koken ne uleset e pasme te taksit vajza ishte zhdukur.Taksisti i hutuar sdinte c'te bente keshtu qe hyri ne shtepin e prinderve te vajzes, ai trokiti dhe i dolen nje cift i ri.

Taksisti ia spjegoi situaten ciftit te martuar dhe ata i thane se ketu vite me pare ka jetuar familja e saj dhe se tash nuk jetojn me pasi kishin vdekur.

Cifti i kishte thene taksistit se nuk eshte hera e pare qe vijne dhe u trokasin ne dera taksiste te ndryshem pasi qe kjo fantazme ka kohe qe sjelle ketu shume taksiste dhe se ishte bere normale qe naten vone tju trokas ne dere ndonje taksist.

Shkak i kesaj ngjarje shume taksiste te amerikes latine nuk ofrojn sherbime me jashte qytetit.
avatar
Jetmira

624


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Jetmira prej 15.07.13 20:40

lm Devil! - Jam Djalli !

Kjo ka ndodhur ne USA para dy vitesh.Naten vone nje grua duke fjetur dikush i kishte trokitur ne dere, ajo jetonte vetem me te burrin e vet dhe ende skishin femije.U ngrit zonja ta hapte deren, ora ishte 12:00 i nates e nervozuar thoshte kush eshte dhe ē'do ai person ne kete ore te vone.

Ajo hapi deren dhe para deres ishte nje vajze e vogel dhe e ēuditshme, ēfare do e pyeti zonja, vajza i thotė se a mund te ma japesh ca uje te pije te lutem, zonja e shikoi nje here i tha po ēfare do ti ketu ne keto ore te vona.

Vajza i tha perseri a mund te ma japesh ca uje te pije te lutem, zonja pa se vajza po kerkonte uje me kembengulje dhe shkoi tia sillte ujin, por kur u kthye nuk e gjeti me tek dera.
Zonja u ēudite, mbylli deren dhe shkoi te flinte.Te nesermen ajo po kryente punet e shtepise normal gjersa erdhi mbremja dhe ora 12:00 i nates.

Peseri ne ate ore trokiti dikush ne deren e saj, Zonja u ngrit perseri me pertes hapi deren dhe pa ate vajzen qe aty ishte edhe mbreme, zonja i tha perseri ti ēfare do, vajza i tha a mund te ma japesh ca uje te pije te lutem, Zonja nuk ta jap pa me treguar kush je dhe ēfare do dhe pse mbreme me ike kur une ta solla ujin.

Vajza kishte filluar ta shikonte shtrember, zonje e pyeti perseri kush je, vajza kete here iu pergjigj duke i thene eshte me mire te mos ta dish se kush jam, ke humbur prinderit i thote zonja, a kush je, vajza i tha me nje ze te frikeshm:JAM DJALLI.

Zonja e frkesuar vrapoi tek dhoma e fjetjes tek burri i vet qe ta zgjonte, ishte e tmerruar nga frika ishte ne panik, iu afrua shtrati te burrit por nga paniku dhe frika e madhe mbet e shtangur dhe 20 minuta skishte mundur te levizte, burri u zgjua nga gjumi e pa te ngrire, dhe e pyeti se ēfare ka, zonja as qe mund te fliste.

Te nesermen zonja u qetesua dhe i tregoi te shoqit ēfare ndodhi, pastaj mbremjen tjeter thirren prifterinj duke menduar qe ata mund ta largonin ate djallin por kot, vajza djall nuk trokiti kurre me ne ate dere, zonja qe nga ajo dite kurre me nuk e hap deren e shtepise edhe pse pas nje jave kishin nderruar shtepin.
Nje ēift vendos te kaloje pushimet ne nje plazh ne Karaibe, ne te njejtin hotel ku kishte kaluar 20 vjet me par muajin e mjaltit. Per shkak te punes , e shoqja nuk mundi te udhetonte me te shoqin. E la qe te vinte ca dite me pas. Kur burri arriti ne dhomen e tij ne hotel, vuri re qe kishte nje kompjuter te lidhur ne internet. Atehere vendosi ti dergonte nje mesazh te shoqes, por gabon nje germe ne adrese pa e vene re dhe ja dergon dikujt tjeter. Mesazhin e mori nje grua e ve qe sapo kishte varrosur te shoqin. Me te marre kete email asaj i bie te fiket ne cast. Vjen i biri dhe e gjen te jemen te rene prane kompjuterit. Ne ekran ishte shkruar:


E dashur grua... Arrita mire! ndoshta do te habitesh qe po merr njoftime me email. Por ketu ka kompjuter e mund ti dergoj mesazhe njerzve te dashur. Sapo arrita dhe po te them se eshte pergatitur gjithshka qe ti te vish te premten e ardhshme . Kam shume deshire te te shoh, dhe shpresoj qe udhetimi yt do te jete po aq i qete sa i imi.
OBS: Mos sill shume rroba...ketu ben nje te nxehte si ne ferr.
avatar
Jetmira

624


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori me Entitete - 2

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi