Legjenda e ''Shkėmbit te Vajtimit''

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjenda e ''Shkėmbit te Vajtimit''

Mesazh  Estilen prej 16.02.11 15:45


Legjenda e ''Shkėmbit te Vajtimit''



''shkembi e vajes''

Njė zė koral vajzash flet pėr njė histori tragjike. Historia ka ndodhur nė Krujė, afro 600 vjet mė pare dhe mė pas u kthye nė legjendė.

Ngjarjet zhvillohen mes maleve, ndėrsa ushtritė osmane kishin rrethuar kėshtjellėn dhe prijėsi legjendar, Skėnderbeu, luftonte pėr mbrojtjen e qytetit. Rapsodi popullor thotė se, kėtu mes grykave tė maleve, si nė njė amfiteatėr tragjik natyror, 90 vajza, pėr tė mos rėnė nė duart e ushtrisė sė huaj, fluturuan nga njė shkėmb i lartė, drejt humnerės.

Qysh prej atij moti, shkėmbi buzė greminės mori emrin Shkėmbi i Vajės. Qindra vjet pas kėsaj historie, vendi ėshtė po ai. Male dhe gryka tė thella, ku bashkė me historinė e vajzave, flenė edhe legjendat.

Shtėpizat e reja, ndanė kėshtjellės, janė mbi tė njejtat themele, mbi tė vjetrat. Edhe kėngėt, gjithashtu. Pllaja e 1000 puthjeve. Kėtu mijėra djem, qė shkonin nė luftė, ndofta, pėr tė mos u kthyer mė pėrqafoheshin me tė dashurat dhe me familjarėt e tyre, me njė dhimbje tė madhe.

Poshtė shkėmbit legjendė, ku prehen ėndėrrat e vajzave martire, kalon njė pėrrua i gjatė. Qė mban edhe ai njė emėr tragjik, Pėrroi i Vajės. Pėr qindra vjet me radhė, nė pėrkujtim tė vajzave martire, populli i Krujės vajtoi heroinat e tij, duke mbushur me lot vaji pėrroin ndėn shkėmb.

Sipas banorėve, ky vend nuk do t’i ketė ditėt tė gjata. Tek pėrroi poshtė tij, industria do tė ndėrhyjė duke e shndėrruar atė nė njė liqen pėr hidrocentral. Duke e shndėrruar tashmė nė absurd edhe kėngėt me legjendėn pėr njė shkėmb dhe njė pėrrua qė s’do tė ekzistojnė mė pėr sytė e publikut.

Estilen

1024


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi