Mendja, Shpirti dhe Lidhjet Shpirtėrore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mendja, Shpirti dhe Lidhjet Shpirtėrore

Mesazh  majlind's prej 30.08.11 11:04

Mendja, Shpirti dhe Lidhjet Shpirtėrore

Ndėr gjallesa tė gjitha qelizat rinovohen cdo gjashtė muaj.E ndėrsa struktura materiale e cdo gjallese ndryshon dhe evoluon,tek njeriu vėrehet dicka e pandryshueshme-shpirti.Jeta humane ndahet nė etapa si fėmijėria, rinia, pjekuria dhe pleqėria.Ndryshimet fizike qė i karakterizojnė kėto etapa janė lehtėsisht tė dallueshme nė strukturėn humane.Ndryshimet janė tė qarta sidomos nė lėkurė, flokė dhe fytyrė.

Nė fakt cdo njeri, me sjelljen e vet e pranon nė njė farė mėnyre ekzistencėn e shpirtit. Pėr shembull nė Evropė, Amerikė, apo Rusi mund tė jepen dėnime penale me 20-30 vjetė. Nė kėto raste dėnimet nuk presupozojnė asnjė sens material, i denuar ėshtė vetėm shpirti etern i atij individi. Qdo qelizė materiale e atij individi pas 6 muajsh ėshtė ndryshuar. Pra, njė dėnim i materies nuk ka sens mė shumė se 6 muaj. Qelizat e reja janė tė pafajshme, sepse veprėn nuk e kanė kryer ato, armėn nuk e kanė mbajtur ato, nė kohėn e krimit ato nuk gjendeshin nė atė trup.
Po ta vazhdojmė analizėn me veprėn penale,a ėshtė materiale tė menduarit dhe tė vendosurit.Po ta marrim nė dorė tė menduarit si njė funksion tė trurit , do tė vėrejmė njė zingjir reaksionesh qė formohen dhe janė si reaksioni i oksigjenit me hidrogjenin pėr tė formuar ujin apo anasjelltas.Nuk i dimė saktė se cilat janė lėndėt qė hyjnė nė reaksione biokimike tė tij. Por e dimė se funksionet e trurit janė tė karakterit elektrokimik. Dmth ne vendosim pėr dicka dhe kryerja e kėtij veprimi ėshtė e lidhur me pėrcimin e rrymave elektrike tek muskujt e ndryshėm.


Le tė studiojme tani materialisht njė vrasje. Reaksionet e ndodhura nė trurin e vrasėsit mund tė renditen nė kėtė radhė: Disa lėndė si dopio, dopamine, och, etj, hyjnė nė reaksion duke u bashkuar ose ndarė. Disa prej molekulave janė rritėse e disa tė tjera zvogėluese. Me anė tė tyre pėrftohen marrdhėniet e elektroneve. Po mė sė fundi, duke menduar krahun qė mban armėn, patjetėr qė ėshtė njė rrymė qė vjen nė krah pastaj nė parakrah, nė dorė e nė muskujt e saj duke bėrė qė tė gjithė kėta tė hyjnė nė lėvizje.Mė nė fund tėrhiqet kėmbėza e armės dhe kryhet vrasja.


Kurse tani tė kėrkojmė vrasėsin. Duke kėrkuar tej veprimtarisė sė trurit , mund tė arrijmė nė pėrfundimin se fajtor pėr vrasjen janė elementėt qė pėrfituan krijimin e elektricitetit ne tru. Sepse nė analizėn materiale tė parat qė bien nė sy janė elementet e qelizave para reaksionit. Pas pėrfitimit tė elektricitetit ata elementė nuk janė si mė parė. Probabilisht janė copėtuar. Fundi i tyre do tė jetė si njė mbetje e njė funksioni jetėsor sė qelizės, metabolizmės dhe gjaku do ti hedhė ata jashtė. Pra shkaktarin e vrasjes mund ta gjejmė nė urinė apo jashtėqitje. Dhe pas kėsaj mund tė themi me gojėn plot se shkaktari material i vrasjes nuk ėshtė mė, ose ka ndryshuar brenda trupit, ose ėshtė hedhur me mbetjet trupore.Atėherė kush denohet?


Pyetjes se c’ėshtė shpirti dhe a ėshtė apo truri veprues kryesor, Prof.Dr. Ayhan Songar, nė epilogun e veprės sė tij ‘’Truri dhe sistemi nervor’’, i pėrgjigjet kėshtu:’’Sherington, mori stimuluesin me rrymė elektrike dhe i dha rrymė elektrike pjesėve tė ndryshme tė trurit. Nga disa zona mori reagimet e lėvizjeve dhe tė ndjeshmėrisė. Mė sė fundi, cipa e ndjeshme e turit ishte zbuluar.Pėr vite tė tėra ishin bėrė eksperimente dhe kėrkime. Kanadezi Wilder, Penfield dhe grupi i tij ,Jasper e te tjerėt i thelluan edhe mė tej kėto zbulime.Treguan se me rritjen e ndjeshmėrisė sė trurit nė zonėn e tėmthave, njeriu mund tė rijetojė pasazhe tė sė kaluarės.Provuan se kjo zonė e cefalit funksionon si nje depo dhe stivim i kujtesės. Sė fundi zbuluan se nė qendėr tė trurit, aty ku zgjatet rrjeta nervore qė vjen nga palca kurrizore, ndodhet Lėnda Retikulare, qė ka lidhje me gjendjen zgjuar tė njeriut.


Me ngacmimin e zonave tė trurit qė kanė lidhje me dorėn , krahun apo gishtėrinjėt, mund tė pėrfitohen disa lėvizje tė paqėllimta dhe deforme por kurrė lėvizje tė tilla si, tė mbėrthehet njė kopse, apo tė qohet njė mollė gjer tek goja, sado te thjeshta qofshin ato.


Nė kėtė rast ne i ngjajmė dikujt qė ėshtė ulur para pianos po nuk di tė lozė. Sikur ai, qė i bie tastierės kot me kot , pa qėllim dhe pa dije, me prekjen e cipės sė trurit reagimet e marra janė fare pa qėllim dhe pa rregull. Nuk mund tė merren kurrsesi nga truri me ngacmime dosido, veprime te rregullta, ashtu sikurse nuk mund tė pėrftohet njė melodi e rregullt nga prekja dosido e tastierės sė pianos.


Nė kėtė fazė duhet tė pranojmė se sikurse ėshtė e domosdoshme prania e njė pianisti pėrballė pianos, pėr tė pėrftuar tingujt e dėshiruar, ashtu edhe pėrtej trurit ėshtė njė fuqi tjetėr rregullatore e veprimtarisė sė tij. Dhe kėshtu, truri e humbė aftėsinė e tė qenit iniciatorė dhe i aftė nė vetvete pėr gjithqka qė vepron. Truri ėshtė njė mjet , njė aparat i vogėl, si pianoja qė nuk funksionon dot vetvetiu. Ngacmuesi dhe pėrgjegjsi kryesor pėr aktivitetin e trurit ėshtė njė forcė e ndėrgjegjshme dhe e vullnetshme, shpirti. Dhe nuk ėshtė aspak materia ose energjia e pandėrgjegjshme dhe e paarsyeshme, e pafuqishme pėr kėtė veprimtari.


Ėshtė diq e ndryshme tė pranojmė se nuk e njohim shpirtin dhe diq krejt tjetėr tė mohojmė ekzistencėn e tij. Pėrderisa ėshtė njė forcė qė fut nė punė trurin tonė dhe pėr tė menduar kemi domosdoshmėri pėr trurin atėherė ėshtė e pamundur ta konceptojmė aktivitetin e kėsaj force me aftėsi deri diku tė kufizuara tė trurit tonė. Ėshtė e pamundur qė truri human tė kapėrcejė vetveten dhe tė konceptojė aktivitetin e shpirtit, duke zgjidhur problemet e ekzistencės sė tij. Sikurse ėshtė e pamundur qė njė vegėl tė konceptojė forcėn e atij qė e ka shpikur, krijuar dhe futun nė punė, apo tė arrijė forcėn e tij. Krijuesi i shpirtit ėshtė Zoti.

‘’Tė pyesin pėr shpirtin. Thuaj qė ai ėshtė njė urdhėr i Zotit dhe ju ėshtė dhėnė shumė pak njohuri pėr tė.’’(Isra,85)


Kur dashurojmė, zemėrohemi etj, aktiviteti i trurit ėshtė i njejtė. Me njė shpjegim pak material, molekulat nė basenet e neuroneve tė trurit, lumturohen, zemėrohen etj. Po a janė pikėrisht kėto molekula tė trurit qė nxehen, lumturohen a mėrziten?


Lidhjet Spirituale

Pėr shembull pensionistet, marrin pėr vite pension si shpėrblim pėr punėn qė kanė bėrė. Ky shpėrblim ėshtė pėr trupin qė ndryshon vazhdimisht apo pėr shpirtin e personit. Megjithėse ėshtė 60 vjet, ai ende e thėrret nėnė njė grua 80-vjeqare. Po tė ishte lidhja nėnė-bir diqka materiale, kjo lidhje materiale do tė humbiste bashkė me ndryshimin e fizikut nė gjithė kėtė periudhė kohe. Po atėherė nė c’lidhje tjetėr veq asaj shpirtėrore mund tė mbėshtetet lidhja e pėrjetshme mes nėnės dhe fėmijės. Njė lidhje e tillė pėrjetohet edhe mes vėllezėrve binjakė. Edhe po tė jenė nė vende tė ndryshme, po u sėmur njėri e ndien edhe tjetri.Nė rast tė vdekjes kjo ndjenjė bėhet edhe mė e theksuar.A mund tė ketė shpjegim tjetėr , pėrveq atij shpirtėror, nė kėto raste, kur materialisht nuk kanė mė asgjė tė pėrbashkėt?
Ėshtė interesante, diq e tillė ndodh edhe tek kafshėt.

Tani po pėrcjellė disa shembuj pėr lidhjet spirituale nga vepra’’Kthimi tek Zoti nė Rusi’’

Pavel Naumov ėshtė psikolog qė bėn etyde psikike nė klinikėn e Lindjes nė Moskė. Nė lidhje me temėn thotė:’’Janė tė pamohueshmė lidhjet psikologjike qė ekzistojnė mes nėnės dhe fėmijės. Nė klinikė vendi i nėnave ėshtė i ndarė nga vendi ai i foshnjave, ato nuk e dėgjojnė dot tė qarėn e tyre. Por kur njė foshnje qan, nėna e tij menjėherė nervozohet dhe ndryshon humor. Sidomos kur foshnja ka ndonje moment tė zorshėm , si nė rastet e kur i ndėrrohet gjaku, gjendja e tensionuar e nėnės bie nė sy menjėherė.Po ashtu, nėse nėna ka ndonje dhimbje tė rėndė a diqka tė tillė foshnja fare mirė mund ta ndjejė dhe nis tė qajė. Ne 65% tė rasteve , kėtė telepati dhe komunikim ndjenjash e vėrtetuam me sukses.’’

Nė botėn perendimore janė bėrė shumė vėzhgime dhe njė lidhje e tillė telepatike ėshtė vėnė re mes personave tė familjes , mes njerėzve qė duhen , apo mes shokėve tė fėmijėrisė.

Njė nga biologėt e parė, Dr. Gellerstein, i cili ėshtė i njohur me kėrkimet e tij mbi ndjenjat pėrtej shqisave, nė njė raport pėr juristin e madh Alexander Coney, te cilin e quan ‘’njė dėshmitar kritik, tė saktė dhe pa paragjykime mistike’’,mbi njė ngjarje tė jashtėzakonshme, shprehet:

“Coney ndėrsa shkonte me tren drejt Moskės, pa nė ėndėrr miku e tij tė vjetėr Lajechnikovin. Nė ėndėrr, Lajechnikovi i kishte zgjatur duart dhe kėrkonte ndihmė prej tij.

U zgjua.

Coney kishte vite qė nuk e kishte parė mikun e tij tė vjetėr. Ai ishte plakur tashmė dhe mund tė kishte nevojė pėr diqka, prandaj vendosi ta vizitonte. Me kėto mendime nė kokė e kishte zėnė gjumi prapė. Sėrish sheh ėndėrr mikun e tij, po kėtė herė me kėmbėngulje kėrkonte diqka. Kur ishte zgjuar, Coney nuk e kujtonte dot se cfarė i kishte kėrkuar miku i tij, po ėndrra e kishte ndikuar aq fort se vendosi ta vizitonte atė sapo tė mbėrrinte nė Moskė. Sapo zbriti nga treni, iu afrua njė kioske ku mund te gjente nje tregues adresash. Por ishte e diel e kioska nuk punonte. Si do ta gjente tani?Ėndėrra e kishte ndikuar aq shumė sa vendosi ta kėrkonte vet. Kaloi rrugėn Nikitsky, pastaj atė Zoologicheskaya…papritur iu duk sikur e pa fare qartė imazhin e tij para syve. Ndaloi. Para syve lexoi nje plaketė tė vogėl mbi derė. E.E Lajechnikov…

Njė grua e moshuar ia hapi derėn.”Ke mbetur shumė vonė, i tha .Para se tė vdiste Lajechnikov ju pėrmendte vazhdimisht, vetėm Alexanderi do tė mė kishte ndihmuar thoshte”


Pianisti i madh dhe kompozitori i mirėnjohur Anton Rubenstein, njė ditė po diskutonte me nxėnėsin e tij William Nishja, i cili besonte jetėn pas vdekjes . “Nėse do tė vdes para jush, i tha ai , do tė mundohem tė vij t’ju bėj njė vizitė” Pėrballė kėtij besimi kaq tė ngrohtė dhe tė pastėr, Rubenstein nuk ngurroi tė jepte pėrgjigjie:

“E pranoj…Edhe unė nė qofte se vdes para, do provoj tė njejtėn gjė…”

Nė vitin 1894 Nishja ndodhej nė Paris, kur u zgjua nga gjumi thėrriste i tmerruar. Maestro Rubenstein, tepėr i vuajtur dhe plot dhimbje ishte pėrkulur mbi tė. Duke u dridhur nga frika ,Nishja u zgjua nga shtrati dhe ndezi gjithe dritat. Donte te bindej se ankthi kishte mbaruar. Mes frikės dhe ankthit, as qė i ishte kujtuar premtimi i maestros. Nė mėngjes, mori tė lexonte gazetėn. Aty mėsoi lajmin e dhimbshėm, Rubenstein kishte vdekur. Mė pas, nga njė mik i Rubensteinit qė ishte ndodhur pranė tij nė momentin e vdekjes do tė mėsonte se ai kishte vdekur fare papritur nga njė atak zemre.

Nishja e kishte kujtuar bisedėn:”Si i gjallė, edhe i vdekur, ai do ta mbante fjalėn”,-do thoshte pėr tė.


Edhe tek kafshėt janė bėrė kėrkime pėr tė provuar nėse ekziston telepatia mes tyre. Pas njė pune tre vjecare mbi lepujt femra dhe vogėlushet e tyre, P. Naumov, duke marrė pėr bazė rezultatet e kėtyre kėrkimeve, shprehet kėshtu: “Sikurse dihet, nė momente alarmi, nėndetėset nuk mund tė krijojnė lidhje me tokėn. Radiot nuk funksionojnė. Studiuesit i futen lepujt e vegjėl nė njė nėndetėse dhe nėnat lepuj, pasi u kishin vendosur nga njė elektrodė nė tru, i morėn nėn vėzhgim nė laborator. Pasi nėndėtėsja u largua, lepujt e vegjėl u vrane njė nga njė. Nuk kishte asnjė mundėsi qė nėnat e tyre ta dinin se tė vegjėlit do vriteshin dhe as kur do vriteshin. Po pikėrisht nė momentin e mbytjes sė lepurushave, truri i nėnės pėrkatėse reagonte. Komunikimi mes tyre ishte realizuar. Dhe aparturat pas vdekjes sė cdo lepuri i kishin regjistruar ato reagime tė shfaqura nga nėnat e tyre.”




2-ĖNDRRAT


Njė tjetėr dėshmi pėr vėrtetimin e ekzistencės sė shpirtit janė edhe ėndrrat, dhe nga tre llojet e tyre, jane ėndėrrat e sakta. Trupi jonė ,qė ėshtė material ėshtė i varur nga konceptet vend dhe kohė, por nė ėndrra njeriu i kapėrcen kufijtė e vendit dhe kohės. Ja kjo ėshtė njė provė e ekzistencės tė njė dickaje tjetėr, pėrtej materies. Nė kėtė pikė po japim sėrish njė shembull nga libri “Kthimi tek Zoti nė Rusi”

E ėma e shkrimtarit te njohur Nikolai Ostrovski, autor i librit “Si u kalit qeliku”, ishte njė grua me aftėsi tė njohura psiqike. Nė 1936, dy herė radhazi, u dėshmua pėr ngjarjet qė ajo I kishte ditur dhe parandjerė. Nė gazetėn Ogonik, ajo thoshte:

“Unė jam njė fshatare e thjeshtė. Nuk keni pse zemėroheni nėse unė me njė gjuhė tė thjeshtė iu tregoj c’kam parė nė ėndėrr. Kisha rėrė tė flija. Nė ėndėrr pashė sikur mbi shtėpinė timė po kalonin aeroplanėt. Aq sa mė dhembėn veshėt nga zhurma e tyre. E kuptova se kish nisur lufta. Prapė nė ėndėrr dola nga shtėpia duke vrapuar. Pashė tim bir, Koljan(Nikolai Ostrovski) qė ishte shėruar krejt. Kishte njė kapotė ushtarake pėrsipėr dhe mbante nė dorė revole. Kishte edhe helmetė. Rreth tij pashė tela me gjemba, mbrojtėsa, gropa plumbash e gėzhoja. Desha ta pyesja se pse kjo luftė, cilėt po luftonin, po e kisha tė pamundur. Desha te kthehesha mbrapsht, po ishin hapur gropa tė mėdha dhe telat me gjemba mė hynin nė kėmbė”

Pesė vjet pas kėsaj ėndėrre, kur gjermanėt hynė nė Rusi, kudo flitej pėr ėndrrėn e nėnės Ostrovski.


Nė revistėn “Shkenca dhe teknika”, nė numrin e gushtit 1980, Halil Ibrahim Gokturk shkruan njė artikull tė quajtur Selimije. Ndėr tė tjera:

“Njė natė, Perandori Justinianus sheh nė ėndėrr Jezusin. Biri i Merjemit e kėshillon atė qė tė ndėrtojė faltoren mė tė madhe nė botė. Pas kėsaj ai vendos dhe ndėrton Shėn Sofinė”

Nė numrin e gushtit te 1972, sėrish nė revistėn “Shkenca dhe Teknika”, jepen shumė shembuj qė lidhin dhe zbulime shumė tė rėndėsishme pikėrisht me ėndrrat.

Nė fillim te shek. tė njėzet, Niels Bohr, qė ėshtė student, sheh njė ėndėrr tė tillė: Ai vetė ndodhet nė qendrėn e gaztė tė diellit, ndėrsa planetet tėrhiqen rreth diellit me fije tė holla. Cdo planet, kur i kalonte Bohrit afėr, fishkėllente. Mė pas, gazrat qė digjeshin, u shuan. Dielli dhe gjithė planetet rreth tij u zhdukėn. Bohri u zgjua. Ishte pikėrisht kjo ėndėrr qė e shty atė tė mendonte mbi pėrngjasimin e sistemit diellor me strukturėn e atomit. Kjo ngjarje na dhuroi ne Tabllonė e parė moderne tė Atomit: nė mes njė bėrthamė, nucleus, dhe elektronet qė sillen rreth saj. Kėshtu teoria moderne e atomit bazohet nė njė ėndėrr.

Edhe kimisti i madh Kekule tregon pėr njė ėndėrr tė tillė:

“Kisha drejtuar karrigen time drejt zjarrit dhe po dremisja. Sėrish atomet vallėzonin para syve tė mi. Atomet e vegjėl, tepėr modestė, ishin tėrhequr nė plan tė dytė. Pėrveq kėtyra shihja edhe disa forma tė mėdha; ishin disa zinxhirė tė gjatė qė pėrdridheshin nė formė gjarpri. Por papritur, njėri nga gjarpėrinjėt u kthye dhe kapi me gojė bishtin e vet mu pėrpara syve tė mi dhe vazhdoi vallėzimin ashtu si njė hallkė. Atėherė u zgjova me shpejtėsinė e nje rrufeje.”

Nė sajė tė atij gjarpri qė kafshonte bishtin e vet, Kekule zbulon formulėn e Benzenit, qė i ngjan shumė njė hallke. Pėrgjithėsisht tregohet me njė gjashtėkėndėsh. Po ashtu pėr herė tė parė hodhi teorinė e zinxhirit tė mbyllur, ose tė hallkės, qė tregon rėndėsinė e strukturės molekulare nė kiminė organike.

Nė periodikėn “Historia e Jetės”, nė numrin e 5-tė tė majit 1974, nė faqen 85, zė vend njė ėndėrr e jashtėzakonshme.

Njė nga prijėsit e Sirisė, Nureddin Mahmut Zengi(1146-1174), njė natė sheh nė ėndėrr profetin Muhamed (s.a.s) i cili i tregon tre persona dhe i kėrkon qė ta shpėtojė prej tyre.
Zengi shkon menjėherė nė Medine dhe thėrret gjithė njerėzit t’i dalin pėrpara me pretekstin se do ju japė dhuratat. Megjithėse urdhri zbatohet menjėherė , tre personat qė i ishin treguar nė ėndėrr, nuk janė. Pyet se mos ka mbetur ndonjė pa ardhur. I thonė qė tre endacakė afrikanė qė banonin afėr varrit tė profetit, nuk ndodheshin aty. Urdhėroi qė t’i silleshin menjėherė edhe ata. Sapo i pa, kujtoi fytyrat e tyre qė i kishte parė nė ėndėrr. Dha urdhėr tė arrestoheshin dhe bėri njė kontrollė nė banesėn e tyre. Atje pa njė nėnkalim qė ata kishin gėrmuar dhe qė shkonte deri tek varri i profetit (a.s). Mėsoi se kėta tre vetė nuk ishin myslimanė dhe qėllimi i tyre ishte ta vidhnin trupin e profetit dhe ta qonin ne vendin e tyre. Zengi dha urdhėr qė ata tė vareshin menjėherė dhe pėrveq kėsaj ai bėri gėrmime tė thella nė tė katėr anėt e varrit dhe derdhi atje kallaj tė shkrirė, pėr t’i prerė rrugėn cdo ndėrmarrjeje tė tillė tė mundshmė nė tė ardhmėn.


3-SHPIRTI DHE SHQISAT


Shpirti ėshtė administratori i makinės jetėsore dhe gjithė nervat simpatikė, qarkullimi i gjakut, sytė, veshėt, stomaku dhe gjithė organet e tjera jetike nuk janė veqse nėnpunėsit e shpirtit. Pėr shembull, nuk ėshtė syri ai qė sheh , por shpirti. Syri ėshtė njė dritare pėr shpirtin. Dihet se po e pat dritaren hapur, shpirti sheh, po edhe nėse gjen njė tjetėr vend pėr tė parė pėrveq syrit, shpirti prapė e merr mesazhin e duhur.
Sėrish do citojė librin “Kthimi tek Zoti” nė Rusi, ku flitet pėr njerėzit qė shohin me gishtėrinjėt e tyre.

“Nė pranverėn e 1962-shit, Rosa Kuleshova, qė jetonte nė qytetin Nizhni Tagil tė Uraleve, i thotė Dr. Iosif M. Golbergut se arrin tė shohė me gishtėrinjėt e saj”. Pasi i lidh sytė vajzės, doktori bėn njė sėrė provash. Me tė vėrtetė qė Rosa arrinte tė shihte tė lexonte, tė dallonte ngjyrat me majat e gishtave.

Nė librin e tij tė njohur “Hipnotizme et spiritizme” drejtori i spitalit mendor tė Pesavos nė Itali, Prof. Dr. Sezar Lombroso thotė:

“Duke qenė i bazuar nė njė edukim shkencor dhe nė njė shkollim tė rreptė, askush mė shumė se unė nuk ka qenė armik i spiritizmit. Besoja gjithmonė se cdo forcė ėshtė materiale dhe e lindur nga materia dhe gjithmonė tallesha me pėrrallat me magji. Por vėrtetėsia e disa ngjarjeve qė i kam dėshmuar vetė dhe eksperienca nė punėn time, fitoi mbi bindjet e mia.

“Njė mėngjes tė vitit 1882, mė thėrrasin pranė njė tė sėmure, Matmazel C.S, e cila kur ishte nė kriza nervore nuk i shihnin sytė dhe hunda nuk i funksiononte. Nė ato qaste ajo shikonte me bulėn e veshit tė majtė dhe me majėn e hundės, kurse thembra i merrte funksionet e hundės. Ashtu sikurse lexonte shumė mirė me bulėn e veshit, ajo ndikohej edhe nga aroma mė e lehtė qė i afrohej tek kėmbėt.”


Njė trup i dytė

E vėrteta qė shpreh ajeti kuranor NE GJITHQKA E KRIJUAM NE QIFT (Zarijat 49), ėshtė nė fuqi edhe pėr materien edhe pėr shpirtėroren. Shpirti ėshtė si njė trup binjak i trupit fizik, ai ėshtė njė trup astral, i pėrbėrė nga energjia, dhe kjo ėshtė provuar. Dikujt qė i ėshtė prerė dora apo kėmba, pėr shumė kohė e ndiejnė sikur ta kishin atė akoma. Ėshtė e pamundur ta quajmė kėtė thjeshtė njė dėshirė qė shkakton halucinacione. Aq me tepėr qė klervojanėt me fuqi tė madhe i dallojnė organet e prera tė dikujt si njė fantomė. Kjo fantomė ka njė formė fluide dhe ėshtė nė varėsi tė trupit.Burimet islame flasin pėr njė bedeni missal- shėmbėlltyrė trupi e pandashme prej trupit fizik, pikėrisht ajo gjė fluide qė perceptohet nė fotografi. Klervojanėt pėrcaktojnė se trupi astral ėshtė mė i madh se trupi fizik. Pjesa qė e quajmė aura dhe qė i ngjan njė mjegullnaje tė shndritshme, ėshtė pikėrisht pjesa e trupit astral qė del nga trupi fizik.

Njė nga mediumet e njohura dhe kryetare e shoqatės sė parapsikologjisė sė New Yorkut, Elieen Garret, nė librin e saj “Warness” thekson se, “Gjatė gjithė jetės sime e kam parė me sytė e mi trupin e dytė tė cdo njeriu”

Ndėrsa magjistarja e njohur angleze Geraldine Cummins nė raportin e vitit 1930 thotė se mendja nuk komandon drejt pėr sė drejti trurin, po ėshtė njė trup elektrik ndėrmjet. Dhe cdo kafshė ka njė trup qė nuk shihet dot me sy, pėrmbledhės, fluid dhe me forma tė rregullta, tė ndryshme.


4-FOTOGRAFITĖ E TRUPIT SHĖMBĖLLTYRE

Me fotografimin kirilan, fotografim ky i kryer nė frekuenca tė larta, dallohen shumė qartė format e trupit energjik.
Nė fakt, kėmbėt apo duart qė vėrehen nė foto, janė forma e asaj shembėlltyre trupi qė ėshtė i veshur shpirtit. Kjo shembėlltyrė trupi ėshtė njė lėndė shumė fluide dhe e brishtė. Shpirti ėshtė njė tėrėsi qė nuk ndahet apo veqohet. Edhe atomi bile ėshtė i pėrbėrė, kurse pėr shpirtin as qė mund tė mendohet njė diqka e tillė.

Shkrimtarėt e librit “Kthimi tek Zoti nė Rusi”, Sheila Ostrander dhe Lynn Schroeder tregojnė:

“Nė kėrkimet tona pamė se sovjetikėt kishin vėrtetuar ekzistencėn e njė kallėpi energjik-matrix, pra shpirtit tek gjallesat. Njė lloj trupi i padukshėm me sy, pėrbėrės nė trupin fizik. Po cili ishte funksioni i kėtij trupi energjie? Cilat ishin veqoritė e tij? Nga kush e kishte prejardhjen? Pėr gjithė kėto pyetje, kishte filluar puna dhe kėrkimi nė universitetitn Kirov te Kryeqytetit Alma Ata tė Kazakistanit.” Kishin sjellė nga larg njė aparat kirilan, tė cilin e kishin lidhur me njė mirkoskop elektronesh. Tashmė trupi energjik qė mund ta shihnin vetėm klorvojanėt ishte para syve tė studiuesve, nėn frekuenca tė larta tė aparaturės kirilane.

Nė vitin 1938, njė grup doktorėsh i formuar nga U.Injushin, V.Grishenko, V.Voborev, N.Suiski, N.Fedorova dhe F.Gibaolulin e pėrmblodhėn kėshtu zbulimin e tyre:

“Nė cdo gjallesė, pėrveq trupit fizik tė pėrbėrė nga atomet dhe molekulat, gjendet edhe njė kopje e kėtij trupi, ai i energjisė.”

Kėtė trup ata e quajtėn Trupi i Plazmės Biologjike. Rezultati ėshtė vėrtetė rrėnqethės.

Mė pas punimet e Universitetit tė Kazakistanit nė lidhje me trupin e energjisė, u botuan nė njė libėr nėn titullin “Themelet Biologjike tė Medotės sė Kirilanit” (Alma Ata, 1968)

“Rrezatimi qė vėrehet nė fotografinė me Kirilan nuk ėshtė shkaktuar nga elektriciteti po nga bioplazma. Veqoria mė e madhe e kėtij trupi energjie me ngjyrė qė ndodhet tek cdo gjallesė dhe qė ka njė vibrim fluid, ėshtė organizmi i tij nė njė mėnyrė tė caktuar kozmike. Brenda trupit energjik vazhdon njė lėvizshmėri krejt e pavarur nga ajo e kallėpeve tė trupit fizik. Edhe nė trupin bioplazmik ndodhen polarizime.”

Njė neurolog amerikan ia ka dalė mbanė tė masė nė zbrazėti gjurmėt e hapėsirės elektrike tė kėmbės sė prerė tek njė salamandėr.

Ndėrsa nė fotografitė e bėra nga shkenctarėt sovjetikė, ne pamė qartė se nė hapėsirėn qė zinin pjesėt e prera tė organizmave tė gjallė, megjithėse pjesa fizike nuk ishte mė, trupi bioplazmik dukej fare qartė.


5-TRUPI FIZIK DHE TRUPI ENERGJIK

Shkenctarėt rusė kanė bėrė shumė vėzhgime mbi jogat qė mund tė bėjnė udhėtime tė pavarura nga trupi. Njerėzit nė momente krize, kome apo gjendje transi, nėn ndikimin e anestezisė, mund tė hedhin vetiu jashtė trupin e tyre energjik. Nė kėtė temė me shumė vlerė janė punimet e Dr.Charles Tart Nė Universitetin e Californias dhe tė drejtorit tė Institutit ESP tė Arkansasit, Dr. Harald Sherman mbi lėvizjet astrale.

Edhe nė operacionet e gjata dhe tė vėshtira, ose nė rastet e paravdekjes, si nė rastin e ngrirjeve, vėrehen kėso ndarjesh tė fizikės me metafizikėn. Nė revistėn “Le Monde et La Vie” tė marsit 1963 tregohet njė ngjarje nė lidhje me kėtė:

Prifti protestant anglez L.J Bertrand kishte shkuar nė Zvicėr pėr tė shetitur njė grup fėmijėsh nė malet e larta atje. Rreth orės dy, pranė Lucernės, nisin ngjitjen nė mal. Pasi kapėrcyen shkėmbinjėt, kur po i afroheshin akujve tė ngrirė pranė majės, prifti e ndjeu veten tė lodhur. Pasi i la fėmijėt nėn kujdesin e udhėrrėfyesit dhe u pėrshkroi atyre rrugėn qė do ndiqnin, i porositi disa herė qė tė mos ndaheshin nga njėri-tjetri.

Pasi kaluan fėmijėt, ai u ul nė njė vend tė sheshtė dhe desh tė pushonte pak. Po shumė shpejt i erdhi njė gjumė i rėndė.

Pastaj iu duk sikurse u zgjua papritur. Dalngadalė po kthjellohej. Por mė pas, i tmerruar vuri re se nuk ishte mė nė trupin e tij. Vetėdija po sillej si njė balonė pėrreth trupit tė tij. Nga lart, sodiste trupin e vet, qė i fjetur ngjante me njė statujė. Me gjithė sforcimet pėt tė lėvizur dorėn a kėmbėn, nuk ia arriti kėsaj. Trupi i tij ishte tashmė njė gjė e huaj pėr tė.

Po pas ca momentesh arriti tė dallonte se kjo gjendje nuk ishte aspak shqetėsuese pėr tė. E ndiente veten larg cdo lodhjeje fizike, tė lehtė dhe pa asnjė lidhje materiale. Me pak lėvizje e kuptoi se mund tė ndėrronte vendndodhjen shumė lehtėsisht. Mund tė sillej si njė zog nė ajrin e majės sė ngrirė tė malit.

Nė mendje i erdhėn fėmijėt, cfarė po bėnin vallė? Dhe sapo e mendoi kėtė, e gjeti veten mes tyre. I cuditur, pa se ata nuk e kishin ndjekur rrugėn e pėrshkruar nga ai. Edhe pse u pėrpoq shumė t’u tėrhiqte vėmendjen, mė kot se asnjė nuk e vuri dot re. Bile gjatė njė pushimi pėr t’u ushqyer, pa i cuditur shokėt e grupit tek hanin gjithė oreks edhe ushqimet e tija. Kaloi goxha kohė pranė tyre dhe pa me imtėsi cdo lėvizje, dėgjoi cdo fjalė dhe vėrejti cdo veprim qė ata bėnė. Pastaj u kthye sėrish pranė trupit tė tij tė fjetur.

Po ndėrkohė u kujtua pėr tė shoqen qė ishte nė njė hotel tė Lucernes. Cfarė po bėnte vallė? Pa kamarierėt tek dera e hotelit, grumbullin e njerėzve qė shkonin e vinin,u afrua njė makinė dhe qė andej zbriti e shoqja. Bashkė me tė ishin edhe katėr persona tė tjerė. U mundua t’u tėrhiqte vėmendjen dhe kėtyre, po sėrish ishte e pamundur. Pa zbritjen e tyre nga makina, valixhet e sė shoqes, cajin qė pinė sė bashku dhe bisedat e tyre i pa dhe i dėgjoi shumė mirė.

Papritur u ndie keq. Pamja nė Lucerne humbi dhe sėrish u gjend pranė trupit tė vet. Shokėt e grupit ishin kthyer dhe kishin kujtuar se ai kishte vdekur i ngrirė. Po udhėrrėfyesi kishte dėgjuar rrahjet e zemrės dhe tani po pėrpiqeshin ta sillnin nė vete. Kur erdhi nė vete, nisi t’u tregonte gjithė c’kishte parė gjatė udhėtimit tė tij metafizik. Tė gjithė u shokuan, sidomos e shoqja, sepse ai kishte arritur t’i pėrshkruante tė gjitha deri nė imtėsinė mė tė vogėl.

Kjo ngjarje, mė vonė u mor nė studim nga “Society of Research” e Anglisė dhe u aprovua vėrtetėsia e saj. Bashkė me vdekjen pranohet se lidhja mes trupit fizik dhe atij energjik mbaron. SEPSE BASHKĖ ME VDEKJEN, KĖLLĖFI PREJ MISHI E CLIRON SHPIRTIN DHE JETA JONĖ VAZHDON NĖ TRUPIN ENERGJIK (NĖ SHPIRT).


6-GALILEO DHE MAGJISTARĖT

Nė fizikė ėshtė i njohur njė ligj, i quajtur ligji i Galilesos, ose ligji i palėvizjes. Sipas kėtij ligji ėshtė e pamundur qė njė trup tė lėvizė, tė ndalojė kur ėshtė nė lėvizje ose tė ndėrrojė lėvizjen pa pasur ndikim tė jashtėm. Pra ėshtė e pamundur qė njė trup vetvetiu tė ndėrrojė vendndodhjen, orbitėn e tij, ose tė ndalė a tė kthehet nė njė drejtim tė caktuar, pa njė ndikim tė jashtėm. Para kėsaj tė vėrtete si mund tė pranojmė vetėm anėn materiale tė ekzistencės sonė, pa e lidhur atė me njė qenie tė ndėrgjegjshme?

Njė vajzė e re e quajtur Roz Mari, para egjiptologut tė famshėm Holmen dhe kompozitorit Vood, shfaq njohuritė e saj mbi egjiptianishten e lashtė, tė pa deshifruar gjer atėherė, mbi dialektin, muzikėn dhe kėrcimet e Egjiptit tė lashtė, duke pretenduar se kėto njohuri i ka marrė nga shpirti i Nones, gruas sė faraonit Amen Hatep.

Pak rėndėsi ka nėse kjo gjendje ėshtė rezultat i pėrshkrimit tė njohurive nga xhindėt, tė cilėt jetojnė mė shumė se njė mijė vjet, apo i bindjes sė gabuar tė disave qė pretendojnė se i marrin kėto tė dhėna nga shpirtėrat e tė vdekurve njė mijė vjet mė parė. E rėndėsishme ėshtė njė e vėrtetė e qartė. Gjithė ndodhia dhe fjalėt e vajzės janė regjistruar dhe raportet e dokumentet e mbajtura nga tė autorizuarit dhe personat nė fjalė janė botuar nė librin “Ancient Egypt Speaks”. Ėshtė e pamundur qė kėto fakte tė shpjegohen me materien dhe me ligjet e lidhura me tė.


7-NJĖ EKSPERIMENT LABORATORI QĖ VĖRTETON EKZISTENCĖN E PERISPIRIT (TRUPIT SPIRITUAL)

Shpesh studiuesit kanė dashur tė vėrtetojnė ekzistencėn e shpirtit me prova laboratorike. Mė e rėndėsishmja prej tyre ėshtė bėrė nga amerikani Dr.R.Watters nė vitin 1933 dhe ėshtė paraqitur nė 1934 nė kongresin ndėrkombėtar tė spiritualizmit nė Barcelonė. Nė kėtė eksperiment ėshtė pėrdorur “dhoma e Wilsonit”. Sikurse dihet, nga lėndėt radioaktive dalin dy lloj rrezesh, alfa dhe beta. Me anė tė kėtyre rrezeve, duke bėrė bombardimin nė dhomėn e Wilsonit, analizohet struktura e materies. Nė kėtė aparaturė ka edhe njė dhomėz vėzhgimi ku vendoset lėnda qė do tė analizohet. Brenda ka edhe njė sistem qė kur duhet mund tė lėshoj avull uji. Ka edhe njė llambė pėr ndricim. Esenca e kėtij eksperimenti qėndron tek grumbullimi i bulėzave tė avullit mbi jone, duke mundėsuar kėshtu fotografimin e tyre.

Duke pėrfituar nga kjo metodė, Dr.R.Watters ka vendosur pesėdhjetė karkaleca tė zakonshėm, tė mpirė qė mė parė dhe tė mbėshtjellė me pambuk dhe eter dhe nė momentin kur ėshtė parashikuar se me ndikimin e eterit do tė vdesin, nė dhomėz ėshtė hedhur avull dhe janė fotografuar. Nė pllakat fotografike vėrehet qartė njė imazh i 13 karkalecave tė fiksuar nė momentin e vdekjes sė tyre. Mė e rėndėsishmja e kėtij eksperimenti ėshtė vėrtetimi se vdekja ėshtė dicka qė i pėrket vetėm trupit tė tonė fizik dhe bashkė me tė ndodh edhe clirimi i trupit spiritual, si dhe bazimi i kėsaj tė vėrtete edhe nė eksperimentet shkencore dhe materiale. (La Fotographie Transcedentale Raul Montandoon, fq,96-102)


Safvet Senih
avatar
majlind's

27


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi