Orioni dhe Apolloni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Orioni dhe Apolloni

Mesazh  ^Drįcula^ prej 27.08.11 12:25


Orioni (greq. Orion, lat. Orion) - i biri i Poseidonit, zotit tė detit dhe dashnores sė tij Euriales, gjahtar i flakėt.

Prej tė gjithė personazheve tė miteve greke Orioni ka pasur trupin mė tė lartė: kur ecte nėpėr fundin e detit koka i dilte mbi dallgė. Pos madhėsisė sė vet ai dallohej edhe pėr nga bukuria e trupit, arti i gjahut dhe fatkeqėsitė, pėr tė cilat autorėt antikė nuk kanė qenė tė njė mendimi. Lajmet pėr tė pėrputhėn nė atė se shkaktari i fatkeqėsive tė tij ishin gratė.

Gruaja e parė e tij, Sida, ishte ngapak mburracake. Kur pat deklaruar se ėshtė mė e bukur se hyjnesha Hera, me urdhėrin e saj qė e detyruar qė ta braktisė kėtė botė dhe tė shkojė nė Tartar. Pas njė kohe tė kaluar nė pikėllim pėr tė Orioni u dashurua nė bijėn e mbretit Enopion nga Hiosi, qė quhej Aera ose Meropsa, dhe me kėrkesė tė saj i shfarosi tė gjitha bishat e egra nė ujėdhesė.

Pėr kėtė Enopioni ia premtoi vajzėn pėr grua, por e zvarriste zbatimin e premtimit tė vet. Orioni ia shkurtonte vetes kohėn me verė, dhe, siē ndodh kjo rėndom nėn ndikimin e alkoolit, e humbi kontrollin dhe e rrėmbeu tė fejuarėn e vet. Enopioni atėherė e luti Dionizin, zotin e verės qė tė marrė hak pėr kėtė vepėr.

Dionizi e vuri nė gjumė Orionin dhe pastaj Enopioni e verboi. Mirėpo, Orioni mėsoi pėr profecinė se si t'ia kthejė vetes tė parėt: i ėshtė dashur tė shkojė nė lindje dhe atje t'ua eksponojė sytė e vet rrezeve tė diellit tė mėngjesit. Veproi siē i pat thėnė profecia dhe ajo u realizua qė nė ujėdhesėn Lemnos.

Orioni kthehet nė Hios pėr ta dėnuar Enopionin. Ky iku para tij, ndėrsa Orioni shkoi pėr ta kėrkuar. Pas pėrpjekjeve tė kota erdhi deri nė Kretė ku iu bashkua shoqėrisė sė gjahtarėve tė hyjneshės Artemida. Mirėpo, kjo pėr kėte qe e kobshme: kur ishte nė lindje, nė tė u dashurua Eosa, hyjnesha e kuqėrimit tė mėngjesit, ndėrkaq, Artemida nga xhelozia (me rastin e tentimit tė ikjes nga shoqėria e saj, apo me rastin e pėrpjekjes sė Eosės pėr ta rrėmbyer) e vret. Sipas versionit tjetėr e vret Apolloni me kėrkesė tė Artemidės.

Sipas versionit tjetėr shkaktari i shkatėrrimit tė Orionit ishte frika e Artemidės qė nė afshin e vet tė gjahut do t'i ēfarosė tė gjitha bishat. Zoti i mjekėsisė, Asklepiadi, pėrpiqet ta ringjallė Orionin e vrarė, por e ka penguar rrufeja e Zeusit, zotit suprem. Asnjė zot nuk guxon qė ta prishė veprėn e zotit tjetėr, dhe kėshtu ka pėrfunduar rruga e Orionit nė kėtė jetė.

Kundėrthėniet nė pėrshkrimet e jetės sė Orionit nuk morėn fund as nė lidhje me ngjarjet pas vdekjes sė tij. Sipas disa autorėve ka arritur nė botėn nėntokėsore sė bashku me qenin e vet, Siriusin dhe atje gjuente bisha tė egra. Sipas tė tjerėve, zotėrat pėr shkak tė dashurisė sė tij ndaj yjeve (pėrkatėsisht pėr shkak se gjatė tėrė jetės sė vet mė kot mallengjehej pėr Pleadet (Shejzat), bijat e Atlantit, e ngritėn nė qiell ku deri mė sot ndriēon si hyllesi e ndritshme. Gjatė netėve tė kthjellta shihet bukur brezi i tij i gjahut.

Shėnimet e para lidhur me Orionin gjenden nė Odisenė e Homerit. Vargjet sipas tė cilave nė botėn nėntokėsore gjuan bisha tė egra, janė nė kundėrshtim me imagjinatėn pėr jetėn nėntokėsore tė Hadit, andaj konsiderohet se nė Odise janė futur mė vonė. Nė pikturat nė vaza, relieve dhe pėrmendore tė tjera figurative nga antika ėshtė ruajtur numri i vogėl i paraqitjeve tė figures sė Orionit. Njėra prej mė tė bukurave gjendet nė pasqyrėn etrure prej bronze, me siguri e shek. V para e.s. qė e paraqet Orionin qė e kalon detin (sot gjendet nė Muzeun Britanik nė Londėr).


APOLLONI (greq. Apollon, lat. Apollo) - i biri i zotit suprem, Zeusit dhe i dashnores sė tij, Letės, zoti i dritės dhe i diellit, roje e jetės dhe rendit, shigjetarė dhe fallxhi i pagabuar.

Ka lindur nė ujėdhesėn Delos ku e ėma kishte ikur para Pitonit, gjarpėr i tmerrshėm me kokė dragoi me tė cilin e ka pėrndjekur Hera, gruaja xheloze e Zeusit. Delosi atėbotė ishte njė ujėdhesė lundruese e cila luhatej nė valė, prandaj nuk ka qenė strehim i sigurtė. Leta e pėrndjekur nuk ka pasur zgjedhje tjetėr, sepse Hera e ka pasė mallkuar qė mos ta gjejė as njė copėz toke tė fortė, ku do tė mund tė lindė fėmijėt e Zeusit. Posa ka shkelur nė tokėn e ujėdhesės, ndodhi mrekullia. Nga thellėsitė e detit u ngritėn dy shkėmbinj, prej tė cilėve njėri ia zuri udhėn e mėtejshme tė ujėdhesės, kurse tjetri Pitonit. Leta nė malin Kintos ia lind binjakėt- bijėn Artemidėn dhe djalin Apollonin.

Kur Apolloni u rrit me armėn e vet, me lirėn e artė dhe harkun e argjendtė u ngrit nė lartėsi dhe u nis pėr nė tokėn ku jetonte Pitoni, pėr t'iu hakmarrė pėr pėrndjekjen e nėnės sė tij. E gjet nė luginėn e thellė nė rrėz tė malit Parnas dhe u vėrsul me njė mori shigjetash dhe nė njė betejė tė shkurtėr e vrau atė. Trupin e tij e varrosi nė tokė qė prej tij mos tė mbetet asnjė shenjė dhe ia ndėrroi emrin e deriatėhershėm tė tokės prej Pito nė Delfe. Nė vendin e ngadhėnjimit tė tij e themeloi njė shenjėtore dhe falltore qė nė to njerėzve t'ua shpallė njerėzve vullnesėn e Zeusit.

Edhe pse Pitoni ishte pėrbindėsh i gėrditshėm, ishte qenie hyjnore, dhe Apolloni ėshtė dashur qė ta shpaguajė dhe tė pastrohet prej fajit qė e bėri me vrasjen e tij, se ndryshe nuk ka mundur t'i pranojė funksionet e veta hyjnore. Andaj me urdhėrin e Zeusit shkoi nė Thesali dhe aty shėrbeu te mbreti Admet tetė vjet si bari i thjeshtė. Pas spastrimit prej fajit u kthye nė Delfe, tė cilin, pos Delosit, e donte mė sė shumti. Kur afrohej dimri shkonte me karrocė tė vetėn, tė cilėn e tėrhiqnin mjellmat nė tokėn e Heperboresave, ku dominon pranvera e amshueshme. Kėtė e bėnte ēdo vjet: pranverėn dhe verėn e kalonte nė Delfe, kurse vjeshtėn dhe dimėrin nė viset e pranverės sė amshueshme, poqese nuk qėndronte te zotėrat nė Olimpin e lartė.

Ardhja e Apollonit nė Olimp sillte me vete gėzim dhe hare. Atje arrinte nė krye tė Muzave, hyjneshave tė arteve tė bukura, si udhėheqės i tyre i merituar. Asnjėri prej zotėrave nuk mund t'u afrohej nė luajtje nė lirė. Kur jehonte kėnga e tij, shkrihej edhe Aresi, zoti i luftės. Ishte kanakari i Zeusit, si edhe motra e tij Artemida, kurse zotėrat e tjerė shpesh pėr kėtė shkak ishin xheloz nė tė.

Njerėzit e respektonin pėr shumė arsye: ishte zoti i dritės dhe i diellit pa tė cilėt as qė mund tė kishte jetė, nistar i harmonisė dhe bukurisė pa tė cilat jeta nuk do tė kishte kuptim. I mbronte njerėzit nė luftera dhe rreziqe, i shėronte nga sėmundjet, kujdesej pėr rendin qė e pat vendosur Zeusi, e ka dashur dhe shpėrblyer tė mirėn dhe e ka dėnuar tė keqėn. Shigjetat prej harkut tė tij kurr nuk kanė dėshtuar, si hakmarrėse nė menyrė tė pabesueshme i kanė goditur duke sjellė murtajėn.

Poashtu tė pashmangshme kanė qenė edhe profecitė e tij. Nė to njerezve u shpallej pėr mes parafolėsve vullnesa e Zeusit, veēmas ato tė Delfėve, Pitisė dhe Sibilės, por edhe nė orakull e tė tjera. (Poqese profecitė nuk pėrmbusheshin ose njerėzit nuk i kuptonin, fajtore ishin parafolėset tė cilat ose nuk e kanė kuptuar ose i kanė zvetnuar fjalėt e Apollonit).

Nė botėn e zotėrave dhe tė kreshnikėve Apolloni e ka pasur rol tė shquar. Edhe vetė ishte hero i shumė ngjarjeve. Tė njohura janė p.sh. garat e tij nė muzikė me satirėn Marsiun i cili dėshtimin e vet e paguan me lėkurė tė vet. Gjatė garave tė ngjashme me Panin, zotin e pyjeve dhe tė barinjėve, mbreti Mida, i fiton vesht e gomarit.

Poashtu vlen edhe pėr garat e tij tė pafatshme me Hiakintin e ri, e sidomos pėr hakmarrjen e tij tė tmerrshme ndaj Niobės, mbretėreshės tabane, tė cilės pėr shkak tė ofendimit tė nėnės sė tij ia vret tė gjathė fėmijėt. Nė luftėn trojane Apolloni ishte nė anėn e trojanėve dhe u ndihmoi nė ēdo mėnyrė. E ka drejtuar poashtu shigjetėn e cila e ka goditur Akilin nė thembėr.

Si ēdo zot tjetėr, edhe Apalloni ka pasur shumė dashnore. Mirėpo, pėrkundėr bukurisė sė tij, te ato nuk ka pasur shumė sukses. Dashuria e tij e parė, nimfa (zana) Dafna, u shndėrua, nė praninė e tij, nė drurin e dafinės qė tė shpėtojė prej tij. Bindjet dhe ofertat e tija i kanė refuzuar madje edhe dy femra tė vdekshme, Kasandra dhe Marpesa.

Prej trashėgimtareve tė tij mė sė shumti janė shquar Orfeu, kėngėtari trakas, tė cilin e ka pasur me Muzen, Kaliopa, pastaj Asklepiadin, zotin e mjekėsisė tė cilin e lindi Koronida, dashnorja e tij dhe Aristeun, birin e nimfės Kirenes, i cili u ka mėsuar njerėzve kultivimin e bletėve dhe rritjen e kafshėve. Djalė i tij ėshtė konsideruar edhe Himeni, zoti i martesės, ndihmės i hyjneshės Afrodita.

Apolloni ėshtė njė prej hyjnive mė tė lashta greke. Adhurimi i tij nė Greqi me siguri vjen nga Azia e Vogėl. Sipas disa miteve vendlindja e tij ėshtė zabeli Oritigiu nė Efez, nė trevėn e Azisė sė Vogėl. Sipas Bedrich Hroznit paraardhėsi i tij i Azisė sė Vogėl ėshtė Apulunasi, zoti hetit.

Nė fillim Apolloni ishte mbrojtės i grigjeve e mė vonė i qyteteve tė kolonistėve grekė dhe mė nė fund u bė zot i dritės dhe i diellit (kurse motra e tij Artemida hyjneshė e gjahut, natyrės dhe hėnės), dhe merr shumė veti tė tjera. Nė kėngė e quajnė Shigjetarė tė pagabueshėm, Harkargjendi, Dritėlindėsi, dhe mė sė shumti i Shėndritshmi (Foitaos). Ishte i nderuar nė tėrė botėn greko-romake. Romakėt adhuronin rininė e tij, e kanė marrė prej grekėve dhe siē duket, para tyre prej grekėve e kanė marrė etrurėt.

Pėr nderė tė Apollonit nė Delfe, nė pranverė dhe nė vjeshtė, janė organizuar kremtet madhėshtore dhe pėr ēdo katėr vjet lojėrat pitike. Kremte tė ngjashme janė organizuar edhe nė Delos, Milet e gjetiu. Nė Romė lojėrat e Apollonit janė organizuar prej vitit 212 para e.s. Nė kujtim tė fitores te Akciusi nė vitin 31 para e.s. Augusti pėr nderė tė Apollonit i themelon lojėrat e Akciusit.

Me emrin e Apollonit janė tė lidhura edhe veprat mė tė famshme nė arkitekturė dhe skulpturė tė antikės. Tempulli mė i lashtė deri mė sot, pjesėrisht i ruajtur, tempulli dorik nė Greqi, ėshtė ai i Apollonit nė Korint. Ėshtė i shek. VII para e.s. dhe prej tij kanė mbetur shtatė shtylla. Arkitekti i tempullit tė tij i ruajtur mė sė miri (nė Basajė, Arkadi) ishte Iktini, njėri nga krijuesit e Parteonit athinas (nė mesin e shek. V. para e.s.).

Prej tempujve tė tjerė tė tij greke ndėr mė tė famshmit konsiderohen ata nė Seliun, nė Sicili nga gjysma e parė e shk. VI para e.s., nė Delfe, nė Arg dhe nė ujėdhesėn Delos (aty nė gjysmėn e parė tė shek. V para e.s. ishte arka e pėrbashkėt e shteteve, anėtare tė tė ashtuquajturės Lidhje e Delosit).

Nė Romė qė nė mbarim tė shek. V para e.s., ia kanė ndėrtuar tempullin pranė dyerėve tė Karmenit, kurse pas vitit 31 para e.s., tempullin e ri e ndėrton Augusti nė Palatin.

Prej truporeve tė Apollonit para sė gjithash veēohet e ashtuquajtura Apolloni i Belvederės („shembull i bukurisė mashkullore"), kopja romake e skulptures greke nga mesi i shek. IV para e.s, tė cilėn ia kanė mveshur Leoharit, pastaj Apolloni Musagetės (Apolloni udhėheqės i Muzave) kopja romake e origjinalit tė Skopasit pėrafėrsisht nga fillimi i shek. IV para e.s., pastaj Apolloni Sauroktonos (Apolloni i cili e mbyt hardhucėn), kopje e veprės sė Praksitelit nga gjysma e dytė e shek. IV para e.s. dhe Apolloni Citharoedus (Apolloni me kitarė), kopja romake e origjinailit grek nga shek. IV para e.s.

Tė gjitha kėto skulptura sot gjenden nė Muzeun e Vatikanit nė Romė. Kopjet e shumta antike tė truporeve tė Apollonit gjenden nė koleksione tė ndryshme, veēmas nė Muzeun Kombėtar tė Romės, nė Napoli dhe nė Luvėr tė Parisit.

Njėri prej origjinaleve greke, mė i ruajtur, ėshtė Apolloni nga frontoni perėndimor i tempullit tė Zeusit nė Olimp, pėrafėrsisht i viteve, 460-450 para e.s. dhe sot gjendet nė Muzeun Olimpik dhe Apolloni prej bronze i kohės rreth vitit 520 para e.s. i gjetur mė 1958 nė Pire (dhe sot gjendet nė Muzeun Kombėtar Arkeologjik nė Athinė). Pėr nga lashtėsia pėrafėrsisht janė tė tė njėjtės kohė edhe skulpturat e Apollonit, veēmas Apolloni i Veut nga mbarimi i shek. VI para e.s., sot gjendet nė Villa Julia nė Romė.

Apolloni nga Salona (Solini i sotėm afėr Splitit), i gjetur nė vitin 1820 vepėr romake, me siguri ėshtė e kohės sė hershme perandorake, dhe sot gjendet nė Muzeun Arkeologjik nė Zagreb. Prej veprave skulpturale tė kohės sė re po e pėrmendim Apolloni dhe Dafna e Berninit, nė Villa Borghese nė Romė (i vitit 1622), tė Girardonit (Gjirardonit) Apolloni dhe nimfet pas vitit 1666, nė parkun e pallatit nė Versailles (Versaj) dhe Apolloni i Ogyst Rodenit rreth vitit 1900 qė sot gjendet nė Muzeun e Rodinit nė Paris.

Sa i pėrket paraqitjeve pikturale tė Apollonit janė ruajtur qė nga antika disa qindra (nė tė shumtėn vaza). Prej pikturave tė kohės sė re po e pėrmendim vetėm Apollonin dhe Dafnen tė Paulo Veroneseit (Paul Veronezit) nga mesi i shek. XVI, qė sot gjendet nė Muzeun Metropoliten tė Nju Jorkut, dhe pikturėn me tė njėjtin emėr tė Nicolas Poussinit (Nikolas Pusenit), e vitit 1665 qė gjendet nė Muzeun e Luvrit nė Paris.

Nė pallatin Clam-Gallas (Klam-Gallas) tė Pragės gjendet freska e Carl Carlonit (Karl Karlonit) e viteve 1727-1730 e cila e paraqet Triumfin e Apollonit. As nė numrimin mė tė shkurtė tė veprave artistike lidhur me Apollonin, nuk mund tė mos e pėrmendm njė vepėr muzikore, baletin e Igor Straviniskit Apolloni udhėheqės i Muzave. - Nė shenjė tė Apollonit ėshtė pushtuar edhe fqiu mė i afėrm i Tokės.

Programi amerikan i gjithėsisė nė kuadėr tė tė cilit dy astronautė, Amstrongu dhe Aldrini, janė lėshuar nė Hėnė me 20. VII 1969, me tė drejtė quhet me emrin e harkargjendit tė birit tė Zeusit, Apollo.
avatar
^Drįcula^

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Orioni dhe Apolloni

Mesazh  ILIRA prej 27.08.11 13:45

Dracula ato qe kishe postuar per Zeusin Pandoren dhe Sizifin mundemi ti kuptojme plotesisht por me keta te dy e paskam pak problem a mund te na e besh me te hollesishem kete, sidomos per orionin....
avatar
ILIRA

252


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi