Zeusi, Pandora dhe Sizifi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zeusi, Pandora dhe Sizifi

Mesazh  ^Drįcula^ prej 26.08.11 12:34


ZEUSI (greq. Zeus, gjenitiv Dia, lat. Juppiter) - i biri i titanit Kroni dhe gruas sė tij, Rea, zoti suprem i grekėve tė lashtė.

Nuk ka qenė pėrherė zot suprem dhe nuk ka sunduar prej kohėrave tė stėrlashta. Sundimin mbi zoterat dhe njerėzit e ka marrė me kryngritje kundėr babait tė vet, Kronit, i cili poashtu e ka rrėzuar nga froni babain, Uran, sundimtarin mbi botė pas Kaosit tė mirėfilltė.

Pėr dallim nga zotėrat suprem (apo tė njė zoti) tė religjioneve tė shumta, Zeusi e ka biografinė e vet. Nuk ka qenė gjithėherė dhe pėrgjithmonė i pandryshuar dhe vetes nuk ia ka mishėruar virtytet mė tė larta.

Grekėt e kanė krijuar simbas shembylltyrės sė njeriut dhe sipas figurave tė sundimtarėve tokėsorė tė asaj kohe. I ka pasur pra vetitė njerėzore dhe karakterin e njeriut, ndonėse, kuptohet, tė egzagjeruara, siē i ka pasur hije atij qė sundon mbi sundimtarėt e vdekshėm dhe mbi zotėrat e pavdekshem.

Zeusi ka lindur nė shpellėn e malit Dikta nė ujėdhesėn Kreta, ndėrsa nėna e tij, Rea, fshehurazi e ka lindur nė Kretė pėr ta shpėtuar prej Kronit, i cili ia ka marrė tė gjithė fėmijėt dhe i ka gėlltitur nga frika e kryengritjes sė tyre tė mundshme.

Nė vend tė djalit Rea ia jep Kronit gurin e mbėshtje llur nė mnela, dhe kėshtu Zeusi i ka shpėtuar fatit tė vėllezėrve dhe motrave tė veta mė tė vjetėr, Hestiut, Demetrės, Herės, Hadit dhe Poseidonit. Pasi qė Rea nuk ka mundur t'i kushtohet Zeusit tė vogėl, ia beson nimfave Adrestesė dhe Idasė.

Ato e kanė ushqyer me qumėshtin e Amaltesė, dhisė hyjnore dhe me mjaltė tė bletės. Nga rreziku qė mos ta zbulojė Kroni e kanė mbrojtur Kuretėt, demonėt e maleve. Kur qante i rrahnin mburojėt e tyre me shpata dhe kėrcenin nė zhurmėn shurdhuese dhe britmat e egra, kėshtu qė Kroni nuk e dėgjonte. Nė malin Dikta, por edhe mė tepėr nė Ida, Zeusi u rrit dhe vendosi qė tė ngritet kundėr Kronit dhe ta rrėzojė nga pushteti.

Kryengritjen kundėr Kronit Zeusi e filloi me lirimin e vėllezėrve tė vet qė jetonin nė barkun e Kronit, sepse si qenie hyjnore kanė qenė tė pavdekshėm, dhe e detyroi Kronin qė t'i vjellė. Motrat Hestinė, Demetrėn dhe Herėn i ēoi nė skaj tė botės, ndėrsa vėllezėrit Adin dhe Poseidonin i ftoi qė t'i bashkohen.

Ata pa u hamendur e dėgjuan dhe tė bashkuar e sulmuan Kronin. Ateherė Kroni i ftoi nė ndihmė vėllezėrit e vet titanėt dhe, ndonėse tė gjithė titanėt nuk iu pėrgjigjėn thirrjes, i shkon pėrdore ta zmbrapsė sulmin e Zeusit, dhe gradualisht ta zbrapsė deri nė majėn e Olimpit. Nė ēastin e ankthit mė tė madh Zeusit i erdhėn nė ndihmė kiklopėt viganė me njė sy. I farkuan rrufetė dhe vetėtimat me tė cilat u mbrojt dhe kaloi nė kundėrsulm.

Gjasat e Zeusit me kėtė iu pėrmirėsuan dhe kur nė mesin e titanėve shpėrtheu mosmarrėveshja, Oqeani, Stiksi dhe Prometheu, si dhe disa tė tjerė, kaluan nė anėn e Zeusit. Pėrkundėr kėsaj lufta dhjetėvjeēare mbeti e pavendosur.

Andaj Zeusi vendosi qė nga brendėsia e tokės t'i lėshojė Hekatonkeiret, viganėt e tmerrshėm njėqinduarėsh, tė cilėt atje i kishte burgosur babai i tyre Urani. Me ndihmėn e aleatėve tė vet Zeusi, mė nė fund, korr sukses. Kronin dhe titanėt e tjerė armiqėsorė i rroposi nė errėsirėn e amshueshme tė Tartarit dhe shpallet sundimtar i gjithėsisė.

Tė shpallesh mbret dhe tė bėhesh mbret nuk ėshtė e njėjta gjė dhe Zeusi pėr kėtė u bind shpejt. Para sė gjithash, kėtu ishin vėllezėrit Hadi dhe Poseidoni, por lufta pėr pushtet nė mes tyre nuk u bė, sepse u paraqit armiku i pėrbashkėt.

Hyjnesha Gea u hidhėrua nė Zeusin pėr shkak tė dėnimit tė ashpėr tė titanėve, u bashkua me zotin e errėsirės sė pafund, Tartarin dhe e sjell nė botė Tifonin, viganin njėqindkrerėsh tė shėmtuar pėr ta vrarė Zeusin.

Tifoni ka qenė aq i madh sa qė nėn tė u fut gjarpri, bėrtiste me zėra tė kafshėve dhe nga fyti i dragoit villte zjarrin shkatėrrues. Zeusit i shkoi pėr dore qė me vetėtima dhe me rrufe pas betejės sė rėndė t'i mundė dhe t'i rroposė nė Tartar.

Pastaj u propozon vėllezėrve qė pushtetin ta ndajnė me short. Kur u pajtuan me kėtė, Zeusi u kujdes qė pėr vete ta ndalė pjesėn mė tė mirė. Poseidonit i takoi deti, Hadit bota nėntokėsore, ndėrsa Zeusit qielli dhe toka.

Nė fillim ka sunduar si titan dhe dy herė ėshtė pėrpjekur pėr ta ēfarosur njerėzimin. Herėn e parė kėte ka dashur ta bėjė pėr arsye se njerėzit i dukeshin tė pavlefshėm. Kėtė e ka penguar titani Promethe, krijues i njerėzve, i cili u ka sjellė zjarrin dhe u ka mėsuar shkathtėsi dhe dituri tė ndryshme.

Herėn tjetėr Zeusi ka dashur ta ēfarosė njerėzimin pėr arsye se iu kanė dukur tejet tė fuqishėm, dhe kjo gati i shkoi pėrdore. E ēoi nė kotė pėrmbytjen, por Prometheu ua mundėsoi djalit tė vet, Deukalionit dhe gruas sė tij Pirhės tė shpėtojnė dhe qė sėrish ta popullzojnė botėn me njerėz. Kur Zeusi e forcoi pushtetin e vet, kėshtu qė asgjė nuk mund ta rrezikonte i lėshoi fre rėt e sundimit tė vet dhe i lėshoi nė liri armiqtė e vet tė dikurshėm.

Kuptohet, se edhe mė tutje mbeti sundimtar absolut jo vetėm si udhėheqės i kryengritjes sė vet ngadhėnjimtare dhe zgjedhjes se vet me short, por edhe pėr kėtė qė kishte andaj vetė zotėrat kanė qenė tė vetėdijshėm pėr fuqinė e tij kėshtu qė edhe kanė degjuar. Nganjėherė, kuptohet, kėtė e bėnin kundėr vullnetit tė tyre, dhe ndonjėherė ēoheshin edhe kundėr tij.

Njėherė kanė dashur qė ta rrėxojnė nga froni, por ky mbrohet me ndihmėn e Briareut, viganit njėqinduarėsh. Gjatė tėrė sundimit tė Zeusit ka shpėrthyer vetėm njė kryengritje, e cila e ka rrezikuar seriozisht ishte kjo kryengritja e gjigantėve, mirėpo, Zeusi, me ndihmėn e zotėrave tė tjerė dhe Herakliun, djalin e vet tė botės tokėsore, nė njė luftė tė pakompromis, i ka mposhtur.

Megjithatė, zotėra kanė qenė, nė pėrgjithėsi, tė mendimit se me zotin suprem, duhet tė jenė mirė. I kėtij mendimi, tek e fundit, ka qenė shumica e njerėzve. Nė periudhėn heroike, Zeusi tani mė ka qenė sundimtar i cili nuk e ka harruar pushtetin e vet. Ndonėse ka pasur shumė mungesa njerėzore, megjithatė ka qenė mė i miri prej tė gjithė sundimtarėve tė njohur mhi zotėrat dhe njerėzit.

Pėrkundėr kėsaj qė Zeusi ka qenė sundimtar absolut nuk ka sunduar nė mėnyrė tė pakufishme. Me kėtė dallohej prej zotėrave tė religjioneve tė tjera sipas tė cilėve pa vullnetin e zotit nuk bie as njė fije e flokut. Zotėrat e tjerė, sikurse edhe njerėzit, e kanė pasur vullnetin dhe lirinė e vet. Mbi tė gjithė zotėrat dhe njerėzit, pra edhe mbi vetė Zeusin, ka mbizotėruar diēka mė tepėr, e pakuptueshme dhe e pandryshueshme: fati.

Nė tė vėrtetė flitej, se Zeusi sundon edhe me fatin, por kjo ka qenė vetėm metaforė. Me fat, Zeusi, sikurse secili zot ose njeri, ka mbizotėruar vetėm aq sa i ka kuptuar ndėrlidhjet nė mes shkaqeve dhe pasojave nė pajtim me kėto njohuri. Kundėr fatit Zeusi ka qenė i paaftė tė ndėrmerrte ēfarėdo.

Nuk ka qenė sundimtar i fatit, por vetem rojtar dhe kryes i tij.

Si sundimtar suprem mbi zotėrat dhe njerėzit, Zeusi ka qenė nismėtar dhe mbrojtės i ligjeve hyjnore dhe njerėzore. Mbretėrve u jipte pushtet, i mbronte kuvendet popullore, e forconte rendin dhe tė drejtėn, ishte dėshmitar dhe mbrojtės i besės, e dėnonte padrejtėsinė dhe shkeljen e drejtėsisė. Ishte mbrojtės i tė gjithė atyre qė prej tyre kėrkonin ndihmė (ndonėse nė kėtė nuk ka qenė konsekuent).

E ka ditur poashtu edhe ardhmėrinė dhe ndonjėherė i ka shpallur edhe ngjarjet e tė ardhmes me shenja tė ndryshme, kryesisht pėrmes dukurive natyrore, ėndrrave dhe profecive (sidomos poqese njerėzit e kanė lutur pėr kėtė dhe i ofronin flijime gjegjėse). Njerėzve ua ndante tė mirėn dhe tė keqen.

Dhuratat e veta i zgjedhte, sipas dėshirės sė vet, prej dy enėve tė mėdha qė i ka pasur nė pallatin e vet. Arma mė e fortė e Zeusit ishin vetėtimat dhe rrufetė e tij, ndėrsa mburoja (egisi ose egida) ka qenė e pamposhtur.

Selia kryesore e Zeusit ka qenė maja e malit Olimp nė Tesali, nė Greqi, e cila zhdukej nė re dhe mbėrrinte deri nė qiell. Atje ishte edhe pallati i tij madhėshtor, tė cilin ia ka ndėrtuar prej floriri zoti Hefest! Me ėndje qėndronte edhe nė Ida, malin e Kretės, nė Troadė, Parnas nė Fokidė, Kiteron nė Beoti dhe nė malet e tjera. Kur nėn emrin Jupiter u bė edhe zot i romakėve, banonte edhe nė Kapitolin romak.

Sa herė e merrte malli nga Ohmpi largohej me qerre prej floriri. Sidoqoftė ka qenė kudo i pranishėm dhe njeriu ka mundur ta lusė pėr ndihmė jo vetėm nė tempullin e tij, por edhe kudo gjetiu. Ndonjėherė zbriste nė botė me pamje tė ndryshuar. Ta marrė pamjen e ēfarėdo njeriu, kafshe ose dukurie natyrore ka qenė privilegj i secilit prej zotėrave.

Sundimi me botėn e zotėrave dhe tė njerėzve Zeusin nuk e ngarkonte tepėr. Pjesėn mė tė madhe tė kohės e kaloi me zotėrat e tjerė nė gostitė madhėshtore nė pallatet olimpike, ku shėrbej ambrozi si ushqim dhe pije, pėrgatitjen e tė cilėve, pėr fat tė keq, ne nuk e njohim, zotėrave ua ka siguruar pavdekshmėrinė dhe freskinė e amshueshme, pa tė cilat edhe vetė pavdekshmėria nuk do tė kishte kushedi ēfarė vlere.

Gjatė gostive, tė cilat njėherit kanė qenė edhe kėshillimet e zotėrave, Zeusi ulej nė fronin e artė, e shėrbente Ganimedi, i cili i mbushte gotat me verė dhe hyjnesha Heba, me vallėzim e argėtonin Karitet, hyjneshat e bukurisė dhe Muzat, hyjneshat e arteve tė bukura.

Gjatė kryerjes sė detyrave tė sundimtarit e pėrcillnin zotėrat e hyjneshat Krato, Zelli, Bia dhe Nika si mishėrim i fuqisė, zellit, forcės dhe tė fitores. Me rastin e kryerjes sė funksioneve tė judikaturės pranė fronit tė tij rrinin hyjneshat e rendit legjitim Temida dhe hyjnesha e drejtėsisė Dika.

Me rastin e sigurimit tė rendit nė natyrė e kanė ndihmaur Horet, hyjneshat e stinėve tė vitit. Pėrcjellėse tė pandara tė Zeusit kanė qenė Tika, hyjneshė e fatit tė mirė, Eirena, hyjneshė e paqes dhe Irida, hyjnesha e ylberit, e cila sė bashku me zotin Hermes ka qenė edhe kasnec i tij.

Gruaja e Zeusit ka qenė hyjnesha e Hera, motra e tij e bukur dhe dinjitoze. Me tė i ka pasur tre djem: Aresin, zotin e luftės, Hefestin, farkatarin dhe armėpunuesin e zotėrave dhe Hebėn, hyjneshėn e rinisė sė amshueshme.

Ja shprehte tė gjitha ndėrimet dhe e ēmonte lartė. Kjo, kuptohet, nuk e pengonte qė kohė pas kohe mos ta shikonte ndonjė femėr tjetėr, e cila i pėlqente.. „Kohė pas kohe" ėshtė shprehje tejet e butė. Nė tė vėrtetė Zeusi ka qenė dashnor i madh dhe i zgjedhte dashnoret me dėshirėn e zjarrtė tė njėjtė si ndėr hyjnesha ashtu edhe ndėr gratė e gjakut vdekatar.

Me hyjneshėn Demetra e ka pasur tė bijėn Perzefonen, me Mnemozinėn Muzat, me Eurinomėn Karitet, me Tetidėn Horet, Mioirėn dhe Dikėn, me Dionėn Afroditėn, me Maien Hermesin, me Letėn bineqėt Apollonin dhe Artemidėn.

Me to nuk e ka pasur pėrhere lehtė, aq mė tepėr, as shumė gra vdekatare nuk e dėshironin fort. Por ai nuk nguronte qė tė shndėrrohet nė bashkėshort tė tyre, nė dem, mjellmė, shi ose nė ēfarėdo tjetėr, vetėm e vetėm t'i shtinte nė dorė.

Numri i pasardhėsve tė tij me gratė e kėsaj bote ka qenė pėr ēdo respekt: me Alkmenėn e ka pasur Herakliun, me Semelėn Dionizin, me Danaen Perzeun, me Europėn Minosin, Sarpedonin dhe Radamantin, me Antiopėn bineqėt Amfionin dhe Zetin, me Ledėn djalin Polideuk dhe vajzėn Hekenėn.

Por Athenėn, bijėn e vet mė tė dashur, nuk e ka pasur me asnjė grua - e ka lindur nga koha e vet nga edhe ka kėrcyer me armatim tė plotė. Pėr tė gjithė fėmijėt e vet, ata tė numėruar por edhe shumė tė tjerė, Zeusi rėndom kujdesej madje nė tė shumtėn e rasteve mė mirė se sa pėr dashnoret e veta dhe tė gjithė kanė pasur rol tė rėndėsishėm nė botėn e miteve. Hollėsitė pėr ta janė dhėnė pranė emrave gjegjės.

Hera, gjė qė kuptohet, ndaj shkeljes sė kurorės ka qenė mjaft xheloze. I pėrsekutonte dashnoret e tija dhe djemtė e tyre; Zeusit i kurdiste skena tė tilla qė dridhej Olimpi, ndėrsa nė tokė tėrboheshin shtrėngatat.

Zeusi pėrherė dinte qė disi ta qetėsojė. Tek e fundit ka qenė jo vetėm bashkėshort, por edhe zot. Pėrveē dobėsive tė veta ndaj grave ka pasur edhe mungesa tė tjera.

Ka qenė i prirur kah verbėsia, nganjėherė e mposhtė Ata, hyjnesha e gėnjeshtrės, dhe ndonjėherė syēeltėsinė e tij ka ditur ta mposhtė edhe Hipnosi, zoti i gjumit. Zotėrat e tjerė i kanė njohur mirė dobėsitė e Zeusit, dashamirsinė e tij dhe antipatinė ndaj konflikteve, me shkathtėsi kanė ditur ta shfrytėzojnė kėtė dhe mė sė shumti edhe mė sė miri Hera, gruaja e tij.

Pėrkundėr kėsaj Zeusi ka qenė zoti mė suprem dhe mė i madhnueshėm prej tė gjithė zotėrave. I kanė takuar titujt dhe nofkat, tė cilėt nė greqishtėn e vjetėr kanė tingėlluar mė mirė si sa nė pėrkthim: i gjithėpushtetshėm, i gjithėdijshėm, sundimtar i shtrėngatave, zotėrues i vetėtimave, rrufedhėnės, mė i shkėlqyeshėm.

Njerėzit mė se shpeshti e quanin „Olimpik" ose „Mė i larti", dhe ndonjėherė nė raste solemne, „Baba i zotėrave dhe i mbretėrve". Simbolet e tij ishin rrufetė dhe vetėtimat, prej shpendeve shqiponja, ndėrsa prej lisave bungu. Grekėt (dhe romakėt) e kanė imagjinuar si burrė tė ndershėm menjėherė, me shikim tė qetė, nga fytyra e tė cilit rrezaton vetėdija madhėshtore e pushtetit suprem dhe tė paluhatshėm tė sundimtarit mė tė lartė.

Pėr nderė tė Zeusit grekėt ndėrtuan tempuj dhe elterė, skalitėn trupore anembanė botės dhe kuptohet se nuk kufizohej vetėm nė Greqinė e sotme, por e ka pėrfshirė tėrė Turqinė perėndimore dhe Italinė e Jugut dhe me degezimet e veta nė veri ka arritur deri nė Rostov nė Don (Tanais), nė jug deri nė Nilin e mesėm (Hermopolisin), nė lindje deri te India (Aleksandria) dhe nė perėndim deri te Marseillei (Massalia).

Prej tempujve qė i janė pėrkushtuar mė madhėshtorėt janė Tempulli i Zeusit (nė Olimpi nga mesi i shek, para e.s., tempulli nė Arkagant (sot Agrigenti) nė Sicili, pėrafėrsisht rreth vitit 480 para e.s. (nė sipėrfaqe prej gati 7000 metra katror), dhe Olimpeoni nė Athinė, i filluar nė mesin e shek. V para e.s. dhe pėrfundon nė shek. II tė e. s.

Sot tė gjithė janė nė gėrmadha. Prej elterėve tė Zeusit mė i mrekullushmi ka qenė i ndėrtuar nė Pergam. Ėshtė i vitit 180-160 para e.s. dhe sot, i rekonstruktuar, ėshtė nė Muzeun Shtetėror nė Berlinin Lindor. Prej skulpturave tė tij mė e njohura ėshtė e ashtuquajtura Zeusi Otrikol dhe i ashtuquajturi Zeusi Verosp, kopjet romake tė origjinaleve greke nga gjysma e dytė e shek. IV para e.s. (sot nė Muzeun e Vatikanit).

Skulptura mė e lashtė e Zeusit me cilėsi tė larta artistike prej bronze Zeusi nga Artemisia, ėshtė nga gjysma e parė e shek. V para e.s., dhe qė ėshtė nxjerrė prej detit te kepi i Artemisisė nė vitin 1928. Origjinali i tij gjendet nė Muzeun Arkeologjik nė Athinė, ndėrsa kopja besnike e stolis aulėn e ndėrtesės sė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork.

Mė e famshmja ka qenė Truporja e Zeusit nė Olimpi, qė e ka punuar Fidia rreth vitit 430 para e.s. prej ari dhe fildishi. Antika e ka konsideruar njėren prej shtatė mrekullive tė botės, por nė fillim tė shek V tė e.s. qe bartur nė Konstantinopol si kumir pagan, ku pastaj ėshtė zhdukur pa lėnė gjurmė.

Shumė herė Zeusin e kanė pikturuar edhe artistėt e kohės sė re. Prej pik-turave tė shumta po e pėrmendim vetėm veprėn e Rafaelit, nė pikturėn e tė cilit Kėshilli i zotėrave (prej vitit 1515-1516.), sot nė Villa Farnese (Farneze) nė Romė), figura qendrore, sikurse edhe nė pikturėn Asamblea e zotėrave Olimpikė (me siguri nga vitit 1602), sot nė Galerinė kombetare nė Pragė.

Pas Uranit dhe Kronit Zeusi ka qenė zoti i fundit mė i lartė i grekėve tė lashtė. I ka zėvendėsuar zoti i krishterė, i cili nė greqisht quhet Teos (Theos), dhe kur grekėt e sotėm ndahen thonė „adio", kėshtu qė duket se nė kėtė „lamtumirė" ende gjithmonė tingėllon emri i Zeusit (greq. gjenitiv prej Ze-us = Dia).



PANDORA (greq. Pandora, lat. Pandora) - gruaja e titanit Epimetej e cila nė botė ka sjellė tė keqen dhe mjerimin.

Mizogjinėt kanė vetėm pjesėrisht tė drejtė, kur thonė, se rasti i Pandorės ėshtė e vėrtetė e njohur, e shprehur nė mėnyrė mitike, qė ēdo e keqe nė kėtė botė vjen nga gruaja. Ndėrkaq, e vėrteta e plotė ėshtė se Pandora ka qenė vetėrn ndėrmjetėsuese nėpėr tė cilėn tė keqėn nė botė e kanė mbjellė vetė zotėrat. Me kėtė shakaja shndėrrohet nė tė vėrtetėn serioze tė cilėn menēuria popullore greke e ka shprehur ndoshta edhe para tre mijė vjetėve.

Kur titani Promete, mik dhe mbrojtės i njerėzimit, i mėsoi njerėzit tė pėrdorin zjarrin, tė shfrytėzojnė mjetet, tė punojnė tokėn, tė ndėrtojnė shtėpitė, tė shėrojnė tė sėmurėt, pastaj leximin, shkrimin e dhe llogaritjen, nė botė u zhvillua njė jetė e lumtur.

Njerėzit u bėnė mė tė arsyeshėm dhe mė tė fuqishėm sa qė filluan mos tė frikėsohen mė para zotėrave. Kuptohet se kjo nuk i pėlqeu Zeusit, zotit suprem. Ta shkatėrrojė njerėzimin nuk ka mundur mė siē ka dashur kėtė nė fillim. Prandaj vendosi qė t'ua dėrgojė arin qė tė paktėn kėshtu t'ua helmojė jetėn.

Zotit Hefest i jep urdhėr qė nga toka dhe uji ta krijojė vajzėn e bukur, dhe kur Hefesti e bėri kėtė, ia dha jetėn dhe i luti tė gjithė zotėrat qė ta dhurojnė begatshėm. Zotėrat ishin duarlirė dhe, pėrveē dhuratave tė bukura i dhanė edhe asosh, prej tė cilave edhe vetė donin tė lirohen.

Zeusi vajzės ia dha emrin Pandora („E pajisur me ēdo gjė") dhe i urdhėroi zotit Hermes, qė me tė gjitha dhuratat e tilla, tė mbyllura nė arkė, t'ia dėrgojnė nė botė Epimeteut, vėllaut tė Prometeut. Qėllimi i Zeusit u plotėsua: Epimeteu u dashurua nė Pandorėn dhe me tė u martua pėrkundėr vėrejtjeve tė Prometheut.

Arka e kobshme e Pandorės nuk qe gjatė nėn dry. Pėr ate se si Pandorėn pėr ta ēelur, ndėrsa sipas tjetrės Pandora vetė nga kurreshtja e hap kutinė. Qoftė kėshtu apo ashtu, e ka ēelur kapakun dhe nė atė moment nga arka fluturuan tė gjitha tė kėqiat nė tėrė botėn. Pandora shpejt e mbylli kapakun, por nė arkė ka mbetur vetėm ajo qė mjerimi dhe vuajtja i kishin ndrydhur nė fund: mbeti shpresa.

Kėshtu tė paktėn kėtė mit tė vjetėr mbi Pandorėn e pėrpunoi Hesiodi nė shek. VII ose VIII para e.s. e kėshtu pas tij e kanė pėrsėritur gjithė poetėt antikė dhe modernė. Kėshtu e paraqitnin Pandorėn dhe arkėn e saj artistėt nė vaza, relieve, skulptura dhe piktura pothuajse plotė njėzet e pesė shekuj.

Vetėm Gėte nė pranverė tė vitit 1806, nė Karlovi Vari, vendosi qė kėtė mit ta modifikojė. Filloi tė punojė nė „lojėn solemne" tė Pandorės, kurse nė pjesėn e saj tė dytėn ėshtė dashur qė nga arka tė dalė shpresa. Mirėpo, pėr kėtė dimė vetem nga shėnimet e tij, sepse pjesėn e dytė kurrė nuk e shkroi. Kėshtu arka e Pandorės mbeti nė vetėdijen e njerėzve simbol i dhuratave tė kobshme dhe fidanishte e sė keqės.



SIZIFI (greq. Sisyfos, lat. Sisyphus) - i biri Eolit, stėrgjyshit tė eolėve, themelues dhe mbret i parė i Korintit, mė i menēuri dhe mė dinaku prej tė gjithė nejrėzve.

Pėr jetėn e tij dimė shumė pak, por mė tepėr dimė mbi vdekjen e tij. Nė tė vėrtetė, nuk ka qenė variantė e Gilgameshit babilonas i cili e dėshironte pavdekshmėrinė. Megjithatė, nuk ka dashur tė vdesė. Pėr diē tė tillė kishte shumė arsye, sepse vdekja e tij ėshtė dashur tė jetė dėnim qė e ka parė Zeusin, zotin suprem nė momentin kur Azopit, zotit tė lumit, ia vodhi, tė bijen, Eginėn dhe se pėr kėtė nuk ka heshtur.

Kur vjen zoti i zi i vdekjes Tanati pėr ta marrė, nė mėnyrė tė zhdėrvjelltė i rrėshqet prej duarve, e lidh dhe e mbyll nė fuqinė e metalt (sipas versionit tjetėr nė bodrum). Kjo pati pasoja tė papashme: njerėzit mė nuk vdisnin dhe nuk u ofronin zotėrave flijime, kuptohet, sepse nuk u frikėsoheshin.

Me kėte nė themel ėshtė lėkundur rendi mbi tė cilin qėndronte vetė ekzistenca e zotėrave. Prandaj Zeusi e dėrgoi nė botė Aresin, zotin e luftės pėr ta shpėtuar Tanatin. Tanati pastaj e zė shpirtin e Sizifit dhe menjėherė e ēon nė botėn nėntokėsore.

Sizifi ka ditur tė gjendet nė ēdo situatė dhe ēdo gjė e ka menduar mė parė. Me largėpamėsi i urdhėroi bashkėshortes sė vet, Meropes, qė me rastin e vdekjes sė tij mos t'iu ofrojė zotėrave flijime. Sundimtari i botės nėntokėsore Hadi dhe bashkėshortja e tij Perzefona, mė kot i pritnin dhuratat e caktuara dhe pėr kėtė arsye urdhėruan qė Sizifin ta sjellin para tyre.

Sizifi u thotė se punėn menjėherė do ta rregullojė, vetėm se ta lėshojnė pėr njė moment qė tė shkojė nė botėn nėntokėsore. Do tė shkojė te bashkėshortja e vet dhe me njė seriozitet do ta pėrkujtoj nė detyrat e saja, sepse, siē mendon ajo nė vete, i ofendon zotėrat, e tjerė.

Hadi u bind nga gojtaria e Sizifit, ndėrsa Sizifi i humbi edhe mbresat e fundit tė respektit para menēurisė dhe luciditetit tė hyjnive. Mbeti i qetė nė Korint dhe e shijonte jetėn siē ka ditur mė mire. Hadi, i zemruar, sėrish e ēoi Tanatin pas tij. Zoti i vdekjes e priti rastin kur pa se njė pije iu dobėsua tė gjykuarit e Sizifit dhe atėherė nė mėnyrė tė pamėshirshme ia kap dhe ia rrėmbeu shpirtin. Kėtė herė Sizifi mė nuk ka dalė nga bota nėntokėsore.

Pasi qė ekzistonte rreziku qė shembulli i Sizifit t'u shėrbejė njerėzve pėr tė dyshuar nė gjithėdijshmėrinė dhe autoritetin e zotėrave, Hadi e dėnoi nė mėnyrė shembullore: qė pėrjetė ta rrokullisė gurin nė kodėr tė lartė, i cili nė maje do tė rrėshqasė pėr herė nga dora dhe tėrė veprimin do ta filloj sėrish. Kjo nuk ėshtė vetėm punė e rėndė, por edhe punė pa kurrfarė qėllimi qė e bėnė tė marrė pa kufi. Vetėdija se nė kėtė nuk do t'i ndihmojė kurrfarė dinakėrie e mundon Sizifin njėsoj sikur se edhe dėshpėrimi i tij.

Puna e Sizifit ėshtė bėrė fjalė e urtė edhe sot dhe do tė na vinte mirė sikur ta njihnim vetėm nga mitet e antikės. Duhet vetėm tė pėrkuojtojmė Mitin pėr Sizifin tė Albert Camus (Albert Kamy) tė vitit 1942, tregimin Sizifi dhe vdekja tė Robert Merleyut.

Me emrin e Sizifit, pėr herė tė parė, ndeshemi nė Odisenė e Homerit. Nė skenė e kanė sjellė Eskili dhe Euripidi nė dramat Sizifi. Nga koha e re dimė pėr njė numėr tė pikturave, nė mesin e tyre edhe Sizifin e Ticianit, e viteve 1550, sot nė Prado tė Madridit.

Nga antika na ėshtė ruajtur vetėm njė pikturė me figurėn e Sizifit dhe ajo rreth viti 420, para e.s. Kėtu paraqitet si njėri prej shumė musafirėve nė Darsmė e Laertit dhe tė Antikleut (sot nė Antikvarin e Mynihut). Dy skulptura tė tija helenistike gjenden nė Muzeun e Delfeve.
avatar
^Drįcula^

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi