Fjalor i fjalėve mistike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fjalor i fjalėve mistike

Mesazh  FM prej 01.06.08 16:57

FJALOR I FJALĖVE MISTIKE

Adept = rrjedh prej fjalės latine: adeptus =”ai qė e ka ruajtur”. Nė okultizėm do tė thotė: “njė qė e mban njė tė fshehtė”, mjeshtėr nė shkencė apo nė ezoteri; ai qė ka shkelur nė perandorinė shpirtėrore; ai qė e njeh evolucionin njerėzor, i dituri, mėsuesi i jetės etj.

Avatar = nė gjuhėn vedante do tė thotė manifestim i plotė i Zotit nė formėn njerėzore, nė tokė, si mėsues i pėrjetshėm dhe mėsues i pėrsosur i gjallė; sjellja direkte e tė vėrtetės nė botėn iluzore, shpėtuesi, mė i larti ndėr mė tė lartit, i lashti, po ashtu: Zoti njeri, Mesija, Buda, Krishti, Rasool.

AUM (OM) = do tė thotė Zot. Gjithashtu ėshtė edhe Fjala e Parė. Om-i ėshtė zėri i parė pranues nė fillim tė Fillimit tė krijimit nė Univers.

Ashram = ėshtė njė vendbanim, njė shkollė ku njė apo mė shumė mėsues i ushtrojnė nxėnėsit pėr njė zhvillim tė lartė shpirtėror.

Antenat “L” = Janė tela metalikė; mė tė mirat janė prej telit tė bakrit, tė cilat duhet ta kenė formėn e germės “L”. Me kėto antena njeriu mund tė hulumtojė ujėrat nėntokėsorė ose rrezatimet, tė cilat janė tė padukshme pėr syrin e njeriut. Te ne, nė trojet shqiptare, vendet ku ka ujė nėntokėsor hulumtohen pėr tė hapur bunar (pus) pėr ujė.

Autohipnozė = Vetėhipnozė, kur personi vetushtron pėr ta arritur kėtė gjendje ose ia mundėson hipnotizuesi, ku mė vonė e merr vetėkomandėn, me vetėdije, tė ndėrdijes sė vet. Autohipnozėn unė e quaj gjendje e vetėdijshme gjumi .

Bota eterike = Ėshtė botė e ngjashme me fiziken. Kur njeriu del me trup eterik nė botėn eterike, e ka tė vėshtirė pėr ta dalluar botėn fizike prej asaj eterike, sepse kjo botė plotėsisht i pėrngjan botės fizike, edhe pse i ka ligjet pak mė tjetėrfare nga fizikja. Nė kėtė botė ka fortėsi, ftohtėsi ngrohtėsi etj. Kur del nė kėtė botė, nėse ke vetėdije mund tė fluturosh, tė hysh nėpėr mure dhe tė marrėsh forma tė ndryshme; kjo varet se nė ēfarė shkalle tė zhvillimit je. Nė kėtė botė, pėrveē se janė tė gjitha krijesat e tokės, ekzistojnė edhe krijesa qė gati kurrė nė materie nuk dalin, si p.sh. zanat e malit, djajtė, patulakėt apo xhuxhmaxhuxhėt dhe tė gjitha krijesat e elementeve tė ndryshme kosmike, si tė elementit tė zjarrit, tė ajrit, tė ujit dhe tė tokės.

Bota astrale = Ėshtė botė pak mė e lartė se eterikja, po ėshtė e pėrzier pak me kėtė dimenzion dhe me dimenzionin mental. Okultistėt e quajnė ”mbeturinat e mendjes”, sepse nė kėt botė janė edhe mendimet e mira, edhe tė kėqijat tė njerėzve, tė cilat kanė krijuar si njė lloj elemenarėsh (shih: Elementarėt) tė gjallė, tė mirė ose tė kėqij. Kjo botė ėshtė botė me shumė ngjyra, por edhe kjo i ka banorėt dhe ligjet e veta.

Budist = personi qė merret me budizėm: mediton, lutet, pastrohet shpirtėrisht.

Dervish = rrjedh prej fjalės persishte darvish qė don tė thotė i varfėr. Ky kuptim ekziston edhe nė turqishte. Dervishi ėshtė njė asket, i cili udhėton gjithkah, ka fuqi shumė tė madhe magjike-shpirtėrore dhe i cili, pas shkallės sė gjashtė, arrin deri te shehu.

Djalli = Ėshtė qenie e ferrit, e dėmshme, me fuqi magjike tė errėta; ėshtė mashtrues i madh; ka aftėsi tė mėdha hipnotike dhe ėshtė mjeshtėr i formimit tė vizioneve tė qarta tek tė tjerėt; ka aftėsi tė merrė edhe formė njeriu dhe tė krijesave tė tjera. Ka lloje tė ndryshme, simbolikisht duken tė kuq dhe tė zinj; kanė fytyrė njerėzore, po tė shėmtuar; janė me brirė dhe kėmbė tė dhisė. Ka djaj tė zinj, tė gjelbėr etj.

Diadė = komunikim i dypalshėm; dy vetė kur komunikojnė dhe e dėgjojnė njėri-tjetrin me vėmendje.

Elementarėt = Janė krijesa, qė njeriu i krijon vetė me forcėn e vet magjike, dhe pastai elementari bėhet i dėgjueshėm pėr njeriun dhe ia kryen shumė punė magjistarit, si nė botėn astrale, ashtu edhe nė atė fizike. Elementari pėrbėhet prej energjisė sė magjistarit dhe duhet tė ruhet shumė qė tė mos bjerė nė dorė tė huaj, se magjistarit mund t’i shkaktohen dėme tė mėdha. Elementarit duhet t’i caktohet vdekja nė Akashė, se pėrndryshe, me vdekjen e papritur tė magjistarit, elementari mund tė merrė kontrollin vetė dhe tė bėhet si njė dhampir e t’iu shkaktojė dėme tė tjerėve.

Engjėjt = Janė qenie tė dritės, tė cilat nuk kanė gjini. Engjėjt ekzistojnė nė botėn shpirtėrore dhe janė absolutisht pa ego. Ata ekzistojnė edhe nė ne. Engjėj ka tė kategorive tė ndryshme dhe kryejnė urdhėrat dhe ligjet e Zotit nė mėnyrė absolute.

Ego = nevci (arabisht) ose mendja, ”un-i”, shpirti si formė.

Hipnozė = fjalė greke: hypnos=gjumė. Edhe pse kjo gjendje shpirtėrore duket si gjumė, nuk ėshtė gjendje gjumi, sepse hipnotizuesi flet me mediumin dhe ai i jep pėrgjigje. Mediumi nė hipnozė ėshtė nėn udhėheqjen e hipnotizuesit.

Hipermnezia = Tė mbajturit mend tė tepėrt.

Hartat pėr hulumtim me lavjerrės = Janė harta normale, me tė cilat, me anė tė lavjerrėsit hulumtohen gjėrat e ndryshme nė largėsi.

Guri i murmurimės = Pas zbrazjes sė vetėtimes lirohet njė energji jashtėzakonisht e madhe, e cila gjuan nė njė vend, nė tė cilin lihet njė gjurmė, si vrimė, nė tokė; nė atė vend, pas 40 ditėsh, del nga toka njė si lloj guri, me fuqi magjike jashtėzakonisht tė madhe. Ky ėshtė “Guri i murmurimės”, i cili njihet nė popullin tonė.

Iluminim = Pėrndritje. Njohje e vetvetes - Zotit nė ne; njohje e tė Vėrtetės; arritje e vetėdijes Kosmike; realizim i tė Vėrtetės. Ky ėshtė qėllimi i ekzistimit njerėzor, bashkim me Zotin me vetėdije tė plotė.

Impresionet apo Sanskara = Impresionet janė pėrjetimet tona tė pėrditshme, qofshin fizike, mendore apo astrale; pra, ēdo gjė qė shohim, pėrjetojmė, veprojmė, mendojmė -nė materie dhe astral. Impresionet janė edhe tė jetėrave tė kaluara, dhe atė me mija vite dhe me neone, si nė evulucionin njerėzor dhe inkarnimin si njeri, ashtu edhe nė involucion, kur njeriu punonte pėr tė realizuar Zotin dhe pėr t’u bėrė Zot.

Joga apo Yoga = rrjedh prej gjuhės sanskrite, qė do tė thotė: ”union”, “shoqatė”. Joga ėshtė metodė e meditimit dhe e ushtrimeve fizike, me anė tė tė cilave njeriu fillon rrugėn e vet spirituale tė zhvillimit tė lartė. Ka shumė degė tė Jogės, dhe drejtime, tė cilat mė sė shumti pėrdoren nė Indi. Joga trajtohet si njė shkencė psikike, e cila ka tė bėjė drejtpėrdrejt me njohjen e vetvetes. Me praktikimin e jogės shkon duke u zgjeruar vetėdija deri nė vetėdijen kosmike; pra, deri te iluminimi apo pėrndritja - njohja e Zotit nė ne, njohja e sė vėrtetės, realizimi i qėllimit kryesor tė njeriut nė tokė.

Jogin = Personi i cili e praktikon jogėn.

Jin-Jang (yin-yang) = Rrjedh prej gjuhės kineze; janė simbole tė dy fuqive kosmike. Yang: princip mashkullor, aktiv, nxehtėsi, zjarr, princip i thatėsisė; dhe Yin: princip femėrot, pasiv, errėt, ftohėt, lagėshtirė. Janė dy principe tė kundėrta nėpėrmes tė cilave tėrė univerzi iluzor ekziston. Ne i njohim si: mirė-keq, hėna-dielli, toka-qielli etj.

Koan = Nė zenbudizėm njihet njė fjalė apo fjali, e zgjedhur prej mėsuesit shpirtėror, qė nxėnėsi gjithnjė, pandėrprerė, e pėrsėsit derisa ta ndalė plotėsisht mendjen dhe tė iluminohet (pėrndritet). Kjo ėshtė ngjashėm si dhikri te sufitė e tarikatit Mevlani “Hu-Allah” e tė tjera.

Kanalizimi spiritual = Ėshtė kur njė medium, nė transin autohipnotik ose hipnotik, bėhet kanal pėr ndonjė inteligjencė jashtėtokėsore apo nga botėrat shpirtėrore, ku mediumi e lėshon trupin fizik, del me trupin e vet astralo-eterik dhe, nė gėzhojėn trupore tė tij, hyn krijesa e dimenzionit tjetėr dhe ia shfrytėzon trupin fizik pėr tė sjellė porosi nga bota tjetėr nė botėn fizike, kuptohet: nė marrėveshje me mediumin.

Kundalini = Ose energjia kosmike e cila flen nė ēakrėn e parė (Muladhara ēakra), e cila gjendet nė fund tė boshtit kurrizor dhe te organet seksuale. Me zgjimin e kundalidinit, tė gjitha ēakrat mund tė ēilen dhe personi tė arrijė vetėdijen mė tė lartė kosmike. Rreziku qėndron nė faktin se me hapjen e kėtyre botėrave tek njė person i papėrgatiur sa duhet pėr kėto gjėra ose pa mėsues mund t’i shkaktojė vetes dhe tė tjerėve dėme tė mėdha me aftėsitė e veta tė pakontrolluara psikike dhe shpirtėrore.

Lethoteknika = Fjalė greke qė do tė thotė: Teknikė e Letės - teknikė e lumit tė harresės.

Lavjerrėsi = Lavjerrėsi ka forma tė ndryshme; bėhet nga metali, druri, kristali dhe pėrdoret nė radiestezi pėr hulumtimin e shumė gjėrave. Lavjerrėsi ėshtė vetėm mjet, i cili e transmeton pėrgjigjen prej ndėrdijes nė vetėdije, ku vetėdija ka qenė parashtrues i pyetjes. Lavjerrėsi pėrdoret pėr shumė qėllime, si nė hulumtimin dhe zbulimin e ujėrave nėntokėsorė, tė rrezeve tė dėmshme nė dhomė; bėn zbulimin e sėmundjeve te njeriu; shėrben pėr marrjen e pėrgjigjeve tė sakta nga ndėrdija etj.

Magjia e bardhė = Merret me shėrimin e njerėzve - me anė tė hipnozės, sugjestionit pozitiv etj.; merret me zbulimin e magjive tė zeza, bėn largimin e qenieve tė ferrit nga trupi astral-eterik; jep kėshilla pozitive pėr jetėn. Magjistari ose magjistarja e bardhė iu ka dorėzuar Zotit dhe punon me ndihmėn e krijesave tė dritės, si me shpirėta tė mirė dhe me engjėj.

Magjia e zezė = Shkakton sėmundje tek njerėzit, bėn shkatėrrimin e jetės sė njerėzve nėpėrmes ritualeve tė ndryshme, ku shtrigat ose shtriganėt dinė t’i sėmujnė njerėzit, t’u shkaktojnė dėme nė jetė. Kėto rituale i dijnė edhe njerėzit e thjeshtė. Nė trojet tona kėto rituale tė magjive tė zeza mė sė shumti i bėjnė femrat dhe atė, pėr fat, nė mėnyrė primitive. Tepėr rrallė dikush di tė punojė nė mėnyrė profesionale nė kėtė drejtim. Pėr t’i sėmurė njerėzit kėta persona pėrdorin lloj-lloj ritualesh, duke i marrė ndonjė send personit qė i mėsyhet e keqja, dhe kėshtu ndodh: prerje e teshave, e flokėve; marrja e gjakut, marrja e spermės etj.

Mnemoteknika = teknikė e lartė e tė mbajturit mend.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 25.03.09 11:38, edituar 2 herė gjithsej
avatar
FM

1190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fjalor i fjalėve mistike

Mesazh  FM prej 01.06.08 16:57

Mbidija = Dija kosmike. Mbidija arrihet kur njeriu pastrohet tėrėsisht prej sanskarave dhe arrihet pėrndritja (iluminimi), njohja e Zotit tė vėrtetė si nė ty ashtu edhe jashtė teje.

Mugjizet = Janė mrekulli tė sufive. Me lejen e shehut, dervishėt bėjnė para tė tjerėve shumė mrekulli ose vetė shehu i pėrdor pėr nevoja spirituale e jetėsore.

Neologizėm=Teknikė e harresės.

Mbrojtja “Atlanta” = Ėshtė njė unazė qė pėr simbol ka dy trekėndėsha anash unazės dhe nė mes 9 vija tė drejta e tė ndėrprera, e cila ka fuqi shumė tė madhe mbrojtėse kundėr rrezatimeve tė ndryshme tė dėmshme. Unaza ėshte gjetur nė njė varr nė Egjipt dhe tash pėrdoret pėr mbojtje si talisman.

Ndėrdija = Vetėdija e trupit astral. Vetė fjala tregon se diēka ekziston nėn vetėdijen tonė. Ndėrdija funksionon me pjesėt jo tė vetėdijshme tė njeriut. Ndėrdija i rregullon tė gjitha funksionet e organizmit, duke filluar prej frymėmarrjes, ritmit tė zemrės etj. Ndėrdija ėshtė pothuaj neutrale pėr vetėdijen tonė, kah e ēojnė bindjet dhe besimet e vetėdijes ajo funksionon si pėr mirė ashtu edhe pėr keq. Njė shembull krahasimi: Ndėrdija ėshtė si njė anije gjigante, e cila bart me vehte tė gjitha gjėrat, si tė mirat, ashtu tė kėqijat, mirėpo timoni i kėsaj anijeje ėshtė vetėdija. Me njohjen e ligjeve tė ndėrdijes njeriu mund tė arrijė gjėra tė mėdha nė jetėn e vet. Kur njeriu me vetėdije e lidh kontaktin me ndėrdijen, atėherė njeriu arrin njė shkallė tė lartė tė zhvillimit shpirtėror.

Pafundėsia = Pafundėsia ėshtė gjendje e thellė shpirtėrore, pėr tė cilėn mendja e njeriut fare nuk mund tė fletė, vetėm mundet simbolikisht ta pėrshkruajė. Pafundėsia vetėm mund tė pėrjetohet. Me njohjen e Pafundėsisė njihet Zoti nė ne, ne e realizojmė tė vėrtetėn, pėrndritemi. Pafundėsinė qė ne e mendojmė me mendjen tonė nuk ėshtė Pafundėsi.

Psihometria = D.m.th.”lexim i shpirtit”. Personat qė kanė aftėsi qartėpamėse janė nė gjendje qė vetėm njė send-shenjė apo ndonjė objekt, sado tė vogėl, t’ia marrin personit sa pėr ta prekur me dorė dhe tė fillojnė tė flasin pėr atė person, si pėr tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen e tij.

Qiti = Nė gjuhen sanskrite indiane don tė thotė vetėdija mė e lartė qė mund tė arrihet.
Radiestezia = Fjalė lat./gr.: thupėr-shufėr-lavjerrės. Zbulim i rrezatimeve tė padukshme -qoftė te njeriu, shtazėt, bimėt; si dhe zbulimi i energjisė statike, si ajo e ujėrave nėntokėsorė, ajo kosmike etj. me anė tė lavjerrėsit apo mjeteve tjera tė radiestezisė.

Regresimi = Kjo metodė njihet nė hipnozė si metodė ku mediumi rikthehet nė vitet e fėmijėrisė ose dėrgohet nė pėrjetimin e jetėrave tė kaluara, tė cilat, si kujtime tė mėparshme, janė tė deponuara nė ndėrdije. Me regresim personi, qoftė vetė, qoftė nėn udhėheqjen e shėruesit, mund tė shėrohet prej shumė sėmundjeve, tė cilat e kanė burimin qoftė nė tė kaluarėn e kėsaj jete, qoftė nė jetėrat e kaluara; po ashtu prej reinkarnimeve tė kaluara mund tė nxirren njohuri, tė cilat i ka harruar njeriu nė kėtė jetė.

Rrezet elektrike statike = Kėto rreze janė shumė tė dėmshme pėr trupin e njeriut, tė shtazėve dhe tė bimėve. Rrezet mė tė dėmshme teknike qė ekzistojnė janė rrezet e frigoriferit dhe tė mikrovalėve; pastaj tė televizorit, tė kanaleve nėntokėsore, tė centraleve elektrike, atomike etj.

Shtėpitė e nemura-kanceroze = Nėse ndonjė shtėpi ėshtė e ndėrtuar mbi ndonjė nyje nėntokėsore, ku nėn tokė kryqėzohen dy lumenj, ajo energji pėrfshin tėrė shtėpinė. Nė kėtė shtėpi tė gjithė pothuaj mund tė vdesin prej kancerit dalngadalė. Nė kėtė shtėpi njerėzit janė tepėr nervozė dhe tė sėmurė. Ka shtėpi qė janė tė nemura prej ndonjė personi tė gjallė ose tė vdekur, i cili me fuqinė e mendjes e ka nemur atė shtėpi, nė tė kurrė kurrgjė nuk shkon mbarė dhe kjo shtėpi dalngadalė shkon duke dalur fare.

Sheh = Ėshtė mėsues shpirtėror, i cili ka njohuri tė botėrave tė ndryshme dhe dimenzioneve tė ndryshme. Shehu duhet ta ketė realizuar tė Vėrtetė dhe tė gjendet nė Hakikat. Ėshtė udhėheqės kryesor i njė teqeje dhe i njė tarikati, ku pas tij vijnė dervishėt, punėtorėt e ngushtė, hyzmeēarėt apo shėrbėtorėt dhe myhybėt, ata qė janė pranuar nė tarikat pėr njė zhvillim tė lartė shpirtėror nė drejtimin islam.

Sfera e kristalit = Mjet, qė njeriut i shėrben nė gjendje autotransi tė shikojė nė tė kaluarėn, nė tė tashtmen dhe nė tė ardhmen; sfera nuk ka fuqi, po njeriu ia jep atė fuqi.

Shenjtėrit = Nė tė gjitha kohėrat dhe epokat, nė tokė, nė tė njėjtėn kohė, gjithmonė ekzistojnė 56 Shiv-Atmi (nė gjuhėn sankrite, qė d.m.th. Shpirtėra tė pėrsosur-Realizues tė Zotit). Prej kėtyre 56 Shiv-Atmi, disa rrinė nė gjendjen e Majzoobiat-it - kjo fjalė gjendet nė sufizėm dhe d.m.th.: gjendje e tetė e Zotit), kurse disa rrinė nė gjendjen e ashtuquajtur: Turija-avastha dhe d.m.th.: gjendje e bashkimin me Zotin). Kurse nė terminologjinė sufiste kėta shenjtėr njihen si: „ Fana-ma-al-baqa“ ( d.m.th.: gjendje e nėntė e Zotit, kontakt me Zotin). Disa tė tjerė tė kėtij grupi, pas kalimit nė Bashkim Hyjnor, rrinė nė gjendjen e ashtuquajtur: „Sulukiyat“ (nė sufizėm d.m.th. gjendje e vėrtetė e hulumtuesit). Po ashtu qėndrojnė nė gjendje tė ashtuquajtur: „baqa-billah“ (nė sufizėm d.m.th. qėndrim nė Zotin) dhe kėtė nė fund tė udhėtimit tė dytė hyjnor. Vetėm pesė prej tė 56-tėve rrinė gjithmonė nė gjendjen e Kutubiatit (Qutubiyat); tė gjithė kėta janė nė formėn njerėzore.
Pra, nė tė gjitha kohėrat dhe nė tė gjitha epokat, nė tokė, gjithmonė ekzistojnė pesė Kutubė (Qutub) ose Satguru (gjuhė sankrite) ose tė ashtuqujtur shqip Mėsues tė Pėrsosur, tė cilėt jetojnė nė mesin e njerėzve, duke i shfrytėzuar aspektet e pakufijshme tė „ahadiyat-it” (nė sufizėm d.m.th.: vetėdije mė e lartė hynore dhe kosmike) nė Arsh-e-ala (nė sufizėm qė d.m.th.: froni mė i lartė - gjendje mė e lartė shpirtrore ose gjendja e Avatarit (Resulullahit), respektivisht e Kutubėve.
Kutubėve u shėrbejnė katėr ndihmės e kėta quhen Advallė. Detyra e kėtyre ėshtė qė gjithmonė tė jenė tė vetėdijshėm, tė mbajnė pushtet nė tė katėr anėt e botės dhe, pa ndėrprerė, t’u lajmėrojnė Kutubėve pėr ēdo ndodhi nė botė. Pėrveē kėtyre katėr Advallė-ve, nėn ta ekzistojnė dhe 40 Avdallė tė tjerė: „Ata qė janė ndėrruar shpirtėrisht“. Nėn 40 Avdallėt gjenden edhe 70 Fisnikė e pas tyre vijnė 300 Tė Lartė. Sufistėt e shenjtė nė kėtė kierarki, qė nuk kanė obligime, quhen: Vali.

Trupi i Parė dhe Trupi i dytė = I nderuari, Mehmet Selaj, i cili pėr mua ėshtė mistik i rangut tė lartė, por i cili, momentalisht, ėshtė ende i panjohur, nė librin e tij tė parė, ende tė pabotuar, tė ashtuquajtur “Fillimi i jetės” si dhe nė librin e tij tė dytė: ”Parajsa dhe humnera”, nė tė cilėt, unė vetė, gjatė kam punuar, e shpjegon fillimin e krijimit tė universit, ku si Parajsė e quan Trupin e Parė, kurse Ferr e quan Trupin e Dytė dhe detajisht e pėrshkruan se ēka pėrmban Trupi i Parė, ai i Dyti, nė sa shkallė ndahen ata, kush dhe si u shėrben atyre e kėshtu me radhė.

Telekineze = Fjalė greke qė don tė thotė: tele-larg dhe kinese-lėvizur. Lėvizja e njė gjėje nė largėsi, me forcėn shpirtėrore, pa e prekur fizikisht; pra, lėvizje e njė objekti vetėm me fuqinė e mendjes dhe tė shpirtit.
Vendet negative = Vendet negative nė tokė janė ato vende, ku dominon energjia negative statike, qė mund tė jetė nga ujėrat nėntokėsorė, nga rrezatimet e mineraleve tė dėmshme, nga vetė rrjeti i rrezatimeve kosmike ose nga ndonjė rrjet i fuqishėm elektrik.

Udhėheqėsi shpirtror = Ėshtė qenie e brendshme hyjnore; shumica e quajnė engjėll pa flatra, i cili mund tė jetė qenie qė ka kryer tė gjitha reinkarnimet dhe ka kaluar nė botėn hyjnore, ku tash iu shėrben njerėzve; mund tė jetė shpirt njerėzor, i cili ka vdekur dhe ka vendosur qė personit tė afėrm t’i ndihmojė gjatė jetės nga bota astrale, varėsisht si e caktojnė dhe e lejojnė qeniet e larta, tė dritės.

Ujėrat nėntokėsorė = Toka ėshtė damar-damar, nėpėr tė cilėt rrjedhin ujėrat e ėmbėl dhe ato minerale. Kėta ujėra mund tė jenė ose si pėrrocka nėn tokė, ose si lumenj. Aty ku kalon ai ujė nėntokėsor, lėshohet njė energji e fuqishme statike, nė drejtim tė sipėrfaqes sė tokės dhe humbet diku lart nė hapėsirė. Nėse ndodh qė njeriu ta bėjė shtėpinė mbi ato rreze, njerėzit e asaj shtėpie mund tė sėmuren dhe shkaku i sėmundjes vėshtirė tė pėrcaktohet.

Vendet pozitive = Janė vendet nė tokė, ku toka rrezaton pozitivisht; si vende pozitive mund tė jenė vendet ku ndonjėherė ka qenė e ndėrtuar ndonjė xhami, kishė apo ku njerėzit janė lutur a kanė medituar kohė tė gjatė .

Vendet neutrale = Kėto vende janė shumė tė mira pėr banim; nė to gjumi tė merrė i mirė dhe ēohesh i pushueshėm. Nė kėto vende edhe njeriu i sėmurė fillon tė shėrohet. Tė rrallėt janė ata qė kanė fat tė qėllojnė nė kėso vendesh neutrale, ku tė kėnaqet shpirti dhe pushon shumė mirė dhe pėrtėrihesh.

Vendet e papėrshtatshme pėr banim = Janė ato vende, tė cilat intensivisht bombardohen prej energjive tė ndryshme negative - qofshin ato prej ujėrave nėntokėsorė, rrezatime teknike, kosmike; rrezatime nga mineralet ose shtėpitė e ndėrtuara mbi varreza e tė vjetra; rrezatime vendi ku janė bėrė kurban njerėzit apo shtazėt pėr Satanėn ose Iblisin etj.

Vullneti = Vullnetin qė ne e njohim, sipas mistikėve, nuk ėshtė vullnet. Vullnet i vėrtetė ėshtė vullneti hyjnor, ku njė qenie njerėzore bėn gjėra tė larta, tė cilat me vulnetin normal njerėzor, kurrė nuk do tė mund t’i bėnte. Vullnet i vėrtetė ėshtė kur njė Jogi rri i shtangur dhe pa lėvizur me trupin fizik me muaj; vullneti normal i njeriut kėtė nuk mund ta bėjė.

Zenbudizėm = Religjion i cili ka rrjedhė prej avatarit - Buda dhe merret me zhvillimin e lartė shpirtėror, deri te realizimi i Zotit, njohja e sė Vėrtetės nė vete - pėrndritja.

Zėri ynė i brendshėm = Ėshtė zė tė cilin njeriu e ndien pastėr nga thellėsitė e vetvetes, i cili gjithmonė e thotė tė vėrtetėn.

Zanat e malit = Janė qenie tė botės eteriko-astrale, tė cilat e kanė vetėm njė element kosmik; janė femra dhe meshkuj me fuqi shumė tė madhe magjike, tė cilat vetėm natėn kallin zjarre, vallėzojnė dhe kėndojnė nė grupe; kanė aftėsi telepatike e qartėpamėse tė mėdha si dhe aftėsi tė teleportimit prej njė vendi nė vendin tjetėr.

Nga Salih Basha
avatar
FM

1190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fjalor i fjalėve mistike

Mesazh  Neo prej 08.08.08 0:44

Arhat – qenie e lartėsuar shpirtėrisht me Shkallė Arritjeje nė Shkollėn e Budės dhe njė qė ėshtė jashtė “Tre Hapėsirave” por mė poshtė se Botisatva.

Baihui (bai-huei) – pikė akupunkture nė majė tė kokės.

Bodisatva – qenie e pėrndritur me Status Arritjeje nė Shkollėn e Budės i cili ėshtė mė i lartė se Arhati por mė i ulėt se Tathagata.

Dafa (da-fah) – “Rruga e Madhe,” apo “Ligji i Lartė”; shkurt pėr emrin e plotė tė praktikės Falun Dafa.

dan (dahn) – grumbull energjie qė formohet nė trupin e disa kultivuesve nė alkiminė e brendshme; nė alkiminė e jashtme, quhet “Eliziri i Pėrjetėsisė”.

dantian (dan-tien) – “fushė e dan-it,” njė fushė energjie e ndodhur nė pjesėn e poshtme tė barkut.

Dao (dao) – “mėnyra” apo rruga qė nė gjuhėn kineze ka kuptimin e asaj qė duhet tė ndiqet. Shkruhet dhe “Tao”.

Diekou Xiaofu (dieh-kou shiau-fu) – Vendosja duarve mbi njėra tjetrėn para pjesės sė poshtme tė barkut.

ding (ding) – njė gjendje meditimi nė tė cilėn mendja ėshtė plotėsisht pa mendime megjithėse e vetėdijshme.

Tetė Meridianėt Shtesė – nė Mjekėsinė Kineze, kėto janė meridianėt qė ekzistojnė plus dymbėdhjetė Meridianėve tė Rregullt. Shumica e tetė Meridianėve Shtesė kryqėzohet me pikat e akupunkturės sė dymbėdhjetė Meridianėve tė Rregullt dhe kėshtu ato nuk konsiderohen meridianė tė pavarur apo kryesorė.

Fa (fah) – “Mėnyrė”, “Ligj”, apo “Parime”.

Falun (fah-lėn) – “Rrotė Ligji” (shih foton me ngjyra nė fillim tė librit).

Falun Dafa (fah-lėn da-fah) – “Mėnyra Kultivuese e Rrotės sė Ligjit”.

Falun Gong (fah-lėn gong) – “Qigong i Rrotės sė Ligjit”. Emrat Falun Gong dhe Falun Dafa pėrdoren tė dyja pėr praktikėn.

gong (gong) – “energji kultivimi”.

karma – njė substancė e zezė qė ėshtė rezultat i keqbėrjeve.

Liangshou Jieyin (liahng-sho xhieh-jin) – Bashkim i duarve.

Pozicioni Pėllėmbė Lotus – pozicion i duarve qė duhet tė mbahet gjatė gjithė ushtrimeve. Nė kėtė pozicion, pėllėmbėt janė tė hapura dhe gishtėrinjtė tė relaksuar, por tė drejtuar. Gishti i mesit i secilės dorė ėshtė i relaksuar aq sa pėrkulet pak nga brenda pėllėmbės.

Maitreja – nė Budizėm, Maitreja ėshtė emri i Budės sė tė Ardhmes, i cili do tė vijė nė Tokė pas Buda Sakiamunit pėr tė afruar shpėtim.

Mjeshtėr – termi kinez i pėrdorur kėtu, shifu, pėrbėhet nga dy karaktere: njė qė do tė thotė “mėsues”, dhe tjetri “baba”.

meridianė – rrjeti i kanaleve tė energjisė nė trupin e njeriut qė mendohet se janė pėrēues tė qi-sė (energjisė vitale). Nė Mjekėsinė Tradicionale Kineze dhe mendimin popullor kinez, sėmundja thuhet se shfaqet kur qi nuk rrjedh siē duhet pėrmes kėtyre meridianėve, si atėherė kur qi ėshtė e tejmbushur, bllokuar, udhėton tepėr shpejt apo tepėr ngadalė, lėviz nė drejtimin e gabuar, etj.

qi (ēi) – sipas mendimit kinez, kjo substancė/energji thuhet se merr shumė forma nė trup dhe ambient. Zakonisht e pėrkthyer si “energji jetėsore,” kjo qi mendohet tė pėrcaktojė shėndetin e personit. “Qi” mund tė pėrdoret nė njė kuptim me tė gjerė pėr tė pėrshkruar substancat qė janė tė padukshme dhe pa formė, si p.sh. ajri, kundėrmimi, zemėrimi, etj.

qigong (ēi-gong) – emėr i pėrgjithshėm pėr disa praktika qė kultivojnė trupin e njeriut. Gjatė dekadave tė fundit, ushtrimet qigong kanė qenė jashtėzakonisht popullore nė Kinė.
samadhi – meditimi Budist.

Sakiamuni – Buda Sakiamuni, apo “Buda” Sidartha Gautama. I njohur gjerėsisht si themeluesi i Budizmit, ai jetoi nė Indinė e lashtė rreth shekullit tė 5-tė p.e.r.

Shuangshou Heshi (shuang-shou hė-shė) – Shtyp duart tė bashkuara para gjoksit.

Tathagata – qenie e pėrndritur me Status Arritjeje nė Shkollėn e Budės i cili ėshtė sipėr nivelit tė Bodisatvės dhe Arhatit.

Syri i Tretė – shpesh i quajtur dhe “Sy Qiellor”, ky term (tianmu) pėrdoret pėr t’ju referuar si Syrit tė Tretė ashtu dhe njė komponenti tė kėtij sistemi si p.sh gjėndrės pineale.

xinxing (shin-shing) – “cilėsi e mendjes”, apo “cilėsi e zemrės”; “karakter moral”.

jin (jin) dhe jang (jang) – Shkolla Daos beson se ēdo gjė pėrmban forca tė kundėrta tė jin dhe jang tė cilat pėrjashtojnė njėra-tjetrėn, por dhe varen nga njėra-tjetra, p.sh femėr (jin) kundrejt mashkull (jang), pjesa pėrpara e trupit (jin) kundrejt pjesės prapa (jang).

Zhen-Shan-Ren (xhen-shan-ren) – “Vėrtetėsi-Mirėsi-Tolerancė”.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi