Kush ishte ALi Pashė Tepelena

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kush ishte ALi Pashė Tepelena

Mesazh  Gon! prej 24.08.11 20:04

Dėshiroj qė anėtarėt e kėtij forumi tė japin mendimet e tyre aq sa kanė dijeni nė lidhje me mitin shqiptarė Ali Pashėn.
Unė aq sa kam lexuar pėr tė, kam parė qė pėr njė pjes e popullatės shqiptare konsideron hero, kurse njė pjes e quan atė terror, madje edhe vargjet e kėngėve qė janė thurrur pėr kėtė burr, disa janė pro ti dhe disa kundėr, unė po shkruaj ca rreshta kushtuar figurės sė tij:

Moj kalaja me bedena,
Ēfar asllani paske mrena!
Ali Pashėn me shtat’ zemra,
Qi i mush topat me dykmena.
Ē’ke Vasiliqi ,qi qan,
Se ne kemi Yē Kalanė!
Tridhet’ vjet do ma nizanė,un’
prej teje s’e hek sevdanė.
Moj Janinė, Janinė e shkretė,
Tė raft zjarri e tė djekt!
M’vjen keq, se t’kam godit’ vetė,
S’tė gėzun’ as djemt’ as vetė!
Bijt’ e mi, ju soj ēifuti,
Njeri mu hallin s’ma di;
Jalla u preft sultan Mahmuti
Qi m’flliqėt soj e oxhakun!
avatar
Gon!

532


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

KUSH ISHTE ALI PASH TEPELENA TA THEM UN

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 24.08.11 20:23

ALI PASH TEPELENA ISHTE AI CE THEMELOI EGJYPTIN ALI PASH TEPELENA ISHTE AI CE SHKATERROI GREKET I VRAU TE GJITH EDHE JA U VODHI ARIN ALI PASH TEPELENA ISHTE AI CE BERI TE DRIDHESHIN KOMPLET SHTETET BALLKANIKE PREJ TIJ KY ISHTE ALI PASH TEPELENA KOKA NE STAMBOLL EDHE TRUPI NE JANINE
avatar
Ushtari i krishtit

417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kush ishte ALi Pashė Tepelena

Mesazh  Ufo prej 24.08.11 20:24

iforti shkruajti:ALI PASH TEPELENA ISHTE AI CE THEMELOI EGJYPTIN ALI PASH TEPELENA ISHTE AI CE SHKATERROI GREKET I VRAU TE GJITH EDHE JA U VODHI ARIN ALI PASH TEPELENA ISHTE AI CE BERI TE DRIDHESHIN KOMPLET SHTETET BALLKANIKE PREJ TIJ KY ISHTE ALI PASH TEPELENA KOKA NE STAMBOLL EDHE TRUPI NE JANINE

E ke gabim o Lalė, Ali pashai se ka themelu Egjiptin, shihe edhe i herė komentin !
avatar
Ufo

190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kush ishte ALi Pashė Tepelena

Mesazh  Gon! prej 24.08.11 20:33

Mehemet Ali pasha ishte ai i cili ngriti Egjiptin.
avatar
Gon!

532


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ok me fal

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 24.08.11 21:20

ok me korrigjo nese jam gabim
avatar
Ushtari i krishtit

417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kush ishte ALi Pashė Tepelena

Mesazh  maqomaqo3 prej 24.08.11 22:55

ALI PASHA FOTO
avatar
maqomaqo3

258


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kush ishte ALi Pashė Tepelena

Mesazh  TIRAMISU99 prej 24.08.11 22:57

HHAHAHHA O MAQO MOS ME THUAJ QE EDHE ALI PASHA PASKA QEN HOMO...PUFFF PO CA BOHET MO TE GJITH HOMO DOLEN....
avatar
TIRAMISU99

31


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kush ishte ALi Pashė Tepelena

Mesazh  Nikolaos prej 24.08.11 23:14

TIRAMISU99 shkruajti:HHAHAHHA O MAQO MOS ME THUAJ QE EDHE ALI PASHA PASKA QEN HOMO...PUFFF PO CA BOHET MO TE GJITH HOMO DOLEN....
Ali pasha ishte i tille vertet, ja lexo materialin poshte:


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 24.08.11 23:25, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

582


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ALI PASHĖ TEPELENA

Mesazh  Nikolaos prej 24.08.11 23:19


Jeta e Ali Pashe Tepelenes

Nuk asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.

Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Muēoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.

Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.

Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit” nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices , tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe c’nderuar.

Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng.
Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga ‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre.

Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim nė Thesali dhe anės se maleve tė Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallėku i Beratit me nė krye Ahmet Kurt Pashėn, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru nė Berat. Pashait te Beratit, Ahmetit, i bėri shume pėrshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.

Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines , me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.
Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.

Keto Materiale u mblodhen nga burime te ndryshme ne Internet dhe Historia e Popullit Shqiptar, botim i Ministrise se Arsimit.

Ali Pashe Tepelena ka luftuar per islamin dhe jo per vendin,dhe eshte nje personazh qe rregjimi i Enver Hoxhes e ka shendrruar ne nje pesonazh pozitiv,ashtu sic beri ma Haxhi Qamilin qe edhe pse nuk jetoi ne te njejten kohe me Aliun,por ishte nje bandit si ai,qe tmerronte vendin me banden e tije qe luftonin nen flamurin turk.

KUSH ISHTE ALI PASHE TEPELENA
Ishte vali dhe derebeg ne Janine plot 33 vjet ne kohen e Sulltan Selim Hanit III, Sulltan Mustafa Hanit IV dhe Sulltan Mahmud Hanit II. Ishte nje vezir i cili me veprimet e tij te jashtezakonshme, me vrazhdesine dhe pameshirshmerine e tij fitoi fame te larte. Lindi ne vitin 1145/1732 ne kasabane e Tepelenes ne Shqiperi. Gjyshi i tij, Ali Pasha, fitoi graden mir-miran. Kur ne luften e Korfuzit e sulmoi kalane, tregoi nje trimeri dhe guxim te madh, por u vra. I la pas vetes tre djem. Te medhenjte e lane pa trashegimi Veli beun, babain e ketij, biografia e te cilit po shkruhet ketu, prandaj, Veli beu ishte i shtrenguar te merret me vjedhje. Pasi u pasurua dhe u perforcua ne kete menyre, me shoket e tij u kthye ne Tepelene. Vellezerit e tij i dogji ne shtepite e tyre. Per kete shkak bejleret e Tepelenes moren qendrim te prere qe kete ta bojkotojne dhe ta debojne nga krahina e tyre. Me pastaj Veli beu vdiq. I kishte dy gra; me te paren kishte nje djale, kurse me te dyten nje djale dhe nje vajze. Bashkeshortja e dyte me emrin Hanko, nga Konica , ishte nje grua trime, energjike dhe e ashper. Ajo per t'iu revanshuar bejlereve te Tepelenes beri marreveshje me ish-shoket e ngushte te bashkeshortit, kurse femijen e saj, Aliun, qe nga vegjelia e mesonte per hakmarrje dhe qe te jete sa me i ashper ndaj tyre. Ne mes bejlereve te kasabase se Kardhiqit, e cila i takonte Gjirokastres dhe familjes se Ali Pashes prej kohesh kishte hasmeri. Meqe kardhiqasit per Hankon, nenen e Aliut dhe per motren e saj, Shaensane, kishin hetuar disa sjellje jo te mira dhe prishje te moralit. Hankoja, kur ishte duke vdekur, e kapi Aliun per jake dhe e keshilloi (e porositi) qe te hakmerret ndaj kardhiqasve.
Duke vazhduar rrugen e prinderve te vet, Aliu beri nje pasuri te madhe dhe, pasi i mbushi 20 vjet u martua me Emine Hanemin, vajzen e Kapllan Pashes se Delvines, i cili ishte vali i Gjirokastres . Ate kohe, per t'i zhdukur bandat plackitese qe ishin perhapur dhe qe krijonin shqetesime ne ato ane, u urdherua Kurt Pasha, vali i Beratit, i cili e pa te udhes ta pervetesoje Ali beun. E mori prane vetes dhe e shperblente. Edhe pse i pat premtuar se do t'ia jape vajzen, me vone u terhoq nga fjala e dhene. Keshtu, meqe e beri dhenderr Ibrahim Pashe Vloren, Ali beu u nda nga ky dhe perseri, duke mbledhur nje grup shokesh, i futi nen qeverisjen e vet, me force, krahinat e Gjirokastres, Permetit dhe Konices. Dhe, atehere iu dha fermani i larte per ta vrare Kapllan Pashen e Delvines, i cili i ishte nenshtruar Gadap Pashes. E vrau pashain e siperpermendur i cili njeherit ishte vjeherr i tij. Ne nderkohe u hap fronti i Austrise dhe Rusise. Ali beu mblodhi nje numer te madh ushtaresh shqiptare dhe shkoi ne lufte. Meqe tregoi trimeri dhe guxim te madh ne fushebeteje dhe, meqe pati rezultate te medha, u emerua mutesarrif ne mutesarrifllekun e Terhalles me graden mir-miran.
Ali Pasha kur u be mutesarrif i Terhalles, beri perpjekje qe nen qeverisjen e vet ta fuse edhe Janinen. Ne fund, ne vitin 1203/1788 posa u caktua me detyre te vezirit ne vilajetin e Janines, Ali Pasha ne njeren ane u perpoq te hakmerret ndaj armiqve te vjeter dhe t'i zgjeroje kufijte e ne anen tjeter, vendet qe jane nen qeverisjen e tij t'i izoloje nga njerezit dhe kryetaret me autoritet, te cilet do te mund t'ia ndryshonin punet dhe planet e tij. Ia drejtoi ushtrine Ibrahim Pashes i cili kishte kaluar ne vend te Kurt Pashes, vete ate e zuri rob dhe e mbajti ne nje qeli te erret te kalase derisa vdiq, kurse vajzat e tij i mori me force dhe i martoi me djemt e vet, me Muhtarin (ne gjuhen shqipe shqiptohet Myftar - M.P.) dhe Veliun. Ibrahim Pasha i siperpermendur, duke qene nje personalitet shume i sinqerte, i ndershem dhe i moralshem, i lutej atij (Ali Pashes - M.P.) per shpetimin e tere popullit, mirepo ai, perkundrazi, edhe me teper i shtonte torturat e te mjereve sa qe kur nga Porta e Larte shkoi urdheri i prere qe Ibrahim Pasha te qeverise ne vilajetin e Beratit, Aliu, sipas nje versioni, e vrau ate te ngrate me doren e vet, por raportoi se ai ka vdekur nga nje vdekje e zakonshme. Keshtu i zgjeroi kufijte nga ato ane deri ne Elbasan dhe Diber, te cilet i vuri nen kontrollin e vet. Poashtu, nen qeverisjen e tij, pervec krahinave te Jenishehrit, Terhalles, Morese dhe Agribozit i futi edhe krahinat e Greqise. Femijet e vet, Myftarin me graden mir-miran, kurse Veliun me graden e vezirit i pate emeruar ne mytesarrifllekun e Terhalles.
Kasabate e Parges dhe Pervezes, nga Republika e Venedikut kishin rene nen qeverisjen e Frances. Ali Pasha ua mori Pervezen me lufte francezeve. Nderkaq, Parga, pas renies, se Napoleonit kishte rene nen qeverisjen e Anglise. Prandaj, kete e mori nga anglezet.
Ndonese Ali Pasha ishet nje njeri i pashkolluar, ishte shume i afte dhe i zgjuar. Ne vendet qe gjendeshin nen qeverisjen dhe administraten e tij, siguroi paqe e qetesi, i permiresoi rruget dhe vendkalimet. Pat ndertuar shume kala dhe ura si dhe shume ndertesa te tjera te forta. Mirepo, ishte jashtezakonisht i ashper, tiran dhe hileqar. Para syve te tij pergatiste skena te ndryshme te torturave me trishtuese (bente eksperimente), te cilat i shikonte me kenaqesi. Sa me teper i shtohej fuqia dhe pasuria aq me teper i shtoheshin edhe hilet. Duke burgosur njerez ne menyre djallezore, e duke perdorur intrigat, shume prej tyre i zhdukte e shume here i shtinte te vrase vellai vellane me doren e vet qe pastaj edhe kete ta denoje me vdekje sipas rregulles ā€œkrye per kryeā€. Ngjarja e Kardhiqit, qe u permend me lart, eshte nje shembull tipik i intrigave dhe tiranise se Ali Pashes.
Kudo qe ne Shqiperi do te kishte ndonje familje me autoritet dhe me ndonje ndikim, po qe se nuk i shkonte per shtati Ali Pashes, ai, nje numer te anetareve te saj haptas ose msheftas i zhdukte ose i largonte prej aty. Nderkaq, nje grup prej tyre me propozimin e tyre, natyrisht per te shpetuar jeten dhe per te mbrojtur dinjitetin e tyre ishin te shtrenguar t'i lene shtepite e tyre dhe te ikin. I shperndante neper vise te tjera te botes. Te varferit assesi nuk mundnin te conin krye nga punet angari. Vajzat dhe grate e bukura i fajesonte duke konsideruar se shkaktojne fatkeqesi, prandaj ato ishin te detyruara te fshihen. Meqe vete ishte injorant, gjithnje vepronte per shkaterrimin e diturive, edhe pse deri ne ate kohe ne Shqiperi populli me vetorganizim i mbante dijetaret dhe hoxhallaret. Beri qe te qiten ne harrese fete. Punet administrative i le ne duart e nje grupi intrigantesh greke. Edhe defteret, korrespondencat administrative si dhe shkresat e instancave me te larta shkruheshin me nje gjuhe te rende greke qe mund ta kuptonte vetem ai. Shkurt, pervec ushqimit qe e realizonte per cdo dite, shkaktonte qe ne mes shqiptareve te rritet dhe te perhapet padijenia, varferia dhe amoraliteti. Nuk frikohej nga greket, meqe edhe keta ishin vegel dhe pjesemarres ne intrigat e tij; me fanatizmin e tij ndaj ketyre sillej ne menyre te bute, e vecanerisht kur humbi besimin nga shqiptaret; per te vepruar kunder tyre armatosi nje grup kapetanesh greke. Keta pastaj, ato arme i perdoren per pavaresine e Greqise.
Ali Pasha duke qene teper lakmues dhe i etshem per pozita e rriti forcen dhe ashpersine e qeverisjes aq sa mundi dhe keshtu deshi te vazhdoje deri ne fund te jetes se tij.
Mirepo, me ne fund, zullumet e shpeshta u reflektuan te Porta e Larte. Edhe Pasho beu nga Janina, i cili ishte larguar dhe kishte kerkuar mbeshtetje (perkrahje) ne Stamboll si i pakenaqur nga ai, permes Halet efendiut te njohur kishte shpjeguar per qellimin e pavaresise se Ali Pashes. Ne te vertete, per kete u shqetesua Gadap Pasha. Sado qe ishte shpallur urdherese mbreterore per largimin e thesarit shteteror nga vilajeti i Janines, Ali Pasha i cili e mbikqyrte ate thesar (pasuri) ne vilajetin ne te cilin qeveriste, paraqiti disa menyra te mbrojtjes dhe disa arsyetime qe nuk do te mund te bartet nga Janina. Keto kundershtime si dhe mendimet e tij te shpjeguara me lart perforcojne shkakun e pavaresise. Prandaj, me 1235/1819 iu drejtua ushtria nen komanden e Hurshid Pashes. Bejleret e Shqiperise, zaten pjesa derrmuese e tyre, te pakenaqur nga ai dhe, meqe nuk ndiheshin te sigurt i leshuan radhet e tij dhe, meqe iu bashkuan Hurshid Pashes, Ali Pasha me nje grup te vogel njerezish (me besniket) u mbyll ne kala. Pasi beri balle nje kohe, doli nga kalaja me qellim qe te dergohet i gjalle te Porta e Larte. Duke shkuar, ne nje manastir qe ndodhej ne nje ishull te vogel te liqenit (te Janines - M.P.), njerezit qe u derguan nga ana e Hurshid Pashes i perdoren armet, te cileve, ne te njejten menyre iu pergjigj edhe ky. Me kete rast, duke u goditur me plumba nga disa ane, vdiq. Ia prene koken dhe se bashku me kokat e tre djemve dhe nje nipi ia derguan ne Stamboll. I varrosen jashte Silivrikapise. Trupin ia varrosen ne kala te Janines perballe nje pallati (saraji) qe u dogj, i cili deri vone ishte konak i pushtetit. Ka nje tyrbe te persosur.
Nga niperit e Ali Pashe Tepelenes, Myftar Pasha-zade Mahmud beu nje kohe te gjate shetiste neper Stamboll si prapagandor i njohur i veshur me veshje te sektes melamite; Veli Pasha-zade Selim Pasha u gjend muhafiz ne muhafizllekun e Beogradit dhe ne detyra te tjera te larta, ndersa vellai i tij Ismail Pasha ka sherbyer ne disa vilajete .

Ali Pasha ishte homoseksual (liber nga autori francez)
Njė libėr, ku flitet pėr Ali Pashė Tepelenėn. Jo mė pėr bėmat e tij, jo mė pėr historinė, luftėrat, jetėn... Njė libėr krejt ndryshe, ku studiuesit edhe mund ta kundėrshtojnė. Flitet pėr homoseksualitetin e tij.

Anila Mema:
Nė tė vėrtetė ėshtė njė fjalor pėr tė gjithė udhėheqėsit homoseksualė tė shteteve tė botės ndėr vite, qė autori francez Didier Godard ka botuar sė fundmi. Fillon me perandorin romak, Adriani 76-138 e deri te mbreti i Francės, Zhani II i Miri 1319-1364. Mes tyre dhe Ali Pashė Tepelena, pashai i Janinės. Eshtė njė fjalor qė renditen sipas alfabetit udhėheqėsit homoseksualė dhe biseksualė tė shteteve. Nė shqip e sjell shtėpia botuese “55”, nėpėrmjet pėrkthimit tė Persida Asllanit. Nė thelb ėshtė njė fjalor mbretėrish dhe njė fjalor burrash. Gratė deri mė sot i kanė udhėhequr shumė rrallė shtetet, pėrveē vendeve monarkike qė ndryshe nga Franca nuk i pėrjashtonin nga kjo detyrė. Por nuk mungojnė nė kėtė fjalor. Mes tyre renditen mbretėresha e Anglisė, Ana Stjuart 1665- 1714, Kristina mbretėresha e Suedisė 1626-1689 etj. Pėrsa i pėrket pashait tė Janinės, sipas autorit, homoseksualiteti ishte mjaft i pėrhapur nė Shqipėrinė e epokės, ku kisha celebronte, madje bashkimin brenda tė njėjtin seks. Godard tregon fakte, ndėrsa gjenerali Vaudoncourt, i cili hedh idenė se Aliu mbante njė harem me djem tė rinj, ku gjente dhe favoritėt e vet, “e madje edhe oficerėt e tij kryesorė”. Ndėrsa tregon nė rreshtat pėr tė edhe pėr njė lidhje tė pazakontė me Lord Bajronin. Mė poshtė po ju botojmė tė plotė atė ēka shkruan autori francez pėr Ali Pashėn (1741-1822).
* * *
Pashai i Janinės pėr pjesėn mė tė madhe tė evropianėve “Pashai i Janinės”, s’ėshtė veēse njė figurė periferike dhe ekzotike e romanit “Konti i Monte Kristos”, pėrfaqėsues i orientalizmit nė modė gjatė shekullit XIX. Por nė fakt ai ėshtė njė personazh me tė vėrtetė historike, prej mishi e gjaku, jeta e tė cilit nuk mbetet pas asaj tė heroit tė Dumasė. Tė atit i qe hequr titulli prej beu tė Tepelenės, qė e kishte trashėguar nga paraardhėsit e familjes. Aliu i ri, qė e thėrrisnin Arslan, pra “Luani” dhe e kishte nisur jetėn si bandit, ia doli tė rimerrte nga Porta e Lartė mė 1788 pashallėkun e Janinės. E shtriu autoritetin e tij nė tė gjithė Shqipėrinė e nė njė pjesė tė Greqisė dhe herė me ndihmėn e Francės, e herė me atė tė Anglisė kundėr Turqisė, mbretėroi si njė sovran autonom. Por mė 1820, meqenėse kishte dėnuar me vrasje njė oficer tė vetin, qė ishte vėnė nė shėrbim tė osmanėve u thirr nė Stamboll pėr tė dhėnė shpjegime. Ai parapėlqeu tė mbyllej nė Janinė dhe u bėri qėndresė pėr dy vjet me radhė trupave turke. Kur mė nė fund e tradhtuan vendosi ta shihte shtrenjtė jetėn nė vend qė tė dorėzohej dhe vdiq rreth tė tetėdhjetave, me armė nė dorė. Koka e tij u ekspozua disa ditė rresht nė dyert e sarajit tė Stambollit.
* * *
Homoseksualiteti ishte mjaft i pėrhapur nė Shqipėrinė e epokės, ku kisha celebronte, madje bashkimin brenda tė njėjtin seks. Njė agjent i Napoleonit, Franēois Pouquevillei shkruante, se homoseksualiteti pėrkrahej nga pashai. Ndėrsa gjenerali Vaudoncourt sqaron, se Aliu mbante njė harem me djem tė rinj, ku gjente dhe favoritėt e vet, “e madje edhe oficerėt e tij kryesorė). Bajroni kur ndėrmori udhėtimin e parė pėr nė Greqi, i ri dhe bukurosh siē qe tregon, se hiret e tij i bėnė jo pak pėrshtypje pashait. Ky e priti nė kėmbė, nė shenjė nderimi tė madh, nė njė sallė me mermer dhe shatėrvan dhe pastaj e uli pranė vetes. “Nė fillim mė pyeti se pėrse isha larguar nga vendi im aq i ri (....). ai mė tha, se ishte i bindur se qeshė nga familje e mirė, sepse kishe veshė tė vegjėl, flokė tė derdhur, duar tė vogla e tė bardha dhe se ndjehej i magjepsur nga pamja dhe veshja ime. Mė kėrkoi ta konsideroja si baba gjatė qėndrimit tim dhe se ai vetė do tė mė shihte si birin e vet. Nė fakt ai mė trajtoi si njė fėmijė, duke mė dėrguar bajame e akullore, fruta dhe ėmbėlsira njėzet herė nė ditė. Mė ftoi qė ta takoja shpesh, mundėsisht natėn kur ai argėtohej mė shumė...


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 25.08.11 0:23, edituar 3 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

582


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kush ishte ALi Pashė Tepelena

Mesazh  maqomaqo3 prej 24.08.11 23:31

Ali Pashe ishte nje kriminel i pashpirt qe historia do e mbaje mend ,nje person pa asgje pozitive ,ka bere masakra ne fshatrat krishtere . une cuditem si mund te quash hero nje kriminel te tille ku osmanet armiqte e kombit shqipetar e vendosen pasha ne janine .ai ka vrare dhe prere popillin e tij , luftoi dhemb me dhemb me trimat suljote por kure nuk ariti ti mposhte .

Une vete jam me origjine suljot dhe e di me mire nga te gjithe se kush dreqin ishte ali pasha dhe pashallaret e tjere perpara atij .

Meqe i urrente per vdkje suljotet ali pasha kur u prish me turqit ,si nje njeri pa norma , pa moral dhe pa karakter i ftoi njerezit qe deri dje i kishte masakruar per aleance .suljotet trima i kishin armiq te perbashket osmanet turqit ,dhe pas diskutimeve mes tyre vendosen te ndihmonin armikun e tyre me te madh ali pashen ,njeriun qe ishte munduar me cdo kusht te hynte ne malet dhe ne grykat e sulit . ishin njerez fisnike dhe e ndihmuan .

Por Ali Pasha perseri mbtet nje kriminel ,nje pedofil dhe homoseksual .shqiperia ka plot heronj qe duhet te krenohet dhe mburet dhe jo me kriminela turq si ali pasha . hero eshte Marko Bocari dhe shume te tjere ,por ky vend i mbushur perplot me islamike ekstremiste deshiron te quaje heronje kriminelat dhe jo heronjte e vertet .

Suljotet kane qene njerezit me trima ne ballkan dhe ne europe . do hap nje teme per ta ,ti njohim me shume ,sepse islamiket ekstremiste jam i bindur qe i urrejne trimat e shqiperise .

NUk na mposhti turku, nuk na mposhti serbi e greku, po kerkojne te na mposhtin ca felliqesira Islame arabe, ne ju shtypim me nje dore o Turq , se na quajne shqipetare, se jam sternip i Skenderbeut dhe jap gjakun per Atdhe.
avatar
maqomaqo3

258


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi