Historia e Mitologjise shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e Mitologjise shqiptare

Mesazh  Nikolaos prej 24.08.11 0:11

Histori e Mitologjise shqiptare


Historia e Mitologjise shqiptare
Fjala mitologji (nga Gjuha Greke μυϑος mythos, njė tregim, dhe λογος logos, fjalim ose argument; shqip edhe mythologji) nėnkupton tregimin e miteve – historive qė njė kulturė specifike beson dhe pėrdor tė mbinatyrshmen pėr tė interpretuar ngjarje natyrore dhe pėr tė shpjeguar natyrėn e universit dhe njerėzimit.

1. Ne kuptimin e gjere, mitologji do te thote pasqyrim fizik i realitetit ne ndergjegjen e njeriut primitiv: kjo shfaqet ne krijimtarine popullore, ne gojedhenat, legjendat etj…, te krijuara ne kohen e lashte.
Mitet qe linden ne etapen e hershme te historise njerezore si tregime per perendite, heronjte legjendare, per ngjarjet me te rendesishme te kohes etj…., permbanin figura fantastike, te cilat ishin nje perpjekje per te pergjithsuar dhe shpjeguar fenomenet e ndryshme te natyres e te shoqerise.
Mitologjia ishte nje forme orientale e shfaqjes se botekuptimit ne shoqerine e lashte. Mitologjia permban dhe elemente te besimit fetar, te pasqyrimit te shtrembter te realitetit. Ne te jane pasqyruar gjithashtu pikpamjet morale e qendrimi estetik i njeriut ndaj realitetit.
2. Ne kuptimin e ngushte mitologjia eshte shkenca qe studion mitet, prejardhjen e tyre dhe vecorite e pasqyrimit te realitetit ne to.

2. Mitologjia shqiptare
Mitologjia shqiptare ėshte njė mitologji popullore dhe pagane e cila ėshtė pak e studiuar dhe pėr kėtė arsye nuk ka njė kodifikim tė qartė se cilat janė me vlerė tė plotė e cilat me gjysėm vlerė.
Mitologjia shqipate ka ndikuar edhe nė mitologjitė e tjera ballkanike

Historia
Tė dhėna dhe analiza mė tė plota gjenden nė veprat e albanologėve tė njohur, siē ka qenė, p.sh., Hani, Nopēa, Durham, Lamberci, dhe shumė tė tjerė. Autorė shqiptarė dhe mbledhės tė materialeve tė mitologjisė sonė popullore ka shumė, tė cilėt nė revista tė ndryshme (p.sh., “Leka”, “Hylli i Dritės”, “Drita” etj…), ose nė botime tė tjera kanė dhėnė kontribut tė vlefshėm pėr njohjen dhe ruajtjen e kėsaj pjese tė rėndėsishme tė kulturės shpirtėrore tė popullit tonė

Histori e Mitologjise shqiptare

1. Gjurmė tė hershme
Dėshmitė burimore, shkrimet e kėrkimtarėve nė njė shtrirje mė tė gjerė nė kėtė lėmė tė dijes u takojnė shek.XIX-XX, por dhe nė shekujt e Mesjetės arbėrore e mė tej kemi tė dhėna tė copėzuara pėr mite, rite e besime ndėr Shqiptarė, nė trojet e tyre etnike e mė tej nė diasporė.

Kėto arritje nė kėrkime do tė duhej tė ndaheshin nė ato me natyrė thjeshtė dėshmuese, dokumentuese, pėrshkrime dukurish tė kėtij lloji dhe, sė dyti, nė ato me natyrė sintezash, interpretimesh, nė vėshtrim krahasues nė kohė e nė shtrirje hapsinore tė ndryshme.

Nė shek. XIX u shėnuan arritje tė njė shkalle tė lartė nė studimet krahasuese tė gjuhėsisė indoeuropiane e nė kėtė vėshtrim u ngjall shumė interesi pėr kėrkime tė mitologjisė krahasuese, nė sinteza, nė interpretime tė kėtyre dukurive me rrėnjė parahistorike, bėrė nga dijetarė tė vatrave mė tė shquara shkencore e universitare tė Europės, tė Amerikės e mė tej. Kjo frymė kėrkimesh, ndonėse nė njė shkallė mė tė vogėl, u ndje dhe nė Shqipėri. Kėtu, kryesisht nga tė huajt e mė pak nga Shqiptarėt, u mblodhėn materiale tė natyrės mitologjike, tė besimeve pagane, po mė tepėr u dhanė mendime krahasuese e interpretime. Mendime tė kėtij lloji u dhanė mė tepėr nė kuadrin e gjuhėsisė krahasuese ose si reflektim i kulturės antike greko-romake a tė ndikimit sllav e bizantin nė Mesjetė.

Duhet sqaruar se burimet materiale, objekte tė zbuluara nga arkeologėt nė shkrime ose mbishkrime tė ndryshme, sado tė pakta, i kemi qė nga koha ilire e parailire, nga periudha greke e romake e nga tėrė periudhat e Mesjetės. Pėr kėto shtrirje kohore nuk ka munguar as
paraqitja ikonografike e hyjnive tė ndryshme, fytyra nė gur a qeramikė, qoftė vendėse po me emra grekė a romakė, qoftė dhe me emra ilirė, ose fare pa emėrtime mbishkrimore. Tė dhėna me interes janė bėrė tė niohura nga zbulimet arkeologjike, nga hulumtimet e ilirologėve, arkeologėve, balkanologėve, nga gjuhėtarė tė gjuhėsisė krahasuese indoeuropiane; emrat e tyre do tė dalin nė brendinė e krerėve tė ndryshėm tė punimit.

Po pėrmendim vetėm pak gjėra mė domethėnėse nga mitologjia ilire, duke e marrė atė brenda njė kompleksi kulturor e nė tė njėjtėn shtrirje gjeografike, po natyrisht nė dhėnie e marrje tepėr tė shkrirė bashkė nė mes kulturash etnikisht tė ndryshme.
Nė njė rrėfenjė mitike, shėnuar nga disa autorė tė antikitetit, nė variante tė ndryshme, thuhet se Kadmi, i biri i njė mbreti fenikas, duke kėrkuar motrėn e vet Europėn, arriti sė pari nė Beoti ku themeloi qytetin Teba, pastaj shkoi e zuri vend ndėr llirė, ku, me tė shoqen Harmonia lindi i biri: lliriosi. Duke u mbėshjellur nga gjarpri, ai mori pamjen e atributet e tij. Pas vdekjes Kadmi e Harmonia u kthyen nė gjarpėrinj e ashtu kaluan nė jetėn e pėrtejme”. Sipas njė varianti tjetėr, lliriosi gjarpėr pati shumė fėmijė, djem e vajza. Kėta fėmijė krijuan fillesėn e fiseve ilire, fise qė mbajnė emrat e tyre: emėrtimet e fiseve nė gjininė mashkullore u quajtėn “bijtė e llirit”, ndėrsa ato femnore: “bijat e llirit”. Pati dhe personalitete historike pėrtė cilat besohej se kishin lindur nga gjarpėri.

Ndėr llirė ėshtė dėshmuar gjerėsisht kulti i hyjnisė kalorės luftėtar. Ndėr ta pėrmendet hyjnia kalorės i Japodėve, Medaurus, paraqitur hipur mbi kalė e me shtizėn nė dorėn e majtė. Ikonografia ilire me paraqitje tė kalit a tė hyjnive kalorės ėshtė e pasur. Pėr tė siguruar fitore nė luftė a fat, nė veprime tė.ndryshme flijonin kuaj. Po janė tė njohura ndėr ta dhe sakrifica njerėzore: Nė Desareti, nė anė tė Korēės, afėr lumit Eord (Devolli i sotėm) llirėt, pėr tė siguruar fitore nė ndeshje me ushtrinė pushtuese, si nathonė Kurti Rufi, Flavi Ariani etj, therėn aty: tre djem, tri vajza e tre desh tė zinj. Kėta ua kishin bėrė fli perėndive tė tyre, sipas besimittė shenjtė, pėrt’iu dhėnė guxim e siguri pėrfitore luftėtarėve tė tyre, (“llirėt dhe lliria tek autorėtantikė’,…, f. 156,235).

Traditės ilire e parailire i pėrket tempulli i Dodonės pranė Janinės me malin Tomaros., me Lisin e Shenjtė e me tri plakat qė tregonin permes gjetheve tė lisit e zhurmės sė enės sė bakėrt, fatin e ardhmė tė njerėzve. Ndoshta nė tempullin e Dodonės kemi njė pėrzierje besimesh e ritesh pellazgo-greko-ilire.

Njohim tek llirėt disa emra hyjnish e diēka dhe tiparet e tyre: hyjni tė natyrės e tė burimeve, me emra tė interpretimit grek a romak ose tė zanafillės ilire: Diana, Ika, Vidasus, Thana, Silvani, Jupiteri i Partinėve, Medaurus, Menzana, Diana e Kandavėve, Bindi, Redoni, Andini, Sentona, Latra e kėshtu me radhė. Pėrgjithėsisht kėto janė hyjni tė natyrės, tė burimeve, tė detit ose perėndi tė gjithfuqishme si simotrat e tyre antike greke e romake. Hyjni tepėr domethėnėse ėshtė Redoni -hyjni ilire e detit, prej nga na ėshtė ruajturemri i tij deri sot: Kepi i Redonit (Rodonit) nė bregdet nė Adriatik, nė veri tė Durrėsit.

Nė shkrime tė ndryshme, po dhe nė dėshmi arkeologjike tė shekujve tė ndryshėm tė mesjetės, janė ruajtur copėza besimesh, ritesh, mitesh tė paganizmit, diku nė njė paraqitje mė tė qartė e diku mė tė mjegulluar. Kėto dukuri tė religjionit pagan tė Mesjetės arbėrore, sado qė tė thėrmuara, si mendojmė ne, janė njė urė e fortė ndėrlidhėse nė mes Lashtėsisė llire e Kohės sė Re tė tė njėjtit areal gjeografik e njerėzor, nė vėshtrim tė trashėgimive nė fushė tė mitologjisė. Nuk mund tė mohohen kėtu as dhėniet e marrjet me popujt e tjerė nė kulturė, pėr tė njėjtėn kohė.

Nė varret e Arbėrve tė Mesjetės sė Hershme vėrejmė vendosjen e kufomės nga perėndimi nė lindje (nė varr), vegla e amuleta, rrethimi i varrit me gurė ashtu si ndodh dhe nė praktikė, i shoqėruar me besime tė caktuara qė kanė arritur deri nė Kohė tė Re. Nė stolitė arbėrore (shek. VI-XI) vėrejmė shenja simbolike tė kultit tė diellit, tė kultit tė hėnės. Vathėt e veshit te gratė janė nė formė tė gjysmėhėnės, ashtu si ndodh dhe nė ditė tė sotme nė gratė e Mirditės e tė Matit etj. Edhe sot kulti i hėnės nė besimet popullore lidhet shumė me gruan e me fatin e saj nė jetė, nė shendet, nė shėrim, nė lindje fėmijėsh e tjerė. Nė objekte tė asaj kulture vėrejmė kalin nė hedhje fluturim dhe mendojmė se kjo ka tė bėjė me hyjninė kalorės tė llirėve; vėrejmė zogjtė fatidikė, kultin e dorės e njė seri shenjash tė tjera me domethėnie besimesh pagane. Kulti i dorės i pasqyruar, ndėr tė tjera, dhe nė bėrjen e saj si zbukurim nė gdhėndje nė gurė: nė dyer, nė porta, nė vatėr, nė pėmendore. Nė njė dokument tė vitit 1323 pėrmendet festa e Rushajėve me ritet pėrkatėse (Thallorzy, Jireēek, Suffllai, “Acta et diplomata… Vindebonnae”, 1913, v.l, f.156, nr.527), ēka flitet pėr atė festė pranvere qė ka ardhė me shumė ritederinėditėttona.

Tek Histoha e Skėnderbeut (viti 1510) e Barletit dokumentohet shumė mirė gjama e burrave ashtu si bėhet deri nė shek. XX; ėshtė dėshmuar shumė herė nė shkrime tė ndryshme si mė 1466, pastaj nga P. Budi e F. Bardhi nė shek. XVII e me radhė. Mirat e Fatiet, tė pėrmendura shumė herė te Barleti nė veprat e tij, si mendojmė ne, s’janė tjetėr veēse Orėt e Zanat shqiptare.
Sipas studimeve gjeologjike e sipas dėshmive historike, liqeni i Shkodrės ėshtė formuar para shumė mijėra vjetėsh, ndėrsa legjendat mitike tė mbledhura nė shek.XX tregojnė se ai ėshtė formuar tash vonė e formimin e tij e lidhin me plakėn e Krozhės. Eshtė interesant se pėr formimin e vonshėm tė kėtij liqeni na flet dhe Barleti nė “Rrethimi i Shkodrės” 1504 (Tiranė, 1962, f.30-31). Aty ndėr tė tjera thuhet: “Po kėshtu, me sa duket, vėrtetohet edhe sa mė kanė rrėfyer banorėt ma tė moēėm tė kėtij vendi, tė cilėt mė kanė thanė se aty ku sot ndodhet liqeni dikur ka qenė tokė plot me burime tė pashtershme, nga tė cilėt lindi ai liqen i mrekullueshėm”. Pra lindjen e kėtij liqeni e tregonin si rrėfenjė mitike pleq ‘tė Kohės sė Barletit, gjė qė ėshtė tepėr domethėnėse pėr tė njohur kujtesėn popullore pėr kėto rrėfenja fantastike. Kjo legjendė mitike na pėrmendet pra dhe nė shek. XX, si mbijetojė e njė kohe tepėr tė lashtė.

Gj. Buzuku nė parathėnien e “Mesharit” (v.1555), paragr.ll, i porosit besimtarėt qė tė venė nė ritet e krishtera nė kisha e “tė braktisin atė tė shtremnėn” qė, sipas nesh janė ritet pagane: tė Kthimit tė Diellit pėr Verė, tė Buzmit, tė Vitit tė Ri, tė Ditės sė Zojės’(me 25 mars) tė Shėn Gjergjit (23 prill), tė Shėn Gjonit (24 qershor) e festa tė ndryshme pagane tė prodhimit. Kėto rite pagane i praktikonin pėr tė shtuar bereqetin e mirėqenien nė familje. Gj. Buzuku i kthen tė tėra nė qėllime tė riteve tė krishtera e shton: “Dheju kurta banikėtė, Zotiynė (prajo aiipaganėve: M: Tirta) ka meju shtue ndėrju qė tė korrat tueja tė zgjaten deri sė vjelash dhe tė vjelat deri nė tė mbjella”. Nė popull thuhej deri tash vonė kjo shprehje, si sipėr, pėr qėllimin e riteve pagane.

Pjetėr Budi nė veprat e relacionet e tij na njofton pėr gjamėn e burrave, pėr disa rite e besime pagane qė praktikoheshin nė popull. Tė njėjtėn gjė bėn F. Bardhi, e ndėr tė tjera na pėrmend Kuēedrėn e Arbėnit nė njė kuptim mjaft domethėnės pėr mitologjinė shqiptare. P. Bogdani nė veprėn e tij, duke folur pėr bubulfimėn pėrmend besimin popullor sipas tė cilit me rrufe qet Shėn llia kundėr”kafshės sė keqe”, pra kundėr Kuēedrės qė ėshtė gjarpri pėrbindėsh e shkatėrrues, besim qė nė disa variante e gjejmė dhe sot nė popull. Autori e kundėrshton kėtė besim popullorduke e shpjeguaratė si njė dukuri thjeshtė natyrore. A. Bogdani nė njė kėngė popullore tė veēantė (botuar nė veprėn e P. Bogdanit) na pėrmend Zanėn e Pashtrikut qė kėndon, qė ėshtė ruajtėse e gjallesave, e mirėsisė, me ato tipare tė natyrės qė e ndeshim edhe sot nė popull.

Relacionet e tė dėrguarve apostolikė nė trojet shqiptare, nė shumė raste flasin pėr besime e rite pagane. Kėshtu, M. Bici mė 1610 na bėn tė ditur se banorėt e malėsisė tė Mirditės (Fandi) vazhdonin t’i bėnin festat me kalendarin e vjetėr se ndryshe, sipas besimit tė tyre pagan, do t’u pakėsoheshin prodhimet e bujqėsisė. Gr. Mazreku shkruan mė 1650-1651: “Ai qė kishte ethe ose atė tė tokės shkonte e gjenin njė gur mbi varrin e ndonjėrit, e ēonin nalt atė rrasė, aq sa tė mujte me kalue ipėrkulun nėn atė rrasė ai i smuti dhe (punė e madhe e zanatit djallėzor) aishėrohetnga ethetosepre’jsė tokės, dhe kjogja dukete pabesueshme… Edhe kėto i kam mallkue tue mos i pranue nė rrėfimin e kungimin e shenjtė, edhe me ndihmėn e Zotit e kanė lanė atė rrugė”, (Relac.ll, 1965, f.445).

Tė shumta janė praktikat e natyrės pagane nė malėsitė shqiptare. Relatori Kerubini tregon mė 1638: “… nė ēfarėdo ditė tjetėr qė u ndodhte ndonjė rrezik, po n’atė ditė mbanin dhe mbajnė festė, dhe thonė: nė kėtė ditė mė ka ndodhė kjo e keqe etj; dhe kėshtu shumė ditė tė tjera tėjavės i mbanin dhe i mbajnė festė, si tė martėn, t’enjten etj. Festėn pastaj e bejnė nė kėtė mėnyrė: burrat, disa bajnė kusht qė me bamė atė punė nė tė cilėn kanė pėsue rrezikun, sip.sh., mos me pre ose mos me lavrue tokėn, por bajnė punė tė tjera; disa tė tjerė rrijnė krejtpa punė; gratė nuk tjerrin, nuk bajnė pėlhurė, ose nuk bėjnė ulishtė, porbajnėpunė tė tjera. Po tė ketė shpėrthye stuhia nė ndonjė vend nė njė ditė tė enjte, tė gjithė pastaj bajnė kusht qė mos me punue nė vneshtė t’enjteve tė secilės ‘javė”. Pėrsa upėrket festave “ma shumė i ēmonin ato tė vetat tė kota, se sa ato tė kishės” (Relacione 11, f. 1,11) • Nė dėshmi tė ndryshme tė kėtyre shekujve (XVI-XVIII) janė shėnuar shumė konsiderata pėr besimet e malėsorėve shqiptarė, mė shumė rite e besime pagane e tregohet se janė shumė tė pėrciptė nė kultin e krishter; thuhet se kanė emrin tė krishterė, po aspak besimin (Kerubini).

2. Kėrkimet nė shek. XIX dhe XX
Nė shek. XIX dhe gjysmėn e parė tė shek. XX pėr mitologjinė e Shqiptarėve kanė shkruar shumė autorė, ndonėse asnjėri nuk e rroku kėtė temė nė mėnyrė tėrėsore dhe gjerėsisht nė vėshtrim gjeografik; asnjeri nuk pėrfshiu nė kėtė objekt treva tė gjera tė banuara nga Shqiptarėt, as problematikat kryesore tė kėsaj fushe.
Shkrimet pėr mitologji e besime ishin krerė, sythe a pasazhe tė veēanta nė revista e gazeta tė kohės. Kjo temė u rrah nėpėrmjet pėrshkrimit tė mėnyrės sė jetesės, dokeve e zakoneve tė popullit tonė e sidomos pėrmes krijimtarisė folklorike; aty u fol dhe pėr pėrkatėsinė e Shqiptarėve nė fetė e organizuara dhe marrėdhėniet mes grupeve nga konfesione tė ndryshme, pasqyruar nė shkrime tė shtypit shqiptar dhe tė huaj. Nė botimet folklorike tė kėsaj periudhė gjejmė material me rėndėsi pėr mitologji e besime (veēanėrisht nė kėngėt legjendare, nė balada, kėngė rituale dhe elementė besimesh e mitesh nė pėrralla).

Autorėt qė u morėn pak a shumė me kėtė temė mund t’i ndajmė nė dy grupe tė mėdha: 1. tė huaj; 2. Shqiptarė.

Ndėr autorėt e huaj qė botuan materiale e studime pėr mitologji e besime ndėr Shqiptarė mund tė pėrmendim A. Bouė me “La Turquie de l’Europe”, Paris, vol. II, 1840; J. G. Hanin me “Studime shqiptare” (Jenė, 1854), “Pėrralla greke e shqiptare” (Leipcig, 1866), “Udhėtim nė viset e Drinit e tė Vardarit”(\ 867) e vepra tė tjera tė tij; G. Majer, H. Pedersenin me “Teksteshqipeme fjalor“(1895), F. Nopēėn me vepra: “Shqipėria, kultura shpirtėrore”, “Pikėpamje fetare” (dorėshkrime) e shkrime tė tjera tė tij tė botuara, M. Durham: “Mbiorigjinėn e disa fiseve dhe zakoneve nė Ballkan”(Londėr, 1928); M. Hasluck, “Njė kult imalit nė Shqipėri tė Jugės”e disa elementė mitologjikė nė shkrime tė tjera tė saj; M. Lamberc: “Pėrralla shqiptare”, (Vjenė 1922), “Mitologjia e shqiptarėve” – botuar nė “Fjalori i mitologjisė” (Shtutgart, 1970). F. Degrand “Souvenirs de la Haute Albanie ou Gegarie”, Paris, 1901. Nė njė masė mė tė paktė, material me interes pėr mitologji e besime ndėr Shqiptarė botuan dhe shumė autorė tė tjerė tė huaj tė shek. XIX e tė fillimit tė shek. XX, pėrfshirė vepra e artikuj tė tyre.
Materiali i mbledhur dhe i botuar prej tyre ka nė pėrgjithėsi karakter pėrshkrues; na japin tė dhėna me rėndėsi pėr elementė tė ndryshėm mitesh dhe besimesh nė popullin tonė; ajo ēka ėshtė mė me interes, tė tillė elementė nė kohė tė tyre ishin akoma tė gjallė nė trevėn shqiptare ė, mė vonė, ato i gjejmė ose tė zbehura shumė, ose tė zhdukura fare. Kėtu qėndron dhe vlera e punės sė tyre si regjistrues e ruajtės tė materialit faktik. Kėto materiale tė tyre tė botuara janė mbledhje tė rastit e kanė karakter fragmentar; u mblodhėn nė qendėrbanime tė kufizuara dhe, nė vendet ku u mblodhėn nė mėnyrė tė pėrciptė dhe krejt fragmentare, mitet e besimet nė lidhje me kultet bujqėsore e blegtorale nė popullin tonė; nuk ju ranė nė sy, ose i regjistruan vetėm kalimthi disa figura shumė tė rėndėsishme tė mitologjisė popullore shqiptare si Dragoi, Kuēedra, Nėna e Vatrės, Vitorja, Ora, Zana, Nėna e Diellit, Plaku i Kopshtit, Dordoleci pėr tė rėnė shi, rite e zakone nė lidhje me buzmin, nė lidhje me Zjarret rituale tė vitit e kėshtu me radhė.
Ka patur raste qė popullin tonė ta paraqisnin si njė popull fare pagan, duke e ulur pėrfaqėsimin e krishterimit e tė islamizmit nga Shqiptarėt deri nė asgjė, gjė qė historikisht nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės.

Autorėt e huaj qė shkruan pėr mitologji e besime tė popullit tonė nė shek.XIX dhe nė fillim tė shek.XX, problemin e tipareve unitare tė popullit tonė, doemos brenda larmisė sė shfaqjeve tė ndryshme tė kėtyre dukurive, nė burime tė ndryshme tė jetės si bujqėsi, blegtori, mjeshtėri e zeje, tė shfaqura kėto nė rite e figura tė veēanta mitologjike, nuk i shtruan thuajse fare. Ata nuk u nisėn nga fakti se pėrt’u ruajtur kėto lloje mitesh e ritesh pėr shekuj tė tėrė nė formė mbijetesash, duan njė bazė tė caktuar ekonomiko-shoqėrore tradicionale, nė kuptimin e tyre prodhimtar, si burim jetese, brenda njė kompleksi kulturor etnik me tiparet e tij tė mėvetėsishme.

Nė raste tė veēanta disa autorė u pėrpoqėn tė shpjegojnė edhe origjinėn e besimeve nga popuj tė caktuar tė lashtėsisė: llirė, Trakė, Grekė, Romakė, Gjermanė, Sllavė, e kėshtu me radhė. Por nė shpjegimin e burimit etnik tė tyre u nisėn nga prirje tė njėanėshme, qė i vėrenin dukuritė e kėtij lloji nė mėnyrė krejttė thjeshtėzuar, ta zemė, nxorėn zanafillėn e dukurive tė caktuara tė besimeve pagane nga qytetėrimet mė tė zhvilluara tė lashtėsisė ose tė burimit sllav, duke u nisur vetėm nga origjina e fjalės me tė cilėn emėrtohet ky apo ai element, duke u nisur nga ngjashmėri e ndryshime tė rastit. Ata nė pėrgjithėsi nuk kishin parasysh ngjashmėritė e rėna nė sy tė disa dukurive tė kėtij lloji, evoluimin, dėshmitė arkeologjike; nuk i bėnin analizė tė gjithanėshme objektit nė shqyrtim, duke sjellė argumente tė ndryshme historike tė mundėshme, pra nuk e shqyrtonin fenomenin nė tė tėrė kompleksitetin e vetive e tė shfaqjeve tė tij, brenda njė etnokulture tė caktuar. Nuk analizonin nė masėn e duhur kushtet historike e social-ekonomike qė pėrcaktuan ruajtjen e kėtyre kulteve te Shqiptarėt.

Nė pėrcaktimin e origjinės etnike tė miteve e riteve tė ndryshme shpesh herė u nisėn nga kritere thjeshtė tė gjuhėsisė historike (sipas fjalorėve tė etimologjisė) dhe nė kėtė mėnyrė i ndanė elementėt si anė sasiore nė origjina tė ndryshme: ilire, greke, mesdhetare, kelte, slave, etj. Njė klasifikim i tillė i bėrė nga kėta autorė ėshtė shumė arbitrar dhe nė pėrcaktimin e treguesit etnokulturor nuk ju pėrgjigjet aspak kritereve rigoroze. Kėtu duheshin marrė nė konsideratė tiparet e ndryshme tė veēanta qė na shfaqen nė brendi tė miteve e besimeve tė ndryshme, faktorin kohė qė ndan lashtėsinė nga shekulli XIX-XX, pamundėsinė pėr tė njohur nė imtėsi etnologjinė e popujve tė vjetėr apo dhe tė popujve tė sotėm, qoftė dhe kur pėr ta janė shkruar vėllime tė tėra, por megjithatė pėr dukuri tė veēanta nuk ka shkruar askush e megjithatė ato ekzistojnė nė kėtė apo atė popull. Hahni, Nopēa, Lamberci e Durhami, Koci nė pėrcaktimin e origjinės entike tė fenomeneve tė ndryshme janė mė argumentues e mė tė pėrmbajtur, por edhe tek ata u paraqitėn, ku mė pak e ku mė shumė, zgjidhje tė thjeshtėzuara tė kėtij lloji, ndoshta dhe pėr arsye tė materialit tė pakėt qė ata kishin nė dorė nė ato kohė. Megjithatė ata bėnė nė kėtė vėshtrim njė punė tė madhe prej pionieri, u hapėn rrugė kėrkimeve nė kėtė fushė tė dijes, dhanė disa mendime me peshė nė ndriēimin e dukurive tė caktuara.
Intelektualėt e mėdhenj shqiptarė tė Rilindjes Kombėtare dhanė kontribut tė rėndėsishėm nė tė dėshmuarit e etnokulturės shqiptare e tėfunksionevetėsaj.
Nė shkrimet e tyre dhanė materiale me rėndėsi pėr mitologjinė e Shqiptarėve. Ata u munduan tė shpjegojnė bazėn unitare tė popullittonė, tė shfaqur nėpėrmjet mitesh e besimesh tė lashta. Pashko Vasa na thotė se populli shqiptar betohet pėr qiell, pėr dhė, pėr gurė, pėr ujė, pėr mal, pėr fushė, pėr diell, pėr hėnė dhe nuk betohet pėr perėndi e pėr shenjtorė. Ai tregon se kėto forma betimi janė shprehja e atij besimi tė lashtė vendės qė tė parėt tanė kanė ruajtur qė nga lashtėsia. Ai thekson se betimet publike Shqiptarėt i bėjėn mbi gurė pavarėsisht nėse ai qė bėn betim ėshtė katolik, ortodoks a mysliman.

J.Vreto, K.Kristoforidhi, N.Frashėri, A.Z.Ēajupi, Shtjefėn Gjeēovi, na flasin pėr kultin e Tomorrit si njė vend ku ruhen rite e besime vendėse tė Shqiptarėve e qė janė dėshmi uniteti nė traditat e lashta tė kėtij populli. Ata duan tė tregojnė me kėtė se populli ynė, pavarėsisht nga dallimet fetare tė feve monoteiste tė ndryshme qė sjellin me vete dhe veēime nė tiparete kulturės sėtraditės, nė kompleksin kulturortėtij, populli shqiptar shquan pėr njėjtėshmėri e pra ėshtė e domosdoshme qė tė bashkohet e tė luftojė pėr pavarėsi kombėtare, pėr pėrparim. Rilindasit venė theksin nė lidhjet e marrėdhėniet e forta shoqėrore e familjare midis elementėve shqiptarė nga besime tė ndryshme. J.Vreto shkruan: “… meqenėse pas ndarjes fetare, Shqiptarėt ortodoksė nuk lidhin krushqi me vėllezėrit tanė Shqiptarė muhamedanė (ndonėse martesat midis tyre nė disa vende vazhduan pėrnjė kohė tė gjatė edhe pas ndarjes fetare) u gjet njė mėnyrė tjetėr afrimi, ajo e vėllamėrisė, dmth njė i krishterė qeth fėmijėn e njė muhamedani, duke i prerė atij disa fije flokėsh tė kokės”. Pra nė anėt rituale e tė besimeve tė lashta vendėse ruajtėn njėjtėsinė kombėtare.

“Tė gjithė pothuaj aristokratėt muhamedanė shqiptarė, qė quhen turqisht bejlerė, kur martohen, dėrgojnė, nė kundėrshtim me fenė e tyre, pikėrisht njė mik tė krishterė, qė pajisei me leje tė hyjė edhe nė harem pėr tė shoqėruar nusen. Ky zakon duket si njė i njėjtė me zakonin e kumbarės qė pėrdorej para ndarjes fetare…”
Autorėt arbėreshė tė Italisė (rilindas) si J.De Rada nė botimet e tij letrare e folklorike, A. Argondica nė artikujt e tij nė “lli i Arbėreshėvet” e tė tjerė, na japin materiale me vlerė pėr mitologji e besime tė’ Arbėreshėve. De Rada, duke u nisur nga qėllime atdhetare, bėr kahasime nė mes mitologjisė shqiptare dhe asaj tė lashtėsisė. Zgjidhjel pėrgjithėsisht janė romantike e tė pabazuara. Nė disa raste bėher pėrpjekje pėr tė treguar bazėn unitare tė miteve e besimeve tė trevės shqiptare (nė Shqipėri) me ato tė Arbėreshėve tė Italisė.
Folkloristėt shqiptarė tė Rilindjes si Th. Mitko me “Bletėn shqiptare” (1878), S. Dine me “Valėt e detit” (1908), Z. Jubani (1871) me “Pėmnbledhje kėngėsh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare” dhe mė pas ata tė Pavarėsisė si B. Palaj, K. Kamsi, S.Th. Frashėri, K Taipi, S. Kolea, R. Alikaj, N.Suma, Ll. Karafili (Bardhyli), M. Sirdani, I Dalliu, V.Xhaēka, H. Bushati, K.Shtjefni, e tė tjerė, nė botimet e tyre ne japin material me mjaft interes pėr mitologji. K. Kamsi, na ka dhėnė disa artikuj tė veēantė kushtuar riteve e zakoneve kalendarike si Dita e Verės, Shėn Gjergji etj, po dhe pėr mite e besime tė lashta vendėse nė pėrgjithėsi nė popullin tonė (si “Besime tė popullit nė Labėri”, Diturija, 1927-1928 etj.) Punime tė shumta e me shumė vlerė ka botuar I.Dalliu pėr fshatra e qytet tė Tiranės. Gjatė periudhės sė Pavarėsisė nga autorė tė ndryshėm u botua material me interes nė disa tė pėrkohėshme si “Albania” e Faik Konicės, “Kalendari Kombiar” i M. Frashėrit, “Hylli i Dritės”, “Leka”, “Diturija”, “Shkolla kombėtare”, “Njeriu” “Drini”, “Pėrpjekja shqiptare”, “Normalisti”, “Vatra Shqiptare”, “Zani i Naltė”, “Njeriu”, “Cirka”, Normalisti” etj.

Gjeēovi na jep njė material me vlerė pėr mite e besime tė popullit tonė dhe, duke u nisur thjesht nga njė ndjenjė atdhetarizmi, dukuritė e ndryshme tė mitologjisė i shpjegon si tė origjinės trako-ilire, pa sjellė argumentat e duhur nė kėtė drejtim. Gjeēovi mblodhi njė material tepėr tė gjerė pėr kultin e gurit, pėr kulte tė ndryshme tė natyrės, pėr rite tė jetės familjare, pėr rite tė festave tė motmotit, pėr rite e flijime nė ndėrtim dhe, pėr mė tepėr, kėto i gjurmoi nė njė hapėsirė shumė tė gjerė tė trojeve shqiptare. B.Palaj krahas eposit legjendar e tė sė drejtės dokėsore, mblodhi mjaft materiale pėr rite, pėr besime, pėr figura tė mitologjisė popullore, ashtu si bėri dhe kolegu i tij eksplorues – Gjeēovi.

Gjatė kohės sė rilindjes e sidomos gjatė Pavarėsisė e deri mė 1945, i vėrejmė tė botuara nė organe tė ndryshme tė shtypit, nė botime tė veēantė, shumė mite, rite e besime tė ndryshme tė popullit tonė, me burim nga terreni, nga jeta e banorėve e kėto mė kanė shėrbyer shumė si burime me vlerė nė kėrkimet e mia. Por duhet shėnuar se nė disa raste kanė qėnė tė pėrziera dhe me elementė tė marrė nga letėrsia greke e romake e; duke qėnė tė tilla jemi shmangur prej tyre, duke i marrė gjithnjė burimet nė mėnyrė kritike.
Njė kontribut me rėndėsi nė studimin e mitologjisė shqiptare ka dhėnė profesor E.Ēabej me punimet e tij nė kėtė fushė qė nė vitet ’30 e deri nė ditėt e sotme (1976). Kontribut me shume rėndėsi ėshtė studimi pėr figurėn mitologjike Zana, pėr disa f igura tė mitologjisė popullore, si Vitorja, Gjigandėt, Herri e tjerė elementė e figura tė mitologjisė. Ka studiuar dhe eufemizmat ndėr shqiptarė. Nė fushėn e mitologjisė shqiptare kanė dhėnė studime e materiale me vlerė dhe studiuesit M. Krasniqi, A. Uēi, K. Halimi, Z. Sako, Q. Haxhihasani, Rr. Zojzi, e A. Gjergji, D. Statovci, S. Fetiu, U. Xhemaj e tėtjerė.

3. Synime dhe probleme

Autori i kėtij libri, gjatė ekspeditave tė tij tė shumta nė malėsitė shqiptare, ka mbledhur njė material tė konsiderueshėm nė lidhje me temėn nė shqyrtim. Sadoqė mitet, ritet, zakone e besime tė ndryshme ruheshin nė formė mbijetojash, informatat e mbledhura pėr to kanė ndihmuar pėr njė shqyrtim kritik tė anės faktike, kanė ndihmuar pėr tė gjykuar mė thellė pėr pėrmbajtjen historike e shoqėrore tė kėtij apo atij elementi mitologjik; ėshtė dokumentuar nė anė tjetėr dhe shtrirja territoriale e dukurive tė kėtij lloji, tiparet unitare dhe larmia nė mitologji popullore shqiptare. Janė studiuar nė terren dukuritė brenda kompleksit tė etnokulturės shqiptare. Janė shf rytėzuar gjithashtu tė dhėnat e arkivit tė Sektorit tė Etnologjisė (Instituti i Kulturės Popullore, Tiranė) pėr mitologji e besime nė jetėn e popullit tonė e ku material tė tillė ka me shumicė e tė mbledhur nė mėnyrė sistematike nga bashkėpunėtorė tė ndryshėm tė degės sė etnologjisė. Eshtė konsultuar me kujdes literature e njohur qė flet drejpėrdrejt a tėrhtorazi pėr mitologji e besime nė popullin tonė, gjė qė ka dhėnė dorė pėr njė bazė mė tė gjerė e mė tė shėndoshė faktike; kėto burime tė shkruara paraqesin interes ngaqė disa nga kėto elementė nė vitet pas Luftės sė Dytė Botėrore i gjejmė nė popull tė zbehura shumė. Puna nė terren dhe konsultimi i literaturės sė shkruar nė kėtė fushė ka dhėnė dorė pėr njė shqyrtim nė mėnyrė tė gjerė tė krishterizmit e islamizmit nė kulturėn popullore shqiptare, pėr tiparet e ndryshme tė kėsaj dukurie e sinkretizmin e saj me mite e besime tė burimit pagan. Sinkretizimi shpeshherė peshon nė anė tė riteve e tė besimeve tė burimit pagan. Natyrisht, fetė monoteiste arritėn tė mėnjanojnė disa rite tė egra magjike tė paganizmit si sakrifica njerėzore, disa magji qė rėndonin jetėn e njerėzve. Pra ndikuan nė zhdukjen e riteve pagane, risimin e lehtėsimin e tyre, dukė u dhėnė tingullin moral dhe tė fisnikėruar.

Ekzistojnė mėnyra tė shumta tė klasifikimit tė materialit nė tema e krerė tė ndryshėm gjatė shqyrtimit tė mitologjisė pėr njė popull tė veēantė. Por ēdonjėra prej kėtyre ka tė mirat dhe mangėsitė e saj. Mund tė radhitej shqyrtimi sipas objektit ose pėrmbajtjes sė vetė miteve e besimeve, atėherė do tė kishim: kulti i tokės, i ujit, i zjarrit, i diellit, kulti i kėsaj e asaj bime, kulti i kėsaj a asaj kafshe, kulti i shtėpisė e i vatrės familjare; Kuēedra e Dragoi, Zana, Ora, E Bukura e Dheut e kėshtu me radhė. Mund tė bėhej radhitja sipas dukurive a aspekteve tė ndryshme tė jetės sė njeriut me tė cilat janė tė lidhura e atėherė do tė kishim: kulte tė jetės familjare, tė bashkėsisė fisnore, tė bashkėsisė fshatare, kulte bujqėsore, kulte blegtorale, kulte tė mjeshtėrive tė ndryshme. Mund tė bėhej radhitja dhe sipas vazhdimėsisė historike tė lindjes sė kėtij apo tė atij riti, miti a besimi, pra duke filluar si radhė nga mė tė lashtat e duke ardhur te mė tė vonat. Atėherė nė fillim do tė shqyrtonim elemente tė magjisė, tė totemizmit, tė fetishizmit, rite tejet tė lashta varrimi, vazhdim: animizmi etj. Mėnyra e parė ėshtė mė praktike, portė pengon qė dukuri tė caktuara tė jetės shoqėrore t’i shqyrtosh nė mėnyrė tė gjithanėshme e me kėtė mėnyrė nuk pėrdor dot dėshmi e argumente nga objekte tė ndryshme; nga ana tjetėr, nė lidhje me njė objekt tė caktuar mund te ketė rite, mite e besime qė, nė origjinė historike, lidhen me dukuri shoqėrore nga mė tė ndryshmet. Pra lind pyetja: Pse tė grupohen bashkė dukuri qė nė zanafillė s’kanė lidhje me njėra-tjetrėn? Mėnyra e dytė ėshtė mė e mira nė shqyrtimin e fenomeneve e aspekteve qė kanė tė bėjnė me jetėn e veprimtarinė e njeriut, por jo kudo mund tė pėrdoret nė rreshtimin e ēėshtjeve nė shqyrtim. Shpesh herė tė njėjtat rite e besime u takojnė sferave krejt tė ndryshme tė jetės sė njerėzve. Mėnyra e tretė e rreshtimit ėshtė e mirė, por ėshtė krejt e pamundshme, pėr vetė natyrėn e burimeve, tė evolucionit qė ka ndodhė nė besime e praktika tė tyre, sinketizime tė ndryshme tė tyre.

Nė shqyrtimin tonė tė parashtruar, janė kombinuar bashkė tė tri mėnyrat e mbarėshtrimit tė materialit e kjo nė pėrkim me mundėsitė e analizės sė elementėve tė ndryshėm mitologjikė. Kėtė mund ta gjesh qoftė nė radhitjen e krerėve apo tė sythėve tė ndryshėm. Janė vėnė nė fillim kulte tė natyrės sepse nė to nė pėrgjithėsi gjen elementė nga mė tė lashtėt tė mitologjisė dhe besimeve sadoqė, nė dinamikėn e tyre, i gjejmė tė pleksura dhe me elementė tė natyrave tė ndryshme, deri dhe krishterė e islamikė; u vunė dhe sepse ato janė bazė materiale mbi tė cilat janė zhvilluar dhe ruajtur mitet dhe besimet nga mė tė lashtat e deri te mė tė vonshmet. U radhitėn pastaj disa figura tė mitologjisė popullore qė kanė tė bėjnė mė shumė me natyrėn, po diku lidhen dhe me familjen, vazhdohet pastaj me dukuri qė kanė tė bėjnė me kulte tė familjes, me kulte tė tė vdekurve dhe kėto nė origjinė tė elementėve tė ndryshėm kanė tė bėjnė me dukuri tė kultit tė gjinisė sė amėsisė, me rendin fisnor e me ruajtje elementėsh tė veēantė gjatė zhvillimi tė historisė s< shoqėrisė sė organizuar nė konfederata fisesh e nė shtete. U vunė s< fundi me radhė kultet bujqėsore e blegtorale e pastaj dhe rite tė caktuar; kalendarike qė si fillesa janė zhvilluar mė vonė nė krahasim me tė paral Kėtu janė bėrė pėrpjekje pėr t’i qėndruar mė besnik tė paraqiturit s; mė tė plotė tė njė skenari mitiko-ritual a tė njė tjetri, nė kuptimin e lidhje me aspekte tė veēanta tė jetės sė njerėzve e tė mendėsisė e besimevi nė tėrėsi tė tyre, i mbėshtetur ky mbi njė bazė materiale, jetėsore prodhimtare, mbi njė mendėsi tė njė organizimi tradicional arkaik, $ njė shprehje e tij pėr ekuilibėr, nė pėrforcim, nė ligjėsim tė kėtij sisten social arkaik.

Nė shqyrtimin e materialit faktik ėshtė pėrdorur metoda etnologjik mė e pėrgjithėshme: nė shqyrtimin e ēdo problemi jemi nisur nga faktc e dy shekujve tė fundit (shek.XIX-XX) ku materiali ėshtė shumė i gjer dhe i gjithanshėm, Brenda kėrkimeve tė etnokulturės nė kompleks, pē tė kaluar pastaj nė kohėt mė tė hershme ku burimet janė shumė tė pakt e tė copėzuara. Materiali faktik ėshtė dhėnė nėpėrmjet analizave t ēėshtjeve a dukurive tė caktuara duke pėrdorur krahasimin diakronik sinkronik, shtrirje nė kohė e nė hapėsirė, brenda etnokulturės shqiptar e nė marrėdhėniet me kulturat e popujve fqinjė e mė tej.
Nė kėtė monografi kemi synuar tė paraqesim nė njė rrafsh sa m tė gjerė disa nga problemet mė madhore, mė themelore e mė 1 dukshme tė mitologjisė shqiptare, pėr ta bėrė tė njohur atė dhe vlerat saj si pjesė e rėndėsishme e etnokulturės shqiptare, kaq e kėrkuar ng specialistė tė ndryshėm tė shkencave sociale, tė disiplinave albanistiki po dhe nga publiku i gjerė nė pėrgjithėsi, i interesuartė njihet me kėl trashėgimi shpirtėrore qė na vijnė si njė burim i nėndheshėm nga kor e lashtė. Edhe pa e kuptuar, njeriu ka jetuar nėn pushtetin e riteve, mite\ e besimeve, nėn peshėn e kultit tė tyre, si njė pjesė e kultit tė jetės,’ qenies sė tij sociale e etnike.


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 24.08.11 21:01, edituar 2 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

429


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Mitologjise shqiptare

Mesazh  Gon! prej 24.08.11 20:29

Sigurisht ky shkrim duhet tė jet me vlerė, mirėpo tani nuk kam koh tė lexoj, shpresoj qė neser do e lexoj, sepse ėshtė turp nėse bėhen shkrime rreth historis sė popullit tonė, pa marrė parasysh se ēfarė pėrmbajtje ka dhe mos ta lexoj askush, pas gjith mundit qė ke bėrė i nderuar. Kėtu kuptohet se sa iu intereson shqipėtarėve historia dhe mitologjia e tyre, pasi qė shoh qė nuk tu ėshtė dhėnė asnjė kompliment nė fund tė kėtij shkrimi.
avatar
Gon!

394


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Mitologjise shqiptare

Mesazh  Nikolaos prej 24.08.11 20:33

Gon! shkruajti:Sigurisht ky shkrim duhet tė jet me vlerė, mirėpo tani nuk kam koh tė lexoj, shpresoj qė neser do e lexoj, sepse ėshtė turp nėse bėhen shkrime rreth historis sė popullit tonė, pa marrė parasysh se ēfarė pėrmbajtje ka dhe mos ta lexoj askush, pas gjith mundit qė ke bėrė i nderuar. Kėtu kuptohet se sa iu intereson shqipėtarėve historia dhe mitologjia e tyre, pasi qė shoh qė nuk tu ėshtė dhėnė asnjė kompliment nė fund tė kėtij shkrimi.
Shpresoj ta japesh ti i pari komplimentin. Mendoj se disa tradita pagane praktikohen ende ne vendin tone. Mitologjia ka lene gjurme te thella nder popuj.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

429


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Mitologjise shqiptare

Mesazh  Gon! prej 25.08.11 13:51

Pėrshėndetje Nikolas, lexova tėrė shkrimin dhe mė pėlqeu, mirėpo pėr mendimin tim tė gjitha ritet dhe besimet qė janė cekur nė kėtė shkrim nuk e kanė zanafillė nga paganizmi, disa prej tyre po, mirėpo disa jo.

Dragoi, Kuēedra, Nėna e Vatrės, Vitorja, Ora, Zana, Nėna e Diellit, Plaku i Kopshtit, Dordoleci pėr tė rėnė shi etj, pėr kėto mund tė them qė kanė pėrmbajtje pagane, edhe hyjnia kalorės i Japodėve, Medaurus i hipur mbi kalė e me shtizėn nė dorėn e majtė, pėr kėto pajtohem. Edhe emrat e hyjnive: hyjni tė natyrės e tė burimeve, me emra tė interpretimit grek a romak ose tė zanafillės ilire: Diana, Ika, Vidasus, Thana, Silvani, Jupiteri i Partinėve, Medaurus, Menzana, Diana e Kandavėve, Bindi, Redoni etj, edhe pėr kėto them qė janė besime pagane.

Mirėpo mitet e besimet nė lidhje me kultet bujqėsore e blegtorale nė popullin tonė; nuk ju ranė nė sy, ose i regjistruan vetėm kalimthi sepse ato besime e kulte bujqėsore e blegtorale nuk e kan zanfaillėn e paganizmit, por e kanė zanafillėn feja, apo mė sakt libri i parė si i Perendis, ai "Tora" sipas mendimit tim, sepse aty gjejmė shum rite tė ndryshme tė flijimeve, e edhe rite e besime bujqėsore e blegtorale dhe po ta krahasosh fenė e Izraelitėve, apo mė sakt, merr librin Dhjata e Vjetėr dhe shiko ritet e tyre, bėj krahasimin pastaj me ritet Ilire, pastaj bėj edhe krahasimin me historin e hershme Ilire, deri ku janė shtrirė Ilirėt.

Historin tonė mė mirė e kanė shkruar popujt tjerė se sa vet ne, sepse pikėrisht nė shpalljen nė nė lindjen e besimit monoteist (besimit nė njė Perendi) Ilirėt jan shtrirė nė pjesė tė ndryshme tė botė. Historia thot qė populli Ilir ėshtė shtrir edhe nė Palestin e nė Izraelin e sotėm dhe ata pastaj kanė bėrė martesa ndėrmejt Izraelitėve, me njė fjal, gjaku ynė ėshtė i pėrzier me gjakun e Izraleitėve nėse bazohemi gjithnjė nė histori.

Gjuha jonė njihet si gjuhė ndėr mė tė vjetrat nė botė dhe po ta Marrėsh Dhjatėn e vjetėr dhe ta lexosh me kujdes duke i analizuar emrat e profetėve tė atėhershėm, emrat e bijėve tė profetėve tė atėhershėm; ata emra kanė zbėrthim qė mund tė kenė kuptim tė qart nė gjuhėn shqipe, po ashtu edhe dihet qė nė kohėt e lashta shum popuj kanė pasur njė gjuhė tė pėrbashkėt, shkas ky ka qenė se dendėsia e popullsise nuk ka qenė e madhe, pak banor ka numėruar bota dhe na del qė gjuha Ilire, e cila ka evoluar me mileniume dhe sot ėshtė kjo qė ėshtė gjuha jonė shqipe, me pak ndryshime, por qė vėrehen gjurmėt e gjuhės Ilire vetėm tek ne, kjo pra po i bie qė Izraelitėt e atėhershėm kanė pasur tė njejtėn gjuh me Ilirėt, kurse po ta krahasosh gjuhėn e kohes sė SkėnderBeut, ajo gjuhė qė ėshtė folur nė trojet shqipėtare atė koh, sot ka ngjashmėri mė tepėr me gjuhėn e malsorėve Kosovar e jo tė atyre Shqipėtar, dhe kėtu mė vran pak kjo qė shqipėtarėt e Shqipėris na nėnqmojnė neve Kosovarėve kur tė vije puna tek mėnyra e tė folurit shqip, thonė ēfarė gjuhe jeni duke folur, kjo nuk ėshtė gjuh shqipe!

Tė lidhem prap te ritet e Ilirėve dhe krahasimi me ritet e Izraelitėve, ata ritet kanė shumicen e tyre pothuajse tė njejta me ne, sepse Ilirėt janė ata qė kanė pranuar besimin nė Perendi tė parėt nė ballkan, nuk janė Tė Krishterėt e parė e as Muslimanėt e parė nė ballkan, por janė monoteistėt e parė nė ballkan tė cilėt pranuan fenė e Abrahamit dhe Jakobit.

Ku bazohem unė qė e them kėt? Bazohem nė historinė e hershme Ilire dhe shtrirjen e tyre nė botė, e bazohem edhe nė Bibėl, sepse edhe historia e thot qė pikėrisht nė kohėt e disa profetėve, ta zėm shembull nė kohėn e Jakobit Ilirėt janė shtrirė nė Palestin dhe kanė shkėmbyer martesa kėta dy popuj nė mes vete, pra Ilirėt dhe Izraelitėt, kurse nė Bibėl shkruan pėr bijėn e Jakobit, kur Jakobi takohet me njė popull shum fisnik (nuk i ceket emri i popullit), ata e pranojnė te bashkjetojnė nė mes vete.

Nė Libėr thuhet se djali i mbretit tė atij populli sheh vajzėn e Jakobit dhe po sa sheh atė joshet nga bukuria e saj, ai merr vajzėn e qon nė shtrat dhe e dhunon, pastaj dashurohet nė tė, vajza e Jakobit ka edhe dy vėllezėr edhe nga ana e nėnės edhe nga ana e babait.

Djali pasi qė dashurohet nė vajzėn e Jakobit shkon dhe ia kėrkon vajzėn pėr grua Jakobit, pastaj Jakobi kėrkon tė bėj marrėveshje me tė dhe i vė kushte; "Nėse ti, Ati yt, vėllezėrit tuaj, tė gjith meshkujt e familjes sė ngusht dhe familjes sė gjer tuaj, dhe tė gjith meshkujt e popullit tuaj pranoni tė rrethpritni prepucat e juaj, unė atėher do ta jap vajzėn time pėr grua", pra ky me dashurin e madhe qė ka ndaj vajzės dhe si djal i mbretit tė popullit tė tij qė ėshtė, lidh marrėveshje me Jakobin dhe u bėn thirrje tė gjith meshkujve tė popullit tė tij qė tė rrethpriten dhe ata u rrethprenė.

Djali mori vajzėn e Jakobit, mirėpo dy djemt e Jakobit tė cilėt e kishin vajzėn motė nga ana e tė dy pridnėrve u inatosėn pėr shkak qė djaili i mbretit ia kishte dhunuar mė par motrėn e tyre, pra ata iu hynė nė mbremje fshehurazi e ushtrin e tyre dhe bėrėn masakra tė mė nė atė popull.

Sa po dėgjoi Jakobi se ēfarė kishin bėrė dy djemt e tij u zhgėnjye shumė dhe u tha atyre "unė bėra njė marrėveshje me ta dhe ata iu pėrmbajtėn marrėveshjes, ndėrsa ju mė poshtruat dhe ne nuk do tė kemi vend po sa tė zbardh dita nga ata", kėshtu pra tėdy popujt u pėrqanė, njėri shkoi nė njė pjesė dhe tjetri shkoi nė pjesėn e kundėrt tė atij tė parit. Kėtu bazohem unė qė shqipėtarėt janė ata qė kanė sjellur besimin e parė nė njė Perendi tė vetme nė Ballkan.

Ritualet qė janė tė cekura nė shkrim, disa prej tyre kanė ngjashmėri me ritualet e Izraelitėve dhe qė bėhen edhe sot e asaj dite nė trojet tona.

Nė dhjatėn e re tregohet pėrse ėshtė quajtur profeti "Jakob" emėr ky qė zbėrthehet nė gjuhėn tonė dhe pėrse mė vonė morri emrin "Izrael", pėrse njėra grua e Jakobit djalit tė tij tė fundit ia la emrin "Neftali" edhe ky zbėrthehet nė gjuhėn tonė.

Kėto qė i shkrova janė mendim i imi Nikolas, unė vet kam bėrė krahasimet dhe e shkrova kėtė shkrim.
avatar
Gon!

394


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Mitologjise shqiptare

Mesazh  Nikolaos prej 26.10.11 22:14

avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

429


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

......

Mesazh  xhemalekovaci prej 20.11.11 22:51





Edituar pėr herė tė fundit nga xhemalekovaci nė 30.11.11 14:19, edituar 1 herė gjithsej
avatar
xhemalekovaci

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

.....

Mesazh  xhemalekovaci prej 20.11.11 22:56


avatar
xhemalekovaci

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Mitologjise shqiptare

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi