Izraeli dhe Opsioni i Samsonit tė verbėr

Shko poshtė

Izraeli dhe Opsioni i Samsonit tė verbėr

Mesazh  Valtoni prej 23.08.11 14:42

"Opsioni Samson" ėshtė njė term qė pėrdoret pėr tė pėrshkruar strategjinė e ashtuquajtur frikėsuese tė hakmarrjes masive tė Izraelit me armė bėrthamore si njė "mjet tė fundit" kundėr kombeve, sulmet ushtarake tė tė cilave kėrcėnojnė ekzistencėn e tij. Armėt bėrthamore nga shteti sionist shihen si garant i fundit pėr sigurinė e tij. Izraeli, nėse do t'i vihej nė pikėpyetje ekzistenca e tij, do tė mund tė pėrgjigjej me njė hakmarrje bėrthamore qė do t'i zhdukte shtetet kundėrshtare.

Politikologėt vlerėsojnė se pėr herė tė parė nė histori, njė popull qė i ishte nėnshtruar shfarosjes ka arritur tė ketė fuqinė pėr tė shkatėrruar botėn. Ndėrkaq, Izraeli refuzon tė pranojė se ai ka armė nukleare apo tė pėrshkruajė se si do t'i pėrdorė ato, njė politikė zyrtare e ambiguitetit nuklear, e njohur gjithashtu si "paqartėsi nukleare".

Ai asnjėherė nuk ka pranuar dhe as ka mohuar se posedon bombė atomike. Izraeli ka thėnė gjithnjė se ai asnjėherė nuk do ta pėrdorė i pari armatimin bėrthamor nė Lindjen e Mesme dhe gjithashtu ka premtuar se nuk do ta testojė armatimin nuklear. Madje edhe pėrkundėr arsenalit shumė tė madh bėrthamor, ai ėshtė munduar ta mbajė armatimin e tij bėrthamor larg syrit tė opinionit arab, me qėllim qė tė mos i nxisė fqinjėt e tij pėr tė ndėrtuar edhe ata armėt e tyre bėrthamore.

Analistėt, sipas Goldstein, vlerėsojnė se arsyeja pėr zotėrimin e armėve bėrthamore nga njė shtet ėshtė pothuaj gjithnjė pengimi i njė shteti tjetėr qė tė bėjė sulm ndaj tij, qoftė me armatim bėrthamor apo armatim konvencional, duke e kėrcėnuar atė me hakmarrje. Ky frikėsim pėr tė pėrdorur armė bėrthamore do tė kishte efekt nėse shtetet e tjera besojnė se kėrcėnimi i njė shteti nė rast sulmi ėshtė i besueshėm.

Sipas shumė vlerėsimeve kėrcėnimet bėrthamore tė Izraelit, si njė shtet jo i arsyeshėm dhe qė s'do t'ia dijė pėr tė drejtėn ndėrkombėtare, paraqesin problem jo vetėm pėr Lindjen e Mesme, por edhe pėr paqen botėrore. Shpeshherė udhėheqėsit sionistė kanė rekomanduar pėrdorimin e kėrcėnimit tė Opsionit tė Samsonit kundėr armikut bėrthamor dhe jo-bėrthamor. Ata madje kohė pas kohe janė kėrcėnuar se do tė mund t'i pėrdornin armėt bėrthamore pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta, jo vetėm kundėr arabėve por edhe kundėr evropianėve dhe popujve tė tjerė tė botės.

Minachen Begin, kryeministėr sionist nė vitin 1977, duke iu referuar Opsionit Samson ka thėnė se "Izraeli mund ta vizatojė pėrsėri hartėn politike tė Lindjes sė Mesme."

Ariel Sharon ka thėnė: "Ne jemi shumė mė tė rėndėsishėm sesa mendimi (i amerikanėve). Ne mund ta marrim Lindjen e Mesme me vete kurdo qė tė shkojmė [tė shuhemi]."

Njė "zyrtar izraelit" me "njohje tė dorės sė parė tė programit tė armėve nukleare tė qeverisė sė tij" i tha Sejmor Hershit pėr mospėrkrahjen e Izraelit nga ShBA nė luftėn e tij me Egjiptin nė vitin 1956: "Ju amerikanėt na e pėrdrodhėt ne", "Ne ende mund tė kujtojmė erėn e Aushvicit dhe Treblinka-s. Herėn tjetėr ne do t'iu marrim tė gjithėve ju me vete."

Martin Van Creveld, njė profesor i historisė ushtarake nė Universitetin Hebraik nė Jerusalem ka deklaruar: "Ne zotėrojmė disa qindra mbushje dhe raketa atomike dhe mund t'i lėshojmė ato nė shenjė, nė tė gjitha drejtimet, ndoshta madje nė Romė. Pjesa mė e madhe e kryeqyteteve evropiane janė nė shėnjestėr tė forcės sonė ajrore".

Gjeneral sionist Moshe Dajan ka thėnė: "Izraeli mund tė jetė si njė qen i tėrbuar, tepėr i rrezikshėm pėr tė shqetėsuar...Ne jemi nė gjendje qė ta shkatėrrojmė botėn bashkė me ne. Dhe unė mund t'iu siguroj ju se kjo do tė ndodhė pėrpara se Izraeli tė shuhet."

Izraeli, i alarmuar nga mundėsia e pushtimit nga ana e Egjiptit nė luftėn e vitit 1973, ishte kėrcėnuar me pėrdorimin e armėve bėrthamore[5] kundėr tij pėr tė inkurajuar Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr furnizimin me armė dhe pėr tė dekurajuar Bashkimin Sovjetik pėr tė ndėrhyrė.

Sot vlerėsohet se Izraeli ka armė bėrthamore, madje deri nė 400 bomba atomike dhe hidrogjenike. Kėto mund t'i nisė nga toka, deti dhe ajri. Kjo i jep Izraelit njė mundėsi tė goditjes sė dytė edhe nė qoftė se pjesa mė e madhe e vendit do tė ishte e shkatėrruar.

Edhe pse Izraeli nuk e ka nėnshkruar marrėveshjen pėr armatimin bėrthamor, SHBA nuk kanė bėrė presion mbi tė qė tė nėnshkruajė traktatin pėr mospėrhapjen e armatimit nuklear NTP (Nuclear Non-Proliferation Treaty – Traktati mbi Mospėrhapjen e Armėve Bėrthamore), sipas sė cilės vetėm pesė shtete mund tė kenė armatim nuklear: SHBA, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia

Izraeli konsideron se arsenali i tij ushtarak nuklear ėshtė faktor strategjik pėr frikėsimin e shteteve tė tjera kundėr shkatėrrimit tė tij si shtet. Ky armatim dhe mbėshtetja e pa rezervė e amerikanėve dhe e njė pjese tė shteteve perėndimore ndaj tij ka bėrė qė Izraeli tė ndikojė nė perceptimet, strategjitė dhe veprimet e qeverive arabe.

Sipas Berzezinskit, vendet arabe tė naftės janė nėn protektoratin amerikan, dhe regjimet e tyre garantohen prej tyre. Regjimet arabe, lojale ndaj politikave perėndimore, nuk ia kanė dalė tė bėjnė ushtri tė fuqishme pėrkundėr pasurisė marramendėse qė kanė pėr shkak tė sasive tė mėdha tė naftės. Mjerisht, paratė e tyre ose i kanė vendosur nė bankat amerikane dhe evropiane, ose njė sasi tė tyre njė pjesė e sheikėve i harxhojnė aty ku s'duhet. Madje vendet e naftės kohė pas kohe ose kanė blerė armatim qė nuk ka qenė shumė i avancuar ose ėshtė dashur tė blejnė armatim pėr tė shpėtuar nga falimentimi fabrikat qė prodhojnė armatim nė Amerikė.

Shumė prej kėtyre regjimeve kukulla e shohin mė me rrezik armatimin e Iranit se sa bombat atomike tė Izraelit. Kjo sepse Irani dhe Siria, si dy vende qė nuk janė nėn diktatin amerikan, pėrkrahin Hizbullahin dhe Hamasin qė i prishin punė linjės sė shteteve qė janė nė unision me politikėn amerikane dhe qė mundohen t'ia venė disi kapakun ēėshtjes sė Palestinės.


Sulmi mbi Irakun dhe Sirinė

Shteti sionist, duke poseduar armatim shumė tė madh, luan rolin e policit nė rajonin e Lindjes sė Mesme, madje ka sulmuar Irakun dhe Sirinė pėr t'i penguar kėto dy shtete qė tė posedojnė armatim nuklear. El Baradei para ca kohe ka pėrmendur kritikat ndėrkombėtare ndaj bombardimit izraelit tė reaktorit nuklear irakian nė vitin 1981, duke treguar "shkeljen e tė drejtės ndėrkombėtare" dhe duke theksuar se sulmi nė Siri nė vitin 2007 ishte i sė njėjtės kategori.[10] Izraeli kėrcėnon vazhdimisht edhe Iranin duke deklaruar se do t'i sulmojė uzinat e tij. Nėn kėtė pretekst, administrata e Bushit e sulmoi dhe e pushtoi Irakun. El Baradei ka lėnė tė kuptohet se fuqia nukleare izraelite ka sjellė jostabilitet nė Lindjen e Mesme sepse ka nxitur Iranin qė tė anojė drejt njė armatimi tė tillė.

Sot ka nisma ndėrkombėtare, si dhe nga vendet e Lindjes sė Mesme, qė bėjnė thirrje qė tė mos ketė armatim bėrthamor dhe shtetet tė mos garojnė pas armatimit bėrthamor. Shtetet perėndimore mundohen qė tė ndalojnė shtetet e ndryshme qė tė furnizohen me materiale tė nevojshme, siē janė uraniumi i pasuruar, pajisjet e pasurimit, kohėmatėsit elektronikė, dhe tė pamundėsojnė qė ato shtete tė kenė kuadro dhe ekspertė qė do tė kishin njohuri nė kėtė lėmi, sikurse janė inxhinierėt bėrthamorė.

Politika perėndimore, e bazuar nė standarde tė dyfishta, anashkalon dhe hesht vazhdimisht fuqinė e jashtėzakonshme bėrthamore tė shtetit sionist tė Izraelit. Se a do t'i nėnshtrohet edhe Izraeli ligjit ndėrkombėtar dhe tė shndėrrohet nė njė shtet normal sikurse shtetet e tjera, apo do tė vazhdojė tė sillet si njė shtet qė s'do t'ia dijė pėr ligjin ndėrkombėtar kjo mbetet tė shihet.



Figura e Samsonit

Sipas Biblės, Samsoni qė zotėronte fuqi te jashtėzakonshme, vrau dhe copėtoi shumė filistinė dhe bėri kėrdi mbi ta, sepse ata e kishin djegur gruan e tij tė mėparshme dhe babanė e saj. Pas shumė peripecive krerėt e filistinėve arritėn ta zbulojnė sekretin e zotėrimit tė fuqisė sė jashtėzakonshme tė Samsonit, nėpėrmjet tradhtisė sė gruas sė tij, Dalilės. Pėrmes rruarjes sė flokėve tė tij, ata arritėn ta lidhnin dhe ta mposhtnin Samsonin. Pasi e zunė atė, ata ia nxorėn sytė, e zbritėn nė Gaza dhe e lidhėn me zinxhirė prej bronzi. E vendosėn nė burg dhe e detyruan tė rrotullonte gurin e mullirit. Nė burg atij filluan t'i rriten flokėt.

Kur njė ditė prijėsit e filistinėve u mblodhėn pėr t'i ofruar njė flijim Dagonit, zotit tė tyre, ata tė gėzuar kėrkuan qė tė sillej Samsoni, nė mėnyrė qė tė dėfreheshin dhe talleshin me tė. Ata e sollėn prej burgut qė tė luanin me tė dhe e vunė midis dy shtyllave. Samsoni i verbėr i tha djaloshit qė ta merrte pėr dore nė mėnyrė qė t'i prekte shtyllat mbi tė cilat qėndronte shtėpia, duke i thėnė se dėshironte tė mbėshtetej nė to. Shtėpia ishte plot me burra e gra. Aty ishte gjithė paria e filistinėve dhe mbi ēati ishin 3 mijė veta, burra e gra qė e shikonin Samsonin se si po luante para tyre. Samsoni iu lut Zotit qė t'ia kthente forcėn e mėparshme nė mėnyrė qė t'i hakmerrej filistinėve pėr dy sytė e tij.

Ai, pasi iu kthye forca, kapi dy shtyllat qendrore qė mbanin tempullin, njėrėn me dorėn e djathtė dhe tjetrėn me dorėn e majtė dhe tha:

"Le tė vdes bashkė me Filistejtė!". U pėrkul pastaj me tė gjithė forcėn e tij, dhe shtėpia u shemb mbi princat dhe mbi gjithė popullin qė ndodhej brenda; dhe qenė mė shumė ata qė ai vrau duke vdekur se ata qė kishte vrarė kur qe gjallė." (Libri i gjyqtarėve: 16/30).

Pikėrisht ashtu sikurse figura biblike, Samsoni, e shembi shtėpinė mbi vete e mbi tė gjithė tė tjerėt, ashtu edhe Izraeli dėshiron qė armėt bėrthamore t'i pėrdorė si mjetin e fundit, nėse njė ditė ai do tė rrezikohej tė pushtohej nga fqinjėt e tij arabė. Kjo ishte logjika e Samsonit: qė duke vdekur vetė tė arrinte tė vriste mė shumė njerėz se sa gjithė jetės sė tij.

Izraeli duke poseduar njė arsenal tė tillė tė armatimit bėrthamor, qė e radhisin nė vendin e katėrt apo tė pestė nė botė, mundohet t'i frikėsojė udhėheqėsit arabė se njė pushtim ushtarak i tij nga ana e vendeve arabe do tė ishte me pasoja tragjike dhe shkatėrruese pėr tė gjithė ata.

Nėse Izraeli njė ditė do tė mendonte ta pėrdorte fuqinė e tij jashtėzakonshme ushtarake, ashtu sikurse veproi Samsoni, me siguri se do tė merrte mė shumė njerėz, se sa mori gjithė jetės sė tij si shtet, ashtu sikurse edhe Samsoni qė mori me vete mė shumė filistinė se sa ishte gjallė. Ndėrkaq, pėrkundėr ēmimit tė shtrenjtė qė do tė paguanin palestinezėt, arabėt dhe muslimanėt, megjithatė, njė pjesė e konsiderueshme e tyre do tė vazhdonte tė jetonte, sikurse ngjau me filistinėt.

Padyshim se Izraeli, i kapluar nga ndjenja e mendjemadhėsisė dhe kryeneēėsisė, po mashtron veten sepse ai duhet ta kuptojė se me veprimet e tij tė paarsyeshme mund tė shpejtojė shkatėrrimin dhe mposhtjen e tij nga vendet arabo-islamike. Ai mund tė pėrfitojė nga rasti i figurės biblike tė Samsonit ndjenjėn e katastrofės, sepse fuqia e jashtėzakonshme nuk i siguroi atij mbijetesėn fizike. Rasti i mitit Samson mund t'i mėsojė Izraelit se dėshirat e mėdha paraqesin rrezik dhe mund tė jenė me pasoja katastrofale pėr ekzistencėn e tij.

avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

48


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi