Epiri i lashtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Epiri i lashtė

Mesazh  Nikolaos prej 22.08.11 0:12


Ndėrmjet shkencėtarėve ekzistojnė dy mendime tė kundėrta pėrsa i pėrket pėrkatėsisė etnike tė popullsisė sė Epirit: i pari i konsideron epirotėt si popullsi etnike ilire dhe i dyti qė i konsideron si grekė.

Epiri i vjetėr pėrfshinte krahinėn nga malet Akrokeraun (Vetėtimės) nė Himarė, nė veri deri te gjiri i Artės (Ambrakisė) nė jug, prej brigjeve tė detit Jon, nė perėndim deri te vargu i Pindit nė lindje.

Emri Epir qė nė gjuhėn greke do tė thotė tokė - sterė - kontinet, ėshtė emėr me tė cilin banorėt e ishujve i quanin viset pėrballė tyre, mirėpo ky emėr pėrdorej gjithnjė e mė pak nė mesjetė. Nė vend tė Epirit burimet pėrdorin termin Nikopojė, emėr i kryeqendrės sė themės sė Nikopojės ose me emrat e krahinave pėrreth: Thesalia, Etolia dhe Akarnania. Ndonjėherė ėshtė pėrdorur edhe emri "Vegenetia", emri mesjetar i Tesprotisė sė vjetėr ose i Ēamėrisė sė sotme.

Nė kohėn e vjetėr disa burime flasin pėr fiset kryesore qė banonin nė Epir, siē ishin kaonėt, molosėt, thesprotėt etj. Edhe nė luftėn e Peloponezit (432-404) kėta fise paraqiten si entitete politike mė vete dhe marrin pjesė si aleatė tė Spartės ose Athinės.

Gjatė sundimit tė mbretit Tharypa (430-390) molosėt krijuan njė bashkėsi politike qė njihet me emrin "Lidhja molose". Kah mesi i shekullit IV, mbreti Aleksandėr Molosi (342-331) i nėnshtroi edhe thesprotėt dhe u formua "Aleanca e epirotėve". Kjo bashkėsi kishte karakter federativ me tė drejta tė barabarta pėr tė gjithė, por nėn njė mbret nga dinastia e molosėve. Qė nga kjo periudhė ky emėr do tė shfaqet si njė nocion politik dhe gjeografik. Ky proces politik siguronte barazinė ndėrmjet fiseve pjesmarrėse nė federatė.

Zhvillimin mė tė madh Epiri e arriti nėn udhėheqjen e mbretit Pirro (307-271), pėrmes tė cilit u realizua bashkimi i plotė i shtetit i cili u bė njė fuqi ushtarako-politike qė u shtri edhe jashtė kufijėve natyrorė, si nė krahinat e Maqedonisė, Thesalisė, Ambrakisė dhe Akarnanisė.

Pas vdekjes sė Pirros Epiri u dobėsua mjaft. Vendin e mbretėrisė sė Ajakidėve e zuri Lidhja e Epirotėve, e cila pėrfaqėsonte njė sistem republikan, por nuk luajti ndonjė rol tė rėndėsishėm.

Mė 167 Epiri ra nėn sundimin romak, kurse mė 145 u pėrfshi nė Provincėn e Maqedonisė, qė bėnte pjesė nė sistemin administrativ shtetėror romak. Nė fund tė shekullit tė II Epiri ishte provincė nė vete, kurse nė fund tė shekullit tė III, me reformat administrative ushtarake tė perandorit romak Dioklecianit, u krijua provinca e Epirit tė Ri me krahinat ndėrmjet Vjosės dhe Matit, kurse trevat e tjera tė Epirit u quajtėn provinca tė Epirit tė Vjetėr. Tė dy kėto provinca bėnin pjesė nė Prefekturėn e Ilirikut.


PĖRKATĖSIA ETNIKE E EPIROTASVE

Ndėrmjet shkencėtarėve ekzistojnė dy mendime tė kundėrta pėrsa i pėrket pėrkatėsisė etnike tė popullsisė sė Epirit: i pari i konsideron epirotėt si popullsi etnike ilire dhe i dyti qė i konsideron si grekė.

Historiani i njohur francez Gustav Glotz pėr Greqinė thekson:
"Greqia e mirrėfilltė nuk ėshtė veēse njė pjesė, as mė e pasura dhe as mė e madhja e tokave qė u bėnė greke. Ėshtė njė vend i vogėl... Nė tė vėrtetė, tė vjetėrit nuk kanė qenė aspak dakord pėr kufijt e saj. Ata pėrfshinin kėtu Thesalinė pėr tė pėrjashtuar zakonisht Epirin dhe gjithmonė Maqedoninė. Greqia e vjetėr ėshtė pra, pak a shumė, tėrėsia e kantoneve qė gjinden nė jug tė njė linje, qė tėrheqin nga gjiri i Ambrakisė deri nė grykėn e Peneut".
Pėr kėtė problematike kemi burime tė vjetra edhe nga Herodoti, i cili nė librin e tij sjell dy fragmente: nė tė parin pėrmend njė molos me emrin Alkon, i cili ishte ftuar nga tirani i Sikyonit, Klthsteni, njeri i pasur qė donte tė martonte tė bijėn Agaristėn me njė djalė qė ishte mė i mirė midis grekėve. Kjo e dhėnė e Herodotit u ka dhėnė kurajo pėrkrahėsve tė teorisė sė origjinės greke tė epirotasve. Nė fragmentin tjetėr Herodoti e mohon praninė e njė molosi nė kėtė ceremoni.

Edhe nė luftėrat greko - persiane molosėt nuk bėjnė pjesė midis grekėve qė shkuan nė mbrojtje tė Sallaminės. Historiani tjetėr grek Thucididi nė hyrje tė veprės sė tij "Lufta e Peloponezit" (432-404) thekson:
"Nga pėrpjestimet dhe rėndėsia kjo luftė i kalonte luftrat e mėparshme dhe ishte kriza mė e madhe qė pėrfshiu jo vetėm grekėt, por edhe njė pjesė e botės barbare".
Ashtu sikurse Herodoti edhe Thucididi i quan "barbarė" tė gjithė popujt jogrekė. Ky i fundit na jep njė pasqyrė tė qartė tė gjeografisė etnike tė kėtij rajoni. Nė vitin 429, shkruan ai,
"...ambrakasit sė bashku me shumė barbarė tė tjerė marshuan kundėr Argosit tė Amfilohisė dhe gjithė Amfilohisė tjetėr; banorėt e tyre greqishten e kanė mėsuar nga ambrakasit e ardhur; amfilohėt e tjerė janė barbarė, nė kėtė ekspeditė nga barbarėt ishin: kaonėt, thesprotėt, molosėt, atintanėt, paruejtė dhe orestėt".
Shkencėtarėt thonė se kur kolonistėt grekė u vendosėn nė Korkyrė u detyruan tė ndeshen me qėndresėn e ilirėve - liburn, tė cilėt e zotėronin kėtė ishull.

Historiani grek i shekullit IV Efori ashtu si Herodoti dhe Tukididi thotė:
"nga ana e perėndimit Hellada fillon me Akarnaninė, sepse kjo ndeshet e para me fiset epirote".
Pra, sipas burimeve historike emri Epir haset kah mesi i shekullit IV nė hapėsirėn gjeografike buzė detit JON, ndėrmjet gjirit tė Ambrakisė dhe maleve Keraune, nė lindje deri te vargmalet e Pindit ku bėnin pjesė fiset si molosėt, kaonėt, thesprotėt etj.

Edhe shfaqja e kolonive helene nuk e ndryshoi karakterin etnik tė popullsisė vendase, e cila mbeti si edhe mė parė "barbare". Shteti i Epirit nė asnjė dokument nuk pėrmendet si shtet grek. Ai i takonte trungut etnik ilir.


FISET SHQIPTARE TĖ EPIRIT

Dyndjet sllave tė shekullit VI-VII sollėn ndryshime tė mėdha nė aspektin etnik nė Ballkan, qė nuk u vėrejtėn shumė nė Epir, pasiqė popullėsia vendase u ruajt nga pushtimi i tyre.

Pas pushtimit tė Konstantinopojės nga kryqėzatat, fisnikėt bizantinė u strehuan nė Epir, sidomos nė Janinė, ndėrmjet tyre edhe Mihail Engjėlli, i biri i qeveritarit tė dikurshėm tė Epirit, qė tentoi tė krijonte njė perandori tė vogėl bizantine.

Mė 1358 nė Epir u vendos pushteti i familjeve tė mėdha shqiptare si Gjin Bua Shpata Zenebishti dhe Losha. Kur nė pushtet, nė Epir, erdhi sunduesi italian Karl Toko, dėboi princėt shqiptarė, kurse pronat e tyre ua shpėrndau pėrkrahėsve tė tyre.

Mė 1346 Epiri ra nėn sundimin e sundimtarit serb Stefan Dushanit. Politikėn e shfronėsimit e ndoqėn edhe normanėt dhe anzhuinėt.

Nė fund tė shekullit XII nė kėtė territor pėrmendet familja e njohur e Shpatajve tė Epirit dhe e Zenebishėve. Historiani bizantin Kantakuzeni pėrmend fiset shqiptare qė banonin ndėrmjet Epirit dhe Thesalisė: Buavėt, Malakasėt dhe Mazrekėt.

Principatėn e Gjin Bua Shpatės burimet historike e quajnė "Despotati i shqiptarėve", qė u krijua nga mesi i shekullit XIV dhe qė pėrfshinte Epirin jugor.

Emėrtimi etnogjeografik "Shqipėri" gjithnjė e mė shpesh nga shekulli XIV filloi tė zėvendėsojė emėrtimet si Epir, Nikopojė, Etoli, Akarnani.

Dokumentet e tė njėjtit shekull pjesėn e kontinentit pėrballė ishujve tė Korfuzit e tė Leukadės, deri te gjiri i Ambrakisė nė derdhjen e lumit Akelos, e quajnė "Albania".

Dy princėt shqiptarė, Gjin Bua Shpata e Gjon Zenebishi qė sunduan nga Gjirokastra dhe Himara e deri nė Akarmani cilėsohen si "Sundimtar tė Shqipėrisė".

Duke filluar nga shekulli XVI autorėt evropianė e njihnin Epirin deri nė gjirin e Amrakisė si provincėn mė jugore tė Shqipėrisė ("Shqipėria e Poshtme"), emėrtim qė do tė ruhet deri nė shekullin XX.

Njė emėrtim tė tillė do ta bėjnė edhe Marin Barleti, Frang Bardhi etj. Nė njė dokument, Skenderbeu do tė theksojė se "ne jemi epirotė".

Kartografi i njohur i shekullit XVII I. Lavrenberg shkruan:
"Leandri dhe Eritrea na mėsojnė se Epiri sot quhet Shqipėri. Banorėt e tij, sipas Leonklavit, quhen shqiptarė, ndėrsa turqit i quajnė arnautllarė. Epirotėt ndahen nė fise tė ndryshme, por qė tė gjithė ndryshojnė prej grekėve, si nga gjaku ashtu edhe nga gjuha".
Kur flitet pėr karakterin etnik tė Epirit nė mesjetė nuk duhet nisur nga realiteti i sotėm i kėtij territori. Gjatė shekujve XVI-XX kėtu pėrmenden disa lėvizje tė popullatės qė kanė ndikuar nė etnografinė e vendit, si p.sh. depėrtimin e vllehėve prej maleve tė Pindit dhe tė Maqedonisė Jugperėndimore drejt ultėsirės nga fusha e Delvinės deri poshtė nė Akarnani, por kishte edhe prej atyre qė u vendosėn nė territorin Janinė - Artė dhe qė u greqizuan.

Regjistri osman i Sanxhakut tė Vlorės, nahija e Gjirokastrės, i vitit 1520 shėnon praninė e bashkėsisė vllehe nė fshatrat e Vodhinė e Llovinė dhe fshatrat qė sot flasin greqisht nė zonėn e Dropullit e tė Delvinės, qė banoheshin edhe nga popullsia shqiptare.

Sipas disa studiuesve, pas vitit 1520, nė Luginėn e Dropullit erdhėn nga Atika njė popullsi helene apo e helenizuar. Me depėrtimin e popullsisė greke nė Epir vepronin me forcė edhe politika e helenizimit, ku bartės kryesor ishin shkolla dhe kisha greke. Kjo zonė u godit mė shumė nga shpėrnguljet e shekujve XIV-XV qė ndikoi nė pėrbėrjen etnike tė Epirit.

Shpėrngulja e shqiptarėve tė Epirit drejt tokave greke nisi qė nė gjysmėn e parė tė shekullit XIV, pas shtypjes sė kryengritjeve shqiptare nga perandori bizantin Andronik III Paleolog.

Kėto shpėrngulje ndodhėn edhe pas rėnies sė principatave tė Shpatajve dhe tė Zenebishėve, por me intensitet mė tė madh vazhduan pas depėrtimit tė turqve. Shqiptarėt u vendosėn nė Atikė, Beoti, Livadha, Peloponez etj.

Megjithė shpėrnguljet e mėdha, Epiri sėrish mbeti trevė shqiptare. Edhe dokumentet veneciane tė vitit 1444 popullsinė e rretheve tė Pargės, Margėlliqit dhe tė Janinės i quajnė shqiptarė. Mė 1555 francezi Belon du Mans, pas vizitės qė ia bėri Epirit, konstatoi se popullsia e kėsaj treve ishte shqiptare.

Edhe admirali turk Piri - Reiz, nė librin e tij tė udhėtimeve thotė se popullsia e Pargės ishte shqiptare.

Dėshmi mė tė qartė pėr pėrbėrjen etnike tė Epirit paraqesin regjistrat osmanė si ai i Vlorės 1520, i Delvinės dhe i Janinės i vitit 1583. Sipas antroponimisė sė pastėr shqipe, shqiptarėt dominonin edhe nė zonat periferike tė Epirit.

Kėto dėshmi pranojnė se Epiri prej Mesjetės dhe deri nė kohėn e re ishte dhe mbeti territor shqiptar, pavarėsisht nga emigrimi dhe imigrimi i shqiptarėve, vllehėve dhe grekėve.

Sipas historianit Hammond, jane gjetur ne Dodona 8 tableta te kohes se Aleksander Molosit me mbishkrime ne Greqisht. Ato permendin disa emra njerzish, perfshir ketu edhe disa prostat dhe lidera te tjer Molos. Emrat e ketyre njerzve jan emra Grek ose Maqedonas, si Aristomachos Omphalas, prostat Molos, Menedamos Laruos, sekretar Molos, Agathon biri i Echephulos, Menedamos Omphalas, sekretar Molos, Kteson, Theudotos Koroneiatas, prostat Molos, Menedamos Larruos, sekretar Molos, Pheideta bir i Inon, Kleanor, Megas bir i Sinon, Amunandros bir i Eruxis, Dokimos bir i Eruxis, Amunandros bir i Inon. Nikanor bir i Alipon, Grupon, Theodotos, Aleximachos, Somutha, Galaithos, Xenus, Androkkas Dodonaios. Philipos Dodonaios. Philoxenos Dodonaios, Draipos Dodonaios, Agilaios Dodonaios, Krainus Phoinatos, Amunandros Dodonaios, Dokimos Larisaios, Peiandros Eleaios. Menandros Tiaios, Alexandros Tiaios, Demon bir i Thoxouchares, Philippos, Philon Onopernos, Philoxenos Onopernos, Kleomachos Atintan, Derkas, prostat Molos.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

519


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 22.08.11 8:36

Shqiponja nuk duhej te fluturonte e te shkonte lart e larg.Eshte per kete qellim qe asaj i prene krahet,per te mos fluturuar.Kosova ne veri dhe Cameria ne jug jane krahet e saj te fuqishem.Pa to ky zog ngadhnjimtar do te perpelitej,mund ta gllaberonin kollaj te tjeret,mund te benin c'te donin me te,sic kunder kane bere ,mund te mbijetonte me veshtiresi e varferi te plote sic ka ndodhur dhe nuk do te behej zogu krenar i lumtur dhe i pasur.

Bashkojani krahet ketij zogu sa s'eshte vone qe te fluturoje dhe ai i lire ne hapesiren e vet dhe te tregoje se cili eshte.
avatar
Dimitrov Xhunga

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  Nikolaos prej 22.08.11 11:59

Epiri i lashte ka qene aq sa paraqitet ne harte.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

519


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  ILIRA prej 22.08.11 12:01

Edhe aq sa e ka nxjerre kjo harte verteton padrejtesite qe i jane bere shqiptareve
avatar
ILIRA

252


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  Gon! prej 22.08.11 12:08

Dhe kėtu qėndron problemi, sepse fqinjėt tanė ortodoks nuk na bėjnė mall as pėr njerėz, nėse kanė grushtin e fortė ata janė nė gjendje tė na shfarosin tė gjithėve, sepse ne pėr ta jemi satanista, kurse turku vetėm ka bėrė dallime nė mes muslimanit dhe tė krishterit kur ka qenė puna tek punimet e tokave ta zėm shembull, pėrparsi kan pasur muslimanėt mė tepėr mirėpo edhe tė krishterėt nuk janė anashkaluar pafundėsisht, ata kanė qenė tė dytėt pas muslimanėve.
Dimitrov, sa e kuptoj unė ka dashur tė thot qė tė bėj mė tepėr Shqipėria pėr Ēamėrin dhe pėr Kosovėn, sepse pa to nuk ka prespektiv dhe do tė mbetet e gjymt sa tė jetė jeta.
avatar
Gon!

475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  Nikolaos prej 22.08.11 12:08

ILIRA shkruajti:Edhe aq sa e ka nxjerre kjo harte verteton padrejtesite qe i jane bere shqiptareve
Ilira mos e ngaterro Epirin me Shqiperine, nuk do te thote se te gjithe epiriotet kane qene shqipetar, e lexove materialin? disa historianė mendojne se Epiri fliste greqisht disa te tjere shqipen e vjeter. Gjuha e dallon nnje komb.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

519


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  ILIRA prej 22.08.11 12:18


Tukiditi i quante barbarė persianėt, taulantėt, ilirėt, trakėt dhe maqedonėt. Po kėshtu barbarė i quajnė epirotėt edhe Straboni, Skymni, Polibi, Livi, Plini,etj.
Tukiditi me fjalėn "barbar" nuk ka pasur pėr qėllim tė tregoj popuj me nivel tė ulėt kulturor, nė kuptim pėrēmues, por e ka pėrdorur kėtė fjalė pėr tė vėnė nė dukje ndryshimin gjuhėsor ndėrmjet epirotėve dhe helenėve. Kėtė na e pohon vetė autori nė njė vend tjetėr, kur flet pėr qytetin nė Anfiloki: "Banorėt e kėtij qyteti, greqishten qė flasin sot, e mėsuan nga ambrakasit e ardhur, anfilokėt e tė tjerė janė "barbarė". Nė qoftėse anfilokėt do tė ishin grekė, nuk kishte pėrse autori helen tė theksonte se ata e mėsuan greqishten nga ambrakasit, pasiqė nuk do tė kishin nevojė tė mėsonin gjuhėn qė ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t'i quajė ata barbarė, ashtu si i quante tė gjith popujt e tjerė qė nuk ishin grek.
Straboni, plaku i vjetėr i gjeografėve dhe i historianėve tė Greqisė sė Lashtė thotė se:"...populli i kėtyre viseve ka patur njė afėrsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinė e maqedonisė dhe tė ilirisė".
avatar
ILIRA

252


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  Nikolaos prej 22.08.11 12:26

Po normalisht qe mund te kene pasur te njejten gjuhe me Maqedonine e vjeter, edhe vet e ema e Aleksandrit te Madh te Maqedonise ishte nga Epiri.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

519


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  ILIRA prej 22.08.11 13:53

O Nikolaos e keqja eshte se ne mohojme vetveten, por pse te shkon me mbare te thuash maqedonine dhe nuk permend Ilirine, kur dihet qe para se ta shkretonin Camerine atje flitej shqip dhe jo maqedonisht. Nejse edhe ky shkrim i manget dhe me shume mohues ka vleren e vet, ta thashe ajo harte perseri tregon nje te vertete te dhimbshme.
avatar
ILIRA

252


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  Nikolaos prej 22.08.11 13:59

ILIRA shkruajti:O Nikolaos e keqja eshte se ne mohojme vetveten, por pse te shkon me mbare te thuash maqedonine dhe nuk permend Ilirine, kur dihet qe para se ta shkretonin Camerine atje flitej shqip dhe jo maqedonisht. Nejse edhe ky shkrim i manget dhe me shume mohues ka vleren e vet, ta thashe ajo harte perseri tregon nje te vertete te dhimbshme.
Ilira shikoje ne harte se ku shtrihej Iliria dhe Maqedonia:
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

519


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  ILIRA prej 22.08.11 14:03

Tani po, kjo po qe me pelqen, eshte Epiri, Ilirikumi , Maqedonia dhe Greqeria. Bravo te pergezoj.
avatar
ILIRA

252


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  Cimi Elezi prej 22.08.11 14:12

dimitrov xhunga shkruajti: Shqiponja nuk duhej te fluturonte e te shkonte lart e larg.Eshte per kete qellim qe asaj i prene krahet,per te mos fluturuar.Kosova ne veri dhe Cameria ne jug jane krahet e saj te fuqishem.Pa to ky zog ngadhnjimtar do te perpelitej,mund ta gllaberonin kollaj te tjeret,mund te benin c'te donin me te,sic kunder kane bere ,mund te mbijetonte me veshtiresi e varferi te plote sic ka ndodhur dhe nuk do te behej zogu krenar i lumtur dhe i pasur.

Bashkojani krahet ketij zogu sa s'eshte vone qe te fluturoje dhe ai i lire ne hapesiren e vet dhe te tregoje se cili eshte.
Eshte e vertete se fuqit e medha ja kan prer krahet Shqiponjes,por po aq e vertet eshte qe politikanet tan kan vendosur ti prejn dhe koken.Sa turp per shqiptaret qe drejtohen nga monstra te tille.
avatar
Cimi Elezi

212


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  ILIRA prej 22.08.11 14:17

KUNDĖR MALLKIMIT TĖ GJUHĖS SHQIPE - Petro Nini LUARASI (1865 - 1911)

Si shqiptarė qė jemi
Shqip ne duhet tė mėsojmė
Dhe Zotin, tė drejtė kemi,
Ne gjuhėn shqipe ta lėvdojmė.

Epo ju gjuhėn tonė
Doni ta humbisni fare
Dhe me mallkim e me nėmė
Shprehni ta shpini nė varre.

S’mė vjen rėndė nga priftėrinjtė
Qė s’ dinė ē’ bėjnė e ē’punojnė,
I urdhėrojnė tė zinjtė
Qė gjuhėn shqipe ta mallkojnė.

Po krye-priftėrinjtė e tyre
Nėkėmbės t’ orthodoksisė
Shumė punė prej mynxyre
Bėjnė kundėr Shqipėrisė!

Tė mallkojnė njerėzinė
Tė nėmosin gjuhėn tonė,
Tė pėrēajnė Shqipėrinė,
Zoti mos e pastė thėnė!

Thonė s’ ditka Krishti shqip
Dhe shqip-fjalė s’ pret prej nesh,
Vetėm nė gjuhėn greqisht
Tė dėgjon e tė mban vesh!

Kėto e shumė tė tjera,
Qė dėgjon nė kishė brenda
Dhe na mallkojnė pėr hera
Gjuhėn tonė qė s’ ua k’ ėnda.

S’ kanė frikė as turpėrohen
Qė pėrēmojnė Perendinė,
Po mburren edhe lėvdohen
Sepse shėrbejnė Grejqinė!

Gjuhėn e kemi tonė
Tė vjetėr dhe tė vyer,
Nga Perendia ish thėnė
Qė ta ruajmė tė ēkėlqyer.
avatar
ILIRA

252


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  Nikolaos prej 22.08.11 14:19

Ilira kete ta kishe postuar tek "Feja e shqipetarit eshte shqiptaria", kjo eshte tema e Epirit, po pate ndonje vjershe per Epirin mire.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

519


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  ILIRA prej 22.08.11 14:21

po Petrua sipas hartes tende i bie te jete epirot madje edhe i besimit ortodoks por ishte shqiptar dhe mbronte gjuhen shqipe
avatar
ILIRA

252


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  Nikolaos prej 22.08.11 14:25

ILIRA shkruajti:po Petrua sipas hartes tende i bie te jete epirot madje edhe i besimit ortodoks por ishte shqiptar dhe mbronte gjuhen shqipe
Aha, nese e ke vendosur duke u bazuar tek vendlindja e tij ne Epir, ne rregull.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

519


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 22.08.11 14:42

[/quote]
Me fal, por cfare lidhje ka ky shkirim me Epirin e lashte?[/quote]

Brenda hartes qe ke postuar vere se perfshihet krahina jone e Camerise eshte pikerisht ky fakt qe une i bashkova krahet e shqiponjes.C'ka ketu per t'u cuditur ???
Ke postuar materiale per epirin me nje nentekst ''as mish as peshk" perkatesie.Te bej te qarte se nuk mund te mohoet fakti se Cameria ka ekzistuar denbabaden ne ato troje(ky eshte krahu tjeter i SHQIPONJES) si dhe shtrirjen deri ne gjirin e Artes te shqiptareve.Kete qe ti quan EPIR(VORIOEPIR) a kushedi cfare emri tjeter mund ti vesh s'ka rendesi e kane banuar shqipfolesit pa mohuar edhe banore te tjere greke,vllehe,turq etj.
Eshte pikerisht kancelaria mbreterore evropiane e cila mbeshteti krijimin e mbreterise ne greqi dhe,cdo politike asimiluese qe ajo realizonte e frymezuar dhe justifikuar nen petkun e luftes kunder myslimanizmit perkrahej prej tyre.
Nen keto ombrella duke qene e perkrahur dhe e mbeshtetur prej tyre Greqia fshiu njerez,territore dhe te verteta dhe krijoi mitin e Epirit grek.Popullsia ne Epir nuk ka qene homogjene,kjo dihet.
Por dihet edhe nje gje si drita e Diellit se predominonte popullata shqipfolese.Ja pse kjo gje duhet lidhur me SHQIPERINE e cila nuk mund te behet nese nuk eshte e plote.
avatar
Dimitrov Xhunga

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 22.08.11 19:13

Shikoje dhe harten.Ne kete adrese duket me se e qarte se Albania shtrihet nen emertimin per epirin dhe vazhdon deri ne gjirin e Artes.
http://www.mapwoman.com/Animals150409/eu012.jpg
avatar
Dimitrov Xhunga

159


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Epiri i lashtė

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi