EXPLORER UNIVERS
Paralajmėrim !
Nėse jeni plotėsisht tė qetė dhe tė kėnaqur me kėndvėshtrimin e veēantė qė keni pėr njerėzimin, historinė, fenė dhe botėn nė tėrėsi, mos lexoni mė tej.
Ndryshe nga ju kėrkohet qė tė jeni mendjehapur, tė mos izoloheni pas njė doktrine tė vetme, tė merrni gjithēka me dyshim dhe nė fund do ta gjeni vetė tė vėrtetėn.
Kjo faqe ėshtė alternative dhe nuk ka pėrkatėsi fetare, komuniteti apo sekti.Ēdo njeri ėshtė i lirė tė mendojė, besojė dhe tė jetojė ashtu si dėshiron.
Nuk preferohet hyrja nėn moshen 18-vjeēare !

Mitet e Krijimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo prej 01.06.08 2:41

Mitet e Krijimit - Nga e gjithe bota

Eshte vertete interesante te shikosh se si njerezit ne shekuj e kane shikuar boten, krijimin e saj dhe lidhjen e tyre me te "shenjten".

Mitet jane marre nga nje permbledhje (antologji) "Primal Myths" e Barbara Sproul.

Miti i krijimit siē e besonin Pellazget

Eurynome, zonja e te gjitha gjerave, u zgjua e zhveshur nga Kaosi por nuk gjeti vend kur te vendoste kembet prandaj ndau detin nga qielli duke kercyer e vetme ne valet e tij. Ajo kercente drejt jugut dhe levizja e saj krijoi Eren.

Duke vallezuar me te ajo kap eren, e rrotullon ne vallezim dhe krijon gjarprin e madh Ophion. Ajo kercente dhe kercente per te ngrohur vetveten, ndersa Ophion behej sa me i uritur per tu lidhur me ate trup te shenjte ne ciftezim. Nga ky ciftezim Eurynome ngel shtatzene.

Pastaj, ajo kthehet ne nje pellumb, dhe vazhdon vallezimin ne vale dhe kur koha vjen ajo lind Vezen Universale. Me kerkesen e saj, gjarpri Ophion rrotullohet shtat here rreth kesaj veze deri sa ajo ndahet ne dysh dhe jashte dalin te gjitha gjerat qe egzistojne, femijet e saj:dielli, hena, yjet dhe toka me te gjitha malet dhe lumenjt, pemet dhe barishtet dhe te gjitha krijesat e gjalla.

Eurynome dhe Ophion vendosen ta ken shtepine ne malin Olimp, ku Ophion merzit Eurynome kur i thote qe ai eshte autori i Universit. Eurynome i shtyp koken me kemben e saj, ja heq shumicen e dhembeve dhe e denon te jetoje ne shpellat e erreta nen toke.

Pastaj Eurynome krijoi shtat forcat e planeteve dhe i vuri nje Titane dhe nje Titan per ti ruajtur. Ajo krijoi dhe burrin e pare Pelasgus, gjyshin e te gjitheve te cilin e mesoi te ndertonte kasolle dhe te ushqehej.

ps. Interesante qe gjarpri ne pergjithsi karakterizohet me te keqin (djallin) dhe denohet te jetoje nen toke. Po ashtu, interesante qe Universi krijohet nga nje ciftezim i te mires me te keqen (Eurynome dhe Ophion).


Edituar pėr herė tė fundit nga Ujk nė 29.12.08 15:10, edituar 1 herė gjithsej

Neo

Shkrime: 1169


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo prej 01.06.08 2:42

Miti nga fisi Afrikan Yao

Kjo eshte nga fisi Afrikan Yao, qe jetojne ne brigjet e liqenit Nyasa ne veri te Mozambikut.

Ne fillim nuk kishte njerez, vetem Mulungu dhe kafshet e botes. Nje dite Chameleon po peshkonte dhe ne rrjete i rane dy krijesa qe si kishte pare kurre. I solli ne shtepi tek Mulungu (i ati) dhe i thote:

-Mulungu, shiko ca solla.
-Hiqi nga rrjeta-, tha Mulungu - dhe vendosi ne toke se do rriten. Dhe Chameleon i vuri ne toke dhe mashkulli dhe femra u rriten dhe u bene sa jane sot. Te gjithe kafshet shikonin se ca do bente njeriu.

Dhe njeriu krijoi zjarrin duke ferkuar dy shkopinj bashke. Zjarri u shpernda ne shkurre dhe dogji pyllin. Kafshet vrapuan ti iknin zjarrit.

Njerezit pastaj moren demat dhe i vrane dhe i poqen ne zjarr dhe i hengren. Te nesermen bene te njejten gje.
-Ato po djegin gjithcka- tha Mulungu- po vrasin te gjitha krijesat.

Dhe kafshet vrapuan dhe u larguan sa munden nga njeriu.
-Une do iki- tha Mulungu i cili thirri Merimangen.

Merimanga i ndertoi nje fije te gjate me te cilen Mulungu dhe Chameleon u ngjiten ne qiell per te jetuar. Keshtu Zotat iken nga toka nga njeriu i keq.

ps. Njerezit e Yao besojne se e kane prejardhjen nga uji (sic tregon edhe miti). Miti reflekton gjykimin e tyre mbi karakterin e njeriut si shkaterrimtar duke e pare nga syri i krijuesit.


Edituar pėr herė tė fundit nga Ujk nė 29.12.08 15:13, edituar 2 herė gjithsej

Neo

Shkrime: 1169


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo prej 01.06.08 2:44

Nje tjeter mit afrikan i fisit Ngombe, qe jeton ne pyjet e Zaire's (ne fakt jane dy mite).

Ato i besojne ne "te pashpjegueshmen" dhe egzistencen e "Atij qe mundeson qenien e te gjitha gjerave". Ne kete rast, ne te kundert me mitin e meparshem te pellazgeve, tregohet shoqeria patriarkale e fisit i cili beson qe eshte faji i femres per gjendjen e botes.

Desha te shtoj qe ne pergjithesi keto mite krijimi dhe personifikimi qe i bejne "zotave" shoqerite e ndryshme, ne te shumten e rasteve pasqyron menyren e jeteses dhe mendimet e besimtareve.

Ja dhe mitet:

1. Akongo (Zoti), nuk ishte gjithmone sic eshte tani. Ne fillim krijuesi jetonte mes njerezve; por njerezit ishin grindavece. Nje dite paten nje grindje te madhe dhe Akongo i la vetem. Ai iku dhe u fsheh ne pyll dhe asnjeri nuk e ka pare me. Njerezit kane harruar si dukej.

2. Ne fillim nuk kishte njerez ne toke. Njerezit jetonin ne ne qiell me Akongo'n dhe ishin te lumtur. Por aty ishte dhe nje femer Mbokomu e cila i merziste te gjithe.

Nje dite Akongo vendosi gruan ne nje kosh bashke me djalin dhe vajzen e saj dhe e uli koshin ne toke. Familja ndertoi nje kopesht ne toke i cili shkelqente nen kujdesin e tyre.
Nje dite nena i tha te birit: - Kur te vdesim kopeshti jone nuk do kete njeri qe te kujdeset per te.
-Nuk kemi ca te bejme - i thote i biri
-Ti duhet te kesh femije- i thote e ema
-Si- i thote i biri- ne jemi te vetmit njerez ketu. Ku te gjej nje nuse?
-Motra jote eshte grua. Merre dhe martoju me te qe te keni pasardhes.
I biri nuk degjon por e ema insiston duke thene qe eshte e vetmja menyre qe te riprodhohen. Ne fund djali bindet dhe i kerkon motres te kene femije, e cila pranon dhe ngel shtatzene.
Nje dite motra takon nje krijese qe dukej si njeri vetem se ishte shume leshatak. Ajo u tremb por krijesa i foli shume embel dhe motres i pelqeu dhe pas disa kohesh u bene shoke. Nje dite ajo mori briskun e burrit dhe shkoi te kerkonte burrin e mbuluar ne floke. Ajo e beri te shtrihej dhe i hoqi te gjitha floket. Me pas krijesa u duk si nje njeri. Emri i tij ishte Ebenga, qe do te thote fillestari.
Ebenga i beri magji motres e cila kur lindi perseri, lindi nje femije qe dinte magjine. Ai femij u rrit nen influencen e Ebenges dhe i solli magjine dhe te gjitha te keqijat njerezimit. Keshtu motra populloi njerezit e mire dhe te keqinj te botes.

Tani ne qiell ndollen dy krijesa, Libanja dhe Songo. Libanja mban qiellin ne lindje dhe Songo e mban ne perendim. Kur ato te lodhen duke mbajtur qiellin, ai do bjeri dhe te gjithe njerezit do kthehen ne hardhuca.

Neo

Shkrime: 1169


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo prej 01.06.08 2:45

Ky eshte nga fisi Krachi nga Togo.

Ne ditet e para Wulbari (Zoti) dhe njeriu jetonin ne te njejtin vend. Wulbari jetonte mbi token nene Asase Ya. Por toka nuk kishte shume hapesire dhe nuk kishte vend per te levizur. Jetesa e njerezve e merziti te shenjtin i cili i me perbuzje iku dhe u ngjit ne qiell, ne vendin ku qendron tani, qe c'do njeri ta admiroje po asnjeri te mos mund ti afrohet.

Wulbari u merzit per disa arsye. Nje grua e vjeter e cila po thurte i binte gjithe kohes Wulbarit me shkopin e saj. Kjo e besdiste Wulbarin dhe ai u largua pak qe ajo te mos e prekte. Gjithashtu zjarri dhe tymi i njerezve i shkonte ne sy Wulbarit, gje e cila i shkaktonte dhimbje dhe merzi.

Disa njerez thone qe Wulbari perdorej nga njerezit si peshqir dhe ato fshinin gishtat e piste ne te, gje qe e merziste jashte mase.

Por ajo qe e beri Wulbarin te ikte perfundimisht ishte nje grua e vjeter. Ajo c'do dite donte te bente supe te mire dhe priste nga nje cope e Wulbarit per c'do vakt. Me kete akt, Wulbari hoqi dore nga bashkjetesa me njeriun dhe u ngjit ne qiell.

ps. Zoti (Wulbari) per ta gjate "bashkjeteses" me njeriun ishte nje substance qe mbeshtillte boten .


Edituar pėr herė tė fundit nga Ujk nė 29.12.08 15:11, edituar 1 herė gjithsej

Neo

Shkrime: 1169


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo prej 01.06.08 2:47

Mit i Indise qe ka daten rreth viteve 700 para lindjes te Krishtit.

1. Ne fillim bota nuk egzistonte. Pastaj u be egzistente. U kthye ne nje veze. Ndenji per nje periudhe 1 vjecare. Pastaj u nda. Njera pjese ishte floriri tjetra argjendi. Argjendi u be toka, dersa floriri u be qielli. Cipa e vezes u bene malet. Cipa e brendshme u be re. Ato qe ishin vena, u bene lumenj. Lengu qe kishte brenda u be oqean.

Nga i kuqi i vezes, u be dielli. Kur ai lindi te gjithe krijesat duartrokiten dhe brohoriten dhe te gjithe u ngriten drejt tij.

nga Chandogya Upanishad


Edituar pėr herė tė fundit nga Ujk nė 29.12.08 15:10, edituar 1 herė gjithsej

Neo

Shkrime: 1169


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo prej 01.06.08 2:48

Nje mit qe kundershton idene qe ka nje krijues.

Ky mit eshte i marre nga nje tradite shume e vjeter e quajtur "Jainism" nga shekulli i gjashte para lindjes te Krishtit.

Eshte mit i Indise i cili parashtron qe nuk ka krijues dhe qe gjithcka ndjek nje cilkel (shpirti leviz nga nje trup ne nje tjeter, psh kur vdes shpirti i nje njeriu mund ti kaloje nje mize, pra shpirti nuk vdes, thjeshte transformohet ne nje cikel jetesh). Pyetjet e parashtruara jane shume filozofike, dhe interesante duke marr parasysh qe jane shkruajtur rreth 2600 + vjet me perpara.

Jinasena: Nuk ka Krijues

Disa njerez te paditur deklarojne qe nje krijues krijoi boten. Kjo doktrine eshte e gabuar dhe duhet te hidhet poshte.

Nese Zoti krijoi boten, ku ishte ai para krijimit?
Nese thoni qe ai eshte i pakapshem nga llogjika e njeriut (transcendent), ku eshte ai tani?

Asnje qenie nuk ka mundesite te krijoje boten,
Se si mundet nje Zot "immaterial" (qe nuk perbehet nga materia, lenda) te krijoje nje bote materiale?

Si mundi Zoti te krijoje nje bote pa materiale fillestare?
Nese thoni qe beri dicka me perpara, dhe pastaj boten filloni nje liste te pafund.

Nese deklaroni qe kto materiale fillestare u krijuan natyrisht, ketu do i binit ndesh vetes sepse nuk do te mund te thoni qe nuk eshte e mundur qe universi te ket krijuar vetveten, dhe te jete krijuar po aq natyrisht.

Nese Zoti krijoi boten nga deshira e tij (ishte qellimi i tij) dhe pa materiale te tjera, atehere kthehemi ne fillimin ku pyesim si ben nje zot immaterial nje krijim material.

Nese zoti eshte qenia perfekte dhe e kompletuar, si dhe pse i lindi deshira per te krijuar boten. Cili eshte avantazhi qe ka Zoti nese krijon boten?

Nese thoni qe Zoti e krijoi pa arsye, sepse ishte ne natyren e tij qe ta krijonte, atehere Zoti qenka i paqellimshem. Nese ai e krijoi si tip sporti, ishte sporti i nje femije te marre, qe vetem solli dem.

Nese e krijoi nga dashuria per qeniet e gjalla dhe nevojen per to
pse nuk e beri krijimin perfekt, qe te mos kishte te keqija ne kete bote?

Nese ai eshte trandescent ( qe kapercen limitet njerezore), ai nuk do krijonte sepse do te ishte i lire,
prandaj doktrina qe bota eshte krijuar nga nje Zot, nuk ka kuptim.
Sepse Zoti do kryente nje krim ne vrasjen e femijeve te pafajshem qe i ka krijuar vete. Nese ai i vret per te hequr djallin, pse e krijoi edhe djallin ai?

Ta dini qe bota nuk eshte krijuar, sic eshte edhe koha, pa fillim dhe pa fund, dhe eshte e bazuar ne rregulla, principe, jeten dhe te tjera.

E pakrijuar dhe e pashkaterrueshme, duron nen impulset e natyres te vet. E ndare ne tre pjese; ferr, toke dhe parajse.


Edituar pėr herė tė fundit nga Ujk nė 29.12.08 15:10, edituar 1 herė gjithsej

Neo

Shkrime: 1169


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo prej 01.06.08 2:50

Miti gjate dinastise se Babilonise

Nje tjeter mit, marre nga "Enuma Elish" qe eshte nje nga tekstet me te famshme te kohes antike te Babilonise. Pretendohet qe te jete shkruajtur rreth viteve 2057-1758 Para lindjes te Krishtit, gjate dinastise te pare te babilonise.

Kur nuk kishte qiell, as toke, as lartesi, as thellesi, as emra
Apsu (Zoti i Ujit/Oqeani) ishte vetem. Ishte edhe Tiamat (Ujrat fillestare/ i embel). dhe nuk kishte zoter.

Atehere e embla dhe e tharta (Tiamat dhe Apsu) u bashkuan, dhe nga ky bashkim linden Zotat. Anshar dhe Kishar (horizontet e qiellit dhe tokes) linden. Gjithashtu lindi Anu (Zoti i qiellit) dhe Ea (Toka, simbol i diturise gjithashtu).

Pas krijimit te Zotave, filloi rebelimi. Ato grindeshin me njeri tjetrin dhe benin rremuje ne barkun e Tiamat. Apsu u mundua ti urdheronte por ato nuk degjonin dhe zhurma vazhdonte. Nga halli Apsu shkoi te konsultohej me Mummu (rete).
Apsu (babai i Zotave) i tha:
- I dashur keshilltar, hajde me mua tek Tiamat. Dua te ulemi dhe te diskutojme per Zotat e rinj te sjellja e te cileve me revolton shume. Une mendoj ti vrasim te gjithe. Ne kete menyre do te mund te kemi qetesi perseri dhe te flejme te qete.
Tiamat(Nena e zotave) u pergjigj:

-Pse duhet te shkaterrojme femijet qe krijuam? Nese sjellja e tyre eshte e keqe le te presim pak.
Mumu keshilloi Apsu:

-Baba, shkaterroji te gjith. Eshte e vetmja menyre qe te kesh qetesi dites dhe te flesh naten.

Apsu u gezua dhe perqafoi Mumu. Pastaj shkoi dhe i tha femijeve cili ishte fati qe i priste. Ato u tmerruan dhe nuk dinin si te vepronin.

Ea, Zoti nga i cili vjen mencuria beri nje plan. Tiamat nuk ishte dakort qe te vriteshin femijet dhe u terhoq. Ne kete kohe Ea foli fjalet qe ulen ujrat dhe qetesoi Apsu i cili nga fjalet e tij ra ne gjume te thelle. Pasi Apsu fjeti Ea e lidhi dhe e masakroi (te jatin), ndersa Mumu'n e hodhi larg.

Ea mori kuroren e Apsu dhe gjithcka ra ne qetesi. Ai vuri rregull mbi "universin" dhe jetoi i qete me gruan e tij Damkina.

Damkina dhe Ea krijuan nje femije. Emri i tij ishte Marduk ( i cili u be ne zemren e Apsu). Trupi i tij ishte shume i bukur; kur ai ngre syte drita te medha ndriconin; ai ishte kryetar qe ne fillim.

Ai kishte kater sy qe shikimi i tij te mos kishte limit. Kater veshe qe te degjonte gjithcka, kur ai levizte buzet nje gjuhe e flake shperthente.Ishte zoti me i gjate dhe shume me i forte se te gjithe. Ea ishte shume krenar dhe gjithmone i thoshte: - Djali im, djali i diellit, dielli i qiellit.
Por Zotat nuk ishin te kenaqur...

Neo

Shkrime: 1169


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mitet e Krijimit

Mesazh  Neo prej 30.07.10 21:13

Misteret e Krijimit



Tė dėbuar nga Edeni...

Miliarda vite mė parė, nė njė pikė tė panjohur tė hiēit zanafillor, shpėrtheu procesi evolutiv qė ka arritur deri nė ditėt tona. Por Toka fsheh prej ngahera shumė sekrete aq sa janė dhe galaktikat qė vėrtiten nėpėr Univers.

Shumė prej tyre sfidojnė mendjen njerėzore duke lėshuar sinjale nga prania e tyre e heshtur? Tė tjera prehen tė pashqetėsuara nė pafundėsinė e padukshme qė na rrethon dhe kushtėzojnė egzistencėn tonė me forca tė pakonceptueshme e tė stėrmėdha.

Kur do tė na mundėsohet vetėdija pėr origjinėn tonė? Qysh nga origjinat e tij tė largėta, njeriu nuk u mjaftua me tė jetuarėt, por ndjeu nevojėn qė tė kthehej pėr tė bėrė pjesė nė projektin e pafundėm prej tė cilit ishte i bindur se e kishin dėbuar.

Po pėrse kaq siguri? Nė tė gjitha kulturat qė kanė gjalluar nė kėtė planet, egziston ideja e njė atdheu tė largėt, e njė Parajse Tokėsore nė tė cilėn njeriu ishte gjithēka, e gjithēka lėvrinte nė tė. Nuk kishte nevojė tė dėshironte asgjė, e prapė kėrkonte mė shumė, e guxoi t'i afrohej sė vėrtetės, dijes, frutit tė ndaluar.

Qe ai ēasti kur Zoti ndėshkoi etjen pėr ambicje tė njeriut dhe e dėnoi atė me njė jetė mundimesh dhe vuajtjesh, nė njė botė tė egėr e tė panjohur. ē'ėshtė njeriu? ēfarė fshihet nė 95% tė trurit tė tij, funksionet e tė cilit mbeten ende tė fshehta?

Nga Big Bengu deri mė sot, ende shtrohet pyetja, nga e si u krijua njeriu?

A jo qė na ēudit me njeriun e lashtė, por qė ende lėngon brėnda secilit prej nesh, ėshtė aftėsia e jashtėzakonshme pėr tė jetuar nė simbiozė me kozmosin, duke i njohur plotėsisht shqisat e tij e duke ditur t'i kontrollonte e t'i orientonte kah e nė mes tė pafundėsisė.

Rreth kėsaj aftėsie tė jashtėzakonshme, njeriu i zakonshėm nuk di sesi tė pėrfitojė mė, i mėsuar siē ėshtė pėr tė derdhur nė teknologji funksionet natyrale tė shqisave tė tij, duke harruar kėsisoj rėndshėm pėrmasėn e tij shpirtėrore.

Nė origjinėn e dijes e tė kulturės sė ēdo etnie njerėzore, ka njė element qė vjen para elementėve alkimikė apo themelorė, uji, toka, ajri, zjarri, hapėsira, e ky ėshtė tingulli.

Gjoni, nė prologun e Ungjillit simbas atij vetė, thotė: "Nė fillim ishte Ai qė ėshtė Fjala". Ai ishte me Zotin; Ai ishte Zot. Ai ishte nė fillim me Zotin. Pėrmes tij Zoti ka krijuar gjithēka??

Zanafilla thotė: "Zoti tha: behu, e u bė."

Nė themel tė filozofisė mė tė lashtė greke ishte marrėdhėnia: mendim-fjalė-realitet. Por filozofia greke ka marrė nga ajo e Egjiptit.

E nė fakt zanafilla egjiptiane e Menfit thotė: "Ptah, i madhi, ėshtė zemra (truri) dhe gjuha (fjala) e Enneade-s sė zotave, ai krijoi zotat, lindi nė zemėr dhe lindi nė gjuhė diēka nė formėn e Atum.".

Tashti, Atum ėshtė krijuesi, por kuptohet se ai ėshtė i krijuar, falė zemrės (fronit tė mendimit, sipas egjiptianėve) e falė zėrit (gjuhės).

Edhe Egjiptianėt kanė marrė nga filozofia e Lindjes sė Afėrme, e kėshtu me radhė derisa arrijmė atje ku adresohet filozofia mė e lashtė: India . Brahma ėshtė Gjithēkaja, ėshtė Zot, shpirt universal.

Nė themelin e zanafillės Indu, e kotė ta themi, ėshtė tingulli.

Tingulli i heshtur i Spiritualitetit. Kushdo qė ka njohje rreth doktrinave shpirtėrore indiane, do tė ketė dėgjuar pėr Mantra-n. Ėshtė njė disiplinė meditative e cila nėpėrmjet shqiptimit zėulėt tė rrokjeve tė shenjta sanskrite, mundėson tė dėrguarėt-pėr ta thėnė me terma profane- nė "rikumbim" tė mėndjes e cila ėshtė armikja mė e betuar e Atman, Unit, shpirtit individual qė duhet tė realizohet pėr t'u kthyer e bėrė pjesė nė Gjithēkanė.

Mėndja prihet ta largojė individin nga pafundėsia, duke i dhėnė iluzionin e tė qėnit i vetėmjaftueshėm e duke e shtyrė kah egoizmi. Vetėm duke arritur tė asgjėsosh e tė kontrollosh mėndjen, Atman ngjitet nė perceptimin mė tė lartė prej ku ndjehet pėrkatėsia nė Gjithēkanė qė ėshtė Shpirt hyjnor?

Ajo qė njeriu ka harruar pėrgjatė udhėtimit tė tij tė pasigurtė historik, ėshtė pikėrisht fakti i tė qėnit njeri, njė zot i rrėzuar qė ėndėrron tė vezullojė prej dritės hyjnore.

Cosimo Orlando

Njeriu si masė e krijimit

ēfarė lidhjesh mund tė gėrshetohen mes gjeometrisė dhe krijimit? Fraza mitike si, "Nė fillim ishte fjala", ose aksioma tė pazbėrthyeshme si "Gjeometria ėshtė muzikė e ngrirė" (Goethe) ose akoma mė mirė e edhe mė pėrpara "Gjeometria ėshtė muzikė e ngurtėsuar" (Pitagora), nė dukje nuk mund tė lidhen.

Krahasimi mbetet thuajse njė paradoks, duke patur parasysh ngjyrimet e ndryshme tė kėtyre mesazheve. Nėse mes gjithė krijimit njeriu rezulton tė jetė produkti mė i arrirė i bėmave Hyjnore (duke ditur se ėshtė krijuar si imazh a ngjashmėri), ēfarė roli luan Gjeometria nė krijim, apo mos ndoshta mund tė jetė vetė njeriu hallka e lidhjes?

Ėshtė shumė tėrheqėse tė dihet se shumė prej njerėzve tė mėdhenj tė sė shkuarės e kanė ndėrmarrė kėtė rrugė kah mendimi fillimor, pra kah Thelbi, nėpėrmjet tė cilit mund tė lidhet gjithēka, ku gjithēka mund tė bashkohet nė njė sinkretizėm idealist, diktuar nga i vetmi synim pėr tė zbuluar tė vėrteta tė mėdha qė e mundojnė njeriun nė kėrkimin e dėshpėruar tė realitetit tė tij autentik. Qėllimi pėr tė kuptuar tė vėrtetėn, ėshtė diēka qė mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet sintezės.

Sepse sintezat janė nė tė vėrtetė konstruksione tė Shenjta tė tė gjitha kohėrave e tė ēdo vendi ku vepron Krishterimi si Katedralet e mėdha apo kulturat dukshmėrisht tė ndryshme prej tonės, si ato parakolombiane, Hindu, Egjiptiane, Greke, etj?

Vėndet ishin tė ndryshme, kohėrat tė ndryshme, por qėllimi, pra rezultati i Harmonisė, ka qenė gjithmonė i pandryshueshėm; sepse figura njerėzore, qė nė njė farė periudhe tė historisė ėshtė sintetizuar me urti nga Leonardo Da Vinci (i cili ndjek me pėrsosmėri tė dhėnat e Vitruvio-s), nuk shprehin tjetėr veē se koceptin se, Njeriu ėshtė masa qė duhet ndjekur pėr tė shqyrtuar nė trajtė tė zvogėluar Krijimin Hyjnor, e pėr rrjedhojė edhe imazhin e Zotit.

Rezultati ėshtė Njeriu Vitruvian, i cili pėrfaqėson Mikrokozmosin qė ndryshon simbas Makrokozmosit.

Njė konkluzion mė i denjė na ofrohet nga Johan Kepler, i cili, nė njė nga traktatet e tij mė tė famshėm, "Harmonices Mundi", shkruan:

"Gjeometria i paraprin krijimit tė gjėrave, tė pėrjetshme si Shpirti i Zotit, madje, gjeometria ėshtė vetė Zoti, dhe na ka ofruar arketipėt pėr krijimin e Botės.".

Enrico Galimberti

"Big Bang"-u nė mitet egjiptiane tė Krijimit

Mes miteve egjiptiane tė krijimit, ka ngjallur shumė interes ai i "pėrpunuar" nė Hermopoli. Qyteti quhet sot El-Ashmuneim, qė nė egjiptianshen e lashtė ėshtė Khmun, numri tetė, qė i korrespondon hyjnisė sė Ogdoad, ekzistenca e tė cilit i paraprin hyjnisė Ra.

Nė lashtėsi, qyteti qe qendra e kultit Thot, zotit tė urtėsisė e mbrojtėsit tė skribėve, qė ėshtė Hermes pėr Grekėt. Nė epokėn greko-romake Thot adhurohej si Hermet Trismegjisti, pra, tre herė i madhi, dhe atij i atribuohej i ashtuquajturi Trup Hermetik, pra njė bashkėsi shkrimesh me interpretim tė errėt dhe me karakter mistik. Miti hermopolit nuk shmanget shumė nga ai heliopolitan, dhe pse nė ca veēanėsi trazuese?

Kumti i teorisė sė Big Bang na duket mė se i justifikuar, ndonėse nuk e pranojmė njė liri tė tillė pėr tė arnuar nė rrobat e hipotezave tona njė teori shkencore. Gjithsesi, nėse egjiptianėt do tė kishin dashur tė na e hiqnin ēdo dyshim mbi faktin se kishin pėrpunuar njė teori shkencore-religjioze (kujtojmė se nė ato kohėra tė gjitha shkencat ishin tė shenjta) tė ngjashme me Bib Bang-un tonė miti do tė thoshte pak a shumė kėshtu:

"dhe forcat qė ushtroheshin mbi lėndėn hyjnore zanafillore u shkrinė mes tyre e i dhanė jetė njė shpėrthimi tė papėrshkrueshėm e me njė fuqi tė padėgjuar, prej tė cilit shpirti krijues hyjnor u shburgos e i dha rrugė krijimit tė tė gjitha gjėrave, tė qiejve e tė tokės".

Nė Egjipt, ashtu siē po dėshmon edhe vetė arkeologjia me zbulimet e veta, janė varrosur tradita mistiko-religjioze qė tashmė ėshtė moralisht dhe shkencėrisht e padrejtė tė trajtohen si frut i njė populli qė simbas oligarkisė ortodokse arkeologjike, fill i sapodalė nga barbaria prehistorike, qe nė gjendje t'i lartėsonte zotit tė qiellit madhėshtinė e Piramidave, mrekulli tė njerėzimit tė frymėzuar nė mėnyrė hyjnore.

Antonio Mattera

Teori dhe hipoteza mbi jetėn nė univers

Qysh nė agimet e qytetėrimit, njeriu ėshtė shtyrė pėrherė nga kureshtja pėr tė ditur nėse egziston jeta nė planete tė tjera tė Universit, e mbi tė gjitha a egzistonin krijesa inteligjente. Pėrgjatė shekujve shumė filozofė, teologė e shkenctarė janė pėrballur me kėtė problem duke sjellė argumente pro e kundėr egzistencės sė jashtėtokėsorėve.

Mbėshtetėsi i parė i idesė sė pluralizmit tė botėve, ishte filozofi grek Anaksimandri i Miletit, jetuar nė shek. VI para Krishtit. Simbas kėtij mendimtari, burimi i gjitha gjėrave tė njohura ishte njė Element i Papėrcaktuar e prandaj mund tė egzistonin njėkohshėm shumė botė tė tjera, tė ndryshme mes tyre.

Edhe Epikuri (341-270 para Krishtit) pohonte se egzistonin botėra tė pafundme tė banuara, tek tė cilat gjithēka ėshtė e pėrbėrė nga njė llojshmėri e pafundme atomesh qė shkėputen nga Pafundėsia pėr t'iu nėnshtruar atypėraty njė rregulli tė pėrkohshėm.

Atome tė tilla mund tė kalojnė edhe prej njė bote nė tjetrėn, duke gjeneruar qėnie shumė tė ndryshme herė mbas here. Tezat e Epikurit qenė mbėshtetur nė botėn romake nga Lukreci (shek. I para Krishtit).

Nė pėrgjithėsi mendimi filozofik perendimor e mohoi tezėn e pluralizmit tė botėve dhe ēėshtjen e jetės jashtėtokėsore. Pak mendimtarė (mes tė cilėve citojmė Xhordano Brunon dhe Spinozėn) u radhitėn nė favor tė egzistencės sė jetės nė botėra tė tjera.

Bazat e para shkencore qė mbėshtetėn idenė e jetės nė planete tė tjera u hodhėn nė shek. XVII, nė vijim tė vėzhgimeve dhe arritjeve tė Nikolla Kopernikut (1473-1543) dhe Galileo Galileit (1564-1642). Mėrkuri, Jupiteri, Afėrdita, Marsi e Saturni dukeshin aq qartė si planete, ndėrsa mbi hėnė niseshin tė vėreheshin male dhe kratere.

Nė veēanti ai qė zgjoi mė shumė interes ishte planeti Mars, nė sipėrfaqen e tė cilit mund tė vėzhgoheshin hapėsira tė ngjashme me detet dhe kontinentet, re, shtėrngata.

Duke u nisur nga kėto vėzhgime, lindi ideja qė planeti mund tė ishte banuar prej krijesash inteligjente.

Mandej vimė nė kohėt tona kur vėzhgimi i planeteve ėshtė bėrė mė i saktė dhe me i pėrkryer, falė pėrdorimit tė teleskopėve gjithnjė e mė tė fuqishėm, radioteleskopėve dhe dėrgimit tė sondave nė hapėsirė.

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi


Neo

Shkrime: 1169


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi