Nderhyrja turke

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nderhyrja turke

Mesazh  Uliks prej 19.08.11 23:47

Ministri Turk i arsimit Omer Dinqer,kerkon ndryshimin e teksteve shkollore te historis ne Kosov.Aty ku perdoren fjal fyese per shtetin dhe popullin e Turqis.Ministri Ram Buja tha se esht formuar nje komision i veqant per ket qeshtje i cili ka shkuar edhe vet ne Turqi, per te verifikuar fakte historike dhe per te ber ndryshime te caktuara ne librat e historis.Ai deklaroi se librat e rinj do jen te gatshem vitin e ardhshem


Edituar pėr herė tė fundit nga uliks nė 31.08.11 22:24, edituar 2 herė gjithsej
avatar
Uliks

53


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Venera1 prej 19.08.11 23:53

Shyqyr qe nuk nderhyjne edhe ne Shqiperi, sepse Kosova i mirepret turqit perderisa feja myslimane dominon familjet kosovare. Ne shqipetaret e Shqiperise nuk besoj se do ta marrim parasysh nderhyrjen e turqve ne histori. Ata veprojne per interesat e tyre historike, s'jane per te miren e popullit tone.
avatar
Venera1

68


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A Eshte e Nevojshme Nderhyrja

Mesazh  Tanki prej 19.08.11 23:53

Pa tjeter qe ato tekste shkollore duhet te ndryshohen sepse jan te gjitha te paverteta dhe te sajuara ne imagjinatat , legjendat , dhe mitet e disa shkrimtareve te njohur shqipetar siq jan " Marin Barleti " " Pjeter Bogdani " e " Gjon Buzuku " etj .Keto Trillime e imagjinata te ketyre shkrimtareve jan shenuar ne ditarin e tyre dhe pastaj nga arkivat e gjetura kohe me par kan kaluar ne librat shkollore .
avatar
Tanki

Njeriu ne krahasim me Mendimet e tij eshte sikur se nje fije peri e zhytur posht ne Oqean

215


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Cimi Elezi prej 19.08.11 23:59

Pse ne Shqiperi nuk ka ndryshuar historia?
avatar
Cimi Elezi

222


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Venera1 prej 20.08.11 0:10

cimi elezi shkruajti:Pse ne Shqiperi nuk ka ndryshuar historia?
ne Shqiperi ka ndryshuar disi historia e epokes se komunizmit. Historianet demokrate, kane permendur vetem te keqijat e komunizmit duke i humbur vlerat dhe te mirat qe ka bere komunizmi per ta pastruar kete vend nga fashistet, kane lene pa permendur patriotizmin e madh te kesaj epoke, fuqine si shtet, filozofine ateiste etj.
avatar
Venera1

68


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Valtoni prej 20.08.11 0:43

Venera1 shkruajti:
cimi elezi shkruajti:Pse ne Shqiperi nuk ka ndryshuar historia?
ne Shqiperi ka ndryshuar disi historia e epokes se komunizmit. Historianet demokrate, kane permendur vetem te keqijat e komunizmit duke i humbur vlerat dhe te mirat qe ka bere komunizmi per ta pastruar kete vend nga fashistet, kane lene pa permendur patriotizmin e madh te kesaj epoke, fuqine si shtet, filozofine ateiste etj.

Cilat i konsideron ti te mira nga regjimi komunist.
avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

64


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sulltani ne vend te Skenderbeut..?

Mesazh  Estilen prej 24.08.11 13:19



Sulltani ne vend te Skenderbeut..?



kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan
me ish-kryeministrin shqiptar, Fatos Nano,
gjatė vizitės sė Erdogan nė Tiranė, 12 shkurt 2005


Nė njė simpozium ndėrkombėtar kushtuar historisė sė Perandorisė Osmane qė u zhvillua nė Turqi nė shtator 2010, ishte bėrė thirrje pėr “ribėrjen” e historisė sė periudhės osmane. Rreth 70 ekspertė tė periudhės sė Perandorisė Osmane, 30 prej tė cilėve tė huaj, merrnin pjesė nė simpoziumin qė po mbahej nė qytetin turk Bilexhik. Shumica e shkencėtarėve pjesmarrės nė simpozium mendonin se historianėt perėndimorė janė tė njėanshėm dhe shprehin mendime tė gabuara lidhur me historinė e Perandorisė Osmane.

Rektori i Universitetit tė Bilexhikut, prof. dr. Azmi Jozxhan, deklaronte se njėra nga dobėsitė kryesore ėshtė se historia osmane deri tani ėshtė shkruar nga tė huajt. “Sipas kuptimit tė tyre tradicional, turqit janė pėrshkruar si kolonizues tė ashpėr dhe pushtues, tė cilėt kanė shkaktuar gjakderdhje”, deklaroi Jozxhan duke shtuar se ”hulumtimet tregojnė se kėto pohime nuk i pėrgjigjen tė vėrtetės. Duke grumbulluar nė njė vend shkencėtarė nga disa shtete, ne dėshirojmė tė bėjmė hapat e parė nė ndryshimin e historisė osmane, nėse kemi mundėsi pėr kėtė”.

Duke nisur qė nga Shqipėria dhe mė pas Kosova. Por nėse kėrkesa e autoriteteve turke ndaj qeverisė sė Kosovės pėr ribėrjen e historisė daton vitin 2010, kur kjo kėrkesė iu parashtrua ish-ministrit tė Arsimit tė Kosovės Enver Hoxhaj, nė Tiranė kėrkesat kanė qenė tė rangut mė tė lartė.

Dy herė brenda tre viteve, kryeministri i Turqisė, Rexhep Taip Erdogan, u kėrkoi zytarisht autoriteteve shqiptare qė tė rishikonin tekstet e historisė, pėr periudhėn otomane, duke hequr ato qė gjoja fyenin popullin turk dhe madje duke riparė rolin e Skėnderbeut. Dhe ky i fundit ishte “kurbani” i vizitės sė kryeministrit turk nė selinė e qeverisė shqiptare mėse 6 vite mė parė.

Njė ish-zyrtar i selisė sė qeverisė Nano nė atė kohė tregon se ēfarė poshtėrimi u bė nė selinė e Ekzekutivit tė njė shteti sovran. Para se kryeministri Nano tė priste nė takim zyrtar homologun e tij Erdogan, nė 12 shkurt 2005, gjatė vizitės nė selinė e qeverisė, nga zyra u hoq njė statujė e vogėl e Skėnderbeut. “Ishte njė zyrė e re qė ishte bėrė me oxhak dhe sipėr tij ishte statuja e vogėl, qė u hoq pėrpara se kryeministrat tė takoheshin”-kujton ish-zyrtari i administratės nė shkurt 2005.

Ky do tė ishte vetėm fillimi. Pak ditė mė vonė, agjencia turke e lajmeve “Anadolu”, do tė zbardhte bisedimet e mbajtura sekret mes dy kryeministrave, duke u shprehur se kryeministri turk Erdogan kishte kėrkuar nga autoritetet shqiptare korrektėsi historike, duke bėrė thirrje pėr rishikimin e teksteve tė historisė.

Erdogan, sipas agjencisė “Anadolu” i kėrkoi homologut shqiptar ngritjen e njė komisioni ekspertėsh dypalesh pėr rishikimin e teksteve tė historisė dhe qė “informacioni mbi marrėdhėniet Turqi-Shqipėri duhet tė reflektohet korrektėsisht nė librat shqiptarė tė historisė”. Kėto detaje tė bisedimeve u fshehėn nga qeveria e Nanos, siē kishte ndodhur edhe me kėrkesat e qeverisė greke pėr tekstet e historisė qė pėrshkruanin pushtimin dhe masakrat e andartėve grekė nė jug tė vendit.

Kėrkesa e zyrtare e kryeministrit turk pėr rishikimin e historise i kishte si referim periudhė kohore kur heroi kombėtar I Shqipėrisė, Gjergj Kastriot Skenderbeu, pėr gati njė ēerek shekulli pėrballoi sulmet e ushtrive osmane, duke u bėrė jo vetėm mbrotės i vendit, por edhe pengesė e hordhive osmane pėr tė kaluar matanė Adriatikut, nė Perėndimin e krishterė.



Erdogan, Berishės: Rishikoni “gabimet” nė tekstet e historisė


Nė mars 2008, Erdogan erdhi sėrish nė Shqipėri, duke kėrkuar rishikimin e teksteve tė historisė. Nė kuadėr tė vizitės zyrtare, ku u nėnshkrua marrėveshja “Programi kuadėr pėr bashkėpunimin nė fushėn e arsimit, shkencės, kulturės dhe artit, rinisė dhe sporteve, masmedias dhe kontakteve midis njerėzve”, qeveria e Berishės bėjnė tė ditur se kryeministri turk do tė paraqesė njė propozim pėr ngritjen e njė komisioni tė pėrbashkėt pėr rishikimin e “gabimeve” tė tekstet e historisė.

Erdogan ishte mbėshtetės i qeverisė “Berisha” dhe dy ditė para zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit 2009, qė tė dy prenė shiritin e rrugės dhe tunelit Rrėshen-Kalimash, ndėrtuar nga konsorciumi amerikano-turk, “Bechtel-Enka”. Berisha, pas ardhjes nė qeverisje nė 2005 ndėrroi mendje pėr shitjen e “Albtelekom”, duke u tėrhequr nga kritika pėr shitjen e bėrė nga ish-kryeministri Nano nė 2005, dhe ia la atė grupit turk “Ēalik”.



Arbėn Xhaferri


Fjalėt e urta popullore kanė konotacione tė shumėfishta dhe vlejnė pėr situata tė ndryshme. Populli thotė “ujku qimen e ndėrron, por vesin jo”. Kemal Ataturku, Presidenti i parė i Republikės sė Turqisė, e ndėrroi karakterin e rendit shoqėror politik tė Turqisė, por nuk arriti ta ndryshojė mendėsinė e popullit, apo thėnė mė saktė tė njė elite qė mendonte me kategori imperiale.

Kėto tendenca, ambicie imperiale si moto kryesore e kanė tezėn se periudha osmane ka qenė njė rrėfim i suksesshėm (suēess story) dhe jo njė okupim i egėr. Me kėtė bėhen pėrpjekje qė jo vetėm ta ndryshojnė tė vėrtetėn historike, por edhe imazhin e turqve. Kjo tezė fillon nga konstatimi se Perandoria Osmane nuk ishte okupatore e jashtme, por erdhi nė njė hapėsirė gjeografike tė pasunduar, ngjashėm si popujt evropianė qė krijuan shtetet e tyre tė reja nė Amerikė.



Shkrimtari Sabri Godo: Skėnderbeun nuk e heq askush


Sabri Godo shkrimtari i librit “Skėnderbeu” ishte ndėr zėrat qė e dėnoi ashpėr veprimin e qeverisė shqiptare nė 2005, duke akuzuar Nano se ishte mundur tė zhbėnte historinė e lavdishme tė vendit, duke hequr bustin e Skėnderbeut dhe duke ribėrė historinė.

Ai ishte shprehur kundėr ribėrjes sė historisė sepse siē shprehej: “Mė duket njė gjė krejt e habitshme sepse nuk mund t’i kėrkosh njė njeriu, qė tė ndryshojė tė kaluarėn, sepse kjo ėshtė jashtė fuqive tė kujtdo qoftė. Ne nuk mund tė bėjmė ndryshime tė sforcuara nė histori, sepse nuk e kemi njė mundėsi tė tillė. Skėnderbeu ne na ėshtė dhėnė fillimisht pėrmes Barletit.

Pėr kontributin e vėrtetė tė tij kanė dhėnė njė numėr tė madh albanologėsh tė huaj, tė shpėrndarė nė vende tė ndryshme tė botės, dhe ne nuk mundet qė tani ta ndryshojmė. Ashtu si nuk mund tė mohojmė dokumentacionin, qė ėshtė nė arkivat e pothuaj tėrė shteteve nė Evropė, lidhur me Skėnderbeun.

Mė nė fund nuk kemi se ēfarė t’u bėjmė as vetė kronistėve turq tė cilėt flasin pėr dhjetėra fushata, gati 20 fushata tė pashallarėve turq kundėr Skėnderbeut dhe mė nė fund dy fushatat e mėdha tė sulltanėve, Muratit tė Dytė dhe tė birit Mehmet Fatihut, tė cilėt rrethuan Krujėn me kėmbėngulje dhe mė pas u detyruan qė tė tėrhiqen me humbje.

Ka njė kronist turk qė thoshte se sulltani hoqi dorė nga dėshira pėr tė kapur nusen e fitores. Tė gjithave kėtyre nuk kemi se ēfarė t’u bėjmė”-shprehej ai duke dėnuar edhe heqjen e statujės sė Skėnderbeut gjatė takimit Nano-Erdogan.

“Na mbetet qė tė fshehim Skėnderbeun dhe tė nxjerrim Nanon, dhe kjo do tė ishte njė gjė e turpshme. Skėnderbeun nuk mund ta lėvizė nga vendi, askush. As ndonjė parti politike apo kryeministėr. Kėshtu qė, nėse kjo ka ndodhur me tė vėrtetė, them se i ėshtė bėrė njė poshtėrim kėtij vendi. Pastaj do tė duhej, qė kur tė vemi ne nė Turqi, tė kėrkonim qė tė hiqeshin nga galeritė e tyre portretet e sulltanėve, qė kanė pushtuar kėtė vend.

Ajo qė mė bėn mua mė tepėr pėrshtypje ėshtė se cilado qoftė e vėrteta dhe nuk besoj se ndokush tė dalė nė Turqi dhe tė mbrojė agresionet dhe fushatat e pėrgjakshme, qė bėnė sulltanėt turq njėri pas tjetrit pėr gati 5 shekuj. Ndaj dhe them se edhe nė Turqi zor se ndokush do tė pranonte qė tė ribėhej historia duke i dhėnė ngjyrime tė tilla”-shprehej autori i librit “Skėnderbeu”.


Godo bėnte thirrje pėr tė mbrojtur historinė e Shqipėrisė, duke mos e bėrė atė njė mall pėr treg pėr interesat tona politike tė ditės. Ai bėnte paralelizma me historinė e popujve tė tjerė qė krijojnė dhe ngrenė lart figura edhe kur nuk i kanė, ndėrsa shqiptarėt kanė Skėnderbeun, qė ėshtė ēmuar nga tėrė bota si njė nga kapitenėt e shquar nė histori, dhe ndoshta i vetmi qė ka mundur tė pėrballojė fuqi tė mėdha me trupa tė pakta dhe kėtė e kanė thėnė kritikė tė historisė sė luftėrave nė anė tė ndryshme tė botės.

Historianėt e Kosovės: “Sulltani nė vend tė Skėnderbeut?!”


Historiani kosovar: “Okupatori mbetet okupator. Krimet qė i kanė bėrė Turgut Pasha e sulltanėt e Turqisė, asnjė ministri, asnjė individ nė asnjė mėnyrė nuk mundet t’i injorojė”

Njė vit mė vonė, pas vizitės sė ministrit tė arsimit tė Turqisė nė Kosovė dhe thirrjeve pėr rishikimin e gabimeve nė tekstet e historisė, historianėt kosovarė shprehen tė hidhėruar se: “Njė ditė, jo fort tė largėt, nxėnėsit kosovarė ndoshta nuk do ta dinė njė prej kapitujve mė tė tmerrshme tė historisė shqiptare – asaj tė okupimit nga Perandoria Osmane, qė sundoi kėtė popull pėr pesė shekuj.

Ndoshta nuk do ta dinė se vetėm disa vite mė parė nga Kosova u degdisėn nė Turqi dhjetėra mijėra kosovarė, si pjesė e njė plani djallėzor tė hartuar nė Beograd dhe Ankara, pas Luftės sė Dytė Botėrore. E, Sulltan Murati e Sulltan Mehmeti, njė ditė, ndoshta do ta zėvendėsojnė figurėn e Gjergj Kastriotit”.


Frika e historianėve dhe intelektualėve nė Kosovė, duket e justifikuar sepse, tashmė qė Turqia edhe zyrtarisht i ka kėrkuar Kosovės “korrigjimin” e historisė pėrmes ministrit tė Arsimit, Omer Dincer, ndėrsa homologu i tij kosovar, Ramė Buja e pranoi kėrkesėn, duke pohuar se njė komision i posaēėm tashmė po punon pėr t’i jetėsuar kėrkesat turke pėr “korrigjimin e historisė”. Ndonėse ministri turk Dincer tha se: “

“Ne biseduam dhe kėrkuam nga Ministria eliminimin e paragrafėve nga librat e historisė sė Kosovės, tė cilat pėrmbajnė fyerje pėr historinė turke” ministri Ramė Buja tha se kėrkesa e ministrit Dincer nuk ėshtė pėr ndryshim tė historisė, por vetėm tė bėhet korrigjimi i saj. ”U tha qė do tė korrigjohen ata kapituj ku ka pjesė fyese pėr popullin turk. Kjo do tė korrigjohet dhe jo tė ndryshohet historia, sepse nuk mund tė ndryshojmė historinė, e cila ka ndodhur. Kjo do tė ndodhė duke qenė tė pėrbashkėta tė dy komisionet shumė profesionale nė kėtė drejtim”-ishte shprehur ai.

Historianėt janė tė alarmua, duke theksuar se okupatori mbetet okupator, pavarėsisht ndihmės qė Turqia mund t’i japė Kosovės aktualisht. Hakif Bajrami, njė nga historianėt mė tė njohur nė vend, duke folur pėr gazetėn “Express” u shpreh se: “Okupatori mbetet okupator. Krimet qė i kanė bėrė Turgut Pasha e sulltanėt e Turqisė, asnjė ministri, asnjė individ nė asnjė mėnyrė nuk mundet t’i injorojė”, thotė Bajrami, pėr Express.

“Krejt e dinė qė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ka luftuar kundėr turqve. Tash na me e fshi atė a? Krejt botėn e japim, e Skėnderbeun s’e japim”, -u shpreh historian Hakif Bajrami, duke pėrmendur disa prej krimeve tė osmanllinjve: “Prej Shkupit e deri nė Merdar, Pasha i Turqisė mė 1910, nė ēdo 10 metra e ka ngulur nė hunj nga njė shqiptar. A t’i harrojmė ne ato? Jo, nuk duhet t’i harrojmė edhe nuk bėn t’i harrojmė”.

Dje reagoi edhe Ambasadorja e Turqisė nė Kosovė, Songül Ozan. Ajo ka thėnė pėr RTK se projekti me Ministrinė e Arsimit tė Kosovės, nuk pėrmban ndonjė qėllim tė ndryshimit tė historisė. “Me kėtė marrėveshje synohet qė gjeneratave tė ardhshme tė ju sigurohet mėsimi i historisė me njė botėkuptim objektiv qė nuk ngėrthen elemente urrejtjeje dhe qė ėshtė e pastruar nga paragjykimet.”.

“Nė takim, janė vlerėsuar edhe mundėsitė e bashkėpunimit te cilat do tė mund tė pėrdoreshin ne periudhat e ardhshme pėr pastrimin e elementeve tė cilat pėrmbajnė shprehje te gabuara dhe paragjykuese tė paraqitura nė disa libra tė mėsimit fillor nė pjesėt ku flitet pėr turqit dhe periudhėn e Perandorisė Osmane si dhe pėrmirėsimin e disa hartave tė cilat pėrmbajnė emėrtime te papranueshme nga vendi ynė”-u shpreh e dėrguara e Turqisė nė Kosovė. Por historianėt kosovarė kanė thėnė se librat nuk pėrmbajnė elemente fyese, dhe se askush nuk mund tė mohojė faktin se Perandoria Osmane ka qenė pushtuese.

A.Rozhani

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  ILIRA prej 24.08.11 13:51

Nano eshte figure e ndricuar e ketyre viteve te paskomunizmit dhe kjo eshte nje nga iniciativat e tij ka shume si psh marredheniet me shtetin grek apo me shtetin serb madje edhe iniciativa madheshtore si treni ekspres Tirane Rinas marreveshje kjo me nje sipermarrje shume te rendesishme amerikane General electric.
avatar
ILIRA

254


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Estilen prej 24.08.11 14:11

ILIRA shkruajti:Nano eshte figure e ndricuar e ketyre viteve te paskomunizmit dhe kjo eshte nje nga iniciativat e tij ka shume si psh marredheniet me shtetin grek apo me shtetin serb madje edhe iniciativa madheshtore si treni ekspres Tirane Rinas marreveshje kjo me nje sipermarrje shume te rendesishme amerikane General electric.
Shqiperise i nevojitet ende kjo figure mbasi ende nuk kemi lidhur mardhenie te forta me Hugo Chaves-in e Venezueles ,Kim Xhong-Ili e Korese se veriut etj...

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 24.08.11 22:35

estilen shkruajti:

Sulltani ne vend te Skenderbeut..?



kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan
me ish-kryeministrin shqiptar, Fatos Nano,
gjatė vizitės sė Erdogan nė Tiranė, 12 shkurt 2005



Dje reagoi edhe Ambasadorja e Turqisė nė Kosovė, Songül Ozan. Ajo ka thėnė pėr RTK se projekti me Ministrinė e Arsimit tė Kosovės, nuk pėrmban ndonjė qėllim tė ndryshimit tė historisė. “Me kėtė marrėveshje synohet: qė gjeneratave tė ardhshme tė ju sigurohet mėsimi i historisė me njė botėkuptim objektiv qė nuk ngėrthen elemente urrejtjeje dhe qė ėshtė e pastruar nga paragjykimet.”.


Per kaq sa thote ambasadorja e turqise tashme eshte e qarte qe pushtuesit e ciles do epoke qofshin nuk u dashkan urryer dhe nuk u dashkan pare me paragjykime.
Te na thote znj.ambasadore c'behet me pushtuesit?????????????
Ajo ka te drejte te flas keshtu perderisa figurat tona politike,nese e meritojne te thirren keshtu nuk u kerkojne demshperblime per masakrat,fshatrat e djegura dhe te zhdukura si dhe ngulitjen e nje prapambetje te papare ne historine e popullit shqiptar.Ne Shqiperi ne vend te kishave dhe objekteve te tjera te kultit pushtuesit turq ngriten xhamija dhe minare.Nuk dua te ofendoj besimin qe ka secili individ por edhe ata ta kene te qarte se islamizmi eshte futur me vrasje,me prerje dhe therje e jo me deshire.(Por kjo gje mund ti perkase nje teme tjeter) Edhe nese shqiptaret vuajne sot kjo vjen ne saje te ketij pushtimi mbi 500-vjecar e tanime u dashka edhe te mos i urrekemi.Shikoni pra se sa larg rrahin osnmanllinjte e sotem dhe sa peshtire me vjen kur politikanet tane luajne servilin,puthadorin.Keta nuk jane politikane.Keta jane batakcinj.

avatar
Dimitrov Xhunga

160


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Estilen prej 25.08.11 10:39

dimitrov xhunga shkruajti:

Per kaq sa thote ambasadorja e turqise tashme eshte e qarte qe pushtuesit e ciles do epoke qofshin nuk u dashkan urryer dhe nuk u dashkan pare me paragjykime.
Te na thote znj.ambasadore c'behet me pushtuesit?????????????
Ajo ka te drejte te flas keshtu perderisa figurat tona politike,nese e meritojne te thirren keshtu nuk u kerkojne demshperblime per masakrat,fshatrat e djegura dhe te zhdukura si dhe ngulitjen e nje prapambetje te papare ne historine e popullit shqiptar.Ne Shqiperi ne vend te kishave dhe objekteve te tjera te kultit pushtuesit turq ngriten xhamija dhe minare.Nuk dua te ofendoj besimin qe ka secili individ por edhe ata ta kene te qarte se islamizmi eshte futur me vrasje,me prerje dhe therje e jo me deshire.(Por kjo gje mund ti perkase nje teme tjeter) Edhe nese shqiptaret vuajne sot kjo vjen ne saje te ketij pushtimi mbi 500-vjecar e tanime u dashka edhe te mos i urrekemi.Shikoni pra se sa larg rrahin osnmanllinjte e sotem dhe sa peshtire me vjen kur politikanet tane luajne servilin,puthadorin.Keta nuk jane politikane.Keta jane batakcinj.


Turqit nuk i mundon dilema ne se kane qene ose jo pushtues,pare kjo nga aspekti i historise,por ata ne vazhden e luftes se expasionit islamik drejt Europes,duan te fshehin gjurmet e konvertimit me dhune te shqiptareve,ne myslimane.

Keshtu qe duan ta paraqesin pushtimin 500 vjecare te trojeve tone si nje deshire e perbashket ne kuadrin e vllazerimit te popujve myslimane ne mbare ballkanin e sidomos ne Shqiperie e Kosove,mbasi sot ata konstatojne me shume kenaqesi, se elementet baze te ketij''vllazerimi''ekzistojne dhe fuqizohen nga dita ne dite nga vasale besnike si dhe nga derdhja pa kursim e fondeve,ku midis tyre jane dhe kokat e ''cmura te kombit''si Nano dhe Berisha,te ndjekur nga kasape qe duan vetem kurbane mbi kete toke...

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Estilen prej 25.08.11 21:08


Skandali: Qeveria ka firmosur me Turqinė ndryshimin e ‘Historisė’



Pas dy vizitave, nė 2005 dhe 2008, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ia arrin qėllimit tė shprehur nė Tiranė: rishikimit tė historisė qė kanė shkruar shqiptarėt pėr periudhėn e pushtimit mėse 500-vjeēar nga Perandoria Osmane, nga shekulli XV deri nė fillim tė shekullit XX. Qeveria shqiptare, nė emėr tė bashkėpunimit dypalėsh shqiptaro-turk, pranon tė rishikojė tekstet e gjeografisė dhe tė historisė tė shkollave fillore dhe tė mesme, sipas kėrkesės sė palės turke.

Mė 26 mars 2008, nė prani tė kryeministrave Sali Berisha dhe Rexhep Taip Erdogan, u nėnshkrua marrėveshja, pėr bashkėpunimin nė fushat e arsimit, shkencės, kulturės, artit, rinisė, sporteve dhe masmedias. Marrėveshja e nėnshkruar nė Tiranė nga ministri i Arsimit tė Shqipėrisė nė atė kohė, Genc Pollo dhe ministrja turke e Shtetit, Nimet Ēubukēu u kthye nė vendim nė 1 maj 2008. Vendimi numėr 553, firmosur nga kryeministri Sali Berisha vendoste miratimin e programit kuadėr, ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Republikės sė Turqisė, pėr bashkėpunimin nė fushat e arsimit, shkencės, kulturės, arteve, rinisė e sporteve, medias dhe kontakteve ndėrmjet njerėzve.

Programi kuadėr mbėshtetej te disa marrėveshje tė nėnshkruara mes dy vendeve, nga ajo kulturore, e lidhur nė Ankara, mė 2 shkurt 1989, deri te marrėveshja pėr bashkėpunimin shkencor ndėrmjet Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Akademisė Turke tė Shkencave tė nėnshkruara nė Ankara, nė 2001. Synimi ishte shkėmbimi i materialeve tė informimit dhe publikimeve nė lidhje me programet e tyre arsimore, sistemet arsimore dhe organizimin e arsimit nė vendet e tyre.

Nė nenin 2 tė vendimit materializohet edhe kėresa zyrtare e kryeministrit Erdogan, drejtuar homologut shqiptar, Berisha pėr rishikimin e historisė, apo siē thuhet nė tekst pėrfitimin e korrigjimeve tė pasaktėsive nė to. Ky nen thotė: “Nė emėr tė Palėve, Ministria e Arsimit Kombėtar tė Turqisė dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencės sė Shqipėrisė shkėmbejnė atlaset, si dhe tekstet e gjeografisė dhe historisė qė tashmė pėrdoren nė arsimin fillor dhe tė mesėm dhe paraqesin vlerėsimet, vėrejtjet dhe komentet e tyre me qėllim pėrfitimin e korrigjimeve tė pasaktėsive nė to nė lidhje me secilin prej tė dy vendeve, duke iu referuar orientimeve tė UNESCO-s dhe Kėshillit tė Europės dhe praktikės sė vendosur ndėrkombėtare”.

Pika 2 e nenit 2 thotė mė tej se: “Takimet e ekspertėve pėr kėtė qėllim mbahen siē kėrkohen nga rasti, hollėsitė e tė cilave shtjellohen me anė tė kanaleve diplomatike”, ndėrsa pika 3 shton se: “Palėt mbėshtesin krijimin e marrėdhėnieve tė partneritetit ndėrmjet shkollave tė arsimit tė mesėm tė tė dy vendeve”.



Teksti turk: Osmanėt jo pushtues, por administrues miqėsorė?!


Portreti i Perandorisė Osmane nė librat e historisė mbetet nė qendėr tė njė debati tė ashpėr si pėr shqiptarėt krishterė, ashtu dhe pėr shqiptarėt muslimanė. Kur Dorina Zhupa vendosi tė pėrfitonte nga kurset falas tė gjuhės turke nė Tiranė, ajo e gjeti veten mes njė leksioni historie, tė cilin nuk e priste aspak. Teksa 27-vjeēarja ishte pėrgatitur ta ndiqte atė leksion duke praktikuar turqishten, ajo u ēudit kur zbuloi se Shqipėria nuk kishte qenė kurrė njė vend i nėnshtruar ndaj Perandorisė Osmane. Osmanėt nuk kishin qenė pushtues por administrues miqėsorė, kishte deklaruar profesori. “Po diskutonim pėr historinė e Shqipėrisė dhe nė njė pikė tė diskutimit unė thashė se Shqipėria ishte ēliruar nga pushtimi turk nė vitin 1912. Megjithatė, Profesor Derjaj mė korrigjoi menjėherė duke thėnė se nė fakt, Perandoria Osmane e kishte administruar Shqipėrinė dhe nuk e kishte pushtuar”, tregon Zhupa. Dhe profesori i kursit tė rreth njė viti mė parė – kurs i financuar nga qeveria turke – i qėndron deklaratės sė tij. Adriatik Derjaj, profesor i turqishtes moderne dhe gjuhėve tė epokės Osmane nė Universitetin e Tiranės thotė: “Perandoria Osmane ishte njė konglomerat kombesh me mundėsi tė barabarta. Rreth 36 persona qė kanė sunduar perandorinė kanė qenė me gjak shqiptar”. “Mendoj se bashkėjetesa me Osmanėt u mirėprit nga shqiptarėt. Nėse analizojmė gjuhėn dhe zakonet e shqiptarėve sot, mund tė kuptojmė se shqiptarėt dhe turqit jetuan bashkė dhe turqit u mirėpritėn”. Vezirėt e mėdhenj osmanė pėrmbushnin de facto funksionet e kryeministrit dhe drejtonin perandorinė. Vetėm Sulltani ishte mė lart se ata nė hierarki. Megjithatė, si shumė shqiptarė tė tjerė, Zhupa kishte mėsuar shumė pak mbi kėta vezirė tė lindur shqiptarė. Por ama ajo kishte mėsuar ndėrkohė se osmanėt pushtuan Shqipėrinė dhe e mbajtėn vendin nėn zgjedhė pėr pesė shekuj deri nė Luftėn Ballkanike 1912-1913.


Nacionalizmi rishtar


Ndėrsa pikėpamjet e Derjaj mund tė jenė kundėrshtuese pėr shqiptarėt, ai sigurisht qė nuk ėshtė vetėm kur ngre pikėpyetje nėse sundimi osman nė Shqipėri ishte pushtim i dhunshėm. Shumė historianė besojnė se nė vigjiljen e rėnies sė Perandorisė Osmane nė Europė, udhėheqėsit e rinj shqiptarė dhe baballarėt e kombit, vendosėn qėllimisht tė ndėrtojnė njė identitet tė ri, unifikues, perėndimor qė e pėrcakton tė shkuarėn osmane si njė aksident tragjik.

Nė njė formė tė ngjashme, historitė zyrtare tė vendeve tė tjera tė Ballkanit, veēanėrisht Bullgaria dhe Serbia, e pėrshkruajnė tė shkuarėn e tyre nė llogoret e njė lufte shekullore pėr t’u ēliruar nga zgjedha osmane. Megjithatė, ndėrsa kėto vende me shumicė tė krishtere mund ta rrėfejnė historinė e tyre me njė farė kollajllėku, ēėshtja mes shqiptarėve me shumicė myslimane bėhet disi mė komplekse.

Ideja e njė identiteti kombėtar shqiptar, ishte e re, duke marrė parasysh se myslimanėt shqiptarė ende njiheshin si ‘turq’ dhe tė krishterėt si ‘grekė’, deri nė shekullin XX. Nė pėrpjekje pėr tė bashkuar dhe fuqizuar Shqipėrinė qė sapo kish fituar pavarėsinė, elitat politike zhvlerėsuan dallimet fetare, duke zgjedhur qė tė pėrqendroheshin nė prerjen e lidhjeve me tė shkuarėn osmane.

Fjalėt turke u spastruan nga gjuha shqipe dhe ata vezirė tė mėdhenj qė u lindėn shqiptarė dhe sunduan Perandorinė Osmane, as qė pėrmenden nė tė dhėnat zyrtare tė historisė sė vendit. Versioni shqiptar i ripublikuar nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, thotė se udhėheqėsit politikė tė Shqipėrisė sė re komuniste besuan se nėnshtrimi i identiteteve personale nė favor tė vetėdijes dhe edukimit kombėtar do tė ndihmonte emancipimin e kombit shqiptar nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca dhe ndasitė fetare.

Ky identitet i ri post-osman dhe qėllimisht perėndimor, u farkėtua nė kurriz tė saktėsisė historike, sipas disa historianėve, sepse kėta udhėheqės tė rinj – disa prej tė cilėve ishin ish-zyrtarė tė Perandorisė Osmane ne menyre qe ti ruajnė vendet e tyre – e panė tė udhėz qė nė mėnyrė tė rreme, tė fryjnė rezistencėn shqiptare ndaj kinse “shtypėsit osman”.

“Krijimi i njė identiteti perėndimor ishte ēėshtje mbijetese nė vende tė caktuara profesionale pėr elitat shqiptare nė fund tė shekullit tė 19”, shpjegon sociologu shqiptar Enis Sulstarova. “Kjo histori qė i pėrshkruan turqit thjesht si armiq tė shqiptarėve, filloi nė fund tė shekullit tė 19, pjesė e njė procesi komb-formues tė njohur si ‘rilindja kombėtare’… kjo praktikė e tregimit tė historisė me tone nacionaliste vazhdoi gjatė komunizmit dhe vazhdon edhe sot. “Sot, trashėgimia e Perandorisė Osmane nė Shqipėri konsiderohet pėrgjegjėse pėr pothuajse ēdo problem ekonomik, kulturor dhe politik kurse e verteta ėshtė ndryshe. Ky ėshtė njė historicizėm banal, ku shumėkush e gjen mė tė thjeshtė t’ua faturojė turqve problemet e sė tashmes. Disa thonė se po tė mos ishim pushtuar nga osmanėt (tė cilėve u referohen thjesht si turq), ne do tė ishim njė komb perėndimor i zhvilluar”, thotė Sulstarova e nė tė vėrtet do tė ishin tė asimiluar.


Propaganda

Historianėt, mė sė shumti bien dakord qė tė dhėnat historike shqiptare janė influencuar nga propaganda nacionaliste gjatė ‘rilindjes kombėtare’ tė shekullit tė 19 dhe gjatė regjimit komunist tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė 20. Ferid Duka, historian dhe specialist i epokės osmane nė Universitetin Europian tė Tiranės thotė: “Historia shqiptare gjatė komunizmit e pėrshkruante periudhėn osmane nė njė formė jashtėzakonisht negative, duke theksuar nė mėnyrė tė tepruar… prapambetjen, nėnshtrimin dhe dhunėn e ushtruar nga osmanėt dhe duke e pėrcaktuar atė periudhė thjesht pėrmes kryengritjes popullore ndaj sundimit osman”.

“Kjo pikėpamje gjithashtu, dominoi edhe historiografinė e vendeve tė tjera nė Ballkan, por nė njė shtrirje mė tė kufizuar. Arsyeja kryesore e kėsaj lloj historie ishte thjesht se ideologjia zyrtare e komunizmit diktonte qė ēdo realitet i krijuar nga sundimi i huaj duhet konsideruar e errėt dhe tė urrehet kurdoherė”, shpjegon Duka. Nė fakt, tė dhėnat historike tė shumė vendeve tė Ballkanit janė kritikuar me forcė si tė njėanshme dhe se pėrmbajnė pėrshkrime paragjykuese tė osmanėve dhe tė vendeve fqinje. Aq e vėrtetė kjo sa nė 1998-n, Qendra pėr Demokraci dhe Pajtim nė Europėn Juglindore, caktuan njė grup prej 60 historianėsh nga 11 vende tė kėsaj zone pėr tė rishikuar librat e historisė.

Nė shtator tė 2010-s, grupi nė fjalė nxori katėr libra tė rinj pėr t’u pėrdorur nga mėsuesit e historisė nė Ballkan. “Librat e rinj… nuk ofrojnė njė tė ‘vėrtetė’ tė re dhe tė vetme mbi kundėrshtitė e sė shkuarės”, thotė historianja Dubravka Stojanoviē, redaktore e librave tė historisė sė Serbisė.

Pavarėsisht mosmarrėveshjeve historike qė na mėsoi sistemi komunist ndėrmjet Ankarasė dhe Tiranės mbi tė shkuarėn osmane, Turqia shihet sot si njė vend miqėsor dhe mbrojtė karshi Sllaveve dhe Greqies. Shpesh duke iu referuar si njė “komb vėlla”, Ankaraja ėshtė aleati i pėrzgjedhur, kur puna vjen te influenca turko-greke nė Shqipėri. Pėrfitimet ekonomike, gjithashtu, kanė shėrbyer nė tejkalimin e mosbesimit historik, dhe tashmė Turqia ėshtė njė nga investitorėt mė tė mėdhenj nė Shqipėri me zotėrime strategjike nė industritė e telekomunikimit dhe financės, arsimit tė lartė dhe ndėrtimit.

(Marrė nga Balkan Insight)


Rilindja osmane nis nga Ankaraja


Qeveria nė Ankara ka marrė pėrsipėr tė pėrballet me vėshtrimin negativ mbi osmanėt, tė pėrhapur ndėr shqiptarėt, duke financuar bursa studimi mbi historinė osmane dhe duke publikuar libra tė rinj nė Shqipėri.

Ahmet Davutoglu, ministri i Jashtėm turk, ka zgjedhur qėllimisht qė ta vendosė nė kėtė kontekst, periudhėn e shekujve tė 16 dhe 17 – ‘epoka e artė’ e perandorisė, sė cilės gjithashtu, disa historianė i referohen si “Pax Ottomana”. Gjatė kėsaj periudhe, Perandoria Osmane sundoi deri dhe Hungarinė, dhe udhėheqėsit e saj ndėrmorėn ndėrtimin e disa prej punėve mė madhėshtore tė arkitekturės osmane – duke veēuar Xhaminė Sulejmanije, apo Xhaminė Blu nė Stamboll. Nė tė njėjtėn periudhė, qyteza tė reja u krijuan nė Ballkan, duke pėrfshirė kėtu edhe Tiranėn, sot kryeqytet i Shqipėrisė,dhe qyteza tjera nė teritoret shqiptare.

Nė Bosnjė, osmanėt ndėrtuan tė famshmen Urė tė Drinas – e pėrjetėsuar nga Laureati jugosllav pėr Ēmimin Nobel, shkrimtari Ivo Andric nė romanin e tij tė shquar “Ura mbi Drina”. Gjatė kėsaj periudhe, kullat e sahatit filluan tė shfaqen pėr herė tė parė nė qytetet e Ballkanit. Gjatė njė vizite zyrtare nė Tiranė nė tetor 2009, Davutoglu deklaroi se vendet e Ballkanit dhe Turqia ndajnė njė “histori, fat dhe tė ardhme tė pėrbashkėt”, duke na kujtuar se “gjatė shekullit tė 16, qytetet nė Ballkan ishin mė tė pasura se ato nė Europėn Perėndimore”.

Arben Rrozhani

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Cimi Elezi prej 25.08.11 22:32

Nder shqiptar degjon cudira te tilla.Turku na administronte,italiani na pruri qyteterimin,gjermani kalimtar.Po me cilet paskan luftuar te paret tane?Me mullinjte e eres,si don Kishoti?Jan keto plera politikberesish qe duan te zhbejn historin per tna nxjer ne shitje si nje mall pa vler.
avatar
Cimi Elezi

222


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Gjinkalla, prej 26.08.11 15:30

Perse heshtim,ne i kemi fajet,turqise duhet ti dalin te zezat ne shesh
A te organizojme nje proteste ne prishtine????
avatar
Gjinkalla,

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Cimi Elezi prej 26.08.11 17:32

Mos harro tna besh nje ftese per protest.
avatar
Cimi Elezi

222


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Estilen prej 28.08.11 8:31



Pse kaq shume perqasje ''dashamirese'' e dipllomacise turke ne Shqiperi e Kosove...?



Brigjeve gjarpėruese tė identitetit shqiptar u ofrohet njė baticė e re neo-otomanizmi. Sa pėr kthjellim, pararendėsi i tij, otomanizmi nuk na ka lėnė, nė fakt, pėr asnjė ditė. Ajo qė ka formuar ngjarjet, fenomenet dhe individėt nė kėtė cep tė Ballkanit qė nga 1912-a, kur u pavarėsuam e mė parė qė nga otomanėt e kėtej, kanė qenė, kryesisht, forma tė ndryshme tė lindores, lexo otomanizmit.

Shumė e mohojnė kėtė, disa e pranojnė zemėrlėshuar e disa e shenjojnė si kryeproblemin e identitetit shqiptar. Sigurisht ka nga ata qė mendojnė kryekėput tė kundėrtėn: tė gjithė anti-osmanėt, thonė ata, janė anti-shqiptarė. Fusin nė krye tė kėsaj liste Gjergjin e Kastriotėve tė shndėrruar nė Skėnderbeg.

Vala e re e otomanizmit kėsaj here vjen pėrmes bajlozėsh (ambasadorėsh) tė tjerė. Davutogllu, ministri i Jashtėm turk, ėshtė vendosur nė krye tė njė fushate, projekti i sė cilės ka si kryefjalė rikompozimin e Perandorisė sė dikurshme Osmane.

Me seriozitet e kėmbėngulje, ky teoricien dhe diplomat ka pėrpiluar njė hartė pajtimi e afrimi me fqinjėt aziatikė e europianė. Nga anėt tona, sigurisht Bosnja, Kosova e Shqipėria pėrbėjnė urėn europiane tė Perandorisė sė vjetėr.

Ishte pikėrisht republika trikokėshe ballkanike ku Davutogllu e shpalli sė pari rikthimin te vėllazėria e dikurshme e popujve nėn Portėn e Lartė. Marrėdhėniet Turqi-Shqipėri kanė patur gjithmonė njėfarė mistike ngashnjyese tė fatit tė pėrbashkėt 500-vjeēar.

Nė Kosovė, njė organizatė shtetėrore turke e ngjashme me USAID-in amerikan, financoi restaurimin e xhamisė sė Sinan Pashės nė Prizren. Nė njė vizitė tė ditėve tė fundit ministri i Arsimit tė Turqisė bėri njė deklaratė qė gjeti mbėshtetjen e kolegut kosovar Ramė Buja.

Kėrkesa kishte tė bėnte me rishikimin e teksteve tė historisė, ku me gjasė Turqia trajtohet padrejtėsisht. Opinioni kosovar, duhet thėnė, ka reaguar me njė predispozitė parehatia e sė cilės ėshtė e barabarta kulturore e klithmave nė betejėn e fushės sė Mėllenjave nė vitin 1389.

Ndėrkohė Ahmet Davutogllu fillon sot njė tur ballkanik dhe ka zgjedhur Kosovėn si stacionin e parė. Duhet thėnė se ndoshta kėsaj radhe aktorėt nė skakierėn gjeopolitike ndėrkombėtare nuk janė kundėr, por pro ish-tė sėmurit tė Bosforit.

Njė ndėr shenjat duhet gjetur te njė libėr. Pikėrisht te “Paqja qė u dha fund tė gjitha paqeve”, tė historianit amerikan David Fromkin. Autori aludon aty se fuqitė perėndimore (lexo Perandoria britanike) gaboi me investimin e saj tė fortė pėr shpėrbėrjen e Perandorisė Osmane nė fund tė shekullit tė 19-tė.

Mė tej, sipas tij, ishte shpėrbėrja e kėtij konglomerati popujsh qė i dha shteg dhe hapi fuēinė e barutit qė sot njihet si Lindja e Mesme. Nėse ky gabim duhet korrigjuar disi, ndoshta tani ėshtė koha. Shtetet e Lindjes sė Mesme dhe Afrikės Veriore, dikur vasalė tė Portės sė Lartė, ndoshta kanė nevojė ta kthejnė kokėn te njė shtet musliman beninj e laik si Turqia.

Kjo pasqyrė e madhe mes Europės dhe Azisė mund tė jetė investimi mė i ri gjeostrategjik i Perėndimit. Soft power-i(fuqia e butė) turk duhet parė si realitet dhe si mundėsi e shmangies sė makthit tė kėrcėnimit tė fondamentalizmit islamik.

Davutoglu vjen ndoshta nė Ballkan me kėtė skicė tė re gjeopolitke. Ndoshta batica turke do t’i prekė edhe njėherė brigjet e identitetit shqiptar. Ndoshta edhe njėherė tjetėr bota shqiptare mbetet nė anėn e gabuar tė vijės sė Teodosit. Ndoshta edhe ne na duhet njė skicė reaguese. Njė Pėrlindje e Dytė.



noa-opinion

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  abramelin prej 01.09.11 2:03

Politika turke e diteve te sotme nuk eshte e rastesishme.

Ministri aktual i puneve te jashtme turke eshte pikerisht hartuesi i nje poltike te re turke ,me qellim krijimin e nje fuqie rajonale dhe boterore,bazuar mbi perandorine me vjeter osmane.
Kete qe po kerkojne te luajne turqit me kombin tone eshte me e rrezikshmja nga te gjitha,me e rrezikshme se dhe vete politika serbe e greke.

Perfundimisht jemi nen goditje te gjtihe armiqve te kombit tone.Kjo duhet te na shtyje te zgjohemi dhe ndoshta te organizojme nje Lidhje te re te Prizrenit,kunder politikaneve aktuale,kunder turqise,greqise e serbise dhe ndjekjen e rruges per ne Europe.

Duhet te mendohet dhe te behet dicka kunder mostrave qe bejne lojen turke,pasi per fat te keq jane te shumte.
Per fat te keq jemi akoma ne gjume,pasi kthetrat e armiqve na jane ngul me kohe.Nje popull e ben kultura.A mund te me thote dikush kush lejon qe muzika turko-arabe e dhjetera te ashtuquajturve kengetare lejohen te jepen anekend tv shqiptare? dhe kjo ben pjese ne tjetersimin e kultures dhe ketu pergjegjes jemi te gjithe por me shume ata qe bejne ligjet.


“Kurre mos u besoni turqve” , kjo eshte thenia me e goditur per tu pas parasysh gjate jetes tokesore si nga individet ashtu dhe nga shtetet. ate prapambetje ek-shoqerore,kulturore artistike, etj etj nuk ka komb ne bote qe mund tja ket bere si turku kombit ton “vella”. nqs sot kemi vetem kaq pak trashegimi kulturore dhe ndertime te vjetra apo dhe ato qe kane ngelur jane te rrafshuara jane dore vetem e turqve( dmth dhe e shqiptareve turq) jane perpjekur te shkaterojne cdo gje ilire apo arbereshe vetem e vetem qe te mund te asimiloheshim dhe normal mos kishim kujtese kombetare.Eshte e turpshem dhe antikombetare kjo qe po ndodh por edhe Sali Qamili kete mendje ka mjafton qe te jete ne fron dhe ti thone nje fjale te mire. si nuk kemi krenari fare ne si popull!!!!????

abramelin

44


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nderhyrja turke

Mesazh  Tanki prej 01.09.11 13:13

Normal qe duhet me nderhy Turqia me kaq perkushtim te madh per Kosoven duke e ndihmu ne te gjitha aspektet e vlerat shoqrore kulturore e Teknologjike kosoven , duke e strehu ne turqi popullin Kosovar duke i then ne turqi je ne shtepin tende etj .
Ndersa qfar behet ne librat e historis ne Kosov flitet kunder turqve duke i par ata si armiq ne fakt ata kan qen qliruesit e Kosoves para 500 vjetve .

Pra duhet te ndryshohet historia e disa shkrimtareve qe kan jetuar para 2 apo 3 shekujsh e qe kan qen kryesisht te krishter dhe nga shkrimet e paverteta ne ditaret e tyre ato jan mar dhe jan futur neper librat shkollore ne kohen e komunizmit ne Kosov e Shqiperi .
avatar
Tanki

Njeriu ne krahasim me Mendimet e tij eshte sikur se nje fije peri e zhytur posht ne Oqean

215


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  abramelin prej 01.09.11 13:49

me njerez si ju do ti japim te drejte Enver Hoxhes qe i prishi xhamiat dhe kishat, ju nuk jeni fare fetar por nje rrace dembelesh dhe spiunesh, ne Serbi spiunonit tek serbi, ne kohe te Turkut ishit spiuna ne kohe te zogut po ne kohe te enverit dhe tani ne kohe te Sales po spiuna, dembeli nuk eshte i zoti te punoje dhe ben si fetar per te ngrene, Profili i kopilit qe sa shef na nje te forte thote ky eshte baba im, yyysh mos iu rafte nje vend ne dore se e beni lesh.




abramelin

44


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Uliks prej 01.09.11 19:36

Okupatori nuk mund,te quhet qlirimtar.Sado te mira ne kohen e sotshme te jen mardhanjet shqiptaro,turke historia nuk duhet te ndryshohet.Nuk esht vetem nje arsye dhe nje pse por jan te pa fundme.

Nuk guxojm te shkelim mbi gjakun e sa e sa deshmoreve te cilet dhan jeten per mbrojtien e vatanit vet.Kush harron te kaluaren nuk e njeh vetveten dhe historia perseritet.

Mos bini pre e literaturave te gabuara o vllezer,te cilat per fat te keq po qarkullojn me bollek epo marrin nje shtytje nga disa media vendore e individ qe jam me se i bindur se kta shqipfolsa nuk kan gjak te paster shqiptari dhe skan piken e meshires per ket vend.

Sepse vendi i tyre dihet esht Turqia,Serbia apo Greqia.Le ta harron dikush se mund te jet nje fetar i mir pa qen nje kombtar i mir.Vendi yne i shejt o vllezer egziston me prpara se Krishterimi e Islamizmi.Nuk na duhen gjamiat e kishat e mira e te mdha pa i pasur fabirkat e mira.

Pse i mallkuari turk nuk na ndimon ne rimekembjen e ekonomis e infrastruktures, por vjen e perhap propaganda djallzore.Se si duhet te shkruhet historia,ne cilin vend duhet te ndertohet gjamia ne Prishtin e Tiran,te futet mesimi fetatr neper shkolla etj etj.Mustodjallzoret jo vetem qe kan qen por edhe mbeten armiq te perbetuar te vendit tone.
avatar
Uliks

53


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Gon! prej 02.09.11 12:11

Po tė ishte Turku armik i pėrbetuar i yni, ai do na shkrumonte ore njerėz, sepse vetėm ushtrin kėmbėsore me armė nė dorė qė ka, numri i tyre ia kalon popullit tonė e mos tė flasim mė tepėr. Po mos tė ishte Turku, Greqia ishte duke bėrė masakra nė shtetin shqiptar, e shihni ju se ēfarė urrejtje kanė grekėt ndaj shqiptarėve, madje edhe duke marshuar ushtria e tyre kėndojnė vargje trishtuese pėr popullin tonė, po pėrse nuk urreni Grekun ashtu siē urreni Turkun? A thurr vargje kėngėsh anti shqipėtare Turku, ashtu siē ka thurrur Greku e Serbi? A keni ndėgjuar ju ndonjėri ndonjė gjė tė till nga ana e Turqis? Historia ėshtė e mbushur pėrplot gėnjeshtra nga disa "Shqipfolės Greko-Serb (Sllav)" tė atėhershėm, tė cilėt nuk kanė pasur gjak tė pastėr Shqiptari, siē na quani ju neve "Shqipfolės Turq" me gjak tė pėrzier.
Unė nuk jam pro ardhjes sė turkut nė vendin tonė, nuk jam as pro ardhjes sė grekut e serbit nė shtetin tonė, por nuk jam as pro ardhjes sė Europės nė vendin tonė, sepse ajo na burgosi me shekuj e shekuj dhe ende jemi tė burgosur nga ajo, nė pėrjashtim tė shqipris qė ia dha "Lirimin me Kusht". Si mund ta adhuroni "dikend" dhe ta lakmoni aq shum, kur ai "dikush" iu ka futur nė burg pa tė drejtė!?
Eh sa tė marr, e sa tė mjerė qė jemi ne, sikur tė jepnim kontributin maksimal dhe tė qoheshim tė gjith nė kėmb pėr bashkimin e trojeve tona kishte me qenė mė mirė pėr ne, por ne urrejm popuj tė caktuar dhe vetėm dijm tė mallkojmė dikend, e nga dikush tė shpresojmė, pėrse kėshtu!? sepse jemi njė popull i gjymt dhe i mallkuar, sepse kur mallkon dikend, ai mallkim do tė kthehet kundėr teje, dhe pastaj nė fund kthehemi dhe mallkojmė njėri tjetrin! Njėri fajson ndėrtimin e Xhamijave, e tjetri fajson ndėrtimin e Katedraleve! Interesante apo jo, ne jemi edhe lypės edhe zgjedhės!. Tė gjitha tė kėqijat e kėtij planeti janė tė mbjellura nė ne, vėrtet po! Skishte faj Fishta qė tha "Le ta dij bota mbar se unė mė nuk jam Shqiptar", sepse pa mjaft marifetlliqet e kėtij kombi, i cili nuk di tjetėr vetėm tė mallkoj, tė mbjell urrejtje, tė tradhtoj vėllau vėllan, me dyftyrėsi tė pa skajshme, tė jap kombėsin pėr fe!, tė jap kombėsin pėr lek, spiun nga friga, dėshira materiale dhe dėshira shpirtėrore, hahen mish vėllau me vėllan, madje edhe fjalė tė urta ndėgjohen tek ne "Mė i keq vėllau se Shkjau", e gjith qka tjetėr ėshtė nė gjendje tė bėj kjo farė e jona. Vėrtet flas i zhgėnjyer pėr popullin tė cilit i pėrkas edhe unė vet. Realiteti ėshtė i hidhur dhe tė lėndon tej mase, por ja qė ky ėshtė realiteti i vėrtet e i hidhur!. Ne nuk dijmė kush jemi dhe ēfarė kėrkojmė.
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  ILIRA prej 02.09.11 13:06

Ashtu mendoj edhe une Gon, ka nje shprehje nga jugu qe thuhet " si kofini pas te vjelave" keshtu eshte dhe kjo pune... atehere kur duhej te luftohej kunder turkut nuk ishim te zote dhe kaluam shume kohesh ne roberi tani dalin disa e kujtojne roberine turke, por ajo kaloi ne kemi ca kohe qe jemi liruar nga turku... nderkohe jemi duke u perballur perdite me fenomene asimiluese nga fqinjet ortodokse dhe per kete asksuh nuk ndihet ose me sakte flasin me patriotizem zera te vecante vetem kur jane ne opoziteeeeeeeeee???!!!
avatar
ILIRA

254


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Gon! prej 02.09.11 13:41

Mė lehte ėshtė me mbledh njė thes me pleshta , se t'i bashkosh dy shqiptar!

(Gjerg Fishta)
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Gon! prej 02.09.11 13:47


Qe besa, or burra,
Nuk dij kah t'ēajė,
Mbasi do t'thirret
Sod derri dajė...
Me anmiq t'Shqypnķs
Un pa u frigue
Mjaft jam, i mjeri,
Kacagjelue.
Pse kam pasė thānun
Deri sivjet:
Lum aj q* shkrihet
Per atme t'vet;
Edhe kam pritun,
Mbas ktij mendimi,
Trimnisht per atme
Ē'farė do ndeshkimi.
Por tash, t'a dini
T'tānė rreth e ēark,
Se mue m'ka hi
Sod lepri n'bark.
M'āsht bā shtupė zźmra,
E m'la trimnija,
Si jam tue njoftun
Se ē'm'qet Shqypnija...
Po, po; kujdesi
Pėr Gegė e Toskė
Mue sod m'ka hjedhun
Si hśt n'ketė prroskė,
Kū, ndźjė harū
Si dac n'govigj,
M'janė bā, qe besa,
Kėrēikėt si vigj,
E shtati tjeter
Porsi degė pishe,
Thue se kam hanger
Haram gjā kishe.
Si me pasė lé
M'ndo'i knetė n'Zejmźn,
A me pasė ndźjun
Tue tredhun qen.
Ehu! t'kishe shkue
Pak mā kadalė,
S'kisht' kźnė nevoja
Me tjerrė ktū fjalė;
Pėrsč ishe mąjun,
Si mājet njala,
E punue m'kishte
Kuleta e fjala;
Porsi njatyne,
q* ndźjė n'Shqypnķ,
Kujtojn se gjinden
Shi n'Australi;
E per dhé t't'Parvet
S'u bjen nder mend
Me sa per kpurdha
q* bijn n'dervend.
Ata, eh t'paēa!
Kanė spaten n'mjaltė,
E si balona,
Per ditė mā t'naltė:
Per ditė t'u mājun,
Si mājet njala,
U punon m'shekull
Kuleta e fjala.
As per punė t'źme
S'kanė t'lodhėt, hae i keq,
Me sį druen halen
Se i therė n'perpeq.
E pse, pra, t'rrekem
Pa i bā gjā kujė?
Persč t'a mbajė
Un shatin n'ujė?
A thue dishroni
Prej ktyne s'ligash
Gjithmonė me m'pamun
Si t'pimun shtrigash?
Ehu jo, bre burra,
S'kam lé per s'teprit!...
Mā mirė u rrnueka
Me zźmer t'leprit...
Kam dį, t'a dini,
Me vjetė t'sivjetit
Me u shporrė Shqypnijet,
Me kźnė i vetit.
E dij se kini
Ju t'gjith me m'shį,
E se me m'thirrun
Mā s'kini vllį;
Por n'dashtė; le t'thohet
Se dredhoi Leka,
Veē kurr mos t'thohet
Se ka mbetė Leka.
T'a dijė Shqypnija
Prį, e sheklli mbarė,
Se mā mbas sodit
Uu s'jam Shqyptįr,
A ndiet, Zotni,
q* rrini m'shkam?
Un mā me sodjet
Shqyptįr nuk jam.
M'thirrni si t'doni
U tham: Urdhno!
Zulł m'a njitni...
Shqyptįr, por, jo.
Per mue Shqypnija
Kufij mā s'kį,
Nuk kam kund atme
As fis, as vllį,
Fis kam mā t'fortin
E vllį bujarin,
Per atme barkun,
Per erz kam arin.
Prandej, mbas sodit,
Kur t'm'leverdisin
Un kam me shndrrue
Sį herė t'due fisin.
Kshtū, kam me rį
Un n'mbramet Grek,
Kam me ndjehė n'nesret
Shkjį ja Zejbek.
Dér sod kjeē dhanun
Per gjuhė shqyptare:
Por shka, me sodjet,
Per mue dalėt fare.
Per mue janė baras
Si bukė si pane,
Por due q* gjindja
Pa tź t'mos m'lāne.
Persč veē shqypja
Do folė n'Shqypnķ,
(Si duen me thānun
Nji palė zotnķ),
Kur me 'i gut'n Morgen!
A kali imera!
Me 'i dobra vecer!
A buona sera!
Mue punėt tė tana
M'hecin pėr fille,
E dér morrizi
M'qet drandofille?...
Luftėt e Kastriotit
E t'Dukagjinit
Un kam me i mbajtun
Per dokrra hīnit.
Sot per mue Leka
E Skanderbegu
Janė Palok Cuca
E Jaho Begu.
Mā s'kam me i qitun
Zavall un krés
Per krena t'vendit
As per t'parė t'fés;
Kushdo per mue
Le t'jét i pįr:
T'jetė dreq me bryna,
Por jo Shqyptįr.
Pse krejt sod jeten
Un ndrrue e kam,
Kam lé per s'dytit:
Shqyptįr mā s'jam.
E prej se s'dytit
Kam lé sivjčt:
Kurdo t'pagzohem
A t'm'bājn synčt,
Un due t'm'a njesin
Pantaleone
Pse mbarė bjen fjala
Me napolione.
Pantaleone,
O 'i tjeter źmen
q* t'dįj se mashkull
Nuk jam, as fźmen:
Taman si duhet
Shqyptari t'jét,
q* don me pasun
Kuleten xét.
Tash bjer kavallit,
O barku i źm,
Porsi bylbyli
q* kndon mbi gźm!
Persč me sodjet
Nji jetė e ré
Do t'xāje filli
N'Shqypnķ per né.
Per né xén filli,
Po, koha arit,
Sod q* i rįm mohit
Rodit t'Shqyptarit.
O i lum ti i lumi,
Si padishą
Tash ké m'u lkundun
Mbi ndo'i sofį.
Per né mbas sodit
Per ēdo punė t'liga
Nuk do t'na marre
Mbi shekull friga.
Kemi per t'kźnun
Si hy mbi tokė,
Kem' per t'zotnue
Pa dhimbė mbi shokė,
Kemi me shkelun
Mbi rrashtė t'Shqyptarvet,
Tue ląnė mbas krahit
Burrnķn e t'Parvet.
Tjerėt kanė m'u ushqye
Me lakna t'veja.
Me shllinė (n'i paēin,
Medjč, dhźnt plleja),
Ti ké me rrue
Bibāj e pata,
E makerona
Edhe sallata.
Tjerėt kanė me shkimun
Edjen me hirrė;
Ti, veē a mundesh
Shampanjė e birrė.
Pa lodhė na menden
Per dhé e gjuhė t't'Parit,
Kem per t'kźnė ēmue
Prej zogjsh s'Shqyptarit.
S'ka per t'ngranė palla
Pse t'digjet ara
Ase mos t'gjindet
Kund rrushit fara.
Kśr per tż greza
Bājn malit bungat
E mjaltė per tż
Kullojnė dér cungat.
Ehu! dy germaza
Sod kjeēė tue dashtė
E 'i plandc lastiket
Krejt mbrendė e jashtė:
Kjé at-herė tu' u zgjā
Ti sį koteci,
E tu' u kuqė hunda
Mue m'kje si speci.
Oh! Kśr t'xāsh filli
Me vū ti strehė,
Sa t'u ngjatjetat
Ké per t'i njehė!
E ka me u gjetun
Ndo'i farė Orfeut
q* lavdet t'ua
T'i a kndojė dheut.
E ti, tue qeshun
Kangė e kangtįr,
Tash mban perkthesen:
Nuk jam Shqyptįr
Mandej, kśr plakun
E lodhė prej vjamit,
Ké m'u dį shekllit,
(Per sherr t'Adamit),
Njata q* zhaben
N'ketė jetė t'a rrasen
Kshtū kanė me t'shkrue
Mbi vorr ty rrasen:
"Ktū njaj fatbardhi
Āsht tue pushue
Per Fé e per Atme
q* pat jetue."
A thue se āsht vorri
Bash i Spartanvet
q* n'Thermopila
Bānė bįll Persjanvet...
Prį, bjer kavallit,
O barku i źm,
Porsi bylbyli
q* kndon mbi gźm!
avatar
Gon!

476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cili eshte Imazhi i Shqipėrisė

Mesazh  abramelin prej 02.09.11 14:34

Sipas disa statistikave, tė cilat asnjėherė nuk kanė qenė zyrtare, tregohet se afėrsisht 70% e qytetarėve tė shtetit shqiptar janė myslimanė. Ky imazh islamik pėr kėtė vend pothuajse mbizotėron nė pėrshtypjen e njerėzve jashtė shtetit pėr shqiptarėt. Kur bėhet fjalė pėr “Albanezėt”, tė huajt imagjinojnė njė popull konservator dhe fanatik me mjekėr dhe perēe, qė shkon nė xhami me Kuranin nėn krah, ashtu si nėpėr diktaturat fetare nė Iran apo nė Jemen. Natyrisht nė Shqipėri ka besimtarė tė tillė, por ata janė njė pakicė pothuajse e papėrfillshme. Ndėrsa jashtė shtetit mė shumė janė kosovarėt dhe shqiptarėt nga Maqedonia ata, tė cilėt e krijojnė kėtė imazh tė gabuar, sepse ata kanė njė marrėdhėnie mė tė ngushtė me fenė islame dhe manifestojnė njė kulturė mė tė ndikuar nga Turqia, sesa shqiptarėt e Shqipėrisė. Fakt ėshtė qė shumica e europianėve nuk kanė akoma idenė pėr t’i njohur apo dalluar.

Nisur nga ky realitet, mund tė themi arsyen pse ēuditen tė huajt, tė cilėt vijnė pėr herė tė parė nė Shqipėri (dhe kjo ėshtė e vetmja mundėsi pėr tė krijuar njė imazh real pėr kėtė vend dhe njerėzit e tij). Ai vizitor nuk gjen njė vend islamik ose njė vend tė prapambetur, por takohet kudo qoftė me njė shoqėri moderne dhe me njė mentalitet liberal; ai njihet me njė popull, qė i ka mbyllur hesapet me tė kaluarėn dhe qė ėshtė i orientuar drejt Perėndimit; dhe ai gjen shumė njerėz, tė cilėt besojnė tek Zoti, duke mos qenė tė skllavėruar nga fetė e ndryshme me institucionet e tyre!

Keqkuptimi ndaj kėtij imazhi ėshtė njė fatkeqėsi kombėtare qė po na prishė shumė punė nė njė botė tė globalizuar, sepse pikėrisht identiteti dhe qėndrimi i njė shteti ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr politikėn mes aleateve, partnerėve strategjikė pėr tėrheqjen e investimeve apo pėr ēėshtje tė ndryshme si p.sh. lėvizja e lirė. Pėr kėto arsye, gjykojmė se qeveria dhe populli shqiptar duhet sa mė shpejt tė gjejnė dhe pėrcaktojnė identitetin e vet dhe t’ia komunikojnė kėtė botės!

Po: Kush ėshtė Shqipėria?
Njė identitet tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt ne nuk do tė gjejmė, sipas mendimit tim, sepse shoqėria shqiptare e cila ka jetuar pėr dekada me radhė nėpėr krahinat e ish- Jugosllavisė ka kaluar njė tjetėr histori zhvillimi dhe ka marrė tjetėr drejtim. Por ne e kemi nė dorė t’i japim shtetit tonė, Shqipėrisė sė Re, njė imazh real mbi atė ēfarė pėrfaqėsojmė. Pse tė na ngatėrrojnė apo identifikojnė nė botė me mentalitetin dhe fenė e shteteve tė tjera dhe fqinje? Pse e kemi lėnė nė dorėn e tė tjerėve tė na krijojnė kėtė imazh nė botė?

Shqipėrinė e quajmė tė Re, sepse ajo rrėzoi sistemin socialist dhe vendosi marrėdhėniet shoqėrore tė ngritura mbi pluralizmin politik. Nė kėtė periudhė Shqipėria kishte njė identitet tė qartė nė tė gjithė botėn: Jemi shtet laik komunist! Por tashmė kjo kohė ka pėrfunduar. Ka rreth 20 vjet qė nė kėtė vend ka filluar demokracia dhe ushtrohet liria e besimit dhe fesė, por ky shtet akoma nuk e ka gjetur vetveten, pėr ta shpallur se cili ėshtė identiteti i tij.

Nuk ka nevojė t’ju kujtojmė historinė e Shqipėrisė, pasi ju vetė e dini, por dikur Ilirėt ishin paganė dhe tė lirė, derisa u pushtuan nga Perandoria Romake. Nė kohėn e Apostullit Pal, ata dėgjuan Lajmin e Jezusit dhe disa u kthyen nė kristianė. Perandoria Romake nė shekullin e IV-tė u bė katolike. Ndarja e Kishės nė shekullin e XI shkaktoi ndryshimin e fesė sė shumė kristianėve nga katolikė nė orthodoksė. Pas kėsaj periudhe Shqipėria u pushtua pėrsėri, kėtė radhė nga perandoria osmane. Pėrgjatė 500 viteve e nė vazhdimėsi njė pjesė e madhe e shqiptarėve u kthyen duke pėrqafuar nė fenė islame, disa nga bindja, mė shumė prej interesit apo dhunės dhe barbarisė sė egėr tė ushtruar nga pushtuesit. Pas shpalljes sė pavarėsisė kombėtare nga shqiptarėt nė vitin 1912 dhe pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore, e cila shėnoi dhe fundin e Perandorisė Otomane, Shqipėria vijoj pėrpjekjet pėr perfeksionimin e shtetit tė saj, ku pas disa vitesh u bė pėr herė tė parė mbretėri. Do tė kalonte pėrsėri njė tjetėr luftė, Lufta e Dytė Botėrore qė ky vend tė provonte pėrsėri thundrėn e diktaturės komuniste dhe izolimin e regjimit tė Enver Hoxhės, nė tė cilėn praktikat fetare ishin tė ndaluara dhe Perėndimi u shpall armik. Po ku kemi arritur tani, 20 vjet pas rėnies sė murit...?

Identiteti i Shqipėrisė sė Re
Shqipėria e sotme, natyrisht nuk mund tė quhet mė “e pa fe” si nė kohėn e sistemit tė monizmit, pasi ky vend sot ka lirinė e besimit, e cila ushtrohet me mirėnjohje nga shumė institucione fetare dhe qytetarė. Ky ndryshim ėshtė njė fitore e madhe dhe nuk do tė dėshironim ta kthejmė kohėn prapa. Por sot, realisht nuk mund tė flasim pėr njė vend mysliman, sepse statistika e treguar nuk ėshtė e drejtė dhe nė Shqipėri nuk ka 70% tė popullsisė myslimanė. Duhet tė themi njė herė tė drejtėn pėr veten mbi kėtė ēėshtje ku: ata shqiptarė qė thuhet se janė shumica dhe qė pohojnė se janė myslimanė, as nuk e dinė se ēfarė do tė thotė tė jesh fetar! Ata thjesht kanė “trashėguar fenė” e paraardhėsve tė tyre si emėr, por nuk shkojnė nė xhami, nuk lexojnė Kuranin dhe nuk zbatojnė ritet fetare (normalisht me pėrjashtim riteve qė shoqėrohen me njė mish qengji! Dhe nė kėto raste, si tė mos i lejojnė vetes tė pinė dhe nja dy teke raki?). Sigurisht qė feja islame ėshtė rrjedhojė e njė influence dhe sundimi disa shekullor tė Perandorisė Turke nė historinė e popullit shqiptar, por ajo definitivisht duket se nuk ka zėnė rrėnjė tė forta nė kėtė vend dhe si rrjedhim nuk ėshtė identiteti, shpirti apo zemra e shqiptarėve!

Politikisht, njė identitet islamik do ishte shumė i padėshirueshėm pėr njė shtet demokratik. Sė pari, kemi kuptuar problemet qė mund tė sjellė kjo ngatėrresė me aleatėt e rinj tė lidhur me Europėn. Por mė i rėndėsishėm ėshtė faktori i ndarjes sė shoqėrisė shqiptare. Njė identitet fetar gjithmonė do t’i ndajė njerėzit e kėtij vendit. Shqipėria ėshtė njė shtet nė tė cilin ekzistojnė disa fe, tė cilat janė tė detyruara tė jetojnė bashkėrisht nė paqe. Madje, nė kėtė vend ka familje dhe ēifte me fe tė ndryshme qė bashkėjetojnė mrekullisht.

Njė problem tjetėr i rėndėsishėm nga ana politike ėshtė kontradita mes Kuranit dhe parimeve demokratike. Secili qė e quan veten mysliman, duhet tė lexojė njė herė Kuranin me vėmendje dhe tė kuptojė, se ky libėr kėrkon patjetėr autoritetin dhe pushtetin e plotė vendor, jo vetėm fetar, por edhe shtetėror! Nėse, duhet tė kemi parasysh kėtė, njė qeveri myslimane do tė kufizonte liritė themelore tė njerėzve, dhe sidomos lirinė e besimit!

Prandaj, ky identitet i Shqipėrisė sė Re, duhet tė pėrmbajė patjetėr njė element lidhės dhe ky nuk mund tė jetė imazhi i njė feje tė caktuar. Ky imazh qė do tė shpallė Shqipėria do tė jetė i pėrbashkėt, krenaria e tė gjithėve nė vend dhe themeli i njė bashkėjetese tė bekuar nė harmoni mes shumė njerėzve me besime tė ndryshme, secili me tė drejtat dhe detyrimet e veta.

Besimi i secilit duhet tė jetė i lirė dhe vetjak. Besimin nė Shqipėri nuk e kemi tė pėrbashkėt. Prandaj ai nuk mund tė pėrcaktojė identitetin e vendit tonė.

Rilindja e Shqipėrisė sė Re ėshtė njė shans i jashtėzakonshėm
Shqipėria ka pėrjetuar kėto vite njė rilindje tė dhimbshme, duke hyrė nė njė sistem tjetėr demokratik. Parimet, qėndrimet dhe pikėpamjet ndryshuan menjėherė dhe plotėsisht. Ēdo fillim i ri ka vėshtirėsitė e veta, por ėshtė dhe njė shans i madh:

Bota po globalizohet. Vendet po u nėnshtrohen ndryshimeve tė mėdha. Emigrimi i jashtėzakonshėm sot nė planetin tonė mund tė pėrshkruhet me fjalėn “shtegtim i popujve”. Miliona njerėz po i drejtohen Amerikės dhe Europės. Si shembull nė Gjermani jetojnė sot rreth 3 milionė turq. Pėr kėtė arsye, shumė nga kėto vende tė quajtura “kristiane” janė nė dilemė dhe po kėrkojnė njė rrugė zgjidhje. Si mund tė jetojnė bashkėrisht kaq shumė njerėz prej popujsh me mentalitete dhe fe tė ndryshme?

S h q i p ė r i a t ė b ė h e t m o d e l !
Shqiptarėt krenohen pėr unitetin dhe bashkėjetesėn e tyre ndėrfetare. Shqiptarėt janė njė popull mikpritės dhe tolerant, ku racizmin fetar nuk e njohin, me pėrjashtim tė njė grupi tė vogėl fundamentalistėsh islamikė, tė cilėt e zbatojnė Kuranin nė mėnyrė dogmatike dhe shprehin ritet e tyre me zhurmė akustike. Nė Shqipėri vėrtet ka shumė fe, por ato kanė jetuar bashkė nė paqe. Shqipėria faktikisht e ka shansin sot, tė themelojė dhe t’ia shpallė modelin e saj tė tolerancės fetare, gjithė botės sė globalizuar.

Ne faktikisht nuk kemi pėr tė ndryshuar shumė, vetėm imazhin. Fillimisht do ta quajmė shtetin tonė “ndėrfetar” apo “multifetar”, ashtu siē ėshtė nė realitet, jo mė laik, qė ka mė shumė nuanca ateizmi. Njė pėrcaktim edhe mė saktė do tė ishte “shtet monoteist”, pasi tė gjitha fetė kryesore nė Shqipėri besojnė se Zoti ėshtė Njė. Fetė monoteiste besojnė se Zoti ėshtė vetėm njė, kėto janė Kristianizmi, Islami dhe Judaizmi, secili me sektet e tyre tė ndryshme. Edhe pse po krijojmė njė shtet fetar, shteti nuk do tė pėrzihet me kultin fetar, siē nuk bėn edhe sot. Si ditė feste shtetėrore do pėrcaktohen vetėm ngjarjet kryesorėt e kėtyre feve. Edhe arsimin fetar nuk do ta marrė pėrsipėr shteti. Shkollat kanė pėr detyrė vetėm tė mėsojnė se cilat janė fetė e ndryshme ekzistuese me bazat e tyre, pa favorizuar ndonjė fe, dhe cilat duhet tė jenė marrėdhėniet e tyre me shtetin. Ndėrsa arsimi dhe mėsimi fetar u pėrket familjeve dhe besimtarėve. Ēdo familje ka tė drejtė t’i ēojė fėmijėt nėpėr leksionet fetare jo shtetėrore, sipas dėshirės dhe tė pa detyruar, qoftė kristianė, myslimanė, apo tė ndonjė feje tjetėr. Besimi i njerėzve ėshtė personal dhe jo nė masė dhe ai as nuk duhet tė jetė institucionalizuar. Sigurisht nė shtetin tonė monoteist do tė praktikohet edhe Liria e fjalės mes feve, qė secila tė ketė tė drejtė tė konkurrojė tjetrėn, duke argumentuar pėr ēėshtjen e besimit mbi bazat e sė vėrtetės, por pa shpifur dhe pa e ofenduar njėri-tjetrin pėr zgjedhjen e lirė tė besimit. Besimtarėve u ėshtė lejuar tė takohen apo mblidhen nė vendet e tyre tė kultit, tė cilėt nuk duhet tė japin njė pėrshtypje publike, tė praktikojnė fenė brenda ligjeve njerėzore dhe tė shpallin doktrinat dhe lajmin e tyre popullit, pa krijuar shqetėsime nė publik nėpėrmjet pėrdorimit tė pajisjeve akustike.

Kjo do tė ishte Shqipėria monoteiste, nė tė cilėn bashkėjeton njė popull ndėrfetar, pa u ngatėrruar! Ky rast do tė ishte shembull pėr botėn. Sigurisht qė e vėrteta ėshtė vetėm njė dhe jo tė gjithė kėto fe mund tė jenė tė drejta! Unė besoj vetėm tek Bibla. Unė e di se Bibla ėshtė e vėrteta dhe s’do tė pushoja pėr t’ju bindur edhe pėr t’ju shpėtuar. Por ama, unė nuk dua t’ju cėnoj, unė ju respektoj si njerėz edhe pse mund tė zgjidhni njė besim tjetėr.

A nuk ėshtė pikėrisht kjo Shqipėria, njė vend me tolerancė fetare? Pse tė mos zhvillojmė kėtė dhunti dhe tė bėhemi model zhvillimi pėr tė tjerėt? Pse tė mos jemi njė herė tė parėt shembullorė dhe t’ia tregojmė botės rrugėn e drejtė?

Kėrkesat pėr realizimin e kėtij “vendi” shembullor mėsohen nė Bibėl:
Respekti dhe dashuria ndaj njeri-tjetrit, pavarėsisht nga feja e secilit, bile dhe pėr armiqtė e vet! Le tė fillojmė pra, secili, qė sot: Ta kėrkojmė tė vėrtetėn mbi Zotin, pa kisha dhe xhamia! Dhe tė pėrhapim imazhin e Shqipėrisė reale!

Nga Marcel Steiner

abramelin

44


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Luli prej 11.09.11 15:29

Qeveria vendos pėr ndryshime rreth historisė



Qeveria e Kosovės ka bėrė njė marrėveshje me Qeverinė turke qė tė ndryshohen disa pjesė tė historisė nė librat shkollor qė kanė tė bėjnė me Turqinė.

Burime tė Radio Kosovės brenda Qeverisė konfirmojnė marrėveshjen mes tė dyja shteteve, ndonėse historianė nga Kosova dhe Shqipėria vazhdojnė ta kundėrshtojnė kėtė.

Autoritetet kosovare, mėsohet se kanė vendosur paraprakisht tė pranojnė ndryshimin e gjithė atyre elementeve qė Turqia i quan fyese dhe tė njėanshme nė historinė shqiptare, pavarėsisht se historianėt nė Kosovė dhe Shqipėri po e mohojnė kėtė.

Pėr kėtė, tė dyja palėt, kishin bėrė njė marrėveshje gjatė vizitave qė kishin bėrė nė Kosovė, Ministrat turk tė Punėve tė Jashtme dhe tė Arsimit.

Zėvendėsministri kosovar i Arsimit, Nehat Mustafa thotė se ndryshimet do tė bėhen pėr shkak se autorėt e teksteve historike kanė bėrė gabime.

“Kompromis do tė ketė nė disa pjesė ku autorėt e historisė nuk kanė ditur tė bėjnė dallime midis Turqisė dhe Perandorisė Turke, sepse edhe strategjia e BE-sė kėrkon qė tekstet tė lirohen nga gjuha e dhunės”, ka thėnė Mustafa.

Edhe Ministri turk nė Qeverinė e Kosovės, Mahir Jagxhilar, konfirmon marrėveshjen mes tė dyja vendeve, por nuk jep detaje rreth ndryshimeve qė mund tė bėhen.

“Ka disa gjėra qė duhet tė ndryshohen. Nevojitet pėr tė hequr perceptimet e gabuara qė janė krijuar nė kohėn e komunizmit pėr Turqinė”, thotė Jagxhillar.

Por, Pėllumb Xhufi njė historian nga Universiteti i Tiranės thotė se ndryshimet mund tė bėhen pėr shkaqe politike, por e vėrteta ėshtė se nuk ka asgjė fyese dhe jo reale nė librat historike.

“Nė tekstet e historisė sė popullit shqiptar nuk ka gjuhė fyese. Qeveria e Kosovės nėse pranon ndryshimet atėherė bėnė pranimin e njė kėrkese politike dhe pėr nevoja politike”, thotė Xhufi.

Sipas Xhufit, njė kėrkesė e tillė, tė paktėn, ėshtė dashur tė shqyrtohet me autoritetet e Shqipėrisė, pėr shkak se Shqipėria dhe Kosova ndajnė tė njėjtėn materie historike sa u pėrket kėsaj periudhe pėr tė cilėn kėrkohen ndryshime.

Megjithatė, Ministria e Arsimit e Kosovės, pritet qė nga muaji i ardhshėm tė formojė ekipet punuese qė do tė rishikojnė pjesėt e historisė qė kanė tė bėjnė me Turqinė dhe Perandorinė Osmane.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Berti69 prej 11.09.11 19:20

Otaomanėt shqiptarė, sikurse Sinan Hasani e Ali Shukria

Viteve tė fundit, populli dhe trojet shqiptare janė shndėrruar nė poligon ushtrimi influencash tė shteteve armike. Greqia jep para pėr shqiptarėt qė e mohojnė atdheun. Mali i Zi u jep para shqiptarėve qė shndėrrohen nė malazezė, Serbia jep pasaporta biometrike pėr shqiptarėt qė e marrin nėnshtetėsinė serbe. Maqedonia u jep para dhe poste liderėve shqiptarė pėr mosrealizimin e kėrkesave legjitime tė shqiptarėve. Turqia jep ndihma vetėm atyre qė e flasin gjuhen turke. Ku na mbeti shqiptaria?!

Kėto ditė, gjatė vizitės sė delegacionit turk, nė agjendėn e tyre vend prioritar ishte ndryshimi dhe shtrembėrimet historike qė nga agresori tė konsideroheshin ēlirimtarė.

Kėrkesat e Turqisė aktuale qė populli shqiptar tė bėjė ndryshime nė librat shkollorė, meqė sipas tyre Perandoria Otomane nuk ishte pushtuese e territoreve shqiptare, ėshtė e papranueshme. Perandoria Otomane, pėr tė shtrira autoritetin e vet, vrau, plaēkiti, burgosi, masakroi dhe dogji fshatra tė tėra shqiptare. Pasi arriti t’i pushtonte territoret tona, djemtė tanė i detyronte tė shkonin nė shėrbimin ushtarak me mijėra kilometra larg vendlindjes, duke i dėrguar nė Jemen e vende tjera aziatike pėr tė luftuar pėr interesa tė sulltanėve, e jo tė shqiptarėve. Kėtė mė sė miri na e ilustron kėnga popullore: “Vinė pampurat rrethit detit…”, nė tė cilėn pėrshkruhen vuajtjet e djemve dhe vashave tona pa burrat e tyre.

Gjatė kohės sė pushtimit otoman 500-vjeēar, nė tėrė Perandorinė, i vetmi ishte populli shqiptar i cili nuk gėzoi asnjė privilegj, edhe pse shqiptarėt e pėrqafuan fenė islame. Shqiptarėve ua ndaloi hapjen e shkollave shqipe, djemtė tanė i detyronte tė shėrbenin 9 vjet nė ushtrinė e tyre; edhe kur Perandoria e tyre po shkatėrrohej shqiptarėve nuk ua njohu pavarėsinė, ndėrkaq ua njohu pavarėsinė Greqisė, Serbisė, Malit tė Zi, qė ishin veē njė grusht popull etj.

Kush ishin tė privilegjuarit e Perandorisė?

Disa intelektualė nga Kosova, ende pretendojnė dhe i kanė lansuar teoritė e tyre se po tė mos ishim pushtuar nga Turqia, Kosova sot do tė ishte serbizuar. Sipas kėtyre teoricientėve tė paguar nga Turqia e sotme, pa pushtimet turke emri shqiptar do tė ishte zhdukur nė Kosovė, e ndoshta edhe mė gjerė. Kėta historianė dhe tė tjerė bazohen nė disa fakte tė paqėndrueshme kur deklarojnė se shqiptarėt ishin populli mė i privilegjuar nė tėrė Perandorinė Otomane, sepse kishte gjeneralė shqiptarė qė i dirigjonin luftėrat pushtuese tė perandorisė, kishte oficerė e personalitete tjera tė suksesshme nė Perandorinė Otomane.

Pėr ta sunduar njė popull dhe pėr ta nėnshtruar pėr njė kohė sa mė tė gjatė, ėshtė e domosdoshme qė tė privilegjojė djem tė nxjerrė nga i njėjti popull. Njė gjė e tillė ėshtė praktikuar edhe nga romakėt dhe vazhdon deri nė ditėt e sotme. Nė kohėn e pushtimeve romake, kishte shumė nga tanėt qė arritėn tė fitojnė pozita tė larta nė pushtet, por pikėrisht tė tillėt ishin ata qė mė lehtė e nėnshtronin popullsinė e tyre ilire. Ne sot mund tė mburremi gabimisht se populli shqiptar ka dhėnė ndonjė papė, ndonjė sulltan, ndonjė gjeneral tė ushtrive pushtuese, por nė fakt ata ishin kriminelėt e popullit te tyre. Edhe nė kohėn e Serbisė kishte shqiptarė tė privilegjuar, e madje Sinan Hasani ishte shef i Jugosllavisė. Shtresa e privilegjuar dhe historianėt e paguar, Serbinė do ta quanin jo agresore, por ēlirimtare. Ne edhe sot nuk kemi guximin t’i trajtojmė personalitetet shqiptare qė i njohim dhe tė cilėt na futėn burgjeve se ata ishin bashkėpunėtorė tė armikut. Ne nuk mund tė shkruajmė e as tė flasim se Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli e shumė e shumė tė tjerė ishin nė shėrbim tė Serbisė. Historia e shqiptarėve duhet tė rishikohet objektivisht, e jo nė bazė tė interesave imediate.

Turqia aktuale bartėse e kėrkesave pushtuese otomane


Qeveria aktuale e Turqisė nuk ėshtė asgjė tjetėr, vetėm se njė vazhdimėsi e kėrkesave dhe qėllimeve qė dikur kishte Perandoria Otomane. Natyrisht, tani kemi kushte dhe realitet krejtėsisht tjetėr.

Menjėherė pas humbjes sė Perandorisė, Turqia nė marrėveshje sekrete me Serbinė i ndihmoi nė shpėrnguljet masive tė shqiptarėve. Qindra-mijėra shqiptarė i vendosi nė shkretėtirat e Anadollit, tė cilėt i pėrdori kundėr pakicave tjera joturke, si ermeniane, kurde etj.

Shqiptarėt e shpėrngulur nė Turqi nuk e kishin tė drejtėn tė deklaroheshin se janė shqiptarė. Shqiptarėt e shpėrngulur nė Anadoll nuk kishin tė drejtė tė quheshin me emrin shqiptar, e t’i ruanin mbiemrat, si Gashi, Berisha, Kelmendi etj., por mbiemrat dhe emrat e tyre ua ndėrruan detyrimisht, duke i pagėzuar me emra e mbiemra turq, si Vatansever, Usllu etj. Si ende autoritetet turke kanė sy e faqe tė kėrkojnė se ishin dashamirė tė shqiptarėve?! Pėr tė bėrė njė krahasim ndėrmjet shqiptarėve tė shpėrngulur nė Turqi dhe atyre nė Perėndim, ėshtė mirė tė pėrkujtojmė se pikėrisht nė kohėn kur Turqia nuk ua ndėrronte emrat dhe mbiemrat shqiptarėve nė Bruksel, Faik Konica kishte tė drejtė tė quhej Faik Konica dhe tė deklaronte se ishte me origjinė shqiptare.

Turqia e detyruar nga Evropa

Deri vonė, shqiptarėt nė Turqi ishin shtresa mė e degraduar dhe mė e poshtėruar, aq sa nuk i thėrrisnin me emrin shqiptar, por arnaut. Ndoshta nė gjuhėn turke “arnaut” do tė jetė diēka e mirė, por edhe po tė ishte mirė nuk ka asgjė mė tė mirė se tė na quanin shqiptar, e jo “shiftar”, e as “arnaut”.

Shqiptarėt nė Turqi nuk kishin tė drejtė ta flitnin gjuhėn shqipe e tė mbanin mbishkrime shqipe nėpėr dyqanet e tyre. Shqiptarėt nė Turqi nuk kanė tė drejtė nė shkollėn shqipe, edhe pse janė pėrafėrsisht tre milionė. Ėshtė krejt normale se prej tre milionė shqiptarėve qė dikush tė ketė arritur tė bėhet gjeneral apo i pasur, por ky fenomen i ngritjes nė poste apo pasurisė ekziston edhe te shqiptarėt nė SHBA dhe nė Evropė. Nėse njė apo disa shqiptarė kanė arritur suksese nė Turqi, kjo nuk duhet nėnkuptuar se ata i ēmojnė shqiptarėt qė jetojnė nė Turqi. Ato janė fenomene tė rralla, qė mund tė ndodhin kudo. Viteve tė fundit, Turqia ėshtė e obliguar nga Unioni Evropian qė t’i respektojė pakicat joturke nė territorin e saj. Kėshtu qė tani shqiptarėt kanė tė drejtė tė deklarohen se janė me nėnshtetėsi turke, por me origjinė shqiptare. Nė fakt, me ligj kanė tė drejtė, por nė realitet ata do t’i humbin disa privilegje tjera nėse deklarohen si shqiptarė.

Turqia “dėshmon” se Kosova ėshtė vazhdimėsi e Perandorisė Otomane

Nė njė anė, Serbia ende “dėshmon” se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė, nė anėn tjetėr Turqia po ashtu ėshtė duke u pėrpjekur ta ndryshojė historinė tonė se ata nuk ishin pushtues, por i kishin marrė nėn kontroll vetėm territoret e saj qė i konsideronin tė tyre. Pra, ata territoret tona i konsiderojnė si tė vetat dhe ata nuk na paskan pushtuar. Si mund tė quhemi agresor, nėse njė ditė ne do bashkohemi me Shqipėrinė?!

Turqia ėshtė duke bėrė ēdo gjė qė turqfolėsit shqiptarė t’i konsiderojė si turq autoktonė. Turqia financon projekte tė ndryshme nė Prizren, Mamushė dhe kudo ku flitet turqisht. Unė nuk kam kurrfarė paragjykimesh pėr banorėt e Mamushės, por dihet se ata kurrė nuk kanė qenė tė ardhur nga Turqia, por shqiptarė qė e kanė pranuar besimin islam. Deri nė ditėt e sotme, banorėt e Mamushės janė veshur me tirq e xhurdia, qė ėshtė shenjė se ata ishin shqiptarė, por flasin turqisht. Nė sistemin e Titos, tė gjithė ata qė deklaroheshin turq gėzonin privilegje, si p.sh. te punėsoheshin patjetėr. Nė Kosovėn e pasluftės, tė tillėt po ashtu privilegjohen dhe kėta tani po t’i konsiderojmė si shqiptarė do tė inatosen, sepse i humbin privilegjet personale.

Turqia e ka intensifikuar politikėn e saj qė sa mė tepėr shqiptarė tė turqizohen njėlloj si Greqia nė Shqipėri.

Historia nuk ndryshohet me para

Turqia, duke i ndihmuar OJQ-tė e ndryshme dhe duke blerė ndonjė personalitet politik dhe intelektualė tė tjerė, nuk mund ta ndryshojė realitetin historik. Po tė ndryshohej historia sipas tekeve tė disa individėve, Franca, Italia, Gjermania etj., do ta bėnin kėtė. Por, ndryshimi i historisė ėshtė krim ndaj njerėzimit. A mund qė Franca t’i kėrkojė Polonisė se Napoleoni nuk ishte agresor?! A mund qė Gjermania t’u kėrkojė shteteve tė pushtuara nga Hitleri ta ndryshojnė historinė e tyre e tė shkruajnė se ai nuk ishte agresor? ! Shtetet e civilizuara nuk e bėjnė njė kėrkesė tė tillė, sepse ajo do quhej krim dhe pushtim pėr sė dyti.

Vetėm shtetet si Turqia, Serbia e Greqia qė vėrtet kryen krime mė tė tmerrshme ndaj popullsisė sonė sot ende nuk heqin dorė nga krimet e tyre dhe nė vend se tė kėrkojnė falje, kėta pretendojnė se ne jemi vazhdimėsi e tyre.

Deklarata dhe kėrkesa e zyrtarit tė Turqisė e turpėron tėrė popullin turk, nėse Qeveria e Turqisė nuk kėrkon falje. Turqia ishte agresore dhe kjo kurrė nuk mund tė ndryshohet.

Nga Rexhat Sahitaj
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


476


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nderhyrja turke

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi