Astrologjia dhe astronomia: e ėma dhe e bija

Shko poshtė

Astrologjia dhe astronomia: e ėma dhe e bija

Mesazh  Nikolaos prej 19.08.11 22:04

Astrologjia dhe Astronomia : E ėma dhe e bija


Na ishte njė herė, shekuj tė shkuar njė zonjė e bukur dhe e menēur. Askush nuk ia dinte moshėn e vėrtetė, por tė gjithė e adhuronin pėr menēurinė dhe zgjuarsinė. Nuk dihej se ku kishte lindur, por disa miq tė afėrm, pėshpėritnin se kishte lindur “nė njė vend diku nė Mesopotami”. Fama e saj qe e madhe dhe rritej dita ditės, duke kaluar nga Greqia deri nė Egjipt, duke kapėrcyer male e dete.

Mendjet e ndritura tė asaj kohe nisen tė interesohen pėr kėtė zonjė dhe tė mėsonin mė tepėr rreth shkencės sė saj. Shkenca e saj qe paksa e veēantė: mbėshtetej nė pafundėsinė e lidhjeve mes qiellit dhe Tokės, mes hapėsirės dhe njeriut, mes pafundėsisht tė madhes dhe pafundėsisht tė voglės. Nė ato kohėra tė shkuara, shkenca qė praktikonte kjo zonjė pushtoi tėrė botėn.

Nga tė gjitha anėt, mbretėrit e thėrrisnin pėr t’u konsultuar me tė me shpresėn se kėshillat e saj do t’i ndihmonin t’i drejtonin punėt mė mirė, tė pėrfitonin mė shumė nga jeta. Zonja nuk po ia dilte dot mė nga kėrkesat e shumta! Megjithėse kishte mijėra nxėnės, e pyesnin se kujt do t’ia linte tė plotė njohurinė e saj tė mahnitshme.

Atėherė, vendosi tė sillte nė jetė njė fėmijė. Meqė qe bashkuar me njė burrė serioz, pak tė rreptė dhe tė drejtuar nga shkencat matematike , lindi me tė njė vajzė me inteligjencė tė shkėlqyer, por me karakter tepėr tė pavarur, e cila mezi priste tė bėhej po aq e famshme sa e ėma. Kaluan vite dhe vajza u rrit. I zotėronte tė gjitha aftėsitė. Mprehtėsinė dhe njė dhunti pragmatike qė shtyu tė interesohej, njėsoj si i ati pėr matematikėn e dukurive qė deri atėherė ishin marrė nė mėnyrė empirike,nga pėrceptimi i thjeshtė.

Atėherė u hap njė epokė pėrparimi nga e cila njėrėzit pėrfituan shumė. Duke punuar sė bashku, nėnė e bijė, fuqia e tyre u dyfishua sepse njėra merrej me qiellin nga brenda, me mėnyrėn si ndikonin lėvizjet nė qiell mbi shpirtin e njeriut, kurse tjetra nga jashtė, pra me lėvizjet, orbitat, largėsitė dhe rrotullimet e trupave qiellor.

Zbulimet e njėrės ndihmonin tjetrėn dhe anasjelltas. Njerėzit nga respekti dhe kureshtja, ngritėn kulla mė tė larta se 90 metra qė i quajtėn “zigurat” dhe nga tė cilat nisen tė vėzhgonin tė fshehtat e qiellit pėr tė kuptuar mė mire mėsimet e dy zonjave. Pėr tė mos i harruar, zbulimet pėr trupat qiellor, i shkruanin me karakteret kuneiforme nėpėr rrasa argjile tė cilat i poqėn. Kjo ka ndodhur nė qytetin Ur nė Kaldé, rreth 5000 vjet mė parė.

Shumė kohė mė vonė, nė Denderah tė Egjiptit, disa artistė pikturuan nė njė tavan tė rrumbullakėt pamjen e qiellit me yje, e cila mė pas u quajt zodiak, njė fjalė qė rrjedh nga greqishtja dhe do tė thotė “rrethi i kafshėve”. Akoma mė vonė, nė njė vend tjetėr pėrtej oqeanit, njė fis i quajtur Maja ndėrtoi observatorė qiellorė, kushtuar zonjės dhe vajzės sė saj. Falė tyre, dijetarėt e mėdhenj Hiparku, Kepler, Tiko-Brahe bėnė zbulime tė tjera tė rėndėsishme.

Pastaj linden mosmarrėveshjet…Nuk kishin lindur ende as Frojdi dhe as Jungu, nuk ishte shpikur ende fjala “kompleks”… Kryengritja e fėmijėve nuk ishte ende nė modė dhe kėshtu qė…vajza u ngrit kundėr sė ėmės, e quajti plakė tė marrė, madje e akuzoi si mashtruese. Zonja, qė kishte goxha pėrvojė tė gjatė, nuk ia vuri shumė veshin duke menduar se njė ditė, kur tė piqej, vajza do tė kishte idé mė tolerante.

Prandaj e la tė ndiqte rrugėn e saj dhe u kėnaq me recetat dhe zbulimet e veta, madje qeshi kur e bija fitoi njė konkurs pėr artet liberale dhe mori titullin e muzės me emrin Urania. Mirėpo kėnaqėsia e Uranias nuk mund tė ishte e plotė sepse ngadhėnjimi I saj nuk qe pėrfundimtar. Njerėzit vazhdonin ta ngatėrronin me tė ėmėn dhe kėtė nuk e duronte dot!

Prandaj nisi njė luftė me tė egėr, duke u pėrpjekur ta demaskonte para gjithė tė menēurve tė botės atė qė e kishte lindur. Kjo zgjati shumė. Pastaj erdhi shekulli i 17-tė, i quajtur ndryshe “shekulli i ndriēimit”. Nė Francė, njė farė Kolberti i priti mirė argumentet e vajzės sepse qe pragmatik dhe kishte frikė nga gjithēka qė nuk arrinte ta kuptonte me arsye. Ai e dėnoi publikisht zonjėn e vjetėr dhe mbėshtetėsit e saj si dhe ndaloi pėrhapjen e doktrinės sė saj. Dalėngadalė, pėr tė po flitej pėrherė e mė pak, madje dhe fshehurazi, pasi kisha e fuqishme, nga ana e saj, mohoi ēdo ndikim tė qiellit mbi njeriun.

Sipas saj, njeriu qeverisej dhe drejtohej vetėm nga Zoti. Nė kėtė mėnyrė, njerėzit u ndanė nga yjet… Urania vazhdoi rrugėn e vet tė ndritshme, e sigurt se e kishte hequr pėrfundimisht qafe tė ėmėn. Me krenari tė madhe, bėnte sikur nuk e dinte qė e ėma e vazhdonte fshehurazi veprimtarinė e saj tunduese. Arriti sukese tė mėdha teknike, nxori nė dritė gjithēka qė dikur dukej e mbuluar nga misteri, u bė e pasur dhe qeveritė i vunė nė dispozicion mjete financiare dhe njerėz. Mirėpo, mes gjithė shkėlqimi, njerėzit sikur nisėn tė ndryshonin papritur.

Njė gjithėsi e pėrbėrė nga skema tė shpjegueshme dhe struktura tė pėrcaktuara mirė nisi tė bėhej e merzitshme, deri dhe e padurueshme. Nisen tė ndjenin etje pėr tė ditur, pėr tė mėsuar se ēfarė ishin, ku shkonin, thjesht si individė, jo si molekula tė njė tė tėre. Shpirti u rebelua, dhe inteligjenca. Si tė gjendej njė njohuri qė bashkonte intuitėn me llogaritjet, ku tė gjendje njė llogjikė pėr tė shpjeguar jo-racionalen? Atėherė u kujtuan pėr zonjėn e vjetėr.

Edhe ajo kishte ndryshuar, u ishte pėrshtatur kėrkesave tė kohės. Ishte thjeshtėzuar pėr t’ju afruar tė gjithėve. Kėshtu, mbėrritėm nė kohėn ku jetojmė sot. Zonja e vjetėr, besoj e keni kuptuar dhe ju, ėshtė Astrologjia, ndėrsa vajza e saj, “vajza e menēur me nėnė tė marrė” ėshtė Astronomia. Konflikti nuk u mbyll, por zonja mori njė pjesė tė pushtetit tė humbur.

Vajza nuk ka hequr ende dorė nga ideja pėr ta nxjerrė nė pension, por e di mirė qė nuk do t’ia arrijė sepse zonja Astrologji ėshtė vėrtetė e fortė… Do tė kenė tėrė pėrjetėsinė pėr t’u pajtuar.


www.astro-al.page.tl


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 01.01.12 20:34, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia dhe astronomia: e ėma dhe e bija

Mesazh  ILIRA prej 20.08.11 13:41

Nikolaos perse nuk eshte shenja e 13 Uphiucus?? Na shkruaj ndonje gje interesante se edhe aty na del nje figure njeriu me nje gjarper???????
avatar
ILIRA

186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia dhe astronomia: e ėma dhe e bija

Mesazh  Nikolaos prej 20.08.11 13:50

ILIRA shkruajti:Nikolaos perse nuk eshte shenja e 13 Uphiucus?? Na shkruaj ndonje gje interesante se edhe aty na del nje figure njeriu me nje gjarper???????
Lexo temen : "ndryshimi midis shenjave dhe yllesive" ajo t'i shpjegon me mire.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia dhe astronomia: e ėma dhe e bija

Mesazh  Nikolaos prej 20.08.11 14:46

Shumė gjėra janė lidhur me numrin 12. Pėr njė vit Toka bėn njė rrotullim rreth Diellit. Gjatė kėsaj kohe, Hėna pėr gati 12 herė kryen ciklin e ndryshimeve tė saj. Lidhur me kėtė, viti prej 12 muajsh u pėrcaktua pikėrisht nė sajė tė Hėnės dhe brezi zodiakal u nda nė 12 yllėsi.
Periudha e ndryshimeve tė fazave tė Hėnės ėshtė nė bazėn e kalendarėve. Nė disa gjuhė tė botės, fjala “muaj” lidhet me fjalėn Hėnė (anglisht: Moon – month).
Numri 12 ka qėnė i shenjtė pėr shumė popuj tė ndryshėm. 12 janė zotat e Olimpit nė Greqinė e lashtė. Perandori romak, Diokleciani, bashkoi 12 provinca. Aleksandri i Madh nė kohėn e fushatave ushtarake bėnte 12 flijime.
Nė Indi, rrotat e qerreve i bėnin me 12 rreze. Heronjtė dhe gjysmė-zotat e lashtė (mitologjikė) kryenin 12 heroizma. 12 apostuj kishte Jezus Krishti.... Prandaj nuk ka se si te jene 13 shenja por 12. Sepse 6 jane femerore, 6 mashkullore, 3 jane shenja zjarri, 3 ajri, 3 toke dhe 3 uji. Ēdo gje duhet te jete ēift, ndryshe s'ka kuptim.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia dhe astronomia: e ėma dhe e bija

Mesazh  gjilanasi prej 07.09.11 21:02

Astronomia moderne u zhvillua nga astrologjia sikurse kimia moderne qe doli nga alkimia.
Isak Njutoni praktikonte edhe magjine edhe shkencen, pa e vene re se kishte ndonje kontradite mes tyre.
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia dhe astronomia: e ėma dhe e bija

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi