Qytetrimi i zhdukur i Olmekeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qytetrimi i zhdukur i Olmekeve

Mesazh  Neo prej 01.06.08 0:48

Qytetrimi i zhdukur i Olmekeve

Olmekėt pėrbėheshin nga individė tė njė race krejtėsisht tė ndryshme nga ajo amerikane. Ishte njė qytetėrim shumė i zhvilluar, me njohuri tė thella nė ndėrtim. Ata i ndėrtonin qytetet e tyre monumentale nėpėr vėnde kėnetore shumė larg nga guroret, siē ėshtė rasti i qytetit La Venta ku vendnxjerrja e gurėve ėshtė 150 km larg.

Gurėt qė pėrdornin pėr ndėrtimet e tyre peshonin 40 tonelata. Olmekėt kishin edhe kalendarin e tyre dhe ishin ndėr tė vetmit popuj qė e njihnin mirė pėrdorimin e rrotės, gjė qė vėrehet nė lodrat e lashta Olmeke tė gjetura nė Tres Zapotes, shteti i Verakruzit. Kokat gjigande prej bazalti tė realizuara prej tyre paraqesin individė tė racave tė ndryshme, gjė qė ngre hipotezėn se qytetėrimi i tyre ishte multiracor.

Enigma mė tronditėse e Amerikės Qėndrore 1500 vjet para erės sė re

Kolosėt e gurit, mitologjia ameriko-qendrore dhe studimet shkencore tė fundit zbulojnė njė sekret tėrheqės tė njerėzimit.

Mesoamerika, tokė e mistereve. Janė tė shumta pyetjet qė kanė mbetur pa pėrgjigje nė historinė e saj tė lashtė. Xhunglat e thella dhe gjurmėt mijravjeēare tregojnė bėmat e popujve, paraardhėsve tanė, jetuar qė nė zanafillė dhe tė zhdukur nga Toka. Enigma mė tronditėse janė Olmekėt.

Me njė pėrkatėsi etnike tė papėrcaktuar, me njė prejardhje tė panjohur, ata shfaqen rreth viteve 1500 para Krishtit, me njė qytetėrim nė kulmin e lulėzimit. Ata pėrdornin edhe mė pėrpara popullit Maya kalendarin e ndėrlikuar me numėrim vijash e pikash, dhe data e fillimit tė tij ėshtė viti 3114 para Krishtit. Konstruktorė tė vyer dhe arkitektė tė aftė e njihnin mė sė miri parimin e rrotės, nė kundėrshtim tė hapur me arkeologjinė dogmatike qė ende sot kėmbėngul nė tė kundėrtėn.

Prova mė bindėse janė lodra antike tė zbuluara gjatė gėrmimeve nė Tres Zapotes, nė shtetin e Veracruz, vendbanim olmek i lulėzuar nė epokėn mes vitit 500 para Krishtit dhe 1000 mbas Krishtit. Asgjė nuk tė lė tė kuptosh njė proces gradual zhvillimi, as dhe vetė zbulimet arkeologjike. Asgjė qė mund tė hedhė dritė tė kaluarėn e tyre. Humbur si me magji nėpėr mjegullat e kohėve. Duke cituar frazėn e e gazetarit austriak Kurt Benesch, ?ata janė kudo por nuk gjenden kurrė?. Prania e tyre vihet re nė Peru, e po ashtu edhe nė Ohajo, nė Veri tė Amerikės.

E vetmja shenjė, gjithsesi e pamjaftueshme, qė zotėrojmė ėshtė emri Olmekė, fjalė e krijuar nga Actekėt nė shekullin XIV mbas Krishtit, pėr tė pėrcaktuar zonėn e pasur me kauēuk nė brigjet e Gjirit tė Meksikės, territor qė gjendej nėn zotėrimin e tyre. Atdheu i Olmekėve ėshtė pikėrisht kėtu, nė La Venta, pranė lumit Coatzacoalco.

Statujat

La Venta ėshtė sot njė park arkeologjik qė pėrmban koka gjigande prej bazalti, tė cilat paraqesin individė tė racės jo amerinde me sy mongolėsh. Peshojnė mė shumė se tridhjetė tonė njera, dhe monolitėt pėr fabrikimin e tyre janė sjellė nga malet e Tuxtla-s, pra nga mė se 90 km largėsi. Cilėt ishin modelet qė frymėzuan artistėt e kohės?

Prej nga vinin?

Gjithnjė nė kėtė park prehen "altarė "prej guri qė kanė nėpėr parete njerėz tė rėndėsishėm qė shtėrngojnė pranė vetes fėmijė tė frikėsuar prej njė kėrcėnimi tė afėrm. Njė statujė e Las Limas, nė Muzeun e Antropologjisė tė Universitetit tė Shtetit nė Verakruz, paraqet njė qėnie aziatike qė vėshtron ngultaz boshllėkun nė mėnyrė tė ēarmatosur dhe tė pikėlluar, teksa mban nė krahė birin e vet tė flashkėt e tė pajetė.

Vendbanimi i La Venta-s pėrmban edhe njė piramidė tė ēuditshme nė formė konike, por dhe piramida mė tė vogla, tė cilat janė tė qendėrzuara tė gjitha prej njė boshti 8° veriperendimor. I tėrė kompleksi ka gjasa tė jetė njė ?qendėr kulti?.

Ca zbulime tė tjera interesante, jo pak tė ēuditshme, janė disa kolona qė arkeologu amerikan Matthew Stirling vėrejti, nė vitet Dyzetė, pranė piramidės kryesore. Tė larta tre metra e mė shumė se gjashtėqint copė, kolonat ishin aq afėr nga njera-tjetra sa pėrbėnin njė gardh tė pakapėrcyeshėm.

Njė shkėmb qė buthtohet paksa mbi tokė, fshihej nė brendėsi tė saj. Ishte njė gur varri i lartė 4 metra e njėzet, me njė skenė tė pabesueshme. Pėrballė njeri-tjetrit vėrehen dy figura imponuese, me veshje tė gjėra e me kėpucė tė modelit oriental. Njėra prej tyre, me pėrvijime europoide, ka njė mjekėrr tė gjatė, tė lėshuar.

Pllakat e tjera tė gurit i janė kushtuar burrave me fytyrė anglosaksone, me kambale prej lėkure, mjekra majuce, dhe kasketė vėnė mėnjanė. Pėrse vallė gjendeshin nė xhunglat amerikane me mijėra kilometra larg vendit tė tyre tė origjinės?

ORIGJINA

Olmekėt mendohet tė jetė populli qė i ka dhėnė origjinėn kulturės sė Mesoamerikės. Nga pikėpamja gjuhėsore dhe etnike, ata konsiderohen pjesėtarė tė lashtė tė familjes Maya. Tė vendosur aty nga shek. XV para Krishtit nė rajonin qė ndodhet nė kufi me Gjirin e Meksikės, Olmekėt e mbėshtetėn zhvillimin e tyre tek bujqėsia.

Njė nga prirjet ndoshta mė tė rėndėsishme tė kėtij populli ishte ajo qė lidhej me artin. Ata ishin shumė tė aftė nė ndėrtimin e monumenteve. Mbizotėronin skulpturat e mėdha qė paraqisnin fytyra princash, simbole religjioze, e edhe ndėrtesa, si pėrshembull tempujt e ndėrtuar prej druri.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1442


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi