ĒAMĖRIA - Dosier

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ĒAMĖRIA - Dosier

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 14:00

Ēamėria, si na pėrzunė nga shtėpitė tona!

E moshuara Meno Dine rrefen kalvarin e gjate te vuajtjeve. Te ndjekur nga greket dhe gjermanet, mijera came vdiqen nga i ftohti, uria, semundjet, lodhja apo fatkeqesi te tjera. Deshira e fundit e 73-vjecares, qe u largua femije nga oborri i shtepise.


E moshuara me shami te bardhe ne koke eshte 73 vjece. Meno Dine eshte e mbajtur mire per moshen qe ka. Ndersa flet per kalvarin e gjate te vuajtjeve ne Cameri dhe Shqiperi, ajo mallengjehet. Dritherohet ndersa i therret kujteses per te na sjelle te gjalle ngjarjet e vitit te larget 1944 kur, te ndjekur nga greket dhe gjermanet, mijera njerez moren rrugen drejt Shqiperise.

Meno Dine ka lindur ne Paramithi, qe dikur ishte pjese e distriktit te Janines. Ajo ishte vetem 8 vjece, kur paraushtaraket greke te gjeneralit Zerva masakruan rreth 600 pjesetare te komunitetit mysliman te njerit prej fshatrave me te rendesishem te Camerise. Burra, gra e femije u shkuan ne plumb pa meshire, ndersa shume prej tyre u torturuan barbarisht perpara ekzekutimit. “I vetmi mashkull qe mbeti gjalle ne Paramithi nga masakra e 27 qershorit ishte babai i Tahir Muhedinit, kryetarit te Partise per Drejtesi dhe Integrim, tregon e moshuara. Kjo pasi nje nate me pare, ai kishte shkuar si mysafir ne nje fshat tjeter, te daja e tij. Shume prej familjareve dhe te afermve te mi u vrane, ndersa ne morem rrugen e kurbetit.

Deshmitarja e gjenocidit grek tregon se ne vitin 1944 ne Paramithi ishin afro 600 familje. “Nje nate perpara se te niseshim, babai im, Aliu, po kuvendonte ne oborr me nje kusheririn e vet. “Neser do te nisemi per ne Shqiperi. Fshati u dogj i teri nga gjermanet dhe greket. Nuk mund te rrime me ketu. Na dhimbset toka, Cameria, por po na vrasin e po na presin. Duhet te shpetojme koken”. Degjoja fjalet e tim eti qe, ndersa bisedonte, me mbante ne preher dhe me shkuan lot nga syte. Isha e vogel, por e kuptova se po iknim diku larg, teper larg nga shtepia ku kisha lindur dhe me te cilen me lidhnin aq shume kujtime”.

“Ne zbardhjen e dites, pasi kishim pergatitur rroba e ushqime, se do te iknim ne kembe, burrat e fisit ngarkuan mushkat dhe morem rrugen”, tregon Meno Dine. Ishte shtator i vitit 1944 dhe ishte ende kohe lufte. Karvani i gjate marshoi per jave e muaj te tere. Shtepia babait te Menos dhe e xhaxhait te saj kishte vetem tre kuaj e mushka te ngarkuara. Ecnin e pushonin rruges, gatuanin ato qe kishin me vete. Ditet kalonin dhe njerezit lodheshin nga marshimi i pafund. Grate mbanin edhe rroba ne krahe, por edhe femijet qe kishin kopanec.

Pas javesh te tera udhetim, karvani i cameve mberriti ne fshatin Pul Fushe, ku ndenjen dy net. Me pas, ata shkuan prane kufirit greko-shqiptar ne Sajadhe, ku ndenjen per tre muaj. “Dimri hyri dhe kishim shume ftohte, rrefen e moshuara. Pas tre muajsh kaluam me varka per te shkuar ne nje fshat te Sarandes. Ndersa niseshim, na dolen para greket, te cilet me cengela terhiqnin varkat tona. Na moren ushqimet, bizhuterite e c’kishim e na lane te iknim. Isha femije. Gjate kohes qe iknim naten me varka, une mbaja duart ne ujin e detit”.

Meno Dine thote se varkaxhinjte i kaluan falas, pasi ishin nga fshati Vole, ku Dinenjte kishin bere krushqi. Pas disa ditesh, ata mberrijne ne Ksamil. “Ne token shqiptare vdiq e para nga te ftohtit kusherira ime, Havaja. Ishte vetem 18-muajshe. Pas kesaj dolem ne Delvine, ku ndenjem rreth nje jave. Qendruam ne nje shtepi te djegur e te braktisur. Shtroje e mbuloje kishim jorganet e pajave, qe grate kishin marre me vete.

Me kujtohet se ishin rroba te shtrenjta prej kadifeje e te qendisura me serm. Por, gjermani nuk na u nda edhe ne Shqiperi. Nje dite erdhen dhe i vune zjarrin shtepise ku qendronim. Rrobat tona u dogjen te gjitha dhe morem serish rrugen, kete here drejt Myzeqese”. Familjaret e Meno Dines u vendosen perfundimisht ne Fier, ku, pasi jetuan disa vjet me qira, u sistemuan perfundimisht.

Ndersa kujton trishtimin e vogelushes qe braktiste oborrin e femijerise, duart e saj ne ujin e kripur te brigjeve came, Meno Dine sikur e parandiente se ate shtepi dhe ate toke nuk do ta shihte me kurre. “Po me djeg malli. Ta shoh edhe nje here ate vend, pa le te vdes. Por, ne nuk na duan ne Greqi. Im bir ka kerkuar te marre nje vize per te vizituar token e te pareve, por nuk e kane lejuar”. Brenga came pervijohet ne syte e perlotur te 73-vjecares, qe per me shume se 6 dekada nuk shikon dot vendlindjen e mohuar.




Kalvari

Mijera refugjate qe vdiqen ne rrugetim

Gjate rrugetimit te gjate per ne Shqiperi, mijera came vdiqen rruges nga te ftohtit, uria, semundjet apo fatkeqesi te tjera. “Karvani yne qe u nis nga Paramithia kishte rreth 500 familje, tregon 73-vjecarja Dino. Shume prej tyre vdiqen rruges. Mund te kene qene 1500 apo 2000 fryme. Viktimat ishin burra, gra, por pjesa me e madhe femije. Shume vdisnin nga i ftohti. Shpeshhere humbitnin femijet, te cilet ngeleshin prapa, pasi nuk ndiqnin dot ritmin e karvanit. Askush nuk mund te kthehej prapa, ku ishte vdekja. Nje tjeter fatkeqesi na goditi ndersa kalonim Qafen e Llogorase. Na zuri nje stuhi debore. Te pakten 30 vete humben apo vdiqen nga i ftohti”.



Fatkeqesia

Nena qe hodhi foshnjen ne lume

Mes lotesh, Menua tregon edhe fatkeqesine qe i ndodhi nuses se kusheririt te saj. “Grate mbanin rrobat ne kurriz, por edhe femijet e vegjel qe pinin gjoks. Lodheshin shume. Ne kapeshim pas fustanit te grave me te medha, pasi duart ato i kishin te zena. Nusja e kusheririt tim kishte ne njerin krah rroba dhe ne tjetrin vajzen 3-muajshe. Ishim duke kaluar prane lumit Versele. E kishim humbur nga lodhja. Per te mundur te kaloje lumin, ajo hodhi rrobat ne lume dhe vazhdoi rrugetimin”. E moshuara tregon se pas afro dy kilometrash, ndersa mendonte t’i jepte per te pire vajzes, nusja pa e tmerruar se gabimisht kishte hedhur foshnjen ne lume. I ra te fiket nga tronditja.


Masakrat greke, ja cfare ndodhi ne Cameri

Masakra me e eger ndaj shqiptareve myslimane u be nga ushtaret greke, qe nuk benin me pjese ne formacionet ushtarake, me 27 qershor 1944, ne zonen e Paramithise, ku forcat e Liges Republikane Greke (EDES) te gjeneralit Zervas hyne ne qytet dhe vrane rreth 600 shqiptare myslimane, burra, gra dhe femije - shume prej te cileve u perdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas deshmitareve okulare, te nesermen, nje batalion tjeter i EDES hyri ne Parge, ku u vrane 52 shqiptare te tjere.

Me 23 shtator 1944, u plackit qyteti Spatar dhe u vrane 157 vete. Gra te reja dhe vajza u perdhunuan dhe ata burra qe mbeten gjalle u grumbulluan dhe u derguan ne ishujt e Egjeut. Ne baze te statistikave qe jep Shoqata “Cameria” ne Tirane, gjate goditjeve qe jane bere ne vitet 1944-1945, ne fshatrat came jane vrare gjithsej 2771 civile shqiptare dhe konkretisht si me poshte: Ne Filat dhe rrethinat 1286, ne Igumenice dhe rrethinat 192, ne Paramithi dhe rrethinat 673 dhe ne Parge 620. Jane plackitur dhe djegur 5800 shtepi ne 68 fshatra. Ne nje liste te hollesishme te humbjeve materiale perfshihen 110000 dele, 24000 bageti te trasha, 25000 tone grure dhe 8000 tone vaj ushqimor.

Si rezultat i ketyre goditjeve, llogaritet qe 28000 came te jene larguar per ne Shqiperi, ku u vendosen ne periferi te Vlores, Durresit dhe Tiranes. Disa qindra came u vendosen gjate bregut te Himares, ne prona te lena nga familjet qe u larguan gjate luftimeve te egra, fillimisht kunder pushtuesve te Boshtit dhe me pas, me 1944, midis Frontit nacionalist grek te Clirimit te Epirit te Veriut dhe luftetareve te Ballit Kombetar te Shqiperise. Disa nga camet u vendosen ne fshatrat ekzistuese gjate bregdetit, si Borshi, qe tradicionalisht ishin myslimane, duke forcuar karakterin johelenik te zones. Came te tjere krijuan fshatra krejtesisht te reja, si Vrina afer kufirit grek.

Miranda Vickers, “Reprezalja greke dhe nderkombetarizimi i ceshtjes came”

Amerikanet

Ja si i perzune shqiptaret nga Cameria

Vezhgues nderkombetare kane konstatuar brutalitetin e perdorur gjate debimeve te cameve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan ne Shqiperi (1945-1946) shkruan: "Ne mars 1945 njesi te forcave te shperndara te Zervas kryen nje masaker ndaj cameve ne zonen e Filatit dhe praktikisht e spastruan ate nga pakica shqiptare. Sipas te gjitha te dhenave, qe kam mundur te mbledh mbi ceshtjen came, ne vjeshten e 1944-es dhe gjate muajve te pare te 1945-es, autoritetet e Greqise veriperendimore kryen goditje te egra, duke debuar rreth 25000 came - banore te Camerise nga shtepite e tyre.

Ata u ndoqen deri ne kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj came te moshave 15 deri 70 vjec u internuan ne ishujt e Detit Egje. U dogjen ne total 102 xhami”. Autoritetet greke miratuan me pas nje ligj qe sanksiononte shpronesimin e pronave te cameve, duke iu referuar bashkepunimit te bashkesise se tyre me forcat pushtuese te Boshtit, si nje arsye kryesore per marrjen e ketij vendimi.

Documents of the US Department of State, No.84/3, Tirana Mission, 1945-1946, 6-646.

Popullsia

Perberja etniko-fetare e Camerise

Krahina e Camerise perfshinte 189 qytete dhe fshatra ne rreth 10 mije kilometra katrore, me nje popullsi qe, sipas regjistrimit turk te vitit 1908, numeronte mbi 72000 banore. Popullsia u rrit ne vite, por rreth 85 mije persona, jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44. Mijera te tjere jane perzene me force ne vitin 1944 dhe tashme jetojne bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi.

Popullsia e Camerise ishte rreth 93% shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te tilla si greke, vllahe dhe rome. Ne shekullin e 19-te, 80% e popullsise shqiptare i perkiste besimit mysliman dhe procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te. Sipas te dhenave historike, pjesa tjeter prej 20% e popullsise came i perkisnin besimit kristian. Ne prag te Luftes se Pare Boterore, pas disa fushatash spastrimesh me karakter etnik e fetar, rreth 50% e popullsise perbehej nga myslimanet dhe gjysma tjeter nga ortodokset.
avatar
Ufo

190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ĒAMĖRIA - Dosier

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 18.08.11 14:43

Cameria do ti bashkohet Shqiperise sepse ka qene truall shqiptar.Ne duhet te bindim veten qe te gjitha pasojat qe kane hequr shqiptaret jane rrjedhoja te sundimit shumeshekullor te osmanllinjve.Fill pas pushtimit otoman gadishulli yne u quajt "Ballkan".Humbi emertimi gadishulli Ilirik.Do te vije nje kohe jo e larget qe ky gadishull do te marre emrin qe ka patur.Koha punon per ne.
avatar
Dimitrov Xhunga

170


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ĒAMĖRIA - Dosier

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 14:44

dimitrov xhunga shkruajti:Cameria do ti bashkohet Shqiperise sepse ka qene truall shqiptar.Ne duhet te bindim veten qe te gjitha pasojat qe kane hequr shqiptaret jane rrjedhoja te sundimit shumeshekullor te osmanllinjve.Fill pas pushtimit otoman gadishulli yne u quajt "Ballkan".Humbi emertimi gadishulli Ilirik.Do te vije nje kohe jo e larget qe ky gadishull do te marre emrin qe ka patur.Koha punon per ne.
Tė lumtė dora !
avatar
Ufo

190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ĒAMĖRIA - Dosier

Mesazh  Ufo prej 23.08.11 17:42

E vėrteta historike mbi karakterin etnik tė “vorio epirotėve”
E vėrteta historike mbi karakterin etnik tė “vorio epirotėve”
Historianėt dhe gjuhėtarėt quajnė Greqi territorin e banuar nga grekėt edhe para se ata tė arrinin nė
atė vend. Dy qytetėrimet e para evropiane paragreke, tė cilat kanė lulėzuar nė Kretė dhe nė pjesėn
mė jugore tė gadishullit Ballkanik (Greqi e sotme) para se tė arrinin grekėt nė kėto vende, quhen
padrejtėsisht qytetėrime greke.
Pra, termat grek dhe Greqi pėrdoren shumė mė tepėr nga ē’duhet. Ta ngasėsh nga ana tjetėr, kėta
terma nuk ndeshen as nė fjalorėt e mitologjisė “greke”, sado tė vėllimshėm tė jenė. Arsyeja ėshtė e
thjeshtė: emrat Graeci dhe Graecia kanė dalė nė epokėn romake dhe rrjedhin nga emri Graii, emėr
lokal i njė fisi ilir, qė banonte pranė Dodonės. Pėr P. Kretschmer-in dhe tė tjerė kėrkues tė
mirėnjohur, kėto emėrtime janė njė pėrshtatje nėpėrmjet italishtes tė emrit tė fisit ilir Γραες (A.
Ernout, “Latin Graecus”, n. 98, f. 211).
Edhe emri Helen ėshtė shumė i diskutueshėm. TH. Harrison (1988, f. 24) mbron se eponimi Helen,
stėrgjyshi i grekėve, ėshtė i trilluar. Ēka ėshtė mė tepėr, ky autor shton se, edhe nė epokėn klasike
(550-300 para e. s.), helenėt nuk pėrbėjnė etnos, por njė genos.
Grekėt, kaq tė pakėt nė Greqi nė vitet 550-300, si mund tė jenė tė pranishėm para, gjatė dhe pas
kėsaj periudhe kohe nė Epir? E pra, ata kanė qenė tė pranishėm nė kolonitė greke tė vendit.

Kolonitė greke nė Epir.

Koloni greke quhet njė grup grekėsh, tė shpėrngulur nga Greqia nė dhe tė huaj, ku jetojnė duke
ruajtur zakonet dhe gjuhėn amtare. Kėtu termi koloni nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me kuptimin tjetėr:
vend i pushtuar me forcė nga tė huajt. Nė rastin tonė kolonia pėrbėn njė territor tė huaj pėr popullin,
qė e rrethon. Fakti qė vetė autorėt grekė dhe helenofilė flasin pėr koloni greke nė Epir dėshmon se:

Epiri nuk ka bėrė ndonjėherė pjesė nė Greqi. Nuk ka koloni greke nė Athinė, apo nė Peloponez, por
ka vetėm jashtė Greqisė, ashtu siē ka pasur e ka dhe sot koloni shqiptare nė Rumani, nė Egjipt etj.
Eubeasit dhe korinthasit kanė themeluar kolonitė e para nė bregdetin epirot. Nė kėto koloni janė
ngritur qendra tregtare, tė cilat me kohė u transformuan nė koloni tė metropoleve greke.
Njė pjesė e popullsisė pėrherė nė rritje e kėtyre kolonive pėrbėhet nga “tė huaj” epirotė. Kolonėt
grekė gjetėn mbėshtetje te kėta “tė huaj” vendas pėr t’u shkėputur politikisht nga metropolet greke.
Kėto koloni kanė qenė tė shkėputura edhe nga mbretėrit e Epirit. Por, me mbretėr si Pirrua mund tė
merret me mend se kolonėt grekė do t’i jenė nėnshtruar autoritetit mbretėror vendas, ose mund tė
jenė riorganizuar nė komuna administrative dhe ushtarake, sipas sistemit ilir nė fuqi. Mund tė
merret me mend gjithashtu se kolonitė greke nė Epir do tė kenė qenė transformuar nė koloni epirote
dhe, pėr kėtė arsye, do tė kenė humbur formacionet e tyre demokratike. Nė kėtė rast termi koloni
merr njė vėshtrim tė ndryshėm nga i mėparshmi.
Shthurja e rendit fisnor nė Epir i ka dhėnė mundėsi zgjerimit tė mėtejshėm tė tregtisė me qytetet
greke. Nėpėrmjet kolonive greke ka depėrtuar helenizmi nė Epir. Kolonitė ishin qendra tregtare dhe
vatra tė kulturės greke.


Ilirizimi i kolonive greke

Depėrtimi i elementit etnik epirot nė kolonitė greke ka ndikuar nė pėrbėrjen etnike tė popullsisė sė
kėtyre qyteteve. Emrat ilirė nė gurėt e varreve, tė zbuluar nė nekropolet e kėtyre kolonive, pėrbėjnė
njė pjesė tė madhe tė emrave tė njohur tė banorėve tė kėtyre kolonive. Duke filluar nga sh. III para
e. s. kolonitė greke humbasin karakterin tipik tė kolonive, sepse tashmė popullsia pėrbėhet, nė
pjesėn mė tė madhe, nga epirotėt. Madje emrat ilirė tė prytanėve dhe tė magjistratėve monetarė, qė
gjenden nė drahme dhe nė bronze, tregojnė se epirotėt kanė fituar tė drejtėn e qytetarisė, duke
pėrfshirė kėtu edhe postet mė tė lartė nė jetėn komunale.
Nekropolet tumulare, aq tė pėrhapur nė Iliri, nė Maqedoni dhe nė Epir, mungojnė nė kolonitė greke.
Pėrjashtim bėn nekropoli tumular i Apollonisė, i cili dėshmon pėr njė traditė tė ruajtur nga mėnyra e
varrimit ilir tė taulantėve, tė cilėt banonin nė krahinat pėrreth
Apollonis. Kodėrvarret e kėtij qyteti do tė jenė shfrytėzuar nga paria fisnore autoktone, e cila bėnte
pjesė nė popullsinė e kolonisė. Varreza tumulare e Apollonisė pasqyron periudhėn fillestare tė
lidhjeve dhe tė influencės dypalėshe mes kulturės vendase dhe asaj greke.
Prania e armėve nė inventarin e varreve, sidomos prania e majave tė ushtave dhe e thikave prej
hekuri, ėshtė njė tregues i ruajtjes sė disa traditave ilire nė ritet e varrimit. Kurse inventari grek nė
kėto tuma tregon faktin se ilirėt vlerėsonin objektet e luksit tė artizanatit tė pėrparuar grek.


Tipare antropologjike iliro-epirote

Nė pikėpamje antropologjike ilirėt pėrbėnin njė popullsi adriatiko-mesdhetare, ku dallohen qartė
edhe tiparet alpine dhe nordike. Studimet antropologjike tė qindra skeleteve njerėzorė, tė zbuluar nė
Glasinac (Bosnje), venė nė dukje karakterin nordik tė ilirėve. Nga nėntė perandorėt romakė me
prejardhje ilire, tetė kanė qenė leshverdhė dhe me sy tė kaltėr.
Mirėpo numri i kafkave, tė zbuluara nė Epir ėshtė shumė i vogėl pėr popullsinė e hershme tė Epirit.
Kėto skelete janė zbuluar kryesisht nė varrezat e qyteteve, ku ka pasur koloni greke. Pėr mė tepėr nė
Iliri dhe, sidomos, nė bregdetin iliro-epirot, ka pasur shumė skllevėr. Si thotė Dr. K. Patsch, “Ilirėt,
tė dhėnė pas luftėrave dhe dėfrimeve, nuk kishin as dėshirė as kohė tė lirė qė tė merreshin me
bujqėsi. Pėr kėto punė tė rėnda ata kishin robėrit e luftės, numri i tė cilėve do tė ketė qenė i
madh…”.
Megjithatė, mund tė mbėshtetemi nė studimet e thelluara antropologjike tė J. Nemeskérit, A.
Dhimės etj. pėr tė nxjerrė argumente nė tė mirė tė karakterit etnik ilir tė epirotėve.
Tiparet protonordike tė skeleteve tė varrit qendror tė Dukatit, qė i pėrkasin bronzit tė hershėm, na
kujtojnė tipin verilindor evropian, tė ndryshėm nga tipi mesdhetar.
Sipas studiuesve tė pėrmendur mė lart elementet antropologjike adriatike tė skeleteve, tė zbuluar nė
Karstin triestin, nė Olteni, Bosnje, Serbi, Shqipėri dhe nė Epir, tregojnė se nė kėto vise kanė banuar
grupe tė ndryshėm ilirėsh. A. Dhima flet pėr oshilacione tipologjike tė etnisė ilire.
Edhe materialet skeletike tė shek. VI-XI tė e. s., tė zbuluar nė Dukat e Piskovė, dhe skeletet e shek.
XIII-XV, tė zbuluar nė Kaninė e nė Ēepunė, njihen nė literaturėn antropologjike si materiale
dinarike. I bazuar nė kėtė lėndė, A. Dhima ka ndjekur evolucionin e elementit antropologjik
autokton, “adriatizimin” e shqiptarėve tė Epirit.


Etnografi

Etnografėt mendojnė se, nė gjendjen e sotme tė kėrkimeve arkeologjike, mund tė njihen disa petka,
tė pėrdorura nga ilirėt nė Epir. Etnologėt sintetizojnė tė dhėna dokumentare dhe historiografike pėr
tė arritur nė pėrfundimin se kėtu ėshtė fjala pėr rroba, qė ilirėt dhe epirotėt kanė pėrdorur. Por, disa
aspekte metodike tė trajtimit tė kėtij problemi nga etnologėt do tė mund tė diskutoheshin.
Linja ose dalmatika ėshtė njė petk i gjatė e i gjėrė, me rrip nė ije, i punuar me fije leshi.
Isidore de Séville shėnon : « dalmatica vestis primum in Dalmatia (Illyricum)… ».
Dalmatica ėshtė zbuluar nė bustin e “gruas sė Dimalit », nė Krotinė. Nė njė gur varri, tė zbuluar nė
Drashovicė ėshtė riprodhuar njė burrė, i veshur me dalmatica burrash. Ky petk ilir ėshtė zbuluar nė
tėrė Ilirinė dhe nė Epir.
Z. Ēulić e pėrshkruan hollėsisht kėtė veshje ilire. Dr. K. Patsch (1923, 53) shton se mbi kėtė
dalmatica ilire hidhej krahėve njė mantel me rrudha. Ky petk tjetėr ilir mbahej nė shpatullėn e
djathtė me njė gjilpėrė dhe mbulonte krahun e majtė, ndėrkohė qė krahu i djathtė ngelte i
pambuluar. “Mė vonė kjo dalmatika ilire (vazhdon historiani vienez) u bė modė nė Itali dhe, duke
filluar nga koha e perandorit Commodus (180-192 tė e. s.), u pėrdor si veshje nė rrethet mė tė larta
romake; pastaj, iu ndėrruan stofi, forma e stolia dhe u bė veshje zyrtare e ngeli si petk liturgjik nė
kishėn katolike deri nė ditėt tona”.
Fustanella. Ky petk ilir ėshtė zbuluar nė monumentet e Ribić-it (Slloveni), nė Glasinac (Bosnje) etj.
“Vajza e Vlorės” mban gjithashtu njė fustanellė pėr gra.
Karakteri ilir i fustanellės ėshtė pranuar nga shumė specialistė nė etnografi (F. Nopcsa, 1959).
F. Konitza mbron se “… fustanella pak kohė mė parė ishte njė pjesė e veshjes kremtėrore tė ēdo
njeriu prej dere tė mirė si nė Shqipėri tė sipėrme ashtu edhe nė Shqipėri tė poshtme. Puna qė tė tilla
moda veshjeje mund tė gjenden dhe nė vendet fqinje s’tregon tjatėr gjė veē influencės sė fortė qė
shqiptarėt kanė ushtruar nė kohėn e shkuar mbi kombėsitė rreth e rrotull. Pėr shembull, ėshtė thėnė
me pėrsėritje prej studimtarėvet tė kėtij subjekti se i ashtu-qojturi kostum modern “grek” nė tė
vėrtetė ėshtė njė imitim i poshtėr i kostumit shqiptar. Ky kostum u pėrhap nė mes tė Grekėve nė
shekullin e katėrmbėdhjetė, kur Shqiptarėt nėnė Gjin Bua Shpatėn shkelnė dhe pushtuan Greqinė”.
Pėr fustanellėn shqiptare shkruan dhe poeti i njohur britanik: “Shqiptarėt, me veshjen e tyre, mė
madhėshtoren nė botė, tė pėrbėrė prej njė fustanelle tė gjatė, … - me pisqolla dhe jatagane tė
stolisur me argjend…” (G. G. Byron).


Llabana ėshtė njė kapuē i thjeshtė prej leshi

Busti i “gruas sė Krotinės” (Dimal) jep dėshminė e parė pėr kėtė element tė veshjes ilire tė sh. III-II.
Llabana del nė reliev edhe nė objekte tė tjera arkeologjike, tė zbuluar nė Durrės dhe nė Koplik.
M. V. Martial pėrmend llabanėn e liburnėve (cucullus liburnicus). Ky kapuē mund tė gjendet dhe
sot nė Epir. Llabana pėrdoret edhe nė krahina tė tjera tė Shqipėrisė si Korēa, Mirdita etj.
Guna. Kjo dallohet qartė nė njė stelė, tė ekspozuar nė muzeun e Vlorės. Nė njė basoreliev duket
shėmbėlltyra e njė iliri me gunė krahėve. Janė zbuluar edhe skulptura tė tjera, tė veshura me gunė.
Tė bazuar nė tė dhėna arkeologjike dhe etnologjike iliro-shqiptare, studiues shqiptarė kanė
mbėshtetur opinionin e F. Nopcsa-s, Schuchardit etj., sipas tė cilėve kėtu ėshtė fjala pėr njė element
tė veshjes ilire.
Riza. Kjo ėshtė njė shami koke, e pėrdorur nga gratė ilire.
Diana, hyjni ilire (Eqrem Ēabej) mban nė kokė njė rizė. Nė njė stelė, tė zbuluar nė Vlorė, dallohet
njė grua me rizė nė kokė. Njė rizė tė kėtillė mban nė kokė njė grua, e cila paraqitet nė njė stelė, tė
zbuluar nė Apolloni.
Opingat dokumentohen nė gėrmime arkeologjike, tė bėra nė Dervenberg, Glasinac, Bihac etj. Kėto
opinga dallohen nga opingat e tipit laptia tė popujve sllavė, tė cilėt do t’i kenė marrė nga ilirėt. Si
kėto opinga mund tė gjenden dhe sot nė Shqipėri dhe nė Epirin e jugut
Sigurisht, ka dhe elemente tė tjerė tė veshmbathjes sė ilirėve dhe epirotėve, pėr tė cilėt nuk kemi

ende referenca tė mjaftueshme.

Kjo veshmbathje ilire, e pėrdorur nė Epir dhe nė Iliri, provon se kėtu ėshtė fjala pėr njė komunitet
kulture mes epirotėve dhe ilirėve. Por, ky unitet nuk pėrjashton ekzistencėn e elementeve specifikė
nė zona tė ndryshme tė hapėsirės gjeografike iliro-epirote. Kjo njėsi kulture nuk pėrjashton as
ndikime tė qytetėrimeve fqinje.


Konkluzion

Nė kėtė artikull jam pėrpjekur tė vė nė dukje karakterin etnik ilir tė epirotėve, duke u mbėshtetur
mbi bazat e tė dhėnave mitologjike, arkeologjike, gjuhėsore, antropologjike dhe etnografike.
Mitologjia dhe feja, tė ashtuquajtura greke, kanė qenė fillimisht pellazge. Autorėt e Greqisė sė
vjetėr dėshmojnė se danajtė kanė pėrqafuar fenė pellazge ashtu siē ka qenė. Kurse disa autorė tė
tjerė kanė formuar panteonin grek me elemente tė mitologjisė pellazge. Kėto fakte i pranojnė
historianė tė njohur tė ditėve tona. Prandaj mund tė konsiderohen si tė vjetruara konkluzionet e disa
autorėve modernė mbi pėrparėsinė e mitologjisė dhe tė fesė greke nė Ballkan dhe nė Evropė.
Tradita homerike dėshmon pėr njė gjeografi politike tė kufizuar tė Greqisė sė vjetėr, ku Epiri,
Maqedonia, Kreta dhe ishujt e Egjeut nuk figurojnė. Nė “Katalogun e anijeve” Homeri kalon nė
rivistė tė gjithė luftėtarėt akeas, tė mbledhur nė fushėn e Trojės. Mirėpo, nė kėto kontingjente
akease nuk ka as epirotė, as maqedonas. Kujtesa kolektive pellazge, letėrsia dhe historia e shkruar
helenike dėshmojnė pėr karakterin etnik jo grek tė epirotėve. Burimet e hershme greke dėshmojnė
pėr lidhjet etnike mes pellazgėve, ilirėve dhe epirotėve.
Gjuha e epirotėve nuk figuron mė vete nė pemėn gjenealogjike tė gjuhėve indo-evropiane. Kjo
gjuhė nuk ka pasur lidhje me greqishten. Kjo e fundit pėrmban fjalė pellazge. Njė pjesė e mirė e
emrave, qė gjenden nė mbishkrimet e zbuluar nė Epir, janė ilirė.
Toponomastika pellazge/ilire ėshtė shumė e pranishme nė Epir. Toponimia e sotme epirote ruan
forma karakteristike tė evolucionit fonetik tė gjuhės shqipe. Epiri bėn pjesė nė territorin e formimit
tė shqipes. Argumentet e N. G. L. Hammond mbi dyndjet nga Evropa qendrore drejt Greqisė tė
“popullsive kurghane”, tė cilat flisnin njė greqishte parahistorike, bien nė kundėrshtim me tė dhėnat
e traditės greko-romake, si dhe me rezultatet e arkeologjisė sė dhjetėvjeēarėve tė fundit. Epiri
pėrbėn, njėsoj si Maqedonia dhe Iliria, njė pjesė tė territorit tė qytetėrimit tė Fushave me Urna.
Epirotėt nuk kanė pėsuar asnjė ndikim grek nė ritet e varrimit. Varrimet nė tuma provojnė
vazhdimėsinė etno-kulturore ilire nė Epir. Kėrkimet e dhjetėvjeēarėve tė fundit tė A. Harding vėnė
nė dukje se pjesa mė e madhe e objekteve prej bronzi dhe prej hekuri, tė zbuluar nė Greqi, janė ose
tė tipit adriatik apo ilir, ose objekte arkeologjike barbare, tė ardhur nga Evropa qendrore. Epiri ka tė
pėrbashkėt njė numėr karakteresh etnokulturorė me Ilirinė dhe me Maqedoninė. Kolonitė greke nė
Epir kanė qenė ishuj tė vegjėl grekė nė gjirin e popullsisė ilire tė Epirit. Argumenti i heshtjes sė
burimeve pėr njė migrim tė vonshėm, ilir ose shqiptar, nė Epir mund tė vlejė nė tė mirė tė iliricitetit
tė epirotėve. Toponimia e kėsaj krahine, e cila ruan format karakteristike tė evolucionit fonetik tė
shqipes, pėrjashton ēdo mundėsi tė ndonjė pėrhapjeje tė vonshme tė shqipes nė Epir. Elementet qė
renditėm mė lart tregojnė qartė irrealitetin dhe tendenciozitetin e teorisė sė “Vorio Epirit”.
Argumentet e mėsipėrm na bindin pėr iliricitetin e epirotėve tė lashtėsisė. Pra, themi se ėshtė nė
pėrputhje me realitetin historik tė merret Epiri i jugut si pjesė pėrbėrėse e Ilirisė, ose me fjalė tė
tjera, tė pranohet si e vėrtetė historike e padiskutueshme pėrkatėsia etnike shqiptare e Ēamėrisė.


ARSIM SPAHIU

Doktor nė Histori i Universitetit tė Franche-Comté-sė

avatar
Ufo

190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma ēame pėrloti publikun

Mesazh  Gon! prej 23.01.12 12:41

Dasma ēame pėrloti publikun



Kete qe do postoj tani lus te gjith anetaret ta lexojne me admirim, sepse mua vertete me renqethi trupin dhe me rrjedhi loti ne sy vetem nga leximi. Eshte nje komedi qe perfundon ne tragjedi, e cila ishte shfaqur sot ne Strug. Kush e ndien veten shqiptar shpresoj qe do t'i ringjallet ajo ndjenja e patriotizmit edhe njehere dhe te mendojne per "Token e Premtuar" te cilen na e plaqkiten fqinjet tane ne menyren me arbitrate dhe me te dhimshme qe eshte e mundur.

“Kjo ėshtė dasma ime, dasma e djalit tim, dritės sė sirit tim. U arratisėm kah sitė kėmbėt…mua mė dėbuan nga toka ime se unė jam ēam. Djalin ma vranė ditėn e dasmės. Nuk bėnte gjė tė keqe, martohej i ziu. Ēamėve iu ndalua kėnaqėsia. Djalin ma vranė se ishte ēam, nusen ma vranė se ishte ēame, gruan, fėmijėt, nuk bėnin gjė tė keqe poi shin ēam…Nuk janė vrarė e as prerė, por kanė dasėm si atėherė. Le tė mari fjala nam se nga varri u ēua njė ēam. Ēohu bir, ēohu evlad, se nuk ke gjak nė kokė por karafila e bozilok. Ēohu birė se kėsaj herė, kanė ardhur dasmorė tė tjerė. Tė ka ardhė vėllai nga Presheva, Struga, Podujeva…Kėsaj radhe janė betuar nė Gjakovė, Vlorė, Tropojė, Shkup e Mitrovicė…Ēohu moj flutur, se nė varr nuk dukesh e bukur. Ēohuni more dhe kėrceni, se nė Ēamėri dasėm kemi”- ėshtė monologue, qė pėrloti gati gjithė tė pranishmit, qė ndoqėn shfaqjen e trupės nė sallėn e “Poshka Teatrit”.

Ishin emocione qė nuk pėrballoheshin dot, dhe loti ishte ai qė mjegullonte syrin dhe zbulonte emocionet, pėrshkruan INA. Ishte monolog qė thellė preku ndjenjat dhe trazoi shpirtin e ēdo shqiptari qė e dėgjoi kėtė monolog, e nė veēanti delegacionin e ēamėve, qė rikujtuan kėto histori tė hidhura.

Para se tė fillojė shfaqja, regjisorja Olsa Poshka, duke pėrshėndetur praninė e delegacionit disaantarėsh ēam, mes tjerash theksoi: “Kėtė vit shėnojmė 100 vite tė shtetit shqiptar, shtet pėr disa i drejtė e pėr disa i padrejtė. Pavarėsi qė trijumfon pėr shumė zemra shqiptare, por qė, asnjė shqiptar nuk u kėrkoj falje publike ēamėve pos Ismail Kadaresė. Mė lejoni qė tė pėrshėndes praninė e Nijazi Kosovrastit, kryetar i Kėshillit Bashkiat tė Tiranės, qė ka ardhur sė bashku me Ardijan Canaj kryetar i Shoqatės “Ēamėria” dhe presidentin e Partisė pėr Drejtėsi dhe Unitet (PDIU)-u shpreh Olsa Poshka.

Presidenti i Partisė pėr Drejtėsi dhe Unitet, Tahir Muhedini, nė fjalėn e tij tė rastit, ndėr tė tjera theksoi: “Ėshtė njė rast veēantė qė sonte jemi kėtu, njė grup i komunitetit ēam, pėr tė pa kėtė pjesė skenike, qė pasqyron njė pjesė tė tragjedisė ēame qė u masakruan e u dėbuan nga vatrat e tyre shekullore. Kjo pjesė teatrore, flet se edhe Struga e ndien ēėshtjen e pazgjidhur ēame”.

Ēohuni, buzėqeshni mos rrini shtrirė, se kėnga jonė nuk ndalet, dasmat tona nuk ndalen, dasma do tė ketė, lindje e vazhdimėsi do tė ketė, ēohuni, buzėqeshni mos rrini, se prap dasėm do tė kemi kur do tė kėthehemi nė Ēamėri. Ėshtė ky njė mesazh qė del nga shfaqja “Shkėsia”, e zhanrit tė komedisė qė mbaron me tragjedi dhe thellė prekė ndjenjat e spektatorit nga mesazhi shumė i fuqishėm nė fund tė shfaqes, qė rikujton njė tė kaluar tragjike tė ēamėve dhe Ēamėrisė.

Komedinė “Shkėsia”, e autores Olsa Poshka, pėrmes njė loje skenike tė grupit tė pėrzgjedhur aktorėsh, edhe pse amator, nė mėnyrė tė shkėlqyer prezantoi historinė e martesės, apo martesave tradicionale, bazuar dhe motivuar nga koha e kaluar, por me njė qasje dhe trajtim krejtėsisht ndryshe; me njė kombinim dhe lidhshmėri ndėrmjet tė kaluarės dhe tė sotmes. Kjo mė sė miri vėrehet nė trajtimin dhe realizimin konkret, ku Olsa Poshka, me mjeshtri shtrinė komedinė duke mos shkėputur kohėn, me njė kontinuitet, lidhshmėri dhe vazhdimėsi nga ditėt e Ēajupit, deri nė ditėt e sotme. Nė skenė krijohen situata dhe momente mjaft tė pėlqyera komike, pa humbur dhe zbehur nivelin dhe karakterin e shfaqjes dhe personazheve, qė nė masė tė madhe janė tė njohura pėr opinionin dhe publikun nga vetė vepra e Ēajupit. Mirėpo, kėsaj here, ishte pasuruar dhe fisnikėruar me dialogje qė kumbonin si margaritar tė dialogjeve nė skenė, me mjaft koreografi.

Olsa Poshka, autore dhe regjisore (sė bashku me Xhelo Poshkėn), ėshtė shprehur se kjo komedi trajton nė pėrgjithėsi mentalitetin e shoqėrisė ballkanase. Ngjarjet zhvillohen nė kohė tė shkuar, nė fshat, e megjithatė, shumė nga situatat tė sjellin nė realitetin e sotėm modern. Nė mėnyrė paradoksale duket se shoqėrisė tonė i duhet ende shumė punė qė tė meritojė avangardėn nė tė cilėn pretendon qė ėshtė”.

Delegacioni ēam dhe mysafirėt nga Tetova, Shkupi etj, tė rrethuar e mishėruar me spektator strugan nė sallėn e “Poshka Teatrit” pas shumė situatave komike, qė paraqiteshin nė skenė, nė interpretim tė njė trupe tė harmonizuar, pėrjetoi njė tė papritur: pas lotėve tė gėzimit, u pėrlotėn pėr fatin tragjik tė ēamėve dhe tė Ēamėrisė! “Dasma e Gjinos dhe Marigosė”, u shėndėrrua nė njė masakėr tė paparė ndaj ēamėve, pėr ti shfarosur duke mos lejuar vazhdimėsi, kėngė, martesa dhe lindje tė reja. Megjithate, mesazhi i fuqishėm, “Ēohu, buzėqesh mos rri shtrirė”, ishte kushtrimi pėr tu kėthyer nė Ēamėri, pėr tė vazhduar jeta, kėnga, vaji i fėmijės nė vatrat e tyre shėkullore, qė na kujton shumė histori tė ngjashme. Kėngėn e ndalėn, kėnga u kėndua, dasmėn e ndalėn, dasma u bė, vajin e fėmijės e ndalėn, vaji i fėmijės edhe mė fort po dėgjohet. Kėto pamje skenike, pėrlotėn publikun, qė duartrokiti fortė trupėn dhe realizuesit e shfaqjes, autoren dhe duetin regjisorial Olsa e Xheladin Poshka.

Nė kėtė shfaqe, interpretuan trupa nė pėrbėrje: Dorian Leka,Gerta Lloga,Miranda Spaiu,Bledi Beqiri, Fatime Bojku, Leutrim Mamudi, Merita Vejseli, Eduard Lloga, Lutfie Mustafai, Eroll Prishtina, Amjet Isa, Parajsa Lata, Almira Halimi, Hazbije Kurtishi.

Pėr pjesėn koreografike pėrkujdesur Besart Asani, ndėrsa skenografia dhe kostumet janė pėrzgjedhur nga Besart Kolonja, muzika nga Agim Poshka, tė cilėt sė bashku me duetin e regjisorėve Olsa dhe Xheladin Poshka, e sollėn nė skenė pėr publikun artėdahsės strugan dhe mysafirėt e. Nderuar.

avatar
Gon!

532


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: ĒAMĖRIA - Dosier

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 23.01.12 12:51

Te pergezoj per shkrimin !
Ishte shume prekese ta rikthesh ate pjese te historise se dhimbshme ne kete menyre! Bravo per regjisoren!
avatar
Meridiani 0 (zero)

351


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bravo

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 23.01.12 18:25

bravo te qofte i nderuar per kte post
avatar
Ushtari i krishtit

418


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi