Histori tėrėsisht ruse

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 11:22

Histori tėrėsisht ruse

Kniaz Grigori Potiomkin: “Stomaku i tij mund tė krahasohet me Rusinė”
Kniaz (princ) Grigori Potiomkin - veprimtar i madh shtetėror rus i shekullit XVIII-, gjeneral-feldmareshal, favorit i Perandoreshės Ekaterina II.

Potiomkin ishte njė figurė mjaft kontradiktore qė kombinonte nė natyrėn e vet gjithēka mė tė lartė e mė tė ulėt. Ai mund tė ishte bujar dhe dorėshtrėnguar njėkohėsisht, preferonte si jetėn modeste, ashtu dhe luksin e madh. Por, duhet thėnė megjithatė, se ai ishte njeri qė prishte para pa hesap (i bėnte paratė rrush e kumbulla), ndėrsa fodullėku i tij nuk njihte kufij. Gostitė qė organizonte favoriti i Perandoreshės ngjasonin me skenarėt e pėrrallave “Njėmijė e njė net”.

Kjo kishte tė bėnte edhe me preferencat gastronomike tė tij. Hante Kniazi i madh si i babėzitur. Njėri nga bashkėkohėsit e tij kujtonte, se bile dhe nė kohėn kur ishte i sėmurė pėr vdekje, Potiomkin duke u drithur si purtekė nga ethet, hėngri mu nė sytė e tij gjatė drekės njė copė tė madhe proshutė, njė patok tė tėrė tė pjekur, disa zogj pule dhe piu njė masė tė paimagjinueshme kvasi (pije ruse e ngjashme me bozėn), mjaltė dhe verė. Pas kėsaj mbetet vetėm tė imagjinohet se sa hante Potimkin nė kohėrat kur gėzonte shėndet tė plotė!

Kniazi rus Sherbatov nė librin e vet me titull “Mbi prishjen e traditave nė Rusi” («О повреждении нравов в России»), duke folur pėr Potiomkin-in ka pėrmendur nė veēanti faktin, se nė njė kohė kur shumė rusė nuk i kishin provuar ananaset, ndėrsa pėr ekzistencėn e bananeve as qė kishin dėgjuar ndonjėherė, Grigori Potiomkin i kishte me bollėk tė madh kėto fruta nė tryezėn e vet dhe ishte ndėr tė parėt nė Rusi qė filloi ti rriste ananaset nė njė serrė tė madhe tė posaēme. [/color]


Kniazi rus Grigori Potiomkin

Duke folur mbi pasionet gastronomike tė Potiomkinit duhet theksuar, se ai i jepte preferencė kuzhinės ruse. Korrierėt nga skaje tė ndryshme tė Rusisė i sillnin atij produkte tė shumėllojshme. Pėr shembull, kastraveca tė shijshėm nga Nizhni Novgorodi, tė cilėt bėheshin turshi nė njė mėnyrė tė veēantė - nė kunguj tė mėdhenj tė gėrryer nga brenda, havjari vinte pėr tė nga Urali, peshku nga Astrahani, nga Kalluga - brumi kallugian.

“Brumi kallugian”, receta e pėrgatitjes tė sė cilit ėshtė harruar krejtėsisht nė Rusi tani, nuk mund tė quhet tamam brumė. Kjo ishte njė lloj ėmbėlsire e veēantė qė bėhej me miell thekre dhe malt (rusisht - солод). Thonė se Kniaz Potiomkin mund tė zemėrohej fort nė qoftė se atij pėr drekė nuk i servirnin nė tavolinė “brumin kallugian”.

Ai i dėrgonte korrierėt e vet nė vendet mė tė largėta bile dhe pėr pijen e quajtur “shi tė tharta” (rusisht - kислые ши) dhe pėr boronicė tė vogėl (rusisht - клюква).
Mbi tė ashtuquajturat “shi tė tharta” ia vlen tė tregohet nė mėnyrė tė veēantė. Kjo ėshtė njė lloj pije ruse e gazuar qė bėhet me mjaltė dhe malt dhe pėr Kniaz Potiomkinin atė e pėrgatisnin jashtėzakonisht tė trashė. Siē dėshmojnė bashkėkohėsit, kjo i shėrbente atij edhe si pije, edhe si ushqim dhe pinte ai nė ditė deri nė 15 shishe “shi tė tharta”. Potiomkin ishte mėse i bindur se kjo pije kishte veti kuruese dhe prandaj, jo mė kot, ai e pėrfshiu atė nė racionin e ushtarit.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 11:27

Konti Aleksei Ignatiev: oficer, diplomat, kuzhinier

Konti (rus. graf) Aleksei Ignatiev njihet nė Rusi, para sė gjithash, si autor i kujtimeve tė famshme me titull “Pesėdhjetė vjet nė shėrbim”. Nė kėtė libėr Ignatiev kujton periudhėn e veprimtarisė sė vet si ushtarak, oficer i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Perandorisė Ruse, mė pas atė tė diplomatit - fillimisht nė Danimarkė, Suedi dhe Norvegji, kurse nė vitet 1912-1917 - nė Francė.



Konti rus Aleksei Ignatiev
Mbas Revolucionit tė Tetorit tė vitit 1917 konti Ignatiev morri anėn e Pushtetit Sovjetik dhe ndihmoi qė tė ruhen pėr Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) mjetet financiare qė i pėrkisnin Rusisė cariste, tė cilat ishin depozituar nė emėr tė tij nė bankat franceze (225 milionė rubla nė ekuivalent floriri). Ka punuar nė Pėrfaqėsinė Tregtare nė Paris.

Duhet thėnė se Aleksei Ignatievin e interesonin jo vetėm veprimtaria ushtarake dhe diplomacia. Pasion i vėrtetė i tij ishte kuzhina. Siē tregonte ai vetė, mjeshtėrinė e artit tė tė gatuarit Ignatiev e pėrvetėsoi qė nė fėmijėri, kur bėhej kurioz pėr tė parė se ēfarė gatuante kuzhinieri i familjes sė tij Aleksandėr Koēallov, nxėnėsi i kuzhinierit tė famshėm kinez nė kohėn e vet nė Shėn Petersburg. Zotėrimi i artit tė tė gatuarit i hyri nė punė oficerit tė ri gjatė periudhės sė fushatave ushtarake - nė kohėn e luftės ruso-japoneze tė viteve 1904-1905. Qė rrugės pėr nė front, nė trenin ushtarak, ku nuk kishte kurrfarė vagoni-restorant, ndėrsa bar-bufetė pranė stacioneve tė trenave ishin pothuajse bosh, dhe filloi Ignatiev, si i thonė fjalės, “karrierėn e vet nė lėmin e kuzhinės”, duke pjekur me alkool tė thatė bukėn e zezė me proshutė.

Nė Manēuri, ku ishin pėrqendruar trupat ruse, punėt me ushqimin jo vetėm tė ushtarėve, por dhe oficerėve ishin fare keq. Dhe atėhere konti Aleksei Ignatiev vendosi ta marrė kėtė punė nė duart e veta. Ai se ku gjeti njė sobė tė vjetėr prej gize tė hedhur, e pastroi mirė e mirė dhe pasi mbaronte shėrbimin ushtarak ia hynte vetė gatimit tė drekės. Suksesi i kėsaj mense tė improvizuar i joshi tė gjithė oficerėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm. “Dhoma e ngrėnies filloi tė zhvillohej, tė lulėzonte”, - kujtonte mė vonė Aleksei Ignatiev.

Pasi u bė diplomat, konti Ignatiev merrte pjesė si mysafir nė gosti, darka e dreka tė shumta. Kur shėrbente si diplomat nė Suedi, koloneli i Shtabit tė Pėrgjithshėm suedez konti Roose e ftoi Ignativin sė bashku me tė shoqen pėr njė darkė me mysafirė tė ftuar. Pasi vuri re se si pjesėmarrėsit e drekės ngrinin gotat duke iu drejtuar njėri-tjetrit me fjalėt “Pėr shėndetin tuaj!”, diplomati rus piu pėr shėndetin e Zonjės sė shtėpisė dhe ngriti dolli pėr vetė tė Zotin e shtėpisė. Por nė atė moment tė gjithė tė pranishmit nė tavolinė ia plasėn gazit dhe filluan tė thėrrasin me tė madhe: “Dhjetė gota! Dhjetė gota!”.

Doli se kjo ishte “gjoba” pėr kontin rus qė shkeli padashur me gjestin e vet rregullin e vendosur nė darkat e drekat me miq tė ftuar: askush nuk ka tė drejtė tė pijė pėr shėndetin e tė zotit tė shtėpisė, dhe vetėm pas servirjes sė ėmbėlsirės mysafiri i nderuar duhet tė ngrihet nė kėmbė dhe nė emėr tė tė gjithė tė ftuarve tė tjerė tė falenderojė tė zotėt e shtėpisė pėr pritjen dhe tė ngrejė dolli pėr shėndetin e tyre.

Nė pėrfundim nuk na mbetet gjė tjetėr veēse ti shtojmė asaj qė thamė mė sipėr, se pakkush ėshtė nė dijeni tė faktit se Aleksei Ignatiev ėshtė jo vetėm autor i kujtimeve tė famshme, por dhe i librit tė artit tė kuzhinės “Bisedat e kuzhinierit me ndihmėsin” («Беседы повара с приспешником»).




avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 11:31

Perandori rus Nikollai I

Perandori rus Nikollai I vlerėsohet nė mėnyra diverse nga historianėt. Disa vėrejnė nė figurėn e tij reaksionarin, tė tjerė - fisnikun mbretėror. Periudha e drejtimit tė tij filloi me shtypjen e kryengritjes sė dhjetorit (tė dekabristėve) dhe pėrfundoi me humbjen e Rusisė nė luftėn e Krimesė.

Pallati perandorak rus gjatė sundimit tė Nikollai I mund tė cilėsohet, ndoshta, si mė i shkėlqyeri, mė madhėshtori nė Evropė. Por nė jetėn e pėrditshme Nikollai I, po ashtu si dhe babai i tij Pavli I dhe vėllai Aleksandri I, shquhej pėr natyrėn e vet tė matur, tė pėrkorė nė gjithēka, bile edhe nė tė ngrėnė, nė veēanti. Nikollai ngrihej herėt nė mėngje me tė zbardhur dita, punonte deri natėn vonė, flinte nė shtrat tė fortė, hante pak. Ndoshta, pikėrisht falė kėsaj mėnyre tė pėrmbajtur jetese ai dallohej pėr shėndet tė fortė.

Drekat perandorake nė pallatin mbretėror nuk shquheshin pėr salltanet, luks tė tepėrt.

Praktikisht tė gjithė autorėt e kujtimeve mbi sundimtarin autokratik konfirmojnė, se ai ishte njeri jashtėzakonisht i pėrmbajtur nė tė ngrėnė dhe preferonte gatimet e thjeshta tė kuzhinės ruse: qofte tė shoqėruara me pure patatesh, shi (njė lloj supe ruse me lakėr arme), ēorbat e ndryshme.




Perandori rus Nikollai I

Nė Gatēinė (periferitė e Shėn Peterburgut) familja perandorake drekonte gjithmonė nė njė tavolinė tė gjatė. Vetė Perandori Nikollai ulej nė mes tė saj, kurse peranddoresha pėrballė tij. Nė nė dyja anėt e tyre uleshin kniazėt (fisnikėt e lartė dhe aristokratet ruse) si dhe mysafirėt e ftuar.

Nė tavolinė Perandori fliste me njerėzit e shtėpisė rusisht, por kur i drejtohej Perandoreshės kalonte nė frėngjisht. Gjatė drekės shėrbenin nė tavolinė shėrbėtorėt mė tė pėrzgjedhur tė oborrit. Pėrpara anėtarėve tė familjes perandorake shtroheshin gjithmonė pjata prej floriri, tė cilat nuk ndėrroheshin gjatė gjithė kohės sė drekės. Ēdo herė, kur servirej gatimi i radhės, shėrbėtori i oborrit duhej tė vinte me shumė kujdes e shkathtėsi, pa zhurmė fare, mbi tė pjatėn tjetėr prej porcelani.

Perandori Nikollai Pavlloviē ftonte pėrherė me kėnaqėsi tė madhe pėr drekė nė Pallatin e Dimrit gjeneralin Ivan Skobelev. Posaēėrisht pėr gjeneralin nė tavolinė servirej supiera me shi tė vėrtetė rus (supė me lakėr arme), rizė me qull ose ēorbė dhe kulaēė. Dreka tė tilla jo tė mėdha, nė tė cilat ftoheshin 2 apo 3 persona tė rrethit tė afėrt, Nikollai I kishte pothuajse ēdo ditė.

Gjatė kohės sė drekės, si rregull, ndonjė muzikant luante nė piano. Gatime tė ndryshme nuk kishte shumė - 3 apo 4 gjithsej. Ngandonjėherė Perandorit i servirnin veē tė tjerėve njė vegsh (vorbė) me hikėrror, tė cilin ai e pėlqente pa masė. Nė pėrgjithėsi, Nikollai I hante shumė pak, kryesisht perime. Perandori pėrveē ujit pothuajse nuk pinte fare pije alkoolike. Rrallėherė i lejonte vetes ndonjė kupė verė. Gjatė darkės cari rus hante pėrherė njė pjatė tė tė njėjtės supė, tė gatuar me patate tė grira.

Edhe gjatė udhėtimeve tė veta Nikollai I demonstronte ndjenjėn e theksuar tė masės nė tė ngrėnė, duke urdhėruar maitre d’hotel-in e vet qė gjatė drekės nė tryezė tė mos servireshin kurrė mė tepėr se tre gatime. Dhe ky urdhėr i tij respektohet pothuajse gjithmonė. Por njėherė ndodhi qė maitre d’hotel nuk u pėrmbajt dot nga dėshira pėr tė sjellė nė tavolinė edhe njė pjatė tė katėrt shumė delikate me troftė tė freskėt fare. Dhe si pėrgjigje ndaj kėsaj ai dėgjoi vėrejtjen gati kėrcėnuese perandorake: “Ē’ėshtė kjo - pjata e katėrt? Hajeni vetė atė!”. Cari hodhi picetėn me zemėrim dhe u largua nga tavolina.

avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 11:37

Aleksandri II: shpėrthimi nė sallėn perandorake tė ngrėnies

Mė 5 shkurt tė vitit 1880 Perandori i gjithė Rusisė Aleksandri II kishte ndėrmend tė drekonte nė sallėn e ngrėnies tė Pallatit tė Dimrit. Pėr drekė pritej tė vinte Princi Alexander of Hesse and by Rhine, por treni i kėtij tė fundit erdhi gjysmė ore me vonesė. Kjo rrethanė dhe i shpėtoi atėhere jetėn Perandorit.

Nė momentin kur Cari po i afrohej dyerve tė sallės sė ngrėnies buēiti njė shpėrthim i fuqishėm. Aleksandri II, qė u vonua pak pėr drekė, shpėtoi pėr mrekulli pa u padėmtur. Por 11 ushtarakėt, qė kryenin shėrbimin e rojes atė ditė nė pallatin perandorak, gjetėn vdekjen nga ky shpėrthim.


Atentati i sipėrpėrshkruar ishte njė ndėr tė shumtit tė ndėrmarrė kundėr jetės sė Perandorit reformator, i cili anuloi, hoqi tė drejtėn e bujkrobėrisė (tė drejtėn feudale).

Tė birit tė Nikollait I as qė i kishte shkuar ndonjėherė ndėrmend se do tė bėhet objekt gjyetie nga ana e terroristėve kur nė vitin 1856 u kurorėzua nė Moskė. Pas ceremonisė sė kurorėzimit nė sallėn e fronit mbretėror tė Pallatit tė famshėm Granovitaya (Palace of the Facets) tė Kremlinit tė Moskės u shtrua njė drekė solemne. Midis tė ftuarve nė tė ishin anėtarėt e Kėshillit Shtetėror, pėrfaqėsues tė klerit tė lartė dhe persona me rėndėsi tė dy klasave tė para tė vendit. Nė drekėn e shtruar me rastin e kurorėzimit u servirėn: supė e gatuar me gjela tė egėr, kulaēė e byrekė me harxha tė ndryshme, peshq sterlet tė zier nė avull, shkurta tė pjekura nė hell, angjinare (it. carciofo). Mė pas nė tryezėn e mrekullueshme fetive u sollėn gjela deti dhe shpendė tė egra tė pjekura. Pėrfundoi dreka me xhelatinė frutash dhe akullore.

Kurorėzimin e perandorit tė ri e festuan jo vetėm personat e klasave tė larta, por dhe e gjithė Moska. Nė solemnitetet e kurorėzimit nė Moskė midis tė tjerash u konsumuan gati 40 ton proshutė, 15 ton sallam e salēiēe, 5 ton gjalpė, 3.120 qengja, mė tepėr se 12.000 pula, 49 mijė byreēka e kulaēė, u pinė 1.252 fuēi vere dhe 3.120 fuēi birre. Sipas tė dhėnave zyrtare, pėr ceremonitė solemne tė kurorėzimit u shpenzuan 6 milionė rubla argjendi.




Perandori rus Aleksandri II

Aleksandri II zhvilloi jo pak reforma tė rėndėsishme nė vend, tė cilat i ndryshuan pamjen gjithė Rusisė. Por vepra mė e madhe e tij mbetet, pa dyshim, ēlirimi i fshatarėve nga bujkrobėria, varėsia feudale. Prandaj nė historinė e Rusisė ai hyri me emrin Cari-Ēlirimtar (Liberator).

Zakonisht Aleksandri i II ngrihej nga gjumi rreth orės 8 dhe bėnte njė shėtitje nė kėmbė nė park. Pasi kthehej nga shėtitja pinte kafe me doktorin e vet. Rreth orės 17.00 Aleksandri II shkonte tė drekonte tek perandoresha. Nė kėtė drekė pothuajse gjithmonė kishte persona tė ftuar. Vetė dreka, po ashtu si dhe mėngjesi, vazhdonte mė pak se 1 orė. Mė pas Perandori tymoste njė puro dhe shkonte pėr tė fjetur deri nga ora 19.00. Nė 7 tė mbrėmjes tek ai vinte perandoresha me fėmijėt dhe sė bashku ata pini ēaj me ėmbėlsira.

Gjatė kohės sė drejtimit tė Aleksandrit II tė gjitha llojet e verėrave qė servireshin nė tryezė ishin tė prodhimit tė huaj. Ai ishte adhurues i madh i shampanjės franceze. Preferonte shumė Perandori rus shampanjėn e Firmės “Louis Roederer”. Kjo firmė posaēėrisht pėr Lartmadhėrinė e tij Aleksandrin II prodhoi nė vitin 1876 shampanjėn “Crystal” nė shishe me formė tė mrekullueshme.
Nė ditėn e parė tė marsit tė vitit 1881 terroristėt e grupimit «Народная воля» (“Vullneti i Popullit”) e ēuan deri nė fund punė me gjyetinė shumėvjeēare tė filluar ndaj Perandorit. Aleksandrin II e hodhėn nė erė nė rrugėn pėrgjatė lumit Neva, mu nė qendėr tė Shėn Peterburgut.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Ufo prej 19.08.11 13:32

Leon Trotsky: buka e burgut dhe haviari kremlinian.Njėri prej prijėsve tė Revolucionit tė Tetorit tė vitit 1917 dhe organizatorėve tė Ushtrisė sė Kuqe Lev (Leon) Bronshtein, i njohur mė tepėr me pseudonimin - Trotsky (Trocki). Thonė se kėtė mbiemėr ai ia huazoi njė gardiani burgu, ku u ngujua pėr ushtrim veprimtarie revolucionare.


Social-demokrati i ri ra nė burg nė moshė fare tė re. Trotsky kujtonte mė pas se pako nuk i sillte askush nė burg. Ai s’kishte as ēaj, as sheqer. Ēorbėn e burgut tė arrestuarve ia jepnin vetėm njė herė nė ditė, nė drekė. Racioni i bukės me thekėr dhe kripa i shėrbenin revolucionarit tė ri si mėngjes dhe darkė. Ai kafshonte njė copė nga buka e burgut dhe pastaj bėnte ecejake diagonal qelisė duke thurur poezi.

Pas pėrmbysjes sė autokracisė nė Rusi Trotsky u kthye nga mėrgimi dhe u zhyt me kokė nė vorbullėn e ngjarjeve politike tė vendit. Pikėrisht atėhere ai dhe u afrua me bolshevikėt. “Rruga pėr nė bufenė (bar-bufe) e Komitetit Ekzekutiv ishte nė ato ditė njė Golgothe (Calvary) e vogėl , - kujtonte Trotsky. - Atje tė jepnin ēaj, bukė tė zezė me dhjathė ose me haviar tė kuq: ky produkt ishte me shumicė nė Smolni dhe mė pas nė Kremlin. Pėr drekė atje jepej (supė me lakėr arme) dhe njė copė mish”.



Leon Trotsky

Pas rrėzimit prej bolshevikėve tė Qeverisė sė Pėrkohshme Trotsky u emėrua Komisar i parė i Popullit pėr punėt e jashtme tė Rusisė Sovjetike. Pikėrisht kur zinte kėtė post ai morri pjesė nė negociatat e paqes nė Brest-Litovsk me pėrfaqėsuesit e Gjermanisė. Delegacionin e parė rus gjermanėt pėrpiqeshin ta sejdisnin e ta respektonin si asnjė tjetėr.

Princi i Bavarisė Leopold i priti anėtarėt e delegacionit rus si “mysafirėt” e vet. Tė gjitha delegacionet e hanin drekėn dhe darkėn bashkarisht. Kurse Trotsky, i cili kryesonte delegacionin sovjetiv, vendosi ti ndėrpresė me vrazhdėsi marrėdhėniet e shpenguara, familjare e besėplota qė u krijuan atje. Ai kėrkoi caktimin e tryezave tė veēanta pėr drekė dhe darkė, duke u referuar tek nevoja e anėtarėve tė delegacionit sovjetik pėr tė komunikuar me njėri-tjetrin gjatė kohės sė pushimeve midis negociatave. Dhe ky pretendim i tij u pranua heshturazi prej gjermanėve.

Nė mars tė vitit 1918 qeveria sovjetike u zhvendos nė Moskė. Ushqimi i atėhershėm nė Kremlin ishte i keq: nė vend tė mishit jepnin pastėrma, mielli dhe drithėrat ishin tė mbushura me rėrė. Por ndėrkohė me bollėk tė madh ishte haviari kuq i peshkut keta (familjes sė salmonit) - pėr shkak tė ndėrprerjes sė eksportit. Pėr drekė udhėheqėsve tė Republikės Sovjetike u jepnin shi (supė me lakėr arme) dhe hikėrror (qull me hikėrr me lėvozhgė), por tė servirura ama nė pjatat e oborreve perandorake me emblema me shqiponja mbretėrore.

Nė luftėn e ashpėr, qė plasi pas vdekjes sė Leninit, brenda radhėve tė partisė Stalini triumfoi mbi Trotsky-n. Fillimisht ai u internua nė Kazakistan, kurse mė pas u dėbua fare nga vendi. Vendstrehim i fundit i adeptusit tė revolucionit botėror u bė Meksika. “Ne kishim njė tryezė tė madhe, - kujtonte nipi i Trotskyt. - Tė gjithė, duke pėrfshirė edhe rojet e ndihmėsit e Trotskyt, uleshim rreth kėsaj tryeze.

Ushqimin zakonisht e gatuante gjyshja, tė cilėn e ndihmonin dy gra meksikane... Dreka jonė ishte shumė modeste, pa kurrfarė gjellėsh tė sofistikuara e delikatesash. Pasi hante Leon Trotsky (Lev Trocki) pushonte ose flinte pak. Kurse mė pas vazhdonte tė punonte nė kabinetin e vet deri nė darkė”.

Pikėrisht atje, nė vilėn Koyyakana, nė gusht tė vitit 1940 goditja qė iu dha pas shpine me akullēarėse (sėpatė) i mori jetėn njėrit prej udhėheqėsve mė kontradiktorė tė Revolucionit tė Tetorit.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Ufo prej 20.08.11 12:26

Perandori rus Paul Parė

Nė mbrėmjen e 11 marsit tė vitit 1801 nė Shėn Peterburg u mblodhėn nė njė darkė konspirative pjesėmarrėsit e komplotit kundėr Perandorit Paul Parė. U pi shumė verė gjatė saj dhe disa nga komplotistėt bile u dehėn keq. Me tė mbaruar darka tė gjithė pjesėmarrėsit e kėtij komploti u nisėn pėr nė pallatin perandorak. Pasi thyen rezistencėn e rojeve dhe gardės mbretėrore ata si tė tėrbuar shkuan drejt e nė kabinetin e Paul-it Parė. Perandori, i cili refuzoi tė heqė dorė nga froni, u mbyt prej tyre me egėrsi tė paparė. Kurse popullit iu njoftua se sovrani vdiq nga iktusi cerebral

Perandori Paul Parė, i cili drejtoi Rusinė vetėm 4 vjet (nga fundi i shekullit tė XVIII deri nė fillim tė shekullit tė XIX) ishte njė nga monarkėt mė tė pazakontė rusė. Dikush e karakterizon atė si despot kapriēioz gjysmė tė ēmendur. Disa tė tjerė e vlerėsojnė si fisnik, romantik tė pakuptuar nga askush.

Jeta e Paulit ngjasonte me orėn e kurdisur: gjithēka e bėnte me punktualitet tė madh nė tė njėjtėn orė. Ai ēohej herėt nė mėngjes, pinte kafenė dhe nė orėn 6 priste nė kabinetin e vet gjeneral-guvernatorin e Shėn Peterburgut pėr raportim. Pasi u bė perandor ai u pėrpoq ti mėsojė tė gjithė oborrtarėt dhe njerėzit e suitės sė vet tė hanė drekė bashkė me tė nė orėn 13.00.


Njėherė, pasi kishte ngrėnė drekėn, sigurisht fiks nė orėn 13.00, Perandori qė po shėtiste nėpėr Ermitazh doli nė ballkon dhe dėgjoi njė tingėllim kėmbane. Siē u bė e ditur, kjo ishte kėmbana e baroneshės Stroganova qė ftonte mysafirėt pėr drekė. Perandori u zemėrua, u indinjua fort nga fakti se baronesha drekon kaq vonė, nė orėn 15.00, dhe dėrgoi urgjentisht tek ajo oficerin e policisė sė vet me urdhėresėn qė e obligonte atė tė hante qė kėtej e tutje drekėn fiks nė orėn 13.00. Nė shtėpinė e baroneshės kishte plot mysafirė kur atė e njoftuan pėr ardhjen e policit. Vetėm frika pėr tu bėrė pre e zemėrimit tė perandorit e frenoi tė zonjėn e shtėpisė qė tė mos ia plaste gazit me tė madhe nė prani tė mysafirėve. Bile dhe vetė oficeri qė i solli urdhėresėn asaj i zėnė ngushtė mezi e mbante tė qeshurėn. Por, me hir apo me pahir, urdhėri i monarkut duhej zbatuar.

Pėrsa i pėrket Perandorit, ai e kishte bėrė zakon ta hante drekėn rreth njė tryeze me gjithė pjesėtarėt e familjes sė vet. Zakonisht gjatė drekės nė tavolinė mbretėronte heshtja e plotė, tė cilėt mund ta thyente vetėm vetė monarku.

Nė orėn 21.00 tė mbrėmjes Paul Parė hante darkėn, kurse nė 22.00 ai kishte rėnė nė gjumė.

Perandori Paul ishte kundėrshtar i luksit tė tepruar dhe dallohej pėr maturi tė rrallė nė ngrėnie dhe nė tė pirė. Dreka e Paul-it tė Parė, siē dėshmojnė njerėzit qė e njihnin fort mirė nga afėr atė, pėrbėhej nga uji i pastėr i lumit Neva dhe 2-3 pjata me gatime shumė tė thjeshta, por me ushqim tė shėndetshėm. Gatimi mė i preferuar pėr Perandorin ishte lakra e buburitur ose arme me salēiēe.

Pas grushtit tė shtetit nė pallatin mbretėror, qė i preu fillin e jetės Perandorit Paul Parė, gjatė drejtimit tė djalit tė tij Aleksandėr Parė u la krejtėsisht nė harresė tradita e tė ngrėnit tė drekės njėkohėsisht me monarkut e shtetasve tė tij fiks nė orėn 13.00. Njerėzit filluan tė drekojnė kur ti vinte mė pėr mbarė.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Ufo prej 22.08.11 16:07

Ivani i Tmerrshėm

Car Ivan Vasiljeviē, i njohur mė tepėr si Ivani i Tmerrshėm, deri mė sot e kėsaj dite vazhdon tė mbetet njė ndėr personazhet mė misteriozė tė historisė ruse. Shkencėtarėt debatojnė shumė nė lidhje me faktin se ē’figurė ishte pėr vendin e vet Ivani IV. Kurse ne do tė flasim pėr gostitė luksoze, madhėshtore tė kohės sė drejtimit tė Car Ioanit tė IV, tė cilat shoqėronin tė gjitha ngjarjet e shėnuara tė jetės shtetėrore dhe asaj tė oborrit mbretėror tė vendit.



Nė kėto gosti merrte pjesė aristokracia kryeqytetase dhe paria e fisnikėve tė provincės. Pas pėrfundimit tė audiencės qė u jepte monarku mysafirėve tė huaj-ambasadorėve, reshperėve (tregtarėve), udhėtarėve-Ivani i Tmerrshėm i ftonte ata zakonisht pėr tė ndarė me tė bujarisht tryezėn me “bukė e kripė e zemėr”. Shėrbyesit e pallatit i shoqėronin mysafirėt e huaj nė sallėn e gostive.

Nė vitin 1554 lundėrtari anglez Richard Chenslor ishte mysafir i nderuar nė drekėn e Ivanit tė IV. Nė shėnimet e veta ai shkruan, se gjellėt i servireshin Ivanit tė Tmerrshėm pa kurrfarė rregulli, ndėrkohė qė takėmet e ngrėnies nė tryezė ishin jashtėzakonisht tė pasura, luksoze. Tė gjitha gatimet servireshin me komplete florori, dhe duhet thėnė, jo vetėm monarkut por dhe mysafirėve tė tij - atė ditė drekonin tek Cari rreth 200 persona.

Pjatancat me gatime ishte tė mėdha, kupat e verės gjithashtu ishin prej floriri dhe shumė tė rėnda. Pėrpara se tė silleshin pjatat nė tryezė Ivan Vasiljeēi i dha ēdonjėrit mysafir njė copė tė madhe buke, tė ndarė me dorėn e vet. Ndėrkohė shpėrndarėsi thėrriste me zė tė lartė emrin e ēdo mysafiri, tė cilit i adresohej copa e bukės, duke u shprehur kėshtu: “Ivan Vasiljeviē, Cari i Rusisė dhe Knjazi (Princi) i Madh i Moskės tė nderon ty me bukė”. Gjatė kėsaj tė gjithė duhet tė ēoheshin nga vendi dhe tė qėndronin mė kėmbė deri sa tė pėrfundonin sė tingėlluari kėto fjalė. Pas kėsaj sollėn me pjatanca tė mėdha gostinė mbretėrore - mjellma tė pjekura tė ndara copa-copa. Ēdo pjellmė u servir nė pjatancė tė veēantė.

Monarku ia ndante ato mysafirėve po ashtu si dhe bukėn - me po ato fjalė tė thėnė pak mė parė. Mė tej po e njėjta gjė ndodhte edhe me pijet. Lundėrtari anglez kujton, se para se tė ulej nė tryezėn e drekės Ivani i IV ndėrroi kurorėn, kurse gjatė vetė drekės i ndėrroi kurorat edhe 2 herė tė tjera. Kėshtu, brenda njė ditė Richard Chenslor pa tre kurora tė ndryshme nė kokėn e tij. Kur u servirėn tė gjitha gatimet nė tryezė, ai me dorėn e vet i ndante gjellėt dhe pijet ēdonjėrit qė i shėrbente aristokratėve. Dreka pėrfundoi natėn vonė.

Duke u ndarė me mysafirėt Cari e quante ēdonjėrin nga ata me emėr, gjė me tė cilėn u la njė pėrshtypje tė pashlyeshme anglezėve tė pranishėm nė gosti. Ambasadori i Perandorisė sė Shenjtė Romake nė Shtetin e Moskės Daniel Prince nga Bukhovo kėshtu ka shkruar mbi zakonet e gostisė sė Ivanit tė Tmerrshėm: “Kur ai ulet nė tryezė, nė krah tė dhjathtė tė tij duhet tė ndodhet djali i madh. Ndėrsa vetė ai ėshtė primitiv, aspak i sofistikuar nė sjelljen e vet, sepse mbėshtet bėrrylat nė tavolinė dhe, meqėnėse nuk pėrdor kurrfarė pjatash, e han ushqimin duke e marrė me duar, ndėrsa ngandonjėherė copėn e filluar e tė pambaruar e vė sėrish nė pjatancėn e madhe.

Para se tė hajė apo tė pijė ndonjė gjė nga ato qė i serviren, ai zakonisht e shėnon veten me njė kry tė madh dhe hedh sytė nga ikonat e Virgjėreshės Mari dhe Shėn Nikollės. Kravēij (kėshtu quhej shėrbyesi dhe posti i oborrtarit nė Shtetin e Rusisė tė periudhės sė shekujve XV-XVIII-tė. Detyrė e Kravēij-it ishte ti shėrbente monarkut nė tryezė) gjatė kohės sė servirjes sė pijes monarkut, tė cilėn ai e pėrdorte nė sasira tė mėdha, njė pjesė tė kėsaj pije e hedh nė njė kupė tjetėr dhe e lė pėr degustim... Nė qoftė se Cari i jep me dorėn e vet ndokujt atė qė nuk ha nga ushqimi, apo nuk pi nga pijet, kjo do tė thotė se mysafirit i bėhet nder i madh”.

Nė slloboda-nė (kėshtu quhej nė historinė e Rusisė, Bjellorusisė dhe Ukrainės nė periudhėn e shekujve XI-XVIII-tė pika e banimit (fshati) apo rajoni nė qytet) Aleksandrovo, e cila gjatė kohės sė oprichnina-s (oprichnina-periudhė nė historinė e Rusisė (pėrafėrsisht nga vitit 1565 deri nė vitin 1572), e cila u shėnua nga terrori shtetėror dhe veprimi i sistemit tė masave tė jashtėzakonshme. “Oprichnina quhej gjithashtu edhe njė pjesė e shtetit me drejtim tė veēantė, e caktuar pėr mbajtjen e oborrit tė carit dhe oprichnikėve- kėshtu quheshin njerėzit qė pėrbėnin policinė sekrete tė Ivanit tė Tmerrshėm dhe qė kryenin represionet) u shndėrrua nė rezidencė tė carit, u krijua njėfarė vėllazėrimi murgjish me nė krye Ivanin e Tmerrshėm.

Cari sė bashku me oprichnikėt e vet organizonte atje tryeza tė pėrbashkėta (komune), duke i kombinuar ato me shėrbesat kishtare. Tė tilla gosti e tryeza destinoheshin tė rikujtonin ata kohėra tė moēme, kur knjazėt (princat) hanin e pinin sė bashku me druzhinjikėt e vet (druzhinjiki - luftėtarėt e knjazit (princit), tė cilėt shpesh herė pėrveē funksionit tė mbrojtjes ishin edhe kėshilltarė tė tij). Fisnikėt gjermanė Johann Taube, Elert Kruse, tė cilėt shėrbenin nė oprichninė, njoftonin se nė tryeza tė tilla “ēdonjėrit i jepet ushqim dhe pije shumė e shtrenjtė, e cila pėrbėhet nga vera e pėrzierė me mjaltė”. Tė ngrėnat e tė pirat ia linin vendin shėrbimeve tė gjata e sfilitėse kishtare.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Nikolaos prej 22.08.11 16:09

Bravo Ufo, qenke i apasionuar pas historise ruse!
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Ufo prej 23.08.11 19:12

Dreka e tre perandorėve

Nė vitin 1867 Parisi u bė vendi i zhvillimit tė Ekspozitės botėrore, pėr pjesėmarrje nė tė cilėn erdhėn mysafirė tė shumtė nga i gjithė rruzulli tokėsor, midis tyre edhe persona tė familjeve mbretėrore.

Perandori rus Aleksadėr II-tė sė bashku me djemtė e tij - Aleksandrin dhe Vladimirin - mbėrritėn nė kryeqytetin francez mė 16 maj tė vitit 1867. Ata i priti personalisht Perandori Napoleon III-tė (Carles Louis Napoléon Bonaparte). Qėndrimi i monarkut rus nė Paris u shėnua jo vetėm me vizitimin e Ekspozitės botėrore dhe pjesėmarrjen nė aktivitete tė shumta tė botės mondane, por edhe me atentetin e pasuksesshėm ndaj jetės sė Perandorit rus Aleksandėr II-tė.

Ndėrsa mė 7 qershor tė vitit 1867 nė restorantin mė tė famshėm tė asaj kohe “Cafe Anglais” nė Paris u zhvillua takimi i cili hyri nė histori me emrin “Dreka e tre perandorėve”. Nė tė vėrtetė midis tre pjesėmarrėsve tė drekės perandor i vėrtetė ishte nė atė kohė vetėm monarku rus Aleksandri i Dytė. Atij i bėnė shoqėri nė kėtė drekė princi (rus. - tsarevitch), trashėgimtari i fronit, i cili do tė hyjė mė vonė nė histori si Perandori Aleksandėr III-tė, si dhe Mbreti i Prusisė Friedrich Wilhelm I-rė, i cili 4 vjet pas kėsaj dreke u bė perandor i Gjermanisė. Mbretin e Prusisė e shoqėronte princi Otto Eduard Leopold von Bismarck.


Monarkėt iu lutėn pronarit tė restorantit qė ti gostisė ata me gatime tė tilla qė ti mbeten nė kujtesė pėr njė kohė tė gjatė. Dhe ai ia plotėsoi dėshirėn atyre me kėnaqėsi. Dreka u pėrgatit nga i famshmi Adolphe Dugléré, nxėnėsi i kuzhinierit legjendar Marie-Antoine Careme.

Nė menunė e drekės, e cila u servir nė mėnyrėn mė luksoze, figuronin shumė gatime qė paraqesnin nė vetvete krenarinė e kuzhinės franceze. Si pjatė e parė u servir supa e perandorshės, e gatuar me lėng pule tė trashur me tapiokė (tapioca - miell i bluar (niseshte), i pėrftuar nga rrėnjėt e maniokės (lat. - Manihot esculenta) - njė lloj bime shumė e rėndėsishme ushqimore kjo nė tropik), me tė verdhė vezėsh e kajmak qumėshti, me qofte tė vogla nė formė sferike tė bėra me mish pule, tė brendshme shpendėsh dhe bizele tė njoma. Mysafirėve iu propozua gjithashtu edhe supė-pure me bizele tė njoma.


Perandori rus Aleksadėr II

Nė menunė e drekės si pjata tė dyta u servirėn sufle me mish pule dhe tartufo (zhardhok kėrpudhash) me salcė veneciane tė pėrgatitur me verė tė bardhė, uthull estragoni (lat. Artemisia dracunculus - erėz e vlefshme aromatizuese bimore), qepė dhe fier moskat (cerfoglio) - (lat. Anthriscus cerefolium - bimė kjo qė konsumohet e freskėt) si dhe kėrbisht qengji (selle de mouton) me pure bathėsh dhe salcė Bretoni. Mysafirėve iu propozua tė provojnė edhe pulėn e gatuar sipas traditės portugeze: tė pjekur ashtu siē ėshtė (e paprerė nė copa), tė mbuluar me salcė domatesh, specash tė kuq jo djegės, hudhėr, rigon, paprika, spec tė kuq shumė djegės aromatik (pepe di Caienna), sheqer, lėng limoni, verė tė bardhė, lėng pule dhe vaj ulliri. Pula ishte e mbushur me oriz e domate. Mė pas nė tavolinė sollėn pure tė ngrohtė tė bėrė me mish e mėlēi shkurtash, karavidhe (lobster) tė gatuar sipas mėnyrės pariziane me garniturė domatesh si dhe rosa tė vogla tė pjekura ala Rouen - tė mbushura me mish tė grirė.

Pjesėmarrėsve tė drekės iu propozua tė provojnė edhe ortolanėt e butė - shtėpie (njė lloj zogu ky - lat. Emberiza hortulana) tė vendosur copa-copa nė sanduiēe tė thekura dhe patėllxhanė tė gatuar ala spanjollēe - tė mbushur me tulin e tyre, domate dhe mish kofshe derri ose proshutė, tė mbuluar me dhjathė tė shkrirė Gruyčre. Nė pėrfundim tė drekės nė tavolinė u servir akullore.


Gostia ishte me tė vėrtetė mbretėrore. Por thonė, se Cari rus shprehu dėshirėn tė provojė patjetėr gjatė drekės edhe tė famshmen Foie gras (frengj. mėlēi e dhjamosur) - mėlēi pate apo rose tė majmur qė gatuhet nė mėnyrė tė posaēme - meqenėse nė fund tė fundit ishte nė Francė. Por, pėr fat tė keq, kėtė delikatesė restoranti nuk e kishte nė momentin e caktuar. Pronari mendjehollė i restorantit diti si tė dalė nga situata e vėshtirė dhe iu pėrgjigj nė kėtė mėnyrė Perandorit rus: “Lartmadhėria Juaj, nė gastronominė franceze Foie gras nuk gatuhet kurrė nė muajin qershor. Nė qoftė se Ju do tė prisnit deri nė tetor, atėhere nuk do tė pendoheshit aspak pėr kėtė”. Car Aleksandrin e kėnaqi pėrgjigja qė mori.

Dreka vazhdoi 8 orė nėn shoqėrimin e muzikės sė dhomės. Gjatė kohės sė ndėrrimit tė pjatave mysafirėt pinin puro. Verat qė shoqėruan gatimet ishin nga mė tė mrekullueshmet: Madeira e vitit 1810, Xérés (spa. Jerez) e vitit 1821, Chāteau d’Yquem e vitit 1847. Dhe, sigurisht, shampanja Louis Roederer, e cila i pėlqeu veēanėrisht shumė Perandorit rus. Pėrfundoi dreka e monarkėve me shishet Chāteau “Lafite-Rothschild” tė vitit 1848.

Restoranti “Cafe Anglais”, i cili u bė vendtakim i tre perandorėve, ekzistoi nė Paris deri nė vitin 1913. Ndėrsa shumė shpej pas kėsaj filloi Lufta e Parė Botėrore dhe nuk ishte mė aspak etike tė pėrmendej fakti se Perandori rus dhe Kaiseri gjerman patėn ngrėnė sė bashku dikur njė drekė tė mrekullueshme miqėsore.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Ufo prej 28.08.11 17:23

Perandori rus Aleksandri III-tė

Mė 19 maj tė vitit 1883 nė Pallatin Granovitoi (tė audiencave) pėr nder tė kurorėzimit tė Perandorit rus Aleksandėr i III-tė u dha njė drekė solemne. Ndėr tė ftuarit nė tė ishin pėrfaqėsues tė Klerit tė lartė, figura tė fisnikėrisė mė tė lartė ruse dhe mysafirė nga monarkitė e huaja. Gjithsej ishin 275 persona. Salltanetet e dekorimit tė tavolinės tė habisnin me luksin dhe pasurinė e takėmeve.

Gjatė drekės orkestra e harqeve e oborrit mbretėror ekzekutoi 10 vepra muzikore. Nė tavolinė u servirėn si pjata tė para borsh (njė lloj supe me panxhar dhe zarzavate tė tjera) dhe supė me mish qengji. Mė pas mysafirėve iu propozua mish viēi i buburitur dhe sterlyad (njė lloj shumė i shijshėm peshku bli) i zier nė avull - zbukurim i famshėm ky i tavolinės ruse. Nė menunė e drekės figuronin gjithashtu edhe pjata tė ndryshme (vepra tė vėrteta arti gastronomik) me xhelatinė, mish i pjekur - zogj pule dhe shpendė tė egra.

U servir gjithashtu edhe shpargull (shpėrėngė). Nė pėrfundim tė drekės sollėn akullore dhe ēorbėn e famshme tė Kontit rus Dimitri Guriev (ajo gatuhej si bollgur me qumėsht. Pastaj i shtoheshin arra tė thėrmuara, copėza pjeshke, ananasi, frutash tė tjera dhe kajmak qumėshti), tė cilėn Aleksandri i III-tė e pėlqente jashtė mase.

Nė vitet e rinisė sė vet Kniazi (princi) i madh Aleksandėr e kishte me qejf tė madh tė ngrėnin. Por hamės ai nuk mund tė quhej kurrsesi. Edhe gatimet e sofistikuara nuk i vlerėsonte fort. Pėr shtatin e tij jo tė vogėl, pėr tė mos thėnė gjigand, Perandori nuk hante shumė dhe nuk i kushtonte tė ngrėnit ndonjė rėndėsi tė veēantė.

Aleksandri i III-tė preferonte ushqim jashtėzakonisht tė thjeshtė. Atij i pėlqenin gatimet e kuzhinės ruse dhe jo ato tė vendeve tė huaja. Kur i mėrzitej menuja e tavolinės mbretėrore Perandori, nė kohėn e lėngimit nga njė sėmundje e rėndė nė gjysmėvitin e fundit tė jetės sė vet, kėrkonte ngandonjėherė, kur ia kėrkonte mideja, ti sillnin drekė tė zakonshme ushtari apo gjyetari nga kazermat e afėrta me oborrin mbretėror apo njėsisė sė gjuetarėve.



Perandori rus Aleksandri III-tė.

[color=cyan]Ekziston mendimi se Aleksandri i III-tė ishte i shumė dhėnė pas pijeve alkoolike dhe bile se ishte pjanec i keq. Por nuk ka kurrfarė dėshmish nė mbėshtetje tė kėtij versioni. Pėrkundrazi, ata qė e njihnin nga afėr Perandorin konfirmojnė, se ai ishte njeri krejtėsisht indiferent ndaj alkoolit dhe se nuk e shihnin tė dehur ndonjėherė. Njė nga mjekėt e familjes perandorake kujtonte, se bile edhe gjatė tė ngrėnit tė mezeve Aleksandri i III-tė pothuajse nuk pinte as gotėzėn shoqėruese tradicionale tė vodkės, ndėrsa edhe kur e pinte rrallėherė doza e saj ishte mė e madhe se njė kupėz e vockėl. Gjatė tė ngrėnit ai pinte kryesisht kvas (njė lloj boze nė ngjyrė ēaji). Verėn pothuajse nuk e vinte nė gojė. Pinte me qejf tė madh, por me masė ai pijen e vet tė preferuar, e cila pėrbėhej nga pėrzierja gjysėm pėr gjysėm e kvasit rus me shampanjėn.

Periudha e drejtimit tė Perandorit Aleksandėr i Tretė u shėnua nga praktikisht mospjesėmarrja e plotė e Rusisė nė konflikte ushtarake. Jo krejt rastėsisht ai hyri nė histori me emrin Aleksandri i III-tė Paqeruajtės. Por herė pas here Cari rus u jepte megjithatė sinjal tė qartė fuqive tė tjera - se po tė lindė nevoja Rusia di ta mbrojė pėr veten mrekulli.

Gjatė kohės sė njė dreke solemne tė shtruar nė Pallatin e Dimrit nė Shėn Peterburg Aleksandri i III-tė po bisedonte me ambasadorin austriak. Pikėrisht nė atė periudhė ishte ndezur keq konflikti i radhės austro-rus nė Ballkan. Ambasadori, me lutjen e tij kėmbėngulėse, zuri vend nė tavolinė pėrballė Perandorit me qėllim qė tė kishte mundėsi tė shkėmbente me tė mendime nė lidhje me situatėn e mbarsur me konflikt nė Ballkan. Por Perandori nuk po reagonte nė kurrfarė mėnyre ndaj fjalėve tė tij. Diplomati austriak i irrituar e fort i zemėruar nė fund tė bisedės u kėrcėnua me fjalėt, se Austria mund tė mobilizojė kundėr Rusisė 2 apo 3 korparmata. Aleksandri i III-tė, pa thėnė as edhe njė fjalė, me buzėqeshje nė fytyrė mori nga tavolina njė pirun tė argjendtė, e pėrthyu atė nė formė patkoi dhe e hodhi nė drejtim tė vendit ku ishte ulur ambasadori austriak: “Ja se ē’do tė bėj unė me 2 apo 3 korparmatat tuaja tė mobilizuara”, - tha me qetėsi Cari rus.

Nė njė nga drekat e shtruara pėr nder tė ardhjes nė Rusi tė Princit tė Malit tė Zi Nikollai ndodhi njė episod i mbarsur, nė njė farė mėnyre, me skandal. Gjatė kohės sė drekės Aleksandri i III-tė ngriti dollinė me fjalėt “Pėr mikun tim tė vetėm, Princin e Malit tė Zi!”. Personat e familjeve mbretėrore europiane e pritėn me habi tė madhe e indinjatė kėtė dolli, meqenėse prej saj rridhte konkluzioni se vetėm Princi i Malit tė Zi nga gjithė mbajtėsit e huaj tė kurorave mbretėrore gėzonte respektin e Carit rus. [/ color]

avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Ufo prej 07.09.11 12:37

Drekat nė mesnatė tė udhėheqėsit sovjetik Stalin

Qefli tė ngrėnash Josif Stalini nuk mund tė quhej kurrsesi. Kur Stalini nuk kishte mysafirė nė shtėpi tryeza ishte shumė e thjeshtė. Atij i pėlqente shumė supa e quajtur “shi” me lakėr arme, mishi i zier. Ndėrsa nė qoftė se kishte tė ftuar, nė tavolinė atėhere servireshin gatime tė ndryshme tė kuzhinės gjeorgjiane. Pėr shembull, pjata e quajtur sacivi (pulė e gatuar me arra, beharna e erėza). Dobėsi tė madhe kishte ai me reēelin (likonė) me arra tė papjekura, jeshile, tė cilin ia sillte e ėma nga Gjeorgjia.

Stalinit i pėlqente tė organizonte gosti nė daēėn Blizhniaja - rezidencėn e vet nė periferitė e Moskės. Nė fillim tė viteve 30-tė Stalini jo rrallėherė drekonte atje, zakonisht vetėm, ndėrsa nė verė tryezėn ia shtronin nė verandė. I sillnin ēorbė ruse, poēen me vodkė dhe kanėn me ujė. Pas vdekjes sė bashkėshortes sė Stalinit drekat e tij u bėnė mė tė bollshme, tė pėrbėra nga shumė mė tepėr gatime tė ndryshme. Nga fundi i viteve 30-tė nė shtėpinė e Stalinit filloi tė ketė mė shumė mysafirė, tė cilėt uleshin nė tavolinė nė mbėmje dhe rrinin deri nė orėn 3-4 tė mėngjesit.




Siē dėshmon nė kujtimet e veta Krushovi, erdhi njė kohė e tillė kur tė ftuarit nė banketet dhe gostitė e Stalinit i dehnin enkas. “Njerėzit bėheshin xurxull nė kuptimin e plotė tė fjalės. Dhe sa mė i dehur tė ishte njeriu, aq mė shumė kėnaqėsi i sillte kjo skenė Stalini, - konfirmonte Krushovi. Udhėheqėsi i detyronte tė pinin me zor tė gjithė tė pranishmit nė tavolinė. Duke ngritur, pėr shembull, dolli tė tilla, pėr tė cilat po tė mos pihej kupa me fund do tė ishte diēka fyese. Dhe rrallė kush mund tė merrte guximin ta bėnte njė gjė tė tillė.

Njėri prej liderėve tė komunistėve jugosllavė Milovan Gjilas kujtonte mė pas gostitė e Stalinit nė Moskė. Stalini, sipas fjalėve tė tij, nuk rrinte kurrė nė krye tė tryezės, por ulej gjithmonė nė karrigen e parė nė tė majtė nga vendi nė krye tė sofrės. Tavolina ishte jashtėzakonisht e pasur me gatime tė shumėllojshme dhe pije tė ndryshme. Dominonin pjatet me mish dhe lloje diverse vodke. Gjithēa ishte e thjeshtė, pa salltanete tė mėdha.

Ēdo njeri hante atė qė dėshironte dhe sa tė donte. Tė propozonin dhe tė detyronin vetėm tė pije me zor. Njė darkė e tillė zgjaste zakonisht nga 6 orė e mė shumė - nga ora 22.00 e mbrėmjes e deri nė 4-5 tė mėngjesit. Nė darka tė tilla, tė cilat kalonin nė atmosferė joformale, tregonin fytyrėn e tyre tė vėrtetė njė pjesė e mirė e politikanėve tė njohur sovjetikė.

Po ata ishin dhe objektet mė tė shpeshta tė argėtimit, talljes dhe, mund tė thuhet, i vetmi luks nė jetėn e Stalinit. Sipas dėshmive tė Milovan Gjilas-it, Stalini hante shumė, jashtė mase shumė bile edhe pėr njė njeri mė tė bėshėm, mė shtatmadh se ai. Nė tavolinė dominonin kryesisht pjatat me mish, gjė kjo qė dėshmonte qartė mbi prejardhjen malėsore tė zotit tė shtėpisė.

Pinte Stalini me masė, duke i dhėnė preferencė verėrave gjeorgjiane. Tregojnė, se udhėheqėsit i sillnin me aeroplanė nga fshati gjeorgjian Ateni verė shtėpie. Po ai Milovan Gjilas kujtonte, se Stalini pėrziente nė kupa jo tė mėdha verėn e kuqe me vodkė. Por kjo nuk ėshtė aspak kėshtu. Udhėheqėsi sovjetik e pėrziente verėn me ujė tė pijshėm, tė zakonshėm.

avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Ufo prej 16.09.11 8:40

Pjetri i Madh
Reformat e Pjetrit tė Parė prekėn ēdo sferė tė jetės sė Rusisė. Edhe kuzhina ruse nuk mbeti mėnjanė. Nga Evropa Cari rus solli jo pak tė reja gastronomike, duke ndryshuar me kėtė fizionominė e kuzhinės nacionale.

Kėtu mund tė pėrmenden edhe llojet e reja tė gjellėve, edhe mėnyrat e pėrgatitjes sė tyre, edhe orenditė shtėpiake dhe enėt e kuzhinės. Me emrin e Pjetrit tė Parė lidhin, nė radhė tė parė, sjelljen e patates nė Rusi, e cila fillimisht u prit me mosbesim, por qė me kalimin e kohės u shndėrrua tek ne nė vend, si i thonė fjalės, nė "bukė tė dytė". Ekziston versioni sipas tė cilit Car Pjetri, pasi e vlerėsoi pataten gjatė qėndrimit tė vet nė Holandė, i dėrgoi kontit (graf) rus Sheremetiev njė thes me patate tė shoqėruar me urdhėrin pėr tė filluar kultivimin e saj nė Rusi.

Nėse ka ndodhur vėrtet kėshtu apo jo ėshtė vėshtirė tė komfirmohet me bindje tė plotė, por duhet thėnė se patatja u adaptua megjithatė mjaft mirė nė tryezėn ruse. Historiani Vasili Kjuēevskij pat shkruar njėherė e njė kohė: "Sa Car i ēuditshėm ishte ai!... Punonte si marinar, vishej dhe pinte duhan si gjerman, votkėn e pinte si ushtar, shante e pėrleshej si oficer garde". Nė tė vėrtetė Pjetri i Parė nuk ishte aspak nazeli nė tė ngrėnė dhe preferonte jo ushqimin e sofistikuar, por atė fare primitiv. Pėr shembull, bukėn e zezė, ēorbėn prej elbi, shi (supė me lakėr turshi, arme).

Tė pėrmbajturit, moderimi i Pjetrit tė Parė i habisnin pa masė bashkėkohėsit e tij. Por gjatė kėsaj Pjetri hante shumė. Ngandonjėherė carin e qortonin, e kritikonin se hante mish nė kohė kreshme, meqenėse nuk e pėlqente fort peshkun. Ndėrsa nė tė vėrtetė, nė vitin 1716 Patriarku i Konstandinopojės i shkroi me dorėn e vet lejen qė pėr shkak tė shėndetit tė dobėt tė pėrdorte mishin gjatė gjithė kreshmave, pėrveē javės pėrpara kungimit. Pjetri i parė kishte kuzhinier personal Johannes Felten. Atė e pėrjetėsoi nė romanin e vet "Pjetri i Parė" shkrimtari rus Aleksei Tolstoi. Zakonisht mėngjesin Pjetri e hante shpejt e shpejt, por pėr kėtė kohė e mbushte mirė barkun. Pastaj punonte disa orė.



Gjatė vizitės qė i bėnte admiralitetit pinte njė gotė votkė duke e shoqėruar me gjevrek dhe pastaj sėrish ia hynte punės deri nė drekė. Drekonte ai thjesht, pa shumė salltante. Nuk duronte dot prezencėn e shėrbėtorėve tė shumtė pėrqark tryezės sė ngrėnies - siē vė nė dukje historiani - tipar ky tipik holandez. Nė qoftė se do ti hedhim njė sy menusė sė zakonshme tė Pjetrit tė Parė, do tė vėmė re pėrzierjen e tavolinės tradicionale ruse dhe huazimeve evropiane. Rrepka tė reja, tė freskėta, dhjathė limburgez, njė pjatė shi (supė me lakėr turshi), paēe e ngrirė, proshutė, ēorbė dhe rosė e pjekur nė salcė kosi, sė cilės i shtohej qepė e skuqur ose limona turshi - kėto ishin gatimet mė tė preferuara tė Pjetrit, kusht i domosdoshėm i drekave tė tij.

Preferonte ndėr gjithė tė tjerat ai verėn e Moselle, atė hungareze dhe verėn ermitazh. Pėlqente gjithashtu kvasin (pije e ngjashme me bozėn) dhe uzon. Nuk injoronte edhe birrėn. Nė tė ritė e vet Pjetri pėlqente shumė kafenė dhe duhet thėnė se, nė kuptimin e plotė tė fjalės, e futi atė me forcė nė jetėn e pėrditshme nė Rusi. Me kėtė pije tė hidhur tė pėrtej oqeanit Car Pjoter Aleksejeviē u njoh nė Moskė nė qytezėn e mjeshtrave tė huaj (e quajtur Nemeckaja slloboda).

Pjetri i Parė dhe i detyronte shtetasit e vet tė pinin kafe nė "asambletė" argėtuese, nė tė cilat pėrveē kafesė servirej gjithashtu ēokollatė e nxehtė dhe limonatė. Midis takėmeve tė ngrėnies tė Carit, siē tregojnė historianėt, vendoseshin gjithmonė njė lugė druri me bisht tė veshur me fildish, njė thikė dhe njė pirun me dhėmbė tė veshur me kockė nė ngjyrė jeshile. Megjithėse shumė bashkėkohės tė tij dėshmojnė: se nė tryezėn e ngrėnies Cari Pjetri i Parė preferonte tė hante me duar, duke injoruar fare pėrdorimin e pirunit. Por duam tė vemė nė dukje gjatė kėsaj se ishte pikėrisht Pjetri ai qė pėrpiqej tė impononte vėnien nė zbatim nė shoqėri tė etiketės evropiane nė tryezėn e gostisė.

Udhėzuesi i rregullave tė shijes tė mirė me titull «Юности честное зерцало» ("Pasqyrė e ndershme e moshės rinore") qė u botua pėr herė tė parė nė Rusi nė vitin 1717 kėshillonte: "Ėshtė e pahijshme tė lėvizėsh sa andej-kėtej kėmbėt e duart kur je i ulur nė tryezėn e ngrėnies, duhet tė hash pa u ngutur, me qetėsi. Nuk duhet tė bėsh zhurmė me pirun dhe thikė nė pjatė, tė vizatosh me to mbi sofrabrez apo gjellėn nė pjatė. Ėshtė e palejueshme tė thyesh e tė trokasėsh me to nė tavolinė, duhet ndenjur pa zhurmė e nė mėnyrė tė qetė, me trupin drejt e pa lėvizje tė tepėrta nė karrige".
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Cimi Elezi prej 17.09.11 18:49

Tartaret,e kaluara,etashmja dhe e ardhmja e tyre

''Gerrmo Ne rrenjet e nje rusi e do te zbulosh nje tartar''.Tartaret jane permendur bashke me mongolet dhe turqit per shume shekuj.

Ne shekullin e 13,ata moren pjese ne fushatat qe ndermmerte Cangis Hani,udheheqesi mongol.Perandoria e tij u zgjerua ne nje territor te gjere,pak a shume ne permast e ish B.S.Ne vitin 1236,rreth 150.000 luftetare te tij u nisen drejt Europes,qe fillon ne perendim te maleveUrale.Atje, ne fillim sulmuan qytetet ruse.

Kur mongolet pushtuan Rusine pak pas kesaj,ata themeluan nje komb te perzjer mongolo-turk,pjesen perendimore te te cilit disa e quajne Hordhia e Arte.Kryeqyteti i saj Sara-Batu,ndodhej ne pjesen e poshtme te lumit Vollge.Ne kete shtet perfshihej nje pjese e Siberise dhe malet e saj Urale,si edhe vargmalet e largeta Karpate e kaukaze ne Ukraine e Gjeorgji.Principatat ruse duhej ti paguanin harac Hordhise.Ne shekullin e 15,Hordhia u nda ne juridiksione,si Krimeja,Astrakani dhe Kazani.

Tatarstani dhe kryeqyteti i tij Kazani

Sot,popullsia e Rep. shumekombeshe te Tartastanit,ndodhet ne pjesen me lindore te Rusise Europiane,eshte rreth 4 milion banore.Territori i tij ka nje sip.prej 68.000 k.m. katrore dhe njihet si nje nder shtetet me te zhvilluar ekonomikisht ne federaten Ruse.Tatarstani eshte nje prodhues kryesor i naftes dhe i gazit ne Rusi.

Industria e tij perfshin prodhimin e aeroplaneve dhe automjeteve,dhe ne kete republike ka disa aeroporte.Kazani eshte nje qytet modern me nje milion banore ku takohen lumenjte Vollge dhe Kazanke.Ai eshte nje nga qytetet e shumta ne Rusi qe kan ndertuar sisteme te bukura metroje.Ne cdo stacion spikat nje motiv karakteristik.

Disa kan nje ndertim modern dhe te tjeret kan pamje orientale ose mesjetare.Nje stacion ne Kazan eshte zbukuruar me 22 afreske me mozaike qe paraqesin perralla tradicionale tartare.Universiteti Federal i Kazanit u themelua ne vitin 1804 nga cari rus Aleksandri I dhe ka nje nder biblotekat me te medha ne Rusi.

Eshte nje qender arsimore dhe kulturore me influence dhe eshte paraardhese e universiteteve te tjera ne Tatarstan.Nder 5.000.000 botimet e bibliotekes,gjenden edhe 30.000 doreshkrime te lashta,disa prej te cilave datojn nga shekulli 9 i eres sone.Nder gjerat me te spikatshme te Kazanit eshte kremlini i famshem.

Kjo fortese e vjeter ,me ndertesat qe datojn nga shekulli i 16,eshte e vetmja fortese tartare ne Rusi qe i ka rezistuar kohes.Brenda mureve te gurta te Kremlinit te Kazanit,gjendet kulla e Sjujumbekit,godinat e qeverise se Tatarstanit,nje xhami dhe nje kishe ortodokse.Ne vitin 2000,Kremlini i Kazanit u shpall Trashegimi boterore nga UNESKO.Arkitektura e kompleksit te kremlinit duket magjepsese sidomos naten.Kjo arrihet me ane te dritave qe pasqyrohen ne lume.

Populli dhe gjuha

Tartaret perbejn popullsine me te madhe turanike ne Rusi dhe thuhet se arrijne deri ne 5.500.000,por nuk dihet sa eshte numri i vertete ne te gjithe kete territor te paane.Gjuha tartare i perket familjes se gjuheve turanike.Ne kete familje gjuhesh,bejn pjes gjuha azerbajzhane, bashkire, kazake, kirgize, nogaje, turke, turkmene, uzbeke dhe jakute.

Disa prej ketyre gjuheve jan aq tr ngjashme sa ata qe in flasin e kuptojne njeri tjetrin deri ne njefare mase.Ata qe flasin gjuhet turanike ne bote arrijne ne miliona e miliona.Ne rruget e qytetit anembane Tatarstanit,njerezit perdorin gjuhet tartare dhe ruse,ashtu si edhe gazetat,librat,radiot dhe televizionet.

Pjeset ne teatrot e Tatarstanit shfaqen ne gjuhen tartare dhe flasin per historine,folklorin dhe jeten e prditshme te vendit.Ne vitrinat dhe ne tabelat e rrugeve ne Kazan e ne qytete te tjera,shkruhet ne rusisht dhe ne tartare.Rusishtja ka huazuar shume fjale nga gjuha tartare.Ne B.S.,ne vitin 1928,gjuha e shkruar tartare ndryshoi nga alfabeti arab ne ate latin.Por qe nga viti 1939,gjuha tartare shkruhet me shkronja cirilike te ngjashme me ato te rusishtes.

Traditat kombetare

Nje here e nje kohe tartaret merreshin me gjueti e blektori.Edhe sot,ne gatimin tradicional shume lloj gjellesh i bejne me mish.Nje prej tyre eshte beleshi,nje nga gatimet e preferuara ne shume familje tartare.Zakonisht behet si byreku,mbushet me patate,mish,qepe dhe erza dhe piqet per rreth dy ore.

Pastaj ''byrekun''e presin te nxehte ne tavoline ne sy te te gjitheve teksa avulli ngrihet siper.Nder festat kombetare te tartareve,ndoshta me e vjetra dhe me e famshmja eshte Sabantui.Ajo e ka origjinen nga nje zakon pagan sipas te cilit njerezit luteshin se bashku dhe i ofronin flijime perendise DIELL e shpirterave te paraardhesve.

Pjesemaresit besonin se flijime te tilla do te benin qe linja e tyre gjenealogjike te vazhdonte,qe kafshet e tyre te riprodhoheshin dhe toka te ishte e frytshme.Tartaret i pelqejn shume kuajt.Ata jan pjes e rendesishme e kultures tradicionale dhe kane lidhje me jeten e tyre te meparshme si nomade.Ne Kazan ndodhet nje nga hipodromet me te mire ne bote,me 12 stalla dhe nje klinike veterinare.Aty madje ka dhe nje pishine per kuaj.

avatar
Cimi Elezi

222


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

E pėrkora nė fron - Anna Johanovna

Mesazh  Ufo prej 28.09.11 13:05

E veja e Dukės sė Kurlandit (Herzogtum Coerland), e bija e Carit Ivani V dhe mbesa e Carit Pjetri i Parė, Anna nė moshė shumė tė pjekur, nė vitin 1730, hipi nė fronin rus vetėm falė pėrkimit fatlum tė njė vargu rrethanash pėr tė. Kėshilli i Lartė i fshehtė, i cili u krijua nga njė grup pėrfaqėsuesish tė aristokracisė ruse, pas vdekjes sė Perandorit tė ri nė moshė Pjetri II, ftoi Annėn pėr tė drejtuar Rusinė si monarke me kompetenca tė kufizuara. Por perandoresha Anna Johanovna me tė hipur nė fron diti tė pėrqėndrojė gjithė pushtetin nė duart e veta dhe pas kėsaj shpėrndau Kėshillin e Lartė.



Vėrtet, Anna Johanovna nuk mund tė renditet kurrsesi midis monarkėve mė tė mirė tė Dinastisė sė Romanovėve. Ajo ishte njė sundimtare origjinale, duhet thėnė, mjaft besėtyte dhe preferonte shoqėrinė e hokatarėve, gaztorėve tė oborrit mbretėror si dhe gjyetinė.

Ndryshe nga shumė carė dhe perandoresha ruse Anna Johanovna ishte njeri i pėrkorė nė pėrdorimin e alkoolit. Ajo pinte shumė pak pije, megjithėse dhe e fillonte ditėn me birrė dhe njė sasi tė vogėl vere tė vjetėr hungareze gjatė ngrėnies sė mėngjesit. Thonė, se nė qėndrimin e saj tė pėrkorė, tė matur ndaj pėrdorimit tė pijeve ndikoi fati i trishtueshėm i bashkėshortit tė saj tė ri, Dukės Friedrich Wilhelm, pjesėmarrja e tė cilit nė gostitė me tė ngrėna e tė pira pa karar nė Peterburg, ia dėmtoi kaq shumė shėndetin, saqė ai vdiq gjatė rrugės nga Rusia nė Kurland.

Prandaj dhe nuk tė habit aspak fakti se gostitė e pritjet qė shtroheshin nė pallatin e Anna Johanovna-s ishin kryesisht pa pije alkoolike. Vetėm nė pėrvjetorin e ardhjes nė fron tė Perandoreshės bėhej pėrjashtim nga ky rregull - nė kėtė ditė, mė 19 janar, fisnikėt qė vinin nė pallat pėr tė uruar Perandoreshėn duhej tė uleshin me njė gju nė tokė pėrpara saj dhe tė pinin me fund kupėn e madhe me verė hungareze qė u ofrohej.

Perandoresha pėlqente shumė kvasin (pije karakteristike ruse kjo e ngjashme shumė me bozėn vetėm nė ngjyrė ēaji). Atė duhej ta servirte me kėrkesėn e parė tė Anna Johanovna-s hokatari, gaztori i oborrit mbretėror, princi Mihaill Golicin (kniazi Mikhail Golitsyn). Hokatar i oborrit ky aristokrat u bė pėr shkak se u martua kundėr dėshirės sė Perandoreshės me njė vajzė katolike italiane.

Periudha e drejtimit tė Anna Johanovna-s u shėnua nga shpenzimet jashtėzakonisht tė mėdha qė bėheshin pėr argėtime e zbavitje. Harxhimet pėr ballot dhe mbajtjen e oborrit mbretėror i tejkalonin nė disa dhjetra herė shpenzimet pėr mbajtjen e ushtrisė dhe flotės. Megjithėse organizonte ballo e gosti, tė cilat habisnin e mrekullonin me luksin e tyre si nėnshtetasit e saj, ashtu dhe tė huajt, nė jetėn personale Anna Johanovna shquhej njėkohėsisht pėr thjeshtėsi dhe maturi. Duke qenė njeri mjaft besimtar ajo respektonte nė mėnyrė rigoroze kreshmat. Zakonisht Anna Johanovna ngrihej nga gjumi para orės 8 tė mėngjesit. Pas lutjes dhe ngrėnies sė njė mėngjesi tė lehtė nė orėn 9 dėgjonte thashethemet e fundit dhe mė tej ia hynte nė kabinetin e vet punėve shtetėrore. Vėrtet, duhet thėnė, se pėr punėt e shtetit Perandoreshės, dita e sė cilės ishte e zėnė me lojė me letra, biseda e thashetheme oborri si dhe me gjyeti, kohė i mbetej fare pak. Nė mesditė Perandoresha Anna drekonte nė apartamentet e veta tė brendshme sė bashku me familjen e favoritit tė saj, Ernst Johann Biron.

Tryeza festive me bujari tė tepruar shtrohej nga Perandoresha vetėm nė raste festash tė mėdha dhe atėhere ajo e veshur me salltanet marramendės ulej nėn baldakinin (it. baldacchino), tendėn luksoze mbi fron. Zakonisht, po nė atė sallė, shtronin njė tavolinė tė madhe pėr parinė aristokratike, pėrfaqėsuesit e klerit tė lartė, zyrtarėt e rangut tė parė dhe diplomatėt e huaj. Gjatė kohės sė darkės Anna Johanovna hante shumė pak, lutej para gjumit dhe nė orėn 12 tė natės binte tė flinte. Dhe kėtij rregulli ajo i pėrmbahej pothuajse ēdo ditė
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Cimi Elezi prej 01.10.11 20:06

Lundrimet ne maje te botes.

Detaret ne te kaluaren enderronin te zbulonin korridorin verior qe do te lidhte oqeanin Atlantik me ate Paqesor,por hasen nje pengese teper te madhe,rruga detare e Oqeanit te Ngrire te Veriut ishte e bllokuar nga akulli.Pavarsisht nga kjo,kalimi verior do te ishte me i shkurter ne krahasim me rruget ekzistuese detare permes jugut.Aty nga shekulli i 16-te,rruget tregtare drejt Lindjes,dmth ato perreth skajeve jugore te Afrikes dhe te Amerikes Jugore,ishin monopolizuar nga Portugalia dhe Spanja.Tregtareve te huaj do tu duhej te gjenin rruget veriore nese donin te benin tregti me Lindjen.Shume u perpoqen dhe me poshte jane disa prej tyre.


Anglezet.Ne vitin 1533,ser Hju Uillebi dhe Ricard Canselleri drejtuan ekspediten e pare angleze.Ngaqe stuhia i ndau anijet e tyre nga njera tjetra,Uillebi u detyrua ta kalonte dimrin ne bregun e shkrete te Gadishullit Kola ne veriun e larget te Rusise.Te papergatitur per kushtet e ashpra,ai dhe te gjithe ata qe ishin me te,vdiqen.Kurse Canselleri mberriti ne Arhangelsk.Qe aty shkoi ne Moske me ftese te carit Ivan IV Vasiljevic,ose ndryshe Ivani i Tmerrshem.Canselleri nuk arriti te gjente nje kalim per ne Azi,por i hapi rruge tregtise midis Anglise dhe Rusise.

Holandezet.Me 1594-en,Vilem Barenci ne fillim lundroi per ne Novaja-Zemilja.Megjithate,ne vitn 1596,ne udhetimin e tij te trete,duke i rene perqark skajit verior te ketij arkipelagu rus,anija ngeci ne akull dhe u demtua aq shume sa skishte shprese qe ta rregullonin.Pasi kaluan nje dimer te ashper ne nje strehim te berre me drure te nxjerre nga deti dhe mbijetuan me mish arriu polar,ekuipazhi i Barencit u kthye me dy varka te vogla.Barenci vdiq gjat udhetimit.

Ruset.Eksploruesit ruse ndermoren nje ekspedite studimi te thelle te Siberise dhe te pjeses me lindore te Rusise.Vetem per 60 vjet,nga viti 1581 deri ne vitin 1641,ata i rane kryq e terthore zones nga malet Urale deri ne Paqesor.Ne ate kohe,kozaket lundruan per ne Oqeanin e Ngrire te Veriut nepermjet lumenjve te Siberise.Ata e shpallen Siberine territor rus dhe ishin te paret qe lundruan pergjat bregut verilindor te saj.Nevitin 1648,anijet ruse kaluan permes asaj qe morri emrin ngushtica e Beringut nga detari danez Vitus Beringu.

Ekspedita te metejshme. Nga viti 1733 deri ne vitin 1743,pothuajse 1000 burra nen drejtimin e Beringut,u nisen ne shtate grupe per te studiuar brigjet e Oqeanit te Ngrire te Veriut dhe te Paqesorit te Rusise.Anijet e tyre bllokoheshin vazhdimisht nga akulli dhe shume detare vdiqen.Sidoqofte,nga ekspedita u hodh ne harte pothuajse i gjithe bregu i Oqeanit tr Ngrire te Veriut.Te dhenat e perpiluara-perfshire hartat detare,thellesine e deteve dhe informacionet per gjendje e akullnajave-dolen tejet te cmuara per ata qe do te lundronin ne te ardhmen ne kete oqean.Ne te gjitha keto raste,udhetimet ne Oqeanin e Ngrire te Veriut ishin bere me mjete lundrimi prej druri.Por ekspedita e Beringut tregoi qarte se ato nuk ishin aspak te pershtatshme per te kaluar rrugen Detare te Veriut.{Rruga Detare e Veriut eshte emri rus per ate qe ne vende te tjera njihet edhe si Kalimi Verilindor.}

Ne vitin 1778,eksploruesi anglez Xhejms Kuk arriti ne te njejtin perfundim kur lundroi per ne perendim nepermjet ngushtices se Beringut dhe u bllokua nga akullnajat.Vetem pas nje shekulli,finlandezi Adolf Erik Nordenskjold arriti ta pershkonte kete kalim me anijen e tij me avull.


Rusetfitojne pervoje. Pas Revolucionit Rus ne vitin 1917,asnje anije nuk lejohej te kalonte ne Oqeanin e Ngrire te Veriut,pervec mjeteve ruse te lundrimit.Qe nga viti 1930 e me pas,B.S.e beri me te lehte kalimin ne Rrugen Detare te Veriut dhe ndertoi porte qe te ndihmonte ngritjen e vendeve industriale.Rusia fitoi pervoj ne cdo aspekt te lundrimit ne Oqeanin e Ngrire te Veriut.Gjat Luftes se Ftohte,kjo rruge ishte e mbyllur per anijet e huaja.Megjithate,per shkak te reformave politike dhe nje periudhe tranzicioni ne ekonomine e tregut,autoritetet ruse tani i inkurajojne anijet nderkombetare ta perdori kete rruge.

Shembulli i meposhtem tregon dobite e saj.Gjat veres se vitit 2009,dy anije mallrash gjermane kaluan ngushticen e Beringut dhe pastaj shkuan ne perendim permes bregut verior pothuajse pa akull fare te Azise dhe Europes,e arrite ne Holande.Ishte hera e pare qe nje shoqeri transporti detare jo ruse pershkonte Kalimin Verilindor.Nga kjo,udhetimi ishte 5560 K.m. me i shkurter dhe zgjati dhjete dite me pak.

Sipas llogaritjeve,kjo shoqeri transporti kurseu 300.000 euro {per ate kohe 450.000 dollare amerikane}per nje anije vetem se pershkoi kete rruge te shkurter.Sot, akulli ne Oqeanin e Ngrire te Veriut po shkrin me shpejtesi.Si rrjedhoje,zona te medha te oqeanit tani jane te hapura cdo vere.Edhe pse kjo gje perben nje oproblem per mjedisin,nese shkrirja vazhdon,anijet mund te shmangin cektinat pergjat bregut rus dhe te pershkojn nje kalim te drejtperdrejte midis Atlantikut dhe Paqesorit.
avatar
Cimi Elezi

222


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Ufo prej 04.10.11 14:39

Ermitazhi

Muzeu i famshėm Ermitazh i Shėn Peterburgut u pėrgatit pėr zhvillimin e njė serie ekspozitash nė Spanjė, Itali, Holandė. Pėr thesarin e Peterburgut ėshtė e mjaftueshme, thjesht, tė paraqesė koleksionet e veta nė Holandė, meqenėse atje qė nga qershori i vitit 2009 nė kryeqytetin holandez vepron filiali i muzeut - “Ermitazhi nė Amsterdam”. Ky filial pėr kėtė periudhė kohore ėshtė vizituar nga mė tepėr se 1,5 milionė veta.



Dhe tani atje ėshtė krijuar njė pėshtjellim i madh: vizitorėt nga e gjithė Europa po mėsyjnė pėr tė parė ekspozitėn “Shkėlqimi dhe lavdia Arti i Kishės Orthodhokse”, e cila do tė funksionojė nga 19 marsi deri nė 16 shtator. Mė tepėr se 300 objekte tė krishtere - ikona, tabllo, veshje priftėrinjsh, sende tė ēmuara kishtare, kandilė qė ndizen para ikonave, Ungjillė tė vjetėr, fragmente afreskesh dhe ikonostase tė gdhendura - tė gjitha kėto kanė hyrė nė pėrbėrjen e kėsaj ekspozite shumė tė pasur.

Ndėrkohė, duhet thėnė, se njė pjesė e mirė e gjėrave tė rralla tė sipėrpėrmendura ekspozohen pėr herė tė parė. Tė gjitha ekspozitat, qė ka hapur aktualisht Muzeu Ermitazh jashtė shtetit, janė krejtėsisht diverse. Pėr shembull, nė qytetin italian Pavia janė nisur 22 tabllo nga koleksioni “Pasuesit lombardė tė Leonardo da Vincit, nga Vincenzo Foppi deri tek Gian Petrino”, qė do tė veprojė nga 19 marsi deri mė 10 korrik.

Ndėrsa nė Spanjė Muzeu Ermitazh do tė nisė ekspozitėn “Thesaret e arkeologjisė ruse” (prill-tetor), e cila do tė hapet nė Muzeun Arkeologjik tė qytetit Alicante. “Shpresoj shumė se ajo do tė jetė njė ekspozitė jo vetėm thellėsisht shkencore, njohėse (iluministe), por dhe shumė e bukur “, - vė nė dukje kuratori i saj Andrei Aleksejev: “- Pėrfshirja kronologjike kohore do tė jetė shumė e madhe - nga Paleoliti e deri nė Mesjetė. Pėrfshihen tė gjitha periudhat arkeologjike, koleksionet e tė cilave ruhen nė muzeun peterburgas.

Ne kemi gjėra tė mrekullueshme, siē i thonė fjalės, tė klasit tė parė. Ndėr to ka shumė zbukurime antike - kryevepra absolute, tė cilat kanė hyrė bile dhe nė tekstet mėsimore. Tė themi, krėhėri i artė i skifėve nga kodėrvarri nė Solokha, ena prej ari me shembėlltyra skifėsh nga tumula Kul-Oba dhe plot gjėra tė tjera. Unė kam parasysh jo vetėm bukurinė e vetė eksponateve, por dhe mėnyrėn e ekspozimit tė tyre. Dizajni pėr kolegėt tanė nga Alicante ėshtė njė moment jashtėzakonisht i rėndėsishėm dhe prandaj ata pėrgatitėn njė projekt, i cili do tė jetė shumė i bukur pėr nga pikėpamja vizuale.

Nė tė parashikohet vendosja e panelit me fotografi, slide, filma dhe gjėra tė tjera tė ngjashme, domethėnė gjithshka do tė jetė shumė shprehėse, e bukur dhe impresionuese”, - tha Andrei Aleksejev. Pėrvoja e parė e bashkėpunimit tė Muzeut Ermitazh peterburgas me Muzeun Arkeologjik tė qytetit spanjoll Alicante mund tė marrė vazhdimin e vet tė natyrshėm nė tė ardhmen.

Nuk pėrjashtohet mundėsia e asaj, qė nė kėtė qytet tė hapet edhe njė filial tjetėr i Ermitazhit. Ndėrsa nė filialin aktualisht funksionues tė tij nė qytetin italian Ferrara nė verė do tė hapet ekspozita “restauruese”, e cila do tė paraqesė nė vetvete njėfarė Master Class tė restauratorėve peterburgas.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Cimi Elezi prej 05.10.11 19:15

Tradita ruse e piktures mbi dru. Shumices se turisteve ne Rusi u pelqen te blejne disa lloj punimesh artizanale,si kukullat matrioshka.Ne kohet e hershme,shume prej tyre ishin punime ne dru te bera nga zejtare duararte ne fshatra.Nje prej ketyre traditave mbi dru,quhet kokloma.Prej shekujsh,ruset kan ngrene ne kupa te gdhendura e te pikturuara me kujdes dhe perdornin luge,filxhane e ene te tjera prej druri.Ato zbukuroheshin zakonisht me figura bimesh ose kafshesh.Fshatra te tere mund ti perkushtohen prodhimit te eneve prej druri te nje lloji te caktuar.Fshataret merreshin me keto punime ne periudhen e gjate e te ftohte dimerore,kur nuk kiishte shume pune ne bujqesi.Dyqind a me shume vjet me pare,prodhimi i ketyre punimeve artizanale u be mjaft fitimprurese ne disa qytete e fshatra.Per shembull,njehere,te gjthe banoret e Sjemjenovit e lane bujqesine dhe vetem brenda nje viti prodhuan gati dy milion kupa prej druri,pjatanca,filxhane dhe luge.Fshataret afer qytetit te Nizhnji Novgorodit shpiken nje teknike per prodhimin e nje lustre te praruar razistente per enet e pikturuara.Zhvilluan bojra dhe lloje llaku qe e duronin nxehtesine,dhe enet e pregatitura i thanin ne furre.Temperatura e larte i jepte siperfaqes ngjyre argjendi nje nuance te njetrajtshme ngjyre floriri.Ky proces perdoret akoma sot e kesaj dite ne fabrikat e koklomes ne Nizhnji Novgorod.Ne tekniken e koklomes zbukurimet behen me lule dhe bime te pyjeve e lendinave te Rusise,si edhe me shpend e peshq.Shpesh i zbukurojne me dredheza dhe gjethe te perziera me fruta te ndryshme,si per shembull me fruta pyll.Ngjyrat qe perdoren kryesisht jane e kuqja,e zeza,e florinjte dhe e gjelber.Sot,fale punimeve artizanale kokloma,enet me ngjyrat e bukura nga fshatrat e Rusise,u japin lezet tavolinave ne mbare boten.
avatar
Cimi Elezi

222


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Zinēuk kitarist-virtuoz

Mesazh  Ufo prej 06.10.11 11:17

Viktor Zinēuk ėshtė i njohur si kitarist-virtuoz, kompozitor, orkestrues. Emri i tij u fut nė Librin e rekordeve Guinness si kitaristi mė i shpejtė nė botė. Nė vitin 2001 ai vendosi rekordin duke interpretuar "Fluturimin e grerėzės" ("Полет шмеля") tė kompozitorit Nikollai Rimski-Korsakov me njė shpejtėsi prej 20 notash nė sekondė. Me qė ra fjala, Viktor Zinēuk pėrdor vetėm nėntė gishta: duke luajtuar pėr skuadrėn e futbollit tė yjeve tė estradės, ai theu gishtin e vogėl tė dorės sė djathtė.

Pas kėtij incidenti njė kompani e sigurimeve siguroi dorėn e tij nė shumėn prej 1.5 milionė dollarė. Lindi Viktor Zinēuk nė vitin 1958 nė Moskė, nė njė familje ushtaraku e cila gjatė Luftės sė dytė Botėrore mbėrriti deri nė Berlin. Nėna e tij vdiq shumė e re dhe u rrit Viktori, siē e pohon edhe vetė ai, nė rrugė. Vetėm dashuria pėr kitarėn e ruajti atė nga telashet e mundshme. Viktor Zinēuk nuk ka aspak dėshirė tė afishojė jetėn e vet private.

Por dihet fare mirė tashmė, se ėshtė i martuar dhe djali i tij studion nė fakultetin juridik. Pyetjes se, me kė e ka mė tė lehtė tė veprojė-me femrėn apo kitarėn, ai jep kėtė pėrgjigje: "Sdiskutohet qė me kitarėn ėshtė mė e lehtė. Ajo tė jep mundėsinė tė luash ashtu siē do ti, ndėrsa femra vepron ashtu siē do tė donte vetė ajo. Madje dhe burrat me karakter tė fortė-politikanėt, sportistėt-tė gjithė kanė rėnė nė kėtė gracka tė ėmbla. Femra ėshtė shumė herė mė e rrezikshme se kitara". Pėr herė tė parė Viktor Zinēuk e mori kitarėn nė dorė kur ishte 11 vjeē.

Si fillim luajti nė ansamblet e shkollave, mė vonė mbaroi shkollėn e muzikės. Nė moshėn 20 vjeēare atė e ftuan tė punonte nė orkestrėn simfonike tė estradės sė radio-televizionit. Mė pas ai luajti me ansamblin e famshėm nė Rusi tė xhazit "Arsenal", nė kuartetin "Quadro", drejtoi pjesėn muzikore tė grupit tė Juri Antonovit, bashkėpunoi me Alla Pugaēovėn.



Mė vonė filloi karrierėn solo, duke bėrė kompozime tė autorėve klasike qė nga Johann Sebastian Bach e pėrfuanduar tek Niccolo Paganini. Aktualisht, atij i pėlqen dhe interson muzika kelte, pėr studimin e sė cilės posaēėrisht shkoi nė Irlandė. Dikur atė e ftuan tė luante pėr grupin me famė botėrore "Status Quo". Por shumė shpejt hoqi dorė nga ky bashkėpunim. Me marrjen e kėtij vendimi "Unė fitova njė liri, u bėra mė i pavaruar, shprehet ai". Nė grup, dashur pa dashur, bėhesh peng i tij sidomos nė Perėndim.

Ēdo vit, grupit i duhet tė hedhi nė treg diskun e radhės duke ruajtur tė njėjtin stil dhe nė asnjė mėnyrė nuk duhet dalė nga ky format. Dhe kjo lloj pune kthehet me tė vėrtetė nė njė rutinė tė mėrzitshme". Nė koleksionin e tij shtėpiak numėrohen mbi 30 kitara, midis tyre ndodhen dhe ekzemplarė tė rrallė nga vende tė ndryshme. Ēdo vit kompania amerikane "Fender" dhe ajo japoneze "Ibanes" i dėrgojnė atij si njė kitarist i talentuar prodhimet e tyre mė tė reja.

Viktor Zinēuk luan nė tė gjitha instrumentet e mundshme me tela. Luan praktikisht ēdo ditė sepse pėrndryshe kitaristi nuk do tė mundte sepse pas edhe njė pauze jo tė gjatė menjėherė shfaqen kallo dhe nė kėtė situatė do ti duhet tė fillojė nga e para. Kitaristi Viktor Zinēuk nuk e mohon aspak faktin qė e ka gjetur vetveten edhe nė rolin e regjizorit. Ka provuar madje dhe tė kėndojė, por provat rezultuan tė pasukseshme. Tani kėtė eksperiencė ai e kujton me buzėqeshje. "Muzikanti, vazhdon tė shprehet mė tej Viktor Zinēuk, duhet qė gjithė kohėn tė mbetet fėmijė, i etur pėr jetėn, emocionet dhe mbresat, i prekshėm dhe naiv"
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rusia dhe Kozmosi

Mesazh  Ufo prej 12.10.11 10:52

Rusia planifikon tė realizojė fluturimin e pilotuar nė Hėnė deri nė vitin 2050, deklaroi Kreu i Agjencisė Federale Kozmike “Roskozmos” Vladimir Popovkin. Duke marrė fjalėn nė Dumėn Shtetėrore Kreu i “Roskozmos” theksoi, se njė ndėr drejtimet mė tė rėndėsishme tė hulumtimeve ėshtė studimi i planeteve tė Sistemit Diellor, veēanėrisht Hėnės dhe Marsit.Aktualisht kozmonautika ndodhet nė prag tė njė etape tė re tė zhvillimit tė vet - atė tė fazės sė eksplorimit tė Universit tė largėt. Njė hap me rėndėsi vendimtare do tė bėhet nė kėtė drejtim tashmė qė nė vjeshtė tė vitit 2011. Nė nėntor do tė lėshohet stacioni automatik ndėrplanetar “Fobos-Grunt” (Phobos-Grunt”). Ai do tė sjellė nė Tokė mostra nga sateliti i Marsit. Ne do tė nisim njė anije 700 tonėshe vetėm pėr 50 gramė tokė tė dobishme.



Brenda 11 muajve tė kohės sė fluturimit tė vet aparati kozmik duhet tė arrijė orbitėn e Marsit. Sė bashku me “Phobos” drejt Planetit tė Kuq do tė niset edhe mikro-sateliti shkencor kinez. Ai do tė merret me studimin e fushės magnetike marsiane. Mė pas edhe pėr disa muaj tė tjerė anija ruse do tė merret me eksplorimin e Marsit nė distancė dhe zgjedhjen e vendit tė pėrshtatshėm pėr uljen e “Phobos”. Pėr nė Mars do tė nisen gjithashtu edhe disa “pasagjerė” - njė koleksion mikroorganizmash dhe larvash tė insekteve tė ndryshme - qė do tė kthehen mė pas nė Tokė. Me ndihmėn e tyre shkencėtarėt do tė kenė mundėsi tė mėsojnė mė shumė pėr proceset qė ndodhin nė Sistemin Diellor.

Nė tė ardhmen e afėrt ndėr mė prioritaret do tė bėhen 3 drejtime tė politikės kozmike ruse: krijimi i satelitėve tė sondimit tė telekomanduar nė distancė tė Tokės, navigacionit dhe komunikimit. Kreu i Agjencisė Federale Kozmike “Roskozmos” Vladimir Popovkin njoftoi gjithashtu, se vendosja e grupimit rus tė satelitėve tė sistemit tė pozicionimit global GLONASS tashmė pėrfundoi. Deri nė vitin 2015 ky grupim do tė rritet nga 24 deri nė 30 aparate.

Sot sistemi rus i navigacionit GLONASS ėshtė bėrė me tė vėrtetė global. Nė ēdo kohė, nė ēdo pikė tė Rruzullit Tokėsor mund tė pėrcaktohet vendndodhja e objektit qė paraqet interes. Por nėse aktualisht saktėsia e pėrcaktimit tė vendit tė ndodhjes sė objektit nė Tokė ėshtė rreth 5 metra, aty nga viti 2015 ne shpresojmė tė arrijmė pėrpikėrinė e pėrcaktimit deri nė 1 metėr.

Njė tjetėr detyrė e rėndėsishme qė shtron pėrpara vetes Agjencia Federale Kozmike e Rusisė (“Roskozmos”) ėshtė studimi i galaktikave tė largėta, vazhdon mė tej Viktor Popovkin. Pėr plotėsimin e saj nė vjeshtė tė vitit 2013 do tė lėshohet nė kozmos observatori astrofizik (astrophysical) “Spektėr-X-Gama” (“SPEKTR-RG”), qė po konstruktohet nga shkencėtarėt rusė me pjesėmarrjen e kolegėve tė tyre gjermanė. Parashikohet qė ky aparat tė qėndrojė dhe tė operojė nė obitė pėr rreth 4 vjet dhe tė pėrpilojė gjatė kėsaj kohe X-ray hartėn e Universit.


avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Histori tėrėsisht ruse

Mesazh  Alien & Ufo prej 22.10.11 14:23

Ekaterina e Madhe

Periudha e mbretėrimit tė Perandoreshės Ekaterina e Dytė nė historinė e Rusisė u shėnua nga shkėlqimi i aristokratėve qė rivalizonin me njėri tjetrin nė luks. Pallate luksoze, veshje luksoze, ballo luksoze e dreka tė papara luksoze... Kurse vetė Perandoresha Ekaterina e Dytė dallohej pėr shije tejet modeste, ishte njeri pa pretendime.

Njė filxhan kafe pa sheqer sapo ngrihej i zėvendėsonte Perandoreshės mėngjesin. Kafen Ekaterina e pinte shumė tė fortė e me kajmak tė trashė qumėshti. "Nė Evropė kafja quhej pije "burrash", - shkruan historiania Olga Elisejeva. - Duke pėrdorur kafen Ekaterina me kėtė sikur deklaronte mbi tė drejtėn e vet pėr tė provuar kėnaqėsinė e cila i privohej seksit femėr. Duke theksuar me kėtė se jo vetėm nė fronin mbretėror, por edhe nė jetėn e pėrditshme ajo mund tė sillet si pėrfaqėsuese e gjysmės mė tė fortė tė njerėzimit".

Edhe gjatė tė ngrėnit tė drekės Ekaterina e Dytė ishte mjaft e pėrmbajtur, me shumė kufizime. Provonte nga pak 3-4 gjellė. Preferonte ushqimin mė tė thjeshtė: supėn e quajtur Shi (supė me lakėr turshi, arme), mish lope tė zier me njė kastravec turshi, ēobė hikrre. Pėlqente shumė ajo gjellėt e yndyrshme, mishin me dhjamė. Pas buke asaj i servirnin mollė dhe vishnje. Tregojnė, se Grigori Potjomkin ēdo janar i dėrgonte Ekaterinės njė shportė me vishje me njė ēmim fantastik prej 10 mijė rublash.

Preferonte tė pinte ajo pelte (xhelatinė) me rrush serezi (ribes) tė tretur nė ujė. Thonė, se deri nė njė periudhė tė caktuar ajo nuk pat pirė kurrfarė vere, por mė vonė me rekomandimin e mjekut tė saj personal Roxherson pinte vazhdimisht ēdo mėngjes njė gotė verė Madeira. Nė mbrėmje Perandoresha pinte vetėm ujė tė ftohtė me copa akulli dhe disa pika lėngu frutash bimėsh tė vogla kaēubore.

Perandoresha kishte tendencė pėr tė fituar peshė tė tepėrt trupore dhe prandaj pėrpiqej ta kufizonte veten nė tė ngrėnė. Mjeku i saj personal mendonte se gjellėt ruse tė shoqėruara me bukė tė zezė janė mė tė dobishme dhe mė tė mira pėr ruajtjen e shėndetit, veēanėrisht nė qoftė se njeriu bėn mė tepėr njė jetė pak tė palėvizshme. Perandoresha dy herė nė javė mbante kreshmė. Gjatė kėtyre ditėve asaj i servireshin nė tavolinė ēorbė drithėrash, peshk i zier, perime e fruta.




Rreth tryezės sė drekės apo darkės tė Ekaterinės gjithmonė mblidheshin 8-9 persona. Midis tyre ishin edhe favoritėt e saj, edhe mysafirė tė ftuar. Atmosfera qė mbretėronte nė tavolinė ishte e ēliruar nga ceremonialiteti. Tė gjithė silleshin thjeshtė, natyrshėm, komunikonin lirisht, debatonin me Perandoreshėn, diskutonin tė rejat evropiane. Nė fakt, duhet thėnė, se gjatė bisedave qė bėheshin rreth tavolinės kishte edhe tema tė ndaluara, tabu: pėr shembull, Ekaterina e Madhe nuk lejonte askėnd tė fliste keq pėr Pjetrin e Parė ose pėr Mbretin francez Ludovikun e XIV.

Gjellė tė huaja gatuheshin nė pallatin perandorak vetėm pėr mysafirė fort tė nderuar ose miqtė e afėrt. "Meqenėse Perandoresha nuk ishte aspak qeflie tė ngrėnash, - shkruan autorja e biografisė sė Ekaterinės sė Madhe Isabel de Madariaga, - si rrjedhojė edhe dreka e saj ishte paraprakisht e keqe". Kur mbretėresha nė darkė shkonte pėr tė fjetur, mysafirėt e saj shpėrndaheshin me shpejtėsi nė kėrkim tė ndonjė tryeze tė shtruar mė bujarisht e prej kuzhinierėsh mė tė mirė se sa tė Ekaterinės.

Midis gjellbėrėsve tė Ekaterinės ishte edhe njė tip, i cili shėrbente qė prej kohėsh nė pallatin perandorak, qė nuk shquhej pėr zotėrim tė shkėlqyer tė artit tė tė gatuarit. Por Ekaterinės i vinte keq ta dėbonte nga puna atė dhe kur vinte radha e tij pėr tė gatuar Perandoresha nė mėnyrė filozofike me psherėtimė thoshte: "Tani ne jemi me dietė, duhet tė bėjmė durim. Kurse pas kėsaj do tė hamė me qejf gjėra tė mira". Toleranca e Perandoreshės shfaqej edhe nė reagimin ndaj vjedhjeve tė vogla tė shėrbyesve tė pallatit. Njėherė ajo pa se si shėrbyesit po nxirrnin me pjatanca nga pallati mbretėror pjeshkė, ananasė dhe rrush. Pasi u mėnjanua pak qė tė mos pėrplasej me ta Ekaterina vetėm sa i tha suitės sė vet shoqėruese: "Tė paktėn enėt tė mi linin nė pallat".
avatar
Alien & Ufo

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nikita Hrushov

Mesazh  Ufo prej 14.11.11 14:48

Klasiku i letėrsisė gastronomike ruse William Pokhlebkin shkruante, se “nė artin e kuzhinės Krushovi ishte njeri i thjeshtė. Shijet e tij gastronomike ishin jashtėzakonisht primitive: kulesh (llapa, bollgur meli me mish tė kripur e dhjamė derri), kastraveca turshi, sallo (dhjamė derri), vodka”.

Ndoshta klasiku ka shumė tė drejtė. Por me emrin e Nikita Krushovit ėshtė e lidhur, si minimum, tentativa pėr pėrhapjen e gjerė nė gjithė Bashkimin Sovjetik tė kulturės sė misrit. Vėrtet, misri parashikohej jo pėr ushqimin e njerėzve, por pėr bagėtinė. Gjatė kohės sė drejtimit tė Krushovit ishte me mjaft popullaritet parulla: “Misri ėshtė edhe mish, edhe qumėsht, edhe gjalpė!”. Nė fakt e bija e Krushovit tregonte, se nė shtėpinė e tyre misri i zier ishte ndėr ushqimet mė tė preferuara. Atė e servirnin nė tryezė me tasa tė mėdhenj.

Kultivimit tė mistrit Krushovi i pat kushtuar kujdes tė veēantė qė para vizitimit nė verė tė vitit 1959 tė shtetit amerikan Iowa, ku ai shkoi si mysafir tek fermeri amerikan Roswell Garst. Por bereqeti i bollshėm qė pa ai nė fermėn nė Iowa e habiti dhe e impresionoi kaq shumė Krushovin, saqė ai vendosi ta bėjė kėtė kulturė “mbretėreshė tė fushave” nė gjithė Bashkimin Sovjetik. Pėr njėfarė periudhe misri, duke zhvendosur kulturat bujqėsore tradicionale, pushtoi mbarė vendin.

Nė racionin ushqimor tė njerėzve sovjetikė hynė kornfleiks, shkopinjtė e misrit, buka e misrit dhe bile sallam misri. Por eksperimenti me misrin nuk u kurorėzua me ndonjė sukses tė veēantė. Ndėrsa pas largimit tė Krushovit nga pushteti faktikisht u pezullua fare.


Nė vitet e paraluftės Krushovi, megjithėse dhe pat zėnė poste tė larta, po ashtu si dhe shumica e drejtuesve tė tjerė sovjetikė ka jetuar nė kushte spartane. Ishte kohė urie bile dhe pėr udhėheqėsit e rangut tė lartė. “Jeta jonė ishte mėse modeste, ngandonjėherė nuk mund tė ngopnim dot barkun me bukė edhe nė shtėpinė tonė”, - kujtonte Krushovi. - Prandaj, kur vinim nė Kremlin, shqepeshim duke ngrėnė sanduiēe me sallam e proshutė, pinim ēaj tė ėmbėl dhe i gėzoheshim tė gjitha privilegjeve si njerėz tė papėrkėdhelur, tė pamėsuar me gatime kuzhine tė sofistikuar” qė ishim”.

Gjatė kohės sė punės nė postin e Sekretarit tė Komitetit tė Partisė tė qytetit Moskė Krushovi ishte mysafir i shpeshtė nė drekat familjare tė Stalinit. Nė kėto dreka kishte verė dhe plot gjėra tė tjera, por gjithēka me masė, nė sasi jo tė mėdha. Meqė ra fjala, Kruhovi pinte shumė pak, kryesisht konjak para drekės pėr tė ngacmuar oreksin.

Ndėrsa oreksin, siē kujtojnė njerėzit qė e njihnin nga afėr atė, Krushovi e kishte fort tė mirė - qoftė nė shtėpi, qoftė nė bankete.

Klasiku i artit gastronomik William Pokhlebkin komfirmonte, se gjatė kohės sė drejtimit tė Stalinit Krushovi si “statist” (figurant) ishte pjesėmarrės i pėrhershėm i sofrės staliniane. Ndėrsa mė pas, kur zuri pozitė tė pavarur nė shtet dhe nė parti, ai automatikisht filloi tė pėrdorte tryezėn shtetėrore.

Pas mėnjanimit tė tij nga postet shtetėrore ai qetėsisht iu kthye tryezės sė shtėpisė tė njė nėpunėsi tė mesėm. “Ai nuk e pėrjetonte aspak faktin e rrėzimit tė vet nga Olimpi gastronomik, - konstatonte William Pokhlebkin. - Ai ishte thellėsisht i tronditur nga rrėzimi prej Olimpit politik”.

Vėrtet, shijet e Krushovit ishin tejet modeste, popullore fare, mund tė thuhet. Ai i jepte preferencė kuzhinave ruse dhe ukrainase. Krushovit i pėlqenin shumė tė ashtuquajturat varenjiki (gatim i kuzhinės kombėtare ukrainase nė formė produkti tė pėrgatitur me brumė pa maja, tė cilit mund ti jepen forma diverse, dhe tė mbushur me ingrediente tė ndryshme: perime, mish tė grirė, gjizė, fruta, reēel etj. qė zihen nė ujė tė valuar pėr pak kohė). Varenjikėt mė tė preferuar tė Krushovit ishin ato tė mbushura me lakėr arme dhe qepė, me gjizė e salcė kosi, me patate tė ziera, me vishnje.

Krushovit i pėlqenin jashtė mase pelmenji (topa brumi tė mbushur me mish, tė zier nė ujė - gjellė karakteristike siberiane kjo). Nga supat preferonte borsh-in (supė me panxhar, lakėr dhe perime tė tjera), soljanka-n (supė me lakėr arme) dhe uha-nė (supė peshku). Preferonte shumė ai sallamin me gjak tė mpiksur, kulaēėt e vegjėl me patate, lakėr, me vjazigė (produkt ushqimor i pėrgatitur nga struktura kurrizore e peshqve tė mėdhenj-kryesisht bli, bli yjor (yllth) qė thahet nė ajėr tė pastėr dhe thuret gėrshet).

Parapėlqente Krushovi gjellėt me mish - pėr tė gatuanin mish me kėrpudha, mish me kumbulla tė zeza tė thara. I servirnin biftek me sasi tė madhe qepėsh tė skuqura.

Por gjella mė e preferuar ishte pėr Krushovin megjithatė i ashtuquajturi kulesh gjyetie. Ky ėshtė njė gatim shumė i thjeshtė dhe i ushqyeshėm: ai mund tė serviret nė tryezė edhe si pjatė e parė, edhe si pjatė e dytė. Krushovi e porosiste shpesh kėtė gjellė dhe jo vetėm pėr vete. Atė ua servirnin edhe mysafirėve nė bankete. Nė menunė e banketeve kėshtu dhe shkruhej - kulesh gjyetie. Gatuhej ai me mish pule, sallo (dhjamė derri), qepė, oriz dhe domate.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi