Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Cimi Elezi prej 24.08.11 20:39

Ufo shkruajti:
Kjo tregon se ne shqiptarėt debatojmė kot pėrditė edhe kėtu nė Explorer pėr punė feje..Nė qenjet tona thellė ka zenė vend me kohė paganizmi, ritet dhe traditat ashtu siq edhe ti thekson ma sipėr flasin vetė pėr kėtė..Nuk e di a jam ndopak konciz apo jo dhe a ndan njė mendim me mua ??
Sakt smund ti heq asnje pik ose presje,vetem mund te shtojm dhe rite te tjera per te par se ku qendron feja me ritet pagane.

Cimi Elezi

144


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 25.08.11 20:49


Tradita e festimeve

Nevruzi

Festė bektashie. Nevruzi, ose Sulltan Nevruzi, ėshtė festa e Vitit tė Ri e kremtuar prej bektashinjve dhe prej shiitėve tė tjere mė 21-22 mars. Nevruzi, nga persishtja 'viti i ri,' nė fillim ka qenė festa e ekuinoksit pranveror dhe quhej si dita e parė e kalendarit diellor persian. Pėr bektashinjtė dhe shiitėt e tjerė ai shėnon edhe ditėlindjen e imam Aliut, dhėndėrit tė Profetit Muhamed.

Pashkėt

Zakone dhe festė popullore. Sikundėr gjetiu nė botėn e krishterė, Pashkėt, nga lat. Pasqua, ėshtė ditė e madhe feste ndėr shq-iptarėt ortodoksė e katolikė. Ortodoksėt e festojnė duke ngrėnė vezė tė ngjyera me bojė dhe bukė tė bėrė nė trajtė kryqi e tė bekuar nga prifti, si dhe duke pirė ujė tė bekuar. Pas ceremonive nė kishė, njerėzit dalin pasdreke dhe shkojnė pėr vizitė tek miqtė dhe fqinjėt. Ndizen edhe zjarre tėmėdhenj.

Nė Iballė tė Pukės, zakon ishte qė pėr Pashkė tė visheshin me rrobat mė tė mira dhe tė merrnin pjesė nė meshė, por me njė mėnyrė tė veēantė pėr malėsinė. Baroni Franc Nopēa (1877-1933) shkruan se, duke iu afruar kishės, fiset shtinin nė ajėr dhe thėrrisnin "A je, Don...?" Shėr-byesi i priftit tė famullisė pėrgjigjej: "Po, po, kėtu ėshtė!" dhe shtinte edhe ai. Pas meshės, besimtarėt viheshin nė rresht me fytyrė nga fshatrat myslimane tė zonės dhe shtinin nė ajėr pėrsėri. Pas kėsaj bėheshin gara qitjeje.

Verorja

Zakon popullor. Mė 1 mars, nė fshatrat e krahinės sė Korēės, fėmijėve dhe beqarėve djem e vajza u jepej njė si rreth dore a varėse, e bėrė me fill tė tjerrur tė kuq e tė bardhė, term qė ndoshta ka lidhje me emrin e stinės 'verė' nė shqip. Nė fund tė ditės, vajzat i linin ato nė degė peme ose nė shkurre. Nė qoftė se zogjtė i merrnin ato verore pėr tė bėrė fole, atėhere mendohej se vajza do tė martohej brenda vitit.

Konfirmohet qe verorja perdoret edhe ne myzeqe por me ndryshimin qe nuk ka rendesi nese je beqar ose jo. Verorja vihet me 1 mars dhe pritet ardhja e dallendysheve qe verorja te hidhet mbi nje dege trendafili qe dallendyshja ta marre dhe ta beje fole.


Zonja Nunciatė

E kremte e krishterė. E kremtja e Zonjės Nunciatė pėrkujton ditėn kur kryengjėlli Gabriel i njoftoi Shėn Mėrisė sė Virgjėr se ajo do tė lindte Jezuin. Nė Shqipėri, kjo ditė kremtohej si nga katolikėt e veriut, tė cilėt e quanin Zonja Nunciatė, ashtu edhe nga ortodoksėt, qė e quanin Ungjillėzimi ose, me termin gr. Evangelizmoi, shq. Vangjelizmoi. Nė popull njihej mjaft edhe me emrin Dita e kėmborėve ose Dita e zileve, sepse kjo ishte ajo kohė e vitit kur fėmijėt dilnin me zile e kėmborė pėr tė dėbuar gjarpėrinjtė, sikundėr dalin nė Greqi e nė Serbi.

Festa e Zonjės Nunciatė kremtohet mė 25 mars sipas kalendarit perėndimor dhe mė 7 prill sipas kalendarit lindor tė pėrdorur nė Kosovė e nė Maqedoni. Nė tė njėjtėn kohė tė vitit myslimanėt festojnė Nevruzin .
Kisha kryesore ortodokse e Tiranės mban emrin Katedralja e Ungjil-lėzimit. Edhe nė Karpen KJ gjendet njė kishė e Zonjės Nunciatė e fillimit tė shekullit XVII.

Ndėr ortodoksėt shqiptarė tė Rekės sė Epėrme (Republika e Maqedo-nisė) kjo e kremte quhet me emrin sllav Bllagovesti dhe mbahet si nga ortodoksėt ashtu edhe nga myslimanėt. Shtėpijaket dalin nė tė lindur tė diellit dhe mbushin ujė nė burimin e fshatit, e pastaj hedhin nė ujė sheqer, monedha sermi dhe borzilok. Nė fillim, enėt i shpien nė kishė e, mė pas, nė shtėpi, ku 'uji qė fle' pihet nga tė' gjithė pjesėtarėt e familjes.

Pasdreke, nė njė lėndinė aty afėr mblidhen pėr tė festuar. Vashat beqare, tė veshura me kostumet popullore mė tė bukura dhe duke kėnduar, vėnė unaza nė barin e lėndinės dhe kafshojnė barin aty ku i kanė vėnė unazat.

Barin e kėputur me dhėmbė e hedhin nė enėt me ujė tė bekuar dhe uji pastaj u jepet pėr tė pirė bagėtisė pėr t'u shtuar sa mė mirė. Sikundėr gjatė Krishtlindjeve (shih), pemėt frutore vishen me kashtė nė kėtė kohė tė vitit dhe, si pėr kėrcėnim, pranė u vihet njė sopatė, nė mėnyrė qė tė japin prodhimtari tė mirė mė pas.

lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 26.08.11 9:40

Muzika tradicionale qe nga periudha Ilire


lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 26.08.11 9:48



Tradita shqiptare te ruajtura nder arbereshet e Kalabrise





1965: Karnevale nė Ungėr - Carnevale a Lungro



Valle nė Ungėr

lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Cimi Elezi prej 27.08.11 21:57

lucio shkruajti:
...ose verore, ėshtė njė dredhzė prej tri-katėr fijesh leshi me ngjyra tė ndryshme qė, sidomos ēupat dhe nuset e reja,i lidhin nė rrėzė tė derės sė djathtė ditėn e Verės sė Parė (1 Mars) si rruazė pėr ethet a pėr tė pasur shėndetin tė pacėnuar gjatė vitit, diku edhe pėr mos tė pasur brenga nė fytyrė nga zhegu i djellit gjatė Verės sė Madhe.

Verojkat i mbajnė rreth dorės gjer mbė tė ardhurit e dallėndyshevet dhe atėherė i varin ne dega pemėsh qė t'i marrin kėto pėr tė ngrehur folenė o pėr t'i hedhur nė det si ē'e besojnė gjetiu.[/b][/color][/font]
Ne zonen e Elbasanit verojkat ose {veroret} i vendosin ne [ 14 mars ] dyert i stolisin me dega kumbulle,bajame etj.Zakonisht i heqin diten e tret ose {me ardhjen e dallandysheve}.Kjo fest pagane quhet dita e veres.Per ta ligjeruar si fest ne kohen e Enverit {pasi ELBASANI ishte i vetmi qytet qe e festonte haptazi} vendosen ta quanin Dita e luleve dhe qe nga ajo kohe Elbasani ishte i vetmi qytet qe daten 14 mars e bente pushim.Ne qeverisjen e Nanos u morr vendim per fest kombetare si dita e veres,dita e Ballokumeve.

Cimi Elezi

144


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 31.08.11 22:02

Vėnia emrit


Ceremonia e vėnies sė emrit nisej shpesh nga ngjarje tė mėparshme tė veēanta si lindja e njė vargu vajzash apo sėmundjet, vdekjet, fatkeqėsitė e tjera dhe gjithēka qė mendohej se nuk duhej tė ndodhte me individin dhe familjen e farefisin.

Nė vėnien e emrave ka ndikuar edhe mjedisi baritor e bujqėsor apo sendet e pėrdorimit tė pėrditshėm ashtu si dhe kozmosi nė pėrgjithėsi apo bota e mbinatyrshme e orėve dhe zanave e fative, qė besohej se duhej tė kishin zgjedhur tė porsalindurin dhe t'i pėrcaktonin fatin.

Nė bazė tė kėtyre emrave kanė qėndruar dėshirat dhe shpresat e familjes dhe tė kolektivit qė fėmija tė ishtei gėzuar, i lumtur, i lirė, i shėndetshėm dhe jetėgjatė.

Mjaft emra kanė simbolizuar, guximin, trimėrinė, bujarinė, fisnikėrinė, menēurinė, urtėsinė, etj.

lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 31.08.11 22:05


Lindja



Nė fshatrat e Malėsisė sė Tetovės, ashtu si dhe nė shumė vise tė tjera, pėr lindje ziejnė kokrra misri ose gruri. Kokrrat i pėrziejnė me qėllim qė t'u pėrzihen fėmijėt, tė lindin edhe djem edhe vajza. Ato i shpėrndajnė nė fėmijėt nėpėr fshat. Fėmijėve qė sjellin kokrat e foshnjės u futin nė sahan ndonjė kokėrr vezė, ndonjė tė hollė, ndonjė pemė ose ndonjė copė bukė sa pėr tė mos ua kthyer thatė enėn.

Me kėtė rast, atė ditė ziejnė kokrrat e misrit e tė grurit pėr fėmijėn e parė, organizohet nga familja e tė pėrmendurit edhe njė lloj festimi me tė afėrmit, kryesisht gratė e farefisit tė babait dhe nėnės sė fėmijės sė porsalindur. Tė ftuarve, veē kokrrave, u vėnė tė hanė edhe pėrgatitje tė tjera sipas traditės sė krahinės. Dy-tri syresh ia japin t'i hajė lehona me qėllim qė tė ketė qumėsht gjiri.

Tė ftuarit qė vijnė nė kėtė festė dhurojnė tė holla, sipas mundėsisė dhe afėrsisė farefisnore, dhe urojnė prindėrit dhe familjen. Nėse festa bėhet pėr lindje djali, atėherė gėzimi e hareja, marrin pėrmasa tė gjera. Ndėr tė tjera u bien sidomos dajreve, kėndojnė e vallėzojnė, kryesisht tė reja, vajza apo nuse.

Kėngėt qė kėndohen me kėtė rast kanė tė bėjnė me gėzimin e prindėrve, familjes e farefisit pėr lindjen e djalit.

lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Nikolaos prej 06.09.11 23:03

Blasfemi - Migjeni
Notojnė xhamiat dhe kishat nėpėr kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije pėrplasen pėr muret e tyne
dhe nga kėto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi tė rrahi ndėr lodra dhe kumbona.
Xhamiat dhe kishat madhshtore ndėr vende tė mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtėpia tona pėrdhecke...
Zani i hoxhės dhe i priftit nė njė kangė tė degjenerueme...
0 pikturė ideale, e vjetėr njė mijė vjeēe!
Notojnė xhamiat dhe kishat nėpėr kujtime tė fetarve.
Tingujt e kumbonės ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkėlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndėr mjekra tė hoxhallarve
0, sa engjuj tė bukur pėrpara derės sė ferrit!
Mbi kėshtjellat mijvjeēare qėndrojnė sorrat e smueme,
krahėt i kanė varė pa shpresė-simbojt e shpresave tė humbune
me klithma tė dėshprueme bajnė fjalė mbi jetė tė pėmdueme,
kur kėshtjellat mijvjeēare si xhixha shkėlqejshin tė lumtuna.

Nikolaos

429


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Cimi Elezi prej 10.09.11 22:01

Gon! shkruajti:Atėher, siē e shoh unė kėtu se si i kundėrshtoni ju festat dhe gėzimet pa marrė parasysh se cilės fe i takojnė, kjo po i bie qė ju jeni anti gėzim dhe anti fest apo jo!
Gon, personalisht une i festoj te gjitha festat,kristiane,muslimane,pagane,per mua keto jan dite hareje dhe gezimi per tu larguar nga rutina e diteve te zakonshme te nje rethi vicioz.

Cimi Elezi

144


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 11.09.11 10:08


Qethja e flokėve tė parė



Qethja rituale e flokėve tė fėmijės nga kumbara ose njė prej tė afėrmve e miqve tė tjerė, ka qenė njė ceremoni, qė, nė mendėsinė tradicionale tė popullit shqiptar, ka simbolizuar kalimin e fėmijės nė botėn shoqėrore.

Duke prerė flokėt besohej se pritej edhe lidhja e fėmijės me botėn e sėmundjeve, tė vdekjes dhe tė forcave tė tjera keqbėrėse pėr t'i hapur rrugėn shėndetit, jetės dhe shoqėrizimit e personalizimit tė mėtejshėm tė individit.

Ja si i kendohej ne rrethin e Beratit ketij rituali.

Qethe-qethe djalin-o,
djalin-o, pėllumbin-o
tė na bėhet dhėndėrr-o,
tė gėzojė prindėrit-o,
u gėzoftė e u martoftė,
u martoftė, u trashėgoftė!
avatar
lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 11.09.11 10:23


Rituali i ndėrrimit te dhėmbėve tė qumshtit



Moj Larsekė kėmbėkėskė

Moj larėskė kėmbėkėskė
na ktė dhėmp t'eshtėrtė,
tė mė sjellėsh njė t'ėrgjndė.

Korēė 1897

Kėto vargje (tė mbledhura nga Thimi Mitko) janė tipike nė folklorin shqiptar tė fėmijėve pėr tė shoqėruar asgjėsimin ritual tė dhėmbėve tė qumshtit duke i hedhur mbi ēati.

ose

Dallėndyshe faqekuqe

Dallėndyshe faqekuqe,
merre kėtė dhėmbkė;
dhėmbi ėshtė pe kocke,
mė jep njė dhėmbkė flori,
tė mė plaket jetėgjatė,
djali me dhėmbėt e ti!

Edhe ne krahina te tjera keto rituale kryheshin dhe kryhen edhe sot pothuaj cdo here qe femijeve ju bien dhembet e qumeshtit,ky ritual kryhet ne zonat ruale.
avatar
lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Fakiri prej 17.09.11 17:05

Nė qoftės tė pyesin se kush e krijoj kėtė fe(Komb) i thuaj nuk e krijuan rastėsit por e krijoji vet Perendia.Nė qoftėse tė pyesin se kush ėshtė profetit i kėsaj feje,i thuaj pa ngurim Dybrinjshi LEKA I MADHĖ.Nė qoftėse tė pyeseni se kush janė Apustujt apo Imamėt e saj, i thuaj janė RILINDASIT tanė.Nė qoftėse tė pyesin se kush janė pasuesit e saj,i thuaj se Shqiptarėt janė.Nė tė pyesin pėr librin e shenjtė i thuaj Abetarėn e kanė.............ndėrsa doktrina e sa j ėshtė ta ribashkojmė SHQIPĖRIN.O Zot qė kėtė popull e begatove me bujari ,trimėri,ndershmėri ,besnikėri,begatoje edhe me urtėsi qė tė respektoj Ty dhe ta doj popullin dhe vendin e tij.Amin
avatar
Fakiri

549


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Gerta Gerta prej 17.09.11 17:09

bravo fakiri

Gerta Gerta

PEACE and LOVE

69


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Cimi Elezi prej 17.09.11 17:20

''Bravo fakiri''.Mendoj se ke anashkaluar thelbesoren.Shqiptaret asnjehere se kan perzjer fen me kombin [meperjashtim te rasteve te izoluara],kjo besoj se ne na ben te vecant ne ndryshim me kombet e tjere.Pershendetje dhe ju gerta gerta qe u rikthyet perseri.


Edituar pėr herė tė fundit nga cimi elezi nė 17.09.11 19:17, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Cimi Elezi

144


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Gerta Gerta prej 17.09.11 17:27

flm cimi (pushimet bejne te veten)se kisha menduar se ishte ndjere mungesa ime...
flm

Gerta Gerta

PEACE and LOVE

69


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  nert prej 17.09.11 18:05

gerta gerta shkruajti:flm cimi (pushimet bejne te veten)se kisha menduar se ishte ndjere mungesa ime...
flm


Pershendetje gerta

Ishte ndjere shume, te pakten nga ana ime po.
avatar
nert

92


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Fakiri prej 17.09.11 18:07

Neve tė nderuar/a antar/e , Zoti (natyra) na ka krijuar nė kėtė botė shqiptar,pa pasur asnjė mundėsi qė tė pronocohemi(apo tė dėshironim), se ēfarė kombėsi do tė kishim pasur dėshirė tė kemi nė kėtė jetė.Ndėrsa besimin fetar(apo mos besimin ateizmin) na ėshtė bėrė e mundshme qė vetė ne ta bėjmė pėrzgjedhjen e saj.Nė do jemi fetar apo jo dhe se cilėn fe besim do ta pėrqafojm ėshtė kretėsisht gjė personale..besimi ime ėshtė njė gjė aq private sa qė ai besim ėshtė ndermjet meje dhe Krijuesit tim .Nė qoftės e kam zgjedhur me vet dėshirė besimin e gabuar vet do jem unė qė do i vuaj pasojat e saj as kush tjetėr pos shpirtit tim nuk do tė pėrgjigjet pėr mėkatet e mija nė botėn e pėrtejme,dhe nė se e kam zgjedhur besimin e mirėfilltė pra vetėm shpirti im dhe asnjė tjetėr nuk do tė mund tė shpėrblehet me parajs me veprat dhe besimin tim qė e kam pasuar nė kėtė jetė.Pra besimi apo mos besimi dhe pasimi i cilido feje ėshtė gjė PRIVATE .Ēa do tė mirė apo tė keq tė kem bėrė do tė pėrgjigjem unė vetėm Krijuesit tim.Ndėrsa me tė qenit shqiptar unė duhet qė tė gjitha veprat e mija ti bėj ashtu si duhet mirė qė mos tė mė mallkoj por tė mė bekoj populli ime:Ndaj bashkombasve tė mije duhet tė jem i sinqertė i ndershėm i moralshėm dhe gjithmon nė shėrbim tė kombit dhe shtetit tim.Ne duhet tė marrim shembull nga rilindasit tanė qė edhe pse i takoni fe besimeve tė ndryshme gjithnjė punuan pėr tė mirėn e shqiptarėve dhe tė Shqipėris.Nė qoftės me lejohet tė ju bėj njė apel tė gjithėve pėr tė marrė si shembull tė mirėn e tė mirave pėr tė mirėn e Shqiptarėve thėmė;Nė jeni musliman bėhuni sikur(merrėni shembull nga )Hoxhė Hasan Tahsini,nė jeni katolik bėhuni sikur (merrėni shembull nga)Gjergj Fishta,nė jeni ortodoks bėhuni sikur(merrėni shembull nga) Fan Stelian Noli,nė jeni bektashli bėhuni sikur(merrėni shembull nga) vellezėrit Frashėri ...ndėrsa nė qoftėse jeni ateistė bėhuni sikur(merrėni shembull nga) shumė patriota qė luftuan dhe punuan pėr tė mirėn e Shqipėris.......
avatar
Fakiri

549


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Cimi Elezi prej 17.09.11 19:03

Per nje gje te pergezoj fakir.Frazat apo emrat me te kuqe me mrekullojn.Jan ngjyrat e flamurit qe ne mbrojm.
avatar
Cimi Elezi

144


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Uliks prej 17.09.11 19:09

Te lumt o i nderuari fakir
avatar
Uliks

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Cimi Elezi prej 17.09.11 19:19

gerta gerta shkruajti:flm cimi (pushimet bejne te veten)se kisha menduar se ishte ndjere mungesa ime...
flm
Sigurisht qe u ndje mungesa juaj,te pakten dhe per mua.
avatar
Cimi Elezi

144


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Fakiri prej 17.09.11 19:26

gerta gerta shkruajti:bravo fakiri

Ju flm gerta gerta

cimi elezi shkruajti:Per nje gje te pergezoj fakir.Frazat apo emrat me te kuqe me mrekullojn.Jan ngjyrat e flamurit qe ne mbrojm.
Pa dyshim tė mrekullojnė o cim vėllai janė ngjyrat e gjakut dhe tė flamurit tonė.

uliks shkruajti:Te lumt o i nderuari fakir

Lum bėfshti ju uliks dhe mbarė KOMBI JONĖ
avatar
Fakiri

549


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

popull me bes t fort kurse tash ?

Mesazh  xxl prej 18.09.11 2:01

kena pas bes?cilin vit kena bes ne, nuk shkrun ne histori. kush i vrau patriojotet shqiptar azem hajdarin kush e vrau rufeja?serbet?greket?italinat? kush?> SHQIPTARET
jena t dobet ne moral vrasina vllan vritena vet krejt patrijotat i kena vra vet askush nuk i ka vra
jena ilir iliret jan per mua t dishimt kan qen pirat jan qen luftar por hajdut sikur (ALI BABABA)
avatar
xxl

patrolla_mkd@hotmail.com
.................................................

24


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Ufo prej 18.09.11 10:06

KOMBIN GREK E KRIJUAN FRANCA, ANGLIA DHE RUSIA! Nuk ka pasur kurrė njė komb grek, atė e krijuan fuqitė e mėdha!

Nuk ka pasur kurrė njė komb grek, atė e krijuan fuqitė e mėdha, Franca, Anglia dhe Rusia nė bashkėpunim me fanariotėt dhe Kishėn Ortodokse nė shek.XIX. Nė kėtė kuadėr edhe vetė shteti grek ishte njė produkt i tyre.

Kush ishin fanariotėt?!

Fanariotėt kanė qenė njė shtresė intelektuale e pėrbėrė nga etnitė e ndryshme tė Ballkanit qė pėrdornin gjuhėn e Kishės Ortodokse pėr arsimimin e tyre. Ishte pikėrisht kjo shtresė multietnike e cila u bė bėrthama ideologjike e helenizmit. Territoret e asaj qė sot quhet Greqi, nė shek. XVIII - XIX, nė pjesėn mė tė madhe tė tyre banoheshin nga shqiptarėt.

Nė periudhėn 1821 - 1829, shqiptarėt e Peleponezit dhe ata tė Atikės etj., luftuan pėr ēlirimin e tokave tė tyre nga Perandoria Osmane. Kjo luftė ēlirimtare u shfrytėzua nga kleri ortodoks dhe fuqitė e mėdha pėr tė krijuar njė shtet tė pavarur, qė mė pastaj u quajt Greqi.

Kur u krijua Greqia, popullsia nuk u pyet pėr etninė, ajo u quajt automatikisht popullsi greke. Ky emėr iu dha popullit shqiptarė dhe minoriteteve tė tjera, nė mėnyrė qė me kėtė emėr ata tė identifikoheshin mė lehtė me grekėt e lashtė, (qė nė tė vėrtet nuk kishin kurrfarė lidhje). Misha Glenny, nė „The Balkans, Nacionalism, War and the great powers“, faqe 26” shkruan: ”Vite mė pėrpara, koncepti i shtetit grek (i cili ishte produkt i politikės sė fuqive tė mėdha) nuk ka ekzistuar kurrė.

Grekėt nuk e dinin cilėt ishin.“ Madje, sipas antropologut Roger Just, shumė nga “grekėt“ e shekullit XIX qė sapo kishin fituar pavarėsinė nga Turqia, jo vetėm qė nuk e quanin veten helen ( ata e mėsuan kėtė titull nga fanariotėt - Sh.B), por as qė flisnin greqisht, por flisnin nė gjuhėn shqipe, vllahe dhe sllave.“




Kush e krijojė ideologjinė helene, identitetin dhe mitin grek?!

Studiuesi Vamik Volkan, nė (Blood Lines form Ethnikc Pride to Ethnic Terorism“ f.121-122) thotė, se: „britanikėt, francezėt dhe rusėt kėrkonin qė identiteti i grekėve modernė tė ishte helen, qė t’i pėrgjigjej nostalgjisė evropiane pėr restaurimin e qytetėrimit para krishterė helen“. Ndėrkaq, William St.Clair nė studimin „That Greece MIght Still Be Free“ shkruan se “grekėt modernė kishin njė mundėsi qė tė zbulonin se cilėt ishin dhe tė vendosnin se si do ta quanin veten dhe vendin e tyre. Bota e jashtme( fuqitė e mėdha - Sh.B) kishte vendosur pėr ta. Ata do tė quheshin grekė dhe vendi i tyre - Greqi.“

Pra, helenizmi nuk ėshtė njė entitet etnik dhe as identitet kombėtar, por ėshtė ideologji pėr t’i shkrirė tė gjitha etnitė tjera nė grekė, dhe prandaj njerėzit e tillė u quajtėn helenė, ndėrsa filozofia: heleniste. Nuk ka asnjė hartė antike, por edhe as mesjetare, qė mund tė tregojė emrin Greqi, dhe nė shek. XVII-XIX u pėrdorėn termat Greqia antike dhe moderne. Prandaj, thėnė qartė, nėn petkun e ideologjisė helene (pėr tė bėrė kėtė lidhje antike-moderne) u ngrit njė komb dhe shtet artificial (prej shqiptarėve tė asimiluar etj.) me emrin e quajtur Greqi.

( Shkruar nga Sheradin Berisha)

( Literatura e shfrytėzuar: Elena Kocaqi - Levanti / Planet pėr zhdukjen e shqiptarėve )
avatar
Ufo

149


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 18.09.11 18:19

Kenge kurbeti..

Shqiptari historikisht ka merguar nga trojet e tija per te nxjerre buken e gojes dhe jo pak raste ka pasur qe ka humbur jeten ne ato vende,ku edhe nje varr nuk ka pasur.Populli une e ka ligjeruar ne kenge kurbetin me vaje.
Edhe kenget e meposhteme,te kenduar nga artiste popullor,i bejne jehone kurbetit te diteve te sotme,si nje vazhde e rruges se te pareve tane.










avatar
lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 18.09.11 21:19


Xhubleta





Vetėm njė orė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve pėr veshjen mė tė vjetėr nė botė e mbetur gjallė dhe shpallet ne ruajtje nga
U n e s k o

Shenjat nė veshjen e malėsores shqiptare, nė njė veshje tipike siē ėshtė xhubleta kanė pėrcaktuar dhe rrugulluar statusin e saj familjar dhe farefinsor. Si kulturė e tillė tek e cila janė trashėguar dija e shenjave, e mėnyrės sė tė jetuarit dhe tė menduarit qė nga kohėrat mė tė lashta e deri nė vitet 70 tė shekullit tė XX, njė grup njerėzish tė ftuar nga poetja koleksioniste, Luljeta Dano, kanė qenė prezentė kur ajo ka kėrkuar njė shans pėr "anėtarėsimin" nė UNESCO tė veshjes mė tė vjetėr nė botė e mbetur gjallė.

Kjo ndodhi dje, nė Galerinė Kombėtare tė Arteve ku Dano pėr njė orė ka ekspozuar njė pjesė tė koleksionit tė saj tė jashtėzakontė, 12 xhubleta, tallaganė dhe aksesorė tė ēmuar tė veshjes sė gruas sė veriut, gati 150-vjeēare. Ajo ka botuar sė fundi "Perėndesha Athina dhe simbole tė tjera kozmogonike", njė studim mbi shenjat e qėndismave mbi veshjet mashkullore dhe sidomos femėrore duke i pėrkufizuar ato si kultura e "shkrimeve tė fshehta nė ornamentikėn mijėravjeēare tė Malėsisė sė Madhe, Dukagjinit, Mirditės e Pukės" si njė territor mitesh antike i ruajtur nė trashėgiminė etnokulturore.

Nė "Expo-Xhubleta" e organizuar nga "Miqtė e Galerisė" ishte i pranishėm dhe ambasadori amerikan nė Tiranė John Ėithers i cili ka duartrokitur lutjen e poetes: "Do tė lusja ministrin e Kulturės, z. Ylli Pango, tė kryejė veprimet e duhura qė kėto dy veshje (xhubleta dhe xhokeja), kudo ku janė shpėtuar nga koleksionistėt shqiptarė dhe tė huaj, tė merren nė mbrojtje nga UNESCO si pasuri botėrore."

Ēfarė tipologjish paraqesin 12 xhubletat e koleksionit?

Jam pėrpjekur tė pėrfshihen gjithė tipologjitė, megjithėse nuk kisha mundėsi tė vendosja xhubletėn qė rri nė kėmbė. Nė koleksionin tim prej 100 xhubletash, kam 3 tė tilla. Gratė malėsore, kur mbaronin ndėrtimin e xhubletės, thurjen, bėnin gara midis tyre dhe xhubleta qė qėndronte nė kėmbė ishte padiskutim mė e mira.

Kjo ėshtė njė ekspozitė thjesht etnografike apo mitike ku vihen nė dukje shenjat e qėndisura mbi veshjet pėr tė cilat ke ndėrtuar njė alfabet leximi?

Para disa vitesh, kam dėgjuar nė Vermosh njė legjendė pėr Macolen e bukur, njė nuse e re qė ka qenė e fundit qė mė 1970 ka mbajtur xhubletė dhe nuk e hiqte. Macolja kishte ikur nė Amerikė nė kėto vitet e fundit.

Mendohet qė xhubleta, asėll-asėll, ka rreth 70 vjet qė nuk prodhohet mė, sepse janė pėrdorur ato qė kanė qenė xhubletat e pajave. Gruaja malėsore merrte 5-7 xhubleta nė pajė. Nuk ėshtė prodhuar mė, sepse ndėrtimi i xhubletės ėshtė mjaft i sofistikuar. Gruaja malėsore duhet tė ketė njė "tabelė logaritmesh" nė kokėn e saj qė ta thurė kokėrr pėr kokėrr sythi dhe ta montojė nė njė mėnyrė tė tillė qė tė marrė formėn e duhur tė kambanės dhe tė rrijė nė kėmbė.

Do tė thuash qė tė gjitha figurat janė mirė tė menduara?

Ēfarė ėshtė mė e rėndėsishmja janė tė trashėguara sepse xhubleta bėhej besnikėrisht nė vijė familjare dhe ēdo vajzė mbart statusin familjar, farefisnor etj. Veshja ėshtė si veshja e ushtarakėve, pėrfaqėson gradat e jetės civile.

Nė lidhje me kėtė ide ti pėrmende brezin e njėrės xhubletė qė ėshtė realizuar nga dhjetė mijė thumba.


Po, me dhjetė mijė thumba plumbi. Ėshtė njė brez qė bėhej tek zanatēinjtė e pazarit tė Shkodrės. Ēiraku numėronte 10 mijė thumba plumbi. Ai ka yllin e Davidit, ka simbolin e lashtė tė ilirėve, hėnėn me yll qė do ta shohim nė stoli tė tjera.

Nė krye tė radhės ėshtė xhubleta e bardhė. Nga kush vishej ajo?


Ėshtė xhubleta e ēikave, nė veshje e jashtėzakonshme, mrekullisht e bukur, pėr cilėsitė e punimit dhe tė qėndisjes. Dallohet nga simbolet e fertilitetit. Ėshtė njė nga kopjet mė tė rralla, sepse xhubletat e bardha janė vėrtet tė rralla. Vajza e vishte deri nė momentin qė martohej.

Dhe vijmė tek brezi i rrallė qė e vishte jo ēdo lloj nuse.

E vishnin nuse qė vinin nga familje tė para, qė ishin familje tė pasura dhe me njė status tė privilegjuar shoqėror. Ishte simbol i forcės, bukurisė dhe pasurisė, tre nocionet e pėrjetshme.

Gjithēka e universit tė xhubletave tregon njė alta modė,pra ēdo element, qė nga ēorapja ēizme, pėrparėset e mbivendosura, grykashkat, pa folur pėr trungun e veshjes qė ėshtė mrekullia arkaike.

Xhubleta e manekinit me shpinė nga tė tjerat, ka ndonjė histori?

Ėshtė xhubleta e "thakut tė premė", e gruas sė divorcuar. Ajo ėshtė xhubletė e Dukagjinit dhe nė bajrakėt e Mirditės apo tė Dukagjinit, ka qenė ligji qė kur burri divorconte gruan, i priste thekėt ose tė xhubletės ose tė xhokes sė bardhė tė Mirditės. Mendohet qė ėshtė e fillimit tė shekullit XX.

Interesant ėshtė qė krejt fundi i xhubletės ėshtė qėndisur me simbolin e gjarpėrit siē thua ti. Cila ėshtė domethėnia?

Kur gruaja e ka qėndisur atė simbol nuk e mendonte qė do tė bėhej njė grua e divorcuar. Por zakonisht nė rreshtin e fundit tė kėmbanės, tė kordonit tė bardhė, gjithmonė gjen njė rresht tė tillė qė ėshtė o gjarpėr, o ėshtė shumė i ngjashėm me zinxhirin e ADN-sė ose me diēka si fetus, embrion fėmije. Por kėto janė ēudirat qė i pėrkasin kėsaj bote.

Cili ėshtė simboli mė shumė i hasur nė kostume?

Ėshtė shqiponja me dy kokė, me tipare dragoi dhe shumė herė e gjejmė me flakėn qė dragoi nxjerr nga goja.

A mund tė varrosej njė grua me xhubletė?

Gruaja varrosej me xhubletėn qė martohej. Xhubleta mė e mirė i shėrbente asaj nė kėto dy momente tė rėndėsishme tė ndėrrimit tė statusit civil tė saj, nga vajzė nė grua e martuar dhe kalimin nė jetėn tjetėr ku ajo duhej tė shkonte me kėtė xhubletė qė bart pėr mua kode tė vjetra, qė dmth ato duhen lexuar, qė nuk janė thjesht tė bukura, por kanė njė rregullsi, njė alfabet leximi. Dihet nga studiues shqiptarė dhe tė huaj qė vijnė nga qytetėrimi kreto-mikenas. Xhubleta identifikohet me veshje tė gjetura nė pallatin e Knosit nė Kretė, para 4000 vjetėsh. Por kjo s'do tė thotė qė nuk zbulohet njė objekt tjetėr i lashtė dhe xhubleta befas nga festa e 4000 mijė vjetorit tė saj mund tė festojė 10 mijė vjetorin e saj. Sido qė tė jetė, ngelet veshja mė e vjetėr tė botė ende e gjallė dhe misioni i kėsaj ekspozite, mendoj se ėshtė tėrheqja e opinionit publik dhe institucioneve pėrkatėse qė kjo veshje tė merret nė mbrojtje nga UNESCO si veshja mė e vjetėr nė botė ende e gjallė.

Vetėm nė Shqipėri e ke fjalėn?

Xhubleta jeton nė Shqipėri, nė Malėsinė e Madhe, nė Rrafshin e Dukagjinit tė Kosovės, nė Malin e Zi, mendohet dhe nė njė fshat tė Bullgarisė ku janė me origjinė shqiptarė dhe nė Norvegji.

Atėherė UNESkO veshjen kombėtare tė kujt do tė mbrojė?

Do tė mbrojė pikėrisht kėtė tip veshjeje dhe qė nė Shqipėri ne e kemi simbol tė Nėnės Shqipėri nė artet figurative ose nė psiqikėn tonė, simbol tė Rozafės legjendare.

Ngjyrat duken se janė ngjyra tė zhdukura sot nė veri, e kuqe gjaku, e gjelbėr e thellė.

Mendohet qė xhubleta ka qenė e bardhė dhe u bė e zezė. Madje ka pasur njė kėngė popullore pėr kėtė.

Atje kemi njė tingėllimė tė kohėrave, bluza e kuqe, mėngėza, brezi i qėndisur me rruaza nga tė gjitha ngjyrat qė udhėtari hungarez i shekullit tė 18-tė Daniel Kordinez, ka thėnė: as palloi, as ylberi nuk kanė aq ngjyra sa xhubleta e shqiptarėve, se kjo veshje ka tė gjitha ngjyrat e gėzuara tė mėmės natyrė.

Disa foto te xhubletave:





Elsa Demo
avatar
lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 19.09.11 8:19

FEJA E SHQIPTARIT ESHTE LIRIA.LIRIA ASHTU SIC NA VJEN NGA GOJA E GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUT.LIRIA ASHTU SIC ESHTE E LIRE E PAPERLYER NGA GOJERA POLITIKANESH TE PISTE QE KANE KURAJON TE FLASIN PER LIRINE QE VETE E NEPERKEMBIN CDO DEKIKE QE SHKON.
FEJA E SHQIPTARIT NUK ESHTE BESIM RELIGJIONI(NUK ESHTE BESIM KISHE EPO XHAMIE)POR ESHTE BESIM DHE MANIFESTIM URTESIE DHE MIRESIE PER TE TJERET(SI RRJEDHOJE KJO TE VJEN EDHE TEK VETJA KUR BESON TEK LIRIA SI SHENJTERI).
LIRIA ESHTE E SHENJTE DHE KETU QENDRON MADHESHTIA E SHQIPTARIT DHE SHQIPTARIZNES.
avatar
Dimitrov Xhunga

141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Ufo prej 19.09.11 11:32

Lirika nė poezinė popullore beratase.



Nė foto autori i shkrimit Namik Selmani


Lirika nė poezinė popullore beratase Nga Namik Selmani* Para shumė e shumė viteve kur qyteti i Beratit ishte ngjitur jo vetėm njė majė tė zhvillimit artizanal, por edhe artistik, njė udhėtar u huaj po vizitonte qytetin e magjishėm tė Beratit. Kishte fjetur nė njė han shumė tė veēantė pėr nga vendi ku ai shte ndėrtuar, por edhe pėr emrin shumė karakteritik.

Mes tė tėrė atyre objekteve karakteristike qė kishte ai qytet, kishte edhe njė han qė dikush e kishte emėrtuar “Shushurima” dhe qė ndodhej nė buzė tė lumit tė Osumit pranė lagjes Goricė. Ky han i dhuronte ēdo udhėtari njė kėngė-ninullė valėsh lumore pėr t’ia bėrė edhe mė tė qetė gjumin, por edhe pėr ta menēuruar shumė mė tepėr se Akademitė qė mund tė kishte mbaruar para se tė vinin aty.

Pėr njė rastėsi shumė tė bukur nė atė natė beratase, udhėtarit tė njė vendi tė huaj, fort larg kėtij qyteti, i duhej qė tė ndiqte edhe njė dasėm qė bėhej vetem pak metra larg hanit. Njė dasmė beratase ku, si nė njė libėr tė pambaruar me fletė tingujsh tė gjitha fjalėt e lirikave po i prekte gati pėr njė natė tė vetme. Kishte nė dhomė edhe njė mik qė ia pėrkthente shumė fjalė tė kėngėve tė bukura beratase qė gjerdanoheshin jo vetėm nė sytė e tij tė burėzuar nė njė lumė tė paparė pėr tė, por edhe nė letrėn e bardhė ku ai shkroi sa e sa vargje tė tyre.

Rrallė ndodh nė realitetin artistik shqiptar ekzistenca e krijimeve tė tilla poetike anonime apo edhe origjinale ku shpirti artistik i njė lirike si ajo popullore, por edhe i poetėve qė flasin pėr kėtė qytet, qė tė trajtojnė motive pėr kėtė qytet, qė tė jetė i shkrirė aq shumė me vetė shpirtin e natyrės qė kėtu i ngjan njė amfiteatri tė mrekullueshėm.

Qė tė jetė shkrirė kaq natyrshėm me shpirtin e kėngės popullore, sidomos tė vargjeve qė kanė ngjizur mė tej meloditė, kėngėt, vallet e kėnduara,. Shpirti i bukur popullor. i lirikės baladeske, elegjiake i tė gjtha trevave shqipfolėse, rrallė mund tė siamėzohet me kėtė detaj, me kėtė hapėsirė, me kėtė ritėm, me kėtė fėshfėrimė shpirtėrore qytetare dhe fisnike.Mbase ajo sypėrlotje e vashės nė legjendėn e Beratit ku ajo “vajzė e legjendave” nga dashuria e pamatė pėr tė dy djemtė-male Tomor e Shpirag sakrifikohet lumturisht nė njė vdekjeje qė i ngjan njė rilindjeje, si njė sfinks poetik qė mund ta krjojė vetem populli dhe fantazia e tij poetike. Nė tė ėshtė tharmi i njė “kryepoezie” tė vetė kėtij qyteti-hambar kėngėsh dhe motivesh lirike brilante. Qante pėr dashurinė. Qante pėr dhimbjen.

Qante pėr tė kaluarėn, po aq sa edhe pėr tė ardhmen. Dhe u kthye nė KALA. Dhe lotėt e saj u bėnė Lumė. Osum e quajtėn mė vonė.Po ta nisim me dy vargje tė kėtyre kėngėve do tė citonim: “Unė pėr nė Goricė/Ti pėr nė Mangalem/Karshi pėr karshi, moj goce/Bėje muhabet.Ėshtė njė e veēantė nė ndėrtimin e pėrmbajtjen e lirikės beratase qė mungojnė ndjeshėm kėngėt epike tė tij Mbase janė vetėm me gishta.

Populli nuk gjykohet pėr kėtė “heshtje”. Tradita e shkėlqyer e poezisė sė Sulejman Naibit nė Berat do tė vazhdohej shekuj mė vonė nga kryepoeti ynė kombėtar Naim Frashėrit nė qėndrimin gati njėvjeēar nė kėtė qytet, gati 150 vjet mė parė. Pamja magjike e Tomorit dhe e Shpiragut, bukuria e Beratit, urtėsia e shpirtit artistik tė kėtij qyteti, pranverat e ngrohta qė vinin dhe iknin aq nazikshėm pa u tutur asnjė herė nga dimrat qė dimėronin nė kėto gryka, kanė qenė edhe porta e parė e poezisė sė tij lirike nė tė ardhmen. Ishte viti 1873 dhe ai ishte nė atė kohė gati 30 vjeēar. Me kėtė zjarr dashurie pėr atdheun, por edhe pėr tė bukurėn, Berati i jepte kaq bujarisht lirikut tė ardhshėm dhe kėtij djaloshi tė Frashėrllinjve kaq shumė mbresa dhe emocione. Kur do tė ikte nga ky qytet do ta tregonte shumė bukur me lirikat e tij.

Nė sfondin e poezive lirike tė qyteti tė Beratit qėndrojnė nė njė sofėr fjale pėllumbi, bilbili, gjeraqina, nazet e ēupave, dritaret e Mangalemit dhe tė Goricės, gurėt e bedenave dhe sofatet ku ulen gratė dhe nuset e lagjeve karakteristike qytetare, kafazet e hapur, hėna dhe dielli, sevdaja, ashikėt, jelekėt e ngishtė tė vajzave tė rritura nė hijen e kėsaj natyre tė mrekullueshme, sorkadhet e shpejta e tė bukura. tingujt re kėmbanave, ezanet e namazet e xhamive apo tė thirrjeve plot pasion tė dėrvishėve, borziloku dhe karafili. Mbi tė gjitha kur e fillon dhe kur e mbaron kėtė lirikė, tė vjen nė ditėt e jetės tėnde ai optimizėm qė tė mungon kaq shumė nė kėtė rrokopujė ku jemi futur tė gjithė, tė vjen flladi qė pranveron jo vetėm nė njė stinė, por nė tė gjithė ditėt e jetės sė secilit. Tė vjen njė filozofi e prekshme e tė sė ardhmes qė ti nuk e gjen kaq tė thjeshtė nė asnjė libėr, nė asnjė tavolinė miqsh, nė asnjė debat kulturor.

Poezia lirike beratase shpesh ndėrtohet mbi njė fabul tė thjeshtė qė nė shumicėn e rasteve ka edhe personazhe tė personalizuar si Mahmuti, Kija, Cija, Mustafai, Metoja, Hyrija, Mihali, Hatija, Difja, Minushja, Xhixhileja, Katua, Murati, etj. Herė-herė ata janė anonimė. Herė-herė ata lidhen me njė fabul kėnge, por shumė herė tė mbeten nė kujtesė jo vetėm me emrin, por me atė qė ata ndiejnė, me atė qė ata belbėzojnė nė fjalėt lirike. Brenda tyre ka aq gaze, por edhe kaq drama dashurie, drama jete qė mbyten pa u nisur ende rrugėn e tyre, tė vajzave qė mbeten nė ēezmet me shtėmba nė dorė, brenga e pathėna tė tė dashuruarėve nė sokakėt e Mangalemit, nė rrugicat e Kalasė, nė Goricė e shumė mjedise dhe rrėfenja tė tjera, e bėjnė kėtė lirikė edhe mė tė ndjeshme, edhe mė jetėgjatė nė kujtesėn popullore. Lirika e Beratit ėshtė njė lirikė qytetare nė kuptimin mė tė plotė tė kėsaj fjale, tė jetės sociale tė tij. Tė bashkėjetesės fetare qė edhe sot ėshtė njė vlerė qytetare e spikatur nė kėtė qytet.

Tė dasmave aq tė bukura ku secili lexues veē pjesės artistike dhe emocionale qė pėrjeton nė secilin varg njohuri shumė tė plota pėr etnografinė e njėrit prej qyteteve mė tė zhvilluara pėr kohėn. Tė jetės dhe argėtimeve qė bėnin qytetarėt e Beratit jasht qytetit, tė festimeve popullore qė organizoheshin qoftė pagane, qoftė edhe ato fetare. Tekste tė tilla kėngėsh si “ Mora pėrpjetė kalanė”, “Kur hyj nė Mangalem”, “Ē’mbjell ashtu, moj ē’mbjell ashtu?”, “Edhe gurėt e sokakut” “Aman ē’po thėrras”, “O, nė Fushė tė Uznovės”, “Doli hėna, doli ylli”, “Asaman trėndafili ēelės”, “Tridhjetė ditė tė Ramazanit” “Hanko, mos shko nė gurė”, “Unė jam djalė nuk jam plak”, “Nė t’u kthefsha prapė, moj pleqėri”, “Mu te Guri qė ban xixa” , “Odė e vogėl me gėlqere”, ”Ēupė, thyej ato gjilpėra”, “Kur zbriste dylberi nga mali”, etj.

Metaforat poetike nga mė tė rralla tė befasojnė sa herė qė nis e rinis kuvendimin me kėtė poezi kaq origjinale “Krihma flokun me krėhėr fildishi”, “Syzeza lan sytė mbi mua” ,“Bilbili qė kėndon mbi supe” ,“Nga sevdaja jote ēeli borziloku”, “Njė psherėritmė qė lėshon flakė”. Nė sfonde kaq tė bukur, gati tė magjishėm, me plot dashuri na jepet sfondi ku rrinė vajza me djalin qė sapo janė martuar:”Lart nė ato kullat/rrinė qoshket shtruar/vallė kush rrinin nė to/dhėndrri me nusen-o/vallė ē’po kėndonin –o/florinj numėronin-o.Ose mė tej: “Ngrehu, mor Malko, ngrehu/Ngrehu se na ra sabahu/Ngrehu se po vjen kolopuēeja/O kėmbė e duar me kėna/-M’i ka kuqur nėneja/‘m’i ka bėrė pėr sevda//Nė kėngėt lirike beratase zėnė vend shumė herė edhe metaforat qė nuk e ulin ritmin e rrėfimit.

“Po trokasin portat-o/Tė na squajnė dhėndrrin-oTė na marrin nusen-o/Tė zbresin shkallėt –o/Tė puthė babai nė ballėt-o/tė ngjiten nė odėt-o/Ta puth nėna nė kokėt-o/Ta ngjitin nė kullėt-o/Ta puthė motra nė gushėt-o. Pėr tė ardhur te krahasimet shumė tė goditura si: “goja jote si kuti, faqja jote gurabi, Syri jot si ulli, syri si filxhan, vajza si lulja e pranverės, kėmbėshkurtėra si kunadhe, me gjėmim porsi rrufeja, porsi druri me fidana, buzėkuqe si merxhan, atė gushė porsi mermeri, me flokėt e gocės si pendėt e korbit, hunda si qiriri, leshrat tė ngjajnė si lahuri, tė ngjajnė si mėndafshi, vajzė si lule e pranverės, si nepėrka pika pika, perēen si fqolla, Vetė titujt e kėtyre poezive janė njė befasi e madhe poetike.

Tė tillė mund tė pėrmendim “Ē’m’umbush zemra me gjilpėra, ke marrė haber, o lule, unė po qaj dhe ju pse s’qani, fryti era e tė ngriti,ky floriri venetik, o baba, kala me kėmbė, tundu shkundu moj lofatė, trėndafili gjyle-gjyle, ē’ka nėno qė gjėmon deti, o sabah, sabah i parė. Fillon shumė herė kjo befasi metaforike qė nė vargun e parė tė kėtyre lirikave qė mė tej e vazhdon kėtė atmosferė tė mrekullueshme edhe nė vargjet e tjerė. Ndonėse nuk zėnė ndonjė vend shumė tė madh nė numrin e lirikave popullore beratase, lirikat baladeske janė nga mė tė bukurat e letėrsisė gojore shqiptare.

Secila prej tyre kanė nga njė fabul shumė tė goditur, herė tė dhimbshėm, herė dramatiik, herė tragjik .nė njė baladė ku ka njė dialog (shumė lirika beratase kanė trajtėn e njė dialogu intim mes njerėzve tė afėrt) Njė djalė po e pret vdekjen si i sėmurė. Nė barin me vesė gjen njė bilbil, tė cilit kėrkon qė t’i qajė hallin e tij. Ėshtė dėshira qė tė mos lahet me ujė si lahen zakonisht tė vdekurit, por me lotėt e nėnės sė mjerė qė po e pėrcjell djalin nė botėn tjetėr nga arsyeja e njė sėmundjeje. Komenti ėshtė i tepėrt pasi lexon edhe vetem 6 vargjet e saj: “Opopo, gjeta njė bilibil nė vesė/o, jam sėmurė dhe do vdes/dhe nė varr mos mė shtini/o, se dhe me ujė mos mė lani/po me lot t’asaj tė mjere..

Mund tė vazhdonim mė tej me baladėn e Nepit, njė vajzė qė mbaron jetėn tragjikisht pasi bėhet viktimė e njė dashurie me njė djalė qė i pėrket njė sėre tė pasur. Balada e Qerimesė ėshtė mjaft e pėrhapur nė Shqipėrinė e Mesme dhe ėshtė njė varg shumė dramatik qė ėshtė nė hapėsirat poetike.Vargu qė pėrdor lirika beratase ėshtė kryesisht vargu tetėrrokėsh qė ėshtė karateristik pėr tė gjithė kėngėt popullore shqiptare apo edhe qė lidhet me kohėn kur ky lloj vargu ishte mė i pėrhapuri nė vend. Nuk pėrjashtohet edhe vargu 6-rrokėsh: “Mora mandolinėn/dola nė oborr/ti, mos gocė e vgėl/po ma bėn me dorė.

Nė ndonjė rast kemi edhe kombinimin e tė vargjeve si 8-rrokėshi me 4-rrokėshin: “O mu te shtylla, moj lule/te hajati/po vjen Cija moj lale/prej Berati Lirizmi i kėtyre poezive popullore beratase i ka kapėrcyer prej kohėsh kufijtė e kėsaj treve ku ato janė ngjizur, ku ato janė shiptuar nga goja e kėngėtarėve apo edhe nga goja e poetėve. Nuk ėshtė e rastit qė mjaft krijime elitare kinematografike kanė nė qendėr lirizmin dhe shpirtin e madh tė lirikut popull.

Nė kėė varg do tė veēonim njė perlė tė tyre si ėshtė filmi “Gjeneral gramafoni”.Duke e parė atė nė atė sfond ku ajo krijohet nuk e ke tė vėshtirė qė tė prekėsh nga afėr jetėn qytetare tė lirikut popullor, tė ndjesh aromėn e jetės qytetare. Njė dorė nėne mbjell borzilokun, diku bėhet tregu i zhurmshėm, njė grup djemsh niset pėr nė kala, gra qė kanė vėnė pėprara filxhanin e kafesė, disa vajza qė mbushin ujė nė njė ēezėm nė Mangalem, njė kulaē i grunjtė qė bėhet pėr djalin qė po merr udhėn e kurbetit, tė njė pusi me ujė tė kristaltė, tė njė pajtoni qė trokon nė qytet….

.Tė bie nė sy njė pėrdorim shumė i madh i pasthirmave dhe i fjalėve me origjinės turke si aman-aman, sabah, of, derman, medet, me njė o-i tė zgjatur nė fund tė secilit varg, aferim, lepe, gajtan, hakikat, hanko, hiqajet, hallall, indėrsha, pisqollė, majhoshe, mejdan, merxhan, mushtulluk, napoleon, nur, rahmet, selamet, sqimė, ashik, ballėcullufe, divan, gajtan, gjyl, dorėbozhure, o moj.. Mė tepėr se ndikimi i kėsaj poezie orientale, nė tė na jepet edhe njė pjesė e shpirtit tė kėngėtarit popullor qė e ka krijuar kėtė poezi.

Duke e pėrjetuar pambarimisht kėtė pasuri estetike, gjuhėsore, kulturore, pa dyshim edhe kombėtare, si qytetar, si poet, si kritik, si mėsimdhėns i lėndės sė letėrsisė kėtė pėrjetim estetik qė tė jep magjia e njė lirike qė kurrė qė nuk mbaron sė prodhuari vepra tė tilla do tė da tė citoja njė strofė tė lirikės “ Asaman, o trėndafili ēelės”: “Nė njė bahēe me zimbila/ ka dalė vajza nė jeshil/e veshur me rroba t’bardha /zėri i hollė porsi bilbil.”Nė njė formė tjetėr edhe lirika beratase i ngjan pėrjetėsisht kėsaj vajze me rroba tė bardha qė ka dalė nė njė ditė pranvere nė njė bahēe mes zymbylave karakteristikė beratas dhe kėndon. Kėndon ėmbėlsisht njė kėngė dashurie me njė zė si bilbili. Unė dua tė besoj se miku i huaj e ka pritur agimin e natės lirike tė atij shtatori dasmash nė Berat si njė kalorės i ri i kėsaj atmosfere tė bukur. Mbase edhe vetė ka nisur qė tė mėsojė disa nga kėto vargje, nga kėto motive.

Dhe njė tjetėr lumturi do t’i ketė ardhur nė fytyrė, nė duar, nė buzė dhe nė ditėt e jetės sė tij. Njė lumturi qė e provojmė dhe ne, tė gjithė vargjethurėsit shqiptarė e tė huaj, pėrballė kėtij thesari poetik qė na bėn edhe tė krenohemi edhe tė mėsojmė se poezia e vėrtetė nė ēdo vend tė botės buron nė kėtė gurrė qė asnjėhėrė nuk thahet.
avatar
Ufo

149


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 29.09.11 17:44

Ne vend te humorit

Artani,Zefi,Lefi dhe Bajrami

U bė pak kohė qė nuk po shkruaj tek kjo teme..
Jo pėr shkak tė mungesė sė kohės, apo sepse nuk ka se pėr ēfarė tė shkruash, se prej kohėsh mė ishte ngulitur fort nė mendje njė bindje, qė sado shkrime, thirrje, alarme etj, shkruajnė pena tė forta intelektualėsh me bagazh, analistė me horizont apo edhe amatorė tė ndryshėm si puna ime, nė realitetin tonė shqiptar jo vetėm qė nuk tenton tė ndryshojė gjė, por pjestarėt e shoqėrisė civile nga goditjet e njėpasnjėshme dalėngadalė po humbasin edhe atė cipė sedre qė ua ngre, jo vetėm qimet pėrpjetė, por edhe i nxit tė hidhen pingul pėr tė kėrkuar ndryshim tė kushteve tė mjera social-ekonomike nė tė cilat rropatemi ēdo ditė.

Pėr tu thėnė ndal mjaft politikave tė verbra, kriminale e deri antikombėtare, qė nuk i shėrbejnė komunitetit, por mjerisht vetėm pėrfaqėsuesve tė tij.

Eshtė e vėrtetė qė skandalet mbulojnė dita-ditės njėri-tjetrin, prapaskenat guxojnė tė dalin nė skenė dhe laku qė mbyt zėrin e ndėrgjegjes sa vjen e ngushtohet, por besoj qė njerėzit, tė cilėt lidhen bashkė rreth vlerave, qė i bashkojnė shpresat, dashamirėsia, mundi dhe besimi qė ky vend e kėta njerėz meritojnė dhe mund tė fitojnė, ditė mė tė mira pėr tė gjithė bashkė, formojnė njė grup shumė mė solid se ai krahu tjetėr, qė herė nga padija e herė nga keqdashja janė mbledhur tok rreth njė pėrfitmi tė ngushtė, qė herėt a vonė do ti ndajė edhe nga njėri-tjetri.

Sot doja tė tregoja njė histori tė trishtė tė 4 meshkujve shqiptarė, tė cilėt fare rastėsisht lexojnė nė gazetė, qė kėtė vjeshtė Shqipėria do tė realizojė regjistrimin etniko-fetar tė popullsisė, me vetdeklarim. Rregjistrim qė ėshtė pagėzuar me emrin "Censius"!

Artani, Zefi, Lefi dhe Bajrami janė shokė tė ngushtė fėmijėrie, qė valėt e mėdha tė migrimeve dhe emigrimeve sėrisht fare rastėsisht, nuk i kanė ndarė.

Ata takohen ēdo pasdite tek lokali ne qender, aty ku kryqėzohen kisha katolike, ajo ortodokse e xhamia. Mė shpesh pa gra, sepse me gratė, ata diskutojnė ēdo problem anembanė globit. Nga teoritė konspirative tė 11 shtatorit dhe deri tek plani pėr zbritjen e njeriut nė planetin Mars, nė 2017-ėn.

I vetmi debat qė nuk ka zbritur pothuajse fare nė tryezėn e tyre, ėshtė debati mbi fenė. Ata nuk e dinė pėrkatėsinė fetare tė njėri-tjetrit, sepse nuk ndjekin fare rite fetare, me pėrjashtim tė festave, tė cilat i festojnė tė gjitha. Pushim hesapi.

Por ja qė Artani me gazetė nė dorė hap debatin mbi fenė e rregjistrimin e popullsisė. Ai pretendon se shqiptarėt duhet tė jenė mė tepėr se 70% muslimanė, sa dolėn nga rregjistrimi i popullsisė nė kohėn e Zogut. Idenė ia pėrfocon mė tepėr fakti se ai si shenjė dalluese tė muslimanėve di shkronjėn "M", qė krijohet nė pėllėmbėn e dorės dhe shumica e njerėzve qė ai njeh nė dorė iu krijohet shkronja "M".

Nė kėtė ēast ndėrhyn Lefteri ose shkurt Lefi, i cili mendon se njė tregues mė i saktė i pėrkatėsisė fetare janė emrat e prindėrve dhe nėse prindėrit e tu janė ortodoksė, atėherė ti detyrimisht je ortodoks.

Por Zefi hidhet ta kundėrshtojė se mqs heroi kombėtar i shqiptarėve kishte qenė katolik, atėherė shqiptarėt duhet medoemos tė jenė tė gjithė katolikė.

E kėshtu nė mėdyshje tė plota mes tyre Artani shton qė do ishte mė mirė qė shqiptarėt tė ishin tė gjithė muslimanė, mqs shumica jemi muslimanė dhe jemi vendi qė dallohemi pėr tolerancėn mė tė madhe fetare, nė botė.

Pastaj vazhdon duke thėnė qė kryetari i Ortodoksėve ėshtė Janullatos, njė antishqiptar i pėrbetuar. Lefi ofendohet dhe ia kthen qė muslimanėt janė terroristė, kamikazė e fondamentalistė dhe tė prapambetur. Situata ndizet keq.

Zefi nga ana tjetėr i kthehet Artanit duke thėnė se Papa pėr Pashkė uron edhe shqip, ndėrsa hoxha 5-herė nė ditė pėllet vetėm arabisht. Aty Artani shpėrthen duke i quajtur katolikėt njerėz tė djallit dhe fashistė, pasi Vatikani fsheh kilometra me libra tė vjetėr shqip dhe se nė kohėn kur shqiptarėt i strehuan ēifutėt, ishte Vatikani me nė krye Papėn, qė ua shiti ēifutėt gjermanėve nė kėmbim tė parave.

Bajrami qė deri nė atė ēast nuk kishte folur fare, kėrcet gotėn mbi tavolinė.

Po ē'bėni kėshtu ore tė mjerė, se latė namė - u thotė.

Ia nisėt me regjistrimin fetar dhe etnik tė popullsisė dhe ziheni me njėri-tjetrin, duke harruar atė qė ėshtė mė kryesorja pėr tė gjithė ne bashkė. Ky regjistrim po bėhet me vetdeklarim, qė do tė thotė se ēdokush mund tė deklarojė etninė dhe fenė sipas vullnetit tė tij, por etnia nuk ėshtė zgjedhje e lirė.

Kėtė kusht, bashkė me ndarjen e turpshme tė ujėrave detarė, ia ka imponuar Shqipėrisė Greqia, duke e kėrcėnuar pėr ratifikimin e anėtarėsimit nė NATO. E kush, Greqia qė vetė nuk njeh asnjė minoritet dhe asnjė tė drejtė arsimi e gjuhe tė tyre.

Ajo Greqi qė pėrbėhet prej 4 brezash tė ndryshėm shqiptarėsh dhe qė i ka shkelur tė gjithė njėsoj. Ajo Greqi qė ende pretendon autonominė e Himarės dhe Epirit tė Veriut dhe qė emrin e saj e ka prej njė fisi ilir tė Epirit.

Ajo Greqi qė u ngrit prej shqiptarėsh nė revolucionin e 1821-shit dhe qė ua mohon etninė e tyre shqiptare. Ajo Greqi qė Presidentit e saj tė parė, e kishte shqiptar. Po ajo Greqi qė shqiptarėt ortodoksė i asimiloi nė grekė me anė tė kishės dhe shqiptarėt muslimanė i dėboi me anė tė genocidit e spastrimit etnik.

Jeni nė vetė ju, apo jo?!

Kėtu duke pirė birra e na flisni pėr fetė ju... Askush prej jush nuk zbaton ritet fetare dhe s'ka si tė quhet besimtar fetar, sepse janė pikėrisht ritet ato qė dallojnė besimtarėt e njėrės fe, prej tjetrės. Ata qė thjeshtė besojnė nė njė Zot, por nuk ndjekin rite fetare, quhen Agnostikė.

Dhe qė jemi shteti i vetėm nė botė me 4 besime tė mėdha fetare, qė prapė po na shtohen me ēifutė e me tė tjerė dhe dallohemi pėr tolerancėn e madhe fetare, kjo nuk i dedikohet feve, sepse fetė dhe toleranca janė antonime mes tyre.

Ato pėrpiqen dhe e kanė nė themel tė qėllimit tė tyre konvertimet dhe shtimin e rradhėt tė besimtarėve. Toleranca jonė fetare i dedikohet pikėrisht indiferencės sonė fetare. Nuk jemi ne shqiptarėt aq njerėz tolerantė, e dimė tė gjithė, apo jo?!

E ti Artan duhet tė dish qė besimi fetar nuk ėshtė i trashėgueshėm, pasi ėshtė shprehje e vullnetit tė lirė tė njė njeriu nė moshė madhore. Pra ti, edhe pse ke emėr me origjinė fetare muslimane, mund tė ndjehesh edhe budist, sepse kjo ėshtė e drejta jote. Shikoji emrat tanė se si i ka transformuar feja...

Ne jemi miq tė mirė dhe kurrė nuk jemi ndarė pėr budallėqe tė tilla. Pashko Vasa para 1 shekulli ka thėnė se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria, sepse askush nga fetė nuk ka folur shqip dhe nė interes tė kombit tonė. E shqipen e ka mallkuar edhe xhamia edhe kisha. Arsyen ua them tani, por porositim edhe 4 birra tė tjera mė parė.

E kėshtu Bajrami vulosi dhe shokėt u ēliruan duke buzėqeshur.

Edhe ne qytetarėt qė jemi kundra rregjistrimit etniko-fetar me vetdeklarim, nuk ėshtė se kemi frikė se na rrėzohet miti i shqiptarėve muslimanė, sepse shqiptarėt nė pjesėn mė tė madhe tė tyre nuk janė as fetarė, por na dhimbset tė japim ende territoret tona fqinjve, kėshtu siē jemi rrudhur nė 1/4 e sipėrfaqes tonė etnike.
Atė qė Europa e fqinjėt nuk na e rrėmbyen dot me armė, si mundet ta tolerojmė t'ua dhurojmė nė kohė paqeje?!


Lucio Gjoni
avatar
lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 04.10.11 18:11



Sokol Arifi, rapsodi analfabet, anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve





Nė pjesėn veriperėndimore tė Bajram Currit, nė masivin me gėshtenja, shtrihet rrėzė Majės sė Hekurave fshati Markaj, nė pėrbėrje administrative tė komunės Bujan. E dikund mes fshatit shtrihet fisi i Secit, ku lindi dhe u rrit vjershėtori, rapsodi, folkloristi dhe kėngėtari popullor, Sokol Arifi.

Sokoli lindi mė 18. 01. 1925 nė fshatin Markaj, komuna Bujan, Tropojė (Malėsia e Gjakovės). Aty hodhi shtat fėmijėria, aty u rrit dhe u burrėrua dhe aty mbylli sytė me 18 mars 2005.

Sokol Arifi ishte analfabet dhe kurrė nuk mėsoi shkrim e kėndim. Kur Sokolit i vinte muza e frymėzimit, dilte nė oborr, e mendueshėm dhe i vetmuar endej rrugicave tė lagjes, shtegut mes kullave, derisa vargjet nguliteshin nė mendjen e tij. Truri i tij ishte “kompjuter” i rrallė.

Atij kur i vinte muza, i regjistronte vargjet nė kujtesė. Kėshtu Arifi krijoi me mijėra vargje, botoi tre libra dhe ishte anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė qė prej vitit 1966. Sokoli ka lėnė nė dorėshkrim me qindra vargje rapsodike.

Ai krijoi e thuri kėngė pėr heroizmin e tė parėve tanė, pėr luftrat shumėshekullore, pėr trimat dhe heronjtė e Tropojės, pėr popullin, Kosovėn dhe Shqipėrinė. Motivet e larmishme, pėrshkrimet, trajtimi i ndjenjave tė dashurisė, besnikėrisė ndaj popullit e atdheut, Kosovės nėnė, pasurimi dhe pėrsosmėria e vargut, figurat e heronjve popullorė, tė gjitha kėto e tė tjera, janė temat e trajtuara nė vargjet e Sokol Arifit.

Talenti i tij i lindur ishte nė genet e prindėrve tė tij, siē thotė studiuesi i veprės sė tij, Shaban Zeneli. Babai i Sokolit, Arifi, ishte instrumentist i dėgjuar popullor, kurse nėna, Gjyke Syla, ka mbetur nė kujtesėn e atyre qė e njohėn, si njė vajtore e pėrligjur dhe origjinale.

Nė njė bisedė tė vitit 2000, nė moshėn e pleqėrisė, Sokol Arifi pėrgjigjej: “Baba em jo kot mė pat pagėzue me emnin Sokol, more bir. Unė kangėt i kam shkrue nė “kompjuterin” e mendjes, “e filloi tė recitojė vargjet e ēastit: “Shyqyr si jena n’demokraci / Zemra tash thotė atė ē’ka ndi…” Rapsodi popullor Sokol Arifi ka nė dorėshkrim qindra vargje tė ruajtura me kujdes nga familja e tij, nė pritje tė vėmendjes sė institucioneve qė tė botojnė veprėn e plotė tė tij.

Nė gjurmėt e krijimtarisė sė Sokol Arifit vijuan njė plejadė e tėrė krijuesish tropojanė qė sot kanė bėrė emėr brenda dhe jashtė vendit me botimet e shumta tė veprave tė tyre.
avatar
lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 23.10.11 19:30


Gjergj Kastrioti-Skenderbeu

video

Periudha me e ndritur e historise se Shqiperise ne nje dokumentar. Historia e njeriut me te rendesishem te kombit tone, e treguar nga bashkkohesi i tij Marin Barleti.

avatar
lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 23.10.11 19:38


Migjeni i panjohur




Migjeni i Panjohur? Tingėllon paradoksale? Aspak. Ėshtė e vėrtetė qė ka njė popullarizim tė pazakontė pėr tė, pėr emrin e tij. Por studimi i veprės sė tij epokale ėshtė ende sipėrfaqėsor, sidomos nė rrafshin estetik.

Nė 100-vjetorin e lindjes sė Migjenit, akademizmi zyrtar ėshtė flu-indiferent, dekorativ, krejtėsisht i kotė dhe i panevojshėm. Migjeni nuk ka asnjė lidhje me kėtė akademizėm, as me instrumentet klienteliste tė shkrimorėve mediokėr, qė as e kanė kuptuar ndonjėherė, dhe as do ta kuptojnė, padyshim. Migjeni ėshtė si Guliveri mes tė ashtuquajturve kritikė xhuxhė, liliputė.

Migjeni ėshtė njė fenomen madhėshtor dhe i ndėrlikuar, i shumėfishtė i letrave shqipe. Ai ėshtė njė shkrimtar krejt tjetėrlloj, pa paraardhės. Edhe tani mbas 100 vjetėsh duket se nuk ka pasardhės. Ai ėshtė gati i vetmuar, monumental, por askush si Migjeni nuk ka krijuar njė intimitet dhe grishje tė jashtėzakonshme. Pa Migjenin, letėrsia shqipe do tė varfėrohej mjerueshėm.

Me Migjenin ėshtė dhe do tė jetė pėrherė universale, njė letėrsi urbane e nivelit botėror. Migjeni ėshtė shkrimtari ynė mė konceptual i modernitetit letrar. Ata qė nuk e kuptojnė kėtė tė vėrtetė sot, do ta kuptojnė nesėr, ose s’do ta kuptojnė asnjėherė. Aq me keq pėr ta. Migjeni nuk ka nevoje pėr apologji tė stilit barok, as pėr lavdi tė rreme tė “idhujve pa krena“.

Ai ėshtė i vetėmjaftueshėm, vėrtetė i fragmentuar, por qė krijon si askush njė plotėri. Atij nuk ka ē’t’i bėjė harresa, as kur ėshtė dinake dhe e qėllimshme. Kadareja e ka sqaruar pėrfundimisht, si askush, kėtė tė vėrtetė madhore nė librin e tij pėrurues pėr Migjenin. Vetėm tani Migjeni po pėrjeton leximin e thelbshėm tė veprės sė tij, njė lexim tė ri, pikėrisht atė lexim qė mungonte.

Disa estetė tė formuar si dr. Anastas Kapurani dhe Idlir Idrizi kanė botuar libra ndryshe, tė guximshėm dhe tė vėrtetė pėr Migjenin.

Sepse Migjeni ėshtė shkrimtari mė i pakompromentuar, me njė trimėri civile tė pashembullt dhe me njė art tė madh pėr tė thėnė tė vėrtetėn. Ai i pėrket shekujve. I vetėdijshėm. Ai e hap veprėn e tij me njė “Parathėnie tė parathėnieve“. Vargu i tij i parė ėshtė: “Pėrditė perėndojnė zotat“, pra shkatėrron hierarkitė e panevojshme dhe shtrėnguese pėr emancipimin e historisė dhe tė artit.

Pėr njė krijues tė fuqishėm si Migjeni, arti ėshtė i dyfishtė. Pėr tė arti ėshtė jo vetėm lėndė artistike, por edhe koncept teorik institucional pėr vetė artin. Krijimtaria e Migjenit ėshtė materie e gjallė dhe e pavdekshme e kulturės shqiptare. Spikat si njė nga thesaret mė tė mėdhenj kombėtarė.

Kjo krijimtari me njė sens tė patjetėrsueshėm estetik dhe emancipues, ėshtė e pakufizuar nga paragjykimet politike, nga stereotipat e sloganet ideologjizuese tė ēdo ngjyre qofshin. Nė tė Migjeni na ka lėnė dėshmi tė mendimit tė tij teorik pėr artin. Dhe, s’kish se si tė ndodhte ndryshe.

Si krijues i madh ai nuk mund tė heshtte dhe tė mos shpallte pėrpara botės kredon e tij konceptuale, qė lidhet me krijimet e tij. Nė shumė skica dhe proza tė Migjenit lexuesi takon fragmente esesh tė vėrteta, tė guximshme, disa herė tė habitshme. Nė 14 qershor 1936, Migjeni i dėrgon njė artikull nė formė letre redaksisė sė revistės pėrparimtare tė kohės “Bota e Re”.

Ky artikull ka njė rėndėsi tė veēantė pėr mendimin eseistik kombėtar. Dihet, qė kėtė lak kohor, nė faqet e “Botės sė re” u zhvillua njė anketė, si dhe njė debat pėr rolin dhe funksionin e artit nė shoqėri. Shumė letrarė tė kohės si Petro Marko, Dhimitėr Shuteriqi, Misto Treska, Nonda Bulka e tė tjerė shpallėn publikisht mendimet e tyre pėr rolin qė duhet tė luajė arti nė shoqėri, duke theksuar sidomos anėn utilitare tė tij.

Migjeni nė shkrimin e vet qė i dėrgoi revistės, del menjėherė si njė kapacitet mė i madh se sa bashkėkohėsit. Ka njė mendim mė tė lartė dhe tė kultivuar, mė tė thellė dhe ėshtė kundėr sociologjizmit vulgar, kundėr katandisjes sė artit nė rolin e njė mjeti tė thjeshtėzuar politik, duke luftuar pėr pavarėsinė relative tė artit nė shoqėri dhe sidomos pėr atė qė e bėn artin, art, d.m.th, pėr artistiken si koncepti bazė i pazėvendėsueshėm i krijimtarisė nė llojin e vet.

Nga kjo pikėpamje, Migjeni tingėllon jashtėzakonisht aktual sot. Ai ka njė koncept demokratik tė zhvilluar dhe ėshtė kundėr skemave politizuese, ideologjizuese, qė periudha moniste i krijoi si tabutė kryesore tė vetvetes.

Pėr tė gjykuar vetė lexuesi po botojmė tekstin e kėsaj letre, e cila gjendet nė librin “Krijimtaria e Migjenit”, e studiueses Gentruda Entrej, botuar shumė vite mė parė. Pėr fat tė keq, ne nuk dimė se ē’u bė dhe ku ndodhet origjinali shqip.

Moikom Zeqo:
avatar
lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 08.11.11 15:33


E Enjtja e Madhe (Shelcan, Shpat)



Aty asht shtru mesallė e mlidhen burra e gra e cake nga kater a pes rop pėr shpi , me rrobet ma t’mira qi kan. Kur rrim nė msallė, rrim dy reshtash, ene rrim pas moshės.

Caket e vegjėl rrin me t’amat e ata tė mėdhejt rrin ueē. Cucat e mdha qi jan tė zanme rrin si tė tutme pran t’amavet po ato qi janė tė zanme aty nė katun, rrin nė shpi e nuk dalin nė Shesh-Gjin.

Secila shpi do tė bjeri nė msallė tri mlataz gruni si bukė tė mdha nė tepsi tė mlatume, 1-2-3 byrekė me vaj, 1-2-3 tepsia me favė bukfike, nji limė me grurė, pala, arra, mollė, ftoj e pemurina tė tjera, rakī nga 1-2 poēa a shishe, vźrė kush ka.

Rakinė e sjellin tė fortė pikė e parė. Pa u-shtru njerzit nė msallė, prifti nkon e tymos tė vdekurit. Kur tė shtrohen ze ven nė mes tė msallės.

Gratė mlatazt i manė nė nji ven jashtė msallės. Pastaj dahen tri plaka e shkojn e u kėrkojnė ēdo shpie gjysmėn e mlatazvet. Atėherė marrin e u a ēojnė. Ato i bashkojnė tė gjitha bashkė e shkojnė e u a dajnė njerzvet nė msallė.

Kur rrin njerzia nė msallė, shtrojnė shamin a peshqirė pėrpara e mi to venė mlatazt, qi i kanė pre me brisk ngasra ngasra. Ma para shkon nji plakė me nji tepsi me grunin e limavet qi asht me sheqer e u ep pėrpara burravet e masnej gravet nga i dorė grūrė.

Burrat kanė pėrpara nga nji shishe me rakī ene meze: ullij, qepė, favė bathėsh (bārė si bukė e trashė me vaj e pjekur nė furrė me tepsi tė dāme ngasra ngasra). Burrat kur pinė urojnė si ja ka Zakoni ty than: dita e sotme na past kujdes, i paēim uratėn etj.

Gjithsecili e lshon shishen e vet dor mė dorė der sa marohet. Nga gratė veē plakave u jepet rakī. Kur pimė rakin e urojm ene priftin. Kankė nuk knohen atė ditė se asht keq.

Djemt e ri qi kan qef dalin e rrafin nishan. Dreka shkon deri nė tre pas mesdite. Gratė ikin nji orė e gjymės pėrpara burravet e kta rrin tue pi e tue u-llafos. Si ikin gratė bajn ene pak valle e knojnė. Atherė rrifet ene nishani.

Kur ikin gratė, venė nė kry tepsinat me mlataz qi i kan marru shoqe mė shoqe, se do u ēojn ene atyne nė shpi hane kur asht shi mesalla shtrohet nė kishė. Kėt ditė vinė ene nga katune tė tjera pak burra pėr qef.
avatar
lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 11.11.11 19:19


Viti 1880 – Nė Ulqin jetonin vetėm shqiptarė




Kur i’u dorėzua Malit tė Zi (nėntor 1880), Ulqini me rrethina kishte rreth 7000 banorė. Pjesa dėrrmuese e popullsisė ishte e fesė islame, disa familje katolike, disa familje rome dhe disa familje zezake

Ulqini ishte tėrėsisht qytet shqiptar dhe tė gjithė udhėpėrshkruesit e vjetėr thonin se atje flitej gjuha shqipe, shkruan nė librin e tij ‘’Ulqini dhe politikat e Malit tė Zi 1881 - 1912’’ mr. Riza Rexha.


Sipas tė dhėnave, Ulqini (qyteti) nė nėntor tė vitit 1880, kishte 400 shtėpi me 2800 frymė muhamedanė dhe katolikė – tė gjithė shqiptarė.

Nga vizita qė bėri princ Nikolla nė Ulqin, nė gusht tė vitit 1881, thekson: ‘’Kur kalova Mozhurrin duke ardhur nga Tivari, u takova me njė popull tjetėr si pėr nga gjuha ashtu edhe pėr nga feja. Tėrė qyteti dhe rrethina ishte e banuar me shqiptarė tė fesė islame dhe katolike. Banorėt e Ulqinit me rrethinė, nė tėrė hapsirėn nuk flisnin ndryshe vetėm shqip’’.

Nė vitin 2011 (130 vite mė vonė) sipas tė dhėnave zyrtare nė qytetin e Ulqinit gjithsej ka 19921 banorė ku prej tyre janė:
14076 shqiptarė apo 70,66%
2478 malazezė, 12,44%
1145 serbė, 5,75%
449 boshnjakė, 2,25%
770 muslimanė, 3,87%
etj....
avatar
lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 11.11.11 20:07


Legjenda e djalit dhe e shqipes



Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen.

Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.

"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

"Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.

"Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."
avatar
lucio

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi