Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtė

Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 17.08.11 17:27


Feja e shqiptarit - Shqiptaria





Nga lugina e Fanit doli dhe Pashko Vasa, bashkė me shpalljen publike te kėtij qėndrimi “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Ne juglindje te Shqiperise ne nje kenge rreth viteve 1912,kendohej vargu,"Sos per mua aper ti,por per gjithe Shqiperi" Me tej Mitrush Kuteli shkruan :

Jam Shqiptar e Kosovar
zot e krenar
mbi ket dhe qe kam si fe
kam Vatan e kam Atdhe


Mbas viteve '90 Rexhep Qosja shprehet "Shqiptaria eshte bibla dhe kurani i cdo shqiptari "

Sot pėr sot kjo lėvizje mbartet nga tre grupe nga krahu patriot qė sheh nė ēdo lėvizje fetare dhe filozofike njė ngushtim te qarkut patriotik.

Grupet fetare si organizatat islame dhe ato te krishtere ne jug jane kercenimi kryesor pasi po indoktrinojne adoloshenete te perbuzin cdo ide nacionaliste te cilat ato e shikojne si rrezik te perhapjes se ideologjive te tyre.

Ne 2010 disa krere te shoqates islamike e akuzuan kryetarin e organizates islamike shqiptare per tradheti pasi ai donte te hapte nje medrese nderkombetare per ta shnderruar Tiranen ne nje qender te indoktrinimit islamik.

Por ka edhe nga ata me bindjen qe thone se edhe "zoti vet e tha me goje,se Shqipėria do tė rroje". Nje grup i katert ne fillim te shekullit XXI eshte grupi i besuesve ne nje mitologji popullore shqiptare.

Se fundmi eshte ne funksion e veprim ''Aleanca kuq e zi'',e cila filloi kundershtine e saj ndaj rregjistrimit te shqiptareve duke ju pergjigjur pyetjeve per etnine dhe perkatesine fetare...


Ne kete teme do postojme materiale te ndryshme me origjine shqiptare,pure shqiptare,si,gojdhena,dasma,dollira,gjema,veshje,tregime,vende e shume e shume gjera te tjera.

Kjo me qellimin e vetem per te mbushur boshllekun qe ka ky forum per historine e ''vogel'' shqiptare....se historine e madhe e kane bere Rilindasit,por qe sot kete histori po e shkaterrojne me deshire politikanet e pas kuintave.


Prerja e frikės


Nė Dukat, Vlorė, kur njė fėmijė kishte frikė tė ecte nė kėmbė dhe vazhdonte tė ecte kėmbadorazi, e ėma merrte fėmijėn nė krahė; merrte tre qime sorkadheje dhe njė gėrshėrė dhe niste ky dialog me njė shoqen e saj:
- Ēfarė bėn ashtu?
- Pres frikėn e djalit, tė ecė, tė fluturojė,
dhe sorkadhit t’ia kalojė.

Prerja e sifonit

Sifoni ėshtė njė dukuri meteorologjike tipike e bregdetit tė Himarės, njė vorbull ajri qė zbret nga retė e cila thithte ujė nga deti dhe mund tė pėrpinte anijet dhe tė shkulta ullinjtė.
Prerja e sifonit kryhej si nga njerėzit nė tokė dhe ata qė ishin nė lundrim.
Nė formėn mė tė vjetėr, njerzit merrnin njė urė tė ndezur zjarri dhe e hidhnin nė oborr. Ky veprim shoqėrohej dhe nga ky dialog ritual qė pėrsėritej tre herė:
-Ēfarė pret aty?
-Pres sifonin!

Pėrdormi i urės sė zjarrit lidhet me kultin e zjarrit dhe nė vetvete me kultin e diellit.

Nė kohė mė tė afėrta me ne ura e zjarrit u zėvėndėsua nga armėt e zjarrit, dhe prerja bėhej duke qėlluar me armė drejt resė.

Ky dialog pėrsėritej tre herė, dhe pas ēdo here nėna priste nga njė qime sorkadheje.


Banja e shenjte

Ėshtė njė formė pagėzimi pagan i banorve tė Bregut tė Labėrisė

Nė formėn e vet mė tė vjetėr fėmija lahej nė det pasi mbushte 3-4 muaj jetė, nėna nė njė ditė me mot tė ngrohtė, merrte fėmijėn e veshur me pelena dhe shkonte nė det e vetme, nė tė dalė tė diellit.

Me tu ngrohur uji, e lante foshnjen, e fshinte, pastja e vishte. Gjatė banjės sė shenjtė, ajo murmuriste fjalė rituali.Prej tyre sot ruhet vetėm ndonjė formė si kjo, rrėfyer nga Lefteri Qirjaqi :
“O det, tė mė rritet e tė mė bėhet i mirė! Ku tė shkel ai, t’i shkelė kėmba flori! “

Nė kohė mė tė vonshme ky rit ėshtė kryer nė ditė tė caktuara, si 1 Marsi, lidhur me festimet pagane tėr ripėrtėritjes sė natyrės.

Edhe pas pėrhapjes sė feve abrahamike ky rit pagėzimi pagan ka mbijetuar duke qėnė se pagėzimi kishtar nuk cilėsohej i mjaftueshėm nga ana e popullsisė.

Nėnat vazhdonin tė lanin nė det foshnjat, gjithmonė gjatė lindjes sė diellit, pėrpara se ti ēonin pėr tė pagėzuar nė kishė dhe po nė det lanin teshat e pagėzimit.

Zonjat e Bardha (Pogradec)

Nė pranverė. kur ēelte molla e qershia. mbushej fshati rėngė me tė bardha, qė loznin valle, natėn me hėnė, aty nėr ato kopshte tė lulėzuar.

Askush nuk guxonte asoherė tė shkelte jashtė pragut, tė kalojė remėn e mullirit e tė rrijė ndėnė pemė. E ngrinin - pa njė, pa dy ato Zonjat e Bardha (paēin e hijen e tyre!) edhe e shpinin atje ku s'ta pret mendja as ty, as mua

Dhe as emri i tyre nuk kujtohej asohere, natėn se e dėgjonin edhe zbrisnin fėsh-fėsh nėpėr oxhak a nėpėr ndonjė vrime tė dritares.

Po aq bukur kėndonin kėto Tė Bardhat - sa e sa nuk i kishin dėgjuar... - sa u turbullonin mendjen tė rinjve, i nxirrnin jashtė pragjeve dhe i rrėmbenin e i shpinin larg-larg, si e patėn ngritur atė tė mjerin Niku.

E si e ngritėn, e ēuan mal mė mal e gur mė gur, lodhur e kapitur, si mos o zot! Po pėr tė gėzuar gjithė i gėzuar ish se ato zonjat e Bardha dinin ta bėnin njerinė tė lumtur.
Pleqve s'kishin ē'u bėnin. E as qė i deshin fort. Ato e kishin mė tė rinjtė, njėzetenjė mot e rėposh.
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Ufo prej 17.08.11 18:06

Vlen pėr t'u pėrgėzuar inisiativa juaj, por ajo qė s'kuptoj unė ėshtė se pėrse ''pėrzieni'' mitet, gojėdhėnat me fenė..Nė mundshi do ju'a dija pėr nder t'ma spjegonit kėtė ''lidhje'' Faleminderit !
avatar
Ufo

149


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 17.08.11 18:49

Pergjigjen simpatiku Ufo e ke tek tema.....Feja e Shqiptarit -Shqiptaria,me gjitha ''bemat'' shqiptare dhe jo me hadithet suret e ajete arabe....
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Ufo prej 17.08.11 18:57

lucio shkruajti:Pergjigjen simpatiku Ufo e ke tek tema.....Feja e Shqiptarit -Shqiptaria,me gjitha ''bemat'' shqiptare dhe jo me hadithet suret e ajete arabe....

Lol.., unė jam me atė qė ''Feja ėshtė opium i popujve'' dhe e dyta ''Feja zhduket kur guri i fundit i kishės/xhamisė fundit, bjenmbi kryet e priftit/hoxhės fundit..'' hahahahhah Varja shoku, feja ėshtė obskurantiste, fondamentaliste siq ishte nė kohrat e largėta edhe tashi nė modernen paēka se ka ndėrruar zhgun, raso , veladon xhybe a ēdreqin veshin kta t'sotmit, madje di qė priftėrinjtė sot kanė edhe dashnore...Kush tė dojė le t'ma kundėrshtojė kėtė, at'herė lind pyetja , njė klerik i tillė me raso veladon a xhybe..Ē'xxx njeriu ėshtė..???
avatar
Ufo

149


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 17.08.11 19:06



Dasme madhe....Ali Asllani




avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Ufo prej 17.08.11 19:40

rebelisistemit shkruajti:KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPERISE-Nje shekull ne sherbim te Islamit dhe Kombit



Rebelo, mendoj se si antar mė i vjetėr i forumit, duhet tė lėshosh pak ''pe''..Ndryshe do e bėni tėrkuzė k♪7tė debat pa bereqet dhe domosdoshmėrisht pastaj tė pandjekur..

Tung !
avatar
Ufo

149


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 17.08.11 19:43



Miti Iliro-Shqiptare i Afrodites


Perendesha e bukurise qe e quajne Greke, ajo eshte nje simbol i bukurise se Zanave qe me emrin AFRO-DITE do te thote Afrohu o bukuri qe shkelqen si drita e dites...ne plot kuptimin e saj...

Eshte nje shprehje dashurie per te pare te bukuren ateqe nuk arrijme ta shohim nga afer qe persenifikohet vetem ne figuren e ZANAVE dhe Iliret e Jugut e perdoren ne mije vjecaret si nje simbol
lavderimi ndaj se bukures, ndaj femres duke e krahasuar me ZANAT mitologjike ILIRE...

Me vone emri AFRODITE u huazua nga Grekrit deri ne nje pervetsim total ku e mbajten si perendeshe te bukurise ne sallonet mbreterore duke e quajtur me vone si mit te tyre


Edituar pėr herė tė fundit nga lucio nė 17.08.11 19:44, edituar 1 herė gjithsej
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Venera1 prej 17.08.11 19:44

rebelisistemit shkruajti:KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPERISE-Nje shekull ne sherbim te Islamit dhe Kombit
cfare thua more zoteri a je ne vete? me shume se kisha katolike asnje fe tjeter nuk i ka ndihmuar te varfrit e Shqiperise. Kisha katolike u ka ndertuar me qindra shtepi popullit tone, dhe ju dini te bertisni ne maje te xhamise, asgje tjeter nuk dini ju. Me thuaj ne cilin vend komuniteti juaj ka ndertuar shtepi falas per njerezit fukarenj? Po te kishte qene Shqiperia katolike akoma me shume do te bente Italia, dhe katolicizmi per kete vend, madje dhe vet Europa e cila nuk e duron fare fene tuaj. Turqit e pabese s'kane dashur kurre qe te hapeshin shkolla shqipe
avatar
Venera1

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  rebelisistemit prej 17.08.11 19:54

UFO I NDERUAR MBASE KENI TE DREJTE!

POR MOS MENDO SE ANTARI I MESIPERM ESHTE I RI NE KETE FORUM! NDRYSHE SI E SHPJEGON GJITHE ATE MLLEF KUNDRA MEJE ?!

THJESHTE MUA ME DUKET NJE ANTARE ME I VJETER SE UNE,I CILI THJESHTE KA NDRYSHUAR EMER,

""UJKU QIMEN E NDERRON,PO ZAKONIN SE HARRON"" (I KAM NJA DY EMRASH ANTARESH TE VJETER QE SPO DUKEN KETO DITE ME NICNAMET E VJETRA )

QOFSHA I GABUAR! MBASE E KA FAJIN HOBI IM PER KONSPIRACIONET! MBASE!
avatar
rebelisistemit

Nėsė do tė bėsh armiq, nuk ėshtė e nevojshme qė tė shpallėsh vetėm luftė, mjafton ta thuash tė Vėrtetėn. (Martin Luter King)

110


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 17.08.11 20:04

rebelisistemit shkruajti:UFO I NDERUAR MBASE KENI TE DREJTE!

POR MOS MENDO SE ANTARI I MESIPERM ESHTE I RI NE KETE FORUM! NDRYSHE SI E SHPJEGON GJITHE ATE MLLEF KUNDRA MEJE ?!

THJESHTE MUA ME DUKET NJE ANTARE ME I VJETER SE UNE,I CILI THJESHTE KA NDRYSHUAR EMER,

""UJKU QIMEN E NDERRON,PO ZAKONIN SE HARRON"" (I KAM NJA DY EMRASH ANTARESH TE VJETER QE SPO DUKEN KETO DITE ME NICNAMET E VJETRA )

QOFSHA I GABUAR! MBASE E KA FAJIN HOBI IM PER KONSPIRACIONET! MBASE!
Kur hundet jane shume te ndjeshme,nuk nuhasin vetem eren e mishit te pjekur,por edhe ate kermes...o konspirator
Gabon ne nuhatje kete radhe,nuk e di per cilin flet,por kur kerkon ta kruash duhet te durosh edhe dhimbjen lol....
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 17.08.11 20:09


Tregim per Gjamen ne Shale..


I dekuni, veshė e mbathė si darsmuer, shtri nė vig, qitej jashtė nė patalok, para shpijet ase n’anėt e sajė; kur mbrapa shpije. Kur i dekuni ishte burrė i veheshin pėrbri armėt e krahit dhe ajo e brezit nė rryp. Tirqit shajakut me gajtana tė zez dhe mitani (enteri me krahė cohe tė kuqe qėndisė me gajtana sermit) e qeleshja majė kreje, ishte vesha e jashtme tė dekunit. Kur ishte plak nuk i vendojshin armėt.

Si mblidheshin burrat 40-50 vetė, vendoseshin nė tre rreshta nja afro 1000 m. larg tė dekunit; fillonte gjamėn rreshti i parė njen tė cilit rrinte gjamtari qė i printe rreshtit tė vetė: ky bėrtiste me tė madhe
-I meri unė, vllathi jem, mjerooo!!!
Tui bā dihanė, tui kapė hundėn me dorė e lėshon dhe ven dy duert nė cepa tė ballit dhe lėshon britmėn e dytė:
-Mjeri o, krahi i jem, mjero oo!
Tui rrāhė tė gjithė pėrnjiherit me grushta gjoksin, nėn prijen e gjamtarit,
gėrdhishtin faqet tė gjithė pėrnjiherit. Dikur gjaku kullonte rrkajė pėr tė gjatė mollzave tė faqeve deri sa me u lagė deri teshat e trupit.
Edhe nė dy shāje tė rrugės pa mbrijtė i dekuni, bāhej kjo gjāmė, tuj ecė e tui dihatė tė gjithė rresht.
Kur i aviteshin tė dekunit, tė rresht pėr tre, kriste dhe i her gjāma:
-I mjeri o, vlla, mjerooo!
Rrahėshin gjokset me grushta, gėrdhishteshin dhe bijshin nė gjuj me krye pėr tokė tui bėrtitė nė katėr shźja
-I mjeri vllathi i jem, mjerooo!
dhe katėr herė:
-I mjeri krahi i jem, mjerooo!
dhe prap gėrdhishteshin

Mbas katėr herash, si mblojshin tė dekunin e putheshin e rrokeshin e mandej shpėrndaheshin.
Shpijėtarėt dhe tė afėrmit e gjakut, mendojshin me e vorrue.


avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 17.08.11 20:14


Dollia ne Pogradec



Tezja uron mbesen

Tė rroftė yt zot, tė ardhtė shėndoshė e mirė e me shumė pare nė qese, tė rrofshin djemtė qė ke e ata qė do bėsh. Kur tė tė vijė yt zot bėj e dy a tre djem, po bėj edhe nja dy ēupa, se edhe ato paskan vendin e tyre. Ē'tė do zemra.Gezuar
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 17.08.11 20:42


Millosh Gjergj Nikolla


Notojnė xhamiat dhe kishat nėpėr kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije pėrplasen pėr muret e tyne
dhe nga kėto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi tė rrahi ndėr lodra dhe kumbona.

Xhamiat dhe kishat madhshtore ndėr vende tė mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtėpia tona pėrdhecke...
Zani i hoxhės dhe i priftit nė njė kangė tė degjenerueme...
0 pikturė ideale, e vjetėr njė mijė vjeēe!

Notojnė xhamiat dhe kishat nėpėr kujtime tė fetarve.
Tingujt e kumbonės ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkėlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndėr mjekra tė hoxhallarve
0, sa engjuj tė bukur pėrpara derės sė ferrit!

Mbi kėshtjellat mijvjeēare qėndrojnė sorrat e smueme,
krahėt i kanė varė pa shpresė-simbojt e shpresave tė humbune
me klithma tė dėshprueme bajnė fjalė mbi jetė tė pėmdueme,
kur kėshtjellat mijvjeēare si xhixha shkėlqejshin tė lumtuna.

Millosh Gjergj Nikolla
poet dhe prozator i njohur si Migjeni lindi mė 13 tetor 1911 nė Shkodėr.Me njė realizėm tė thellė, tė panjohur deri atėherė nė letėrsinė tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme tė shoqėrisė shqiptare, sidomos tė shtresave tė varfėra tė qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqėror si dhe fashizmin qė po kėrcėnonte Evropėn.

Migjeni futi nė letėrsinė tonė njė shkallė shumė tė lartė ideoartistike protestėn e hapur, ėndėrrėn pėr njė botė tė re, ku njerėzit e thjeshtė tė jetojnė tė lirė dhe tė lumtur me dinjitet njerėzor dhe pa frikė pėr tė nesėrmen.

Ky humanizėm aktiv pėrshkon tej e ndan veprėn e tij. Mbetet, pėrfaqėsuesi absolut i realizmit kritik nė letėrsinė shqipe.Vlen pėr tu pėrmendur prania e tij si pėrfaqėsues i Shkodrės nė Kongresin e Beratit mė 1922. Ndėrroi jetė mė 26 Gusht 1938 nė Torino tė Italisė.
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 17.08.11 21:09


Veshje vajzash nga Dardha e Korces





Panair "Shpirt Mbretėror ndėr tė veshurat e gruas arbėreshe"




Veshje kombėtare shqiptare nė koloninė S. Demetrio Corone





.............
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 17.08.11 21:25


Gostivar: Manifestimi tradicional “Dita e piteve”



Gostivari, qyteti i dėshmuar pėr mikpritje bujare dhe pėr mjeshtėrinė e gatimit, edhe sivjet organizoI manifestimin tradicional “Dita e piteve”.

Amviset e shkathėta, prodhues tė produkteve ushqimore, gastronomė dhe konditorė tė shquar nga Gostivari dhe rrethina, me 30 korrik ekspozuan specialitetet e tyre me pėrbėrje brumore.

Manifestimi u shoqėrua me program tė pasur kulturor dhe me promovim tė veshjeve tradicionale, veglave muzikore dhe rekuizitave nga folklori ynė.Motivi ...ruajtja e tradites se hershme te banorve autoktone

avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

veshje krahinore

Mesazh  Nikolaos prej 17.08.11 21:47

veshje e krahines se Mirdites si dhe kenge atdhetare (ne video)
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 18.08.11 9:11



"Pushtimi i Kalasė"




Luhej nė ēdo stinė nga djemtė e moshės 10 vjeē e naltė, nė nji vend tė naltė, nė fushė ose oborr.

Marrin pjesė 10 ose 20 veta, tė cilėt ma parė bajnė "kalanė", e cila asht nji rreth me diametėr 10m, ose zgjedhin nji vend kodėr. Mbasi ndahen nė dy skuadra tė barabarta dhe pėr secilin nga kėta caktohen udhėheqėsa, qitet short se cila skuadėr do tė ruejė dhe cila do tė sulmojė kalanė. Pastaj zanė vendet:ruejtsit futen nė rreth kurse sulmuesit qėndrojnė jashtė tij.

Loja fillon me sulmin e atyne qi janė jashtė "kalasė", por nxirren jashtė saj me gjoksat e ruejtsve, tė cilėt mobilizojnė tė gjitha forcat e tyne qi kundėrshtarėt mos t'i lanė brenda. Nė qoftė se sulmuesit i nxjerrin ruejtsit jashtė "kalasė", atėherė ndrrojnė rolet. Mbas disa ndeshjesh ajo skuadėr qė qėndron nė kala quhet fituese.
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 9:16

Me qė FEJA , qenka dhe ushqim qė hahet me lugė e pirun po postoj edhe unė njė foto''Kungulli''
avatar
Ufo

149


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 18.08.11 9:18


Loja me Shtiza



E lujshin ma tepėr barinjt 10 vjeē e nalt, tue mbajt shkopinj tė gjatė rreth 1.5 m. Nė kėtė lojė marrin pjesė 10-15 lojtarė. Vendin e saj e caktojnė tue shėnue nji vijė nė tokė qi quhet cak. Rreth 20m. larg kėsaj vije vihet nji qeleshe si sheje.

Mbas kėsaj lojtarėt qitin short se cili do tė hudhė shtizėn i pari, i dyti e kėshtu me rradhė. Pastaj secili prej tyne shkon me zanė vend afėr vijės sė caktueme dhe kėshtu vihen nė gadishmėni, tue mbajtė shkopin nė mes me gishtin e madh dhe gishtin diftues. I pari qi gjuen, nė se i bien qeleshes , fiton pesė pikė, nė se i afrohet shumė afėr, dy : pak mė larg, nji.

Ai qe fiton pikė ma shumė del fitues, kurse tė tjerėt humbasin.
Lojtari qė gjuen nuk duhet tė shkelė vijėn e qitjes; nė rast tė kundėrt humbet tė drejtėn e hudhjes.
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 18.08.11 10:02

Loja me bahe

Ndėr Shqiptarėt nė Tetovė, Shkup etj


Pėr Shėn Gjergj, nėpėr male a kodra, luhej nga fėmijėt me bahe (gurhedhės). Bėhej njė litar me fije kėrpi si shirit e nė njėrėn majė i lenin njė vrimė vezore ku ku futej guri.

Fėmijėt me kėta gurhedhės hidhnin gurė pėrpjetė dhe provonin mes tyre kush do ta hidhte mė lartė nė hapsirė. Nganjėherė, tė pajisur me kėta hedhės, "luftonin" me grupet e lagjeve dhe fshatrave tė tjerė.

Tirta ( Panteoni dhe Simbolika.) nė kėtė lojė vė re njė mbijetojė tė riteve tė lashta tė inicimit, tė kalimit nga statusi i fėmijėrisė nė atė tė burrėrisė, tė luftėtarit.
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 18.08.11 10:19

Folklor Shqiptare

Festivali ''Kenge Jeho'' Struge...

Netė tė festivalit “Kėngė jeho”, Strugė-2011, marrin pjese grupet folklorike:Ansambli “Shote Galica” Drenas-Kosovė, bashkė me ansamblet e Shtetit Shqiptar, Ansamblin nga Presheva dhe Ansamblin e Ēamėrisė dhe SHKA-tė:”Besa” nga Dellogozha, “Drita e Drvenit” nga Shkupi dhe “Burimet e Sharrit” nga Tetova.

Ky festival i ka dhene kėtij qyteti njė emblemė qė ai e ruan dhe kultivon kėtu nė Strugė dhe kudo qoftė. Ėshtė njė nga dimensionet mė tėthella dhe mė mahnitės tė shpirtit tė madh krijues tė popullitshqiptar.






avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 18.08.11 11:29


Lemi i Pecit


Perėnditė e Amantias





"Lėmi i Peēit" ėshtė njė kodrinė qė e rreh gjithė ditėn dielli. Nga tė gjitha anėt qė mund tė kthehesh dielli atje bie. Dielli qė ka lindur nė lindje e zbardh kodrėn e sheshuar te Lėmit te Peēit dhe duke qarkuar rrethe malit ne fund ne prisnim te shuhej pas kodrave ku gjendet deti.

Kodra ka dy objekte arkeologjike tepėr te rėndėsishme pėr historinė dhe gjurmėt qė ka njė qytetet antik. Nga njė grup arkeologėsh qė kishin ardhur nė Amantia diku nė mesin e shekullit tė 20, bėnė njė sondazh nė kodrinė kur gjetėn gjurmė. Themelet e godinės janė te gjate nga 12,15 m. dhe te gjere 6.75 .Me disa tė dhėna tė tjera u pėrcaktua se pikėrisht aty gjendej tempulli i Afroditės.


Kultet dhe paraqitjet skulpturore tė disa perėndive


Skėnder Anamali shprehte se: Disa monumente arkeologjike, te zbuluara ne Ploce dhe monedhat e prera, na kane njohur me disa hyjni te adhuruara dhe te preferuara ne Amanti.

Ne balle tė perėndive te nderuara ne Amanti ėshtė Hyu, Zeusi. Ne Amanti, Zeusi del ne pėrgjithėsi me tiparet e hyut dodonas, te atij hyu, qe adhurohet ne Ilirinė e Jugut, duke pėrfshirė edhe atė parthin. Kjo preference ėshtė e kuptueshme kur kemi parasysh fqinjėsinė e Amantise me Epirin, ku Zeusi i Dodonės nderohej shume.

Zeusi i monedhave te amanteve ėshtė i ngjashėm me hyun e monedhave epirote bashkėkohėse, madje edhe atėherė kur ai shoqėrohet edhe me Dionen. Hyu dodonas ėshtė pare edhe ne njė koke prej guri gėlqeror te gjetur ne Ploce64. Nuk ėshtė vėshtirė qe ne kėtė koke, edhe pse jo e ruajtur aq mire (0,25.4 m. te larte) te dallohen tiparet e Zeusit te Dodones; Hyu shikon para.

Njė mjekėr e plote me te cilėn bashkohen edhe mustaqet rrethon fytyrėn dhe zbret poshtė. Balli i gufmuar rrethohet me flokė te cilėt bien ne tufa te mėdha. Mbi flokė ai mban kurore gjethesh dushku. Megjithėse koka nuk shquhet si njė pune e dorės se pare, Hyu ėshtė paraqitur me njė pamje te qete dhe njėkohėsisht madhėshtorė.

Ne Amanti ka qene i pėrhapur edhe kulti i Afrodites, e cila ne kėtė qytet mban epitetin Pandamos, si perėndeshė e dashurisė se lire dhe e hetereve. Deri tani nuk ėshtė zbuluar ndonjė paraqitje skulpturale e Afrodites. Ne rrėnojat e Ploces ėshtė zbuluar nje pllake e vogėl guri, njė kushtim votiv Afrodites Pandemia nga ana e Aristos, bijės se Aleksandėrit, pėr vete e pėr te bijtė. Njė mbishkrim tjetėr votiv kushtuar kėsaj perėndeshė, mban njė pllake, be e thyer pėr t'u vene ne murin e njė shtėpie te fshatit, ku gjendet edhe sot e kėsaj dite.

Interesant ne kėtė pllake ėshtė emri i Aspibuzehut, qe lexohet aty, i cili, ngjan te jete vendės. Botuesi ne nje shėnim te vene pranė kėtij mbishkrimi, njoftonte se kishte dijeni pėr ekzistencėn e njė mbishkrimi tjetėr lidhur me Afroditen Pandamos67. Afrodita Pandamos ka pasur ne qytet njė tempull te saj; pėr kėtė bėn fjale mbishkrimi i pėrmendur me sipėr. Me kultin e Afrodites lidhen edhe disa figura te vogla bronzi te cilat do t'i trajtojmė veēmas.

Me interes te veēante ne Amanti dhe ne Ilirine e Jugut, janė dy relieve te gjetur ne Ploce, te cilėt lidhen me kultin e njė hyjnie vendėse, pėr qe ne skulpture del me paraqitjen e Pan-Silvanit. Ne njė reliev te vogėl ėshtė paraqitur Pani me tri nymfe.

Te katėr figurat janė skalitur dhe pėrfytyruar ne kėmbė me pamje frontale: Pani me kėmbėt e dhisė qėndron ne anėn e djathte dhe shtrėngon, me te dy duart, me sa duket, njė syrinks. Tė tri nymfat janė te veshura me nje kėmishė te gjate, te cilėn e mbulon pastaj himationi; duart ata i kane te mbledhura ne gjoks dhe me bėrrylat prekin njėra tjetrėn. Fotografia e dhėnė, nga botuesi i relievit nuk lejon te pėrcaktohet koha e punimit te saj, megjithėse, me sa duket, duhet te jete e vone.

Panin me syrinks dhe te shoqėruar me tri nymfat e kemi te skalitur ne nje reliev te madh me prejardhje nga Durrėsi. Relievi i Durrėsit ndryshon nga mėnyra si janė paraqitur figurat, Pani gjendet ne anėn e majte dhe nga nymfat vetėm dy janė pėrfytyruar me pamje frontale dhe te kapura njėra me tjetrėn. Edhe pėrsa i pėrket kohės ai ndryshon; datohet ne shek. IV para e.s.

Njė reliev i trete me kėtė paraqitje ėshtė gjetur ne rrethin e Elbasanit. 70 Ne relievin e Elbasanit Pani dhe tri nimfat janė paraqitur para nje shpelle, pėr te cilėn tregon njė hark i skalitur pėrsipėr figurave.

Ky reliev si punim i afrohet atij te Ploces, pėr duhet te jete diēka me i hershem. Ne Ploce, ne gėrmimin e v. 1962, ėshtė zbuluar njė terakote e vogėl, e cila tregon tri valltare (ose valltare) te kapura pėr dore, ne trajte rrethi. Terrakota ėshtė punuar ne mėnyre mjaft skematike. Ajo u gjet se bashku me nje tok fragmente qeramike te dy shekujve te fundit p.e.s. (Tab. XIIl,2)

Ne relievin e Amantise dhe ne te tjerėt, ne figurėn e Panit, S'ilvanit dhe te nimfave, duhen pare perėndi ilire dhe pikėrisht hyjnitė mbrojtėse te pyjeve, kullotave e barijve. Te tille ata kane dale ne shume paraqitje skulpturale te zbuluara ne trevat veriore te Ilirisė.

Relievi tjetėr, qe lidhet me njė hy tjetėr ilir, ėshtė edhe ai i vogėl: 0.19 m. i larte, 0,35 m. i gjere dhe 0,09 m. i trashe. Pėr kėto nuk janė pėrmasat e plota, mbasi ai u gjet i thyer. (Tab. XIII,3) Figura qendrore ėshtė njė plak me mjekėr e mustaqe, lakuriq, i ndejtur galiē, i cili shtrėngon me dorėn e majte njė bri bollėku te madh e te mbushur dhe me te djathtėn nje kanthar

Ne dy anėt e tij janė dy figura femrash ne kėmbė, me pėrmasa me te vogla; ndėrsa figura e majte ėshtė drejtuar nga figura qendrore dhe te dy duart i ka zgjatur tek ajo; femra e anės se djathte ėshtė me paraqitje frontale dhe mban njė bri te mbushur.

Kryet e figurės qendrore ėshtė punuar me kujdes e me hollėsi. Ky reliev i gjetur ne Plocė pėrsėrit njė skene te njohur, e cila shihet ne disa relieve te tjerė, ne kėtė mėnyre kemi mundėsi te pėrfytyrojmė si ka qene i plote. Kemi kėshtu njė figure mashkulli lakuriq te tipit te Priapit ithyfalik te theksuar dhe me fruta.

E kemi vene ne dukje gjetiu se relieve te tille janė gjetur ne shume qendra te vendit tone, duke filluar nga Shkodra ne veri, ne Apoloni, Cakran e Vlore.Tani se fundi u gjet edhe ne rrėnojat e qytetit ilir Dimal. Kėto paraqitje skulpturore nuk janė te njėkohshme dhe shkojnė nga shek. III p.e.s. deri ne kohen e vone antike. Me cilin hyjni duhen lidhur kėto relieve ku figura qendrore ėshtė njė plak mjekrosh lakuriq i ulur ne bisht? Fytyra e Hyut te relievit ėshtė mjaft e pėrafėrt me fizionominė e Zeusit, por mėnyra si paraqitet dhe qėndron, ai dhe atributet, qe e shoqėrojnė nuk na lejojnė te njohim njė paraqitje te Zeusit.

Te gjitha kėto elemente, qe e largojnė nga Zeusi, e afrojnė me tepėr te njė hyjni tjetėr, te Pani, qe vėrehet bukur ne fytyrėn e relievit te Cakranit. Kemi pra kėtu njė paraqitje te Hyut ilir tė pjellorisė e te bollekut.

Midis skulpturave te gjetura ne Ploce janė edhe dy shtatna te vegjėl mermeri. Te dy shtatnat, bashke me disa fragmente te tjerė u gjeten ne njė grope, ne lagjen e pėrtejme te Ploces, ne kėmbėt e malit te Kudhesit. Ne kėtė lagje janė zbuluar edhe teprica arkitektonike.

Shtati i pare, i ruajtur me mire tregon hyun Asklep; ai ėshtė pėrfytyruar ne kėmbė. Veshja mbulon gadi gjithė trupin dhe len te zbuluar shpatullėn e djathte dhe njė pjese te gjoksit. Koka ėshtė kthyer lehte djathtas, flokėt derdhen ne dy anėt mv kaēurrela te vegjėl. Fytyra ka njė pamje te qete dhe njė shikim te humbur.

Megjithėse i cunguar, shtati tregon se kemi pėrpara njė kopje te shekujve te pare te erės sonė, te njė origjinali te kohės helenistike; shtati i dyte ėshtė ruajtur me keq; ne gjendjen e sotme atij i mungon koka, dy krahėt dhe njė pjese e kėmbėve. Ne pjesėn e sipėrme deri te kofshėt ėshtė paraqitur lakuriq; veshja mbulon vetėm kėmbėt. Trajtat lakuriqe te trupit flasin pėr njė djalosh me njė qėndrim jo tė zakonshėm; ai ka pasur krahun s djathte te ngritur.

Qėndrimi i kėmbėve e majta mbi te djathtėn, len tė kuptohet se ai mbėshtetej diku. Nga qėndrimi i krahėve, i kėmbėve dhe nga dy tufa flokėsh qe bien mbi gjoks; figura tregon se kemi pėrpara Dionizin djalosh. Si shtati i Asklepit edhe ai i Dionizit i pėrkasin shekujve te pare tė erės sonė.

Monumentet, qe pėrshkruam janė ende te pakta dhe jo te mjaftueshme pėr te pasur njė pamje te plote te hyjnive te nderuara dhe te preferuara ne qytetin e Amastisė.

Gezim Llojdia
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 18.08.11 11:37



Vallet ne Has (vallet Lirike)




Vallet e kėsaj krahine marrin pėrparėsi, sepse, duke pasur njė shtrat tė njėsuar, bėjnė jetė artistike folklorike brenda dhe jashtė kufinjėve tė sotėm shtetėrorė. Kėrcimet njėshe (si pėr burrat, ashtu dhe pėr gratė) pėrbėjnė dukurinė mė tipike e mė tė kristalizuar.

Ka rėndėsi tė theksohet se struktura e tyre, ashtu si e tėrė vallzimeve tė kėtij sistemi, kudo ku praktikohen, ėshtė elastike dhe lejon nė njė masė tė konsiderueshme improvizimin dhe spontanitetin dhe njė thurrje tė motiveve dhe figurave koreografike. Megjithatė, ato kanė njė bazė karakteristike hasjane, qė e dallon nė njėfarė mase nga vallet e krahinave fqinje.

Nė Has, vallet e grave, nė krahasim me ato tė burrave1, janė mė tė shumta nė numėr dhe mė tė begata nė aspektin krijues dhe interpretues, sepse dallohen sidomos pėr shprehėsinė dhe lėvizjet e hirshme. Si tė tilla, ato gjejnė praktikim mė tė dendur. Zakonisht vendasit pėrdorin pėr to emėrtimin “kcim” ose “kcim grash”.

Kėrcimet e grave tė Hasit, ashtu si pėrgjithėsisht ato tė krahinave tė Shqipėrisė sė Veriut (duke pėrfshirė “Kosovėn”, “Maqedoninė”, dhe Malėsinė), nė tė cilat praktikohet i njėjti sistem vallėzimi, shquajnė pėr tri tipare karakteristike.

Sė pari formėn mė tė hershme dhe mė origjinale tė kėrcimeve e pėrbėn ekzekutimi nga njė grua e vetme, nė mėnyrė vetjake.2

Sė dyti, kur gratė kėrcejnė nė dasma, ėshtė rregull qė tė ngrihen tė parat “bijat” e shtėpisė (nuset qė kanė dalė nga ajo shtėpi ku zhvillohet dasma) tė cilat, nė krahasim me tė tjerat, kėrcejnė e kėndojnė mė fort.

Sė treti, fillimi dhe ekzekutimi i kėrcimit nga njė valltare, reagimi ti tė pranishmėve pėrrreth dhe lidhja e valltares me mjedisin e dasmės, tė gjitha kėto tė shoqėruara me kėngė e tė kryera simbas njė rendi tė caktuar,3 kanė ndikuar nė kristalizimin e formės artisktike tė kėtij vallėzimi, i cili ka marrė pėrmasat e plota tė njė spektakli popullor.

Kjo mėnyrė kėrcimi nis zakonisht nė Has me kėngėn e parė “Shka ka defi, mori, ēi po krat? (kėrcet)”. Pastaj pason vargu i dytė: “Ani, po k’saj Razės (emrin i asaj qė do kėrcejė), mori po i vikat (thėrret)”, qė kėndohet nga tė pranishmet pėrreth.

Kėrcimet e grave hasiane praktikohen edhe nga dy veta, dy gra4 ose dy vajza5, dhe mė rrallė nga tri veta. Nė rastin e fundit, kur ato luhen njėherėsh nga njė vajzė, njė nuse dhe njė plakė, diferencohen mė sė miri tri plane kėrcimesh, qė i japin vallėzimit njė pamje tė larmishme6. Nė vallet e grave (pa pėrjashtuar edhe ato tė burrave), spikasin edhe tė tilla qė, pėr shkak tė pėrmbajtjes sė tyre, kanė marrė njė fizionomi pak a shumė mė tė qenėsishme koreografike, aq sa nė disa raste dalin me emėrtime tė veēanta.

Si tė tilla pėrmendim vallet e kėnduara: “Nama ni pikė uj-e”, “Qitma kamėn pėrmi kamė”, “Moj e mira bardh’ si pllumi”, “I mjeri unė’ xingth’ i vetėm”, “Plaku i dasmės”, “Moj Hatixhe n’shami t’kuēe”, “Kcimi i shotės” (dy vallet e fundit luhen kryesisht nė Hasin e Shqipėrisė Veriore).


avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 18.08.11 11:48



Kenge Dielli



Diell Diell

- Diell, Diell
kokėmbėshtiell,
as mė jep njė sahan miell,
tė martojmė lalon,
lalo kėmbėēalėn *
tė na bėjė djalėn.
- Ē'do t'ia vėmė emrin ?
- Do t'ia vėmė Agush, **
tė djegė si prush


Gjinokastėr
** Emėr qė rrjedh nga ag-agoja, agimi dhe ka kuptimin tė jetė shpuzė qė djeg si dielli i korrikut qė sapo agon.


Ēila ėshtė mė e bukur-o

- Diell-o, diell-o *
ēila ėshtė m'e bukur-o,
qė na prishi vallen-o,
theu kėmbėēalėn-o **
- Tė tria tė mira jini,
po si motra e vogėl s'jini,
shtatin e saj nuk e kini.

Luzat - Tepelenė

* Recitohej nga fėmijėt e vegjėl duke iu drejtuar diellit.

** Motra e vogėl, me kėrcimin e saj tė jashtėzakonshėm, i ndezi zilinė dhe vetė zėrės sė malit (kėmbėēalės) e cila nga inati qė u thye (u mund) prej motrės sė vogėl,e qe bėhet shkak i padukshėm pėr prishjen e valles sė tri motrave.

avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 13:03

Tė huajt mėsojnė vallet shqiptare pėr dhjetė ditė

Njėrit prej tyre i pėlqen vallja e Osman Takės. Edhe njė vendas do tė mendohej mirė pėrpara se tė guxonte tė dilte nė valle.Dikujt tjetėr, vallja e Librazhdit. Ėshtė mė individuale, mė ritmike… Prej disa ditėsh qė ndodhen nė Tiranė ata po mundohen tė kapin thelbin e kėtij vendi. Dhe kėtė nuk mund ta bėsh mė mirė se duke njohur folklorin shqiptar, kėngėt, vallet, veshjet… E, nė veēanti vallet, tė cilat nuk kanė qejf vetėm t’i shohin, por edhe t’i kėrcejnė.

Bėhet fjalė pėr njė grup turistėsh tė huaj, tė cilėt, pasi kanė mėsuar e parė shumėēka qė i duhet njė turisti, kanė shprehur dėshirėn tė zhvillojnė njė kurs gjatė tė cilit tė mėsojnė tė kėrcejnė vallet shqiptare dhe tė marrin disa leksione mbi muzikėn, veshjet dhe traditėn popullore. Kursi po zhvillohet prej disa ditėsh nė ambientet e Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore, ku valltarėt profesionistė tė kėtij institucioni, me durim po u mėsojnė lėvizjet e valleve tė Jugut, tė Shqipėrisė sė Mesme e tė Veriut.

Ndėrsa pėr leksionet e tjera po bashkėpunohet edhe me specialistėt e Institutit tė Kulturės Popullore. Seminari ėshtė njė iniciativė personale e holandezit Cees Hillebrand, i cili vite mė parė, kur Shqipėria ishte ende nėn diktaturė, kishte dėgjuar kalimthi muzikė shqiptare e qysh atėherė ėndėrronte tė vinte e tė mėsonte mė shumė mbi tė. Dje, nė orėn 17:30, pas njė vizite nė Shkodėr, zhvilluan orėn e radhės. E nisėn me polifoninė e Jugut.

Me kėngėn e shkruar pėrpara pėrpiqen tė kėndojnė shumėzėrash njė nga perlat e Jugut: “Janinės ē’i panė sytė”. E ēuditshme, por ia arrijnė. Kėngėtarėt profesionistė tė Ansamblit mundohen t’i fusin nė atė botė mistike qė pėshtjell polifoninė…

Grupi i turistėve tė huaj duke kėrcyer pogonishten, nė qendėr, Genc Kastrati.

Vallet

Por, momentet mė tė kėndshme janė, pa dyshim, ato tė mėsimit tė valleve. Bėhen gati me tė shpejtė. Veshin nga njė bluzė tė bardhė me shqiponjė nė shpinė dhe bėhen njėsh me ritmin. Pėr t’i futur nė hulli, e fillojnė me pogonishten. Tė kapura dorė pėr dore, me nė krye balerinėn Helga Saraēi, ato hedhin njė nga njė hapat… Pastaj njė valle e kėnduar pėrmetare: “Poshtė nga ēairet”. Valltari Genc Kastrati i jep ritėm valles duke u demonstruar lėvizje, pas tė cilave ata mrekullohen… Pas kėtyre valleve tė shtruara ndryshon ritmi. Ėshtė “vallja e zileve.

Mė ritmike, mė e lodhshme. Pak mė tė moshuarit bėjnė mėnjanė nga grupi. U duhet tė marrin pak frymė. Ndėrsa tė tjerėt janė tėrėsisht tė pėrpirė nga lėvizjet. Pastaj njė tjetėr ritėm, “vallja e Librazhdit”… Pas disa orėsh mėsimi nėn drejtimin e kėrcimtarėve profesionistė ata janė nė gjendje tė kėrcejnė disa nga vallet mė tė njohura shqiptare, madje dhe mė mirė se shqiptarėt.

Sipas Kastratit, pas seminarit tė njė viti mė parė, ky ėshtė i dyti, i cili ka nisur qysh nė datėn 8 gusht e mbyllet mė 19 gusht. Kėtė vit kohėzgjatja ka qenė mė e madhe, pasi nė qendėr tė tij nuk ka qenė vetėm vallja shqiptare, por edhe kėnga. “Pėrveēse kanė mėsuar valle dhe tani po mėsojnė edhe polifoninė, ata kanė qenė nė Malėsinė e Kelmendit, nė Logun e Bjeshkėve, ku kanė parė nga afėr mėnyrėn se si njerėzit e kėtyre zonave jetojnė, kėrcejnė, kėndojnė. Pra e kanė prekur me dorė jetėn tradicionale shqiptare”, thotė Kastrati.

Janė njerėz tė thjeshtė, tė shtyrė nga kureshtja pėr tė mėsuar mė shumė pėr kulturėn popullore shqiptare. Vijnė nga Gjermania, Holanda, Irlanda, Franca, Suedia… Janė plot 17. Disa kanė qenė nė seminarin e parė dhe premtojnė tė vijnė sėrish.
“Jemi munduar tė pėrzgjedhim disa valle jo shumė tė vėshtira, tė cilat kėrcehen nėpėr dasmat tona, qė kėrcehen nga tė gjithė, si vallja e Napolonit, Pogonishtja, ‘Shamia e beqarit’ etj., tė cilat kėrcehen prej tė gjithėve.

Por ka edhe valle tė veēanta, si vallja dyshe e Kavajės, vallja e vajzave tė Delvinės, tė cilėn ata e kanė pėrvetėsuar si tė ishin shqiptarė, apo e vallja e Korēės”, thotė valltari. Ka ndonjė qė do tė mėsojė edhe vallen e Osman Takės, madje pedagogu thotė se ėshtė njė nga mė tė preferuarat, por qė mbetet vetėm nė kuadrin e dėshirės, pasi ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’u mėsuar… Por mėsimi nuk mbetet kėtu. Do t’i marrin me vete, do t’u mburren bashkėkombėsve, e ndoshta ua mbushin mendjen tė vijnė dhe ata vitin tjetėr.

avatar
Ufo

149


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 18.08.11 14:15

Shqipetaria eshte ndjenje e brendshme e shqiptarit e cila shpreh shkallen e atdhedashurise se tij.Ajo merr vlera sublime kur jep edhe jeten per arsye madhore qe e kerkon atdheu.
Feja apo fete jane institucione te ngritura mbi bazen e dogmave dhe predikimeve.Ka nje pjese njerezish qe nuk besojne dhe mire bejne sepse prej kohesh eshte vertetuar se fete kane qene ne sherbim te pushtetit ose pushteteve qe vijne e ikin.Sundimi i plote i feve ka qane ne kohen kur padituria e pushtonte njerezimin.Sot fete po vijne e po behen per mendimin tim perhere dhe me koshiente me te rejat e shkences dhe po i aplikojne ato ose ose po i perafrojne gjithsekush ne dobi te fese apo dogmave te tyre.Ne kete drejtim duket si me e avancuar feja katolike.
Shprehja "FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA'' vjen ne nje moment deciziv per Shqiperine tone kur dominimi i feve ne vend ishte ne kulm dhe kur gjithashtu levizja kombetare per pavaresi ishte ne kulm.
Per ta ngritur ne vlera me te larta se feja shqiptarizmen Pashko Vasa me kete shprehje lapidare eklipson cdo lloj feje dhe e ve shqiptarizmen mbi kokat tona,ben thirrje per bashkim te popullit etj etj.Por gjithashtu ai nuk ofendon asnje lloj besimi fetar.Si koke e madhe qe ishte e dinte se dosdo ndikimet e feve te ndryshme qe kishin zene vend ne truallin shqiptar sipas sundimene te perandorive te ndryshme,romake,bizantine apo ajo osmane ekzistonin pak a shume ne popull.
Mirepo ne kohet e sotme shohim se sa hipokrizi pasqyrojne me sjelljet e tyre disa pseudopolitikane te cilat te vetmen fe qe kane eshte paraja.Ne subkoshiencen e tyre po te shohesh me vemendje ata nuk kane as me te voglin perkushtim fetar.
Ata jane ateiste,kjo kuptohet shume lehte,por per hir te domosdoshmerise se marrjes se pushtetit hyjne e dalin neper kisha,xhamia e teqera sepse duan voten.Nese do te punonin me shqiptarizem nuk kishin pse te hynin e dilnin neper godinat e tyre vetem per festat fetare.
avatar
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 18.08.11 14:16



100 vjet nga vrasja e Petro Nini Luarasit ,historia dhe jeta e tij






Punoi si mėsues nė fshatrat e Kolonjės, ku u mėsonte fėmijėve fshehurazi gjuhėn shqipe dhe pėrgatiti njė grup shokėsh si mėsues. Mė 1887 hapi nė Ersekė shkollėn e parė shqipe dhe pak mė vonė (1892-1893) shkollat shqipe nė krahinėn e Kolonjės e tė Vakėfeve.

Punoi si drejtor dhe mėsues i Mėsonjėtores shqipe tė Korēės dhe mė vonė i shkollės sė Negovanit (1909-1911).Nė emigracion, nė Amerikė (1904-1908) mori pjesė gjallėrisht nė lėvizjen kombėtare, ishte nismėtar i shoqėrive patriotike "Mall i mėmėdheut" dhe "Pellazgu", i krijimit tė komiteteve tė fshehta pėr lirinė e Shqipėrisė.

Ishte delegat nė Kongresin e Manastirit (1908). Pėr veprimtarinė patriotike, arsimore e shoqėrore u pėrndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre nė Ersekė, mė 17 gusht 1911.

Bashkėpunoi nė organet "Bashkimi i kombit" (Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, nė "Drita" (Sofje, 1907-1908), nė "Kombi" (Boston, 1908), nė "Liria" (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Nė veprėn politike "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit" (Manastir, 1911) mbrojti tė drejtėn e popullit shqiptar pėr kulturėn e vet kombėtare.Propagandoi njė nga idetė qendrore tė Rilindjes:Bashkimin nė luftė pėr lirinė e Shqipėrisė pavarėsisht nga besimi fetar.
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 18.08.11 14:44

avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 18.08.11 16:57



Dollitė gjate nje dasme (Pogradec)



Plaku,kur i drejtohet gjithė miqve

Plloskėn(shishen) e verės, tė qėndisur me shenjtorėt kokėmėdhenjė e duarhollė, mbėshtjellė me borzilok tė thatė, si mė tė ftuar pėr dasmė, e fillonte gjyshi duke uruar:

-Hajt, pėr gėzim. I sotmi na ndiftė; tė rinjve dasmėn; tė martuarit i gėzoftė me djema! Pėr tė mirė qoftė.

-Tė lumtė goja! - ia kthenin tė gjithė. - E mira mos t'u ndaftė nga dera. As sot as mot.

Dhe, si pinte, ngadalė, me durim, ndėrsa plloska gurgullonte, prapė urime:
-Tul e dhjamė! Pleqėri tė mbarė. Paēim derėn tė hapur. Ku hėngrėm hėngshim, ku pimė, pifshim.



Plaka, plakut


-Mė rrofsh o plak! Na rrofshin djemtė, nipėrit e gjithė tė tjerėt. I sotmi na ndiftė tė gjithėve. Sa gjallė e me nder. Pleqėri tė mbarė.


Krye/Miku,uron tė zotin e shtėpisė

-Njė kupė do ta pi pėr shėnden' e zotrisė sate, aga, tė paēim sa malet, e mira e nderi mos t'u heqtė nga dera, zoti shėndenė e bereqenė.

-Dy tė tjerat do t'i pi, ja qė tashi! Pėr shėnden' e ēiftit, si pimė nė fushė.


I zoti shtėpisė, mikut


-Qofsh shėndoshė, o mik, cilido qofsh. Gjuhėn* s'ta marr vesh mirė, po e shoh se i afrohet shqipes sonė. Mirė se tė solli e mira. Brom!


Miku i ftuar pėr nė dasėm

- Hej! na u trashėgofshin e na u mplakshin e na u shtofshin si zgjoi i bletės! Edhe tė zon' e dasmės e paēim sa malet!


Miku,tė zotit tė dasmės


...t'i trashėgohet gazi e t'i shtohet fara sa yjt e qiellit e sa rėr' e detit.
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Estilen prej 19.08.11 12:06



Kadri Roshi,legjenda e skenes shqiptare.




Kadri Roshi lindi mė 4 janar 1924, Mallakastėr, Shqipėri; vdiq mė 6 shkurt 2007 nė Tiranė, aktor shqiptar.

Pėrfundoi studimet e larta nė Pragė nė vitin 1951. Ai, e filloi karrierėn e tij si aktor nė Teatrin Popullor nė moshėn 21-vjeēare duke qenė njė ndėr krijuesit e kėtij teatri.

Qė nga ajo kohė dhe deri sot ai numėron rreth 180 role nė skenė dhe kinematografi, tė cilat pėrbėjnė njė jetė tė madhe artistike, ku ndėrthuren vėshtirėsitė e njė jete prej jetimi, ēiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut tė fisėm.

Nė krah ka patur gjatė gjithė kohės aktorėt e brezit tė tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.

Legjenda e skenės

Nga shumėkush ėshtė konsideruar si legjenda e skenės dhe ekranit shqiptar. Nė vitin 1995 ėshtė nderuar me Ēmimin e Karrierės nė Festivalin e Filmit Artistik, nė vitin 1997 me Ēmimin e Madh tė Nderit.

Ai ėshtė "Nderi i Kombit" nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit ėshtė njė kolos pėr filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura tė spikatura qė nuk do tė harrohen kurrė.

Filmografia

Kolonel Bunker (1998)
Mirupafshim (1997)
Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes
Tingujt e harresės (1996)
Mikres mčrčs - Ditėt e shkurtra (1995)
Njė ditė nga njė jetė (1994)
Dhelpra dhe rrushte - Ezopi ...teater
Vdekja e burrit (1991)
Fletė tė bardha (1990)
Misioni pėrtej detit (1988)
Pesha e kohės (1988)
Rikonstruksioni (1988)
Kur ndahesh nga shokėt (1986)
Rrethimi i vogėl (1986)
Dasma e shtyrė (1984)
Fejesa e Blertės (1984)
Apasionata (1983)
Era e ngrohtė e thellėsive (1982)
Dėshmorėt e monumenteve (1980)
Partizani i vogėl Velo (1980)
Ballė pėr ballė (1979)
Kėshilltarėt (1979)
Liri a vdekje (1979)
Gjeneral gramafoni (1978)
Njeriu me top (1977)
Shėmbja e idhujve (1977)
Zemrat qė nuk plaken (1977)
Fije qė priten (1976)
Lulekuqet mbi mure (1976)
Pėrballimi (1976)
Tokė e pėrgjakur (1976)
Kur zbardhi njė ditė (1971)
Malet me blerim mbuluar (1971)
Tana (1958)




Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 19.08.11 12:19


Naim Frasheri,ikona e teatrit shqiptar




Naim Frashėri-aktori, lindi nė Leskovik mė 12 gusht tė vitit 1923 dhe vdiq mė 18 shkurt tė vitit 1975, ishte aktor i njohur shqiptar.

Karrierėn profesionale si aktor e filloi nė fillim tė vitit 1945, por dashuria pėr teatrin i lindi qė nė 1942. Naim Frashėri do tė luante me sukses njė sėrė rolesh kryesore e tė suksesshme.

Valeri nė "Tartufi", Smithi nė "Ēėshtja ruse", Gjoni "Trimi i mirė me shokė shumė", Selimi "Familja e peshkatarit", gjenberali "Gjenerali i ushtrise sė vdekur", Leka "Pėrkolgjinajt", Nikolla "Armiqtė", Sasha Ribakov "Orėt e Kremlinit", Lubeni "Proēesi i Lajpcigut", Ferdinanti "Intrigė dhe dashuri", Hauardi "Rrėnjėt e thella”, Hamleti "Hamleti”, Jonuz Bruga "Familja e Peshkatarit". Pėr fat tė keq roli i Jonuzit ishte i 80 dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role ne filmin artistik.

Naim Frashėri ėshtė nderuar me shumė tituj dhe ēmime tė ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. Ėshte dekoruar edhe me urdhėrin e lartė "Hero i punės socialiste", si dhe mban titullin "Artist i Popullit".

avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 19.08.11 12:36



Tefta Tashko Koēo





Tefta ishte vajza e patriotit tė shquar shqiptar nga Frashėri i Pėrmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht nė Egjipt. Me vdekjen e Thanas Tashkos mė 1915, familja e tij kthehet nė Korēė nė vitin 1921.

Nė Korēė kemi aktivizimet e para tė Teftės si kėngėtare dhe data 26 Qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parė nė publik. Nė Shtator tė vitit 1927, Tefta me gjithė familjen vendosen nė Montpellier, Francė, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, pėr t’i vazhduar ato mė pas nė Konservatorin Superior tė Parisit me rezultate shumė premtuese.

Nė vitin 1930, Tefta bėn inēizimet e para muzikore pranė shoqėrisė diskografike “Pathe”-Paris, si pjesėmarrėse nė grupin e kėngėtarit tė shquar tė iso-polifonisė labe-Neēo Mukon.

Me pėrfundimin e studimeve, Tefta kthehet nė atdhe ku mė 26 Nėntor 1935 shėnohet edhe koncerti i saj i parė si kėngėtare profesioniste nė Shqipėri koncerte tė cilat ajo i dha nė shumicėn e qyteteve shqiptare. Pikėrisht nė kėto vite, Tefta futi nė programet e saj krahas arieve lirike tė autorėve tė shquar botėrorė si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puēini, Rosini, etj, dhe kėngėt popullore shqiptare, si pjesė integrale e kulturės muzikore popullore shqiptare.

Janė rreth 89 kėngė popullore tė tė gjithė qyteteve tė Shqipėrisė qė Tefta i kishte nė repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi nė pllaka gramafoni nė vitet 1930, 1937 dhe 1942 nė Paris, Francė dhe Milano, Itali.

Ndėr to po pėrmend: “Zare trėndafile”, Tė dua, moj goc’ e vogėl”, Bilbil ēapkėni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisė”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti tė nxirrte nga kėnga popullore ndjenjėn e thellė qė populli kishte shkrirė nė tė. Njihet tanimė faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur njė shumicė kėngėsh direkt nga goja e muziktarėvė tė shuar popullore tė vendit tonė.

Njė gjė tė tillė e provon edhe pjesmarrja e Teftės sė bashku me kėngėtaren tjetėr tė shquar Marie Kraja nė festivalin e folklorit tė mbajtur nė Firence, Itali mė 30 Maj 1939 krahas kėngėtarėve dhe muziktarėve tė shquar popullorė tė atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriēi, Kolė Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj.

Nė listėn e gjatė tė kėngėve popullore tė kėnduara nga Tefta do tė bashkangjisnim edhe kėngėt popullore tė pėrpunura nga kompozitori Kristo Kono me poezi tė Lasgush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonė”, apo “Kur mė vjen burri nga stani”.

Krahas Teftės, do tė pėrmendim edhe dy kėngėtare tė tjera tė shquara nė interpretimin e kėngės popullore qytetare: Jorgjia Filēe Truja dhe Maria Paluca (Kraja). Nė vitin 1945, Tefta kėndon nė operėn e Beogradit me shumė sukses rolin e Mimisė nga opera “Bohemė” e Puēinit dhe atė tė Rozinės nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Nė vitin e fundit tė jetės ka qėnė vazhdimisht e sėmurė. Vdiq nė moshėn 37 vjeēare.


Jeta personale

Tefta Tashko u martua me Kristaq Koēon dhe pati njė djalė me tė, dirigjenitin Eno Koēo, Arstist i Merituar.

Krijimtaria

Kėngėt popullore tė Tefta Tashkos, regjistruar pranė “Columbias”-Itali, 1942: “Un’o ty moj tė kam dashur”; “Kjo dashtnija kjoft mallkue”; “Kenke nur’ i bukurisė”; “Pėr njė ditė, kur del goca nė pazar”; “Kėndon Kumrija”; “Metelikun ta kam falė”; “Ma ven dorėn pėrmbi dorė”; “Dallandyshe vaj, vaj”;

“Qante lulja lulen”; “Moj fėllanxė”; “Sa me shpejt ma vunė, moj, kambėn”; “Dy gisht pėrmni vetull”; “Moj hyrije, bukurie”; “ Shamija e beqarit”; “Iku nata”; “Del njė vashė prej hamamit”; “Zare trėndafile”; “Tė dua, moj goc, e vogėl”; “As aman, moj lule”; “Kroi i fshatit tonė”; “O moj sylarushe”;

“Dolla nė penxhere”; “Bilbil ēapkėni”; “As u gremis moj lejthate”; “Dashtnuer tu bana”; “Ani, moj Hatixhe”; “Seē kėndon bilbili malite”; “Shkapėrceva dy-tri male”; “Edhe ky bilbili ēka qėnke njė zog”; “Kam shtėpinė e vogėl”; “I kam hypė vaporit”; “Fry, moj er’ e malit”; “O na atė fushė t’mejdanit”; “Edhe gurėt e sokakut”.


avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 19.08.11 12:46



Mbretresha e muzikes shqiptare..Vace Zela





"Zėri i Artė i Shqipėrisė", "Ikona e Shenjtė e Kėngės Shqiptare", "Mbretėresha e Kėngės Shqiptare", "Ylli Polar qė vėrtitet i vetėm nė Galaktikėn e Kėngės sė Lehtė Shqiptare", "Gjigandja e Skenės Shqiptare".

Kėto janė vetėm disa nga epitetet pėr kėtė simbol tashmė tė kthyer nė legjendė. U zbulua rastėsisht nė moshė tė re nė Lushnjė. Vaēe Zela ka njė zė tė jashtėzakonshėm. Me zėrin e saj mahnitės e tė papėrsėritshėm pėr mė shumė se 40 vjet krijoi mitin e saj te pavdekėsisė duke hyrė nė zemrėn e ēdo shqiptari brenda e jashtė atdheut.

Kėngėt e saj nė vite mbeten popullore dhe tė preferuara edhe sot nga publiku. Vaēe Zela ėshtė larguar pėrfundimisht prej skenės nė vitin 1992. Sidoqoftė Vaēe Zela mbetet "Zėri i Jashtėzakonshėm" qė mbushte me energji skenat shqiptare duke u bėrė idhulli i shumė brezave.

Vaēe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe Historisė sė Muzikės Shqiptare zėrin e saj tė artė. Njė kulm qė nuk do tė shlyhet kurrė nga kujtesa artistike. Vaēe Zela ka marė pjesė nė shumė festivale tė muzikės nė radio dhe mė vonė nė radiotelevizion qė prej organizimit tė parė tė tyre, duke fituar plot 12 ēmime tė para, njė rekord i paarritur pėr tė gjitha kohėt.

Vaēe Zela ėshtė fituesja e parė e Festivalit tė parė. Me kėngėn “Fėmija i parė”, ajo dėshmoi se njė idhull i muzikės po lindte atė mbrėmje tė 26 dhjetorit tė vitit 1962. Repertori i saj ėshtė shumė i pasur; numėrohen me dhjetėra kėngė popullore, tė lehta, kantata, balada, etj.

Ajo ka njė kontribut tė rėndėsishėm edhe nė muzikėn e filmit, ku ka interpretuar shumė kėngė si pjesė e muzikės sė filmave. Prej disa vitesh jeton nė Zvicėr. Ajo ėshtė e vetmja femėr shqiptare e nderuar pėr sė gjalli me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin:

- “Pėr vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet tė jashtėzakonshėm, pėr interpretimin mjeshtėror tė kėngės sė muzikės sė lehtė dhe asaj popullore, pėr pasurinė e vyer qė krijoi nė shkollėn shqiptare tė interpretimit muzikor.” Pėr nder tė kėngėtares viti 2009 ėshtė shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve si “Viti Vaēe Zela”. Sė fundi edhe njė rrugė nė Tiranė mban emrin e saj.



avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Ufo prej 19.08.11 12:49

Temė e mėrzitshme, postime pafund, debat fare..Po mė ngjan si punė ''Infoje'' gjithsesi s'ma do mendja se ka shqiptar qė nuk di nga kėto..Pse lodheni o miq !?
avatar
Ufo

149


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 19.08.11 12:56

Nuk e di se cte pelqen tu Ufo,por te postosh per vlerat e atdheut tend,ne kete mizori percapjesh nga te huajt per te humbur indentitetin e kombit tone,me duket se i bejme nder atdheut tonei.Ne fund te fundit,armiqte e kombit kete duan,heshtje,se pastaj lakun e kane gati ata.Me dukesh sikur jeni pak jashte realitetit me thenien e mesiperme,megjithate ai eshte mendimi juaj.
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Ufo prej 19.08.11 12:59

Ē'armiq mor shoku , ē'armiq o byrazer...
avatar
Ufo

149


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 19.08.11 13:07

Ufo shkruajti:Ē'armiq mor shoku , ē'armiq o byrazer...
Po ja i lol,nuk e sheh qe greku do te zgjeroi territore nepermjet rregjistrimit te popullsise sipas kombesise dhe fese,islamiket duan te dominojne Shqiperine dhe Kosoven,nepermjet qindra e mijera organizatave,me nje ofensive,qe vetem ata e dine se ku e ka fundin,apo leshimet qe i behen te huajve per koncensione,per territore dhe per ngritje varrezash...Pak te duken keto..?Rizgjimi i ndjenjes kombetare,me duket sot merr vlera me shume se kur.Ne se ty te flihet gjume,''fli i vogli i mamase,... fli''.
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Ufo prej 19.08.11 13:14

Ngadalė more njeri, kujt i flet ti ashtu me atė gjuhė..Patriot i madh ti, rri e mos na dėrdllis kot..unė s'tė fyeva, madje tė bėra dhe byrazer..Ndoshta ti don me u marrė vesh ndryshe..?? Ok edhe ashtu merremi
avatar
Ufo

149


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 19.08.11 15:38

Ufo shkruajti:Ngadalė more njeri, kujt i flet ti ashtu me atė gjuhė..Patriot i madh ti, rri e mos na dėrdllis kot..unė s'tė fyeva, madje tė bėra dhe byrazer..Ndoshta ti don me u marrė vesh ndryshe..?? Ok edhe ashtu merremi
Shakan tende duhet ta kuptojne te tjeret......,kurse ate shakane time si eshte e mundur te mos e kuptosh...?
Dhe pastaj bute or byrazer,se na trembe me ato kercenime...!!!!
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 19.08.11 15:47

vazhdojme tregime shqiptare...


Djalli


Zef Dushkaja (emėr i trilluar, ka dashur tė mbetet anonim) nga Rakoci, tregon njė rast personal. Mė 1974, thotė ai, kishte shkuar musafir te Dedosh Kola nė Rosujė (Klinė), hipur nė kalė.

Prej Rakocit deri nė Rosujė ėshtė njė rrugė e ngushtė kėmbėsore, e cila shkon vetėm nėpėr pyll. Duke u kthyer nga Rosuja pėr nė Rakoc, dėgjon njė zė maceje, por ai nuk ishte zė i zakonshėm.

Macet nuk kanė zė tė tillė tė trishtueshėm. Zėri kishte qenė shumė afėr. Zefi zbret nga kali, e lidh atė pėr njė dru dhe me revole nė dorė futet nė pyll ku sheh njė krijesė si mace tė madhe tė zezė, me sy sa filxhani i kafes.

Ai nuk shtie nė tė me armė, por bėn kryq dhe i bėrtet: "Ik kėtej o i mallkuar, ty t'a preftė ujku udhėn!". Nė atė moment djalli mace vrapon e futet thellė nė pyll, duke lėshuar atė zė tė trishtueshėm.

Maces iu rritėn sytė edhe mė tė mėdhenj kur e pa Zefin, madje edhe veshėt iu rritėn e iu bėnė sa tė gomarit.
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 19.08.11 15:53


Kulti i gurit nder shqipetaret e Maqedonise..



Nė viset ku banojnė shqiptarėt etnik tė Maqedonisė njė vend tė veēantė zė dhe kulti i gurit. Nė kėtė punim tė shkurtėr pėrshkruhen besimet e njerėzve nė cilėsinė magjike tė gurit, ritet qė kryhen me gurė si dhe atributet e tjera qė i pėrshkruhen gurit. Disa na duken se gjer mė sot nuk janė vėnė re nė qenėsinė e tyre dhe mund tė paraqesin risi dhe nxitje pėr kėrkime tė tjera shkencore. Kėtė punim “Lobi” do ta botojė nė dy vazhdime.

Edibe SELIMI – OSMANI

Me gurin ėshtė e lidhur tėrė jeta e shqiptarėve, nga lindja deri nė vdekje. Guri nė mitologji tė shumė popujve ėshtė element i rėndėsishėm dhe shumė arkaik. Te shqiptarėt fjala shqipe gur dokumentohet nė tekstet biblike, nė njė lashtėsi marramendėse 29 shekullore, pra pėrpara 2900 vjetėve. Kjo ėshtė dėshmia mė e vjetėr e njė fjale nė gjuhėn shqipe qė ekziston deri mė sot. (Moikom Zeqo, “Mes Laokontit dhe Krishtit”, Onufri, Tiranė 2000,f.35-37).

Petro Zhej fjalėn gur e konsideron njė nga fjalėt mė tė lashta tė njerėzimit. Ėshtė njė fjalė qė e kanė patur pellazgėt, qė e kanė trashėguar ilirėt dhe qė ėshtė akoma njė fjalė e gjallė vetėm te njė popull nė botė, te shqiptarėt. Madje, fjala gur, fjalė njėrrokėshe, hyn te fjalėt e para tė njerėzimit dhe me konceptin e gurit lidhet edhe subjekti kozmogonik apo miti i Deuklaonit dhe gruas tė tij Pyrras qė, pėr tė krijuar njerėzimin, hodhėn prapa shpine eshtrat e tokės, pra gurėt. Nga gurėt qė hodhi burri lindėn burra dhe nga gurėt qė hodhi gruaja lindėn gra. (Petro Zhej, ”Shqipja dhe sanskrishtja” ,Tiranė 1996, f.27).

GURI SIMBOL I FORCĖS, QĖNDRUESHMĖRISĖ, I PANDRYSHUESHMĖRISĖ

Edhe nė fetė monoteiste guri respektohet pėr arsye tė prejardhjes sė tij nga qielli sidomos nė biblėn hebraike, nė Dhiatėn e vjetėr dhe nė besimin islamik-guri i zi i Qabes nė Mekė. Sipas Biblės, vetė Perėndia i ka shkruar nė dy rrasa guri dhjetė urdhrat e tij, qė ia ka dhėnė Moisiut, kurse atyre duhet t’u pėrmbahet njerėzimi. (Mark Krasniqi “Aspekte mitologjike besime e bestytni”. Prishtinė, 1997, f.225).

Disa autorė dhe studiues tė tjerė shkruajnė se ēėshtja e kultit apo e mitologjisė ėshtė ēėshtje shumė komplekse. Sipas shpjegimit mitologjik edhe Mitro lindi nga shkėmbi. Kur ritet vijnė nė kundėrshtim me gjarpėrin Mitra e vret demin e shenjtė dhe nga trupi dhe gjaku i tij lindėn kafshėt dhe bimėt e dobishme.

Bindja e nderimi i shqiptarėve ndaj gurit ėshtė i pėrhapur edhe nė traditėn pagane nė trojet shqiptare tė Maqedonisė. Njė studim tė veēantė kultit tė Gurit i kushtoi edhe Dr. Qemal Murati, i cili shkruan: “Nė traditėn pagane tė truallit shqiptar nė Maqedoni njė vend me rėndėsi tė veēantė zė dhe kulti i gurit pėr tė cilin dėshmojnė po kėshtu njė varg emėrtimesh dhe ceremonish qė lidhen me gurė tė shenjtė nė truallin e kėtyre lakadredhave gjeografike. Guri pėrdoret shpeshherė edhe si emėr personal,khs.

Guri Madhi - piktor i shquar shqiptar, dhe si mbiemėr familjar Pėllumb Guri “Gjur xhaku” gurė i goditur nga rrufeja apo lloj guri tjetėr me ngjyrė si nė tė pėrhimtė. Lėngu i fėrkuar me ujė nga ky gur, u jepet kafshėve kur marrin plagė tė rėnda. “Gratė e pafat qė nuk kishin fėmijė, nė fshatin Tuhin tė Kėrēovės shkonin t’i luten me anė tė magjive - shkojnė edhe sot te Gjuri i Gjepit, si dhe te Guri i Panaxhyrit, te Gjuri i Elbnojve…” (Dr.Qemal Murtati, “Kėrēova nė traditat e saj tė vjetra” botoi Asdreni,Shkup 1966,f.96.)

Bestytnitė e kėtilla qė lidhen me gurin paraqesin njė element tė trashėguar, tė lashtė, tė ngritur nė kult te popullsia shqiptare vendėse, tė ruajtur edhe sot e kėsaj dite. Njė dėshmi tė tillė na sjell edhe Mr. Izaim Murtezani nga treva e Dervenit tė Shkupit. Ai shkruan se ritet me gurin bėjnė pjesėn qėndrore tė manifestimeve tė verės. Njė javė para Ditės sė Verės tė gjithė fėmijėt e fshatrave dalin nė vendet e tyre tė caktuara. Grumbullojnė gurėzit nė formė tė vezės pėr t’i vendosur nėpėr degėt e thanave. Numri i gurėzve tė tubuar duhet tė jetė nė proporcion me numrin e anėtarėve tė familjes.

Gurėzit gjatė grumbullimit nuk duhet tė qėndrojnė me ndonjė pjesė tė tyre nė brendi tė tokės, por lirshėm mbi tė. Ēdo gur i futur me njė pjesė tė tij nė brendi tė tokės paraqet mundėsi latente tė vendosjes sė kontaktit me forcat tektonike dhe nė kėtė mėnyrė ekziston mundėsi potenciale e prishjes sė efektit magjik. Duhet theksuar se ky rit nė esencėn e tij ngėrthen nė mėnyrė mė tipike botėkuptimin animist qė ka arritur i padėmtuar deri nė ditėt e sotme dhe ka ruajtur nė mėnyrė autentike vlerat themelore tė tij. (Mr.Izaim Murtezani “Simbolika e riteve tė Ditės sė Verės”, “Flaka” 15 maj 1996 f. 11.)

Duke patur njė funksion mbrojtės magjik nė fatin,shėndetin dhe jetėn e njeriut, guri pėrdoret shpesherė nė disa veprime magjike nė shumė ceremoni ku populli beson se do tė gjejė shėrim, se do ta largojė tė keqen, sėmundjen, syrin e keq, shpreson qė do t’i sigurohet shėndeti, trashėgimia e tė tjera.

Pafuqia e njeriut pėrballė fuqive tė natyrės dhe prej kėndej besimet e kota bėnė qė tė lindin njė sėrė ritesh me anė tė tė cilave njeriu pėrpiqet tė ndikojė mbi forcat misterioze, qė kėta gjatė vitit t’ia sjellin mbarė punėn dhe shtimin e pasurisė nė shtėpi.

Zonat e thella malore e kanė mitologjinė dhe etnologjinė mė tė pasur e mė tė freskėt, traditėn mė tė ruajtur prandaj materiali ėshtė shėnuar mė shumė nė kėto vise. Me tė drejtė zonja Edith Durham thotė se guri nė besimet e malėsorėve ėshtė mė i rėndėsishėm dhe vjen i pari. (EdithDurham Brenga e Ballkanit dhe vepra tė tjera pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt f.144.)

DISA RITUALE QĖ KRYHEN ME GURIN

Nė stinėn e pranverės kur fshatarėt dėgjojnė pėr tė parėn here qyqen, shpejtojnė tė gjejnė njė rrasė guri.Gurin e venė mbi kokė duke shqiptuar fjalėt “Kreja ime gjur, kreja jote ēull, t’munda”. Njė rit tė ngjajshėm e hasim nė fshatin Kalisht tė Gostivarit, ku njerėzit posa dėgjojnė qyqen bėrtasin duke kėnduar: “Mi marsh dhejmtat/ mėrzijat ē’i kom”. Gurin e hudhin mbas shpine.

Sapo dėgjojnė bubullimėn e parė nė pranverė, malėsorėt shpejtojnė ta mbėshtetin shpinėn pėr murin e ndėrtuar me gurė. I zoti i shtėpisė, nė stinėn e pranverės, kur i sosėn drithėrat, ai rrokullis njė gur sa grushti nė hambar ose kosh dhe thotė: “N’mot ma shaum bereqet Zoti dhashtė “.

Kėto rite qė ndėrlidhen me gurin janė tė shumta dhe s’mund tė pėrfshihen nė njė punim tė kėtillė.

Pėr vajzėn qė bėhet nuse, vajzat e fshatit mbushin ujė nė kroin e fshatit, ndėrkohė qė nė krua tentojnė qė tė gjejnė njė gur, tė cilin e fusin nė kuti, kurse me kėtė ujė lahet vajza. Konsiderohet se ėshtė keq tė humbasė ky gur, i cili ruhet nė fund tė arkės (ēekmexhes), e cila shfrytėzohet pėr ruajtjen e gjėsendeve me vlerė. Besohet se ky gur nusen do ta mbroje nga tė ligat dhe magjitė eventuale.

Nė Malėsinė e Tetovės dhe tė Gostivarit ėshtė zakon qė fėmijėt disa herė tė hudhin me gurė pas vajza-nuse qė del nga shtėpia dhe qė niset me krushqit, njėherit duke ia pėrmenduar asaj emrin. Besohet se nė tė ardhmen bija e tyre do tė ketė shėndet dhe jetė tė mbarė familjare.

Nė fshatin Gurgurnicė dhe Sallarevė tė Tetovės kur dhėndrit i hiqen flokėt ai ulet mbi njė gur qė jeta t’i shkojė mirė dhe fortė. Edhe kurbetēiu kur niset pėr tė parėn herė nė kurbet tė afėrmit e pėrcjellin deri te shkėmbi i caktuar i fshatit. P.sh nė fshatin Novo Sellė deri te “Kepi i Grave”. Kur personi vazhdon rrugėn, tė afėrmit ulen mbi gurė. Pasi ai bėn disa hapa pas kurbetēiut hudhet me gurė duke pėshpėritur fjalėt: “Tėt shkoje oudha, gurbeti, mbar,t’kesh shėndet”.(Edibe Selimi Osmani, »Disa kėngė e rite tė Ditės sė Verės nė fshatin Gurgurnicė tė Tetovės«, Vlera Tetovė,nr.2,1995, f.31.)

Kur femrat shkojnė pėr tė parėn herė tė korrin tė lashtat ato marrin gjatė rrugės njė gur, tė cilin e lidhin nė shami. Sa fillojnė me korrjen ato e lidhin shaminė pėr beli duke pėshpėritur tri herė fjalėt: “Mjedisi jot ēull, mjedisi im gur. Mjedisi im u boft gur, gruni n’ēull”. Besimtarėt japin dy shpjegime: pėr tė lehtėsuar lodhjen; nė rastin tjetėr tė jenė tė fortė e tė shėndetshėm gjatė vitit dhe mos ndjejnė dhembje beli. (Po aty)
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  ILIRA prej 19.08.11 15:54

Lucio...
cfare mund te kete qene????
avatar
ILIRA

186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  ILIRA prej 19.08.11 15:56

ajo gjeja qe ka pare zef dushkaja
avatar
ILIRA

186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 19.08.11 15:59

ILIRA shkruajti:Lucio...
cfare mund te kete qene????
sinqerisht nuk mund te jap shpiegim,ndoshta ka qene i frikesuar dhe per momentin i jane shfaqur halucinacione..nuk di me teper ILIRA
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 19.08.11 16:05


Dhe' vėshtruesi


Figurė e mitologjisė popullore shqiptare, qė paraqitet nė trajtė antropomorfe. Nė Mirditė besojnė se netėve tė pranverės ai i vė veshin dheut, pėr tė pėrgjuar nė mos vjen njeri pėr sė largu, apo pėr tė dėgjuar zhaurimėn e ujrave tė nėndheshėm.

Del gjithnjė kaluar nė vithe tė Dhamsutės, pelės sė pagojė qė kalon male e dete dhe shpie larg atė qė do tė shpėtojė nėpėrmjet saj. Ata i ndjek mėzi i saj, qė me hingėllimat e tij lajmėron Dragojtė pėr kalimin e pelės.

Marrė nga Fjalori i Mitologjisė dhe Demonologjisė Shqiptare.
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 20.08.11 12:20

Nje kenge-valle e mocme mallakastriote qe ruhet ruhet per mrekulli nga folkloristet shqiptare..

avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 20.08.11 13:56

Sa here ta lexoni aq here do te tronditeni nga permasat qe rrok kjo kenge per gjuhen shqipe e kollosit FISHTA
Gjuha shqype

Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli fllad i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjįma e rrfés zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu į' gjuha e jonė shqyptare.

Ah! po; į' e ambėl fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lén mbas dore.

Nė gjuhė shqype nanat tona
shi prej djepit na kanė thįnun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhįnun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalė mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' mį para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mį s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė k'ta pėr dhé t'Parvet.

Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xśni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kenė ndera e trimnive.

Pra, shqyptarė ēdo fés qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr té gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
N'per gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!

__________________
avatar
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 20.08.11 20:58


Shqipėria duhet tė flas shqip


Nga Fatos Daci*

Pak ditė mė parė, nėpėrmjet mjeteve tė informimit publik, u njoha me shqetėsimin qė emrat e fshatrave tona janė me ndikime e trajtė tė huaj. Kur ėshtė fjala pėr shqetėsime e interesa kombėtare pėr mua nuk ka rėndėsi se cilėt janė ata qė shtrojnė ēėshtje e probleme tė karakterit kombėtar, se tė gjithė kėta ia duan tė mirėn vendit tė vet. Ndaj, kushdo qofshin meritojnė respektin tim.

Mė erdhi mirė qė njė problem kaq serioz e shqetėsues pėr kombin tonė u artikulua botėrisht. Shqetėsimi i ngritur tani nuk ishte njė rrufe nė qiell tė kthjellėt, por njė problem kombėtar, i akumuluar ndėr vite pėr t’u bėrė njė ditė publik. Plot 74 vite mė parė ky problem, qė ngrihet sot, nuk qe problem OJQ-sh e individėsh, por njė problem shtetėror e qeveritar, qė mori zgjidhje.

Por nuk mund tė mos shpreh keqardhjen qė ky shqetėsim nuk u ngrit asnjėherė nga institucione tė specializuara te shtetit shqiptar, si dhe as nga njė mori institutesh tė “pavarura” (qė tė gjithė tė varur te politika), qė kanė mbirė si kėrpudha pėr tė zhvatur para nga donatorė vendas e tė huaj, por, qė pak ose aspak po u shėrbejnė interesave kombėtare.

Tani mė nuk ėshtė i panjohur fakti qė shumica e emėrvendeve;tė fshatrave, lagjeve, qyteteve, lumenjve janė me prejardhje e ndikime nga gjuhė tė huaja tė shteteve fqinje. Kjo gjė ka ndodhur pėr shkak tė pushtimeve afatgjata e afatshkurtra tė vendit tonė nga shumė shtete e kombe tė tjera, tė afėrt e tė largėt.

Shqipėria dhe shqiptarėt kanė njohur sulmet e pushtimet e fiseve barbare tė gotėve, astrogotėve, visigotėve, hunėve, avarėve, maqedonasve etj. Shqipėria e shqiptarėt kanė njohur tri pushtime rreth 500-vjeēare secili prej tyre- tė romakėve, bizantėve dhe osmanėve. Vetėm nė periudhėn 1912-1944, gjatė 32 viteve, Shqipėria ka njohur invadimet e pushtimet serbe, bullgare, austro-hungareze, malazeze, greke, italiane e gjermane; plot 8 shtete e tetė kombe tė tjerė.

Tė gjithė kėta pushtues barbarė shkatėrruan e plaēkitėn ēfarė gjetėn mbi tokė. Ata vranė e masakruan mijėra atdhetarė shqiptarė, qė nuk duronin zgjedhėn e pushtimit dhe luftuan kundėr tyre, tė gjithė ata qė mbrojtėn vatanin, gjuhėn e flamurin. Por dėmi mė i madh qė i sollėn kėtij vendi qe shkatėrrimi i kulturės iliro- shqiptare dhe injektimi nė vend tė saj i kulturave tė tyre.

Nga pushtuesi i parė e deri tek mė i fundit e dinin mirė se sa mė shumė tė pushtonin shpirtin e mendjet e shqiptarėve, aq mė rehat sundonin dhe mė shumė zgjasnin pushtimin e tyre. Ndaj e filluan nga kjo anė. Tė gjithė fuqitė pushtuese punuan pėr kėtė qėllim me laps e me program. Fillimisht goditėn ndjenjat fetare. Tė krishterėt ndėrtuan pafundėsisht kisha e objekti tė tyre tė kultit. Myslimanėt ndėrtuan me po aq zell xhami e tyrbe. Ekspansioni fetar qe nė plan tė parė tė tyre, sepse shumica e pushtuesve nuk qenė shtete laikė, por qenė shtete ideologjikė fetarė. Ky ekspansion fetar vazhdon edhe sot me tė gjithė format e mėnyrat dhe konstatohet lehtėsisht nga kushdo, herė si njė pėrpjekje tinėzare e herė e hapur e antishqiptarėve pėr tė pėrmbysur raportet reale fetare, ashtu si ethshėm po tentojnė tė ndryshojnė raportet etnike.

Tė mos harrojmė, atė qė e bėnė nė shekuj e mijėvjeēar, po e bėjnė edhe sot qetė-qetė, pa i trazuar askush. Dhe ngushėllohemi, se, po “globalizohemi”, po “evropianizohemi”! Po nė cilin shtet fqinj, mund ta kenė bėrė dhe mund ta bėjnė shqiptarėt, atė qė tė tjerėt po e bėjnė kundėr nesh? Nė asnjė prej tyre, se edhe pse ato vende e ata qytetarė “globalizohen” e “evropianizohen”,ashtu si ne, po guxove tė bėsh nė vendet e tyre atė qė ata bėjnė kėtu, ta shkurtojnė gjuhėn e t’i presin kėmbė e duar!

Tė gjithė pushtuesit, me po aq zell sa punuan pėr tė pėrpunuar mendjet e besimtarėve, punuan edhe nė fushėn e etnokulturės, duke futur elementė tė veshjes, zakoneve, kuzhinės e tė gjuhės sė tyre. Ndėr kėta elementė ata si mė tė rėndėsishmin konsideruan emrat e vendeve nė gjuhėn e tyre, tė cilat nė planin afatgjatė ishin pėr ta piramida tė vėrteta territoriale nė brendėsi tė vendit tonė. Tė gjithė e shohin se, edhe sot, kėto piramida tė vėna prej tyre nė kohė pushtimesh, shovinistėt po i pėrdorin si alibi nė luftėn e ethshme tė tyre pėr tė ndryshuar raportet etnike nė Shqipėri, me synimin e vetėm pėr ta kthyer vendin tonė, ashtu si nuk ėshtė, nė njė shtet multietnik.

Po t’u hedhėsh njė vėshtrim tė gjithė emrave tė fshatrave, lagjeve e qyteteve dhe tė lumenjve, tė parcelave e tė ngastrave tė tokės, tė shumtėt janė me ndikime e huazime nga vendet pushtuese fqinje.

Emėrvendet e Lindjes, Verilindjes dhe tė Veriut janė me prejardhje sllavo-maqedonase-bullgare, tė Veriperėndimit me prejardhje malazeze, pjesa bregdetare perėndimore me prejardhje romake, tė Jugut e Juglindjes me prejardhje greke.

Nė kėtė rast nuk kam si qėllim tė pasqyrojė vlerat e padiskutueshme shtetformuese tė regjimit tė Ahmet Zogut, por mbreti Zog ishte ai qė bėri tentativėn e parė dhe tė vetme pėr t’i shqipėruar tė gjithė kėto emėrvende me prejardhje nga gjuhėt dhe ndikimet gjuhėsore tė pushtuesve. Njė pėrpjekje e tillė nuk u bė as gjatė regjimit tė gjatė komunist e as nė kėto njėzet vite qė ne, shqiptarėt, i quajmė rėndom vite tė tranzicionit.

Ishte mbreti Zog qė kėtė fenomen nuk e la vetėm si shqetėsim qytetar e atdhetar. Nė pranverė tė vitit 1937 shqetėsimi pėr emrat me ndikime tė huaja e tė imponuar nga tė huajt u ngrit nė Parlamentin Shqiptar, i cili votoi pėr ndryshimin e tyre. Me dekretin e datės 5 maj, Zogu I, Mbret i Shqiptarėve vendosi pėr ndryshimin e emrave dhe autorizoi qeverinė pėr tė vepruar. Qėllimi i kėtij dekreti shprehet qartė nė Nenin 1, ku shkruhet: “Autorizohet qeveria pėr tė zėvendėsuar me emra tė pėrshtatshėm ato tė disa prej qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve tė Mbretėrisė, tė cilat kanė humbur nė kohėn e shkeljeve dhe okupacioneve tė huaja emrat origjinalė tė tyre pėr tė marrė emra tė imponuar nga tė huajt”.

Nė zbatim tė ligjit mbi “Ndryshimin e emrave tė disa katundeve, qyteteve, lagjeve, lumenjve etj” nė tė gjithė prefekturat e mbretėrisė u ngritėn komisione shtetėrore, tė cilat do tė bėnin studimin e konvertimin e tė gjithė emėrvendeve tė deriatėhershme. Ndėrkohė, nė ēdo komunė apo bashki u ngritėn komisione tė tjera vendore. Nė krye tė komisionit qeveritar ishte Ajet Libohova. Pas 14 muajve pune intensive komisionet shtetėrore vendore tė komunave, tė bashkive dhe tė prefekturave tė vendit kryen studimet e duhura dhe morėn vendimet pėrkatėse, tė cilat ia paraqitėn komisionit qendror. Komisioni qendror, nė gusht tė vitit 1938 ia paraqiti komisionit tė posaēėm tė qeverisė pėr miratim. Nė pėrbėrje tė Kėshillit tė Ministrave qė vendosi pėr ndėrrimin e emrave morėn pjesė Faik Shatku-zv.kryeministėr e ministėr i Drejtėsisė (qė drejtoi edhe mbledhjen), Ekrem Libohova-ministėr i Jashtėm, Musa Juka-ministėr i Brendshėm, Kolė Thaēi-ministėr i Financave, Abdurrahman Dibra-ministėr i Arsimit, Rrok Gera-ministėr i Ekonomisė. Siē shihet dy (tė dy ministra) nga 6 anėtarėt, madje njėri dhe kryetari i kėtij komisioni, qenė dibranė.

Nė pėrfundim tė shqyrtimit Kėshilli i Ministrave me njė vendim tė posaēėm vendosi qė emrat e katundeve, qyteteve, lagjeve e lumenjve tė ndryshohen siē do t’i bėjmė tė ditura mė poshtė. Pėr ilustrim po marrim disa nga prefekturat, ku ndikimet e huaja kanė qenė mė tė mėdha e pėr tė cilat pretendimet shoviniste janė akoma mė tė mėdha. Kėto prefektura janė nė skajet e kufijve tė sotėm shtetėror, por i njėjti fenomen ka ndodhur edhe nė tė gjithė prefekturat e tjera, edhe pse ata ndodhen nė brendėsi tė vendit.

Le tė fillojmė me emrat e vendeve, ku pretendimet shoviniste sllavo-maqedono-bullgare janė ngritur nė sistem nėpėrmjet shoqatave dhe tė partive tė tyre antishqiptare tė ngritura mbi baza tė pretendimeve etnike “tė pakicave” tė tyre kombėtare.

Prefektura e Dibrės: Nga 153 fshatra (pa nėnprefekturėn e Burrelit) nuk ndryshuan emrat e 34 fshatrave dhe ndryshuan emrat e 119 fshatrave (80 % e tė gjithė fshatrave), si mė poshtė: Bellovė-Bardhushe, Cerjan-Kėrrabaj, Ēetush-Bregasi, Dohoshisht- Hysenaj, Grevė-Grindushė, Ilnicė-Kreshtė, Melan-Miellaj, Pejkė - Bishtore, Pjeēė-Kurrizaj, Pollozhan-Kuqelinė, Rabdishti-Lugina, Rrashnapojė - Rrafshinė, Staravec-Shėngjergj, Tomin-Dėshmoraj, Trepēa-Vjeshta, Ushtelenza-Begata, Zagradi-Qytetėza, Zimuri-Dimnori, Hoteshi-Tejdrini, Lishani-Ledhaj, Luznia-Petritaj, Allajbegi-Draguoni, Bllata e Epėrme-Burimi i Epėr, Bllata e Poshtme-Burimi i Poshtėm, Ēernena-Zheshkorja, Dovolani-Lėndina, Grazhdani-Moisiu, Kėrēisht i Epėr-Gur i Epėr, Kėrēisht i Poshtėm-Gur i Poshtėm, Kllobēisht-Lisi i Madh, Kovashica-Farkėtorja, Oboku-Bujkaj, Pesjaka-Rranxa, Pocesti-Ujmira, Popinara-Pjeshkorja, Vojnika-Brrakaj, Bahutaj-Mallasi, Bulaēi-Kulaēi, Blliēaj-Shalėsi, Borovjani-Pėrpjekasi, Brest i Epėr-Brezi i Epėr, Brest i Poshtėm-Brez i Poshtėm, Berzhdani-Karahasanaj, Deshati-Gjylaj, Kishavec-Kishaj, Limjani-Lymaj, Sohodolli-Thatina, Shimshani-Shėmria, Vranjt-Pishaj,Kalla-Kallėza, Sllatina-Floriri, Shumbati-Dushkaj, Venishti-Vėneshta, Ratkaj-Rrathaj, Selishta-Shpatinaj, Bulqiza-Bylmetaj, Dushaj-Njomėza, Vajkal-Vrapkali, Krajka-Krekėza, Lubaleshi-Pjellorja, Safraēani-Tryezgjana, Strikēani-Thatushi, Zerqani-Arta, Boēeva-Kuqlashi, Ēereneci-Sukthi, Gjorica e Epėr-Bukuroshi i Epėr, Gjorica e Poshtme-Bukuroshi i Poshtėm, Homeshi-Skėnderaj, Kovashica-Guramira, Mazhica-Kėshtenjasi, Okshatina-Miroshi, Stushaj-Dushkaja, Topojani-Ura, Borova-Brinjasi, Gjinoveci-Gjinaj,Klenja-Theknore, Sebishti-Trimaj, Strebleva-Shllinėza, Trebisht Ēelepi-Treanas i Mesėm, Trebisht i Epėr-Treanas i Epėr, Trebisht Muēinė-Treanas i Poshtėm, Zabzun-Ushtima, Lejēani-Gurakuqi, Lladomerica-Djegas, Okshtuni-Hoxhėmuglli, Ostren i Madh- Plakasi i Madh, Ostren i Vogėl-Plakasi i Vogėl, Radoveshi-Ranga, Smolliku-Shkoza, Tėrbaēi-Thakas, Tuēepi-Kumbulla, Golevishti-Shpatllasi, Izvira-Bushaj, Sepetova-Gropaj, Mireshi-Miraj etj.

Prefektura e Kosovės (Kukėsit):

Pėr nėnprefekturėn e Qendrės nga 28 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat e 9 fshatrave dhe ndryshuan emrat e 19 fshatrave (rreth 70 % e tyre), si mė poshtė: Brruti-Thupra, Gostili-Gushtaj, Myēi-Rrasa e Lekės, Dobruca-Ujmira, Peraj-Bardhoshaj, Perollaj-Lugina, Vranishta-Malishta, Zaharishta-Trojėza, Nikoliqi-Nikolaj.

Pėr nė prefekturėn e Lumės, nga 76 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan 29 prej tyre dhe ndryshuan emrat e 47 fshatrave (ose 60 % e tyre), si mė poshtė: Bardhoc-Bardhoshi, Bela-Bardhaj, Borja-Lulėzimi, Brekinja-Bregina, Cernaleva-Pyllishta, Kollovozi-Kodraj, Kasharishta-Kepaj, Novosej-Katund i Ri, Oreshka-Rreshka, Orgjosta-Burimaj, Shishtaveci-Fushaj, Zapodi-Pikllimaj, Bushtrica-Ranishte, Kllasi-Kalisi, Ploshtani-Plotaj, Radomira-Bukuroshi.

Pėr nėnprefekturėn e Malėsisė sė Gjakovės, nga 145 fshatra gjithsej nuk ndėrruan emėr 41 prej tyre dhe i ndėrruan emrat 104 fshatra (70 % e tyre), si mė poshtė: Myhejani-Mehaj, Vladi-Fusha, Leniēi-Lendishti, Zharka-Brezdaja, Bratoshnica -Vllaznija, Koēanaj-Kallishta, Tepla-Pla, Peraj-Bjeshka, Raja-Shkambi, Dushaj-Dushkaja, Dojane-Kuvendi, Resuj-Rreth Uji, Viliq-Leka i Zi, Radogosh-Dėshira, Visoē-Sukthi, Vatoc Vidric-Fangu i Vogėl etj.etj.

Prefektura e Elbasanit: Nga 180 fshatra, nuk ndryshuan emrat e tyre 92 fshatra dhe i ndryshuan 88 fshatra, pra, rreth 50 % e tyre, si mė poshtė: Bradasheshi-Bregsheshi, Godoleshi-Pemėza, Jagodina-Oriza, Jateshi-Trashi, Karakullaku-Mbikusha, Kozani-Edhėza, Kuqani-Arrasi, Meliza-Mbleta, Murriqani-Uriqaj, Petreshi-Gjurmasi, Reēani-Lisaj, Shushica-Rraza, Martaneshi-Kaptina, Fenarsi-Flaka, Kostenja-Gėshtenja, Zdrajsha-Muzhagja, Biēakaj-Briskaj, Broshka-Shkumiza, Kajani-Shkėmbi, Budini-Bletėza, Dushkani-Dushkaja, Koēani-Koēaj, Isufmuēani-Muēani, Terbsaēi-Rrushnaja, Viskiqi-Vendkeqi, Babja-Shulorja, Dragostunja-Melqiza, Gizaveshi-Lajthiza, Hotolishti-Balldrethi, Kokreva-Kokrraj, Letmi-Verasi, Vulēani-Gjemthi, Bezeshta-Qyteta, Oraka-Uraka, Rashtani-Ballkuqi, Raica-Suta, Somotina-Bardhaj, Skroska-Shtresa, Straniku-Shqiponja, Vehēani-Shpatza, Jeronishti-Lana, Zavalina-Maskartha, Bejliku-Prona, Bizhdeni-Dafinėza, Gostima-Ujza, Shtermeni-Shkozet, Serica-Verriza, Terepsenishti-Bliza etj. etj.

Vazhdojmė me emėrvendet e Juglindjes, tek tė cilat konstatohen ndikime maqedone e greke.

Prefektura e Korēės:

Nga 137 fshatra gjithsej nuk ndryshuan emrat e 35 fshatrave dhe ndryshuan emrat e 102 fshatrave (ose 75% e tyre), si mė poshtė: Barēi-Bardhi, Belartoja-Mesi, Biranji-Niraj, Boboshtica-Manėza, Bellovoda-Ujė i Bardhė, Bulgareci-Arbėri, Ēiflik Shemoll-Fushėkuqi, Dersniku-Lakthi, Dishnica-Mullias, Drenova-Thanėza, Dvorani-Kurtaj, Kamenica-Mulēija, Orman Ēiflik-Gjashtė Dėshmorėt, Polena-Pullazi, Porodina-Rushaj, Pulaha-Pulaj, Ravoniku-Rafshaj, Rembosi-Drithas, Vashtemija-Vashėza, Vinēani-Vinjolli, Voskopi-Vreshtėza, Nikolica-Nikaj, Sinica-Mollėza, Kolaneci-Kalaji, Liboniku-Shelgasi, Pirku-Prika, Plovishti-Plepaj, Pocesta-Prita, Vloēishti-Reza, Zvirina-Burimasi, Brozdoveci-Degaj, Peshtani-Brinjari, Rosoveri-Rosaj, Toroveci-Koroziu, Varvara-Varrėza, Vrepcka-Harabeli, Xerja-Kryebardha, Doberēani-Shkrepaj, Copeli-Kopshti, Moglica-Liresi, Zemblaku-Zembraj, Podgorija-Temali, Zvezda-Gelqerasi, Posteci-Shen Pali, Gjergjevica-Gjergjaj, Kushova-Pishaj, Lozhani-Vreshtari, Osoje-Bredhasi, Tresova-Hijėza, Grabocka-Kueba, Leshnje-Lathias, Lubonja-Dashasi, Panariti-Dashamiri, Stratoberdha-Ushtriza, Treska-Arishta, Trebicka-Tribigasi etj. etj.

Tani vijojmė me Jugun e Shqipėrisė, ku hasen ndikime greke.

Nėnprefektura e Leskovikut: Nga 32 fshatra, nuk i ndryshuan emrat e mėparshėm 12 prej tyre, ndėrsa i ndryshuan emrat 20 fshatra, si: Cercka-Bukėz, Ēarshova-Mazaraku, Hosecka-Shpati, Leshova-Ripas, Pobickė-Vashėza, Postenan-Morriza, Radanj-Rradha, Radat-Rrodhėza, Rodohova-Punmira, Sarandopori-Vehaj, Vrepcka-Pjeshkėza, Izgar-Shkoza, Kovaēisht-Farkaj, Kreshova-Dardhas, Melani-At Stathaj, Mbreshtani-Breshta, Toranik-Ahishta, Zguraleci-Guraleci.

Nėnprefektura e Kolonjės:Nga 50 fshatra gjithsej, 22 fshatra nuk i ndryshuan emrat, ndėrsa 28 fshatra i ndryshuan emrat e mėparshėm, si: Bejkova-Bujarasi, Borova-Pishaj, Gostivishti-Rrushkaj, Kodra-Kreshniku,Mesiēka-Mshikza, Psari-Peshkasi,Rehova-Bubullina, Vodica-Shenkolli, Zharkanji-Zezaka, Gozhdarazhde-Ēmershi, Kamniku-Gurishtė, Leshnja-Lajthia, Radimishti-Gurėza, Bezhani- Grykaj, Koseli-Kedhasi, Skorovoti-Shendelli, Mileci-Kroj i Madh, Lencka-Gurė i Bardhė, Orgocka-Pendari, Selinicė e Pishės-Pyllasi.

Prefektura e Gjirokastrės:

Nė komunėn e Qendrės, nga 80 fshatra, nuk ndryshojnė emėr vetėm 22 fshatra dhe e ndryshojnė emrin 58 fshatra (75 % e gjithė fshatrave), si mė poshtė: Derviēan-Kukel,Dhoksat-dushka, Dhuvjan-Pronjat, Frashtan-Arbėri, Goranxi-Gur i Zi, Gorice-Bregu, Grapshi-Gravė, Hashova-Drague, Kakozi-Miraj, Nokova-Visi, Palokastra-Kėshtjella, Sofratika-Shufrati, Saraqinishta-Gjerni, Tranoshishta-Trandaj, Vanista-Vėneshta, Cepuna-Ēepaj, Zhulat-Shulaj, Dropull-Fusha e Drinit, Deshnica-Dėrrasa, Hoshtova-Kodra, Nivani-Nėnmali, Sheperi-Sipėr, Topova-Lajthiza, Konispoli-Ēamėria, Ēuēat-Cuca, Aligat-Trilagje, Dishat-Vishėza, Ninat-Nėnėza, Perdhihor-Fėllenza, Ēiflik-Fushaj, Grave-Lajthizė, Grazhdan-Drizė, Kakat-Kalaj, Kullurice-Kulperi, Qeburja-Rinia, Soponiku-Botkuqi, Zmineci-Dimnori, Theollogo-Rapėza, Vagalati-Vlaga, Vrina-Vrima.

Nėnprefektura e Delvinės:

Nga 41 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat 3 fshatra dhe i ndryshuan emrat 38 fshatra, si mė poshtė:Brailat-Brrylaj, Kokodhiq-Merinoti, Kardhikaq-Kėrthias, Kalase-Rebesh, Karakaxh-Pemza, Kopaēe-Ferras, Kongoc-Kungaj, Lefterhor-Liria, Mavropulli-Zezar, Mesopotam i Poshtėm-Meslumaj i Poshtėm, Mesopotam i Sipėrm-Meslumaj i Sipėrm, Palavli-Pallati, Senica-Kullosaj, Vergo-Purteka, Dhrovjani i Sipėrm-Kastrioti i Sipėrm, Dhrovjani i Poshtėm-Kastrioti i Poshtėm, Leshnica e Sipėrme-Lajthiza e Sipėrme, Leshnica e Poshtme-Lajthiza e Poshtme, Ēerkovica-Rrethina, Valahove-Vllazeri, Ardhosova-Ardhas, Dhivri-Dibri, Ymer Efendi-Omertaj etj.

Nėnprefektura e Tepelenės: nga 54 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrin e mėparshėm 18 fshatra dhe 36 fshatra (60 % e tyre) e ndryshuan emrin e mėparshėm, si mė poshtė: Breēishta-Fatosi, Berēa-Grykėza, Hormova-Hardhija, Kashishta-Zallishta, Labovė e Madhe-Laborė e Madhe, Labovė e Vogėl-Laborė e Vogėl, Memaliaj-Sharkaj, Mexhgorani-Merguraj, Peshtani-Qyteza, Veliqoti-Veliaj, Kalivaēi-Donije, Kamshishti-Mesari, Koshtani-Gershtanizi, Levani-Luani, Qesarati-Qeshaj, Lapmartallozi-Qafėza, Mahmut Gjinaj-Gjinaj, Matoha Sanaj-Mataj, Salarija-Shpati, Gllava-Ēukėza, Zvori-Burimi, Komari-Kodrina, Maricaj-Merjani, Rabije-Lisi, Selcka-Kopshtina, Zhabotika-Majasi etj.

Prefektura e Beratit: Nga 137 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat e 84 fshatrave dhe ndryshuan emrat e 53 fshatrave, si mė poshtė: Bistovica-Kėshtjellėz, Dobroniku-Bukuranje, Gjoroveni-Mali Plak, Kulalakut-Lahut, Mbolan-Bajames, Uznova-Fushgjata, Velobishti-Defrimi, Vetoniku-Dardhanj, Kuēova-Vajguri, Qereshniku-Qershajn, Ēoragjaf-Qafaj, Plashnik-Kreshnik, Drenovica-Drithas, Sllanica-Shenjas, Velmishti-Fatmiri, Malishova-Karaflanj, Poliēani-Rosanjė, Hallvaxha-Kodras, Polozhani-Pėllumbas, Skrevani-Shkrepaj, Vokopola-Kryegregas etj.

Prefektura e Vlorės:

Nėnprefektura e Himarės: nga 7 fshatra, nuk ndryshuan emrat 4 prej tyre dhe i ndryshuan emrat 3 fshatra, si mė poshtė: Qiparo-Gjinovleshi, Dhėrmi-Gjolekaj, Vuno-Malaj, ndėrsa Himara, Palasa, Kudhėsi dhe Piluri nuk ndryshuan nga forma e parė.

Nėnprefektura e Vlorės: Nga 91 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat pėr 56 fshatra dhe ndryshuan emrat e 35 fshatrave si mė poshtė:Tophana-Lagjja e Flamurit, Varosh-Kaēanik, Drashovicė-Drangaj, Kropisht-Fjerza, Movrovė-Fitorja, Budina-Verri, Golimbas-Pellambas, Ploēa-Amantina, Sevaster-Kunorė, Velēe-Shpellaj, Brataj-Shkambi i Kuq, Gumenicė-Bigaj, Vranishtė-Zallishtė, Ramicė-Ramaj, Smokthinė-Zhgabaj, Brusja-Limaj, Gerneci-Arza, Karbunari-Thengjillas, Treshovė-Kėshtjellė, Bestrovė-Plepaj, Hoshtimė-Ushtimė, Kerkove-Shkrepaj, Zvernec-Rrethujėza, Bunavi-Verore, Aliban-Aliasi, Grabian-Gropaj, Novoselė-Katund i Ri, Sofratinė-Sopi.

Nėnprefektura e Sarandės:

Nga 24 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat e 10 fshatrave dhe ndryshuan emrat e 14 fshatrave (60 % e fshatrave), si mė poshtė: Saranda-Zogaj, Metoq-Metaj, Trembull-Tremburi, Gjiashte-Gjashte, Karalibaj-Likaj, Kalive Shushi-Sheshi, Bredan-Brija, Ēaush-Rreshteri, Vermero-Kalina, Ēiflik Vana-Vena, Ksamili-Mulliri, Hundecovė-Hundaj.

Emrat e kėtyre njėsive vendore tė marra nė analizė kishin ndikimet mė tė mėdha dhe pėsuan ndryshime dėrrmuese. Nga gjithsej 1233 fshatra, nuk i ndryshuan emrat e mėparshėm vetėm 471 fshatra, ndėrsa 762 fshatra ( 62 % e totalit) i ndryshuan emrat e mėparshėm.

Por kemi dhe nėnprefektura, ku ndikimet qenė mė tė vogla dhe pėr rrjedhojė edhe ndryshimet pati fare pak. Kėto nėnprefektura nė brendėsi tė vendit dhe nė periferi pothuajse nuk kanė rėnė nėn pushtim ndaj dhe kanė pasur dhe ndikime tė mė pakta.

Nėnprefektura e Burrelit: Nga 164 fshatra gjithsej ( se atėherė Burreli kishte nė juridiksion edhe fshatrat komunave Lurė dhe Selishtė, si dhe disa fshatra tė Mirditės) ndryshimi pėrmbajtėsore pėsuan vetėm 10 fshatra, si: Bishkashi-Pishkashi, Klosi-Dullinjasi, Bejni-Shkreptima, Derjani-Derėgjani, Boshiqi-Krismajt, Kome-Kėmbaj, Midha-Millėz, Karica-Karriza, Fsheti-Fshati, Shlliu-Shenllija.

Nėnprefektura e Mirditės: Nga 45 fshatra gjithsej asnjėrit nuk i ndryshoi emri. Nėnprefektura e Pukės:Nga 50 fshatra gjithsej, ndryshuan formėn e parė vetėm dy fshatra: Spas -Shpėtimi dhe Vau i Spasit-Vau i Shpėtimit. Nėnprefektura e Lezhės: Nga 83 fshatra gjithsej, ndryshoi emri i vetėm njė fshati: Krajmi-Skaj.

Nėnprefektura e Malėsisė sė Madhe: Nga 94 fshatra gjithsej, vetėm 14 fshatra morėn emėr tė ri, si: Dobre-Nėnkodėr, Potgore-Rranxė, Bogiq-Trojė, Kamice-Vau, Llazan-Vneshtė, Zhupa-Tregu, Okol-Rrethi, Stare-Katund i Vjetėr, Goraj-Malishtė, Gradec-Qytezė, Bratosh-Vllaznia, Rahovica-Kodra, Vermoshi-Orajt, Vrata-Grykė.

Nga 436 fshatra tė kėtyre 5 nėnprefekturave morėn emra tė rinj vetėm 27 fshatra, ndėrsa 409 fshatra ruajtėn emrat e mėparshėm. Pra, ndryshuan emrat e mėparshėm vetėm 7 % e fshatrave tė tyre.

Siē e konstatoni pėr disa fshatra bėhet shqiptimi i drejtpėrdrejt i emrit tė huaj nė shqip. Sigurisht, kur pėrkthimi i drejtpėrdrejt na jep njė emėr jo fort tė kėndshėm e tė dėshirueshėm, duhet menduar pėr tė gjetur njė formė tjetėr mė tė pranueshme. Disa fshatra tė tjerė i morėn emrat e rinj duke pasur parasysh pamjen fizike tė tyre, relievin dhe pozicionin gjeografik, si p.sh. Pishaj, Kėrrabaj, Bregasi, Kreshta, Rrafshorja, Bishtorja, Kurrizaj, Lėndina, Lisi i Madh, Lisi, Shkoza, Gropaj, Lugina, Kodraj, Bregorja, Shkambi, Shpatinaj, Shpati, Zallishta, Verriza, Pishaj, Driza, Shkrepaj, Dimnori, Hijėza, Qyteza,Lajthia, Fushgjata, Mali Plak, Qafaj, Kodras, Verri, Shkamb i Kuq, Plepaj, Shkoza, Ahishta, Pyllasi etj.. Tė tjerė fshatra i morėn emrat e rinj duke pasur parasysh vlerat prodhuese tė fshatit, si p.sh. Pjellorja, Burimi, Thatina, Thatushi, Kumbulla, Gėshtenja, Kėshtenja, Vreshtėza, Vėneshta, Kullosaj, Kopshti, Kungaj, Bajamas, Drithas, Arza, Pjeshkėza, Dardhas, Hardhija etj. Tė tjerė duke pasur parasysh vlerat etiko –qytetare tė atyre fshatrave dhe tė banorėve tė tyre, si p.sh. Shqiponja, Trimaj, Tryezėgjana, Dashamiri, Dėshira, Dafinėza, Ushtima, Ujmira, Bukuranje, Vashėza, Defrimi, Morrina, Pellambas, Lagjeja e Flamurit, Fitojra,Kreshniku, Kėshtjellė, Verore, Bukėz, Punmira, Rrodhėza, Mshkiza, Pendari etj. Sigurisht, nė tė gjithė kėtė mori emrash ka edhe gjetje jo tė pėrshtatshme, si p.sh. Bukuroshi, Floriri, Bukuroshi i Epėr e Bukuroshi i Poshtėm, Miroshi, Thėllenza, Miraj, Vashėza, Defrimi, Morrina, Mshkiza, Punmira, Rrodhėza, Rreshteri, apo Kastriot i Poshtėm dhe Kastriot i Epėr nė Gjirokastėr, kur ishte dhe u listua pėrsėri fshati Kastriot i Dibrės etj. Mangėsi tė tilla janė tė pashmangshme, por tė korrigjueshme. Megjithatė kjo ishte njė punė shkencore e vėrtetė e serioze, qė duhet konsideruar si bazė nisje. Ndaj, pikėrisht kėtu duhet tė nis edhe starti i sotėm.

Tė gjithė ata shtete e kombe qė janė patriotė tė mėdhenj pėr vendin e tyre janė nė ballė tė zhvillimit, mirėqenies e tė politikės botėrore. Ndaj, mendojmė se ka ardhur koha qė kjo punė shkencore e nisur nė kohėn e mbretėrisė sė Zogut tė zyrtarizohet edhe njė herė nga qeveria e sotme shqiptare. Dhe jo vetėm tė lihet nė letėr, por tė zbatohet me rreptėsi. Ky do tė ishte fillimi i tė folmes shqip nga shqiptarėt.

*Publicist, historian.
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 20.08.11 21:09


"Shėngjergji" (Pogradec)


Me njėzet e tre tė prillit tė vjetėr vinte nė fshat Shėngjergji trim (hej! na faltė njerėzinė e bagėtine)! kaluar mbi kalė tė bardhė.
Mbi kalė tė bardliė, se ashtu e kanė trimat.
E ē'gaz i madh ish, ē'gaz i madh ish nė fshatin tonė, asaj dite!

—Gau! — kėtu, njė dyfek me ēark, qė mbushej nga gryka.
—Bum-bum! — aty, njė dogra e njė martinė me barut tė egėr.
—Bamb! pėrtej, njė manxėr, nga ata tė rinjtė.

E kujt s'i kish dhėnė zoti as manxer tė zjarrit, as martinė a dogra, as dyfek me ēark, dilte me ndonjė copė kobure, majė ēatisė, edhe shgedau - ia shkrepte pėr shėndetn' e Shėngjergjit trim.
Po fjala ėshtė se nuk mbetej asnjėri pėr turp, pa shkrehur, pėrpara Shėngjergjit e pėrpara njerėzisė.

Jo vetem tė mėdhenjtė po edhe ne vegjėlia. Se gjer tė na vinte radha pėr dyfek e pėr kobure, ne zbraznim pllofka pe shtogu, qė pukisnin fort.
— E pse kaq zhurme e gaz? - mė pyesni ju, o tė mirė.
— E qysh mos ish zhurme e gaz kur asaj dite kjo botė hidhte tej gunėn e dimrit edhe vishej me tė verės? Kur gjithė pemėt binin me lule, kur gjithė dheu bleronte e mbushej pllaja me shqerra tė bardha?

Asaj dite tė bekuar qė e gezonte barabar si turku e kauri, njerėzia nxirrnin plisa me bar nga lėndinat e i vinte ne pragu i derės, odė me odė, qė, kur hyn, tė shkelė mė tė njomė e tė mbetet gjithmonė i ri. Ne pragu i sipėrm e mė tė dy anėt e derės vinin degė tė ēelura. E ēdo njeri i madh e i vogėl, duhej tė mbante njė lule a njė gjė tė gjelbėr nė dorė. Sa pėr ne tė miturit, ne ngjishnim breza prej kulpre nė mes, vinim kurora tė gjelbra mbi krye e mbanim ndonjė degė nė dorė.

Njerėzit si njerėzit, po edhe sendet e shtėpisė edhe bagėtia duhej tė gėzoheshin me njė gjė tė gjelbėr. Ja aty, ftiret tė lidhur me kungull tė egėr, ja kadet me kulpra, ja magjet anagjora, ja lopėt e dhitė me brirė tė stolisur me lule e fletė...

Edhe kėsilloj, tė veshur e tė ngjeshur me tė gjelbėr, njerėzia vinte e peshohej nė kandar, tė varur nė ndonjė degė peme. E rrinte ky njeriu, burrė qoftė, grua qoftė, i varur gjersa i gjendej oka, sa ne femija nisnim britmėn tonė:

Mbani mish tė pjekurė,
Nė kaci tė djegurė.

Ai qė dilte me okėt plot, mirė, po ai qė dilte me gjysmė e me ēerek, bėhej evgjit edhe i thėrrisnim gjithe asaj dite:

— Evgjit! — ev-gjit! ev-gjit!

Ditėn e Shėngjergjit dilte bota nė gėshtenja, burra gra e fėmije bashkė, togje-togje, e hidhte ndonjė litar nė degė tė njomė pėr t'u kolovitur. E kur kolovitej, mbante mbi krye njė degė pemė e njė gur, qė tė ish gjithmone i gjelbėr si dega, i fortė si guri.

Kush s'mundte e s'dilte ne geshtenja, e hidhte litarė nė ndonjė pemė tė kopshteve edhe atje vau-viu! disa tė kolovitura. Po ne geshtenja a nė kopshtė a kudo qoftė, pleq e tė rinj, lonin valle e kendonin kengen e lashte:

Dola ditėn e Shėngjergjit,
Me renke sumbull e jelekut,
Ma gjetke i bir' i grekut.
- Or' i bir' i grekut,
Nem sumbllen jelekut.
- Sumbullen jelekut
la vura plumb dyfekut.

Gratė s'kish mot qė tė mos ia krisnin edhe ato, veēan kėngės edhe valles, pėr tė qeshur botėn:

Hipa maje malit-o,
Sar-Janin-o, Janin-o.
Pashė, moj, korēarkat-o;
Moj, ato qibarkat-o;
Pash tushemishtarkat-o,
Ato sypalarat-ol

Lonin pastaj shaqiluar gau-giu! duke u vėrtitur gjer u merreshin mendtė e shkelnin si rosa tė pira, sa shkulej bota se qeshuri.

Asaj dite barinjtė i varin zile e kėmborė tufės edhe pastaj hynė nė mes edhe gau! zbrazėn dyfeqe. Ata zbraz e kėto zile e kėmbore bėj dengėr-dengėr, se trembej bagėtia e hidhej pėrpjetė.

- Pėrse kėto dyfeqe! - kini pėr tė pyetur ju, o tė mirė.
- Qė t'i prishet magjia bagėtisė e t'i largohen tė ligat.
avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio prej 20.08.11 21:27

Tradita e zakone


Cila bimė duhet dhe nuk duhet tė ndodhet nė dhomėn e ēiftit tė ri


Bima luleberonja (Ilex aquifolium), e cila ndryshe nė popull njihet edhe
me emrat ashe, dushk i egėr, lar i egėr etj, si dhe bimėt lule
Shėngjergji (Convallaria maialis ) dhe begoneja, nuk bėn tė ndodhen nė
dhomėn e ēiftit tė ri. Lule Shėngjergji ėshtė bimė helmuese.



Lule Shėngjergji

avatar
lucio

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi