Cili ėshtė realiteti i Rendit tė Ri Botėror

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Cili ėshtė realiteti i Rendit tė Ri Botėror

Mesazh  Neo prej 31.05.08 18:54

Cili ėshtė realiteti i Rendit tė Ri Botėror ?

Principet themelore tė organizimit aktual tė rendit global janė integrimet ekonomike, teknologjia komunikuese, lidhėmėria informatike pėrmes internetit dhe ndėrtimi i konceptit tė sigurisė globale.

Rendi global ėshtė koncept i cili shpesh pėrdoret pėr kuptimin e rendit tė ri botėror, me kėtė nėnkuptohet loja e makroakterėve nė skenėn e politikės dhe ekonomisė globale. Kėta lojtar janė: Organizatat ndėrkombėtare, shtetet, korporatat transnacionale dhe shumė organizata tjera tė cilat me punėn e tyre qeverisin nė atė mėnyrė qė me vendimet e tyre politike pėrkufizojnė dhe e mbajnė rendin global, stabil, policentrik dhe tė ndėrvarur.

Njė rend i tillė do tė duhej tė jetė nė shėrbim tė qytetarėve apo tė "mikroakterėve" roli i tė cilėve nė rendin e ri botėror radikalisht ka ndryshuar.

Qytetarėt, gjegjėsisht mikrokolektiviteti i rendit tė ri botėror, gjerė mė tani, sipas shumė analizave reale, janė bėrė faktor me ndikim kryesor nė qeverisjen e makroakterėve tė sistemit botėror.

Kush janė lojtarėt kryesor tė rendit global?

Qė nė fillim duhet theksuar se kurrė nė historinė e tyre, marrėdhėniet ekonomike dhe politike tė superfuqive SHBA-ve, Rusisė, Kinės, Japonis dhe UE-an nuk kanė qenė mė tė mira se tani.

Nė fillim tė shekullit XXI-tė, ato jo formalisht janė pajtuar qė pėrparimi i shpejt botėror ju imponon modelimin reciprok tė marrėdhėnieve ekonomike dhe politike duke u bazuar nė pėrparėsitė krahasuese tė cilat i ofrojn individualisht dhe s'bashku.

Pėr kėtė, dallueshmėria e skenės ekonomike dhe politike tė ēdo njėrės nga kėto superfuqi, realitetin e rendit tė rij botėror po e bėjnė interesant, sepse ato nė mes veti po plotėsohen nė mėnyrė optimale.

Gjithashtu vlen tė thuhet se ėshtė kaluar pengesa themelore; asnjėra prej tyre nuk ka ambicie qė tė pėrzihet nė situatėn e politikės sė brendshme tė shtetit tjetėr, kėshtu i kanė pranuar pėrcaktimet politike dhe ekonomike dhe modelet e zhvillimit si pasuri tė dallueshmėrisė qė e posedojnė.

SHBA, ekonomisė globale po i sjellin diturin teknike dhe teknologjinė moderne, kapitelin e freskėt botėror, shpirtin e ndėrmarrėsisė individuale dhe aftėsin organizuese tė tregut globalizues.Nė tėrė kėtė lojtarėt kryesor pa dyshim janė: Silicon Walleye, Boeing, New York, Stock Exchange, Wall Mart dhe Exison Mobile etj.

SHBA, janė bartės tė demokracisė dhe rendit tė rijė botėror. E kanė shpėtuar Botėn nė dy luftėra botėrore dhe Evropėn nga paradoksi i ēmendurisė ballkanike tė aventurės ushtarake nga Beogradi.

I kanė shpėtuar popujt e Irakut, kurse rolin e tyre si policė ndėrkombėtar ngadalė po e plotėsojnė me kreativitetin e lidhėmėrisė nė mes tė kapitalit Ć¢ā‚¬“ mallit Ć¢ā‚¬“ punės Ć¢ā‚¬“ tregut.SHBA i kanė konsumuar pasurit e veta tė naftės dhe tani me burimet vetanake pėrmbushin vetėm 41% tė nevojave vendore.

Fenomeni tjetėr ėshtė se punėtorėt amerikan mė nuk dėshirojnė qė tė qėndrojnė me ditė tė tėra pran makinave intenzivo-punuese, tėrė kjo po ndikon nė kėrkesat e importit pėr kėto mallra nga pjesa tjetėr e tregut botėror, nga (Kina, India etj.)

Rusia me hapėsirat e mėdha tė paprekura nga Urali gjerė te Oqeani Paqėsor ėshtė bazeni mė i madhe botėror i mineraleve, drurit, naftės dhe gazit.Rusia tregut global po i sjell energji, lėndė tė parė dhe drejtpeshim politikė.Rusėt po e lejojnė hyrjen e kapitalit tė huaj, mirėpo ata i kanė rinjohur vlerat strategjike tė shtetit, tė cilat nuk dėshirojnė t'ju a lėnė tė huajve, po i dėshirojnė si partner me pakicė nė aksionet kryesore tė kapitalit, me qėllim tė shpirtit afarist tė tregut.

Kina nuk posedon pasuri minerale, nuk ka energji, nuk posedon teknologji moderne mirėpo i ka qindra miliona punėtor tė vlefshėm dhe tė disiplinuar me kulturė dhe pėrgjegjėsi tė lart ndaj punės dhe kontrollės sė kualitetit.

Tradita shumėvjeēare e filozofisė konfuēiane ka ardhur gjerė te lulėzimi i saj dhe botės po i ofron manifakturėn (punėdorė) me tė madhe intenzivo punuese si dhe tregun shumė tė madhe vendor i cili ėshtė i uritur pėr tė gjitha mallrat. Prodhimet kineze e kanė vėrshuar tregun global, dhe kjo ata po i bėnė qė tė kenė shkallėn mė tė lartė tė rritjes ekonomike nė botė.

Japonia me ekonominė e saj tė zhvilluar sipas forcės teknologjike ėshtė e dyta nė botė dhe e para nė Azi, Japonia ėshtė udhėheqėse e zhvillimit tė pėrgjithshėm tė Lindjes sė lartė dhe Pacifikut. Japonia ka arritur ta siguron konkurrencėn botėrore pėr industrinė e saj, e cila po e rrezikon konkurrencėn SHBA-ve dhe EU-s.

Nė Japoni mbrojtja e ka rangun e agjencisė dhe jo tė ministrisė, kurse udhėheqės i saj ėshtė drejtori gjeneral, e jo ministri shtetėror. Edhe pėrkundėr ngadalėsimit tė rritjes ekonomike e cila ėshtė pėrcjell me krizė financiare tė fortė ( nė vitet e fundit), prapė se prapė pozita e superfuqisė ekonomike pėr ekonomin japoneze ėshtė e pacenueshme, mirėpo pozita e saj nė politikėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare nuk e ka kėtė dimension.

Unioni Evropian po bėn ēmos qė tė konsolidohet nga aspekti politikė dhe ekonomik. Sa mė shumė qė ėshtė e mundshme, me kėtė shtetet evropiane i sigurojnė veti paraqitjen nė rendin e ri botėror si superfuqi, nė tė kundėrtėn tė ndarė nė shtete nacionale do tė mbanin statusin e rendit tė dytė.UE-ja procesin e globalizmit pjesėrisht po e drejton nė dobi tė saj, bilanci i gjithmbarshm i saj me pjesėn tjetėr tė botės ėshtė pozitiv.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe si lojtar kryesor dhe bartės tė 70% tė BPSH (bruto prodhimi shoqėror) tė Unionit, kanė disharmoni tė shprehur pėr shumė ēėshtje strategjike tė zhvillimit tė mėtutjeshėm tė Unionit.

Mirėpo, njė ėshtė e vėrtet qė pavarėsisht prej krizės institucionale pėr tė cilėn po kalon Unioni, fryma eurofederaliste ėshtė gjithnjė e mė shumė prezente, pėr shkak tė presionit globalizues i cili po vjen nga konkurrenca gjithnjė e mė e madhe nga tregjet globale.

Ka kaluar periudhė e gjatė qė nė Evropė rritja ekonomike ka qenė e ultė, kurse shkalla e papunėsisė shumė e madhe. Kurse frustracionet popullistike tė qytetarėve gjithnjė e ma tė theksuara.

Unioni Evropian ėshtė bėrė integrimi mė i fuqishėm tregtar nė ekonominė botėrore, ku BPSH i Unionit ka arritur nė 10 bilionė dollar, kurse ai i SHBA-ve nė 7 bilionė dhe i Japonis nė afėr 3 bilionė dollar.

Prandej, UE-ja ėshtė tregu mė i fuqishėm dhe me strukturė tė funksionomit mė tė mirė tė rregullave tregtare tė shkruara. Kjo ka bėrė qė Evropa tė bėhet katalizator kryesor i ndryshimeve qė po ndodhin nė rendin global.

Nga Dr Bedri Selmani
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi