Sekrete Ushtarake

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

C'eshte Avioni misterioz X-37-B..?

Mesazh  Estilen prej 26.04.10 20:21

Eshte leshuar ne hapsire nje avion Super Sekret i Telekomanduar.

Avioni misterioz X-37-B.



Para 2 ditesh eshte leshuar ne fluturim avioni sekret X-37-B.

Nuk eshte nje objekt i paindentifikuar apo nje disk fluturues,por eshte nje objekt ushtarak fluturues misterioz.

Eshte nje anije ushtarake hapsinore e forcave amerikane e prodhuar ne mynyren me te fshehte me nje kosto qindra milioneshe dollare.

Emri i tij, X-37-B eshte nje mjet sekret i teknollogjive te fundit,ku thuhet se per prodhimin e tij jane dashur mbi 10 vjet nga stadi i projektit.

Autoritetet sigurojne se fillimi ka qenė i suksesshėm, por nuk japin hollėsi pėr shpenzimet dhe kohėzgjatja e njė mision te tille,qė deri mė sot jane "absolutisht te mbetur 'sekret'.

Foto e pėrhapur me 24 prill nga media amerikane,X- 37-B '' ngjason nė mes tė njė mini-anije dhe te njė avioni ushtarak, natyrisht te nje hiper avioni..

Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, ekspertėt vlerėsojnė se kostoja eshte qindra miliona dollarė. Ai do tė ulet ne tokė, ne bazen Vandenberg te Forcavee ajrore, ne California

Por nuk dihet ende se kur ky mjet do te kryej uljen.. Ēdo gjė do tė varet ''-thotė Gary Payton, i Forcave Ajrore, zėvendės-shefi i seksionit te hapėsirė -nga pėrparimi qė do tė bėje nė orbitė.''Autoritetet thone se "mund tė qėndrojė nė orbitė per nėntė muaj dhe madje edhe mė shumė".

Njė gjė eshte e sigurte 'se pėrdorimi i tij do tė jetė' ushtarak.' Njė deklaratė nga Pentagoni thote se ky lloi mjeti fluturues eshte projektuar 'si njė laborator nė hapėsirė pėr tė provuar teknologjite e reja dhe tė komponentėve tė rinje qė do tė pėrdoren pėr operacione satelitore.

Nė fakt, X-37-B, mund tė zhvillojė programe per avionė luftarakė tė gjeneratės sė ardheshme. Prodhuar ne ndarja te hapėsirės se Boeingut, me siguri ky aeroplan ėshtė pjesė e njė programi tė mbrojtjes nė Shtetet e Bashkuara.

Prova ka lidhje me sigurine e ketij avioni,qe forcat amerikane te jene te sigurta per "tė porositur ndėrtimin e njė tjetėr 37 X-B, i cilit do te nisi nė 2011.

Burimi Reuters..24 prill 2010

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sekrete Ushtarake

Mesazh  bbb1 prej 18.01.11 17:11

Kėshtu do tė duken aeroplanėt mė 2025

Agjencia hapėsinore amerikane (NASA) ka shpėrblyer krijuesit e tri koncepteve tė suksesshme tė aeroplanėve tė cilėt do tė mund tė fillojnė tė shfrytėzohen qysh prej vitit 2025.

Skicat e koncepteve kanė arritur nga ekipet e gjigantėve Boeing, Lockheed Martin e Northrop Grumman. Qėllimi i tyre ėshtė qė aeroplanėt tė janė mė tė sigurt, tė zvogėlojnė shpenzimin e karburanteve, por edhe emetimin e gazrave tė dėmshme pėrgjysmė, si dhe zhurmėn pėr 83 pėr qind.

“Secili dizajn ėshtė tėrėsisht i ndryshėm prej tjetrit, por tė gjithė ėshtė dashur tė pėrmbushin kėrkesat e NASA-s pėr zhurmė mė tė vogėl, pastėrti dhe shpenzim mė tė vogėl tė karburanteve”, thuhet nė sqarimin e NASA-s. “Deri nė fund tė kėtij viti secili prej ekipeve do tė hulumtojė, testojė, tė kryej simulimin dhe tė integrojė inovacionet dhe teknologjitė e reja tė cilat do tė sjellin deri tek pėrzgjedhja e fituesit”.

ja edhe fotot ::Koncepti i Boeing (Foto: NASA):


Koncepti i Lockheed Martin (Foto: NASA):


Aeroplani i pazakonshėm i trefishtė Northrop Grumman (Foto: NASA):
avatar
bbb1

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tanket dhe aeroplanėt e padukshėm

Mesazh  bbb1 prej 20.01.11 18:09

Tanket dhe aeroplanėt e padukshėm mund tė bėhen realitet



Tanket, aeroplanėt e madje edhe ushtarėt e padukshėm sė shpejti do tė mund tė bėheshin realitet nė fushėbetejė, pohon kompania britanike BAE Systems e cila merret me prodhimin e armėve.

Tanket dhe aeroplanėt e padukshėm do tė mund tė fillonin tė prodhoheshin sė shpejti, e ato janė tė bazuara nė sistemin e ashtuquajtur “eCamouflage”.

Nė fakt, bėhet fjalė pėr teknologjinė speciale e cila shfrytėzon ngjyrėn elektronike dhe sensorė tė sofistikuar elektronik tė kapur pėr mjetin, nė mėnyrė qė pamjet nga mjedisi tė projektohen nė tank. Kėshtu armatimi maskohet, e vrojtuesi nuk e sheh tankun por vetėm atė qė shihet nė prapavijėn e tij.

Kompania BAE Systems punon nė bashkėpunim me kompaninė anonime suedeze e cila shfrytėzon teknologjinė e njėjtė siē janė ekranet e lexuesve tė librave elektronike me e-ink (ngjyrė elektronike).

Mike Sweeney, zėdhėnės i kompanisė BAE Systems, ka thėnė pėr FoxNews se para sė gjithash do tė fillojnė tė prodhohen tanket e padukshme, e mė pas aeroplanėt dhe pajisjet tjera ushtarake.

Ndryshe, duke pėrdorė teknologjinė e ngjashme, edhe shumė kompani tjera orvaten tė prodhojnė armė tė padukshme.
avatar
bbb1

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Arb prej 20.01.11 23:16

Pas kesaj shpikje, me gjase duhet te terhiqen ligjet per mbrojtjen e civileve ne lufte, ne baze te konventave nderkombetare. Shkaku se, kur pala ne lufte do te ndeje rrezikun, ajo do te priret qe te bombardoje siperfaqe te medhe, me tendencen per te gjetur "artilerine e padukshme" dhe ky qellim , natyrisht qe s'do te kurseje jetera te civileve.
avatar
Arb

114


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Uliks prej 23.01.11 20:12

Po vertet qe deri me 2025 do te ket ndryshime tek aeroplanet civil por edhe 1 dua te shtoj qe kta aeroplan do te fluturojn 15 % me pak se sa shpejtsia e zerit.
avatar
Uliks

53


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Arme funksionale ne miniature

Mesazh  Estilen prej 21.06.11 13:02





Arm
ė funksionale nė miniaturė


Armet moderne spiune hi-tech jane pa padyshim vdekjeprurėse dhe efikase, por informacioni nė lidhje me to ėshtė shumė i rrallė (pėr arsye qė dihen). Nė kėtė postim ne do tė shohim disa pamje tė armėve moderne e mini-armė te cilėsisė sė mirė antike. Shumė foto janė siguruar me dashamirėsi nga "Little Gun'',te cilet na lejuan te kopjojme foto kaq te rralla.


Pistoletat me te vogla zyrtare te prodhuara sot ne bote












Made nė Zvicėr nga kompania SwissMiniGun.





Secamp LWS 25



Pistolete elektrik dore



Pistolete celular







Pistoleta ne miniature te zjarrfikesve




Pistoleta Smith David Kucer s & Wesson






Pretty cool Derringer DA 38 (9mm kalibri!)



Kolibri nga Pfannl Franz - Vintage (2.7mm kalibrit)






Zejtari ne miniaturė shumė e habitshme:






Njė pushkė franceze, model 1874 - "Gras" plotėsisht funksionale 25cm, sė bashku me bajonetė e saj:





Pistoleta parė ėshtė James Reid "Miku im" e vitit 1880
e dyta,pistolete elektrik



Pistoleta siper ėshtė pistoletė ashtuquajtur (secueeze)shtrydh. Shumicat ishin franceze, mbajne katėr fisheke dhe ishin me kaliber 6 apo 7 milimetra :




pstoletė xhepi gjermane Brevete 25 ACP, viti 1906:



Duckfoot" eshte pistoleta qe mbajej nga roje burgu ose roje deti



Pistoleta pepperbox. Kėto ishin tė njohura nė SHBA para futjes sė revoleve Colt:



"High Standard" pistoletė model numrin DM101.



Pocket "Squeeze" pistoletė e shekullit 19 nga Franca:



Njė tjetėr mini-armė pistolete tepėr e ēuditshėme:
Barrelled Pin-pistoletė dhjeteshe,pėrsėri nga Franca shekulli 19-tė:





Thikė pistoletė nga Unwin & Rodgers, Angli, rreth 1830





Kėtu ėshtė njė ēark i rėndėsishme nga shekulli 18. Shumė dekorativ,gjithe fantazi-si pjesė: (Gjatėsia: 23 cm)


Pistolete doreze




Me lart dy tipe te rralla pistoletash

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo prej 12.08.11 19:39

Forcat Ajrore Ruse

Potenciali luftarak i Forcave Ajrore ruse do tė forcohet nė mėnytė tė ndjeshme pėr llogari tė pajisjes sė tyre me teknikė tė re moderne - gjuajtės, bombardues tė vijės sė parė tė frontit, helikopterė.
[img] [/img]

Nė kuadėr tė programit shtetėror tė armatimeve deri nė vitin 2020 pėr Forcat Ajrore ruse do tė blihen mė tepėr se 1000 helikopterė. Kėta helikopterė rusė pėrkatėsisht karakteristikave tė veta taktike, teknike dhe nivelit tė sigurisė superojnė analogėt e tyre tė prodhimit tė firmave perėndimore. [img] [/img]

Kėtė vit ushtria do tė pajiset me disa bombardues tė rinj tė vijės sė parė tė frontit tė modelit Su-34. Pėrkatėsisht mundėsive tė veta tė manovrimit dhe zgjidhjes sė detyrave ata janė shumė tė afėrt me avionėt e aviacionit tė largėt. Su-34 ėshtė i aftė tė fluturojė nga Moska nė Vladivostok me dy mbushje me karburant nė ajėr dhe gjatė kėsaj piloti nuk do tė lodhet, sepse kėta aeroplanė mund tė fluturojnė nė regjim autopilot.
[img] [/img]

Amerikanėt, francezėt, anglezėt, italianėt fluturojnė jo me avionė luftarakė, por mėsimorė, stėrvitorė. Vetėm pilotėt rusė fluturojnė me aeroplanėt luftarakė Su-30 dhe MiG-29 - ata tė grupeve tė pilotazhit («Стрижи») dhe “Kreshnikėt rusė” («Русские витязи»). Natyrisht, avionėt rusė kanė pamje shumė mė tė bukur dhe duken mė tė fuqishėm. Dhe, nė pėrgjithėsi, avioni luftarak ėshtė gjithmonė mė i mirė se ai mėsimor. Por asėt tanė nuk janė trajnuar pėr ngjyrosjen e qiellit me shirita gazi shumėngjyrėsh.

Ata tė mrekullojnė, tė impresionojnė me mjeshtėrinė e tyre tė lartė profesionale, manovrueshmėrinė dhe fluturimin e sinkronizuar nė grup. Ndėrsa ngjyrosja e qiellit me shirita gazi nė ngjyrat e flamurit rus, vizatimi i zemrave tė shpuara nga shigjeta, gjėra kėto qė bėhen nga francezėt dhe italianėt, janė tė vėshtira pėr aeroplanin luftarak dhe bile tė rrezikshme.


[img] [/img]


Kryekomandanti i Forcave Ajrore tė Rusisė, Gjeneral-koloneli Aleksandėr Zelin njoftoi se aty nga viti 2016 nė Rusi do tė prodhohet aeroplani AEW i ri ultra-modern A-100. Nė tė njėjtėn kohė Aleksandėr Zelin nuk pėrjashtoi edhe mundėsinė e konstruktimit tė aeroplanit nė fjalė para kėtij afati.


[img] [/img]

Grupimi i ri i pilotazhit, qė do tė krijohet suplementarisht atyre ekzistues “Strizhi” («Стрижи») dhe “Kreshnikėt rusė” («Русские витязи»), do tė pėrbėhet nga avionė tė lehtė, gjė kjo qė hap mundėsi tė reja pėr asėt rusė, mendon kryeredaktori i gazetės “Pasqyra e pavarur ushtarake” («Независимое военное обозрение») Viktor Litovkin

[img] [/img]
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nė Rusi kujtojnė sot nėndetėsen bėrthamore “Kursk”

Mesazh  Ufo prej 12.08.11 19:58

Nė Rusi kujtojnė sot nėndetėsen bėrthamore “Kursk”
Sot u mbushėn plot 11 vjet qė nga dita kur nė Detin Barenc, gjatė kohės sė stėrvitjeve ushtarake, nga shpėrthimi spontan i njė silure nė bord u fundos kryqėzori sumbarinė raketor bėrthamor “Kursk”. Nė kėtė tragjedi gjetėn vdekjen tė gjithė 118 marinarėt e Flotės Veriore tė Rusisė qė ndodheshin nė bordin e tij.

Banorėt e qytetit Kursk, ku jetojnė 16 familje tė marinarėve qė humbėn jetėn, vendosėn kurora dhe buqeta me lule tė freskėta nė varret e anėtarėve tė ekuipazhit tė submarinės bėrthamore.
Ceremonitė pėrkujtimore po zhvillohen nė tė gjitha flotat e Forcave Ushtarako-Detare tė Rusisė. Nė anijet dhe nėndetėset e tyre flamujt janė ulur nė gjysmė shtize, nė njėsitė dhe nėnrepartet e marinės u shpall minuta e heshtjes.

Tragjedia e vėrtetė e nėndetses ruse duhet qė botės ti japė njė mėsim tė madh pasi siq po shohim aksidentet e shumta pėr njėmijė e njė arsye po rrezikojnė seriozisht sigurinė globale..

[img] [/img]
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Edhe Kina me aeroplanmbajtėse..

Mesazh  Ufo prej 12.08.11 20:05

Edhe Kina me aeroplanmbajtėse

SHBA-tė kėrkuan qė Kina tė spjegojė pėrse i duhet asaj aeroplanmbajtėsja e vet. Uashingtoni do tė pranojė ēdo shpjegim, theksoi nė njė konferencė pėr ditė mė parė Zėdhėnėsja e Departamentit Amerikan tė Shtetit Victoria Noland.

Sipas fjalėve tė saj, Kina nuk ėshtė aq transparente sa vendet e tjera nė aspektin e blerjeve ushtarake dhe buxhetit ushtarak. Dhe kjo shkakton shqetėsim serioz tek SHBA.

Aeroplanmbajtėsja e parė kineze - kryqėzori i rikonstruktuar ish sovjetik “Variag” - nė prag pėr herė tė parė doli nė det pėr provė lundrimi. Mė pas ajo do tė rikthehet nė kantierin detar pėr pėrfundimin e punimeve tė montazhit dhe mbas pėrfundimit tė tyre do ti dorėzohet flotės.


[img] [/img]

Nė fotografi ish kryqėzori rus Variag
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  rebelisistemit prej 13.08.11 10:10

Ufo shkruajti:Edhe Kina me aeroplanmbajtėse

[color=orange]SHBA-tė kėrkuan qė Kina tė spjegojė pėrse i duhet asaj aeroplanmbajtėsja e vet. Uashingtoni do tė pranojė ēdo shpjegim, theksoi nė njė konferencė pėr ditė mė parė Zėdhėnėsja e Departamentit Amerikan tė Shtetit Victoria Noland.

PO PSE VETEM AMERIKANET TE KEN?! NESE ESHTE DICKA E KEQE PSE AMERIKANET E KAN?! NESE ESHTE GJE E MIRE PSE TE TJERET SDUHET TA KEN?!
avatar
rebelisistemit

Nėsė do tė bėsh armiq, nuk ėshtė e nevojshme qė tė shpallėsh vetėm luftė, mjafton ta thuash tė Vėrtetėn. (Martin Luter King)

164


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo prej 13.08.11 10:29

Nuk jam kundėr me atė qė ju parashtroni, madje do doja ta kishte edhe vendi ynė njė tė tillė, por ''ideja'' ime ishte nė kuadrin e luftės kundėr ēarmatimit nė rang global, mesa duket e gjitha kjo ėshtė farsė ashtu siq edhe e kemi kuptuar mė parė, shto pastaj se Kina ėshtė e pėrhershme nė organizatėn e sigurimit e ka tė drejtė vetoje..

Imagjino psh qė armė tė tilla tė ketė kushdo, nuk na mjaftojnė rreth 27.000 mbushje bėrthamore qė momentalisht i ka Kazakistani? Dihet se kush ėshtė ky shtet e ēfarė qeverie apo edhe sigurie ka..Thuhet se janė shkatėrruar por unė jam skeptik, do ngelė ndonjė gje edhe ne merakosemi pastaj se jo 2011 e 2014 fundi i botės e gjepura tė tilla, fundin po e afrojmė vetė ne, ndėr ta edhe kombi verdhacuk kinez..:((
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 11:13

Rusia lėshoi raketėn e saj “Dnepėr”

Raketa mė e fuqishme ndėrkonintentale nė planet



Rusia lėshoi raketėn e saj “Dnepėr”, e cila nxorri nė orbitė disa satelitė tė huaj. Nė Ministrinė e Mbrojtjes tė Federatės Ruse njoftuan se lėshimi i raketės u realizua mbrėmė vonė nga baza nė zonėn e Uraleve.

“Dnepėr” prodhohet bashkarisht nga Rusia dhe Ukraina. Raketa nė fjalė ėshtė konstruktuar mbi bazė tė RS-20, e cila ėshtė raketa balistike ndėrkontinentale mė e fuqishme nė botė. Nė orbitė “Dnepėr” nxorri dy satelitė ukrainas, 2 nigerianė, 2 amerikanė si dhe 2 aparatet kozmike - turk dhe italian.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo prej 18.08.11 13:08

Avioni i ri rus i pakapshėm nga radarėt


[url=][/url]

Rusia shfaqi me publicitet tė madh njė tip tė ri avioni tė pakapshėm nga radarėt nė ekspozitėn e objekteve ajrore qė u hap sot nė Moskė.

Komandanti i forcės ajrore ruse, Alaxander Zelin, tha se avioni Sukhoi T-50 pritet tė fillojė tė fluturojė pas 3-4 vjetėsh. Avioni luftarak rus shihet si rival i avionit amerikan tė pakapshėm nga radarėt, F-22, prodhim i firmės Lockheed Martin.

Nė ekspozitėn ndėrkombėtare tė aviacionit, tė hapur nė bazėn ajrore Zhukovski tė Rusisė, janė ekspozuar prodhimet e fundit tė avionėve. Njė nga objektet qė ka tėrhequr mė tepėr vėmendjen e vizitorėve nė ekspozitė ėshtė avioni mė i madh nė botė pėr pasagjerėt, Airbus 380.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo prej 22.08.11 16:23

Vazhdon testimi i aeroplanit T-50

Modeli i destinuar pėr testim i aeroplanit gjuajtės rus tė gjeneratės sė pestė T-50 do tė vazhdojnė procesin e kolaudimit pavarėsisht nga fakti i anulimit tė detyruar tė fluturimeve tė tij nė Sallonin Ndėrkombėtar tė Aviacionit “MAKS-2011” pėr shkak tė problemeve qė lindėn me motorin e tij. Gjatė marrjes sė startit pėr ngritje nė pistėn e fluturimit u duk njė re e vogėl tymi dhe flake, pas sė cilės aeroplani ndaloi me parashutėn e hapur pėr frenim.
Specialistėt praktikisht e pėrfunduan hetimin nė lidhje me incidentin nė “MAKS-2011”, kur piloti i T-50 u detyua tė ndėrpresė fluturimin pėr shkak tė situatės emergjente qė u krijua me disfunksionimin e motorit tė dhjathtė. Nė ditėt e afėrta testimi i aeroplanit do tė pėrfundojė dhe ai do tė vazhdojė realizimin e programit tė provave kolauduese.

RIA
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo prej 07.09.11 12:57

Nė vitet e ardhshme Rusia do tė realizojė disa projekte shumė tė rėndėsishme, tė cilat do ti lejojnė asaj tė zerė pozita kryesuese nė tregun e ofrimit tė shėrbimeve tė lėshimit tė aparateve kozmike.

Modernizimi i anijes “Sojuz” ėshtė nė rend tė ditės. Nė kėtė anije po ndėrrohen edhe motorėt dhe ajo pėrsoset vazhdimisht. Po ndryshon edhe sistemi i drejtimit tė saj nga analog nė dixhital.

Nė vitin 2018 Rusia mund tė fillojė testimin e anijes sė re tė pilotuar transportuese kozmike qė po konstruktohet nga korporata “Energjia”.

Siē dihet tashmė, mė 24 gusht raketėmbajtėsja “Sojuz” me anijen kozmike tė mallrave “Progress”, e cila duhej tė ēonte nė Stacionin Kozmik Ndėrkombėtar produkte ushqimore, ujė dhe pajisje tė tjera nevojshme, ra pas startit nga kozmodromi Bajkonur. Por kjo nuk do tė thotė aspak se anijeve “Sojuz” tashmė u ka kaluar koha e pėrdorimit dhe se nuk mund tė modernizohen.Pėr kėtė shkencėtarė rusė po marrin masat e para.



Nė kėtė mėnyrė aty nga viti 2015 mund tė realizohet starti i raketėmbajtėses, kurse nė vitin 2018 testimi i anijes sė pilotuar transportuese kozmike. Njė prioritet i veēantė ėshtė sistemi i sigurisė sė mjetit tė pilotuar transportues kozmik, sidomos i njė pjese tė tillė pėrbėrėse tė tij si anija premtuese. Nė tė sistemi i sigurisė do tė jetė shumė mė i besueshėm se i analogėve tė mėparshėm.

Anija kozmike e gjeneratės sė re do tė realizojė ulje dhjetė herė mė tė sakta nė Tokė se anija “Sojuz” pėr llogari tė pėrdorimit tė sistemit reaktiv tė uljes me parashutė. Me fjalė tė tjera, parashuta do tė hapet nė pjesėn e poshtme tė anijes dhe do tė punojė sė bashku me motorėt reaktivė.

Anija qė po projektohet nga korporata “Energjia” planifikohet tė paraqitet nė dy modifikime. Kėto janė kapsula e destinuar pėr realizimin e uljes nė Tokė dhe anija me masė rreth 20 ton qė pėrfshin nė vetvete edhe segmenitn e banimit tė kozmonautėve. Ne mund ta fillojmė punėn e testimit tė kėtij aparati fluturues me kapsulėn e uljes meqėnėse ajo ėshtė me masė mė tė vogėl.

avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo prej 07.09.11 13:07

Kjo nėndetėse bėrthamore ruse e projektit 971I “Nerpa”, qė shihni nė foton e mėposhtme ėshtė e pajisur me silura, raketa-silura dhe raketat me krahė (cruise missiles) “Granat” me trajektore fluturimi deri nė 3.000 kilometra. Gjithsej qė nga viti 1984 janė ndėrtuar 15 nėndetėse tė kėtij projekti.

Nėndetėsja nė fjalė me vlerė 650 milion $ do t'i jepet Forcave Detare Indiane me qera nga Flota Ushtarake Ruse. Forcat Detare tė Indisė do ta shfrytėzojnė atė si bazė trajnimi pėr nėndetėsen e parė strategjike bėrthamore indiane “Arihant”, tė pajisur me raketa balistike.

Nėndetsja 971I Nerpa (971И «Нерпа») Do dorėzohet nė fund tė kėtij muaji dhe forcat detare indiane do kenė nėndetėsen e parė bėrthamore tė tyre paēka se me qera apo jo, njė lajm jo fort i mirė pėr paqen dhe sigurinė nė botė.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo prej 15.09.11 11:33

Nė tė ardhmen e afėrt do ketė edhe 3 akullthyese tė reja bėrthamore



Montimi i anijeve tė reja akullthyese bėrthamore do tė bėhet nė “Kantieret detare Admiralteiskie” nė Shėn Petersburg, kurse veshja e jashtme dhe montimi e njė sėrė nyjeve - nė Helsinki. Nė kėto anije planifikohet instalimi i reaktorit mė tė ri, mė modern “Rhythm-200”, i cili karakterizohet nga kapaciteti i lartė dhe sistemi i pėrforcuar i mbrojtjes nga rrezatimi radioaktiv.

Akullthyeset e reja do tė pėrdoren pėr shoqėrimin e anijeve qė lundrojnė nė Arktik.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo prej 15.09.11 11:35

Uzina e prodhimit tė automobilave e Izhevskut po pėrpunon njė armė tė re automatike

Uzina e prodhimit tė automobilave e Izhevskut (“Izhmash” (rusisht «Ижмаш») nė Udmurti (zona e Uralit tė Mesėm), ia hyri punės pėr pėrpunimin e njė arme automatike tė brezit tė ri, principialisht tė ndryshme nga automatiku “Kallashnikov”. Automatikėt e rinj janė nė gjendje tė konkurrojnė me analogėt mė modernė tė armėve qitėse nė botė.



Paralelisht me punėn mbi kėtė automatik tė ri, uzina po vazhdon edhe prodhimin dhe modernizimin e automatikėve tė serisė AK-200.
Blerja e automatikėve tė serisė AK-200 prej strukturave ushtarake ruse filloi nė pranverė tė vitit 2010, kurse kėtė vit testimit tė kėtij modifikimi ia hyri Ministria e Mbrojtjes e Federatės Ruse. Ky automatik dallohet prej modelit paraardhės me aftėsinė e vet pėr tė ndryshuar me shpejtėsi kalibrin, shėnjestrėn e pėrsosur nė mėnyrė tė ndjeshme dhe karikatorin e madh.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Radari nė Turqi

Mesazh  Ufo prej 06.10.11 11:00


Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad e quajti “gabim tė madh” vendimin e Turqisė pėr vendosjen e radarit tė NATO-s nė territorin e vet. Pavarėsisht nga deklaratat e pėrfaqėsuesve tė SHBA dhe Turqisė se radari destinohet pėr pikasjen e raketave qė kėrcėnojnė Europėn, Ahmadinejad ėshtė mėse i bindur se ai ėshtė i nevojshėm pėr mbrojtjen e Izraelit.

Teherani i druhet asaj, se nė rast fillimi tė veprimeve ushtarake tė Izraelit kundėr Iranit, raketat e tij tė kundėrpėrgjigjes nuk do tė arrijnė dot objektivat pėr shkak tė kėtij radari. Parashikohet qė radari nė fjalė tė vihet nė veprim nė fund tė kėtij viti.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Liderėt e tregut tė armėve

Mesazh  Ufo prej 06.10.11 11:03

SHBA dhe Rusia vazhdojnė tė ruajnė pozita prej lideresh nė tregun global tė armatimeve pavarėsisht nga reduktimi i tij i ndjeshėm gjatė viteve tė fundit. Pėr kėtė dėshmon raporti mbi tregtinė e armėve nė botė i pėrgatitur nga Kongresi dhe i bazuar nė vlerėsimet e autoriteteve amerikane.



Sipas dokumentit tė sipėrpėrmendur, pjesa e SHBA nė tregun global tė armatimeve pėrbėn pothuajse 53%, ajo e Rusisė - 19%. Vlera totale e tė gjitha marrėveshjeve pėr shit-blerjen e armėve nė botė pėr vitin 2010 arriti pothuajse shumėn 40 miliardė $ kundrejt 65 miliardė $ nė vitin 2009. Njė “tkurrje” kaq e theksuar, e mprehtė e tregut tė armatimeve u shkaktua nga kriza globale financiare dhe ekonomike.
avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  lucio prej 06.10.11 14:40

Ufo shkruajti:Nė tė ardhmen e afėrt do ketė edhe 3 akullthyese tė reja bėrthamore



Montimi i anijeve tė reja akullthyese bėrthamore do tė bėhet nė “Kantieret detare Admiralteiskie” nė Shėn Petersburg, kurse veshja e jashtme dhe montimi e njė sėrė nyjeve - nė Helsinki. Nė kėto anije planifikohet instalimi i reaktorit mė tė ri, mė modern “Rhythm-200”, i cili karakterizohet nga kapaciteti i lartė dhe sistemi i pėrforcuar i mbrojtjes nga rrezatimi radioaktiv.

Akullthyeset e reja do tė pėrdoren pėr shoqėrimin e anijeve qė lundrojnė nė Arktik.
Pas nje te ardhme te afert akulli i Arktikut nuk do te ekzistoje me,si rezultat i ngrohjes globale,prandaj nuk do jete me e nevojshme per gjithe ato shpenzime kolosale per akullthyese.
avatar
lucio

96


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Luli prej 09.10.11 11:36

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

10 vendet pa ushtri

Mesazh  Alien & Ufo prej 20.10.11 11:57

Nė Tokė ka shtet qė njė shumė e mirė e parave tė taksapaguesve shkojnė pėr shpenzime ushtarake dhe prodhimin e armėve. Por ka edhe nga ato vende qė nuk kanė ushtri fare ose me ligj e kanė shkrirė atė.

Njė ndėr shtetet e mėdha me mbi katėr milion popullsisė, qė ka hequr ushtrinė me ligj ėshtė edhe Kosta Rika.


Ja cilat janė 10 shtet qė nuk kanė ushtri:


Litenshtejn
Nė vitin 1868 shkriu ushtrinė prej 80 burrash

Palau
Mbrohet nga ushtria e SHBA-sė

Kiribati
Ushtria ėshtė e ndaluar me kushtetutė

Grenada
Nuk ka ushtri qė prej ndėrhyrjes sė SHBA-sė nė vitin 1983

Ishujt Marshall
Sigurohen nga marina e SHBA-sė



Mauritius
Nuk ka ushtri, policia kryen edhe rolin e saj

Samoa
Nuk ka ushtri, pėr mbrojtjen kujdeset Zelanda e Re

Kosta Rika
Ka shkrirė ushtrinė pas luftės civile 44-ditore nė vitin 1948

Nauru
Nuk ka forca mbrojtėse, pėr atė kujdeset Australia

Vatikani
Rojet Zvicerane kujdesėn vetėm pėr funksione ceremoniale
avatar
Alien & Ufo

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Nikolaos prej 20.10.11 16:06

Personat qe kane nje admirim tė veēantė per ushtrine zakonisht i perkasin shenjave te zjarrit, kryesisht Dashit.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Alien & Ufo prej 21.10.11 9:26

Personat qe kane nje admirim tė veēantė per ushtrine zakonisht i perkasin shenjave te zjarrit, kryesisht Dashit.

Si e gjete NIKOLAOS ;-)
avatar
Alien & Ufo

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 21.10.11 12:14

Alien & Ufo shkruajti:Personat qe kane nje admirim tė veēantė per ushtrine zakonisht i perkasin shenjave te zjarrit, kryesisht Dashit.

Si e gjete NIKOLAOS ;-)
NUK E KA PATUR TE VESHTIRE.KA NXJERRE DATELINDJET E STRATEGEVE ME TE NJOHUR NE BOTE DHE SI DUKET I KANE DALE TE SHENJES SE DASHIT.SHUME E THJESHTE APO JO ???.
avatar
Dimitrov Xhunga

160


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Nikolaos prej 21.10.11 14:34

Alien & Ufo shkruajti:Personat qe kane nje admirim tė veēantė per ushtrine zakonisht i perkasin shenjave te zjarrit, kryesisht Dashit.

Si e gjete NIKOLAOS ;-)
Astrologet me kete pune merren Alien & Ufo, merren me zbulime dhe parashikime, une e thashe ne pergjithesi qe njerezit e Dashit kane dobesi per ushtrine, por meqe edhe ti qenke Dashi, nuk eshte per t'u habitur perderisa i je perkushtuar ketyre shkrimeve.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Avioni me telekomandė, “arma” e re lufarake!

Mesazh  Androo prej 30.10.11 9:29



Avioni me telekomandė, “arma” e re lufarake!

Ėshtė shumė e vėshtirė qė t’i zbulosh dhe t’i gjurmosh, janė vdekjeprurės dhe me kosto tė ulėt. Pavarėsisht se konsiderohen si armė me njė barrė dyshimesh ligjore pėr pėrdorim dhe janė pėrdorur sė fundi me shumicė nė vrasjen pa gjyq tė terroristėve tė dyshuar nė Afganistan, tregu i avionėve tė telekomanduar ėshtė duke “u nxehur” nė botė.

Me Izraelin dhe Kinėn qė po hyjnė nė kėtė treg, a mund tė themi se ka nisur tashmė gara pėr njė armė tė re?

Miniatura tė vogla plastike tė avionėve luftarakė ndodhen nė syprinėn e tryezės sė punės sė Steven Zalogės, ndėrkohė qė raftet i ka tė mbushur plot me libra pėr luftėrat. Pikėrisht lufta ėshtė fusha e ekspertizės sė Zalogės, por mbi tė gjitha lufta ėshtė biznesi i tij. Pėr 36 vjet historiani ka analizuar tendencat globale tė luftės dhe tė armėve.

Ai aktualisht punon me ‘Teal Group’, njė firmė e rinovuar e konsultimeve pėr mbrojtjen nė Fairfax, Virxhinia, nė SHBA, nė periferi tė Uashingtonit. Zaloga e di fare mirė se ku dhe si njė luftė mund tė jetė me pėrfitim nė ēdo moment dhe nė ēdo cep tė botės. Dhe kur ai diskuton pėr armėt mė tė mira qė duhet tė pėrdoren nė njė konflikt tė dhėnė, ai kurrsesi nuk e hedh mė vėshtrimin tek modelet e tankeve apo avionėve tė tjerė luftarakė.

Tashmė, sipas tij, kėto armė i pėrkasin librave tė historisė. E ardhmja sipas tij, i pėrket avionėve tė telekomanduar, ose siē o quajnė nė anglisht ”drone”. Kėta avionė janė tė pajisur me armė me precizion tė lartė. Sipas tij, janė armėt qė tė gjithė strategėt kanė pritur prej kohėsh: ato i lejojnė forcave ushtarake qė tė ushtrojnė pushtetin e tyre, ndėrkohė qė risqet personale janė nė minimum dhe tė kryejnė goditje shumė tė sakta dhe vdekjeprurėse pa i ēuar drejt rrezikut ushtarėt.

Shtoji kėsaj se kėta avionėt tė vegjėl tė telekomanduar janė edhe relativisht shumė mė tė lirė se tė tjerėt. Kjo i ka shndėrruar nė armė shumė tė pėlqyeshme, veēanėrisht nė Shtetet e Bashkuara, tė cilat deri mė tani kanė ekzekutuar me kėtė armė 2300 persona.

Pjesa mė e madhe e kėtyre sulmeve ėshtė ndėrmarrė si pjesė e gjuetisė kundėr talebanėve qė fshihen nė Pakistan pėrgjatė kufirit me Afganistanin dhe ata qė janė vrarė pėrfshijnė edhe njė amerikan qė kishte lidhje me Al Kaedėn Anwar al-Awlaki, i cili gjithashtu ėshtė ekzekutuar me njėrin nga kėta avionė tė telekomanduar dhe mbi tė gjitha, pa u gjykuar apo dėnuar mė parė nga njė gjykatė.

Njė treg prej 94 miliardė dollarėsh?

Zaloga tregon nga tryeza e tij e punės mbi tė cilėn ndodhen edhe shifrat e buxhetit tė Pentagonit. Nė vitin 2002 ushtria amerikane ka shpenzuar rreth 550 milionė dollarė pėr kėto mjete vrastare. Nė vitin 2011, shifra ėshtė thuajse 5 miliardė.

Kėrkesa pėr mjete tė tilla sa vjen e po rritet edhe nga vende tė tjera tė ndryshme. “Lindja e Mesme ėshtė bėrė njė treg shumė i rėndėsishėm pėr kėta avionė”, - thotė Zaloga. “Omani, Arabia Saudite, Egjipti, dhe mė pas Azia dhe sigurisht Malajzia, India, Australia dhe Europa, ku kėrkesat mė tė mėdha vijnė nga Turqia, Italia, Polonia e tė tjera”, - vazhdon Zaloga.

Analisti vlerėson se nė dhjetėvjeēarin e ardhshėm, shitja globale e kėtyre avionėve ka shumė tė ngjarė qė tė shkojė nė 94 miliardė dollarė. Nė kėtė mėnyrė, SHBA ka nė duart e saj njė sukses tė vėrtetė nė eksporte. Madje, ‘New York Times’ e ka cilėsuar kėtė armė si teknologjia mė e shitur pas iPhone.

Deri mė tani SHBA ka pasur njė eksport tė kufizuar tė teknologjive futuriste. Departament i Shtetit i mbikėqyr eksportet dhe shitjet e kėtyre armėve dhe kryesisht kjo shitje nuk lejohet, pėrveē disa pėrjashtimeve shumė tė vogla pėr aleatėt e ngushtė. Por teknologjia nuk mund tė mbahet pėr vete shumė lehtėsisht. Pėr sa i pėrket vetė SHBA-sė, ata po kryejnė gjithnjė e mė tepėr sulme me kėta avionė tė telekomanduar.

Zv.presidenti Joe Biden ka qenė njė nga mbrojtėsit dhe avokatėt mė tė zellshėm pėr pėrdorimit tė njė arme tė tillė. Ka qenė ky njeri qė nxiti shefin e tij qė tė pėrfundonte luftėn nė Afganistan dhe tė vazhdonte tė luftonte talebanėt qė ndodhen nė kufirin me Pakistanin pėrmes pėrdorimit tė avionėve tė telekomanduar.

Dhe kėshtu nobelisti i paqes, Barak Obama dėrgon tani ēdo katėr ditė avionė tė tillė tė mbushur me raketa dhe armatime nė Afganistan dhe Pakistan, ndėrkohė qė paraardhėsi i tij luftėdashės, Bush i dėrgonte njė herė nė 47 ditė. Duket se Obama i pėlqen shumė kėto armė me telekomandė.

Aktualisht flota amerikane ka 230 avionė me telekomandė dhe Forcat Ajrore trajnojnė mė shumė pilotė pėr kėta avionė sesa pėr avionėt luftarakė dhe muajin e kaluar u bė e njohur edhe ekzistenca e bazave tė klasifikuara tė kėtyre avionėve nė Etiopi, Sejshell dhe Xhibuti.

Njė raport i OKB-sė liston 40 vende qė kanė blerė deri mė tani armė tė tilla, edhe pse pjesa mė e madhe e tyre nuk pėrdoren pėr tė vrarė, por pėr qėllime zbulimi dhe njohje terreni. Deri mė tani, tė vetmet vende qė kanė marrė avionė tė tillė pėr qėllime goditjeje, pėrveē SHBA-sė, janė edhe Britania e Madhe dhe Izraeli.

Por kjo mund tė ndryshojė shumė shpejt. Pėr momentin avioni klasik qė pėrdorin amerikanėt ėshtė “Predator”, njė avion qė ėshtė i programuar pėr malet e Afganistanit dhe Pakistanit, i aftė qė tė qėndrojė nė lartėsi pa u ulur, pėr 36 orė rresht dhe i aftė pėr tė qėlluar objektivat e tij me shumė precizion.

SHBA nuk ėshtė i vetmi vend qė do tė pėrfitojė nga avionėt me telekomandė. Njė nga prodhuesit mė me pėrvojė tė kėsaj teknologjie ėshtė Izraeli. “Buzėqesh kur sheh nga qielli, - thotė Avi Bleser, - Aty do tė gjesh gjithmonė dikė qė tė vėzhgon”. Bleser ėshtė drejtor i marketingut dhe shitjeve nė njė kompani shitjesh pėr prodhimet hapėsinore nė Izrael qė po punon fort pėr tė shitur avionėt me telekomandė.

Klienti mė i madh i kėsaj kompanie ėshtė vetė Izraeli, njė vend qė ka nė qiellin e tij mė shumė avionė tė tillė se asnjė vend tjetėr. Ndėrkohė, ka shumė nga ata qė i druhen njė bote tė mbushur me avionė me telekomandė dhe me pa rregulla loje dhe nė kėtė kuadėr janė Shtetet e Bashkuara ato qė po japin njė shembull tė keq me ekzekutimet e tyre me kėta avionė.

Njė shembull tė keq jep edhe Rusia, qė ka ndėrmend tė blejė avionė tė tillė pėr tė ekzekutuar tė ashtuquajturit terroristė ēeēenė. Apo Turqia, qė do tė bėjė tė njėjtėn gjė me pėrfaqėsuesit e Partisė Punėtore tė Kurdistanit nė Irak.

Apo Kina, qė kėrkon tė vrasė tė gjithė ata qė ngrihen kundėr regjimit brenda vendit. Njė botė me qiellin e mbingarkuar me avionė me telekomandė rrezikon qė tė shndėrrohet nė njė botė ku mbizotėron kaosi dhe mungesa e ligjit.

Njė tjetėr karakteristikė e kėtyre armėve ėshtė se ato nuk janė efektive nė luftėn kundėr forcave ushtarake masive. Ato janė efikase pėr tė ashtuquajturit “sulme operacionale”, pra tė sakta, dhe kjo vlen edhe pėr zonat e populluara.

Kjo do tė thotė se civilėt nė tė ardhmen do tė vuajnė luftėn e avionėve tė telekomanduar siē janė duke vuajtur aktualisht civilėt e Pakistanit. Aktualisht, sipas disa llogaritjeve, kėta avionė nė Pakistan vrasin shtatė herė mė shumė terroristė tė profilit tė ulėt krahasuar me ata qė janė vėrtetė tė rėndėsishėm. Sipas njė vlerėsimi, 20% e atyre qė vriten janė civilė krejtėsisht tė pafajshėm, pavarėsisht precizionit tė armėve tė telekomanduara.

Megjithatė, pėr Obamėn kėta avionė janė mrekullia e armėve nė pėrgjithėsi qė do t’i mundėsojnė atij fitoren nė tė ashtuquajturėn “lufta kundėr terrorizmit”, njė fitore qė paraardhėsi i tij nuk e arriti dot. Ekziston madje njė frikė me shumė bazė se Amerika mund tė krijojė varėsi ndaj kėtyre avionėve.

Por nuk duhet harruar se edhe armiqtė e Amerikės do tė marrin armė tė tilla. Pėrdorimin e kėtyre armėve do ta rregullonin konventat ndėrkombėtare, por administrata e Obamės ėshtė duke vepruar me mėnyrat ekstraligjore tipike tė administratės Bush.

Sipas kėtyre mėnyrave, ata qė janė pėrgjegjės pėr aktet terroriste duhet qė tė goditen kudo qė janė dhe me ēdo mjet. Kjo duket se i jep presidentit guximin pėr tė pėrdorur kėta avionė kudo.

Megjithatė, edhe brenda administratės Obama ky justifikim ėshtė duke u shndėrruar nė njė justifikim tepėr tė pamjaftueshėm pėr tė justifikuar numrin e madh tė sulmeve me avionė tė tillė.

Kėtė shator pati brenda Departamentit Amerikan tė Shtetit, njė mosmarrėveshje tė madhe qė kishte tė bėnte me lejimin e pėrdorimit tė sulmeve me avionė tė tillė vetėm nė rastin e sulmeve terroriste.

Ndėrkohė qė “skifterėt” brenda Pentagonit donin qė t’i mbanin tė gjitha opsionet e hapura. Kjo do tė thotė se nėse kėta njerėz fitojnė, bota do tė jetė njė vend shumė mė pak i sigurt se tani.
avatar
Androo

294


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Ufo prej 01.12.11 10:35

Kina nė “dhjetėshen” e fuqive aeroplanmbajtėse

Kina pranoi zyrtarisht se po zhvillon programin e vet tė aeroplanmbajtėseve.Aeroplanmbajtėset do tė shfrytėzohen si platformė trajnimi pėr pilotėt e aviacionit tė bazuar nė kuvertė dhe pėrgatitjen e ekuipazheve. Pritet qė kjo tė ndodhė qė vitin e ardhshėm. Ndėrkohė, nė skelat detare tė Shanghait po konstruktohen 2 aeroplanmbajtėse moderne. Kėshtu pra, Pekini deklaroi mbi ambiciet e veta pėr tė hyrė nė dhjetėshen e fuqive aeroplanmbajtėse tė botės. Tashmė Kina shpalli se aty nga viti 2020 do tė pėrfundojė krijimin e grupeve tė veta tė aeroplanmbajtėseve.



Ėshtė mėse evident demonstrimi nga Pekini i flamurit tė vet, forcimit tė potencialit tė tij. Nė kėtė rast mund tė flitet bile jo dhe aq mbi dėshirėn pėr krijimin e njė epėrsie sasiore ushtarake pėr llogari tė aeroplanmbajtėseve apo njė cilėsie tė re tė Flotės Ushtarako-Detare nė sytė e Japonisė. Ka gjasa qė ky tė jetė mė tepėr demonstrim simbolik i fuqisė sė vet. Janė SHBA ato qė i propagandojnė kėto standarte - pėr tė qenė fizikisht tė pranishėm nė kėto apo ato rajove tė botės pėr llogari tė aeroplanmbajtėseve tė veta. Nė ditėt tona Kina nuk e ka njė mundėsi tė tillė, megjithėse interesat e saj kanė njė shtrirje shumė tė gjerė, duhet thėnė.



Ndėrkohė ka edhe shenja tė tjera qė dėshmojnė qartė synimin e Kinės pėr tė sfiduar fuqinė kryesore aeroplanmbajtėse - SHBA. Aktualisht Forcat Ushtarako-Detare tė Kinės marrin 1/3 e gjithė buxhetit ushtarak tė vendit. Ndėrsa pėrkatėsisht ritmeve tė rritjes sė vet Kina lė pas vetes gjithė vendet e tjera tė botės. Pėrveē kėsaj, pikėrisht Forcat Ushtarako-Detare tė Kinės destinohet tė garantojė sigurinė e importit tė naftės dhe burimeve tė tjera.

Aeroplanmbajtėset, me sa duket nga tė gjitha, janė pikėrisht ajo forcė, tek e cila shpreson aq shumė Pekini nė aspektin e rritjes sė aftėsisė sė vet konkurruese nė det. Ndėrsa qė tė mos mbeten pas homologėve tė vet amerikanė pėrkatėsisht pajisjeve e armatimeve tė veta, paralelisht me ndėrtimin e aeroplanmbajtėseve bėrthamore kinezėt po zhvillojnė edhe pėrpunimin e raketave balistike anti-anije.

avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

FPS Russia kanali ne youtube per te apasjonuarit

Mesazh  The Punisher prej 02.12.11 4:13

Ketu do gjeni prova dhe eksperimentime me armet e llojeve te ndryshme

http://www.youtube.com/user/FPSRussia#p/u/55/4g8uN3wIsMU[/youtube]
avatar
The Punisher

102


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekrete Ushtarake

Mesazh  Elson Precaj prej 02.12.11 18:28

Nikolaos shkruajti:
Alien & Ufo shkruajti:Personat qe kane nje admirim tė veēantė per ushtrine zakonisht i perkasin shenjave te zjarrit, kryesisht Dashit.

Si e gjete NIKOLAOS ;-)
Astrologet me kete pune merren Alien & Ufo, merren me zbulime dhe parashikime, une e thashe ne pergjithesi qe njerezit e Dashit kane dobesi per ushtrine, por meqe edhe ti qenke Dashi, nuk eshte per t'u habitur perderisa i je perkushtuar ketyre shkrimeve.
un nuk i perkas shenjes se Dashit ! por megjithate jam shum i apasionuar pas armeve , gjuetise , profesionit te ushtrise dhe policise gjithashtu ! kshu qe un mendoj se ska ndonje lidhje ! kjo ka te beje me shum me karakterin e personave dhe kushtet ne te cilat jane rritur !
avatar
Elson Precaj

74


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi