Piramida e madhe dhe Frimasonėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Piramida e madhe dhe Frimasonėt

Mesazh  Neo prej 31.05.08 18:29

PIRAMIDA E MADHE DHE FRIMASONĖT



Pse egjiptianėt anulluan ceremoninėmė dramatike tė Mijėvjecarit?

Mes akuzave tė komploteve tė cuditshme 'Zioniste' dhe makinacioneve tė habitshme 'Masonike', qeveria egjiptiane anulloi vendosjen e gurit tė artė nė majė tė Piramidės sė Madhe, e cila ishte planifikuar tė ndodhte nė mesnatėn e hyrjes sė Mijėvjecarit tė Ri.

Interesant ėshtė fakti qė historia e ka origjinėn nė Francė, kur nė Maj tė vitit 1998, njė majė guri e artė u vendos nė mėnyrė ceremoniale nė majėn e obeliskut egjiptian,i cili qėndron nė Place de la Concorde nė zemėr tė Parisit.

Tė ftuar nderi ishin presidenti egjiptian Hosni Mubarak, ministry egjiptian I kulturės, Farouk Hosni dhe kryetari i Antikiteteve Dr. Ali Gaballah. Obelisku i Parisit, i cili u mor nga tempulli Luxor nė Egjiptin e Sipėrm nė vitin 1831, u porosit nga Charles X dhe u ngrit nė Place de la Concorde nė vitin 1836 mes festimesh masive ku mori pjesė njė turmė prej 200,000 njerėzish.

Charles X ishte njė frimason dhe historianėt dyshojnė qė pas idesė sė sjelljes sė obeliskut egjiptian nė Francė ishte Vėllazėria sekrete. Mes obelisqeve qė u nxorėn jashtė Egjiptit nga frimasonėt nė fund tė shekullit 19 ishin dhe dy "gjilpėrat e Kleopatrės", tė cilat mund tė shihen nė Victoria Embankment nė Londėr dhe nė Central Park, Neė York.

Obelisku i Londrės u porosity dhe u pagua nga njė frimason i mirėnjohur, Sir Erasmus Ėilson, dhe ceromia e ngritjes nė Londėr u ndoq nga qindra frimasonė aglezė nė shtator tė vitit 1878 nėn mbėshtetjen e Princit tė Ėellsit, i cili gjithashtu ishte Mjeshtėr I Madh (Grand Master) i Dhomės sė Madhe tė Bashkuar (United Grand Lodge), organi rregullues i frimasonėve nė Britani.

Nė tė njėjtin vit obelisku i 'Neė York-ut' u vu re nga presidenti amerikan Ulysses S. Grant dhe Gjeneral Ėilliam T. Sherman gjatė njė vizite nė Egjipt, i cili ndjeu qė edhe Amerika duhej tė kishte njė obeliskt tė lashtė egjiptian tė vetin.

Henry Ė. Gorringe, njė frimason i mirėnjohur, u zgjodh pėr detyrėn e sjelljes sė obeliskut nė New York. Obelisku u ngrit nė Tetor tė vitit 1880 jashtė Muzeumit Metropon tė sapo ndėrtuar, me rreth 10 mijė frimasonė pjesėmarrės nė ceremoni tė veshur mė rrobat dhe shenjat dalluese masonike.

Aspekti i rėndėsishėm simbolik i njė obelisku nuk ėshtė trungu i tij i gjatė, por kryesisht maja e tij e cila ka formėn e njė piramide tė vogėl. Piramidad, sidomos me 'syrin e providencės' nė to, paraqiten mjaft dukshėm nė ritualet masonike.

Ky simbol mund tė shihet nė faqen e njė-dollarėshit amerikan si dhe nė Vulėn e Madhe tė Shteteve tė Bashkuara.

Pėr frimasonerinė, piramida ndricuese dhe syri pėrfaqėsojnė tė ashtuquajturin Arkitektin e Madh tė Universit ose Qėnien Supreme, qė tė dyja epitete pėr Zotin.

Simbolizmi masonik u pėrdor dukshėm nė Francė gjatė Revolucionit tė vitit 1789 dhe u stampua nė krye tė Deklaratės sė tė Drejtave tė Njeriut.

Nė festimet e para tė Revolucionit francez qė u zhvilluan 1793 u pėrdorėn shumė piramida tė improvizu ara tė ngritura nė zemėr tė Parisit dhe nė oborrin e Museumit tė Luvrit, duke bėrė kėshtu qė shumė historianė tė dyshojnė nė njė pėrfshirje masonike. Sot njė piramidė qelqi me tė njėjtat pėrmasa gjeometrike si ajo e Piramidės sė Madhe tė Gizas, zbukuron oborrin e Luvrit..

Gjatė majit tė viti 1998, nė kohėn kur oblisku nė Place de la Concorde ishtė kurorėzuar me njė piramidė tė artė, ministri egjiptian I kulturės deklaroi qė njė ceremoni e ngjashme do tė zhvillohej nė Piramidėn e Madhe tė Gizas pėr estimet e mijėvjecarit.:

"Ne nuk mund t'i rindėrtojmė piramidat gur pas guri, "u shpreh Farouk Hosni, "kėshtu qė ne kemi zgjedhur njė ngjarje simbolike sic bėnė egjiptianėt e lashtė kur u vinin majat obelisqeve ashtu sic bėnė francezėt nė Place de la Concorde".

Nė tetor tė vitit 1998 Farouk Hosni deklaroi qė kompozitori francez Jean-Michel Jarre do ta orgonizonte kėtė eveniment nė Giza. Autoritetet zyrtare tė Turizmit nė Egjipt deklaruan qė Jean-Michel Jarre do tė kompozonte njė opera 12 orė tė gjatė tė titulluar "Ėndėrra e 12 e Diellit" kundrejt shumės sė 10 milion dollarėve amerikanė dhe qė,

"Nė mesnatė njė helikopter do tė fluturonte pėr tek vendi dhe duke qėndruar pezull I ndricuar nga drita lazeri dhe prozhektora , do tė vendosė njė gur tė shkėlqyeshėm nė majė tė Piramidės sė Madhe dhe e gjithė kjo si hapje e asaj qė pritet tė jetė njė kreshendo muzike elektronike nga Jarre.

Maja e artė e cila ėshtė rreth 28 ft e lartė (afėrsisht me pėrmasat e njė shtėpie dy-katėshe) po ndėrtohet vecanėrisht pėr tė mbrojtur strukturėn e piramidės. Nė atė pozicion, kjo majė do tė kapė rrezet e para tė dritės tė mijėvjecarit tė ri pasi dielli tė ngrihet mbi Egjipt. Vendosja e majave tė arta nė piramida dhe caktimi i festimeve tė ngjarjeve tė rėndėsishme nė perėndimin dhe ngritjen e diellit janė pjesė e traditės sė lashtė faraonike egjiptiane, duke e bėrė kėtė pjesė tė teatrit tė Jarre-sė vecanėrisht domethėnėse. "

Nė vitin 1989 Jean-Michele Jarre kishte organizuar njė eveniment thuajse tė ngjashėm nė Paris pėr Dyqindvjetorin e Revolucionit Francez ku ai ngriti njė piramidė me skelet metali si skenė pėr bandėn e tij pėrballė Grande Arche at La Defense nė skajin perėndimor tė Champs Elysees.

Njė tjetėr shoė nga Jarre u organizua disa vite mė vonė nė Canary Wharf, londėr, e cila ka nė majė njė piramidė qelqi vezulluese qė dukshėm ka pėrmasat e njėjta gjeometrike me ato tė Piramidės sė Madhe sė Egjiptit as the one that stands in the courtyard of the Louvre Museum in Paris, e ndėrtuar nga arkitekti amerikan Ming Pei.

Idea e njė maje tė re tė artė pėr piramidėn e Madhe duket tė jetė e Dr. Zahi Haėass, nėn sekretari I Shtetit pėr Monumentet e Giza-s. Nė fillim tė vitit 1998, Dr. Haėass zbuloi dy blloqe guri gėlqereje me mbishkrime tė lashta dhe viztime qė pėrshkruanin punėtorė qė lėviznin njė majė gur i tė artė pėr njė piramidė mbretėrore mes skenash kėrcimi dhe festimesh dhe propozoi qė egjipti duhej tė festonte mijėvjecarin nė mėnyrė tė ngjashme.

Nė fillim, u planifikuan 3 milion njerėz pėr tė marrė pjesė falas nė eveniment por autoritetet egjiptiane e kufizuan numrin e njerėzve nė 250,000 pėr 'arsye sigurie'. Evenimente jashtėzakonisht tė mėdha reklame u organizuan nė kryeqytete tė ndryshme tė botės perėndimore pėrfshirė kėtu Nju jorkun, Los Angeles, Sydney dhe qytete tė ndryshme europiane.

Atėhere filluan pregatitjet pėr njė skenė tė stėrmadhe nė shkretėtirė, nė jug tė Piramidės sė Madhe, e ideuar tė kishte njė kapacitet prej 25 000 vendesh me cmim bilete $ 400. Bileta 15 dollarėshe u shitėn pėr vendet nė kėmbė nė shkretėtirėn e afėrt.

Planet po shkonin sipas parashikimit deri nė vitin 1999, kur njė anėtar I lartė I parlamentit egjiptian filloi ankesat pėr koston e kėtij evenimenti si dhe pėr faktin qė festimet e mijėvjecarit koincidonin kėtė vit me muajin e Ramazanit, si pas kalendarit islamik atėhere kur muslimanė tė devotshėm nė Egjipt agjėrojnė nga agimi nė perėndim dhe tė huajve u kėrkohet tė pėrmbahen nga pirja e alkoolit apo tė ngrėnit nė vende publike gjatė orėve tė agjėrimit.

Pėt t'iu kėndėrvėnė kėsaj kritike, ministry I kulturės Farouk Hosni deklaroi qė do tė vendosej ndalimi pėr alkoolin gjatė festimeve dhe nuk do tė luhej muzikė deri kur tė mbaronte agjėrimi.

Pėr t'i shtuar benzinė kėtij zjarri politik, shtypi radikal egjiptian, vecanėrisht gazeta Al Shaab (Populli) zbuluan qė Jean-Michel Jarre kishte ndėrmend tė projektonte tė ashtuquajturin 'syri i Horus-it' nė Piramidėn e Madhe me drita lazeri, dhe denoncoi menjėhere organizatorėt pėr njė prezantim 'Masonik'. Al Shaab pretendoi qė 'syri nė piramidė' evokonte hapur symbolin e njohur masonik nė kartmonedhėn e njėdollarėshit amerikan.

Gjithashtu frimasonėt janė tė njohur pėr ruajtjen e Ritualeve tė mocme Hebreje qė kanė tė bėjnė me Tempullin e Solomonit nė Jeruzalem, g jė e cila gjithashtu nxiti akuzat e infiltrimit 'Zionist' nė gazetat arabe. Kėto akuza u mohuan me forcė nga ministry i kulturės Farouk Hosni. "Sugjerimi ėshtė i pabazė", deklaroi dhe Dr.Haėass, zyrtari qė pėrjigjet pėr Pyramidat." Festimi nuk ka tė bėjė me besmet masonike. Figura nė dollarin amerikan ėshtė njė imitim i gabuar i Piramidave tė Perandorisė sė Mesme."

Njė tjetėr kthesė nė kėtė histori tė cuditshme shtoi publicitetin gjithnjė e nė rritje tė saj. Kjo kishte tė bėnte me tė ashutquajturat profeci tė bėra nga amerikani Psychic Edgar Cayce I njohur si Profeti i Fjetur I cili vdiq nė vitin 1945, parashikoi vendosjen e majes sė gurit vezullues nė Piramidėn e Madhe, i cili sipas tij do tė shėrbente si simbol pėr rizbulimin e legjendarit "Holl i Dokumentave tė Atlantis" nėn putrat e Sfinksit tė Madh dhe ngjarjeve tė ardhjes sė dytė tė Kishtit:

"Maja, kurora ose maja (ose guri i majės) ishte metal, qė do tė ishte e pashkatėrrueshme, e pėrbėrė nga bakri, tunxhi, ari dhe pėrzierje tė tjera tu bė shumė e natyrshme qė kurorrėzimi apo vendosja e kėtij simboli tė dhėnash tė bėhej na njė qė tė pėrfaqėsonte tė vjetrėn dhe tė renė kėshtu qė dolėn nga kjo ceremoni shumė nga gjėrat qė mund tė shikohen se pėrfaqėsojnė tingėllimiėn e Vitit tė Ri 1998 nga vdekja e Birit tė Njeriut"

Cuditėrisht, Cayce e lidh ngjarjen me vendosjen e njė lloj rendi tė Ri Botėror tė bazuar nė parime masonike.

Cayce pretendoi qė Jezusi dhe Gjon Pagėzori (konsideruar si shenjti mbrojtės i frimasonėve tė cilėt e festojnė Vitin e Ri tė tyre nė Ditėn e e shėn Gjonit me 24 Qershor) "fituan shkallėt e fundit tė Vėllzarėrisė" nė Piramidėn e Madhė tė Gizas. Qė nė vitin 1973 Fondacioni Edgar Cayce ka kryer disa ekspedita nė Giza pėr tė gjetur "Hollin e tė Dhėnave".

Eksplorimi I parė zyrtar u bė me Stamford Research International nė fillim tė vitit 1978. Nė vitin 1996 dy anėtarė tė mirėnjohur tė Fondacionit Edgar Cayce shkaktuan njė polemikė tė madhe duke deklaruar se kishin lokalizuar me anė tė radarit njė zgavėr tė bėrė nga njeriu nėn putrat e Sfinksit ku kishte treguar.

Eksplorime tė tjera u zhvilluan gjatė viteve 1997-1998 por amerikanėve nuk iu dha leje pėr gėrmime. Por nė gusht tė vitit 1999, gjatė njė konference nė Fondacionin Edgar Cayce, Dr. Zahi Haėass deklaroi qė amerikanėve u ishte dhėn ė njė licensė e re pėr kėrkime mė tė hollėsishme me radar pėr tė gjetur Hollin e tė Dhėnave nėn Sfinks.

Dr. Haėass gjithashtu deklaroi qė njė "qepen" I vogėl I zbuluar nė vitin 1993 nė fund tė njė tuneli tė ngushtė brenda Piramidės sė Madhe pėr tė cilėn shumė besojnė qė tė con nė njė dhomė secrete, do tė hapet nė vitin 2000 nga grupi I National Geographic nga SHBA. Amerikanėt kishin planifikuar tė ishin nė Giza me 7 Dhjetor 1999 pėr tė filluar kėrkimin e tyre tė Sfinksit por edhe kjo tentativė, ashtu si guri i majės, u anullua.

Grupi shpreson tė kthehet nė Shkurt tė kėtij viti. Njė polemikė e madhe ka rrethuar marrėdhėniet e vėrteta tė Fondacionit Edgar Cayce dhe Organizatės Egjiptiane tė Antikiteteve, me supozime qė kjo e fundit apo ndonjė nga anėtarėt e saj tė spikatur mundėsoi ndjekjen e universitetit pėr disa zyrtarė tė lartė nė Egjipt tė cilėt ishin tė pėrfshirė nė cėshtjen e Piramidave tė Gizas.

Nė fillim tė dhjetorit tė vitit 1999, nėn presionin e madh tė gazetave egjiptian e, Organizata e Antikiteteve mori njė qėndrim tė tilė qė tė ruajė prestigjin duke iu nėnshtruar vendimit tė njė komiteti shkencor nė lidhje me vendosjen e gurit tė artė tė majės. Dr. Zahi Haėass deklaroi qė maja e gurtė, e cila dukshėm do tė bėhej nga njė skelet i lehtė metali 8m i lartė dhe i mbuluar me fletė tė arta, nuk mund tė ulej me helikopter "sepse do tė dėmtojė piramidėn.

Prandaj nėse mėsojmė qė vendosja e kėsaj maje do tė dėmtojė piramidėn, atėhere ne nuk do ta bėjmė vendosjen." Por disa kritikė nė mėnyrė tė drejtė thanė qė njė majė majė e lehtė mbi piramidėn 6 milion tonėshe do tė ishte njėlloj sikur tė vedosej njė plesht mbi kurrizin e njė elefanti.

Mė nė fund ministry egjiptian I kulturės u dorėzua, dhe pas njėmbėdhjetė orėsh pranoi qė si pasojė e zemėrimit publik pėr implikimet masonike dhe pėr tė shmangur ndonjė rrėmujė, cermonia e majės sė artė nuk do tė zhvillohej. Ironikisht, me 31 dhjetor njė mjegull e dendur ra mbi Piramidėn e Madhe, e cila do tė kishte bėrė tė pamundur qė njė helikopter tė vendoste majėn e artė mbi kulmin e piramidės.

Megjithatė Jean-Michele Jarre ia doli tė projektonte disa imazhe nė piramidėn mė tė vogėl nga tė tre Piramidad e Gizas duke pėrfshirė sytė derisa dhe ajo u pėrfshi nga mjegulla dhe tymi I dendur shkaktuar nga fishekzjarret e shumta.

Tani nuk mbetet tjetėr vetėm tė shihet nėse autoritetet egjiptiane do tė hapin "derėn" nė Piramidėn e Madhe nėvitin 2000 ashtu sic patėn premtuar dhe tė tregojnė cfarė ka pas saj.

Dhe a do tė lejojnė ata eksplorime tė mėtejshme tek Sfinksi pėr tė kėrkuar Hollin e Dokumentave ?
Sytė e botės po vėshtrojnė.

Nga Robert G. Bauval
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi