Baskėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Baskėt

Mesazh  Neo prej 31.05.08 17:57

Misteri bask, nė origjinėn e qytetėrimit perėndimor

Problemi i origjinės sė baskėve ka bėrė kuriozė njė numėr tė madh njerėzish, midis tė cilėve disa shumė tė kulturuar...

Argumenti: Baskėt janė njė rast unik nė kontinentin tonė. Tashmė tė kufizuar nė njė zonė tė vogėl gjeografike nė afėrsi tė Pirenejve, duket se kanė ruajtur tė paprekur pasurinė e tyre gjenetike dhe zakonet e tyre. Por cila ėshtė origjina e tyre? Nga ku vijnė kėta banorė tė maleve pireneike dhe kantabrike, tė cilėt flasin njė gjuhė nė dukje pa afėrsi me ato tė njohura nė Perėndim?

Ēfarė misteri fshihet prapa etjes sė tyre tė pashuar pėr pavarėsi?

Charpentier rindėrton ndodhinė e tyre tė gjatė dhe sugjestionuese, nė njė udhėtim qė nga parahistoria arrin deri nė ditėt tona, nėpėrmjet gojėdhėnash tradicionale, arkeologjisė, antropologjisė dhe studimeve hematologjike. Konkluzioni i habitshėm ėshtė se baskėt mund tė jenė trashėgimtarė tė drejtpėrdrejtė tė njeriut tė Kro-Manjonit. Pėrcaktohet kėshtu, njė lidhje e ngushtė midis tyre dhe pellazgėve, berberėve, guanēive dhe egjiptianėve tė epokės parafaraonike, tė gjithė popuj qė i pėrkasin kėsaj tipologjie tė njeriut parahistorik.

Qytetėrimi i tyre na ka lėnė piktura tė mrekullueshme tė gdhendura nė gur, monumentet megaliktike dhe ndoshta edhe zbutjen e kafshėve dhe bujqėsinė; pikėrisht pėr kėtė njė studim i thelluar, edhe jashtė kritereve tė pėrdorura nga studiues dhe akademikė, mund tė shėrbejė pėr tė hedhur dritė mbi tė gjithė qytetėrimin perėndimor dhe, nga ana tjetėr, duke u futur nė labirintet e historisė baske dhe nė mitologjinė e saj, mund edhe tė ndodhė qė tė gjendet njė konfirmim i ekzistencės sė atij ishulli tė Atlantidės pėr tė cilin fliste Platoni.

Louis Charpentier ėshtė njė prej shkrimtarėve tė mėdhenj ezoterikė dhe tė Traditės. Midis librave tė tij tė shumtė kujtojmė "Misteret e Katedrales sė Shartresit", "Misteri i Kompostelas" dhe "Gjigandėt dhe misteri i origjinės". Mė poshtė po botojmė Kapitullin e I-rė tė librit tė tij "Misteri bask".

Kapitulli i I-rė - Legjendat: Nėqoftėse i duhet besuar Exhinardit, nė vitin 778, Karli i I-rė, Mbret i frankėve (do tė jetė Karli i Madh, perandor i Perėndimit, vetėm 22 vjet mė vonė) qė kishte kaluar Pireneitė pėr tė luftuar saraēenėt, u kthye nga pėrtej maleve nėpėrmjet Qafės sė Ibafietas, e cila qysh atėhere u quajt Ronēisvale.

Praparoja e tij, e komanduar nga Orlando i famshėm, e ndiqte. Megjithatė, kjo praparojė, e impenjuar nė kalimin e qafės, u kap nė befasi, u rrethua dhe u asgjėsua deri nė atė pikė sa qė askush nuk mund tė shpėtojė... Kėto fakte i dhanė jetė krijimit tė "chanson de geste" shumė tė bukura midis tė cilave njėra, e kompozuar nga murgu Turolo katėrqind vjet mė vonė, dhe i shndėrruar nė njė klasik tė letėrsisė me emrin "Chanson de Roland".

Nė tė tregohet qė Karli i Madh "me mjekėrr tė bardhė" kish shkuar tė ndiqte maorėt dhe se teksa kthehej "me mision tė kryer", njė tradhėtar shumė i pėshtirė, Gano, kish hedhur ushtrinė saraēene kundėr pararojės sė Orlandos sė vyer dhe e kish shpartalluar, pavarėsisht se ky kish mbetur pothuajse pa frymė qė t'i binte bririt tė tij dhe tė kish mbetur pa fuqi me qėllim qė tė pengonte shkėmbinjtė me shpatėn e tij tė mirė Durlindana.

Kjo kėngė i bėri zonjat e bukura tė derdhin shumė lot nė kėshtjellat feudale dhe ndoshta, edhe shėrbėtoret ne kapanone. U nxorrėn edhe poezi tė shumta qė bien dakord pėrgjithėsisht mbi faktin qė tingujt e bririt kishte jehuar trishtueshėm nė dendurinė e pyjeve... Pikėrisht atėhere historianėt, tė cilėt kanė njė orientim tė ndryshėm nga ai i poezisė, e kuptuan se historia ishte romanizuar shumė.

Duke bėrė ndonjė kėrkim, zbuluan se nuk kishte qenė dhe aq dėshira pėr t'u pėrlasur me tė pabesėt qė e kishte shtyrė Karlin e Madh pėrtej maleve, por mė shumė pėrzėnia e visigotėve pėrtej malit; veē kėsaj ai, si barbar i zoti qė ishte, kish plaēkitur, ndoshta djegur dhe nė ēdo rast shkatėrruar qytetin e Pamplonės.

Historianėt zbulojnė edhe qė saraēenėt nuk qenė lėshaur aspak nė mėnyrė aventureske nė ndjekje tė ushtrisė franke, por se kanė qenė tribłtė e afėrsive ato qė kanė marrė pėrsipėr tė sistemojnė pararojėn e Orlandos, me ose pa 12 trimat e tij, duke u hakmarrė kėshtu, pėr pėrplasjen e bėrė nė Pamplonė. Njė bandė fshatarėsh qė likuidonte kėshtu ushtrinė mė tė fortė tė Perėndimit, ndoshta pa armė tė tjera pėrveē krahėve tė tyre, tė kopaēeve tė tyre dhe tė katapultave tė tyre, nuk ishte nė fakt gjė ēėr t'u treguar.

Njerėzit e mbajtur nė gjendje skllavėrie mund tė kenė pasur mendime tė kėqija. Ishte mė mirė nė fakt t'i jepet ēėshtjes njė pamje tė caktuar kryqėzate kundėr tė pabesit. Nuk dijmė asgjė pėr taktikėn e pėrdorur nga ata fshatarė.

Megjithatė, dijmė se gurėt patėn njė rol vendimtar nė betejė: shkėmbinjtė e hedhur nga lart nė grykėn e zėnė nga ushtria... por edhe, sigurisht, ato tė hedhur nga instrumente lėshues prej druri tė cilave ju zbulua parimi kur doreza e pelotas e mbuluar me xunkth u bė "chistera" (ėshtė e pranishme nė muzeumin e Shėn Telmos, nė San Sebastian njė "kopaēe" druri e pajisur me njė dorezė qė duhet tė pėrbėjė pėr fishekėt mė tė rėndė se topi, njė katapultė tė tmerrshme). Atėhere, kush ishte ky popull qė jo vetėm sfidonte Karlin e Madh, por i lejonte vetes edhe qė ta "ndėshkonte"? Pėr shumė kohė janė quajtur guaskonė, pėr zgjerim tė emrit tė njė tribuje "vaske", pjesė e njė tėrėsie qė tani i njohim me emrin e baskėve.

Atėhere kush kanė qenė kėta baskė? Nė tė vėrtetė, njė popull i ēuditshėm qė zinte bregun atlantik nga Malet Kantabrike deri nė Bordo dhe nė Malet Pirenie nga Tarbesi nė Hendaje dhe qė nuk u ngjanin aspak popujve tė tjerė as nga pamja, as nga zakonet. Njė popull kultivuesish, bujqėrish dhe marinarėsh qė nėpėrmjet luftėrave dhe pushtimeve, e kishin ruajtur me xhelozi pavarėsinė e tyre.


Nga Armin Tirana
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Baskėt

Mesazh  Neo prej 31.05.08 17:58

Njė popull qė fliste njė gjuhė pa asnjė afėrsi me ato tė njohura nė Perėndim dhe origjina e sė cilės i shpėtonte historisė, por jo legjendave. Mė e lashta e kėtyre legjendave ėshtė ajo e Marisė. Mari, qė prej njė zakoni tė trashėguar nga romakėt, e quajmė Dea, por qė mitologėt baskė e quajnė Gjeni, ėshtė mbretėresha e tė gjithė gjenive tė formave dhe tė specialiteteve tė ndryshme, tė cilėt merren me gjėrat e Tokės dhe tė Natyrės nė pėrgjithėsi.

Nė raste tė caktuara, ajo merr edhe formėn e gjenive tė tillė. Ėshtė njė qėnie femėrore, edhe pse nė disa rrethana pamja e saj ėshtė mashkullore. Ėshtė njė "Zonjė", "Andere", nganjėherė e veshur me elegancė dhe nė teksa mban nė duar njė pallat tė artė. Nė Leskuns mban njė fustan tė kuq. "Sarajet aktuale tė Marisė janė rajone tė vendosura nė zemėr tė Tokės, tė cilat komunikojnė me sipėrfaqen nėpėrmjet rrugėsh tė ndryshme, tė tilla si shpella dhe abise. Ėshtė pėr kėto motive, qė Mari i bėn shfaqjet e saj tė preferencės nė kėto vende".

Nė shtėpinė e saj nė Aketegui shtretėrit janė prej ari; Nė Otsabio gjendet statuja e njė demi tė artė; in Zarauz, Mari e end fillin me njė furkė tė artė; nė Airobibeltz, Zonja e shpellės ("Lezekoandere") ulet nė njė kolltuk tė artė; nė Otsibarre ėshtė gjetur njė krėhėr i artė qė sigurisht i pėrkiste... Njė dorė qymyr mund tė transformohet nė ar nė dalje nga shpella e saj, por nė tė njėjtėn mėnyrė njė dorė ar mund tė ndryshohet nė dru tė kalbur.

Mari ėshtė njė grua qė nganjėherė ka kėmbė prej zogu (si Mbretėresha Pédokue kishte pendė pate) ose dhije... Mund tė jetė njė lule me dukjet e njė gruaje apo tė njė dėllinje tė egėr, por nė sarajet e saj mund tė marrė formėn e njė cjapi (nė Baztan), tė njė korbi (nė Aketegui), tė njė kali, tė njė viēi (nė Onjate), tė njė skifteri (nė Supelaur)... Do t'i njihen kėtij disa konstelacione, si i Bricjapit, tė Kanes (nė gjuhėn baske, Kane ėshtė Kali), tė Korbit, tė Shqiponjės... Mari mund tė jetė edhe e fryra e erės, reja, ylberi, globi i zjarrit, njė grua koka e sė cilės ka si aureolė hėnėn e plotė, njė drapėr tė zjarrtė qė pėrshkon qiejt... Ajo ėshtė tė gjitha forcat telurike tė cilave u atribuojmė fenomeneve tė botės, por ėshtė edhe kreu (ose mbretėresha) e tė gjithė gjenive qė provokojnė kėto fenomene.

Ciladoqoftė forma poetike e marrė prej saj, nuk ka sesi tė mos i njohim atė Mėmė Tokė tė lashtė falė sė cilės gjithēka ekziston. Ndoshta Mari nuk ėshtė emri fillestar i saj. Duket se Maja ėshtė kristianizuar duke adoptuar emrin e nėnės tjetėr, Maries, dhe sot atje adhurohet edhe nė kėtė veshje. Mari ka njė bashkėshort. Njė prej emrave tė tij ėshtė Maju, por zakonisht quhet Sugoī apo Sugaar, nė varėsi tė shqiptimeve dialektore.

Termi do tė thotė "gjarpėr", por nė gjuhėn baske "Su" ėshtė zjarri, "Sugar" flaka ("Sugin" ėshtė farkėtari dhe "Suhar" vidhi). Ėshtė gjarpėri i madh i selisė qiellore, e cila rrotullon Tokėn, shoqen e saj nė forma gjarpėri, atė qė dekoron gurėt e Gravr'inisit dhe pamjet e Irlandės sė lashtė... Sugaar ėshtė forca qė mbėshtjell Tokėn; ėshtė edhe (pa folklor) "Spiritus Mundi" i alkimistėve, "Éther"-i i grekėrve dhe, nė kontekstin fizik modern, vėllai i "erės diellore", fuqia nė tė cilėn ėshtė zhytur sistemi diellor. Sugaar nuk ėshtė specifikisht bask, pėrveēse nė emėr.

Ky "gjarpėr i madh" gjendet i lidhur me tė gjitha mitologjitė perėndimore (drakkari i madh - "drak" do tė thotė dragua - i norvegjezit Olaf Trygvason quhej "Ormenlange", gjarpėr i madh) dhe, tė paktėn pėr dukjen fonetike, me vidhin "Suhar". (Vidhi gjermanik mban tė njėjtin emėr tė "zjarrit tė Shėn Elmos" sė marinarėve...). veē tė tjerash, ishte njė vidh qė shėnonte vendet e mbledhjeve nė tė cilat grumbulloheshin Compagnons des Devoirs. Por legjenda baske shtyhet mė tej. Nė fakt, Sugaar paraqitet si prindėr.

Nga ēiftimet e Sugaar dhe Marit, pėrveē furtunash tė shumta, lindin dy fėmijė: Atarrabi e Mikelats, njėri i mirė dhe tjetri i keq. Sugaar, qė duket se nuk i ka pėrbuzur dashuritė njerėzore, ka pasur raporte me njė princeshė qė jetonte nė Mundaka, me tė cilėn ka pasur njė fėmijė, Haun Zurian, Zot i parė i Biskajės. Patjetėr qė bėhet fjalė pėr legjendėn mė tė lashtė qė kemi lidhur me origjinėn e baskėve, baskėt kanė lindur nga toka dhe mjeshtėrit nga njė kontribut qiellor ndaj baskėve. Janė saktėsisht ata qė grekėt i quajnė autoktonė, "tė lindur nga toka". Ata nuk njihen si "tė ardhur nga tjetėrkund".

Problemi i origjinės sė baskėve ka bėrė kuriozė njė numėr tė madh njerėzish, midis tė cilėve disa shumė tė kulturuar... Kush ishte atėhere ky popull, i vendosur midis maleve Pireneie dhe nė zgjatjet e tyre kantabrike? Kush ishte ky popull qė as keltėt, as romakėt, as visigotėt, as frankėt, as maorėt nuk arritėn kurrė ta kolonizonin, i cili posedonte njė aftėsi tė rrallė nė lojėra, qė kėrcente vallėzime tė habitshme dhe pėrbėnte aq qė tani arkeologėt e quajnė ishulli relikor bask dhe, nė mungesė tė njė emėrtimi mė tė pėrshtatshėm, klasifikohet nė tip arkeomesdhetar? Nė njėfarė mėnyre tė shtrėnguar, keltėt i kishin shmangur dhe anashkaluar nė udhėtimin e tyre drejt Galicisė.

Megjithėse shumė kuriozė pėr popujt qė i rrethonin, romakėt nuk arrinin t'i identifikonin qartė dhe, nga sa duket, i konsideronin si njė varietet iberėsh. Jozef Flavi, nė librin e tij "Antikitete hebraike" (por pėr tė burimi i vetėm ishte Bibla), ia atribuon emrin e iberikėve trashėgimtzarėve tė Tubalit ose Tobelit, nip i Nočs.

Ptolemeu, i cili i ndjek indikacionet, i quan iberikė tubalianė. Kjo krijon ndonjė vėshtirėsi, pasi ka iberikė tė tjerė nė Kaukaz, midis Detit tė Zi dhe Detit Kaspik... Kur u afirmua kristianizmi, qe e nevojshme tė rilidheshin baskėt me origjinėn bibilike tė njerėzimit. U krijuan legjenda lidhur me bazėn e Biblės apo tė tjera mė tė lashta u pėrshtatėn me doktrinėn kristiane. Njėra prej kėtyre legjendave tregon se njė ditė Tubali, i biri i Iafetit dhe nip i Noes, teksa kalonte me varkė Detin Mesdhe nga lindja drejt perėndimit, u shtyr nė ujėrat misterioze tė njė lumi (qė nga atėhere qe Ebroja) dhe, duke ju ngjitur korrentit, arriti varean. Bukuria e vendit i mrekulloi marinarėt dhe toka ua mori mendjen.

Disa u ndalėn pėr tė qėndruar (bėhej fjalė pėr rajonin e Riojės sė poshtme), tė tjerė u shtynė mė tej dhe vazhduan rrugėn e tyre deri nė Malet Kantabrike (bashkim i fjalės baske "Kant", pas, dhe "Abre" ose "Ebre", domethėnė afėr Ebros). Ishte ndoshta njė legjendė shumė e lashtė lidhur me zbarkimin, e pėrpunuar sipas shijes sė epokės?

Ėshtė e pamundur tė jesh kategorik; mundemi tė nėnvizojmė vetėm se ekzistonte edhe nė Galici (ku baskoidėt kanė lėnė gjurmė) njė legjendė lidhur me zbarkimin e Noes pas pėrmbytjes dhe, duke u nisur nga kjo, "u pėrpunua" legjenda kristiane e Santiagos. Pas kataklizmės qė kristianėt e quajnė pėrmbytje, ndodhi njė zbarkim personash tė pėrzėnė nga trojet e tyre? Nuk ėshtė njė hipotezė e pamundur...

Nga ana e tij, Roderiku i Toledos (libri I, kapitulli 3) ėshtė kategorik dhe i informuar: "Bihet dakord edhe mbi faktin se Spanja, nė kohėrat e para, ka mbajtur emrin Setubalia, qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse bashkim i tri fjalėve, pėrkatėsisht "sein", "tubaI", "ria" ose "Iia", qė nė gjuhėn e lashtė baskė nėnkuptojnė fjalė pėr fjalė: vend me prejardhje nga TubaI...". Nė shekullin e XIX-tė legjendat u braktisėn nė favor tė teorive; ishte epoka nė tė cilėn antropologjia, mė mbėshtetjen e Darvinit dhe tė darvinizmit, besonte se i kishte kaluar nė sitė tė gjithė dituritė.

Pothuajse tė gjitha teoritė e formuluara nė kėtė periudhė pėrmendin njė "ardhje" tė baskėve nga vendet e Lindjes sė Afėrt, sikur tė kish qenė e pakonceptueshme qė ata tė gjendeshin atje qysh nga kohėra qė nuk mbaheshin mend. Kjo ide e njė Babai Adam (i krijuar nga Zoti apo i nxjerrė nga Darvini me prejardhje nga majmuni) si orientali i parė pėr hirin e Gjenezės, pėrmbledh tė gjithė prejardhjen e tij poetike; produktet e "tė vetmit", prej ndėrhyrjes sė Noes, u shpėrndanė nė tė gjithė kontinentet...

Praktikisht duke pranuar se as Gjeneza dhe as Darvini nuk na e japin ēelėsin e origjinės sė njeriut, as tė origjinės sė racave, as tė kohės, as tė hapėsirės, ashtu siē nuk u japin shpjegim ndryshimeve qė i kanė krijuar ato... Kėrkime tė shumta lidhur me origjinėn e baskėve janė bazuar mbi "eskuara"-n, gjuhėn baske. Nė tė janė gjetur - dhe nuk ka sesi tė ishte ndryshe - rrėnjė tė shumta tė ngjashme me ato tė idiomave tė tjera, edhe midis mė tė largėtave. Rrėnjė identike, me paksa vullnet tė mire, gjenden gjithmonė. Janė gjetur kėshtu afėrsi midis gjuhės baske, gjuhėve altaike, dialekteve eskimeze, atyre tė indianėve tė Amerikės, tė veriut e tė jugut e tė tjera.

Rrėnjėt e pėrbashkėta qė qenė gjetur janė "tretur" nė provimin e fakteve dhe pjesa mė e madhe e atyre qė akoma rezistojnė (pa garanci), janė nė numėr tė pamjaftueshme pėr tė qenė bindėse. Nga ana tjetėr, edhe sikur tė kishin qenė tė mjaftueshme, nuk do tė mund tė pėrbėnin njė provė.

Ekzistojnė mė shumė fjalė keltike, franceze, latine dhe spanjolle nė gjuhėn baske dhe mė shumė terma baskė nė gjuhėn franceze nga sa francezėt pėrgjithėsisht, nuk e imagjinojnė, por jo pėr kėtė arėsye baskėt janė keltė, romakė, spanjollė apo francezė. Dy popuj qė u janė bashkangjitur baskėve janė berberėt dhe disa tribł tė Kaukazit... Do tė kemi rast tė riflasim mė poshtė, por pėr momentin asgjė nuk lejon tė pohohet qė baskėt janė mbeturina e njė pushtimi berber apo kaukazian.

Me kėtė logjikė, jo tė mbėshtetur nga ndonjė provė, mund tė pranohet edhe e kundėrta, domethėnė qė janė berberėt dhe kaukazianėt ata qė janė rezultati i njė pushtimi bask! Faktikisht, nga aq sa dihet, parahistoria e Europės (edhe mė e hershmja) shfaqet mjaft e pasur me mbeturina njerėzore sa qė tė mund tė pranohet qė ky rajon tė mos ishte veēanėrisht shkretėrinor! Me aq sa di unė, ėshtė pikėrisht atje, qė ėshtė zbuluar rrėnja (rrėnjėt) e homo sapiens...

Ndoshta do tė jetė pėr tė patur "ndėrgjegjje tė pastėr" qė trashėgimtarėt e keltėve, tė romakėve, tė frankėve dhe tė visigotėve, pushtues tokash tė pabanuara, kėmbėngulin pėr tė njohur se nė fund tė fundit, duke parė qė banorėt e kėtyre tokave qenė vetė ata pushtues, t'i mashtroje a nuk nėnkuptonte gjė tjetėr po tė rivendosje drejtėsinė?

Midis teorive tė pushtimeve, ajo mė tėrheqėsja dhe, le ta themi, e vetmja qė mund tė ketė njė dukje serioziteti nė mospėrputhjet e saj me koordinatat aktuale tė shkencės sė njeriut, do tė ishte teoria e origjinės atlantidase tė popullit bask (dhe e ndonjė tjetri), mbi tė cilėn fatkeqėsisht, derikur Atlantida tė mos jetė zbuluar, mbi tokė apo nėn ujėrat atlantike, vetėm mund tė thuren fantazi.

Por kjo nuk jep tė drejtėn qė t'i refuzohet mundėsia. Megjithatė, origjina e grupit ėshtė pikėrisht atje, nė tokėn baske.

Nga Armin Tirana
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi