Kodi Bushido

Shko poshtė

Kodi Bushido

Mesazh  Xhemajl prej 27.07.11 14:17



‘’Bushido’’ do te thote ‘’menyra e luftetarit’’ dhe kjo menyre ndodhej ne zemren e besimeve dhe te sjelljes se nje Samurai.

Filozofia e Bushidos ka te beje me ‘’ēlirimin nga frika’’.

Nёnkuptonte se Samurai kishte kapёrcyer frikёn e vdekjes sё tij. Ai kishte ofruar paqen dhe fuqitё e tij nё shёrbimin e zotit tё tij, nё njё mёnyrё tё ndershme dhe besnike, dhe tё vdiste po ndershmёrisht nёse do tё ishte e nevojshme. Njё Samurai nuk nxirrte kurrё shpatёn e tij nga kёllёfi pa ndonjё arsye, dhe nuk e rikthente atё kurrё nё vendin e saj pa nder. Kavalieri luftёtar mund tё ndeshej deri nё vdekje pёr fisnikun tё cilin shёrbente, ose ishte Ronin (Samurai pa zotёri), dhe  I binte pёrreth vendit, duke lutuar pёr tё mirёn dhe tё drejtёn. Duke patur si princip njё kod qё nuk i jepte asgjё, por qё i ofronte gjithcka, arriti tё bёnte mёnyrё jetese veprimet e ofruara, duke qenё indiferent pёr vdekjen, e cila ishte e vetmja shoqёri qё e shoqёronte nё ēdo moment.

Samurajtё shfaqen rreth shekullit tё 12, por shumё mё ndryshe nga forma pёrfundimtare qё njohim ne. Fillimisht jetojnё nё formёn e ushtarёve nёn shёrbimet e qeveritarёve lokalё. Por mё vonё, pasi arrijnё tё fitojnё njё autoritet dhe njё rol tё rёndёsishem nё shoqёrinё japoneze, fillojnё tё zhvillojnё elemente kavaliereske dhe venё bazat  pёr njё kod etik qё mё vonё do tё pёrhapet me emrin Bushido. Ky Kod  mund tё konsiderohet si njё seri ndalimesh nё mёnyrё qё tё mbahet disiplina. Nёpёrmes kёtyre ‘’ndalimeve’’, nё tё vёrtetё Samurai ēlirohet nga vargojtё e botёs sonё materiale .

Njё karakteristikё si e Bushidos ashtu dhe e Samurait, ёshtё se pёr tё dyja vdekja ёshtё zbulimi i kuptimit tё jetёs. Ekziston vetёm udha, vendimi dhe veprimi. Samurajtё ndiqnin njё rrugё Vullneti. Njeriu i Bushidos ka dhёnё 4 betime: Tё mos jetё i ngadaltё gjatё Udhёs. Tё respektojё prindёrit e  tij. Tё mbizotёrojё gёzimin dhe hidhёrimin.Ky ёshtё kodi i Samurajve, qё me mencurinё e tij si model jetese, ecёn pёr gjatё shekujve.


KODI BUSHIDO


Nuk kam prindёr. Qielli dhe Toka janё prindёrit e mi.


Nuk kam fuqi Hyjnore. Bindja ёshtё mjeti im.


Nuk kam forcё magjike. Forca brendёsore ёshtё magjia ime.


Nuka kam as jetё as vdekje. Pёrjetёsia ёshtё jeta dhe vdekja ime.


Nuk kam trup. Trimёria ёshtё trupi im.


Nuk kam sy. Rrufeja ёshtё sytё e mi.


Nuk kam veshё. Ndjeshmёria ёshtё veshёt e mi


Nuk kam krahё e kёmbё. Shpejtёsia ёshtё gjymtyrёt e mi.


Nuk kam qёllime. Shansi ёshtё qёllimi im.


Nuk kam mrekulli. Fati (Darma) ёshtё mrekullia ime.


Nuk kam principe. Principet e mija janё pёrshtatshmёria nё tё gjitha gjёrat.


Nuk kam shokё. Mendja ёshtё shoku im.


Nuk kam armiq. Marrёzia ёshtё armiku im.


Nuk kam  uniformё luftarake. Vullneti dhe drejtёsia janё uniforma ime luftarake.


Nuk kam kёshtjella. Shpirti im i patundshёm ёshtё kёshtjella ime.


Nuk kam shpatё. Ёndrra e shpirtit tim ёshtё shpata ime.

Nga dituriwordprss/.
avatar
Xhemajl

259


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kodi Bushido

Mesazh  IndigoStar prej 16.08.11 4:15

interesante flm
avatar
IndigoStar

So mote it be !
786 369⚕️⚜️️‍🔺🕉️الله
Knowing is Good, but knowing Everything is Better
Making Good Man Better
Family comes first

61


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kodi Bushido

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 16.08.11 11:39

Sa e cuditshme !
avatar
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kodi Bushido

Mesazh  Jon prej 10.07.13 0:18

Kodi i Bushido ėshtė kodi i mirėsjelljes sė njė samurai. Ėshtė njė grup i rregullave morale qė samurai ndjek gjatė gjithė jetės sė tij, por edhe me vdekjen e tij, sepse vdekja ėshtė po aq e rėndėsishme sa edhe jeta.

Kodi i Bushido ėshtė njė kod qė duhet idealisht tė pasohet nga tė gjithė praktikuesit e arteve marciale japoneze.

Teksti i mėposhtėm ėshtė shkruar shumė kohė mė parė nga njė samurai. Lejeni tė hapur mendjen tuaj nga fjalėt e tij.

Bushido tė thotė vullnet i vendosur pėr tė vdekur.
Kur ju do ta gjeni veten nė udhėkryq tė rrugės
dhe ju duhet tė zgjidhni rrugėn, mos hezitoni:
Zgjidhni rrugėn e vdekjes.
Dhe tė mos keni asnjė arsye tė veēantė
dhe shpirti i  juaj tė jetė i fortė dhe i gatshėm.

Dikush mund tė thotė se nė qoftė se ju vdisni
pa arritur ndonjė qėllim,
vdekja jote nuk do tė ketė kuptim:
ajo do tė jetė si vdekja e njė qeni.

Por kur ju do ta gjeni veten nė udhėkryq
ju nuk duhet tė mendoni nė lidhje me arritjen e njė qėllimi
nuk ėshtė momenti pėr tė bėrė plane.

Tė gjithė preferojnė jetėn nė vend tė vdekjes, nėse arsyetojmė
ose nė qoftė se kemi njė projekt, do tė zgjedhim rrugėn e jetės.
Por do tė ju mungojė  qėllimi dhe nė qoftė se ju mbeteni i gjallė
nė tė vėrtetė ju do tė jeni njė frikacak.

Kjo ėshtė njė konsideratė e rėndėsishme.
Nėse ju vdisni pa arritjen e njė qėllimi,
Vdekja juaj mund tė jetė si vdekja e njė qeni,
Vdekja e ēmendurisė
por nuk do tė ketė asnjė njollė nė nderin tuaj.

Nė Bushido, nderi ėshtė i pari.
Prandaj, ideja e vdekjes tė jetė e shtypur nė mendjen tuaj
ēdo mėngjes dhe nė ēdo mbrėmje.

Kur vendosmėria juaj pėr tė vdekur nė njė moment tė caktuar
ka gjetur vend tė qėndrueshėm nė shpirtin tuaj,
ju keni arritur majėn e udhėzimeve Bushido.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kodi Bushido

Mesazh  Arb prej 10.07.13 12:04

E habitshme eshte.

Gjithmone Samurajt per shume kend kane qene pergezues per qellimin e venjes se jetes se tyre, aq sa nje pjese e madhe e show bizit boterore kan qene te solidarizuar me veprimet e tyre. te gjithe kan qene te admiruar ne flijimin e vetes se tyre karshi nje "perendie " qe ata i kane besuar, karshi ruajtjes se krenarise, karshi ruajttjes se vlerave vetanake. E gjith kjo nga bota eshte cilesuar si dichka teper e mahnitshme dhe ARTISTIKE.

E kur sot i kemi ata luftetare qe luftojne ne shtepite e tyre qe ta debojne armikun e ardhur mijera kilometra larg, duke dalur ne lufte per t'a mbrojtur nderin e tyre, kombin, fene ,vatanin, me shprese se vdekja e tyre do t'i knaq dhe plotesoje urdherat e Zotit te tyre, ata nje zeri nga bota quhen TERRORIST
avatar
Arb

42


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kodi Bushido

Mesazh  Siroco prej 08.11.14 18:40

Kodi Bushido



Bushido (武士道) u ndikua shumė nga Zen budizmi, duke shndėrruar ekzistencėn e dhunshme tė samurajve dhe e kaliti nė urti e gjakftohtėsi. Kodi i thjeshtė e i pėrsosur i nderit ka qenė, ėshtė e do tė jetė shtegu i vetėvendosjes, disiplinės dhe vetėrregullimit tė njeriut nė rrugėn drejt vetes.

S’ka ngjashmėri mė tė madhe mes dy kodesh, trashėguar prej zotave mbi kėtė tokė, sesa mes Kanunit Shqiptar dhe Kodit Bushido tė popullit japonez.

Aty gdhendet epokave shpirti i njeriut, nė mėnyrėn sesi ai mund tė jetojė e vdesė, tė rritet, tė trashėgojė e lėrė amanet porositė hyjnore. Kėto ligje universale janė boshti i vėrtetė moral, mendor e shpirtėror i njeriut. Funksionimi i pėrpiktė i kėtyre ligjeve ka treguar se nuk ka nevojė pėr fe, religjione, besime e ligje tė tjera pėrveē kėtyre dhe vendimit tė njeriut pėr tė trajtuar tjetrin si veten, e, para sė gjithash, tė trajtojė veten me respekt, duke mos harruar pėr asnjė ēast besėn qė ka dhėnė para zotave nė fillim tė herės.

Pėrsakohė kėto ligje nuk do tė ringjallen, pėrdoren siē duhet e t’i rikthehen kujtesės, sėrish nė thelbin e vet, tė gjithė do tė bėjmė rrugėn mė tė gjatė drejt njėritjetrit e vetes.


KODI BUSHIDO

Nuk kam prindėr – Qielli dhe Toka mė janė prindėr.

Nuk kam fuqi hyjnore – Tėrėsia ėshtė fuqia ime.

Nuk kam pasuri – Vetėmohimi ėshtė bollėku im.

Nuk kam fuqi tė mbinatyrshme – guximi i brendshėm ėshtė fuqia ime magjike.

Nuk kam jetė a vdekje – Pėrjetėsia ėshtė vdekja ime.

Nuk kam trup – Qėndrueshmėria ėshtė trupi im.

Nuk kam sy – Rrufeja ėshtė syri im.

Nuk kam veshė – Ndjeshmėria ėshtė veshėt e mi.

Nuk kam krahė e kėmbė – mendjemprehtėsia ėshtė gjymtyrėt e mi.

Nuk kam qėllime – Shansi ėshtė qėllimi im.

Nuk kam mrekulli – Fati (Dharma) ėshtė mrekullia ime.

Nuk kam parime – Parimi im ėshtė pėrshtatja me gjithēka.

Nuk kam shokė – Prirja ime ėshtė shoqėria ime.

Nuk kam armiq – Shkujdesja ėshtė armiku im.

Nuk kam mburojė – Bujaria dhe ndershmėria janė mburoja ime.

Nuk kam kėshtjella – Qetėsia ėshtė kėshtjella ime.

Nuk kam shpatė – Jomendja ėshtė shpata ime.

Shtatė virtutet e Bushido:

GI – Drejtėsi.

YU – Guxim.

JIN – Dashamirėsi.

REI – Respekt.

Makoto – Ndershmėri.

Meiyo – Nder.

Chugi – Besnikėri.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


214


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kodi Bushido

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi