Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

Mesazh  Estilen prej 25.07.11 10:35


Femrat mė me ndikim nė Shqipėri




Ashtu siē bėn ēdo vit revista legjendare “Forbes”, e themeluar nga dinastia skocezo-amerikane me tė njėjtin emėr, edhe nė Shqipėri pėr herė tė parė nis rrugė njė nga klasifikimet mė tė ēuditshme.

Njė grup studentėsh tė Universitetit Publik tė Tiranės, prej kohėsh kanė themeluar klubin e tyre social tė emėrtuar “campusALBANIA”. Pa konsumuar kohėn nėpėr kafene lagjesh, studentėt e masterit pėr gazetari tė Fakultetit Filologjik bėjnė kėrkime interesante vullnetare dhe pas grumbullimit tė informacioneve, hartimit tė njė database-i listojnė emra individėsh,kompanish apo titujt e medias mė me influencuese nė vendin tonė.

Pas kontakteve dhe bisedave me studentėt e shkėlqyer masterizantė Ola Xama, Alba Kekezi, Alket Saliasi, Jurgen Spiro, Gėzim Neziri, Anri Bala, Reldar Dedaj,botohet nė gazetėn mė tė madhe tė pėrditshme “Shekulli” listimi i 10 femrave mė me influencė nė kėtė vend.



1-Argita Malltezi Berisha.


Juristja 37 vjeēare, fėmija i parė i kryeministrit tė vendit udhėheq listėn e femrave mė tė pushtetshme. Flitet se ka njė influencė absolute nė vendimmarrjet e tė atit. Truri i tė gjitha bizneseve familjare kryeministrore, zonja Malltezi emėrtohet ndryshe edhe kryeministrja background e kėtij vendi.

Qysh me ardhjen nė pushtet tė tė atit mė 2005, kontrollon nė mėnyrė absolute pikat mė nevralgjike tė pushtetit ekonomik duke vendosur nė krye tė tyre shoqėrinė e saj ose besnikė farefisi.

2-Linda Rama Basha


Bashkėshortja ekonomiste e liderit tė opozitės ka ngjitur shpejt shkallėt e kėtij listimi. Edi Rama nuk e ka vetėm grua, por edhe njė partnere, shoqe dhe kėshilltaren mė tė mirė. E mirėarsimuar nė vend dhe e specializuar nė Perėndim, zonja Rama ka njė karrierė tė pasur si financiere e zonja, lektore dhe aktiviste e shoqėrisė civile. Ka drejtuar Agjencinė Kombėtare tė Privatizimeve edhe gjatė kohės kur Sali Berisha ka qenė President i Republikės.

Thuhet se Berisha ka njohur nga afėr korrektėsinė dhe racionalitetin e Linda Ramės e ndryshe nga herėt e tjera ka qepur gojėn duke pranuar nė heshtje meritat e bashkėshortes sė Edi Ramės. Nė familjen pėrmetare Xhillari ku zonja Rama ka qenė nuse pėr herė tė parė gėzon njė respekt tė jashtėzakonshėm.

3-Lirie Berisha


Listėn e vazhdon pėrsėri njė nga eksponentet e familjes kryeministrore. Mjekja pediatre Lirie Berisha e lindur dhe e rritur nė Tiranė me nėnė serbo-malazeze dhe baba shqiptar shquhet pėr njė inteligjencė mesatare.

Besnike e bashkėshortit tė saj, momentalisht zonja Berisha ushtron influencėn vetėm te garderoba dhe kuzhina e kryeministrit. Qėndron larg vendimmarrjeve tė burrit, por nė raste tė veēanta mendimet e saj nuk diskutohen, vetėm zbatohen. Ka bėrė kompromis me Argitėn, qė pas 2005-ės kryekėshilltare tė jetė kjo e fundit.

4-Jozefina Topalli.


Numri dy i partisė nė pushtet, kryeparlamentarja shkodrane ka forcuar pozitat e saj kėto gjashtė vitet e fundit. Pinjolle e njė prej familjeve tė arsimuara, tė pasura, katolike dhe tė persekutuara nga regjimi komunist po zgjeron oreksin e saj duke punuar underground pėr drejtimin e PD-sė pas largimit tė Berishės.

Klani i saj nė pushtet i druhet vetėm influencės sė Argita Malltezit, e cila kėrkon qė tė kontrollojė vazhdimin e drejtimit tė PD-sė me kukullėn e saj Lulzim Basha. Priten zhvillime tė forta nė vjeshtėn e 2013. Zonja Topalli ėshtė pasuruar shumė financiarisht vitet e fundit duke rimarrė asetet e patundshme tė paraardhėsve tė saj.

5-Monika Kryemadhi


Ish socialistja e thekur e konvertuar nė integriste tė heshtur, gjatė kohės kur burri i saj Ilir Meta ishte kryeministėr ka qenė me plot kuptim monarkistja absolute e vendit. Me njė influencė tė jashtėzakonshme dhe me impaktin qė ēlironte qeverisja e korruptuar e burrit tė saj skraparlli, gjatė viteve 2000-2002 jo zyrtarisht ka kontrolluar financat, rendin, shėndetėsinė, diplomacinė,drejtėsinė dhe transportet nė Shqipėri.

Dibrane me origjinė, vajza e njė ish-ushtaraku tė nomenklaturės bolshevike ka njė karakter biologjik altruist. Pas koalicionit qė partia e Ilir Metės bėri me armikun tradicional tė tyre Sali Berisha, zonja Kryemadhi ėshtė zhvendosur nė hije. Drejton LSI-nė dhe komandon ministritė qė kjo parti ka zgjedhur nė qeverisjen Berisha 2.

6-Vjollca Hoxha


E veja e ish administratorit tė pėrgjithshėm tė Top Media-s, pas vdekjes tragjike tė bashkėshortit Dritan Hoxha mori pėrsipėr drejtimin e kompanisė mė tė madhe mediatike nė vend. Menaxhon televizionin mė tė madh dhe mė me influencė Top-Channel si dhe biznese tė tjera veēanėrisht kafen e famshme Lori.

Ka ditur tė suksesojė punėn, kontributin dhe avangardėn qė la pas burri i saj. Njė nga tė paktat femra milionere nė Shqipėri, zonja Hoxha ende ruan njė profil mjaft populist, racional dhe kėmbėngulės nė drejtimin qė u bėn kompanive tė saj.



7. Deborah Jones

Zėvendės ambasadorja e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ėshtė e vetmja femėr e huaj qė listohet nė kėtė ranking. Me njė karrierė modeste nė diplomacinė amerikane, zonja Jones njeh jo vetėm gjuhėn por edhe mentalitetin shqiptar.

E sertė, kėmbėngulėse dhe mjaft strikte nė detyrėn e saj sė bashku me ambasadorin Arvizu pėrfaqėsojnė nė mėnyrė deēizive dhe tepėr diplomatike dy nga njerėzit mė me influencė nė Shqipėri. Kanė arritur deri tani tė mbajnė nėn kontroll politikėn sharlatane tė Tiranės pavarėsisht se herė nga e majta dhe herė nga e djathta atakohen primitivisht.

8-Vera Grabocka


Mund tė quhet pa frikė regjisorja, menaxherja dhe producentja e frikshme televizive shqiptare. Themeluese e spektaklit shqiptar, bashkėshortja e aktorit Timo Flloko ėshtė kthyer nė institucionin mė produktiv mediatik. Kudo ku shkel kėmba e saj garantohet sukses dhe mjaft televizione shqiptare e pėrdorin si patentė e garancisė sė programeve tė tyre.

Pasurohet vit pas viti me trendet e reja, idetė e saj tė ēmendura&tė guximshme. Tė punosh me tė ėshtė njė “tmerr” dhe njė univers pa fund. Nuk plaket kurrė dhe momentalisht mbetet ikona e shkollės televizive domestike. Ka dy nėshtetėsi, amerikane dhe shqiptare.

9-Teuta Topi


Ndryshe nga Zonjat e Para nė vendet e tjera, bashkėshortja e Presidentit tė Republikės ėshtė njė grua e thjeshtė. E tėrhequr mė tepėr pas jetės familjare dhe rutinės sė punės sė pėrditshme qė bėn nė Ministrinė e Bujqėsisė. Indiferenca karshi objeksioneve dhe vendimmarrjeve tė burrit tė saj e klasifikojnė Teuta Topin nė vendin e parafundit.

10-Ina Rama


Nė fillim e etiketuan Silvia Conti, mė pas manekina qė vetėm krihet dhe qesh deri sa kėtė fillim viti e shigjetuan me epitetet lavire, ndrikull, shoqe bulevardi, tradhtare. Kryeprokurorja e pėrgjithshme e kėtij vendi, 39 vjeēarja Ina Rama pavarėsisht postit publik qė mban, ka njė influencė tė limituar nė publik dhe sidomos mbi politikėn e egėr tė kėtushme.

Rėnia nė ujdi me tė majtėn dhe tė djathtėn e kanė kthyer simpatiken durrsake nė njė vegjetuese tė parrezikshme nė krye tė organit tė akuzės. Zonja Rama, vajza e njė skenaristi dhe regjisori lokal ėshtė e martuar dhe ka dy vajza.

Shekulli 19/07/2011

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

Mesazh  Ufo prej 25.07.11 18:26

U qetsova kur nė fundin e shkrimit pashė se shkrimi ishte botuar nė gazetėn ''Shekulli'' Estilen, ndryshe s'do mė zinte gjumi pasi pasaktėsia e tė dhėnave ėshtė mjaft e madhe.

Ti marim me radhė, duke ditur maskilizmin e K/ministrit tonė dhe vendi nga ai vjen dy damat e shtėpisė sė tij bien poshtė.Berisha ėshtė nga ata burra tė mbrapshtė ndoshta pėr njė pjesė tė mirė tė popullit, por pikėrisht akuzohet pėr diktator se nuk pyet pėr dhe Zotin vetė.

Bashkėshortja e Ramės as qė njihej ditė mė parė, por duke parė dhe ditur se si ėshtė sjellė z Rama me gratė tė fejuarat apo edhe dashnoret e tij edhe ky argumnent bie poshtė pa hyrė mėtej.

Zonja e rondokopit Meta, dikur i bėnte ligjin tė shoqit dhe vetė gjysmės sė PS-sė, por kjo dikur ėshtė goxha e largėt, kjo zonjė veēse bėn ligjin dhe s'lė njeri tė flasė nė emisionet e televizionit tė Kabulit ''Klan'' nė rastet qė ėshtė e ftuar ndonjėherė...

Deborah Jones, mbush boshllėqet e meksikano-japonezit me emėr t'vėshtirė qė fatkeqsisht ėshtė ambasador i njė vendi shumė tė rėndsishėm nė vendin tonė, tė gjithė e pamė se ai nuk reagoi fare ndaj vjedhjes sė hapur tė votės tiranase.

Zonja e Top Channel s'ka pushtet mė, tė gjithė e dimė se mezi po ruan 51% e aksioneve nė kompanitė e tė ish tė shoqit, tė gjithė gjithashtu e dimė se pėr nga pushteti dhe influenca s'i afrohet askund atij qė ishte njeri i madh nė bisnesin e medias elektronike.


Gjithashtu edhe zonjat Rama e Topalli s'janė tė zonja pėr ndonjė punė pasi kemi parė se janė tė influencuara sidomos K/parlamentarja
Zonja Topi thjesht ėshtė njė dekor nė krah tė Presidentit, dhe e vetmja qė mund tė meret seriozisht nė konsideratė pėr sa i pėrket kulturės qė ajo rrezaton nė fushėn e sajė, ėshtė padyshim Grabocka por ajo thjesht ka ''pushtetin'' e t'argėtuarit tė spektatorit televiziv, ndonjėherė dhe me kopje por nė kėtė botė asnjeri s'ėshtė absolut apo jo ?

Pėrshėndetje dhe faleminderit Estilen, komenti ishte thjesht opinioni im se si i shoh unė gjėrat, i shkrova pak popullorēe pasi ''izmat'' nganjėherė prishin goxha punė..T'uroj shėndet dhe sa mė shumė shkrime qė pėrgjithsisht i keni mjaft tė bukura dhe tė goditura !

avatar
Ufo

181


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

Mesazh  Estilen prej 25.07.11 21:29


Ufo,per shume fakte nga ato qe komentonit keni te drejte,mbasi edhe une kam shume rezerva per ato vlersime ndaj disave nga ato te ashtuquajtura femra te 'fuqishme''.Kurse per zonjat Berisha une nuk jam dakord me ju,sidomos per zonjen Argita.

Opinionet dhe vlersimi per te eshte shume i sakte dhe ndoshta i mangut,ne se vertete i referehemi fakteve dhe dekumentacionit te ''gjalle''qe ajo ka arkivuar ne aktivitetin e saj shoqeror,ekonomik apo edhe politik.Ajo eshte nje mister i vertete,ne te ardhmen kur zoti Berisha te rrezohet nga''fiku''atehere ti,une dhe gjithe shqiptaret do mesojne enciklopedine misterioze te Znj.Argita Berisha.

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

Mesazh  abramelin prej 25.07.11 22:07

te gjith e dim se gazeta Shekulli eshte gazeta ma e shpifun ne shqiperi dhe eshte gazet komplet e majt,anti Berish.
Si estilen qe asht e gjitha e majt dhe kur shkruan per politiken ēdo gje anti Berish,anti PD.
Sa do i poshter te jet Berisha me shoket e vet eshte me i mir se Edi Rama me mafien e vet.

abramelin

44


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

Mesazh  Estilen prej 26.07.11 8:43

abramelin shkruajti:te gjith e dim se gazeta Shekulli eshte gazeta ma e shpifun ne shqiperi dhe eshte gazet komplet e majt,anti Berish.
Si estilen qe asht e gjitha e majt dhe kur shkruan per politiken ēdo gje anti Berish,anti PD.
Sa do i poshter te jet Berisha me shoket e vet eshte me i mir se Edi Rama me mafien e vet.


Abramelin,gjyko nje realitet shqiptaresh dhe jo ralitet partiak.Sa do i verber qe te jesh,nuk ka shume nevoje per te kuptuar se sa kusar dhe i pangopur eshte klani ''Berisha''.

Shihi gjerat pak me holle.Ai per te mbrojtur ''politikat'' bastarde dhe kusarine e pafund ka vene ne sherbimin e tij te
Klanit mafioz
pothuaj te gjitha institucionet baze te Drejtesise dhe nje armate te tere mediash e Tv(Media eTv qe punojne 24 ore non stop per kete klan mafiozesh si...Klan tv...TVSH..ABC News,...UTV...Neser tv...Albanian Srcen tv ...Tashti edhe News 24 mbasi u ble per 7 milion euro ..
Gazete 55 ...gazeta Panorama...Tirana Observer...,Koha jone...Agon ...RD..Integrimi i lesh e lise Republika, ...Standart..Metropol e shume e shume te tjera qe per mometin s'me kujtohen...

Atehere duhet te jesh i djathte qe te mos i shohesh dhe te mos i denoncosh keto veprime qe bien ndesh edhe me vet politiken e z.Berisha dhe PD-se...?

Degjojini te pakten nje here te vetme ankesat e pafund te qytetarve te bregdetit per uzurpim te tokave nga qeveritare te larte,pa perjashtur kudo ne cdo afere znj.Argita,qe nga Porto Romano,Gjiri i Lalzit,dil se fundmi ne Gose te Kavajes per te ashtuquajturn fshat Turistik prej 600 ha qe Berisha promovoi kete te diel,vazhdo ne bregdetin e Divjakes,e perfundo ne Orikum -Sarande...

Mos do te te kujtoi edhe 50 ha pyll turistik qe zonja Argita ka blere ne Gjinar te Elbasanit,apo edhe ne zonen e bregut te Lezhes...?

Jo keshtu zoti Abramelin,gjykimi duhet te shtrihet jo mbi bindjet partiake,por mbi shpinen time,tenden dhe tere shtreses se bazes...Ne se doni te dini ende mbi poshtersite e politikes pa perjashtim,me duhet te tregoi dhe per pasojat qe fisi im ka pesuar keto 20 vjet nga ''pushtuesit barbare te tokave'',mbi pronat e eterve dhe gjysherve te mij..

Mos valle krahu i majte eshte me i paster se ky qe eshte tashti ne pushtet..?Jo ...te gjithe politikanet kane hyre ne kete lloi biznesi,vetem per tu pasuruar nepermjet vjedhjeve te pastra dhe perfitimit maximal nga fuqia qe ju jep pushteti..


Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi