Vrasja e John Lennon-it

Shko poshtė

Vrasja e John Lennon-it

Mesazh  Berti69 prej 21.07.11 0:54

Vrasja e John Lennon-it



A ishte Mark Chapman njeriu i CIA-s ?

Nje tjeter histori dhe nje tjeter teori ne lidhje me vrasjen e te madhit Lennon qe sfidon historine zyrtare te ketyre 30 viteve te fundit.

Pėr tė gjithė ata ‘baby-boomers’, vitet formuese tė tė cilėve pėrkuan me ndryshimet qė sollėn vitet ’60, njė e hėnė e butė e dhjetorit tė vitit 1980 do tė mbahet mend gjithmonė si dita kur muzika “vdiq”.

Nė Njė Jork, enigmatiku, karizmatiku, shpesh vetmitari dhe ish- “Beatles”, John Lennon, hyri nė hollin e Dakotės, parkingut tė bllokut ekskluziv tė ndėrtesave tė banimit nė tė cilin kishte jetuar 8 vitet e fundit. Kasetat e kėngės sė re, tė cilėn 40- vjeēari sapo e kishte regjistruar me titullin “Tė ecėsh nė akullin e hollė”, ranė nė dysheme, ndėrsa vetė John u shemb i mbuluar nga gjaku pas disa tė shtėnave qė erdhėn nga errėsira.

Lennon po kthehej nė shtėpi, pas njė dite tė gjatė dhe tė lodhshme, me shpresėn se do tė arrinte qė ta takonte para gjumit tė birin e tij 5-vjeēar, Sean. Ai dhe Yoko Ono, bashkėshortja dhe bashkėpunėtorja e tij muzikore, zbritėn nga limuzina e bardhė para hyrjes dhe nė vend qė tė shkonin drejt e nė garazh preferuan qė tė bėnin njė copė rrugė nė kėmbė deri nė hyrjen e shtėpisė. Yoko ecte mė shpejt, duke vėnė re njė hije diku. Por mendoi se si zakonisht do tė ishte hija e ndonjė admiruesi tė Lennon qė kishte dalė aty pėr t’i marrė kėngėtarit ndonjė autograf, siē ndodhte rėndom. John ndėrkohė vinte pas Yoko-s, ndėrkohė qė dėgjoi t’i thėrrisnin nė emėr: “Zoti Lennon?”

Ylli ngadalėsoi hapin dhe u kthye pėr tė parė se kush i kishte thirrur. Befas tek pa njeriun nė mesin e errėsirės iu kujtua se atė fytyrė e kishte parė edhe disa herė tė tjera dhe madje mėngjesin e po asaj dite i kishte dhėnė njė autograf. Por kėtė herė i huaji kishte qėllim tjetėr. Ai ishte ulur nė gjunjė, nė njė pozicion luftarak me njė revolver nė duar.

Nė kėto ēaste, ndėrsa tė dy ndodheshin pėrballė njėri-tjetrit, u dėgjuan 5 tė shtėna tė qėlluara nė vendet ku mund tė shkaktonin edhe dėmet fizike maksimale. Lennon bėri edhe disa hapa dhe nė kėto e sipėr arriti vetėm tė bėrtiste: “Mė qėlluan, mė qėlluan”. Kur mbėrriti nė spital, 4 orė pas tė shtėnave, ai kishte ndėrruar jetė.

Ndėrkohė vrasėsi, 25-vjeēari Mark Chapman, qėndroi shumė qetėsisht nė vendin e krimit. Nė shesh gjendeshin gėzhojat e plumbave qė ai kishte shtėnė mbi Lennon, pranė pellgjeve ende tė papastruara tė gjakut tė tij. I mbėshtetur nė murin e ndėrtesės, Mark nxori nga xhepi njė kopje tė librit tė tė famshmit JD Salinger, romani i famshėm “Chater in the Rye”, i cili fliste pėr jetėn e njė adoleshenti dhe prej tė cilit tha mė pas se kishte marrė frymėzimin pėr tė kryer aktin e tij. Kur erdhėn policėt ai nuk bėri asnjė tentativė pėr tė ikur.

Ndėrsa po i vendosnin prangat dhe po e dėrgonin drejt makinės sė policisė, Chapman deklaroi se kishte vepruar i vetėm dhe mė pas, ndėrsa e kishin ulur pėr ta marrė nė pyetje nė stacionin e policisė, u tha hetuesve se “Lennon duhej tė vdiste”. Pėr mbarė botėn, qė e priti e tronditur dhe me lot nė sy kėtė krim, Mark ishte thjesht njė i marrė.

Ai kishte marrė shpesh droga dhe ishte njė person me probleme mendore. Nė shkollė nuk kishte shkuar mirė dhe ndihej i pėrbuzur dhe nė kėto kushte ai gjeti strehė nė njė botė imagjinare, nė tė cilėn ushtronte dhunė ndaj njerėzve tė tjerė. Ishte njė i rritur i mbetur ende i vogėl, qė nuk kishte bėrė kurrė njė punė tė duhur dhe qė gjente qetėsi vetėm kur dėgjonte kėngėt e “Beatles”.

Ishte njė vetmitar, qė shpesh e identifikonte veten me anėn e mbyllur dhe hermetike tė John Lennon. Por ideja e pasurisė sė madhe dhe famės sė madhe tė Lennon bėnė qė Mark tė ēonte nėpėr mendje ide tė dyshimta. Ai nisi qė ta ndiente veten tė tradhtuar, tė fyer nė thelbin e personalitetit tė tij. Sipas asaj qė nxorėn mė pas mjekėt, ai kishte dėshirė qė tė hakmerrej ndaj Lennon e ndėr tė tjera tė bėhej edhe vetė i famshėm, edhe pse vetėm pėr 15 minuta, por do tė ishin minuta qė do ta bėnin emrin e tij po aq tė pavdekshėm sa dhe emrin e vetė Lennon e mbi tė gjitha do t’i lidhnin kėta dy emra pėrjetėsisht bashkė.

E kėshtu vazhdon kjo histori pėr vite e vite me radhė, pra qė Lennon u vra nga njė i ēmendur. Por me afrimin e 30-vjetorit tė vdekjes sė Lennon, qė do tė jetė javės sė ardhshme, mė 8 dhjetor, ka nisur qė tė pėrhapet njė tjetėr histori, njė tjetėr teori nė lidhje me vrasjen e tė madhit Lennon, qė sfidon historinė zyrtare tė kėtyre 30 viteve tė fundit. Pra atė qė sapo rrėfyem.

Edhe pse ėshtė ende e paqartė nė disa detaje, nėse kjo histori do tė ishte e vėrtetė do tė shkaktonte tronditje dhe rebelim te miliona fansat e Lennon, tė cilėt ende e quajnė idhullin e tyre dhe ushqehen me muzikėn e idetė e tij tė paqes e barazisė.

Nė njė libėr tė ri, autori Phil Strongman pretendon se Chapman ishte thjesht njė “kukull” dhe se vrasėsi i vėrtetė i Lennon ishte vetė CIA, nė emėr tė fanatikėve tė establishmentit qeverisės amerikan.

Nė kėtė pėrfundim autori i librit mbėrrin duke kundėrshtuar tė ashtuquajturat “fakte” nė lidhje me kėtė vrasje dhe ēėshtje gjyqėsore, pėrfshi edhe supozimin bazė se Chapman ishte nė fakt njė fans i Lennon. Strongman shkruan se deri nė fundjavėn para vrasjes “Chapman, fansi i ēmendur i supozuar i Lennon, nuk kishte absolutisht ide pėr kėngėt, apo muzikėn e britanikut tė famshėm dhe nuk njihte asnjė album tė tijin”.

Autori pėrgėnjeshtron edhe pretendimin e bėrė shpesh se Chapman kishte 14 orė filmime tė xhiruara tė kėngėve tė Lennon. “Nuk ka asnjė provė, as fotografike tė kėtyre pretendimeve, pėr faktin e thjeshtė se ato nuk kanė ekzistuar kurrė”, thotė autori.

Kėshtu Chapman nuk ishte njė manjak VIP-ash qė guxoi shumė dhe veproi pėr tė pasur 15-minutėshin e tij tė famės. “Nėse ai do tė ishte njė njeri nė kėrkim tė famės dhe tė vėmendjes sė tė tjerėve, atėherė pėrse ai nuk pėrfitoi nga shansi qė mund t’i jepte njė gjyqi, pra seancat e njė gjyqi qė mund tė quhej edhe “gjyqi i shekullit?” Duke u vetėquajtur “fajtor”, Chapman e humbi tė gjithė vėmendjen qė mund t’i jepej nėse do ta kishte mohuar njė gjė tė tillė dhe do t’i ishte nėnshtruar njė procesi gjykimi tė gjatė. Pėrse vallė?”

Qetėsia qė kishte vrasėsi pas aktit tė krimit, ėshtė sipas autorit tė librit edhe njė nga ēelėsat pėr tė kuptuar se ēfarė ndodhi realisht, pasi ky fakt pėrbėn njė provė tė teorisė se vrasja e Lennon ishte njė vrasje e sponsorizuar nga shteti. Nėse Chapman dukej si njė zombi, pra njė gjysmė fantazmė qė nuk lėvizi pas aktit tė vrasjes, duke qėndruar aty nė pritje tė policisė, ishte sepse ai ishte pikėrisht njė fantazmė.

Strongmen sugjeron se Chapman ishte i rekrutuar nga CIA dhe i trajnuar prej tyre gjatė udhėtimeve tė tij nėpėr botė. Ishte shumė e ēuditshme pėr njė djalė tė thjeshtė nga Xhorxhia qė tė ndodhej nė shumė vende tė ēuditshme tė botės.

Pėr shembull, ėshtė i ēuditshėm fakti qė Chapman vizitoi Bejrutin nė njė kohė kur ai ishte njė qytet qė gėlonte nga aktiviteti i CIA-s dhe thuhej se ishte selia e njė prej kampeve stėrvitore sekrete, ku stėrviteshin vrasėsit. Njė tjetėr kamp thuhet se ndodhej nė Havai, vend nė tė cilin Chapman jetoi pėr disa vjet. Dhe kush ia financoi djalit tė varfėr udhėtimin nėpėr botė qė ai ndėrmori nė vitin 1975, qė e ēoi nė Japoni, Britani, Indi, Nepal, Kore, Vietnam dhe Kinė?

Pėr Chapman paratė nuk kanė qenė kurrė ndonjė problem, por askush nuk ka ditur tė japė njė shpjegim se nga i merrte ai paratė. E vetmja mundėsi, sipas autorit tė librit, mbetet se ai ishte nė listėn e pagesave tė shėrbimit sekret. Dhe diku nė kėtė rrugėtim mendja e tij u infiltrua. Me Chapman CIA mund tė ketė kryer njė nga operacionet e saj tė kontrollit tė mendjes pėrmes ilaēeve apo teknikave tė tilla si hipnozės pėr tė prodhuar vrasės pėr eliminimin e “elementeve shqetėsues”.

Kėta ishin njerėz mbi tė cilėt do tė binte faji i vrasjeve. Ja ēfarė thotė Strongman: “Libri i JD Salinger ‘Catcher In the Rye’ ishte pjesė e programit hipnotik tė Chapman, njė ‘shkrepėse’ qė do ta aktivizonte atė pėrmes disa fjalėve kyēe, qė tė kryente saktėsisht veprimin pėr tė cilin ishte stėrvitur”.

Ėshtė e qartė qė mbėshtetėsit e teorive tė konspiracionit kanė dyshuar pėr njė kohė tė gjatė se si amerikanėt, ashtu edhe armiqtė e tyre komunistė kanė pėrdorur gjithmonė teknika tė tilla pėr tė aktivizuar “vrasės tė fjetur”, siē flitet edhe nė filmin “The Manchurian Candidate”. Autori i librit nuk ėshtė i qartė nėse Chapman ishte i kategorisė sė vrasėsve tė pavetėdijshėm apo i bashkėpunėtorėve tė pavetėdijshėm.

Dyshimi i tij i thellė ėshtė se Chapman nuk veproi i vetėm, ashtu sikurse nuk veproi i vetėm edhe famėkeqi Lee Harvey Oswald kur vrau Presidentin e Amerikės, John F. Kennedy nė Dallas, apo siē veproi Sirhan Sirhan nė rastin e vrasjes sė vėllait tė Presidentit, Robert Kennedy. Madje autori vė nė dyshim edhe faktin se ishte Chapman ai qė qėlloi mbi John. “Plumbat janė qėlluar nė trupin e Lennon nga njė distancė shumė e vogėl dhe shumė pranė njėri-tjetrit sa njė patolog mė pas e pati shumė tė vėshtirė qė tė gjente pikat e hyrjes sė tyre.

Nėse kėto tė shtėna kanė ardhur nga Chapman, atėherė bėhet fjalė pėr tė shtėna shumė tė mira. “Nė fakt ēdo plumb i ardhur prej tij ishte njė mrekulli, sepse Chapman ishte nė tė djathtė tė Lennon dhe sipas raporteve tė autopsisė dhe certifikatės sė vdekjes bėhej e qartė se plagėt e Lennon ishin nė tė majtė tė trupit tė tij”. Nė vijim tė kėtij arsyetimi Strongman thotė se me siguri qė do tė ketė pasur njė tjetėr person qė ka qėlluar.

Ajo qė ka shtuar edhe mė shumė dyshimet e autorit tė librit ėshtė edhe natyra shumė e nxituar dhe e pėrciptė e kryerjes sė hetimeve tė policisė pas arrestimit tė Chapman. “Qetėsia e jashtėzakonshme e Chapman pas vrasjes sė Lennon nuk u mor kurrė nė konsideratė si njė fakt i ēuditshėm dhe sjellja e tij nuk u analizua pėrmes testeve pėr tė parė nėse ishte nė hipnozė ky njeri, apo ishte vėrtet i dalė mendsh.

Sipas autorit tė librit, FBI-ja sė bashku me CIA-n kishin bėrė planet pėr ta eliminuar Lennon. Po pėrse vallė Lennon ishte nė listėn e tyre? Ka shumė tė ngjarė qė tė kishte “inatosur” pėrfaqėsuesit e fuqishėm tė sė djathtės amerikane, sė pari me kundėrshtinė e tij ndaj luftės sė Vietnamit dhe sė dyti me fushatėn e tij tė paqes.

Pikėrisht kėtu ata qė kanė jetuar nė atė moment duhet qė tė ndalen pak. Lennon ishte njė gjeni i marrė, njė performues, por ishte njė ėndėrrimtar, jo njė njeri veprues. Shkruante kėngė, luante nė kitarė, kishte ide interesante, na bėnte pėr tė qeshur. Por ai nuk kishte tė ngjarė qė tė pėrmbyste kapitalizmin.

Nė mbėshtetje tė teorive konspirative ėshtė edhe fakti se disa nga dosjet e hetimeve tė shėrbimeve sekrete pėr Lennon vazhdojnė qė tė mbeten sekrete. Ja ēfarė shkruan Strongman: “Unė jam i bindur si ēdo qenie tjetėr njerėzore, se elementė tė FBI-sė dhe CIA-s janė pa dyshim pjesė e asaj qė ndodhi nė dhjetor tė vitit 1980”.

E ndėrkohė Chapman, i ēmenduri apo roboti i droguar, jeton. Nėse teoritė e Strongman janė tė vėrteta, ai ia ka dalė qė tė mbijetojė pėr 3 dhjetėvjeēarė rresht nė njėrin prej burgjeve mė tė dhunshėm tė Amerikės, pavarėsisht informacionit tė rrezikshėm qė ende mban nė vetvete. Ai ndodhet nė Attica, 30 vjet pas vendimit tė gjykimit.

I mbeten edhe 20 vite tė tjera pas hekurave nė bazė tė vendimit. Kur e pyeti nė vitin 2006 njė panel gjykatėsish pėr njė mundėsi daljeje me kusht, se pėrse e kishte vrarė Lennon, Chapman tha: “Pėr famė. Dhe kėsaj ia arrita”.

Ndėrsa nė fillim tė kėtij viti, njė tjetėr paneli ai i deklaroi se nė vitin 1980 kishte njė listė tė gjatė njerėzish tė famshėm tė cilėt mund t’i vriste. Por sipas shpjegimit qė dha, vendosi qė tė qėllonte Lennon, sepse banesa e tij ishte mė e lehtė pėr t’u futur: “Ndjeva se duke vrarė atė do tė bėhesha dikushi dhe nė vend tė kėsaj u bėra njė vrasės dhe vrasėsit nuk janė ‘dikushi’. Nė vend qė tė merrja jetėn time, mora jetėn e dikujt tjetėr, ēka ishte e padrejtė”.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi