Pikturat e mallkuara

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pikturat e mallkuara

Mesazh  Odin prej 18.07.11 21:13

Pikturat e mallkuara



Tė gjithėve na ka rastisur tė shohim piktura tė bukura, madje aq tė bukura sa kemi humbur ndjenjat. Po, po mos u ēudisni! Njė shembull? E tillė ėshtė "Lindja e Afėrditės", piktura e Sandro Botticelli-t, ku nė filmin e Dario Argento "Sindroma e Stendhalit", protagonistes i bie tė fiktė.

Disa tė tjera, mund tė plaken nė vendin tonė, siē ndodh nė librin e shkrimtarit tė madh, Oscar Wilde "Portreti i Dorian Gray", ose tė jenė pasazhe mbi njė realitet paralel, ashtu siē tregon edhe Stephen King nė romanin e tij "Rose Madder". Por mund tė ekzistojė edhe njė kategori e tretė pikturash tė frikshme, mbi tė cilat pikturohet njė fėmijė duke qarė. Nė Britaninė e Madhe kėto lloj portretesh kanė qenė nė fokus tė kronikave, sepse mendohej se kishin fuqi misterioze.

Mania pėrhapet

Gjithēka filloi mė 4 shtator tė vitit 1985, kur "The Sun", njė prej gazetave mė tė shitura nė Britaninė e Madhe, publikoi njė artikull tė titulluar: "Zjarri i mallkuar i djalit qė qan". Asokohe, tregohej historia e njė ēifti, Ron dhe May Hall, tė cilėve zjarri u kishte shkatėrruar shtėpinė nė Rotherdam, Yorkshire.

Zjarri, qė u shkaktua nga njė tenxhere e harruar mbi sobėn e ndezur, kishte shkatėrruar tė gjithė katin e parė tė shtėpisė pėrveē pikturės, mes sė cilės qėndronte njė fėmijė qė qante. Bėhej fjalė pėr njė pikturė jo tė shtrenjtė, tė cilėn i zoti i shtėpisė e kishte blerė pėr njė shumė modeste, vetėm dy sterlina. I pyetur pėr njė opinion, shefi i zjarrfikėsve tė Rotherdam-it e shtoi edhe mė shumė misterin, duke thėnė se edhe disa herė tė tjera i kishte ndodhur tė shihte piktura tė fėmijėve duke qarė, tė cilat dilnin tė paprekura nga flakėt qė shkatėrronin gjithēka.

Kėshtu, gjatė javėve nė vazhdim, "The Sun" mori shumė letra ku tregoheshin histori tė ngjashme. Njė grua nga Surrej, thoshte se shtėpia e saj ishte shkatėrruar nga zjarri, vetėm pak muaj pasi kishte blerė portretin.

Njė tjetėr nga Yorkshire tregonte se jo vetėm ajo, por edhe kunata dhe shoqja e saj, kishin parė flakė nė shtėpi. Tė tria kishin nga njė kopje tė pikturės me djalin qė qante. Njė zonjė tjetėr nga Londra, pohonte se kishte parė kopjen e saj tė pikturės tė tundej vetė nė mur. Ndryshe nga kėto zonja, njė oficer sigurie, pasi kishte dėgjuar historitė, tregonte se e kishte marrė kopjen e tij tė pikturės dhe e kishte hedhur nė njė mal me plehra qė po digjeshin. Kur ishte kthyer pas njė ore, kishte zbuluar se piktura nuk ishte djegur.

Emra falsė

Ēėshtja mbi kėto portrete nxiti njė studim. Gjithmonė bėhej fjalė pėr njė stampim tė thjeshtė, qė shitej nė miliona kopje nė magazinat e mėdha angleze nė vitet ‘60-‘70, ku menjėherė tė binin nė sy, lotėt e mėdha tė fėmijės mbi faqe. Gjatė studimit u zbulua se portreti qė i kishte mbijetuar zjarrit tė Rotherdam, ishte bėrė nga njė artist italian, njė farė Giovanni Bragolin.

Pastaj u zbulua se bėhej fjalė pėr pseudonimin e Bruno Amadio, me origjinė italiane, i cili kishte jetuar nė Spanjė (pėr disa tė tjerė ka jetuar nė Itali dhe ka vdekur nė vitin 1981). Ishte njė artist i panjohur pėr kritikėn spanjolle, kėshtu qė ishte e pamundur tė bije mbi gjurmėt e tij.

"The Sun" e trajtoi ēėshtjen pėr muaj tė tėrė, duke intervistuar magjistarė tė ndryshėm nė kėrkim tė shpjegimeve mė tė mundshme paranormale. Gjithashtu, "The Sun" gjeti edhe njė studiues tė folklorit, Roy Vickery, i cili pohoi se me siguri piktori e kishte keqtrajtuar djalin qė ai tė qante. "Ndoshta", kishte shtuar Vickery "tė gjithė kėto flakė janė mallkimi i djalit, mėnyra e tij pėr t‘u hakmarrė".

Tė tjerė thoshin se, po ta rrotulloje pikturėn 90 gradė, mund tė shihej njė peshk "djallėzor" qė po e pickonte djalin. Gjithashtu, thuhet se Amadio kishte bėrė njė pakt me djallin pėr t‘u bėrė i famshėm me serinė e 27 portreteve tė fėmijėve duke qarė...

Fundi i historisė?

Zjarrfikėsit e Yorkshire-it Jugor, duke marrė shumė telefonata alarmuese nga blerėsit e portreteve me djalin e vogėl duke qarė, vendosėn tė bėnin njė deklaratė zyrtare. Pohuan se nuk ishte gjetur kurrė asnjė lidhje e vėrtetė mes zjarrit dhe pikturės.

Shefi i divizionit, Mick Riley, shpjegoi se portreti ishte shitur mijėra kopje vetėm nė Yorkshire, vend nė qendėr tė fenomenit tė dyshuar. Veē tė tjerash, nuk duhej tė habiteshin nėse nė disa prej shtėpive tė djegura tė gjendeshin kopje tė portretit nė fjalė.

"Janė vetėm koincidenca", tha Riley. "Zjarret nuk lindin nga pikturat, por nga neglizhenca dhe pakujdesia e njerėzve". Cigare tė pafikura mirė tė hedhura mbi tapet, tenxhere tė harruara mbi zjarr, kabllo elektrikė tė dėmtuar dhe jastėkėt me korrent tė lėnė mbi krevat: kėto ishin shkaqet mė tė zakonshme pėr tė cilat kishin folur gazetat, si dhe drurit me tė cilin ishte bėrė piktura nuk merr flakė lehtė.

Kelvin MacKenzie, drejtori i "The Sun", e kuptoi se kishte ardhur momenti t‘i jepte fund. Pas zjarrit tė radhės qė kishte "lidhje" me pikturėn, i erdhi nė mendje njė goditje e fundit spektakolare. Ai shkroi nė faqen e parė tė gazetės: "Mjaft me kaq njerėz!. Nėse jeni tė shqetėsuar pėr njė portret qė tregon njė fėmijė duke qarė, atėherė mund ta dėrgoni atė nė adresėn tonė.

Do tė mendojmė ne pėr ta shkatėrruar dhe pėr t‘i dhėnė fund kėtij mallkimi". Nė redaksinė e MacKenzie erdhėn 2500 piktura dhe ai i dogji tė gjitha. Ishte njė fund madhėshtor, qė u bė edhe mė pikant nga bukuria e njė bukurie vendase, Sandra Jane, Moore, e pėrjetėsuar nė njė fotografi me kapele zjarrfikėsi dhe pantallona tė shkurtra, ndėrsa hidhte ndonjė pikturė nė zjarr. Kėshtu, historia e djalit qė qan, u duk sikur u arkivua njėherė e pėrgjithmonė.

Variante mbi temėn nė fjalė

Me kalimin e kohės, nė vend qė historia tė bėhej mė dramatike, u shndėrrua nė njė legjendė metropolitane me shumė variante. Sot, nė internet, ka nga ata qė theksojnė se portreti sjell mbarėsi. Tė tjerė, pohojnė se nėse vendosen pranė njėra-tjetrės njė djalė qė qan dhe njė vajzė qė qesh, shtėpia do tė jetė e mbrojtur nga ēdo rrezik.

Gjithashtu, ka edhe nga ata qė thonė se kanė zbuluar origjinėn e mallkimit. Gorge Mallory, njė docent nė pension dhe studiues i tė fshehtės sė Devon-it, thotė se ka rėnė nė gjurmėt e Madio-s, autori i portretit origjinal, i cili qėndron i fshehur me pseudonimin Franchot Seville. Ky i fundit i kishte treguar se fėmija i portretit tė vitit 1969, ishte njė lypės rrugėsh, memec dhe me shikimin gjithmonė tė trishtuar.

Pasi kishte pikturuar portretin, njė prift qė pa telajon e njohu fėmijėn. "Quhet Don Bonillo dhe ėshtė njė jetim. Prindėrit e tij vdiqėn nga njė zjarr. Tė lutem, qėndroi larg, sepse kudo qė shkon, shpėrthejnė vetėm zjarre. Nė qytetin e tij e thėrrisnin ‘Diablo‘ (djalli)", kishte thėnė prifti.

Seville e kishte injoruar tregimin e priftit dhe e kishte adoptuar djalin. Shitja e portreteve shkonte pėr mrekulli. Njė ditė studioja u shkatėrrua nga flakėt. "Ėshtė faji yt!", i kishte bėrtitur piktori fėmijės, i cili u largua duke qarė dhe nuk u gjet mė kurrė. Historitė e zjarreve tė shkaktuara nga portretet e Seville filluan tė qarkullonin nė tė gjithė Europėn, duke ia bėrė tė pamundur piktorit shitjen e "kryeveprės sė tij".

Nė vitin 1976, pranė Barcelonės, njė makinė mori flakė gjatė njė aksidenti. Drejtuesi, i bėrė shkrumb e hi nga zjarri, nuk njihej. Por disa dokumente tė gjetura brenda makinės nxorėn emrin e viktimės. Ishte njė 19-vjeēar qė quhej Don Bonillo.

Ėshtė e kotė tė thuash se "George Mallory" qė tregon kėtė histori nuk ekziston, ashtu siē nuk ka ekzistuar kurrė djali i quajtur "Diablo". Ashtu si portreti qė nuk shkatėrrohet, edhe kjo legjendė do tė vazhdojė tė mbijetojė. Njė fėmijė qė vuan pėr motive tė fshehta, zjarret dhe portretet e heshtura janė njė pėrzierje e mahnitshme pėr tė pasionuarit pas misterit.

GSh
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pikturat e mallkuara

Mesazh  angelsweett prej 19.07.11 23:28

e verteet qe ka foto qe te lendojn vertet shumm.. mua me ka ndodh kjo gje me nje foto... nuk di si ta uplodoj ne ket faqe..por mundesh me kerku ne google...'' sudan 1994'' dhe e gjen....nje foto nje femi i vogel...:( :'(

avatar
angelsweett

36


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi