Zanat e Malit

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Zanat e Malit

Mesazh  Gerta Gerta prej 20.07.11 16:37

ska gje
jo nuk jam cifute thjeshte doja te dija ne je i sigurt qe zoti ekziston...:)

Gerta Gerta

69


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zanat e Malit

Mesazh  nert prej 20.07.11 16:52

E me sqaroni nje gje cifutet jane ateist gje???

nert

92


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zanat e Malit

Mesazh  Gerta Gerta prej 20.07.11 18:53

jo

Gerta Gerta

69


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zanat e Malit

Mesazh  nert prej 20.07.11 20:02

Ckuptim kishte pyetja qe tu be ne je cifute a jo se kete se se kuptova

nert

92


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zanat e Malit

Mesazh  Gerta Gerta prej 20.07.11 20:07

nert shkruajti:Ckuptim kishte pyetja qe tu be ne je cifute a jo se kete se se kuptova
pikerisht as une

Gerta Gerta

69


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zanat e Malit

Mesazh  Cimi Elezi prej 20.07.11 23:49

toni_bbb2000 shkruajti:
me fal qe po nderhyj po desha te pyes ti je ēifute apo ēfar je ?
Nje pyetje pa piken e lidhjes.

Cimi Elezi

144


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zanat e Malit

Mesazh  A.Angel prej 21.07.11 2:06

maqomaqo3 shkruajti:zbesoj se kane ekzistuar vertet ,pse nuk ekzistojne sot ? te pakten per njerezit ujq edhe vampirat jane bere mijera filma ,dhe vampirat ka mundesi te ekzistojne vertet dhe fshihen ne shoqerine e njerezve
Vampiret nuk egzistojne dhe nuk kane egzistuar kurre , dhe mund te te tregoje une se nga e ka zanafillen miti i vampireve...

A.Angel

12


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Orėt dhe Zanat

Mesazh  Dode Progni prej 28.08.11 21:44

ORĖT DHE ZANAT NĖ PĖRFYTYRIMIN E NIKAJ - MERTURĖSVE

Nga Dodė Progni

- ORĖT: Ishin krijesat mitologjike nga mė tė pėrhapurat dhe mė tė besuarat nė Nikaj-Mertur. Malėsorėt e kėsaj krahine kan besuar se fati i tyre varet drejtpėrdrejt nga Zoti,megjithatė nuk kan arritur asnjėherė tė ēlirohen nga besimi se fati i tyre varet edhe prej disa qėnjeve me fuqi jetėsore mbinjerzore qė quhen “orė” tė cilat duken se kan qellimin dhe aftėsinė tė drejtojnė e tė sundojnė ekzistencėn e njeriut nga lindja deri nė vdekje. Megjithse nikaj-merturėsit i konsideronin orėt si qėnje hyjnore,me aftėsi pėrcaktuese nė jetėn e njerėzve,dhe si hijezimin e njė fuqie jetėsore mbinjerzore,ata prap se prap i qėndronin bindjes se edhe ora varej prej Zotit.

Orėt simbolizonin njė frymė a shpirtė tė jashtėm qė lidhej me njeriun duke i paraprirė,parapėrcaktuar, ndihmuar ose jo qėnjen njerzore. Lidhur me besimin qe malesoret e veriut kishin pėr orėt, P.Fulvio Cordignano –njė ndėr studiuesit e njohur tė zakoneve e traditave tė malėsorve shqiptar thotė:” Ora ėshtė pėrsonifikim gati shpirtnor i ekzistencės sė secilės jetė;asht si pshtetja, drejtimi i pa pashėm,shkalla e virtytit e i fuqisė sė natyrshme,nė mėnyrė qė tė gjitha shėndrrimet e kėsaj jete,ndėr ngjarje rreziqe,qindresė,mvaren prej shėndrrimeve tė pajtueshme tė elementėve tė jetės e tė kėnės s’orės. Jeta e ēdo njeriu,- sipas malėsorve - s’asht tjetėr veēse projeksioni ose bredhja e kėsaj jete sė pervehtjėsueme t’orės.”

Ndėrsa F.Nopēe thot:” Orėt shqiptare janė qėnje tė padukshme qė mundė t’i krahsojmė me engjėjt mbrojtės,por dallohen prej tyre se orėt janė tė vdekshme dhe me vdekjen e tyre shkaktohet dhe vdekja e njeriut qė mbrojnė.”

Mėndohej se ēdo njeri,ēdo familje,vllazni ose fis, kishin orėn e vet qė pėrcaktonte fatin e tyre. Orėte e njerėzve tė mirė pėrfyryroheshin tė bukura,
ndėrsa ato tė njerėzve tė kėqinjė pėrfytyroheshin tė shėmtuara.Sepse kur njeriu bėnte njė vėprim tė turpshėm ose mėkat i nxihej fytyra orės sė tij.

Edhe orėt e fiseve dalloheshin nga njėra tjetra,si nga tiparet e fytyrės ashtu dhe nga cilėsitė tjera tė karakterit.Ato qėndronin mbi majen mė tė lartė tė teritorit tė fisit.Ora e Merturit qėndronte mbi Shkamin e Merturit (majen e Ēllumit,nė Merturė tė Gurit).Ajo e Nikajt,”e remtė”(ngjyre bakri),me fytyrė tė verejtur e tė rreptė”,qėndronte nė majen e Kakisė,e Shales- “e gjatė posi vgjeni,e hijeshme si drita,e idhtė si gjarpėri” qėndronte nė majen e Ershellit, ndėrsa e Krasniqes “leshverdhe e kokėthatė” qėndronte nė majen e Grisė.

Tė rrėzuemt e shkamit ku qėndronte ora e fisit konsiderohej vepėr e ores,dhe se bashku me shkamin rrėzohej edhe ora.Prandaj kur shkambi rrėzohej nė kohė tė thatė besohej se dikush i fisit do tė vdiste. Madje merturėsit e kishin tė ndarė Shkėmbin e Merturit me zona sipas vėllazėrive,ku secila vėllazėri e kishte tė pėrcaktuar zonėn e vet.Kur gurėt rrėzoheshin nė njė zone qė i pėrkiste X – vėllazėrie, mėndohej se pikėrisht nga ajo vėllazėri do tė vdiste njė mashkull.

Nga ky besim ishte udhėhequr vajatorja kur kish vajtuar Prel Tulin diten e vdekjes, e cila midis tjerash i kish thėnė: ”Sot gjemoi Shkami i Merturit./ Ka dal zani i Prel Tulit./Ka dal zani n’Shosh e n’Shalė,/Shtat bajrakė qė paskan ardhė/… ”
Orėt konsideroheshin aq pėrcaktuese nė jetėn njeriut sa qė ato pėrcaktonin edhe jetėgjatėsinė e tij.

Qysh nė momentin e lindjes sė fėmijės, orėt i thėrrisnin njėra tjetrės dhe i thoshin: “Ooo, i ka le njė djalė X-it. sa po ja lame me rrnue (jetue)?” Ndėrsa ora tjetėr qė ndodhej me njė grup orėsh diku nė ndonjė kodėr pėr karshi asaj qė jepte lajmin, pasi konsultohej me shoqėt i pėrgjigjej: “Po ja lam 16 vjet,dhe ka me dek prej fluturimit (gurit qė bije nga shkėmbi)”.

Thuhet se orėt paralajmeronin edhe vdekjet e njerėzve.Ato janė dėgjuar nėpėr shkėmbinj ndjellakeqė duke thirrur herė gjamė burrash e herė gjamė grashė ose duke i dhėnė njėra-tjetrės lajmin e vdekjes sė ndonjė personi duke i cilėsuar dhe emrin e tij.Mendohej gjithashtu se,asnjė sukses,burrėri,trimėri ose heroizėm nuk mundė tė realizohej nga askush pa dėshirėn dhe ndihmėn e orės.

Ora i jepte njeriut menēurinė,trimėrinė,guximin e zhdėrvjlltėsinė pėr tė kapėrcyer vėshtirėsi e rreziqe gjatė jetės. Ky besim i shtynte njerėzit qė kur ata ndodheshin pėrpara njė rreziku,i luteshin orės: “Nimo Zot e Ora!”. Nė fshatin Salcė pėr shumė kohė kan qarkulluar fjalė se, Prel Tuli-njėri ndėr burrat mė tė njohur tė Nikaj-Merturit,ish bėrė aq burrė i mire,trim dhe i njohur,sepse nė rininė e tij ish takuar me orėt nė livadhet e Kunorave.

Me kėtė rast ora e vet e kish marr pėr dore dhe e kish pėrcjell deri nė kodrėn e Ēardakut (afėr bjeshkės sė Karronit). Aty u nda prej tij,por pėrpara ndarjes ora i tha: “Tė kam dhanė za (tė kam bėrė tė njohur pė mirė) dhe pare (pasuri)”.Prandaj njerėzit besonin se Prelė Tulin e kish ndihmuar ora,dhe e konsideronin burrė orėmadh.

Nga besimi e adhurimi pėr orėt kan rrjedh disa urime e mallkime
karakteristike qė pėrdoren nė fjalorin e kėsaj krahine si:- Nimo Zot e ora!” - Nimo Zot e ora e fisit! – Tė priftė ora! – Tė nimoftė Ora!, -Kofsh orėmadh!, -Tė dektė ora!, -T’u preftė ora!, -T’u vraftė ora!,- Tė coftė ora! Ose cilėsorėt: orėmadh,orėgjallė,orėdekun, orėvramė,orėcoftė etje.

- ZANAT : Kulti i zanės vjen nga koha e ilirėve dhe ėshtė ruajtur nė shumė
vise shqiptare deri nė ditėt e sotme. Studiusi i njohur gjerman M.Lamberiz thotė se, “zana ėshtė feja dhe muza e maleve shqiptare”.

Profesor R.Jokli i krahason Zanat shqiptare me Dianėn e Romės. Edhe Pr. Eqerem Ēabej thot se Zana e ka prejardhjen nga njė perendi ilire e pyjeve dhe e burimeve qė nė interpretimin romak mori emrin Diana. F.Nopēe i ka quajtur ato “shpirtėra qė kėndojnė” Ndėrsa Faik Konica i shifte zanat si “mike tė Shqipėrisė”.

Nikaj-Merturėsit i kanė pėrfytyruar zanat si vajza shumė tė bukura qė jetojnė nė male e bjeshkė tė larta,qė kėndojnė e vallzojnė nė mėnyrė tė pėrkryer.Nė bjeshkė e male tė larta ato shoqėrohen me dhitė e egra briarta,duke i ruajt dhe mjel ato. Fizikisht janė trupėzim i bukurisė sė lartė femėrore, me shtat e me flokė tė gjata dhe me veshje tė bardhė.Ato janė si qėnje hyjėnore plot trimėri e egėrsi,me shpirtė luftarak,njėkohėsisht mbrojtėse e hakmarrėse.

Kėtej kan rrjedhur shprehjet: “Trim si zana”,ose kur deshiron tė lavdėrosh ndonjė grua apo burrė pėr qėndrimin trimėrorė, tė shpejtė tė shkathtė e guximtar qe shfaq nė njė njė moment tė vėshtir dhe tė rendėsishem te jetės sė tij thuhej: “Je si zanė mali”. Zanat janė qėnje qė nuk e durojnė dhunėn,madje rreagojnė ashpėr ndaj atij qė i ngacmon,i dhunon ose i mashtron ato.Me kėtė veēori tė tyre lidhen disa mallkime qė pėrdorin malėsorėt nikaj-merturės si, “Tė raftė zana!”,”Tė shitoftė zana!,”Tė prektė zana!” ,”Tė zanoftė zana! “etje.

Nė fshatrat Palē e Salcė tė Nikaj-Merturit shumė njerėz ruajnė nė
kujtesėn e tyre njė ngjarje qė lidhet me ekzistencėn dhe karakterin e zanave. Thuhet se njė djalė i ri 17-vjeēar me emrin D.M. nga lagjja Kotec e Palēit kish dal nė bjeshkė dhe ja kishte thėnė njė kėnge shumė tė bukur. Zanat e kishin dėgjuar dhe ishin afruar pranė djalit kėngėtar pėr tė shijuar sa mė mirė kėngėn.

Tė mahnitura nga zėri i mrekullueshėm dhe intėrpretimi po aq i bukur i kėngės sė djaloshit,ato i kishin kėrkuar djalit qė tė vinte edhe tė nesėrmen nė bjeshkė,tek maja e Rrėshellit,qė tė kėndontė pėr qefin e zanave. Djaloshi u kish premtuar atyre se do t’ua plotėsonte dėshirėn duke u kthyer tė nesėrmen,por nuk mundi tė mbaj premtimin pasi i zoti i shtėpisė e kishte urdhėruar tė zbriste nga bjeshka nė fshat dhe tė vadiste arat e misėrit,me qėnse shtėpia e tyre kishin rėndin e ujit.

Zanat kishin shkuar nė vėndin e takimit nė orėn e caktuar dhe kishin pritur djalin kėngėtar deri nė prendim tė diellit. Me qėn se djaloshi nuk kish ardhur, zanat ishin zemruar pa masė dhe e kishin ndėshkuar rėndė,duke e ēmendur atė, pikėrisht nė kohėn kur kish lėnė takimin me zanat. Ashtu i ēmendur djaloshi qėndroi pėr shumė vite deri sa vdiq. Shumė njerėzit tė kėtyre fshatėrave tregojnė sė e kan njohur D.M.-nė si njeri tė ēmendur, dhe thonė se ēmenduria i kishte ardhur papritur prej zanave hakmarrėsė.

Zanat dhe orėt nė pėrfytyrimin e nikaj-merurėsve kishin ngjajshmeri po
dhe ndryshime.Ashtu si orėt edhe zanat perfytyroheshin si qenje permbi, e jashtė njerėzore qė jetonin nė ambjente tė ngjajshme me ato ku jetojnė orėt, nė bjeshkė tė larta,male etje.Por nė ndryshim me orėt ,zanat nuk mundė tė drejtonin apo tė pėrcaktonin ekzistencėn as fatin e njeriut ose tė qenjeve tjera tė gjalla.

Zanat jetojnė nė vetmi grupe-grupe e nuk perzihen me njerėzit as me botėn qė i rrethon po s’qen tė shterngueme ta bėjnė kėtė. Pėrkundrazi orėt,megjithse tė padukshme, afrohen edhe tek njerėzit. Madje, thuhet se natėn ato afroheshin edhe pranė shtėpisė sė njeriut pėr mbrojtjen e tij,ndaj malėsorėt bėnin kujdes qė tė mos derdhnin ujė natėn rrethit tė shtėpisė pėr tė mos i trazuar orėt.

Por,siē ka venė nė dukje F.Cordignano, ”dallimi kryesor i orėve me zanat ėshtė sepse;secila zanė kishte orėn e vet,dhe kėto orė nuk paraqiten gjithmonė si vasha,po herė si dhi,herė si gjarpėr etj.ēka nuk ndodh kurrė me zanat.” Zanat tregojne me njerėzit mė tepėr njė sjellje smire e kundėrshtimi se sa deshire pėr t’u afruar me ta. Madje thuhej:”mjer ai qė i fyen,ose qė u afrohet kur ato jan duke u larė,krehur ose ngrėnė nė sofer,ēka do tu prishte qetėsinė e vetminė,do t’i egėrsonte e do ti ēonte drejt hakmarrjes.

Pėr t’i qetėsuar malėsori nė shumicėn e rasteve nuk ua pėrmendte emrin por thoshte: ”Shtojzovallet”, ose ato qė “Gatuzorrjeshtin” etj. Kėto emertime ishin eufemizma tipik, qė u pėrftuan si pėrngjitje e fjalive:"shtojua zot, vallet" e "gatua zot,rreshtin".

Kur dikush shkonte per te pirė ujė ose larė nė burimet ose gurrat nė bjeshke,gjithmonė pėrpara se ti afrohej gurrės verente me kujde nė se aty kishte zana duke u larė ose pushuar,nė mėnyre qė tė zmrapsej pėr tė mos u takuar me to,e pėr tė mos u prishur qėtėsine.

Megjithė egėrsinė e tyre,thuhej qė zana mundė tė bėhej grua e ndonjė fatosi legjendar.Pra ndonjė luftėtar trim dhe i fuqishėm edhe mundė t’i shtinte nė dorė ato. E kjo ndodh nga se,zanat i duan dhe i ndihmojnė trimat,madje u japin dhe fuqi atyre. Thuhet se Gjeto Basho Muji, pėrsonazhi kryesor i legjendave shqiptare,pas takimit me zanat, mori prej tyre fuqi tė jashtėzakonshme.

Kjo pasqyrohet nė eposin tonė tė kreshnikėve,kur zanat i thonė Mujit: “.../Ti ēfar ndere Mujo po na lyp?/ A don forcė,Mujo,me qindrue?/A don luftė, Mujo,me luftue?/A don gja,Mujo,a don mall?/A don dije,Mujo,a don gjuhė?/Lyp shka tė duesh Mujės te i kan thanė/…”

Me qenė se Muji ju kėrkoi zanave fuqi,kėto tė fundit ia plotėsuan deshirėn,e bėnė atė tepėr tė fuqishėm duke i dhėnė me pi qumėsh nga gjiri i tyre,gjė qė pasqyrohet nė vargjet e kėngės ku thuhet: ”…E ka marr Muji gji me pi./ O! se ē’po i ep Zoti fuqi!/Kenka ba si me kan drague./Ka marr gurin me e peshue./N’cep tė krahit Muji e ka vndue./Njimi okėsh gurit i ka qindrue./





Dode Progni

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zanat e Malit

Mesazh  las vegas prej 05.10.11 15:47

Zanat e malit jane thjesht figura mitologjike qe me se shpeshti i kemi hasur te Eposi i Kreshnikeve, me figura te tilla si : Muji, Halili etj. Paraqiteshin si krijesa te mira dhe aspak negative. Pastaj nuk eshte e thene te ekzistojne vertete meqe jane bere filma me keto krijesa e shume e shume te tjera. Imagjinata e njeriut shkon pertej kufijve dhe kjo eshte fakt dhe i vetmi shpjegim i arsyeshem.

las vegas

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zanat e Malit

Mesazh  Arsenic prej 03.12.11 1:29

Zanat e malit

Zanat parafytyrohen si vajza tė bukura qė jetojnė nė male tė thella.

Zakonisht shihen duke pirė ujė, nė burime tė maleve ose duke u larė nė pėrrenj tė kthjellėt malorė.

Zanat kanė flokėt e gjata tė lėshuara deri nė bel ose deri nė gju, tė veshura me rrobe tė bardha tė holla dhe bėjnė dritė pėrreth tyre. Ndonjėherė zanat rrinė rreth ndonjė gurre me ujė tė pijshėm ku nuk lėnė askėnd tė shkojė tė pijė ujė madje as zogjtė e malit.

Me zanat, lidhen edhe "shtojzovallet", "shtojzorreshtat", "ato tė hjeshmėzet", "ato tė lumet", “t’lumet e Natės, "jashtėsmet". Shtojzovallet ruajnė nė emėrtim njė eufemizėm tipik, qė u pėrftua si pėrngjitje e njė fjalie tė tėrė ("shtojua, zot, vallet", "shtojua, zot, rreshtat").

Edhe zanat kanė orėn e vet njėsoj sikurse njeriu, madje zanat mund tė jenė edhe tė vdekshme, nė dyluftime kreshniku mund edhe ta presė atė me shpatė. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave.

Sulmi i zanės pėrshkruhet me fjalėt : "del n'gurit, "tė shuplak" , "tė shiton" , "tė zanon".

Nė kėngėt kreshnike pėrmendet edhe dy zana qė i dhanė Mujit gji pėr t'a bėrė tė fortė, ndėrsa njė zanė tjetėr ishte zana personale e Mujės, ajo i jipte atij lajmin kur shokėt e tij ishin nė rrezik.

Nė kėngėt e vėllavrasjes zana merr formėn e njė nuseje dhe i nxit dy vėllezėrit qė tė luftojnė pėr tė, me arsyen se kėta nuk kanė dėgjuar nėnėn.


"Zana e malit ėshtė krijesė mitologjike shqiptare e krahasueshme me Artemidėn e grekėve, Dianėn e romakėve, dhe Thanėn e ilirėve.

Sipas traditės, ato kanė dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikėt nė betejat e tyre, dhe karakteri idhnakė i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetėsia. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave.

Zanat ruajnė territoret e veta me xhelozi edhe shitojnė ata qė ju prishin qetėsinė apo i befasojnė kur janė duke lozur nėpėr livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet nė mal ėshtė traditė tė bėhet zhurmė pėr ti njoftuar ato pėr afrimin e njeriut."

burimi: http://sq.wikipedia.org/wiki/Zana_e_malit


"Nė poezinė e Naim Frashėrit, poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve, tradita pagane e kultit tė Tomorrit u rigjallėrua nė njė sfond mitologjik si Olimp i shqiptarėve dhe si seli e zanave tė maleve. Ky element i fundit paraqet interes tė veēantė si njė figurė tradicionale mitologjike e trashėguar nga lashtėsia ilirike.
Sipas Ēabejt, nga njė "interpretatio latina", Zana, nuk ėshtė veēse Diana iliro-romane, qė nė shqip dha Zana e nė rumanisht Zina. Kėtė personifikim tė bukurisė dhe tė trimėrisė, mbrojtėse tė maleve, figurė tipike pėr mitologjinė pagane tė trevave veriore, poema e Naimit "Bagėti e bujqėsia" (1886) e ka sjellė nė mal tė Tomorrit dhe e ka thirrur si "perėndi e ligjėsisė" (e ligjėrimit).
Mbetet e diskutueshme nėse kjo neologjizėm e Naimit lidhet me trajtėn Zėrė (Zana) qė haset nė Jug tė Shqipėrisė, dhe qė ėshtė njė dėshmi pėr njėsinė shqiptare. Po kėtu ėshtė rasti pėr tė vėnė nė dukje se poetizimi i Tomorrit si seli e muzave tė maleve ėshtė nė funksion jo vetėm tė krijimit tė mitit romantik pėr malin e shenjtė tė shqiptarėve.
Poeti i lutet zanės tė mbrojė fusharakėt si edhe malėsorėt, dhe kjo i jep Tomorrit atributin e simbolit tė unitetit kombėtar tė shqiptarėve.

burimi: http://sq.wikipedia.org/wiki/Mali_i_Tomorrit

"Zanat e malit: Figura mitologjike shqiptare-hyjneshat e maleve shqiptare

Etim. Sipas Joklit: emri Zana prej latinishtes-Diana. Sipas njė tjetėr opinioni: Zana rrjedh nga emri ZA (zana, zėri).

Enci. Nė veri e gjejmė me emrin Zana, nė jug me Zėra. Sipas Ēabejt: zėri i natyrės dhe i ndėrgjegjes njerėzore.

Zakonisht “Zanat e malit” pėrshkruhen si vajza tė maleve me fuqi tė mbinatyrshme por dhe me aftėsi tė veēanta nė tė kėnduar dhe kėrcyer. Sipas Sokolit: vetė emri (zana e shtojzovalle) i kėtyre krijesave tė tejdukshme, tė pėrbėra prej drite, prej tingujsh e prej lėvizjesh vallėzuese, ėshtė kuptimplotė.

Sipas Tirtės: Zanat kanė fėmijė qė i pėrkundin nė djepa, lodrojnė, kėndojnė, hedhin valle, u bien veglave muzikore. Ja si thotė populli: “Po knojke si zanė mali”. Meqėnėse dalin zakonisht natėn, Zanat njihen edhe si “t’lumet e Natės”.

Megjithėse nuk kemi tė dhėna rreth melodikės sė kėngėtimit tė tyre, “Zanat e malit” dalin edhe frymėzuese tė rapsodėve shqiptarė gjatė kėngėtimit me lahutė ose karadyzen, tė ngjashme me frymėzimin qė muza greke e muzikės dhe poezisė-Evterpi u jepte kėngėtarėve tė lashtėsisė. Zanat e malit i hasim dendur nė rapsoditė kreshnike shqiptare me lahutė. Ja si i pėrshkruan rapsodi zanat nė kėngėn “Martesa e Mujit”:

Zana e madhe kndon nė mal
Zana e vogėl kndon nė shkam
Dorė pėr dorė me zanėn e dytė:
Zana jemi e zana kjoshim!
Bes besė e fjala fjalė,
Grueja grue e zana zanė,
Zana diell e grueja hanė:
Mjerė kush besė grues i ka xanė!

Sipas Ēabejt: kur vritet ndonjė nga ndoret e saj , ajo i a fillon vajit pėr tė si njė nėnė pėr tė birin. Nė njė rast tjetėr kemi konstatimin e fuqisė sė tyre:

Malet e Deēicit i qofsha true
tė dahet katrash e tė kjojė me mue.

Sipas “Fjalorit enciklopedik”: kulti i fortė i Zanės nė Shqipėri dhe nė mbarė gadishullin Ballkanik, na bėn tė mendojmė se te Zana kemi tė bėjmė me njė hyjni vendase paragreke. Konica i konsideron Zanat: mike tė Shqipėrisė. Nė kėtė kategori futen edhe figurat e tjera mitologjike shqiptare si shtojzovallet dhe jashtėsmet. Nė Durrės nė vitin 1914 botohej gazeta me titullin “Zana”.

Lit: “Visaret e kombit-4”, Tiranė 1937; “Rapsodi kreshnike”, Tiranė, 1991; “Fjalori i mitologjisė”, Tiranė, 1987; Konica. Faik, “Vepra”, Tiranė, 1993; Koliqi. Ernest, “Vepra 1”, Prishtinė, 1996; Tirta. Mark, “Qėnie mitike te shqiptarėt dhe paralele tė lashtėsisė iliro-trake”, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinė, 1997, nr. 27; Ēaushi Tefik, “Fjalor i estetikės”, Tiranė, 1998; Sokoli. Ramadan, “Gojėdhana e pėrrallėza tė botės shqiptare”, Tiranė, 2000 etj.
avatar
Arsenic

71


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zanat e Malit

Mesazh  lavdim.bossi prej 03.12.11 10:00

blak devill shkruajti:Eshte nje shprehje qe thote
Kur ekziston zoti ekziston cdo gje




nje krijese e krijuar nga goja e njeriut siq eshte edhe rasti me zanat e malit nuk do te thot se ekzistojn vertet ka mijera shpikje te krijesave qe vet njeriu i ka krijuar dhe nuk duhet te besojm ne to
Per mendimin tim zanat nuk ekzistojn dhe nuk kane ekzistuar kurr veqse nje mit i lasht i popujve
Krijesat e zotit qe nuk shihen jetojn ne nje dimension tjeter te jetes dhe kohes jane ::XHINDET , meleket,
Tjera krijesa te padukshme nuk ekzistojn

lavdim.bossi

47


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zanat e Malit

Mesazh  Berti69 prej 13.11.12 21:41

“Kėrcimtarja e Dukagjinit”
Nga Ernest Koliqit

Tregimi “Kėrcimtarja e Dukagjinit” ėshtė pjesa mė e bukur estetike e filozofike e pėrmbledhjes “Hija e maleve”. Rikujtojmė shkurt pėrmbajtjen e veprės:

Paska qėnė dukur nė Dukagjin njė vajzė mrekullisht e hijėshme. Quhej Lulja, ishte mbesė e Lekė Dukagjinit, princit verior. Por...kapriēet e nanės Natyrė janė vertetė tė ēuditshme, sepse vasha mė e bukur e dheut ishte e ngathėt e trashė, turulluqe.

Ndodhi qė Skėnderbeu, pas njė lufte tė futuar kundra turqve mblodhi nė Krujė gjithė parėsinė e Shqipėnisė dhe bajloza tė huaj pėr tė kremtuar. U nis edhe Leka me gjithė familjen.

Festimet zgjatėn shtatė ditė e shtatė netė. Ditėn e fundme, mbreti lajmėroi njė konkurs pėr vajzėn a gruan qė para oborrit mbretror do bėntė kėrcimin mė tė bukur. Dolėn shumė nga vargu i madh i zonjave buajre ose tė ardhura prej jashtė. Mbreti deshi t’ia jepte ēmimin njė turkeshe tė panjour, kėrcimi i sė cilės shėmbėllente me njė lutjeje dashurore tė dėshpėrueshme.

Por papritur doli princesha Lulja, e cila mahniti gjithė publikun me freskinė dhe lirinė e lėvizjeve dhe arriti njė triumf tė pashoq si “hyjneshe e kėrcimit”. Pas mbarimit tė festės tė gjithė u kthyen nė shtėpi nė Malėsi. Qe ditėn tjetėr erdhi pėr t’i kėrkuar dorėn Lules njė princ i ri, qė kishte vrapuar pėr tė arritur i pari. E ėma deshte ta zgjonte tė bijėn, por vajza u tund me plogėshtinė e zakonshme dhe as nuk mbante mend Krujen, as qė tė kishte kėrcyer ndonjėherė nė jetėn e vetė. Princi iku i dėshpėruar.

Ē’kishte ndodhur?Zanat e Dukagjinit dėshėn tė qitnin zėrin e maleve tė tyre, prandaj e ēuan Lulen tė flinte nė banesėn e tyre hyjnore, njera mori trupin e saj dhe kur u kthye nga triumfet e Krujes, e kthyen vajzėn prapė nė shtėpi.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


440


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zanat e Malit

Mesazh  gjilanasi prej 14.04.14 13:07

kimisti2011 shkruajti:Shume pak dihet per krijesat si Zanat e Malit, thuhet se kane jetuar vetem ne Gadishullin Ballkanik, Ilirik....

Keto krijesa qe ne i njohim ekzistojne edhe te popujt tjere por jane te emeruara me emra tjere.
avatar
gjilanasi

380


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zanat e Malit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi