Monolog!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Monolog!

Mesazh  protoni prej 07.07.11 9:39

Duke u nisur nga fakti qė nė natyrė ekziston njė luftė e pakompromis mes absolutes dhe relatives, duke i parė disa dukuri natyrore si absolute nė shiqim tė parė dhe shumė prej tyre relative gjithashtu nė dukje tė parė, pastaj e qena se ngritja e hipotezave tė njėjta dhe vertetimi i tyre mund tė rezultoj pozitiv dhe negativ, dhe se shumė bindje, pėrshtypje, konstatime e besa edhe vėrtetime mund tė jenė tė pėrkohshme, kėto si dhe tė tilla si kėto mund tė na shpiejnė nė njė konluzion natyrisht relativ, se figura biologjike, po ashtu edhe sociale e qenjes njerėzore ėshtė relative dhe gjithsesi e pėrkohshme, e cila njėherit nuk ofron asnjė lloj garancioni stabil tė karakterit social, psikologjik, biologjik e historik nė drejtim intenziteti, force, fuqie dhe kohėgjatėsie nė kohė dhe hapėsirė, nė kuadėr tė universit.
Njeriu nuk guxon tė krenohet e as tė krekoset kinse ka bėrė diqka revolucionare, nė gjirin universal, pėr faktin se nuk ekziston apo nuk dihet se ekziston as edhe njė planetė opozitare e populluar e cila kishte me sherbyer si pikėreferimi apo si shkallė krahasimi apo vlerėsimi, mes dy botėrave apo mė mirė tė themi mes dy planeteve.

Njeriu flet shumė pėr veten, por fatkeqėsisht ai di fare pak pėr veten e tij, ai mė tepėr di pėr botėn e gjallė qė e rrethon ate se sa pėr veten e tij, pėr cudi ky kufizim ndoshta ėshtė tentuar tė prostudiohet por me siguri nė mungesė tė fakteve dhe provave shkencore materiale qė vėrtetojnė gjenezen faktike tė njeriut, njeriu studimin pėr veten e ka filluar nė gjyxėm tė rrugės e kėndej deri nė ditėt e sotme.

Kėsisoji, duke e detyruar logjiken tonė pėr njė gyykim tė shėndoshė, pėr njė gjykim tė bazuar nė parimet e racionalitetit, shtrohet pyetja se a jemi ne mė tė vėretė ata pėr tė cilėt mendojmė qė jemi?

Kulla merret nga brenda!

Njeriu ėshtė ēėshtjė problemore nė univers por mė problemore ėshtė pėr veten e tij, sepse siē potencuam edhe mė herėt ai nuk di asgje per veten e tij, fakti qė gjeneza e tij shtjellohet nė formė shume tė dyshuar tregon se jemi tė hedhur nga njė dorė e fuqishme universale, pa na pyettur dhe marrė verdiktin apo gatishmėrinė tonė pėr tė ekzistuar.
avatar
protoni

42


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Monolog!

Mesazh  nert prej 07.07.11 18:11


fakti qė gjeneza e tij shtjellohet nė formė shume tė dyshuar tregon se jemi tė hedhur nga njė dorė e fuqishme universale, pa na pyettur dhe marrė verdiktin apo gatishmėrinė tonė pėr tė ekzistuar

Cfare eshte fakt ketu, qe gjeneza e jetes ne toke eshte e shtjelluar ne forme te dyshuar ??? A mund te jesh pak me i qarte
avatar
nert

127


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi