10 aktivitetet mė tė ēuditshme tė hapėsirės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10 aktivitetet mė tė ēuditshme tė hapėsirės

Mesazh  Neo prej 30.05.08 13:22

10 aktivitetet mė tė ēuditshme tė hapėsirės

Hapėsira ėshtė njė galaktikė e tėrė ēudirash. Ato variojnė qė nga vrimat e zeza nė miniaturė deri tek shtrembėrimet e strukturės sė hapėsirės dhe kohės, qė nga galaktikat qė konsumojnė njėra tjetrėn deri tek materia qė as shihet dhe as diktohet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. "Newsweek" publikon 10 prej fakteve mė tė ēuditshme tė hapėsirės.

1. Quasars

Drita e kėtyre fenerėve tė shndritshėm na vjen nga kufijtė e universit tė dukshėm dhe i kujtojnė shkencėtarėve pėr foshnjėrinė kaotike tė universit. "Quasars"-ėt ēlirojnė mė shumė energji se qindra galaktika tė kombinuara. Supozohet se ato janė vrima tė zeza gjigande nė zemėr tė galaktikave tė largėta.

2. Energjia e vakumit

fizika kuantike na tregon se nė kundėrshtim me atė qė duket, hapėsira boshe ėshtė njė vatėr gurgulluese me pjesėza subatomike "virtuale", tė cilat krijohen dhe shkatėrrohen vazhdimisht. Pjesėzat qė largohen mbushin ēdo centimetėr kubik tė hapėsirės me energji qė, sipas teorisė sė relativitetit, prodhojnė njė forcė antigravitacionale qė e shtyn hapėsirėn. Askush s'e di ēfarė e shkakton zgjerimin e pėrshpejtuar tė universit.

3. Anti-materia

Pjesėzat qė pėrbėjnė materien normale kanė anė tė kundėrta si gjithēka tjetėr. Njė elektron mban anėn negative, por ekuivalenti i tij anti-materie, pozitroni, ėshtė pozitiv. Materia dhe anti-materia asgjėsojnė njėra-tjetrėn kur pėrplasen dhe masa e tyre kthehet nė energji tė pastėr sipas ekuacionit tė Ajnshtajnit "E=mc2".

4. Vrimat e zeza nė miniaturė

Nėse njė teori e re e gravitetit, "braneworld" ėshtė e saktė, atėherė tė shpėrndarė nė sistemin tonė diellor janė me qindra vrima tė zeza tė vogla, secila me masėn e njė bėrthame atomike. Ndryshe nga simotrat e mėdha, kėto vrima tė zeza nė miniaturė janė mbetjet e lashta tė "Big Bang"-ut dhe ndikojnė nė hapėsirė dhe kohė ndryshe, pėr shkak tė lidhjes sė ngushtė me dimensionin e pestė.

5. Sfondi i mikrovalėve kozmike

Tė njohura si "CMB"-tė, kėto rrezatime janė mbeturin nga Big Bang, prej sė cilit lindi universi. Nė fillim ėshtė diktuar gjatė viteve '60 si njė zhurmė radioje qė buronte nga ēdo vend nė hapėsirė. "CMB"-ja konsiderohet si njė prej provave mė tė mira tė teorisė sė "Big Bang"-ut.

6. Materia e zezė

Shkencėtarėt mendojnė se kjo pėrbėn materien e universit, por as mund tė shihet dhe as mund tė diktohet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė duke pėrdorur teknologjitė e momentit. Kandidatėt variojnė qė nga neutrinot me peshė tė lehtė deri tek vrimat e zeza tė padukshme. Disa shkencėtarė tė tjerė e vėnė nė dyshim materien e zezė.

7. Eksoplanetet

Deri nė fillim tė viteve '90, tė vetmet planetė tė njohur nė univers ishin ato pranė sistemit tonė diellor. Astronomėt qė nga ajo ditė kanė identifikuar mė shumė se 190 planetė ekstrasolarė. Ata variojnė qė nga planetėt e gazit, masat e tė cilėve janė shumė tė vogla pėr tė qenė yje, deri tek planetėt shkėmborė. Kėrkimet pėr njė Tokė tė dytė deri nuk kanė nxjerrė gjė.

8. Valėt e gravitetit

Valėt e gravitetit janė shtrembėrime nė strukturėn e hapėsirės dhe kohės tė parashikuar nga teoria e Albert Ajnshajnit pėr relativitetin e pėrgjithshėm. Valėt udhėtojnė me shpejtėsinė e dritės, por janė kaq tė dobėta sa shkencėtarėt presin tė diktojnė vetėm ato tė krijuara nga ngjarjet kozmike kolosale.

9. Kanibalizmi galaktik

Ashtu si jeta nė Tokė, galaktikat mund "ta hanė" njėra-tjetrėn dhe tė evoluojnė me kohė. Fqinja e "Rrugės sė qumėshtit", Andromeda, pėr momentin po darkon me njė nga satelitėt e saj. Me qindra grumbullime yjore janė shpėrndarė pėrgjatė Andromeda-s, mbeturinat kozmike tė vakteve tė kaluara.

10. Neutrinot

Neutrinot elektrikisht janė neutrale, pjesėza elementare qė kalojnė pėrmes materies dhe nuk pėsojnė asgjė. Disa prej tyre po kalojnė dhe nė trupin tuaj ndėrsa lexoni kėtė. Kėto pjesėza "fantazmė" prodhohen nė zjarrin e brendshėm tė flakėve, yjeve tė shėndetshėm si dhe shpėrthimeve supernova tė yjeve qė vdesin.

Nga "Newsweek"
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1442


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi