Cilat janė mėnyrat e komunikimit me alienėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Cilat janė mėnyrat e komunikimit me alienėt

Mesazh  Neo prej 30.05.08 13:18

Cilat janė mėnyrat e komunikimit me alienėt

Mė 16 nėntor, 1974 astronomi Frank Drake hapi njė observator tė ri nė Arecibo, nė Puerto Riko, nga ku dėrgoi transmetimin e parė njerėzor tė paramenduar nė drejtim tė jashtėtokėsorėve.

Mesazhi i pėrbėrė nga 1679 zero dhe njėsha ishte mė i shkurtėr se katėr paragrafėt e kėtij artikulli, por u deshėm tre minuta qė tė dėrgohej. Ndėrkohė qė mesazhi filloi udhėtimin e tij nė kozmos, njė udhėtim 24 mijė vitesh drejt grumbullimit yjor M-3 nė yjėsinė "Herkuli".

Njerėzit kanė diskutuar ndėr shekuj pėr tė gjetur mėnyrat mė mira pėr tė kontaktuar me fqinjėt tanė ndėryjorė. Nė vitin 1820, matematikani gjerman, Karl Friedrich Gauss propozoi qė tė pritej trekėndėsh i madh nė pyllin e pishave siberian, duke krijuar kėshtu njė monument tė madh tė teoremės sė Pitagorės, nė mėnyrė qė tė shihej nga hapėsira. Njėzet vite mė vonė, astronomi austriak Joseph von Littrou e zgjeroi kėtė ide duke sugjeruar gėrmimin e hendekėve tė mėdhenj nė shkretėtirėn e Saharasė, tė cilėt duhej tė mbusheshin me vajgur dhe t'u vihej flaka. Trekėndėshat nė flakė, rrathėt dhe katrorėt do tė shėrbenin si fenerė pėr fqinjėt tanė diellorė, tė paktėn deri sa zjarri tė shuhej.

Nė njė shkallė tė gjerė, teknologjitė moderne i kanė bėrė kėto sugjerime tė pavend. Qė prej vitit 1920, transmetimet televizive dhe radiofonike janė pėrhapur nė galaktikė dhe kushdo qė i ka dėgjuar e ka marrė mesazhin. "Nė njė kuptim, kjo ėshtė krejtėsisht akademike sepse ne kemi transmetuar pėr alienėt prej dekadash tashmė", shprehet Seth Shostak, astronom nė institutin "SETI", njė organizatė jofitimprurėse, e cila i dedikohet kėrkimit tė inteligjencės jashtėtokėsore.

Por ēfarė ndodh nėse vendosim se duam tė dėrgojmė njė mesazh me qėllim tė qartė, diēka qė tregon mė shumė pėr ne? Cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė krijuar njė mesazh qė do merret, kuptohet dhe do jetė i dobishėm. Transmetimi i Arecibos pėrfaqėson njė qėndrim tė kėtij lloji. Ato 1679 zero dhe njėsha kishin kuptim tė fshehtė pėr ēdo specie inteligjente, e cila vinte re se 1679-ta ėshtė prodhukt i dy numrave primė, 73 dhe 23. Nėse mesazhi vendoset nė 73 radhė me 23 numra, tabloja shfaqet e qartė nė moment. Tentativa ishte e njė lloji tė ri, por mesazhi ishte i fshehur dhe varet nga logjika e alienove pėr ta deshifruar atė.

Arecibo s'ishte hera e parė qė Drake mendonte se si t'i drejtohej audiencės aliene. Nė mars tė vitit 1972, njė pllakėz qė ai skicoi bashkė me astronomin legjendar Carl Sagan, u hodh nė hapėsirė nga bordi i anijes kozmike "Pioneer 10". Disa vite mė vonė, Drake dhe Sagan formuan sėrish njė skuadėr me njė projekt shumė mė ambicioz, tė ngjisnin njė disk me muzikė dhe foto nė dy sondat "Voyager". Kėto pėrpjekje janė tė shquara pėr arsyen se janė bėrė shumė pak tentativa pėr t'u dėrguar njė mesazh qytetėrimeve aliene. Por si pėrpjekje pėr komunikim, pllakat bien poshtė sepse janė shumė tė bogla pėr t'u vėnė re. Deri tani, alternativa mė e mirė ėshtė pėrdorimi i njė sinjali nė transmetim qė lėviz me shpejtėsinė e dritės, tė cilin mund ta pėrqendrojmė nė njė yll tė caktuar, dhe

Ne mund tė pėrdorim tė njėjtat frekuenca radiofonike si ato tė mesazhit tė Arecibos, por pse tė mos bėjmė diēka mė dramatike? Universi ėshtė mjaft transparent ndaj dritės optike - kjo ėshtė dhe mėnyra se si ne shohim galaktikat e largėta. Nėse pėrdorim njė pirg lazerash me fuqi tė madhe, ne mund tė dėrgojmė njė mesazh ndriēues nė gjithė kozmosin. Dhe kjo do tė ishte njė mėnyrė komunikimi mjaft elegante. Mė pas lind pyetja se cila do tė jetė pėrmbajtja e mesazhit. Drake ėshtė shprehur se nėse do tė mund tė dėrgonte sėrish njė mesazh, ai do tė mblidhte njė komitet ndėrkombėtar shkencėtarėsh, artistėsh, politikanėsh dhe figurash fetare, pėr tė prodhuar njė film holografik tė mbi jetėn nė tokė. Diskutimi mund tė duket akademik, por shumė astronomė kanė besim se shumė shpejt, brenda disa dekadave, do tė arrijnė tė kontaktojnė me inteligjencė jashtėtokėsore.

Menyrat e deshifrimit

Numrat
Numrat nga 1-10 shfaqen nė format dyjor. Kodimi i numrave mund tė mos jetė i deshifrueshėm qė nė pamje tė parė pėr shkak tė mėnyrės si ato janė vendosur. Pėr t'u lexuar shtatė shifrat e para, s'duhet marrė parasysh radha e dytė dhe duhen lexuar si tre shifra dyjore nga fillimi nė fund.

Elementėt e ADN-sė
Nė mesazh shfaqen numrat 1, 6, 7, 8 dhe 15. Kėto janė numrat atomikė tė hidrogjenit (H), karbonit (C), nitrogjenit (N), oksigjenit (O), fosforit (P), tė cilėt janė pėrbėrės tė ADN-sė.

Spiralja e dyfishtė
Spiralja e dyfishtė e ADN-sė - shiriti vertikal pėrfaqėson numrit e elementėve pėrbėrės, por vlera e vizatuar ėshtė rreth 4.3 milionė, kur nė fakt janė rreth 3.2 miliardė ēifte bazė).

Njerėzimi
Elementi nė qendėr pėrfaqėson njė njeri. Elementi nė tė majtė tregon gjatėsinė mesatare tė njė njeriu. Elementi nė tė djathtė tregon masėn e popullsisė sė botės nė vitin 1974, rreth 4.2 miliardė. Nė kėtė rast, numri ėshtė i orientuar horizontalisht dhe jo vertikalisht.

Planetėt
Sistemi diellor, ku shfaqet dielli dhe planetėt sipas pozicionit tė tyre. Toka ėshtė planeti i tretė nga dielli. Pėrveē pozicionit, pamja grafike jep dhe referenca tė masės sė ēdo planeti dhe tė diellit.

Teleskopi
Pjesa e fundit pėrfaqėson teleskopin e Arecibos me diametrin e tij.

Mėnyrat e komunikimit

CETI (Communication with Extraterrestrial Intelligence - Komunikimi me Inteligjencėn Jashtėtokėsore) ėshtė njė degė e institutit "SETI". "CETI" fokusohet nė kompozimin dhe deshifrimin e mesazheve qė mund tė kuptohen teorikisht nga qytetėrime tė tjera teknologjike. Eksperimenti mė i njohur i "CETI" ishte mesazhi i Arecibos nė vitin 1974. "CETI" fokusohet nė tre fusha komunikimi: gjuhėt matematike, sistemet e ilustruara me figura, dhe sistemet e algoritmit tė komunikimit:

GJUHĖT MATEMATIKE DHE SHKENCORE

"Astraglossa"
E publikuar nė vitin 1953 nga Lancelot Hogben, pėrshkruan njė sistem tė kombinimit ėt numrave nė disas seri pulsimesh tė shkurtra dhe tė gjata. Nė sistemin e Hogbenm pulsimet e shkurtra pėrfaqėsojnė numrat ndėrsa pulsimet e e gjata shenjat e

Lincos (Gjuha kozmike)
"Lincos: Skicimi i njė gjuhe pėr komunikim kozmik", i publikuar nė vitin 1960 nga Hans Freudenthal ėshtė njė zgjerim i "Astraglossa" pėr tė krijuar njė gjuhė me qėllim tė pėrgjithshėm qė buron nga simbolet e matematikės bazė dhe logjikės.

GJUHA E BAZUAR NĖ FAKTET THEMELORE TĖ SHKENCĖS

Mesazhet e ilustruara me figura
Sistemet e komunikimit tė ilustruar me figura synojnė tė pėrshkruajnė koncepte matematikore apo fizike nėpėrmjet diagrameve tė thjeshtuara. Kėto mesazhe nėnkuptojnė se marrėsit kanė tė njėjtat aftėsi vizuale dhe mund tė kuptojnė matematikėn dhe gjeometrinė bazė. Njė kritikė e zakonshme e kėtyre sistemeve ėshtė se ato pretendojnė njė kuptim tė pėrbashkėt tė formave specifike, tė cilat nuk mund tė jenė tė tilla pėr speciet me vizion tė ndryshėm.

Pllakat nė sondat e "Pioneer"
Dy pllakat u lėshuan bashkė me "Pioneer 10" dhe "Pioneer 11" nė vitin 1972 dhe 1973, duke pėrshkruar vendndodhjen e tokės nė galaktike dhe sistemin diellor, si dhe formėn e trupit njerėzor.

Pllakat nė sondat "Voyager"
E lėshuar nė hapėsirė nė vitin 1977, sondat e "Vyoager" mbanin dy disqe, mbi tė cilat ishte gdhendur njė diagramė qė pėrshkruante formėn e trupit tė njeriut, sistemin diellore dhe vendndodhjen e tij.

MESAZHET KOZMIKE

Mesazhet kozmike pėrbėhen nga disa seksione dixhitale. Mesazhi konsiston nė mesazhe nga matematika bazė e deri nė koncepte progresive komplekse, duke pėrfshirė proceset fizike dhe objektet. Ky lloji mesazhi ėshtė i skicuar me format rezistent ndaj zhurmės. Kėto lloj mesazhesh janė transmetuar nė vitin 1999 dhe 2003 nga "Evpatoria Planetary Radar" nėn udhėheqjen shkencore tė Alexander Zaitsev.

Marrė nga revista "Forbes"
Pėrgatiti Blendina Cara
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi