Dielli -krijuesi i jetės sonė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dielli -krijuesi i jetės sonė

Mesazh  Nikolaos prej 02.07.11 16:48

Dielli i vetmi zot i vėrtetė pėr jetėn nė Tokė


Universi dhe sistemi Diellor lindėn nga shpėrthimi i quajtur Big-bėng.
Elementet qė krijuan jetėn nė Tokė (njerėz, kafshė dhe bimė) erdhen nga distanca e largėt nė hapėsirėn ndėrmjet Marsit dhe Jupiterit, por disa edhe nga skajet e sistemit tonė diellor. Kėto elemente jetėsore kanė ardhur nė meteorė dhe asteroide rreth 3 miliard vite mė parė. Toka ka rreth 4, 46 miliard vjet qė ka lindur ashtu si edhe planetėt e tjerė tė sistemit diellor. Kur meteorėt goditėn Tokėn ata sollen me vete edhe tė gjitha elementet e jetės tė cilat nėn nxitjen e Diellit dhe reaksioneve kimike krijuan jetėn dhe ne evoluam (u zhvilluam) dhe u bėmė specie tė gjalla pėrmes energjisė sė Diellit. Ne kemi nevojė pėr dritėn e Diellit qė tė zhvillohemi, tė rritemi e tė jetojmė. Qė Dielli ėshtė zoti i vėrtetė nuk ėshtė thjesht mendim, por njė fakt real. Po tė vlerėsojmė anėn konkrete tė gjėrave Dielli ėshtė i vetmi zot pėr jetėn mbi Tokė. Ishte ai i pari qė nxiti gjallėrinė, sepse nga tė gjithė planetėt e tjerė Toka ndodhet nė largėsinė e duhur me tė pėr tė krijuar kushtet e jetės. Ndaj, nxehtėsia e Diellit ėshtė normale nė planetin tonė tė gjallė. Nė fillim Toka ishte plot vullkane, me kalimin e viteve asteroidet dhe meteorėt goditėn Tokėn. Forca e rėndesės sė Diellit i sistemoi meteorėt nė Tokė dhe u formuan malet. Kometat e akullta sollen ujin i cili u shkri nga Dielli dhe u krijuan detet e oqeanet. Uji duke kombinuar me dheun formuan barin, bimėt, pemėt...ajrin. Nga vullkanet nėndetare nisen tė krijoheshin qelizat e para jetėsore derisa evoluan duke pėsuar ndryshime ndėr vite, ashtu si krimbi qė kthehet nė flutur dhe kėshtu me rrallė....kafshė pas kafshe deri tek majmuni qė ngjan me njeriun, dhe nga majmuni i zhvilluar doli njeriu. Por kjo u desh pėr miliona vjet. Ky proēes quhet evolucion. Dielli jo vetėm qė nxiti dhe krijoi jetėn, por dhe ndikon nė punėt e pėrditshme: nga ai vjen shiu sepse Dielli ngroh oqeanet e detet, avulli i oqeaneve dhe i akujve ngrihet nė qiell dhe bėhet re dhe reja lėshon shi (ashtu siē ndodh tek tenxherja nė zjarr qė po t’i heqim kapakun avulli kullon si shi). Nė kėtė rast Dielli (babai ynė) duket sikur fekondon nėnėn Tokė. Dielli rrit bimėt dhe nga bimėt vijnė ushqimet, ushqehemi ne dhe kafshėt tė cilat na shėrbejnė neve pėr punė dhe si ushqim; nga bimėt bėhen edhe ilaēet dhe barnat e ndryshme qė na ndihmojnė tė shėrohemi. Pra, nga Dielli marrim jetė, energji, marrim dritėn dhe natėn (sepse toka duke i kthyer shpinen Diellit krijon natėn)...Ai na bėn tė zhvishemi sepse na sjell vapėn, na than rrobat, na shėron plagėt, krijon ngjyrat; Dielli na bėn tė bukur duke na nxirė trupin nė plazh. Vetė mosha jonė varet nga Dielli. Nga Dielli janė frymėzuar poetė dhe shkrimtarė. Por ai ka dhe veti negative: ai provokon edhe nxehtėsi pėrvėluese edhe shkatėrrim. Asgjė nė botė nuk ndikon mė shumė se Dielli. Ne e ndjejmė energjinė e tij, rrezet e tij tė shndritshme qė na bien nė fytyrė sapo zgjohemi nė mėngjes.

Nė kohėt e lashta, Dielli u quajt zot, pikėrisht sepse ishte ai qė mundėsonte jetėn, simbolizonte natyrėn, dritėn, ditėn. E kundėrta e Diellit ishte errėsira, qė nėnkuptonte tė keqen, tė zezėn, tė ftohtin, djallin. Natėn njerėzit primitivė ishin shumė tė ekspozuar ndaj rreziqeve, sulmeve tė kafshėve tė egra, tė ftohtit etj. dhe ishin tė varur plotėsisht ndaj kushteve tė natyrės. Pėr kėtė arsye "priftėrinjtė e parė" ndėrtuan tempujt e Diellit nė shenjė kulti nė malet mė tė larta, atje ku rrezet e Diellit preknin mė parė dhe me anė tė daulleve, lajmėronin popullsinė pėr lindjen e diellit, qė presupozonte lindjen e jetės.

Duke studiuar Diellin, si ylli mė i afėrt i planetit Tokė, lindi interesi ndaj astrologjisė dhe fenomeneve tė ndryshme astronomike. Vetė fjala hyjnore, nuk presupozon diēka tė shenjtė, mė shumė se diēka qė ka tė bėjė me yjet: hylli, hyje, hyjnor..
Dielli (ylli ynė) gjendet i pikturuar nė shpella 10 mijė vjet mė parė, apo dhe 6 mijė vjet tek sumerėt.
Ky besim pagan dominoi, madje u pėrhap nė tė gjithė shoqėrinė njerėzore tė asaj periudhe.
Mė pas evoloi dhe u pėrshtat nė shumė kultura, derisa kėto dije astronomike u keqpėrdorėn qėllimisht apo jo, pėr tė arritur judaizmi qė nxori besimin e parė monoteist, qė vinte nė qendėr vetėm njė Zot. E gjithė Dhiata e Vjetėr apo e Re, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė dije astronomike, me nė qendėr Diellin. Mė pas kėtė histori e kopjoi thuajse totalisht Bibla dhe mė pas biblėn Kurani, sigurisht duke bėrė dhe ndryshime.

Pėrpara dymijė vitesh, Dielli adhurohej nga shumė fise e popuj tė ndryshėm, nga mbretėr e perandorė tė lashtė. Egjipianėt, kur Dielli ishte nė pikėn mė tė lartė qiellore, nė mesditė, kur piramida nuk projektonte asnjė hije, i luteshin perėndisė mė tė madhe, Horus-it (Diellit). Njerėzit e lashtė i pėrcaktonin kohėn dhe stinėt nė bazė tė lėvizjes sė Diellit, duke caktuar nė kėtė mėnyrė ditė, muaj, vite; instrumenti i pėrdorur ishte ora diellore. Pėr njė filozof si Platoni Dielli simbolizonte autoritetin suprem: ai dhuronte fuqinė e shikimit. Jezu Krishti pėrfaqėson vet Diellin dhe apostujt e tij pėrfaqėsojnė 12 shenjat zodiakale. Pėr kėtė fakt ditėlindja e tij u vendos nga Papa me 25 dhjetor, kohė kur dita nis e zgjatet, ky proēes quhet Rilindja e Diellit ose Krishtlindja. Nė vitin 274 pas Krishtit, perandori Aurelio adoptoi Diellin si perėndi supreme tė Perandorisė Romake dhe pėrveē kėsaj, edhe familja e Kostandinit nderonte Sol Invictus-in (Diellin e Pamposhtur). Statuja e Kostandinit, nė Kostandinopoli, mbante kurorėn qė leshonte rreze tė perėndisė Diell. Po ashtu, Statuja e Lirisė nė Nju Jork mban rrezet e Diellit mbi kokė. Ne Bosnjė Hercegovinė, pranė Sarajevės, gjendet Piramida e Diellit. Qė nga lashtėsia, mbretėrit mbanin kurora me maja qė simbolizojnė rrezet e Diellit! Mbreti i fuqishėm i Francės, Luigji XIV, e quante veten “Mbreti-Diell”. Persianėt e lashtė, Aztekėt dhe fiset Maja i bėnin flijime atij. Nė Rodos tė Greqisė, statuja e Helios-it (Ilios =Diell) ishte njė ndėr simbolet mė tė madhėrishme pėr adhurimin e Diellit, e njohur me emrin Kolosi i Rodosit dhe ishte njė ndėr mrekullitė e botės antike. 14 vende sot nė botė mbajnė Diellin si simbol nė flamurin e tyre.

Populli ynė i Ilirisė sė lashtė, pėrpara ardhjes sė krishtėrimit, adhuronte dhe nderonte Apollonin (Diellin) si mė tė madhin perėndi: qyteti i lashtė iliro-romak qė shtrihet pranė Fierit mori emrin Apollonia, pėr nder tė Diellit. Fisi ilir i Peonėve e kishte Diellin perėndinė mė tė adhuruar.

Kulti i Diellit (besimi origjinal) tek shqiptarėt pasqyrohet edhe nė betė e tyre, dmth. kur bėjnė be e betohen pėr Diellin. Madje, betė me Diell e rreze dielli, si “pėr atė diell” e “pėr kėtė rreze dielli”, “pėr qiell e pėr dhe” hasen edhe sot e kėsaj dite tek shqipėtarėt. Malėsorėt bėnin kryq kur u binin rrezet e para tė Diellit nė agim. Edhe mallkimet pėrfshinin Diellin: “mos pafsh Diell me sy”. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shėndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtės dobiprurės. Atij i faleshin nė mėngjes nė tė lindur, nė disa raste dhe nė perėndim tė tij. Shumė veprime me karakter bujqėsor e blegtoral duhej tė fillonin me tė lindur tė Diellit e jo mė parė, se kėshtu sjell mbarėsi e prodhimtari tė bollshme. Nė disa krahina veriore vajza duhej fejuar nė mėngjes nė tė rėnė tė Diellit e jo nė mbrėmje. Dielli i mėngjesit, sipas besimit popullor, ėshtė fat pėr vajzėn nė lumturinė e ardhshme bashkėshortore, nė trashėgimi, nė lindje tė djemėve. Martesat bėhen ditėn e dielė, nė ditėn e Diellit. Kur vdiste njeriu, kudo nė Malėsitė shqiptare ai do tė vendosej me fytyrė nga lindja e Diellit. Nė pelegrinazhe rituale nė majat e maleve nuk mungonin asnjėherė adhurimet e Diellit: ndezje zjarresh tė mėdha, kurbane, sidomos nė Ditėn e Verės, me 21 mars, apo me 22 qershor, festa qė simbolizojnė Diellin. Ditėlindja dhe Viti i Ri janė njė festė tjetėr pagane qė pėrfaqėsojnė revolucionin e Diellit, dhe janė festat mė tė festuara nė botė. Sot nė botė pėrdoret kalendari diellor.

Dielli ėshtė burimi konkret i jetės tokėsore, prej tij dhe prej planetėve tė sistemit tonė diellor varet fati i jetės sonė.

Napoleon Bonaparti ka thėnė: “Nėse do tė mė duhej tė zgjidhja njė fe, Dielli dhėnėsi i jetės, do tė ishte zoti im”.[/color][/i]



Pėrgaditi: Nikolaos
www.astro-al.page.tl


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 16.09.12 17:45, edituar 6 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

429


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dielli -krijuesi i jetės sonė

Mesazh  ajzberg prej 24.07.11 19:57

A eshte menduar ndonjehere se fjala DIELL ka te beje me shqipen dhe do te thote ''dy ylle'',dy yje ,pra nqs eshte e vertete i kane thene keshtu se shkelqen sa dy yje apo ka dicka tjeter???
avatar
ajzberg

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dielli -krijuesi i jetės sonė

Mesazh  cosmiclove prej 25.07.11 14:12

Fjala diell lidhet kryesisht me fjalen djale sepse edhe nga anglishtja kemi sun-son. gjithashtu na bie ne sy ngjashmeria midis fjaleve diell dhe djall.

Sipas filozofise kabala dielli eshte vizioni i bukurise dhe ka arkengjell rafaelin kurse ne disa raste mikaelin kundershtarin e luciferit.

Po ta shohim ne prizmin masonik simboli i diellit eshte nje rreth me nje pike ne mes. mos valle ka dicka qe fshihet prej shekujsh ketu. ia vlen te permendim faktin se shume fjale te vjetra shqipe perdoren ne ritualet masonike.

Ndoshta rrethi me nje pike ne mes ben fjale per dy yje ndoshta dielli yne dhe planeti i 12 nibiru si nje yll xhuxh qe hyn midis tokes e diellit dhe ben qe pamja te duket si nje sy i stermadh.

Ketu vihet ne pune me shume fantazia dhe imagjinata sesa logjika dhe arsyetimi.
Gjithsesi kjo mund te jete nje hije e realitetit qe pritet te rizbulohet se shpejti.
avatar
cosmiclove

48


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dielli -krijuesi i jetės sonė

Mesazh  xhemalekovaci prej 20.11.11 18:50

.


Edituar pėr herė tė fundit nga xhemalekovaci nė 30.11.11 12:20, edituar 1 herė gjithsej
avatar
xhemalekovaci

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kulti i Diellit

Mesazh  Nikolaos prej 28.11.11 12:49

Kulti i Diellit


Kulti i Diellit dhe Hėnės
Besime popullore

Tė dy, Dielli dhe Hėna, janė simbole dhe motive tė zakonshme nė artin popullor shqiptar, si dhe nė tatuazhet. Dihet se ilirėt, banorėt e lashtė tė Ballkanit perėndimor, i pėrdornin simbolet e Diellit nė ornamentet e tyre, megjithėse nuk mund tė thuhet me siguri nėse kanė qenė pikėrisht kėto simbole qė kanė trashėguar shqiptarėt e sotėm. Edhe peonėt, tė cilėt jetonin diku ndėrmjet maqedonasve tė lashtė dhe dardanėve, e kishin njė kult tė diellit, tė cilin shkrimtari i shekullit II tė e. r. Maximus nga Tiri (Philosophoumena, 2.8, 6) e ka pėrshkruar si diell nė qendėr tė njė disku, majė njė shtize tė gjatė.

Kulti i Diellit tek shqiptarėt pasqyrohet edhe nė betė e tyre, dmth. kur bėjnė be e betohen pėr diellin. Madje, betė me diell e rreze dielli, si 'pėr atė diell' e 'pėr kėtė rreze dielli,' haseshin dikur mė shpesh se betė pėr Zotin dhe dėgjohen edhe sot e kėsaj dite.

Edhe nė letėrsinė gojore shqiptare bie nė sy pėrmendja e rrezeve tė diellit, qė u japin dritė guvave tė thella malore, etj. Festa e Shėn Gjergjit, gjithashtu, mund tė lidhet me njė festė tė lashtė tė diellit. Baroni Franc Nopēa (1877-1933) thotė se banorėt e Shalės dhe Planės (SH) bėnin kryq kur u binin rrezet e para tė diellit nė agim.


Dielli,Hėna,Yjet

Nga mbijetojat e kulteve tė lashtėsisė ėshtė ruajtur kulti i Diellit. Mbeturinat e tij na shfaqen, qoftė edhe nė mėnyrė tė zbehtė, nė shumė fusha tė jetės e tė veprimtarisė sė banorėve tė vendit tonė: nė kulte bujqėsore e blegtorale, nė kulte tė mjeshtėrive, nė ritet kalendarike, nė krijimtarinė gojore tė popullit, nė artin popullor tė aplikuar, nė ciklin e jetės familjare, nė kultin e zjarrit e tė vatrės, tė ujit, tė maleve e kėshtu me radhė.

Nga autortė ndryshėm pėr kėtė kult janė nxjerrė nė dritė dėshmi jo tė pakta e janė dhėnė mendime tė rėndėsishme. Pashko Vasa qė mė 1879 vė nė dukje se Shqiptarėt betoheshin pėr Diell, pėr hėnė, pėr qiell, pėr dhe, nė gur e pėr elementė tė tjerė tė natyrės e jo pėr perėndi e shenjtorė tė krishtėrimit e tė islamizmit. Ai kėto betime i shpjegon si tė lashtėsisė shqiptare e me burim vendės. (Vaso Pasha Effendi, "E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe Shqiptarėt", Tiranė, 1935, f. 42-43)

F. Nopēa qė nga fillimi i kėtij shekulli ka vėnė re se Shqiptarėt i faleshin Diellit sipas besimit pagan dhe se nderimi i majave tė maleve, i disa vendeve tė larta nė Shqipėri ka tė bėjė me kultin e diellit. (F. Nopēe, "Shqipėria. Pikėpamjet fetare", Arkivi i Institutittė Historisė, f. 46). Nė zbukurimet e xhubletės sė Malėsisė sė Madhe, nė shtroje e gjėra tė tjera tė qėndisura nė Malėsi tė Gjakovės, ėshtė i pranishėm motivi i diellit nė formė kryqi grepē (svastika), dhe kjo duhet konsideruar si trashėgimi e lashtė e popullit tonė.

Sh. Gjeēovi konstaton mbeturina tė forta tė besimit nė diellin tė shprehura nė tė falurit e diellit e nė tė dhėna tė tjera religjioze, duke i lidhur kėto me kultin e diellit e elementė tė tjerė tė mitologjisė nė llirė e Trakė. Mbi tė gjitha ėshtė me vlerė shqyrtimi qė M. E. Durhami i bėn kultit tė diellit tė shfaqur nė tatuazh nė Bosnjė, nė Hercegovinė dhe diēka nė Shqipėrinė Veriore, duke u pėrpjekur tė shpjegojė origjinėn ilire e trake tė kėsaj dukurie.

Nga tė dhėna tė ndryshme na del se dielli, deri kėto kohėt e vona ka qenė objekt adhurimi; atij i faleshin nė mėngjes nė tė lindur, nė disa raste dhe nė perėndim tė tij. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shėndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtės dobiprurės.

Shumė veprime me karakter bujqėsor e blegtoral duhej tė fillonin me tė lindur tė diellit e jo mė parė, madje veprime bujqėsore e blegtorale qė fillonin pėr herė tė parė nė njė ditė tė caktuar tė pranverės; ajo ditė duhej tė ishte me diell( e jo e vrenjtur) se kėshtu sjell mbarėsi e prodhimtari tė bollshme. Nė Malėsi tė Gjakovės (Tropojės) kemi hetuar njė zakon tė lashtė sipas tė cilit vajza duhej fejuar nė mėngjes nė tė rėnė tė diellit e jo nė mbrėmje. Dielli i mėngjesit, sipas besimit popullor, ėshtė fat pėr vajzėn nė lumturinė e ardhshme bashkėshortore, nė trashėgimi, nė lindje tė djemėve.

Njė element me shumė rėndėsi pėr kultin e Diellit janė zjarret e vitit qė bėheshin nė krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė nė Ditėn e Verės (fillimi i marsit), mė 22 qershor, diku nė korrik apo nė gusht nė maja malesh, kodrash dhe pranė shtėpive mė 24 dhjetor. Kėto zjarre rituale nė shekullin XX kanė karakter besimi por dhe argėtimi, por dihet se nė mitologjinė indoeuropiane kėto bėheshin pėr tė ndihmuar diellin, pėr t'i dhėnė fuqi atij, se edhe ai pastaj kishte pėr t'u dhėnė prodhimtari tė mbarė e begati nė jetėn familjare. Pra, besohej dikur se tė tilla zjarre rituale e fuqizonin diellin pėr tė prurė mė shpejt verėn, bimėsinė nė natyrė e bollėk nė prodhimtari.

Nė gunėn shqiptare, nė variantet e saj si veshje gruaje nė trevėn e Mirditės, Pukė, Malėsi e Lezhės, Mat e Krujė, ndeshim dendur simbole tė diellit nė formė kryqi, nė ngjashmėri tė svastikės, nė rrathė koncentrikė, spirale dyfishe etj. Nė xhubletėn e Malėsisė sė Madhe, tė Dukagjinit dhe tė Malėsisė sė Gjakovės (Nikaj - Mertur) ndeshim zbukurime me simbole tė diellit, tė hėnės, tė gjarpėrit, nga mė tė ndryshmet. Meqėnėse kėtė petk e kemi me origjinė tė lashtė ballkanase e mesdhetare, gjė qė na dėshmohet edhe nga zbulimet arkeologjike tė trevės ilire e mė tej, mendojmė se edhe zbukurimet me karakter mitologjik nė tė, pa mohuar shtresa tė ndryshme e ndikime tė mėvonėshme, si origjinė duhet t'i kėrkojmė te koha, te njė kohė e lashtė ballkanike.

Ėshtė kuptimplotė fakti qė nė ciklin e kreshnikėve dielli e hėna marrin pjesė aktive nė drejtimin e ngjarjeve. Nė kėtė cikėl flitet pėr Bjeshkėt e Diellit, si vende ku veprojnė kreshnikėt. Nė "Martesėn e Halilit" (Q. Haxhihasani. vep. cit. f. 75) Dielli e Hėna bashkė me Orė e Zana e zogj tė malit ndihmojnė kreshnikun pėr tė realizuar synimet e tij.

Po thot dielli: "A ndorja e eme!"
Ka than hana: "A ndorja e eme!"
Kanė thanė orėt: "A ndorja e jonė!"
Zotafletdhijanėmal!
Ēa ka qitun e ka thanė?
- Sa tė bajė dritė ka ndoren dielli,
T'errmen natė, ka ndoren hana,
Armėt e brezit ja rue Zana!


Betimet, mallkimet, urimet e shumta pėr diellin, qė pėrdoreshin nė jetėn e pėrditėshme si "Pėr atė diell qė shndrit token!", "Pėr atė diell qė vete lodhurl", "Tė thertė rrezja e diellit!", "Mos pafsh diell me sy!", "Qofsh i bardhė si drita e diellit!", "Pėr atė fytyrė tė Diellit", "Pėr atė sy diell", "Pėr atė diell qė vran e kthjell!" e kėshtu me radhė, konsideroheshin shumė tė forta e mendohej se bėnin efekt pėr mirė a tė keq nė jetėn e njerėzve.

Nė besimet popullore gjejmė pėrfytyrimin e Hėnės si grua dhe tė Diellit si burrė e ku flitet dhe pėrfėmijėt e tyre. Nė njė kėngė legjendare nga Arbėreshėt e Italisė vajza takohet me Kuēedrėn nė Malin e Kuēedrės dhe i thotė se "ėshtė e bija e diellit dhe e hėnės" (se ka pėr nėnė hėnėn dhe pėr babė diellin). Kuēedra donte ta hajė, por kur mori vesh kėtė e pėrshėndeti dhe e la tė lirė. (Q. Haxhihasani. "Kėngė popullore legjendare", f. 91). Megjithatė tek ne ka dhe njė variant qė e gjejmė te popujt e tjerė: Nė legjendėn popullore tregohet se hėna me diellin kanė qenė motėr e vėlla e nė ndonjė yariant tjetėr: burrė e grua. Hėna dikur paska pasur dritė tė madhe porsi dielli. Kallzohet se ndėr kohė tė vjetra hėna u grind njė herė me diellin e ky i ra me njė shplakė aq tė fortė sa i plasi njėrin sy e prandaj tani hėna nuk e ka mė dritėn e gjallė si dielli. Kėtė legjendė e gjejmė nė gjithė Labėrinė. ( K. Kamsi, "Besime tė popullit nė Labėri", "Dituria", Tiranė, 1928, Nr. 8, f. 309-310). Nė Smokthinė besohej dikur, se kurzihej hėna (kur ndodhte eklipsi i hėnės) e kishin zėnė shkėmbinjtė, lubia ose kauri. Nė Kurvelesh tregohej se atė e zinte Kuēedra, qentė e tėrbuar ose lugati e nuk e lenin tė lėshonte dritė mbi tokė. (K. Kamsi. Art. cit. "Dituria", 1928, f. 311).

Nė Veri, nė zbukurime tė ndryshme, na paraqitet hėna me rreze ashtu si edhe dielli; kjo tė kujton legjendėn nė fjalė. Nė popullin tonė tė zėnėt e hėnės a tė diellit mbahej si njė shenjė shumė e keqe. Deri nga fillimi i shekullit XX, kur zihej hėna ose dielli, qisnin me pushkė ose hidhnin pėrpjetė urė zjarri, pėr tė frikėsuar Kuēedrėn a Lubinė, pėr ta bėrėqėtėlargohen.

Nė Smokthinė ndėr pleq e plaka tregohej se hėna na qenka njė grua e shenjtė. Prandaj ditėn e hėnė nuk preknin punė me dorė, ose po tė punonin, besonin se nė jetė do t'u ndodhnin fatkeqėsira dhe se natėn u shfaqej hėna si grua dhe u tregonte tė gjitha tė kėqiat qė do t'u ēonte atyre qė nuk nderuan ditėn e saj.

Nė legjendėn popullore me natyrė mitike ndonjėherė dielli e hėna paraqiten si vėlla e motėr e njėkohėsisht si burrė e grua ashtu si edhe nė popujt e tjerė indoeuropianė.

Nė popullin tonė me fazat e ndryshme tė hėnės lidhej ēdo veprimtari bujqėsore, blegtorale dhe nga ato qė kishin tė bėnin me zeje e mjeshtri tė ndryshme.

Kudo ndėr Shqiptarė, nė malsi mė tepėr, kur nė tė marrė tė diellit del hėna e re, fėmijtė dhe vajzat e rritura i drejtoheshin hėnės me lutje e formula tė veēanta magjike, pėr fat« mbarėsi nė jetė. Ja njėra nga kėto formula magjike, me tė cilėn vajzat i drejtoheshin hėnės:
"Hėnė e re, / vashė e re! / Unė nė punė, ti nė gjumė, / Unė shėndet e ti gėrshet". (J. Nushi. Mitologji e besime nė Myzeqe, "Etnografia Shqiptare", V. 1974, f. 336).

Mendojmė se hyjnizimi i hėnės nė popullin tonė nė njė masė kaq tė madhe ka tė bėjė me ndonjė hyjni tė lashtė ktonike vendėse me atribute tė bujqėsisė dhe tė jetės familjare. Po Hėna na del edhe si e lidhur me Zanėn, me natyrėn e virgjėr, pra si hyjni e natyrės. ėshtė ndėrkohė edhe mbrojtėse e grave.
Kuptohet qartė se kėto mbeturina besimesh nė hėnėn, nė diellin e nė elementė tė tjerė tė natyrės ishin shprehje e atij kompleksi tė besimeve pagane qė lidhej me natyrėn.

Me interes ėshtė kulti i diellit nė lidhje me tė vdekurit. Kur vdiste njeriu, kudo nė Malėsitė shqiptare ai do tė vendosej me fytyrė nga lindja e diellit: nė shtėpi, nė oborr, kur pushonin rrugės pėr te varrezat dhe nė varr; ky ishte njė rregull i prerė dhe i lidhur me besime tė lashta. Vlen tė theksohet kėtu se arkeologėt tanė nė varret e Mesjetės sė Hershme tė varrosurit i kanė gjetur me fytyrė nga lindja. (H. Spahiu. - Gėrmimet e vitit 1961 nė varrezėn e hershme Mesjetare tė kalasė sė Dalmacies, "Studime historike" 3.1964, f. 77). Kėtė pozicion varrimi e gjemė dhe nė disa varre tė lashta ilire, ashtu si dhe nė popuj tė tjerė tė Lashtėsisė.

Deri nė kohė tė vona ėshtė ruajtur tradita qė pėrjashta varrit tė bėhej njė rreth gurėsh tė vegjėl tė bardhė, p.sh., nė Labėri, nė Mirditė, nė Malėsi tė Madhe etj. Mendojmė se kjo ka tė bėjė me kultin e diellit. dhe kjo ėshtė po ajo unaza apo rrethi i gjerė me gurė qė gjendet nė tumat ilire dhe qė ka tė bėjė me kultin e diellit. Pra edhe kėtu ekziston lidhja logjike nga Lashtėsia e deri nė Kohėn tonė. Kėtė dukuri nė varrime e ndeshim dhe nė popuj tė tjerė tė Europės. ndoshta kjo ka tė bėj me kultin e diellit, por mund tė jetė dhe njė kontaminim me kujtimin legjendar tė tė ardhurit tė europianėve nga Vendet e Lindjes, pra nga lindja e diellit. Ky kujtim i mjegulluar i prejardhjes, ky skenar mitiko-ritual i drejtimit nga vendi i imigrimit ndeshet dhe nė popuj tė Oqeanisė e gjetiu. Pra ėshtė njė kujtim i migrimeve tė lashta nga Azia, migrime indoeuropiane e tė tjera si kėto.

Nė kryqet e varreve nė Malėsi tė Madhe, nė Nikaj-Mertur, nė gjithė Dukagjinin (S. Anamali - Njė varrezė e Mesjetės sė Hershme nė Bukėl tė Mirditės, "lliria", 1972, f. 213) dhe nė disa vise tė tjera malore tė Shqipėrisė janė tė rėndomta motivet e diellit e tė hėnės tė paraqitura bashkarisht nė tė njėjtat vende. (Nė lidhje me motivet pagane: dielli, zogj, hėna e tė tjera, nė kryqet e varrezave tė Malėsisė sė Madhe, tė Dukagjinit e Nikaj-Merturit, material me rėndėsi mė kanė dhėnė gojarisht, A. Gjergji dhe K. Ulqini). Ekziston dhe mundėsia e ndikimit islam, qė doemos diku - diku ėshtė e dukshme, por pėr kultin e hėnės kemi dhe njė traditė tė fortė vendėse. Ka tė drejtė E. Durham qė kėto motive tė diellit e tė hėnės nė varre i lidh me besimet e lashta nė kėta trupa qiellorė.

Nė lidhje me kultin e Diellit do te pėrmendim se ka ekzistuar ndėr Shqiptarė nė malėsitė e Jugut e tė Veriut, kulti i disa vendeve tė larta ose maja malesh qė adhuroheshin; njerėzit u faleshin nė mėngjes me tė lindur dielli. Nė shumė raste kėto ishin vende ku nė data tė caktuara tė vitit zhvilloheshin ceremoni qė kishin tė bėnin me diellin, po dhe me elementė tė tjerė tė natyrės.
Kėshtu vendėsit ngjiteshin nė majėn e malit Rumia (Rumia: mal nė 1 perėndim tė liqenit tė Shkodrės, nė trevėn e Malit tė Zi), me nga njė gur nė dorė qė e hidhnin nė vendin e shejtė nė majė, ditėn e Rushajave pa rėnė dielli dhe me tė lindur i faleshin atij. Kėshtu veprohej edhe nė Gjallicė tė Lumės nė njė ditė tė caktuar tė gushtit. Veprime tė tilla rituale bėnin nė Majė tė Pashtrikut banorėt e Malėsisė sė Gjakovės e tė Rafshit tė Dukagjinit. Tė tilla rite bėheshin edhe nė maja tė tjera malesh nė Shqipėh. (Majat mė tė njohura ku bėheshin pelegriazhet e zhvilloheshin ceremoni kushtuar diellit nė ditė tė caktuara tė vitit, nė disa vende Ditėn e Verės, diku pėr Shėn Gjergj, diku mė 20 korrik, diku nė gusht a data tė tjera tė vitit, ishin kėto: Mali i Kėndravicės nė Labėri, Ēuka e Tomorrit nė Berat, Sarisalltiku tė Krujė, Gjallica e Lumės, Rumia afėr liqenit tė Shkodrės, Pashtriku nė Malėsi tė Gjakovės. Maja tė nderimit pagan kemi shumė nė Shqipėri. Maja e Shėlbuemit afėr Lezhės; nė Alpe: Maja e Shkėlzenit, Maja e Hekurave, Maja e Koritnikut. Tė tilla ishin edhe Maja e Sukaj nė Grudė, Maja e Runės, maja e Dervishės nė Macukull (Mat). Nė pelegrinazhe rituale nė majat e maleve nuk mungonin asnjėherė: tė falurit diellit, ndezje zjarresh tė mėdhenj (e kjo bėhej mė tepėr pėr Shėn Gjergj dhe nė Shėn Mėri tė gushtit), kurbane, pėrveē ceremonish e veprimesh tė tjera.

Duhet tė shėnojmė kėtu se kulti i Diellit, duke qenė njė fenomen universal, na shfaqet nė popuj tė ndryshėm tė botės dhe mad nganjėherė dhe me tė njėjtat tipare si edhe nė Shqiptarė. Kėshtu, p shembull, Persianėt e vjetėr (para 2000 e ca vjetėsh) tempujt e ty kushtuar diellit, hėnės, ujit e tokės, i kishin nė maja tė maleve dhe at bėnin flijime kushtuar diellit. (Gerodot, Istorija, Leingrad, 1972, f. 54, 131).

Edhe nė Kinė, deri nė kohė tė vona (rreth shekullit XIX e deri r fillim tė shekullit XX) janė ruajtur tempuj kushtuar diellit nė vende ngritura e maja malesh. (L.J. Shenberg, vep. cit., f. 508-509). Nė lashtė kulti i diellit ka qenė i fortė thuajse nė tė gjithė vendet e Lindjes sė Afė si nė Mesopotami, Asiri, Egjipt etj. (Po aty. f. 500-525). Mali Sinai r afėrsi tė Jeruzalemit, Hebroni, Ararat nė Irak, e disa tė tjerė ishin r lashtėsi vende kulturore e pelegrinazhi, pra maja malesh tė shenjta, l njerėzit luteshin si besimtarė e bėnin flijime; ēonin atje dhurata ndryshme.

Qė kėto shfaqje tė kultit tė Diellit tek ne kanė origjinė tė lashtė, k s'ka asnjė dyshim. Mund tė pėrmendim me kėtė rast ekzistencėn kėtij riti te Peonėt nė majėn e Malittė Pangjeut. (N. Svoronos, Journ international d'Archeologie Numismatique, dirigė et publiė par svoronos, Paris-Athenes, 1919, f. 78-79 dhe 127). Sipas njė autori anl (Eskilit), Orfeu ngjitej para agimit nė majėn e Pangjeut (Po aty. f. 1 78-79, dhe 127) pėr t'iu falur diellit nė dukjen e tij tė parė, sepse pėr dielli ishte perėndia mė e adhuruar. Livi (T. Livi., "Urbe Condita", Libi XL, f. 21-22) na dėshmon se nė vitin 181 p.e.sonė nė majė tė Ma Hem (afėr Peonėve) kishte njė altar kushtuar diellit e njė kushtui Jupiterit, te tė cilėt bėheshin flijime kushtuar diellit. Edhe Maja Shelbuemit, afėr Lezhės, ku arkeologėt tanė (F. Prendi, K. Zheku, "Qyfc ilir i Lisit, origjina dhe sistemi i fortifikimit tė tij". 1971, f. 156 dhe 166 kanė gjetur shenja muresh tė kohės sė llirėve, nė kėto kohėt e fundit r del si vend i kultit pagan e pikėrisht i kultit tė diellit nga llirėt e deri r kohėn tonė, njė dukuri e pėrgjithėshme e lashtėsisė Ballkanike.

Duke ditur se nė pėrgjithėsi majat e kultit tė diellit kanė shėrbyer tė tilla qė nga lashtėsia, atėhere duhet menduar se ky kult mund tė ruh vetėm nga banorėt qė jetuan pėr shekuj tė tėrė nė afėrsi tė kėty majave. Pėr kultin e majve tė diellit te llirėt e Trakėt kanė shkruar auto tė ndryshėm antikė. Edhe arkeologėt kanė gjetur materiale tė ndryshm altarė, rrenoja, tempuj, monedha, tė cilat lidhen me kultin e majave diellit te llirėt. Nga Heroditi na dėshmohet se nė luginėn e Vjosės (Herodot., vep. cit. I., IX-93, f. 444) mbaheshin nė njė shpellė njė tufė dhenėsh "tė shenjta", kushtuar diellit. Kjo ndodh pikėrisht nė njė vend siē ėshtė Malėsia e Labėrisė, ku kulti i diellit me maja tė larta ėshtė shumė i dukshėm. Nė tė mirė tė origjinės ilire tė kultit tė majave tė larta na flasin dhe disa dėshmi arkeologjike.

Arkeologėt Z. Milter e V. Shmid kanė zbuluar nė Norik, nė dy maja, dy tempuj ilirė me altarė flijimesh kushtuardiellit. Svoronos na paraqet disa dėshmi pėr Pangjeun si "mal i shenjtė" kushtuar kultit tė diellit (J. Svoronos, vep. cit., f. 78-79 dhe 126-127) nė Peonėt. Kėtė e vėrtetojnė ndėr tė tjera koleksionet e monedhave (Po aty. Tė shihet tabela nė fund tė veprės sė autorit) me motivet e diellit tė gjetura nė kėtė mal dhe altarė kushtuar diellit. Dhe Taloci (Thallooczy, "Historiae motshme...", "Agimi", 1919, Nr. 4, f. 528) na thotė se llirėt e Trakėt, tempujt e tyre kushtuar diellit, i kishin tė rrumbullakėt e tė ndėrtuar nė vende tė larta.

Tė shumta janė motivet e diellit e tė hėnės nė ornamentikėn popullore. Si elementė shumė tė qartė tė mbeturinave tė kultit tė diellit janė svastika, rrathėt koncetrikė dhe motive tė tjera tė diellit nė objektet e kulturės lėndore, nė zbukurimet e veshjeve popullore, nė punime tė ndryshme tekstili; nė gdhendje nė gurė (nė dyert e shtėpive, nė oxhaqet e vatrės, nė kryqe e gurė tė varreve), nė punime druri nga mė tė ndryshmet (djepa, hambarė, furka, tryeza, arka, enė ushqimi e vegla muzikore, karrige e tavane shtėpish, nė vezė tė ngjyera rituale, nė tatuazh e kėshtu me radhė).

Nė pėrgjithėsi, mendojmė se nė paraqitjen artistike tė kėtyre motiveve kemi tė bėjmė me veēori vendėse pėr faktin se diellin e rrezatuar, rrathėt koncentrikė, vijat e valėzuara, paralele e tė thyera, hėnėn, tė gjitha kėto tė kombinuara, i gjejmė si elementė shumė tė dukshėm si tek ilirėt, nė Kulturėn e Arbėrit nė Mesjetėn e Hershme dhe tek Shqiptarėt e, aq mė tepėr nė forma tė thjeshta e arkaike. Lidhja e kultittėhėnės me shumė dukuri sociale ekonomike tė traditės vendėse e sqaron mė sė miri kėtė gjė.

Ėshtė e vėrtetė se motivet e hėnės nė ornamentikė, nė njė masė tė dukshme tė tyre, janė rrjedhim i ndikimeve tė islamizmit, por kjo natyrisht e mbėshtetur nė njė traditė tė fortė vendėse. Kėtė e vėrteton dhe fakti se tė tilla motive tė hėnės i gjejmė me shumicė nė zona qė ishin nėn ndikimin krishtere ku nuk kanė depėrtuarshumė elementėte islamizmit.

Edhe vendet ku janė gdhendur motivet e diellit, si oxhaku i vatrės familjare, gurėt e derės sė shtėpisė, djepi i fėmijės, tryeza e bukės, gurėt e varreve, dėshmojnė pėr karakterin religjioz, magjik, mbrojtės qė kishin dikur kėto zbukurime.

Motivet e ndryshme na e paraqesin diellin dhe nė pozicione tė ndryshme: nė lindje, nė zenit e nė perėndim; nė rrugė nė vijė eliptike e lineare. Nė legjendat e pėrfytyrimet e vjetra religjioze dielli e hėna nė shumė raste paraqiten bashkė me zbukurime veshjesh, nė kryqe varresh, nė tatuazh etj. Nė dėshmitė etnografike kėto motive na paraqiten nė forma nga mė tė thjeshtat e deri te mė tė ndėrlikuarat, (forma floreale, zoomorfe dhe antropomorfe etj).

Pėr origjinėn ilire tė kėtyre motiveve flet fakti se ato i gjejmė nė forma mė tė ndryshme nė dėshmitė arkeologjike tė Mesjetės sė Hershme, pastaj tek llirėt e Protoilirėt, nė objekte qė konsiderohen thjesht vendėse. Me rėndėsi tė veēantė paraqitet njė koleksion i tėrė monedhash nga Peonia (i shekujve V-IV para Kr.) qė na i paraqet motivet e diellit qė nga mė tė thjeshtat e deri tek mė tė ndėrlikuarat. (Svoronos, vep. cit., f. 1 -37 dhe 19 tabela nė fund tė veprės).

Natyrisht, duke qenė i pranishėm kulti i diellit, me pėrfytyrimet pėrkatėse dhe nė popujt e tjerė tė Ballkanit, tė Europės, tė Mesdheut e tė Lindjes Aziatike, duhet tė jemi tė matur nė zanafillėn e tij nė njė etni tė veēantė. Material me vlerė nė kėtė vėshtrim japin edhe punimet e arkeologėve e ilirologėve tė ndryshėm, pėr artin ilir e pėr svastikėn tek llirėt. (A. Stipėevic, "Svastika", (crux gammata) kod starih lliria, "Gjurm Alb.", Prishtinė, 1970, nr. 1 -2, f 109-127). Kurse pėr Mesjetėn e Hershme ata i venė re nė mėnyrė tė veēantė kėto dukuri nė stolitė prej metali tė Kulturės sė Komanit.

Njė element me rėndėsi pėr kultin e diellit e tė hėnės ėshtė edhe tatuazhi, i cili na dėshmohet pothuajse nė tė gjithė Shqipėrinė. Midis motivesh tė tjera, nė tė na paraqitet dhe dielli dhe hėna. M. E. Durhami, qė ka bėrė kėrkime tė posaēme nė lidhje me kėtė nė Bosnjė, nė Hercegovinė e diēka nė Shqipėrinė Veriore, ka vėnė re se nė tatuazh, nė mėnyrė tė rėndomtė na paraqiten dielli e hėna bashkė. (M.E. Durham, vep. cit. f. 101 -142). Autorja mendon se kėtu kemi tė bėjmė me kultin e lashtė tė diellit e hėnės ndėr llirėt e se tatuazhi s'ka tė bėjė fare me Grekėt, as me Romakėt e as me Sllavėt qė erdhėn mė vonė nė kėto anė. Ky mendim gjen mbėshtetje te Herodoti, te Straboni, Ciceroni e Plutarku, tė cilėt na bėjnė tė ditur se tatuazhi ishte njė zakon i Japodėve e i gjithė fiseve tė tjera ilire e trake tė cituar prej saj.

Ballafaqimi i motiveve tė ndryshme tė diellit e tė hėnės qė na japin dėshmitė etnologjike, me ato qė na jep arkeologjia dhe autorė antikė, na lejojnė tė mendojmė se kėtu kemi tė bėjmė me njė vazhdimėsi tė simbolikės sė diellit e tė hėnės qė nga llirėt, nė Mesjetė e deri nė ditėt tona dhe se kjo simbolikė dikur ėshtė pėrdorur nė funksion magjik, mbrojtės, fatsjellės. Po nga ana tjetėr kjo duhet parė si njė traditė mbarėballkanike e mesdhetare e nga kjo vėrejmė njė mjegullsi nė rrėnjėt e lashta tė kėsaj dukurie.

Mitologė tė ndryshėm tė kohės sonė, duke u mbėshtetur nė dėshmitė e lashta, pohojnė se nė Greqi dhe nė Romėn klasike dielli e hėna nuk kishin ndonjė farė kulti tė dukshėm nė panteonin e tyre. Platoni pohon, qė nė kohėn e tij, fqinjėt e Grekėve, barbarėt, e adhuronin diellin, ndėrsa Grekėt, thotė ai dikur do ta kishin adhuruar, por, nga ana tjetėr, shton se nė kohė tė tij, nė Greqi s'kishte ndonjė kult, veēse nė ishullin Rodi, ku ndoshta ishte me origjin tė huaj (Plato, Cratylua, p. 397, C. cituar: M.P Nilson, The Origin of Belif amog dhe grecke in the Divinity of the Heavenly Bodies. The Harvad Theological Revievv, 1940, f. 1). Mendojmė se kėtu ėshtė fjala pėr llirėt e Trakėt si adhurues tė diellit. Maksimi prej Tiri na dėshmon se fisi ilir i Peonėve e kishte diellin perėndinė mė tė adhuruar dhe e paraqiste nė formėn e njė disku tė vendosurmbi njė purtekė. (Svoronoe, vep. cit., f. 18).

Herodoti na sjell njė legjendė maqedonase sipas sė cilės, Perdika (ilirian) i ardhur nė Lebias, nga viset e llirisė, e adhuronte diellin si perėndi qendrore dhe kishte besim nė fuqinė fatprurėse tė tij. Ai i falej diellit dhe e vizatonte nė tokė nė formė rrethi. (Herodoti, vep. cit. VIII -137, f.413).

Disa mitologė tė kohės sė sotme mendojnė se Apolloni grek nė disa cilėsi tė perėndisė sė diellit dhe si emėr ishte me origjinė iliro-trake. Praninė e kultit tė diellit nė ishujt Liperi tė Siēelisė dhe nė Majė tė Etnės nė antikitet. Bonfante e shpjegon si tė origjinės ilire.

Dukuritė e kultit tė diellit, tė hėnės, tė yjeve, ashtu si dhe tė dukurive tė tjera mitologjike ndėr Ballkanas dhe vazhdimėsinė e tyre ndėr Shqiptarėt, nuk mund t'i marrim tė shkėputura e tė veēuara nga ndikimet reciproke me botėn greke e romake dhe mė vonė nga vala e dyndjeve tė fiseve barbare qė erdhėn nė Mesjetėn e Hershme nga Veriu e nga Lindja e Ballkanit. Nė kultin e hėnės, mendojmė se, pavarėsisht nga shtesat e ndryshimet, fijet e lidhjes sė kulteve ilire me ato shqiptare nė pėrgjithėsi janė tė pashkėputura, e sidomos kur ėshtė fjala per diellin. Nga ana tjetėr, duhet menduar me arsyetim, shfaqjet e ndryshme tė kultit tė diellit kanė te thuash natyrė universale.

Faltoret e Diellit

Disa vjetė mė parė u zbulua n'Austri kryeqyteti i krahinės Noricum qė banohej prej Ilirėsh. Thirrej Noreia dhe gjėndej nė malin Lugenboden. Ndėr sa ndėrtesa tė tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumė lark kėtij, njė tempull i goditur nė tė tretin shekull p.e.s.. Ky tempull ėsht i rrumbullakėt, me tetė metra diametėr dhe i rrethuar me njė postrehė, pullazi i sė cilės mbahej, si duket, me shtylla tė drunjta. Nė mes ishte altari, i pėrbėrė prej katėr rrasash tė tė mėdha e tė rėnda, tė latuara e tė ngritura mbi tokė. Ndėn altar ndodhej vatra e zjarmit pėr flit qė truheshin. Ndonjė statujė Perėndije nuk u gjet nė kėtė vėnt tė shėnjtė, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mėnyra e ndėrtimit tė kujton me njė herė tempujt e vjetėr tė Romės ku nderohej dielli.

Nė majė tė njė kodre qė gjėndet pranė katundit Igls nė malsi tė Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar njė tempull tjetėr ilir, nė mes tė tė cilit u gjet shtrirė njė rras’ e madhe qė pėrbėnte altarin. Nė mėngjes, kur dielli dilte pėr tė parėn herė nė buzė tė malit, rrezet e tij binin mu nė mes t'altarit duke-kaluar nėpėr njė gallustėr tė hapur, pėr kėtė qėllim, nė pullas. Qė kjo ndėrtesė ėsht faltore nuk duhet tė kemi asnjė dyshim; varret rreth - e - rrotull sajė vėrtetojnė se, njė soj si sot, edhe Ilirvet tė moēėm i u pėlqente t'i varrosnin tė dashurit e tyre afėr tokės sė bekuar.


Arkeologėt Z. Milter e V. Shmid kanė zbuluar nė Norik, nė dy maja, dy tempuj ilirė me altarė flijimesh kushtuar diellit.

Livi (T. Livi., "Urbe Condita", Libi XL, f. 21-22) na dėshmon se nė vitin 181 p.e.sonė nė majė tė Malit Hem (afėr Peonėve) kishte njė altar kushtuar diellit e njė kushtuar Jupiterit, te tė cilėt bėheshin flijime kushtuar diellit

Mark Tirta (etnolog) - Mitologjia ndėr Shqiptarė



Fuqia e Diellit

Shumė popuj i kanė adhuruar forcat e natyrės, mė e shkėlqyera e tė cilave ėshtė Dielli.

Pėr njė filozof si Platoni Dielli simpolizonte autoritetin suprem: ai dhuronte fuqinė e shikimit, qė pėrfaqėson edhe fuqinė e introspeksionit. Dielli ėshtė dritė dhe zjarr dhe shumė mistike tė tė gjithė botės e kanė pėrshkruar pėrvojėn e tyre mė tė lartė nė terma drite.

Por nėse Dielli sjell dritė dhe ngrohtėsi, jo mė pak ai provokon edhe nxehtėsi pėrvėluese edhe shkatėrrim. Rrezet e tij shpesh janė pėrkufizuar shigjeta.

Drita dhe errėsira janė nė luftė kundėr-njėra tjetrės, pėr kėtė arsye besimet qė venė nė qendėr Diellin kanė qėnė shpesh tė prirura ndaj militarizmit. Dy shembuj do tė jenė tė mjaftueshėm pėr ta kuptuar kėtė.

Zarathustrizmi, zanafilla e tė cilit sipas gjasės i pėrket mijėvjeēarit tė dytė para Krishtit, u bė besimi zyrtar i dinastisė akemenide nė Persinė e shekullit tė gjashtė. Ai vinte nė qendėr luftėn midis forcave dhe kaosit, tė dritės dhe tė errėsirės, dhe Dielli ishte njėra prej forcave qė luftonte nė krah tė rregullit dhe tė dritės.

Njė shembull tjetėr i kultit “diellor” vjen nga njė periudhė nė tė cilėn, pas njė shekulli paqeje e qetėsie, Perandoria Romake u gjend pėrballė njė shekulli luftėrash dhe shkatėrrimesh. Nė kėtė klimė ankthi, romakėt kėrkuan njė tjetėr kampion hyjnor dhe e gjetėn tek Dielli, Sol Invictus – Dielli i Pamposhtur.

Nė vitin 274 pas Krishtit, perandori Aurelio adoptoi Diellin si perėndi supreme tė Perandorisė Romake dhe pėrveē kėsaj, edhe familja e Kostandinit nderonte Sol Invictus-in (Diellin e Pamposhtur). Kur ishte duke marshuar mbi Romė, Kostandinit iu shfaq vegimi i famshėm i kryqit tė vėnė mbi Diellin, njė vegim qė vinte nga perėndia e tij familjare.

Ai, nė formėn e monogramės sė Kostandinit (ose shpesh edhe tė Krishtit) nė njė rreth, paraqiste inicialet e emrit tė Krishtit (ose Jezu Krishtit) tė vendosura nė njė rreth diellor. Kostandini ishte nė fakt njė sinkretist dhe statuja e tij nė Kostandinopoli mbante kurorėn qė leshonte rreze tė perėndisė Diell, tė bėrė, siē besonte ai, me gozhdėt e ardhura nga kryqi i Jezusit. Perėndia e tij ishte njė perėndi lufte dhe jo paqeje.

Megjithatė Dielli, me fuqinė e tij supreme, ashtu si pėr luftė mund tė fliste edhe pėr paqe. Sundimtarėt persianė ishin pėr universalizmin e pėr tolerance dhe, mbi tė gjitha, syri diellor qė gjithēka sheh ekzistonte pėr tė dhėnė drejtėsi. Persianėt ishin veēanėrisht tė vendosur nė mbajtjen e fjalės, besonin tek vlera dhe tek rėndėsia e sė vėrtetės, e ndershmėrisė dhe e drejtėsisė.

Pėr kėtė arsye, edhe pse paqja nuk ėshtė njėra prej vlerave mė tė larta tė zarathustrizmit tradicional, ky besim paraqet prapėseprapė aspekte positive e paqėsore.

Ja pėrse persėt, duke ndjekur monoteizmin e Zarathustrės, kanė qėnė njė popull paqėsor: ata nė fakt e shtynė perandorin mogul Akbar t’i besonte dialogut dhe jo shpatės pėr tė pėrhapur besimin fetar. Qė atėherė persėt kanė qenė nė vijėn e parė pėr zhvillimin e filantropisė dhe tė pėrgjegjėsisė shoqėrore.


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 16.09.12 17:38, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

429


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dielli ne Tarot

Mesazh  ludovigtarot prej 28.11.11 20:42

Letra me pozitive ne tarot esht letra e Diellit. E vetmja leter qe ruan kuptim te plote pozitiv edhe kur ne fall del permbys.



Mban vleren 19 dhe kjo sesht e rastesishme pasi 19 reduktohet ne 10 dhe 10 ne 1 sipas numerologjise. Dielli esht leter e drites, pozitivitetit, energjise, harmonise, gezimit, lumturise, shendetit, sherimit, femijes etj etj.

Lidhet astrologjikishjt me Diellin si trup qiellor.
avatar
ludovigtarot

12


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dielli -krijuesi i jetės sonė

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi