Horoskopi pėr prindrit & fėmijėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Horoskopi pėr prindrit & fėmijėt

Mesazh  Zattoo prej 20.06.11 16:11

Horoskopi pėr prindrit



Pėr prindin nė shenjėn e Dashit

Njė shembull inspirues pėr tu ndjekur

Si prind nė shenjėn e Dashit, jeni udhėheqės i natyrshėm. Keni shumė energji, dhe jeni tė apasionuar mbas gjėrave tė juaja. Fėmijėt tuaj ju konsiderojnė si inspirues, argėtues, sypatrembur dhe njė shembull tė mrekullueshėm pėr tė ndjekur – pėrveē kur jeni paksa si josensitiv dhe autoritar.

Po, mendja juaj ėshtė e shpejtė dhe gjuha juaj edhe mė e shpejtė, dhe ndonjė herė thuani gjėra qė mė vone ju bėjnė tė ndiheni i penduar. Poashtu keni dhe ca si damar, dhe kur fėmijėt tuaj ju bėjnė tė zemėruar, e dinė saktė se ku dhe pėrse. Por sė paku e lini nervozizmin tuaj tė ju kalojė menjėherė pasi qė e keni zbrazur nga gjoksi! Dhe fėmijėt tuaj gjithmonė e dinė se ku qėndrojnė me ju.

Stili aktiv i jetės suaj ėshtė gjė qė ju shkon mė sė miri pėr shtati juve dhe familjes tuaj. Merrni fėmijėt tuaj dhe shkoni nė njė shėtitje nė natyrė, ose thirrni ata nė njė lojė volejbolli apo futbolli nė park – por pėrkujdesuni qė tė mos jeni tepėr konkurues, posaēėrisht nėse fėmijėt tuaj janė sensitiv. Shpėrthimi agresiv i energjisė mund jetė njė barrė ca si e tepruar pėr ata.

Nė anėn tjetėr ju jeni tifozi i tyre mė i flakėt dhe ata e dinė plotėsisht kėtė. Ju do tė jeni gjithnjė nė vijat para anėsore duke brohoritur pėr ata nė ēfardo rasti qė tė jetė, qoftė nė ndonjė debat, qoftė nė ndonjė ndeshje basketbolli.

Fėmijėt tuaj gjithmonė do tė ēmojnė sinqeritetin tuaj, qoftė edhe kur ėshtė jo mendjemprehtė, dhe energjinė tuaj rinore e cila ju mban tė ri edhe gjersa ju mplakeni. Veni nė pah kėtė gjė qė tė ju tregoni anėn tuaj tė butė. Ata kanė nevojė qė tė dinė se mund tė mbėshteten nė pėrkrahjen tuaj emocionale po aq sa edhe nė forcėn dhe energjinė tuaj dinamike.

Pėr prindin nė shenjėn e Demit


I durueshėm, praktik, dhe plotėsisht i butė

Si prind nė shenjėn e Demit ju siguroni njė ndikim udhėrrėfyes tė shkėlqyer nė jetėn e fėmijėve tuaj. Praktik dhe i durueshėm, gjithmonė jeni gati me buzėqeshje dhe pėrqafim, sa herė qė fėmija juaj ka nevojė pėr to. Keni ēdoherė njė ndjenjė tė mirė se ēfarė ėshtė nė pyetje mė tė vėrtetė, prandaj rrallė ndodhė qė tė nevrikoseni pėr ndonjė gjė.

Jo, faji juaj kryesor si prind ėshtė butėsia juaj. Mposhteni lehtė kur janė nė pyetje kėrkesat e fėmijėve tuaj pėr ėmbėlsira, akullore, shkuarjen nė kinema apo nė luna park…. por ju vetėm doni qė ata tė jenė tė lumtur.

Por, prapėseprapė pėrdorni arseyen e shėndoshė pėr tė siguruar se janė duke u ushqyer me ushqim tė shėndoshė dhe se janė duke u marrė me aktivitete fizike. Kjo nuk paraqet ndonjė problem pasi qė jeni nė mėnyrė tė natyrshme tė lidhur me tokėn. Ju gjeni kėnaqėsi nė shumėllojshmėrinė e ushqimeve tė shėndetshme, natyrale dhe keni dėshirė ti ndani ushqimet me familjen tuaj. Shėtitja sė bashku pas darkės do ti bėjė mirė shėndetit fizik dhe emocional tė familjes suaj.

Fėmijėt duket se ndihen tejet tė sigurtė nga dashuria juaj. Ju jeni plot dashuri dhe keni kėnaqėsi ti ledhatoni tė vegjėlit e juaj. Ju do ti mėsoni fėmijet tuaj pėr vlerat themelore tė shenjės sė Demit, pėr vlerat e besnikėrisė, tė punės sė rėndė, dhe tė qėndrueshmėrisė.

Ju keni kėnaqėsi tė jeni rrethuar nga njėrėzit, kafshėt shtėpiake, dhe gjėrat qė i ēmoni mė sė shumti, prandaj dhe shtėpia e juaj si pas sė gjitha gjasave ėshtė nė rrėmujė, plot me ngjyra dhė shumė komforte. Vetėm pėrkujdesuni tė jeni pak sa fleksibil kur fėmijėt tuaj thonė dhe bėjnė gjėra tė cilat nuk i prisni. Kokėfortėsia ėshtė njėnga veset e juaj tė famshme, por fėmijėt tuaj kanė nevojė pėr mėndje pėrparimtare dhe stabilitet.

Pėr prindin nė shenjėn e Binjakėve


Bashkėbiseduesi i madh

Si prind i lindur nė shenjėn e Binjakėve ju bini njė sens humori dhe argėtimi nė shtėpi. Ju pėlqeni ta bėni kureshtare familjėn tuaj intelektualisht, dhe shpesh do tė gjendeni duke zgjidhur fjalėkryqe sė bashku me fėmijėt tuaj, apo duke lozur Scrabble pas darkės.

Bisedimi dhe debati janė pjesė e pėrbėrėse e jetės suaj familjare. Ju pėlqeni ti lexoni fėmijėve tuaj, tė shkoni nė kinema sė bashku, apo ti pėrcjellni TV show programet dhe pastaj sė bashku ti diskutoni. Ju ēmoni mėndjen e mprehtė dhe pėlqeni qė dhe fėmijėt tuaj tė jenė aq mendjemprehtė, kureshtar, dhe tė informuar sa jeni edhe ju vetė.

Komunikimi ėshtė njė nga fuqitė e juaja, por ju tentoni ti debatoni intelektualisht emocionet e juaja, duke u zėnė ngusht nga logjika, dhe duke kursyer nė lidhjet e juaja intime. Prandaj bėjeni tė ditur fėmijėve tuaj se si ndiheni, posaēėrisht se sa i doni dhe i pėrkrahni. Dhe bėhuni zemėrgjėrė dhe ngushėllues kur ata kanė nevojė pėr kėtė gjė.

Fėmijėt tuaj do tė adhurojnė mendjen tuaj tė mprehtė dhe tė dhėnė pas argėtimit. Shijet e juaja ndryshojnė nga ēasti nė ēast dhe kjo pėr fėmijėt tuaj ėshtė shumė zbavitėse dhe stimuluese.

Pėrkujdesuni qė tė ju siguroni njė bazė stabile. Fėmijėt kanė nevojė pėr gjėra tė pėrditshme, dhe ėshtė me rėndėsi qė t’ju pėrmbaheni ritualeve nė tė cilat gjithmonė mund tė llogarisin siē janė, darka tė rregullta familjare, pėrrallat para gjumit, koha pėr ti bėrė detyrat, koha pėr aktivitete sportive dhe gjėra tė tjera. Mund tė bini argėtim nė familje dhe ti pėrgatitni qė tė jenė sa mė tė suksesshėm nė jetė.

Pėr prindin nė shenjėn e Gaforres

Njė ndjenjė e pėrkatėsisė

Si prind nė shenjėn e Gaforres jeni shumė i pėrfshirė nė procesin e rritjes dhe kujdesit ndaj fėmiut tuaj. Ju gjeni kėnaqėsi nga ēdo moment tė mrekullueshėm, tė shtatėzanisė, lindjes dhe rritjes sė fėmiut tuaj. Ju jeni e dashur, mbrojtėse, sensitive, dhe e mėshirshme. Nėqoftėse jeni njė Gaforre tipike, atėherė ju jeni njė gjenerator i pėrkujdesjes, duke krijuar kėshtu njė shtėpi me ambijent tė sigurt dhe tė kėndėshėm pėr tė dashurit tuaj.

Pėrkujdesja ėshtė se si ju e tregoni dashurinė tuaj ndaj tė tjerėve, dhe kjo ėshtė fuqia e juaj – por kontrolli ndaj tė tjerėve nuk ėshtė ajo qė dėshironi. Keni si nevojė primare tė ndiheni e sigurtė, komfort, dhe e dashur nga tė tjerėt. Ju mundoheni qė tė beni ēdo gjė pėr familjen tuaj kėshtu qė ata tė mund tė mbeshteten tek ju.

Kjo ėshtė me vend kur jeni duke u kujdesur pėr njė foshnjė, por ēdo prind Gaforre duhet tė mbajė nė mend: Nė rast sė bėni ēdo gjė pėr fėmijėn tuaj ata nuk do tė mėsojnė tė pėrkujdesen pėr veten. Pėrkujdesuni qė tė ju mėsoni tė gjitha shkathtėsitė qė ju i keni pėrvetėsuar.

Pėrkujdesja e tepėrt ėshtė edhe njė grackė tė cilėn prindi nė shenjėn e Gaforrės duhet evituar. Nė rast se nė mėnyrė konstante silleni vėrdallė rreth fėmiut tuaj, atėherė lėnja qė tė shkojnė nga ju kur tė rriten do tė paraqet sfidė dhe vėshtirėsi. Por, mbrenda vetes suaj, ju jeni tė vetėdijshėm se kjo ėshtė pjesė e vazhdueshme e ciklit se jetės.

Tradita flet me veten tuaj: disa mund tė ju konsiderojnė dhe ca si te modės se vjetėr. Zakonet e festave, ritualet familjare, bile dhe ceremonitė fetare e mbushin shpirtin tuaj me njė ndjenjė tė fortė tė vazhdimėsisė dhe tė bashkesisė e cila ju ndihmon tė pėrparoni. Ndjenja e parezistueshme e kėmbėve tuaja nė shtrojėn e pragut tė shtėpisė, e rrethuar me tė dashurit tuaj, duke mbrojtur tė vegjėlit tuaj nėn krahėt tuaja zemėrgjera, ky ėshtė ideali pėr tė cilin ju jetoni.

Pėr prindin nė shenjėn e Luanit

Krenar dhe i dashur

Si prind nė shenjėn e Luanit jeni besnik ndaj familjes, mbrojtės dhe i kujdesshėm. Ju jeni i apasionuar dhe i ēiltėr nė shfaqjen e emocioneve tuaja, prandaj dhe fėmijėt tuaj e dinė se kur jeni nė disponim tė mirė dhe entuziast – dhe poashtu e dinė kur jeni i pikėlluar dhe i mėrzitur.

Me vetėbesimin e natyrshėm, entuziazmin tuaj, ju jeni gjithmonė figura qendrore e familjes. Fėmijėt tuaj e duan zemėrgjėrsinė tuaj dhe ju i gėzoni ata me dhurata tė shpeshta. Nėse fėmiu juaj e thėret ndonjė mik tė tij tė vogėl nė shtėpi dhe tė gjithė jeni tė disponuar, atėherė ju do ti merrni qė tė gjithė pėr tė shkuar nė kinema apo pėr tė ngrėnė akullore, apo ndonjė gjė edhe me ekstravagante, pa marrė parasysh a mund ta financoni apo jo. Ju gjithmonė pėrkujdeseni pėr tė dashurit tuaj.

Por ju keni dėshirė qė tė ju lavdėrojnė pėr gjėrat qė i bėni. Ju keni anėn tuaj tjetėr, anėn e pasigurisė dhe kur pėrkujdesja juaj nuk ėshtė e mirėnjohur atėherė ju ndiheni keq. Por mbrenda vetės e dini se jeni i adhuruar nga tė gjithė dhe ēdo lėshim i pavėmendshėm kalon shpejt dhe gjėrat janė pėrsėri nė anėn tuaj.

Pėr prindin nė shenjėn e Virgjėreshės


Standarde tė larta

Si prind nė shenjėn e Virgjėreshės jeni i butė, por keni standare tė larta dhe gjithmonė keni shpėrblime pėr gjėrat e bėra nė mėnyrė perfekte. Ju keni kėnaqėsinė qė ti mėsoni fėmijve tuaj qė gjithmonė ti kryejnė detyrat dhe obligimet nė jetė, qė tė pėrkujdesen ndaj gjėrave tė tyre, dhe qė tė jetojnė njė jetė tė shėndetshme dhe aktive.

Ndonjėherė mund tė gjendeni nė situata kritike – por ju e dini edhe kur fėmijėt tuaj nuk e dinė – qė ju doni vetėm qė ata tė jenė tė shėndetshėm, intelegjent, dhė tė aftė sa mė shumė qė ėshtė e mundur. Prapėseprapė duhet tė ja pėrkujtoni vetes sė fėmijėt gjithmonė mundohen qė tė arrijnė maksimumin e tyre megjithėse rezultatet mund tė jenė nėn nivelin e dėshiruar.

Ju jeni praktike, e dobishme, dhe stabile, pra jeni nė gjendje tė ju siguroni fėmijėve tuaj njė bazė tė fortė nė jetė, si emocionale ashtu dhe ekonomike. Ndonjėherė jeni pak sa kursimtare por kjo ėshtė vetėm pėr tė menaxhuar sa mė mirė parat pėr shkollimin dhe rritjen e tyre. Ju jepni pa kursim pėrkujdesjen dhe kohėn tuaj tė lirė, dhuntinė tuaj mė tė vlefshme nė jetė.

Ju jeni njė strateg, dhe keni syrin e mprehtė pėr detalje, prandaj ka tė ngjarė qė tė jeni nėn pėrkujdesje tė llogarive shtėpiake dhe buxhetit familjar. Mos u frikėsohuni qė ndonjėherė tė harxhoni ca mė tepėr pėr kėnaqėsitė e fėmijėve tuaj. Kjo shfaqje e papritur e ekstravagancės dhe pėrkujdesjes do tė thotė shumė pėr ata.

Fėmijėt tuaj me siguri qė do tė ju kuptojnė qė ju vetėm dėshironi qė ata tė kenė jetė sa mė tė mirė qė ėshtė e mundur. Por gjithmonė mos harroni tė jeni zemėrgjerė me lėvdata dhe dashuri, pasi qė kėto gjėra nuk do tė ju kushtojnė ndonjė gjė.

Pėr prindin nė shenjėn e Peshores

Paqeruajtėsi

Si prind nė shenjėn e Peshores, ju mundoheni tė krijoni njė jetė tė qetė dhe harmoni shtėpiake pėr fėmijėt tuaj. Pėr ju ėshtė me rėndėsi qė tė rrisni familjen tuaj nė njė mjedis tė bukur dhe bile luksoz, dhe bėni ēdo gjė qė ėshtė e mundur qė tė shmangni konfliktet nė shtėpi. Kėshtu qė mund tė jeni pak sa e manipulueshme, posaēėrisht kur e ndjeni sė fėmijėt tuaj bėhen me insistues apo kur mėsojnė se si tė manipulojnė me ju pėr tė marrė gjėrat qė dėshirojnė.

Ėshtė gjė e mirė qė jeni aq tė vetėdijshėm me vlerat dhe bindjet e juaja tė vėrteta. Kjo do tė ju ndihmojė qė tė vendosni kur ėshtė e nevojshme qė tė ndikoni pozitivisht nė jetėn e fėmijėve tuaj – nėnkuptohet gjithnjė pa e tepruar. Nuk mund tė rrini pa e futur njė sens tė stilit dhe shijės nė fėmijėt tuaj, pasiqė pėrkujdesja estetike janė pjesė e natyrshme e personalitetit tuaj.

Ju keni kėnaqėsi tė thirrni miq nė shtėpinė tuaj, dhe gjithmonė do tė pėrkujdeseni qė ti mėsoni dhe fėmijėt tuaj tė sillen me edukatė dhe respekt mė tė tjerėt. Fėmijėt tuaj do tė mbėshteten tek ju pėr ti zgjedhur mosmarrveshjet mes tyre. Pasiqė nuk jeni komod me tensionet, ky nuk do jetė njė detyrė qė do te ju pėrshtatet, por ju jeni diplomat i lindur, dhe kjo gjė do tė ju konvenojė. Kjo ėshtė gjėja mė natyrale pėr ti mėsuar ata rreth kompromisit dhe kooperimit, dy talenteve tė juaja tė mėdha.

Pasi qė keni prirje tė jeni i pavendosur, duhet tė mėsoni tė tregoheni i vendosur mė fėmijėt tuaj kur ėshtė nevoja.

Pėr prindin nė shenjėn e Akrepit

I qetė dhe i fuqishėm

Si prind nė shenjėn e Akrepit ju jeni njė qendėr emocionale e familjes suaj – pa marrė parasysh se a vėreni kėtė ju apo jo. Ju jeni tė apasionuar, sensitive dhe tė fuqishėm, dhe tė lidhur fortė me fėmijėt tuaj.

Fėmijėt e juaj ju shohin si person kompleks dhe misterioz dhe juve ju duhet shpesh tė shkoni kundėr natyrės suaj qė tė dukeni i hapur dhe i sinqertė. Ju do tė keni njė marrėdhėnje shumė mė tė afėrt, dhe shumė mė tė efekteshme, nė rast se jeni ca mė sensibil me ta, dhe kjo nėnkupton komunikimi me ta i ndjenjave dhe i problemeve tuaja, dhe dėgjimi me kujdes i fėmijėve tuaj pėr po tė njejtat gjėra.

Interesi juaj i natyrshėm pėr historinė dhe psikologjinė ju bėnė ideal pėr ti ndihmuar fėmijėt tuaj rreth detyrave shtėpiake apo projekteve shkollore. Ju poashtu jeni shumė perceptiv, pasi qė kombinoni njė fokusim tė mprehtė nė ēėshtje, me pikėpamje emocionale dhe shumė intuitive, dhe gjithmonė do tė keni nje kėndvėshtrim unik pėr tė gjitha gjėrat qė do tė mund tė ju nevojiten fėmijėve tuaj, dhe poashtu pėr tė gjitha ndjenjat e tyre.

Por ēfarėdo qė mendoni se dini dhe kuptoni rreth fėmijėve tuaj, gjithmonė i inkurajoni ato qė ti shprehin me fjalėt e tyre pėrjetimet dhe ndjenjat e tyre, dhe mbi tė gjitha mos i pėrdorni sekretet e tyre kundėr tyre.

Si prind nė shenjėn e Akrepit do tė tentoni ti kontrolloni herė pas herė ato, por kėto gjėra nuk kanė lidhje me fėmijėt tuaj dhe duhet ti lini tė lirė.

Bėhuni i vetėdijshėm pėr kėto gjėra dhe nė vend tė tyre pėrqendrohuni qė tė jeni zemėrhapur, me besim tė njėra – tjetra, me ciltėrsi emocionale, dhe dashuri tė vėrtetė. Nėqoftėse i arrini kėto gjėra, atėherė do tė krijoni njė familje ku tė gjithė do tė ndihen tė sigurt dhe komod.

Pėr prindin nė shenjėn e Shigjetarit

I gėzuar dhe optimist

Si prind nė shenjėn e Shigjetarit ju bjeni ngrohtėsi nė jetėn e fėmijeve tuaj me optimizėm dhe humor, dhe i mėsoni me shembuj tė panumėrt pėr gėzimin e eksplorimit tė botės. Jeni avanturist nė zemėr dhe i mėsoni fėmijėt tuaj qė ta vėshtrojnė botėn me tė njejtėn mendje tė hapur dhe kurreshtje sikur ju.

Pasi qė liria ėshtė nevoja juaj primare si njeri, ju jeni tejet lejues edhe pėr fėmijėt tuaj, dhe nuk keni dėshirė tė limitoni ata pa ndonjė arsye. Ju e kuptoni rėndėsinė e ca limitimeve dhe zakoneve, por nė pėrgjithėsi filozofia e juaj jetėsore bazohet nė tė gjeturit e kuptimit dhe tė reales nėpėrmjet eksperiencės suaj personale. Ju keni dėshirė qė fėmijėt tuaj vetė ta zbulojnė botėn dhe tė vijnė nė konkludimet e veta nė bazė tė asaj ēfarė kanė pėrjetuar.

Udhėtimi ėshtė njė gjė e mrekullueshme pėr tė ju shfaqur fėmijėve tuaj zakone tė ndryshme nga ato tė tyre. Ju e dini qė edukimi dhe eksperienca mund tė arrihen nė shumė mėnyra dhe jo vetėm me anė tė shkollimit tradicional, dhe ju do ti mėsoni fėmijėt tuaj sa mė shumė pėr botėn qė i rrethon, me tė gjithė diturinė qė e keni pėr kohėn dhe botėn. Fėmijėt tuaj do tė jenė gjithmonė tė inspiruar nga mendja juaj e hapur, dhe jo nga njė mendje e cila mendon se i di tė gjitha pėrgjegjjet.

Pėr prindin nė shenjėn e Bricjapit

Njė mjeshtėr furnizues

Si prind nė shenjė tė Bricjapit, ju fokusoheni nė punėn e rėndė qė e bėni dhe tek pėrmbushja e obligimeve qė i keni. Nė tė vėrtetė ju mund tė punoni ca si nė mėnyrė tė tepruar. Qėllimet e juaja janė tė mira por mund ti jepni shumė rėndėsi e tė qenit furnizues i ndėrgjegjėshėm, dhe mė pak rėndėsi gjėrave tjera, siē janė kalimi i kohės mė fėmijėt e juaj dhe zhvillimi i njė lidhjeje tė dashur mė ata.

Mund tė jeni me komfort me kėrkesat rigoroze tė karierės suaj, se sa me kalimin i situatave tė pakėndėshme emocionale me ata, por e keni njė pėrparėsi: Bricjapi gjithmonė kėrkon pėrmirėsim dhe pėrsoshmėri. Nė rast diēka mungon nė lidhjen tuaj mė fėmijėt, ju jeni nė gjendje ta gjeni dhe tė punoni pėr ta pėrmirėsuar.

Ju do ti mėsoni fėmijėt tuaj pėr vleftėn e parave dhe pėrgjegjshmėrisė, dhe do ti edukoni nė rėndėsinė e tė mbajturit e premtimeve. Nė tė vėrtetė ju do tė jeni njė figurė e vėrtetė plot autoritet nė jetėn e tyre.

Njėra prej detyrave tuaja si prind ėshtė tė disponoheni pak dhe tė jeni mė i dashur dhe mė spontan.

Nė kėtė mėnyrė do tė krijoni njė balans mes punės dhe argėtimit, dhe fėmijėt tuaj do tė ju duan dhe respektojnė edhe mė shumė pėr mundin e bėrė. Ju do tė jepni njė shembull tė mirė pėr ta kur ėshtė nė pyetje maturia, planifikimi, dhe puna e mundimshme pėr tė arritur synimet tuaja.

Pėr prindin nė shenjėn e Ujorit

Rėndėsia e tė qenit unik

Si prind nė shenjė tė Ujorit, ju i inkurajoni fėmijėt tuaj qė tė jenė tė lirė dhe tė pavarur. Mund tė keni jetė familjare tė pazakontė. Shtėpia juaj ka gjasa tė jetė e mbushur me vepra origjinale arti tė fėmijėve tuaj, projekte nė zhvillim e sipėr, gjėra tjera interesante.

Pasi qė keni dėshirė gjithmonė qė ti shtyeni kufijėt e ēfarė konsiderohet normale, nuk do tė ju pengojė kur fėmijėt tuaj ti ngjyrosin flokėt nė tė gjelbėrt, apo tė veshin rroba tė reja shumėngjyrėshe. Pėr ju kėto forma tė reja tė vetėshprehurit janė tė jesh i ri. Por ju keni dhe mjaft besnikėri dhe stabilitet qė tė siguroni njė bazė tė fortė familjare.

Ju thjesht nuk jeni tė kufizuar nga traditat e vjetra familijare apo gjinore, dhe jeni i lumtur me lirinė tuaj

Gjithmonė keni pasur llojlloj miqėsh dhė tė njohurish, dhe do ti mėsoni fėmijėt tuaj tė jenė me mendje tė hapur dhe kurreshtar pėr njerėzit nga tė gjitha lėmitė e jetės. Ju poashtu ushqeni aftėsinė e tyre pėr tė menduar nė mėnyrė pėrparimtare dhe nė zgjedhjen kreative tė problemeve tė tyre. Ju shėrbeni si model pėr tė shikuar kah e ardhmja dhe jo nė tė ngecurit nė tė tashmen apo nė tė kaluarėn.

Problemi i juaj i vetem si prind do tė jetė nė hapjen e fėmiut tuaj emocionalisht. Ju keni prirje tė keni mė shumė komfort me mendimet intelektuale sė sa me emocione, prandaj do tė duhet tė mėsoni qė tė pėrkujdeseni ndaj tyre kur ata tė jenė tė shqetsuar.

Pėr prindin nė shenjėn e Peshkut

Nėpėr sytė e fėmiut

Si prind nė shenjėn e Peshkut, jeni shumė tė kujdesshėm, tė mėshirueshėm, dhė tė dedikuar mbas nevojave tė fėmiut tuaj. Qė nga koha kur janė foshnje ju e ndieni dhembjen e tyre nė mėnyrė akute, gjer sa ndieni gėzim nė ēdo zbulim qė ata bėjnė nė botėn e tyre tė ndritshme ku jetojnė.

Nė njėfarė mėnyrė e tėrė eksperienca e juaj jetėsore ėshtė si e njė fėmiu. Ju jeni mė pak tė kufizuar nga kėrkėsat e jetės reale, dhe jeni tejet imagjinativ dhe kreativ. Ju do tė kaloni orė tė tėra mė fėmijėt tuaj duke ėndėrruar, dhe do tė jeni po aq tė fascionuar me mrekullitė e botės sa dhe ata.

Ju do ti mėsoni fėmijėve tuaj rėndėsinė e tė ėndėruarit – e tė lėnit imagjinatės tė mendoj, e tė trokiturit nė intuitėn e vetes, tė besuarit nė forcat dhe energjitė e veta, dhe tė perceptimit pėrtej botės sė pėrditshme.

Pėrkujdesuni qė tė jeni nė tokė duke u kapur fortė pėr jetėn reale. Dikush prapėseprapė duhet tė jetė se paku me njė kėmbė nė tokė! Dhe ju duhet ti mėsoni fėmijėt se si ti pėrmbushin obligimet serioze tė jetės. Nė tė vėrtetė do jetė njė ushtrim pozitiv tė kryeni kėto detyra, dhe e gjithė familja do tė ndihet mė mirė.
avatar
Zattoo

635


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Horoskopi pėr prindrit & fėmijėt

Mesazh  Zattoo prej 10.07.11 0:13

Horoskopi pėr fėmijėt


Pėr fėmijėt e lindur nė shenjėn e Dashit


Udhėheqės i lindur

Nėqoftėse djali apo vajza juaj e lindur nė shenjėn e Dashit ka lindur para kohės sė caktuar, kjo gjė nuk duhet tė ju befasojė: fėmijėt e lindur nė shenjėn e Dashit janė gjithmonė ata tė cilėt prijnė pėrpara grupit. Me pamjen ‘A kemi mbėrritur ende nė cak’, ata janė tė padurueshėm tė mbėrrijnė dhe tė startojnė menjėherė!

Fėmijėt e lindur nė shenjėn e Dashit posedojnė njė natyrė pasionante, kreative dhe tė parreshtur. Ata duket se kanė mė shumė energji se cilido fėmijė tjetėr, me vitalitet qė mund tė krahasohet vetėm me trimėrinė e tyre tė natyrshme. Qėndrimi i tyre ‘unė i pari’ mund tė jetė sfidė pėr ēdo njėrin qė tenton tė luftojė apo tė debatojė me shpirtin e tyre tė lartė dhe mbylljen kokėfortė nė vehte.

Legjendar pėr sinqeritetin e tyre tė drejtpėrdrejtė, fėmijėt nė shenjėn e Dashit i thonė gjėrat ashtu siē i shohin. Mund ti tejkalojnė kufinjėt sepse janė impulsiv vetvetiu nga natyra dhe kanė prirje tė mos shikojnė pėrpara para se ta hedhin hapin.

Si prind i njė fėmijė tė vogėl Dash, pėr ju nuk janė tė huaja shpėrthimet epike tė tij te zemėrimit. Po, fėmijėt e lindur nė shenjėn Dashit e kanė tė vėshtirė ti mbajnė emocionet e tyre nėn kontroll, por kjo ka dhe anėn e vet pozitive: ata nuk mbajnė inat. Njėherė sa tė shuhet stuhia e fishekzjarreve ashtu do tė shuhet dhe zemėrimi i tyre.

Pasi qė fėmijėt e lindur nė shenjėn e Dashit janė fantastik pėr tė startuar projekte tė medha, por jo dhe aq tė interesuar qė ti kryejnė gjer nė fund, duhet tė jeni i duruar me fėmijėn tuaj gjersa e udhėheqni hapin e tyre nė mėnyrė tė butė por tė vendosur , duke e ndihmuar qė tė qėndrojė nė shteg.

Poashtu pėrkujdesuni qė tė ketė sa mė shumė aktivitete fizike. Ēdo aktivitet i fuqishėm fizik do tė jetė njė ēlirim i shkėlqyeshėm i energjisė sė saj, dhe nėse ėshtė ndonjė sport me konkurrence aq mė mirė.

Po sigurohuni qė ta vėrė helmetėn apo ndonjė rekuizit tjetėr esencial sigurie. Nė ngutinė e tyre tė pėrjetshme, fėmijėt e lindur nė shenjėn e Dashit kanė prirje qė tė jenė viktimė e aksidenteve.


Pėr fėmijėt e lindur nė shenjėn e Demit

I krijuar pėr komfort dhe jo pėr shpejtėsi


Ajka e sojit tė mirė – ky ėshtė fėmiu i juaj i lindur nė shenjėn e Demit mbrenda vetes sė tij. Edhe si foshnje ata janė te ėmbėl, tė dashur, dhe tė ledhatueshėm. Poashtu kanė dhe prirje tė jenė tė fortė dhe guximtar.

E njoftoni fėmijėn tuaj me natyrėn e hapur sa mė parė qė ėshtė e mundėshme. Fėmija i lindur nė shenjėn e Demit gjithmonė lulėzon nė njė ambient natural. Fėmijėt pak mė tė rritur nė shenjėn e Demit kanė kėnaqėsi tė kenė njė kopsht tė vogėl, bimė shtėpiake, apo kafshė tė vogla pėr tu kujdesur, dhe janė tejet tė zellshėm nė detyrat e veta.

Fėmijėt nė shenjėn e Demit e pėrjetojnė botėn nėpėrmjet shqisave tė veta: atyre ju pėlqėn se ēfarė shije, ndjenja, zėra, dhe aromė kanė gjėrat. Nė fakt, qė nga momenti kur lindin, ata kanė qejf tė hanė – edhe pse mund tė krijojnė njė listė tė ushqimeve mė tė preferuara dhe me kokėfortėsi tė refuzojnė ēdo gjė tė re pėr tė ngrėnė. Mos u shqetėsoni! Nė mėnyrė tė qetė ju ofroni ushqim tė posaēėm pėr foshnje tė blerė nė barnatore, dhe nė fund ata do tė zgjerojnė mėnyrė e tyre. Por evitoni ushqimet me shumė sheqer tė cilat mund tė jua prishin apetitin e tyre tė shėndetėshėm.

Edhe kur janė ende tė vegjėl, fėmijėt e lindur nė shenjėn e Demit, janė tė praktik dhe tė suksesshėm me tė holla. Nevoja primare pėr tė gjithė njerėzit nė shenjė tė Demit tė tė gjitha moshave ėshtė siguria. Foshnjat e vogla nė shenjėn e Demit kanė dėshirė tė jenė tė mbėshtjella dhe ti mbajnė nė grykė, gjė qė i bėn tė ndihen tė sigurta. Disa fėmijė kanė dėshirė tė jenė nė qendėr tė vėmendjes, gjersa ca tė tjerė zhvillojne dukurinė qė tė kapen pas batanijes sė tyre mbajtėse apo ti grumbullojnė pasuritė e veta nė njė vend. Lejoni qė dashuria juaj tė jetė parajsa e tyre.

Fėmijėt e lindur nė shenjen e Demit nuk jane tė ngutur. Nė tė vėrtetė ata janė plotėsisht tė ngadalshėm – gjė tė cilėn ju si prind duhet ta bashkėrendisni pėr skemėn tuaj tė orarit. Mos fusni shumė aktivitete mbrenda njė dite, dhe mos prisni qė fėmija juaj gjithmonė ta mbaj hapin. Thjesht nuk ka gjasa tė shumta tė ndodhė ndonjė gjė e tillė.


Pėr fėmijėt e lindur nė shenjėn e Binjakėve

Njė mėndje e shpejtė dhe e shkathėt


Fėmija i juaj i lindur nė shenjėn e Binjakėve gjithmonė do tė ju shikojė me sytė e tij tė kthjellėt, dhe tė gėzuar, duke ju bėrė tė qesheni gjithnjė kur ju tregon se ēfarė ndodh nė mėndjen e tij! Dhe nė rast se fillon tė flas qė nė moshė tė re atėherė ai ėshtė duke e treguar natyrėn e tij tė ēiltėr.

Fėmijėt e lindur nė shenjėn e Binjakėve gjithmonė duan tė jenė komunikativ, tėrheqės, dhe tė shoqėrueshėm, por edhe nė rast se fėmija juaj nė shenjėn e Binjakėve ėshtė i tipit tė qetė, ai prapėseprapė ka mendje tė shpejtė, ėshtė kurreshtar, dhe mentalisht i preokupuar me botėn rreth tij. Pėrkujdesuni qė tė jetė gjithmonė i rrethuar me libra dhe enigma, dhe i lini mjaft hapesirė dhe pajisje pėr projektet e tij tė shumta. Fėmijėt e lindur nė shenjėn e Binjakėve e pėlqejnė ēdo gjė tė re, dhe kanė prirje tė kėrcejnė nga njėra gjė nė tjetrėn nė tė njejtin moment. Posa tė jenė njohur me sfidėn e re ata mėrziten me atė, dhe fillojnė tė shkojnė me tutje. Poashtu dhe disponimi i tyre mund tė ndryshojė sa tė lėvizėsh syrin.

Shumė fėmijė tė lindur nė shenjėn e Binjakėve, janė tė pavendosur apo shpesh e ndėrojnė mendimin. Ana tjetėr e medaljes ėshtė aftėsia e tyre pėr tu adaptuar. Fėmijėt e lindur nė shenjėn e Binjakėve shpesh preferojnė shumėllojshmėrinė e pėrjetimeve, me sens tė mirėkuptimit nga ju, por si prind mundi ti ndihmoni tė pėrqėndrohet dhe ta zhvillojė talentin e tij tė posaēėm.

Fėmija i juaj lindur nė shenjėn e Binjakėve, do tė dallohet nė pėrpjekjet intelektuale siē janė, leximi , shkrimi apo debatimi, si dhe ēdo gjė qė kėrkon shkathtėsi, siē ėshtė luajtja nė piano. Pėr shkak tė shumėllojshmėrisė sė interesimeve tė tyre, ata kanė prirje tė kenė shumė miq dhe shpesh do tė jenė nė qendėr tė vėmendjes.


Pėr fėmijėt e lindur nė shenjėn e Gaforres


Njė shpirt i ndieshėm


Fėmija i juaj i lindur nė shenjėn e Gaforres, vajzė ose djalė, ndihet mė sė miri kur ėshtė nė shtėpi i rrethuar me njerėzit, kafshėt, po aq sa dhe me ambientet familjare, tingujt dhe aromat shtėpiake. Nė rast se stili juaj familjar i jetesės ėshtė ca si me avanturistik, fėmijės suaj tė lindur nė shenjėn e Gaforrės do ti duhet diēka qė to ti shėrbejė si spirancė; shtroja e saj me e preferuar, apo kafsha e saj kukull me dashur e ruajtur nė arkė.

Gjėrat tradicionale, ritualet e pėrditshme, dhe rutina familjare e bėjnė tė ndihet mirė, prandaj ėshtė me rėndėsi qė tė keni rregullisht sė bashku darka familjare, dhe tė caktoni njė rutinė tė darkės dhe tė shtratit pėr tė qė ta pasojė. Fėmijėt e lindur nė shenjėn e Gaforrės janė tė kujdesshėm, sensitiv, dhe mund krejt lehtė tė mposhten nga situata tė zhurmshme dhe kaotike. E vogla e juaj mund tė pėlqejė mė shumė njė mbasdite tė qetė duke pėrgatitur ėmbėlsira mė njė ditė tė kaluar nė luna park.

Dhuroni fėmijės suaj tė lindur nė shenjėn e Gaforrės ndonjė kafshė apo ndonjė bimė pėr tu kujdesur dhe ajo pothuajse instiktivisht do tė dijė se si tė veprojė.

Pėrkujdesja ėshtė nė natyrėn e Gaforrės, prandaj mos u befasoni nė rast sė fėmija juaj pėrfundon tėrė kohėn duke pruar nė shtėpi ēdo qen tė vogėl qė ajo e gjen nė rrugė! Puna juaj si prind i njė Gaforreje ėshtė tė siguroni njė bazė stabile familjare, me plot dashuri dhe pėrkujdesje, pasi qė siguria emocionale ėshtė gjėja kryesore pėr tė cilėn Gaforrja ka nevojė.

Ushqimi ėshtė poashtu shumė me rėndėsi pėr fėmijėt Gaforre. Ata kalojnė mė sė miri me njė dietė tė rregulltė, tė thjeshtė dhe me ushqim natyral.

Dhe sė fundi i leni tė vetėm. Fėmijėt Gaforre janė mė shumė emocionalisht tė lėndueshėm se shumica e fėmijėve tjerė, dhe kur ndihen tė rrezikuar ata tėrhiqen nė guacėn e tyre pėr deri sa jeta tė mos bėhet e sigurtė pėrsėri. Lėrini tė vetėmbrohen nė mėnyrėn e vet personale, dhe pastaj nė mėnyrė tė butė i inkurajoni tė flasin pėr ndjenjat e tyre.


Pėr fėmijėt e lindur nė shenjėn e Luanit


Njė besnikėri zėmėrluane

Ngrohtėsia, besnikėria dhe zemėrgjėrsia, janė vetėm disa nga karakteristikat vezulluese tė fėmijės suaj tė lindur nė shenjėn e Luanit. Fėmijėt nė shenjėn e Luanit janė entusiaste dhe tė dashura, dhe e pėrjetojnė jetėn me tėrė zemrėn e tyre tė madhe.

Sensitiv, krenar, dhe pak sa dembel, fėmijėt nė shenjėn e Luanit duken tė jenė zemėrluanė pėr nga jashtė, por nė tė vėrtetė ata janė shumė tė lėndueshėm emocionalisht. Njė fjalė e rėndė mund ta luhatė fare balansėn e vetėbesimit e njė Luani, prandaj duhet tė jeni tejet tė kujdesshėm se si flitni me njė Luan, posaēėrisht kur ėshtė koha pėr disciplinė.

Nevojat primare tė njė Luani janė vėmendja dhe miratimi i tė tjerėve, prandaj fėmiu nė shenjėn e Luanit do tė bėj ēmos pėr tė siguruar miratimin e prindėrve, shokėve dhe tė ēdonjėrit rreth e rrotull. Kėta tė vegjėl kanė njė prirje tė natyrshme pėr dramaticitet. Fėmija i juaj mund tė ju bėjė shfaqje tė papritura qė nga mosha e re, dhe mund ta vėreni se si shikon shpesh vetėn nė pasqyrė, apo se si vishet me rroba tė shumėngjyrėshme.

Gjersa kriticizmi i lėndon shpirtin e tyre, fėmijėt e lindur nė shenjėn e Luanit pėrparojnė shumė nė komplimentet dhe nė mirėnjohjet pėr sukseset e tyre. Dhe ata ka shumė gjasa qė tė grumbullojnė tituj e dhurata kalorėsish qė nga fėmijėria e gjer nė moshė tė rritur. Fėmija juaj i vogėl Luan mund krejt lehtėsisht tė bėhet yll i korrit tė shkollės, grupit tė dramės, ekipit tė futbollit apo ēdo skenė tjetėr qė e lejon atė tė shkėlqejė.

Pėrkujdesuni qė ta lavdėroni fėmijėn tuaj pėr fuqitė e tij tė shumta tė mbrendshme qė i ka, duke pėrfshirė ndjenjėn e tij tė fortė tė besnikėrisė dhe moralit. Ai mund tė mos e kuptojė se kėto dhunti tė mbrendshme qė i ka janė mė shumė tė rėndėsishme dhe tė admirueshme, se sa aftėsia e tij pėr ti impresionuar tė tjerėt me humor dhe me pamjen e tij tėrheqėse.


Pėr fėmijėt e lindur nė shenjėn e Virgjėreshės

Nė kėrkim tė pėrfeksionit


Prakticiteti dhe vetėdija me vėmendje pėr ēdo detal, janė dy karakteristikat mė shquara tė fėmiut tuaj tė lindur nė shenjėn e Virgjėreshės, dhe atė qė nga mosha mė e re. Ju mund ta gjeni atė duke i renditur lodrat e veta apo duke kursyer parat qė ju i ja jepni pėr tė blerė ndonjė gjė shumė tė dėshiruar, gjersa fėmijėt tjerė i shpenzojnė paratė nė kėnaqėsitė e menjėhershme.

Fėmija juaj i vogėl nė shenjėn e Virgjėreshės nuk tė ngjarė qė tė jetė mendjelehtė. Ajo mė pėrpara i mendon tė gjitha mundėsitė dhe pamundėsitė dhe gjithmonė zgjedh atė qė ėshtė mė reale. Virgjėreshat kanė kritere dhe standarde tė larta tė vlerėsimit, prandaj janė tė kujdesshme vetvetiu nga natyra, dhe ndonjėherė mund tė duken tė rezervuara, por kjo ėshtė se kanė dėshirė qė ta kenė ndonjė situatė nėn kontroll mė parė se sa tė hidhen nė mes tė saj.

Fėmiu i juaj nė shenjėn e Virgjėreshės ėshtė njė ndihmės i natyrshėm. Asaj i pėlqen rregulli dhe gjithmonė dėshiron qė ti pėrvishet punės dhe ti shėrbejė familjes dhe mė vonė tėrė botės – karakteristike e cila duhėt tė shkathtėsohet dhe tė zhvillohet.

Si prind i njė Virgjėreshė, duhet qė ti qetėsoni kėrkesat e fėmiut tuaj pėr perfeksionizėm, duke e mėsuar se dhe gjėrat e vogla kanė vlerė tė madhe. Zhvillojeni vetėbesimin e saj sa mė shumė qė ėshtė e mundur, pasi qė gjasat janė qė fėmiu juaj tė jetė tejet modest dhe i tėrhequr nė vete.

Ndihmojeni Virgjėreshėn tuaj tė vogėl tė relaksohet dhe tė kėnaqet me kėnaqėsitė e thjeshta tė jetės duke dalur jashtė nė natyrė – pėr shėtitje tė gjata ose pėr not. Ushqimi i balansuar, fjetjet me orar tė rregulluar, dhe pushimet e rregullta janė tė gjitha me rėndėsi pėr fėmijėn tuaj nė shenjė tė Virgjėreshės i cili ka prirje tė jetė i zemėruar dhe shqetėsuar. Ēdo gjė qė pėrmirėson relaksimin do ti ndihmojė fėmijės suaj qė tė jetė i qetė dhe i pėrqėndruar.


Pėr fėmijėt e lindur nė shenjėn e Peshores

Njė i dashuruar, jo njė luftėtar


Sa herė qė ka tensione nė shtėpi, fėmija i juaj nė shenjėn e Peshorės do tė shndėrrohet nė rolin e pajtuesit.

Fėmijėt nė shenjėn e Peshorės kanė dėshirė qė tė gjithė shkojnė nė harmoni, dhe konfliktet i shqetėsojnė ata. Nė rast se janė tė lindur nė njė familje tė zhurmshme dhe ekspresive, ata duhet tė mėsojnė qė tė futen nė mesin e saj, gjė qė mund tė jetė shumė e vėshtirė pėr fėmijėt e lindur nė kėtė shenjė.

Nė pėrgjithėsi, harmonia ėshtė interesi primar pėr fėmijėt Peshore, dhe ata bėjnė ēdo gjė qė munden pėr ta siguruar. Kjo nėnkupton dhe tė qenit e dashur me prindėrit, me tė afėrmit, dhe me shoqet.

Peshoret instikntivisht kuptojnė se duhet ti tėrheqin tė tjerėt me ėmbėlsi. Ato janė kėndėshme dhe tė sjellshme, por shtytja e tyre pėr ti ndihmuar tė gjithė mund tė ēojė dhe nė vėshtirėsi.

Mund tė jenė tė pavendosura – duke u brengosur sė ēdo vendim qė ato mund tė marrin mund tė ofendojė ndonjėri apo tė shkaktojė ndjenja tė lėnduara. Ato poashtu kanė vėshtirėsi tė japin mendimin e tyre nė mėnyrė implikuese, gjė qė do tė thotė se ajo do tė lejojnė qė tė gjithnjė miqtė e saj tė kalojnė mbi tė gjersa ajo pėrpiqet qė tė verė gjėrat nė vend.

Por, nga ana tjetėr, shkathtėsitė e saja tė lindura pėr komunikim dhe ndjenja e fortė pėr drejtėsi e bėjnė atė mikeshė tė papėrsėritshme. Ato poashtu kanė dhe ndjenjė tė zhvilluar tė balansit shije tė rafinuar qė nė moshė tė re.

Negociator tė natyrshėm, fėmijėt Peshore kanė sukses nė ribashkimin e njerėzve, duke krijuar kompromis dhe duke kėrkuar kooperim nė vend tė konfliktit. Si prind i njė peshoreje, puna juaj do tė pėrfshijė dhe tė mėsuarit e saj se mosmarrveshjet e kohėpaskohshme janė gjė normale dhe e pashmangshme nė jetė. Ndihmojeni qė ta ndėrtoj vetėbesimin e saj dhe sė tė jesh nė debate nuk do tė thotė tė jesh dhe ofenduese.


Pėr fėmijėt e lindur nė shenjėn e Akrepit


Personal dhe misterioz


Thėnia ‘Uji i qetė pėrmbys bregun’ pėrshkruan nė mėnyrė perfekte fėmiun tuaj nė shenjėn e Akrepit. Mund tė duket e qetė nė sipėrfaqe, por njė mijė gjėra ndodhin pėrmbrenda. Si prind i saj kur nuk do tė dini se ēfarė mundon krejt atė, fėmijėt e lindur nė shenjėn e Akrepit kur nuk tregojnė plotėsisht atė sė ēfarė kanė pėrbrenda.

Fėmijėt e lindur nė shenjėn e Akrepit kanė vullnet tė fortė, janė apasionant, dhe tė fuqishėm, dhe ndjenja pėr tė qenė i sigurt i drejton ata qė tė kontrollojnė veten dhe tė tjerėt. Njė lidhje e fortė, dhe e qėndrueshme emocionale, ėshtė ndėr nevojat e tyre mė primare, por fatkeqsisht ata mund ta testojnė ketė lidhje edhe pa qenė tė vetėdijshėm pėr ketė gjė.

Fėmija juaj nė shenjėn e Akrepit, kohe mbas kohe mund tė duket i dashur, i ftohtė, i devotshėm, obsesiv, i kėndshėm, i manipulueshėm….

Fėmijėt nė shenjėn e Akrepit, kanė njė frekuencė dhe thellėsi aq tė gjėrė tė ndjenjave, sa qė ju mund tė vėreni se fėmija i juaj ėshtė duke ju treguar vetėm majėn e ajsbergut tė ndjenjave tė saja tė vėrteta – edhe se ju do tė mund ta kuptonit shumė mė mirė, nėqoftėse do tė ju linte mbrenda, por me kusht se nuk do tė tregonit sekretin.

Fėmijėt e lindur shenjėn e Akrepit lulėzojnė nė misteriet e jetės, dhe kanė prirje pėr tė kuptuar motivimet e tė tjerėve. Ata do tė mund tė pėlqejnė leximin e tregimeve mė tė papritura dhe shikimin e filmave horror qė nga mosha mė e re, dhe do tė kenė dėshirė qė tė kenė miqėsi sa mė komplekse tė cilat ato do ti gėrshetojnė.

Ėshtė shumė lehtė pėr fėmijet nė shenjėn e Akrepit qė tėrhiqen nė gjėra obsesive, hakmarrėse, me sjellje tė pa kontrolluar, prandaj pėrkujdesuni qė ta mėsoni fėmiun tuaj pėr rėndėsinė e tė falurit, si dhe krijimi i marrėdhėnjeve tė balansuara me njerėzit e tjerė. Nė rast se e drejtoni fėmiun tuaj Akrep me kujdes, ajo do tė zhvillojė talente nga tė cilat njė ditė do tė kenė dobi qė tė gjithė.


Pėr fėmijėt e lindur nė shenjėn e Shigjetarit

Me prirje pėr avanturė nė zemėr


Fėmiju i juaj i lindur nė shenjėn e Shigjetarit ėshtė i lindur pėr avanturė. Pėr fėmijėt Shigjetar, jeta ėshtė pėr tu pėrjetuar. Ata kanė dėshirė qė fluturojnė jashtė dhe tė gjithė botėn ta bėjnė kokėposhtė – kėmbėlartė.

Nėqoftėse foshnja juaj Shigjetar has nė ēfarėdo lloj problemesh edhe para se tė fillojė tė ecėn, mos u befasoni. Fėmijėt Shigjetar kanė dėshirė ti kalojnė kufinjėt e vendosur nga prindėrit e tyre pėr hulumtuar rreth e rrotull.

Mėsimi dhe tė kuptuarit e gjėrave ėshtė nevoja primare e fėmiut tuaj Shigjetar, prandaj si prind i tij ju do ti ndhmonit shumė atij nė rast se do ta bėnit jetėn e saj argėtuse, tė shumėllojshme, dhe stimuluese sa mė shumė qė ėshtė e mundėshme. Pushimet e largėta familjare janė ato mė tė preferuarat, poashtu dhe shėtitjet e gjata endacake nė natyre si dhe lojėrat e thjeshta symbyllurazi nė oborrin prapa shtėpisė.

Fėmija juaj Shigjetar ėshtė njė sportist i natyrshėm dhe tė ketė nevoje qė tė mirret me plot aktivitete fizike pėr tė harxhuar tepricėn e energjisė qė e ka. Lejeni qė tė bashkangjitet ekipit tė futbollit apo tė notit, apo merreni me vete nė ndonjė sheti nė natyrė.

Mendja e tyre poashtu ka nevojė pėr stimulans, prandaj pėrkujdesuni qė mbledhni plot libra pėr tė lexuar dhe poashtu plot dokumentarė nė DVD pėr shikuar, dhe merreni me vete nė muzeume, nė kopsht zoologjik, nė galeri tė arteve sa mė shpesh qė mundeni.

Kėnaqeni nevojėn e tij pėr tė qenė i lirė dhe merruni me diskutime tė gjėra rreth ndonjė gjėje mė tė pėr tė mėsuar botėkuptimet e tij universale.

Dhe sė fundi fėmijėt nė shenjėn e Shigjetarit kanė dėshirė tė jenė tė shėndritshėm, tė gjallė, dhe tė hapur prandaj gjithmonė do tė kenė rreth tė gjėrė tė miqve. Mos pritni qė ditėlindjet e njė Shigjetari tė jenė festime tė vogla intime – se ka plot tė vegjėl qė dėshirojnė tė jenė afėr fėmiut tuaj.


Pėr fėmijėt e lindur nė shenjėn e Bricjapit

I pajisur pėr sukses


Duke fjetur, dukė ėndėrruar, apo duke luajtur symbyllurazi, kėto janė gjėra qė nuk i ēmon shumė fėmiu i juaj i vogėl i lindur nė shenjėn e Bricjapit. Ky fėmijė ėshtė tejet i motivuar qė tė humbas kohė me ndonjė gjė mendjelehtė.

Fėmijėt nė shenjėn e Bricjapit kanė prirje qė tė jenė praktik dhe tė orientuar nga profitet qė nė moshė tė re, dhe janė tė vullnetshėm qė tė punojnė shumė pėr tė arritur rezultatet qė i dėshirojnė. Ata mund tė dinė qė tė vegjėl se ēfarė do tė bėhen kur tė rriten. Dhe nė rast se kanė zhvillim tė ngadaltė apo stagnojnė nė ndonjė fushė – mos u shqetsoni, fėmijėt nė shenjėn e Bricjapit pėrmirsojnė rezultatet e tyre me kalimin e kohės.

Fėmijėt nė shenjėn e Bricjapit janė planifikues. Suksesi dhe lavdėrimet janė nevojat e tyre kreysore. Ata kanė dėshirė qė tė tjerėt tė shohin se sa tė menēur, sa punėtor tė palodhshėm, dhe sa kompetent janė ata pėr tė patur gjithmonė lėvdata dhe fjalė tė mira pėr veten e tyre.

Duke i japur fėmijės suaj Bricjap para pėr tė shpenzuar, dhe duke e rritur shumėn pėr ēdo ditėlindje, ėshtė mėnyrė e mirė qė ta mėsosh atė pėr vlerėn e parave. Mos u habiteni nė rast se e shihni tė rruaj paratė e saj nė kasėn e saj tė vogėl tė parave, dhe ti shpenzoj rastėsisht vetėm pėr ndonjė gjė tejet tė dėshiruar dhe tė rėndėsishme.

Fėmija i juaj Bricjap ėshtė vėlla dhe motėr mė e madhe e pėrkryer, pėr shkak se kjo shenjė ka ndjenjė tė madhe natyrale tė pėrgjegjėsisė. Prapėseprapė pėrkujdesuni qė tė mos e ngarkoni mė shumė pėrgjegjėsi nė moshė tė re, sadoqoftė sukseshėm ta pėrballojė ajo kėtė gjė. Dhe fėmijėt me serioz kanė nevojė pėr kohė tė lirė dhe pėr tė lojtur.

Poashtu pėrkujdesuni qė ti mėsoni fėminė tuaj Bricjap se sa dobishėm ėshtė tė jetė fleksibil nė jetė. Pėrndryshe do tė jetė tejet lehtė pėr Bricjapin tuaj tė vogėl tė rrėshqet nė mėnyrėn e vrazhdė e tė jetuarit dhe shikimit tė gjėrave.


Pėr fėmijėt e lindur nė shenjėn e Ujorit


Udhėhėqes i tjetėr lloji


‘Duke marshuar nė ritmin e daulles sė tij’ e pėrshkruan fėmijėn tuaj nė shenjėn e Ujorit dėri pikėn e fundit. Ky vogėlush ėshtė i veēantė gjer nė thelb dhe gjithmonė do tė ju befasojė invencionizmi dhe origjinaliteti i tij.

Ujorėt janė shumė tė shoqėrueshėm dhe kanė prirje tė kanė shumė miq, dhe nga sa mė shumė tradita kulturore tė ndryshme aq mė mirė pėr tė. Fėmijėt nė shenjėn e Ujorit janė tėrhequr nga shumėllojshmėria dhe pėrjetimet e reja. Fėmija i juaj Ujor mund ti pėlqejė ushqimet e reja tė cilat fėmijėt tjerė nuk duan fare ti provojnė – siē janė feferonėt e kuq, djathrat me shije tė fortė, apo guaca tė gjalla – dhe do ti kalojė me orė tė tėra nė dhomėn e tij nė shpikjen, e ndonjė gjėje teknike, inovative, dhe mbi tė gjitha tė pabesueshme.

Zhvillimi i lirisė dhe individualitetit sė tij ėshtė ndėr nevojat e tij primare, prandaj si prind i njė Ujori duhet ti jepni sa mė shumė hapsirė dhe liri. Nė rast se nuk ju lejohet tė artikulohen, ata mund tė bėhen tė pandėgjueshėm, kokėfortė dhe depresiv.

Lejojeni fėmiun tuaj Ujor qė tė vishet si tė dėshiron qė nė moshė tė re, dhe i dhuroni plot libra, pajisje pėr art, dhe mjete tjėra pėr tė zhvilluar kreativitetin e tij unikal. Fėmijėt Ujor kanė prirje tė jenė tė qetė dhe intelegjent. Janė pėrparimtar nė mėnyrė tė natyrshme nė tė menduarit dhe nė perspektiven e botės, dhe mund tė bėhen zgjedhės tė shkėlqyeshėm tė problemeve.

Fėmija i juaj Ujor mund tė ju befasojė mė gjėrat qė i interesojnė dhe me zgjedhjet e tij, por nė rast e pėrkrahni do tė mund ta vėreni sė ėshtė gjeni i llojit tė tij. Kėta fėmijė kanė vetėm nevojė pėr kohė pėr tė shprehur gjenialitetin e tyre.


Pėr fėmijėt e lindur nė shenjėn e Peshkut


Njė ėndėrimtar

Njė imagjinatė e thellė kreative e pėrshkon mendjen e fėmijės suaj tė lindur nė shenjėn e Peshkut, duke e inspiruar atė me ngjyra tė ndryshme dhe drita vezulluese. Ju mund ta gjeni atė duke vėshtruar qiellin, por nė mendjen e saj tė pafund rrjedhin plot gjėra – ndjenjat, impresionet, dhe copėza tė intuitės tė lidhura nė njė mozaik tė pasur tė imagjinatės.

Peshqit janė shumė sensitiv dhe tė mėshirueshėm, kanė nevojė pėr mė shumė dashuri nga prindėrit e tyre. Peshku i juaj i vogėl do tė dėshiroj tė mbahet nė grykė tėrė kohėn dhe pashtu do tė don tė pėrqafohet nga prindėrit plot herė, si dhe tė inkurajohet gjithnjė kur tė rritet.

Fėmijėt nė shenjėn e Peshkut janė mė shumė tė interesuar pėr instiktet e tyre se sa pėr logjikėn e tyre, dhe mė shumė tė interesuar pėr fantazitė dhe ėndėrrat e tyre se sa pėr jetėn reale. Si prind i njė Peshku, ju do tė mund ta ndihmoni qė tė vij nė tokė, pasi qė evitimi dhe ikja janė dy karakteristikat kryesore tė Peshkut.

Poashtu ėshtė dhe idealizmi. Peshku juaj mund tė ketė vizione tė mėdha se do tė mund tė ishte jeta por tė gjitha kėto ėndėra bien nė tokė kur ndeshen me realitetin e ashpėr.

Pasi qė fėmija juaj Peshk ėshtė aq senzitive emocionalisht (po aq dhe fizikisht dhe psiqikisht), duhet tė jeni e kujdesshme sė ēfarė influence i ėshtė ekspozuar fėmija juaj Peshk.
avatar
Zattoo

635


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Horoskopi pėr prindrit & fėmijėt

Mesazh  Luli prej 17.08.11 9:31

Shenjat e horoskopit pėr karakterin e foshnjave tuaja


Nganjėherė nuk e dini pse foshnja juaj qan dhe ēka dėshiron? Shumėēka rreth kėrkesave dhe rreth karakterit tė tyre mund t’i mėsoni nga horoskopi i foshnjave tuaja.


Dashi - Mos prisni qė ky vogėlush tė rrijė i qetė dhe tė luajė. Kjo thjesht kurrė nuk do tė ndodhė! Duke pasur parasysh qė ėshtė lindur me shenjėn e zjarrit, kjo foshnje gjithnjė do tė jetė nė lėvizje dhe vėrtet qė vėshtirė se do ta mėsoni t’i ndajė gjėrat e veta. Foshnjat me shenjė tė dashit kėnaqen duke qenė nė qendėr tė vėmendjes, dhe tė realizojnė krejt ēka kanė pėr qėllim. Prindėr kini kujdes!



Demi - Kjo foshnje ka nevojė tė madhe pėr prekje, prandaj pėrkėdheleni dhe putheni sa mė shumė. Demat e duan rehatinė, prandaj tė fėmijėve tuaj sigurojani dhomėn me temperaturė ideale, shtrat tė rehatshėm dhe lodra interesante. Pėr foshnjėn dem, gjithēka duhet tė jetė e pranueshme. Mos u brengosni nėse foshnja juaj ende nuk i ka mėsuar gjėrat tė cilat moshatarėt e vet tashmė i dinė, sepse demat tė rejat i pranojnė ngadalė, me tempin e tyre.



Binjakėt - Kėto foshnja tė cilat kėnaqen nė shoqėri vėrtet do tė pėrpiqen tė komunikojnė qė nga ditėt e para. Janė kureshtarė dhe hulumtues tė vegjėl tė vėrtetė, e nėse nuk ka njė sfidė tė re pėr ta mėrziten shpejt. Pėrfshijeni foshnjėn tuaj nė lojėra grupore, ajo do tė kėnaqet me shoqėri dhe do tė shihni se shumė shpejt do tė jetė e preferuara e tė tjerėve.



Gaforrja - Foshnjat e lindura me shenjėn e gaforres janė shumė emotive, prandaj mos u habisni nėse qan shpesh. Pikėrisht pėr kėtė pėrpiquni qė foshnja juaj gjithmonė tė ndihet e mbrojtur dhe mos lejoni lėkundje negative nė afėrsi tė saj. Pėr tė vegjlit me shenjėn e gaforres familja dhe shtėpia janė shumė tė rėndėsishme. Foshnjat gaforre nganjėherė mund tė jenė shumė tė heshtura, e kjo mos tė ju brengosė.



Luani - Kjo foshnje ėshtė e zėshme sa edhe vetė luani! Prandaj, harroni ėndrrat e qeta, sepse i vogli me shenjė tė luanit dėshiron qė ēdo ēast i tij tė jetė i kėndshėm dhe i rehatshėm. Po ashtu dėshiron tė jetė nė qendėr tė vėmendjes dhe e do publikun, prandaj mos u befasoni nėse njė ditė shpreh dėshirė pėr tė shkuar nė grupin e dramės. Me moshatarėt e vet miqėsohet shpejt dhe bėhet “udhėheqės i tufės”!



Virgjėresha - Foshnja me shenjėn e virgjėreshės mund tė jetė shpesh nervoze dhe e papėrmbajtur. Si pritni ndryshe tė bėhet i pėrkryer? Kjo foshnje e do rutinėn dhe nuk e duron as shmangien mė tė vogėl nga shprehitė ditore. Mund tė jetė nazeqare kur ėshtė fjala pėr ushqim, mirėpo pėrveē kėsaj nuk do tė ketė shumė kėrkesa tė veēanta. Foshnjat me shenjė tė virgjėreshės mund tė luajnė vetėm me orė tė tėra dhe nuk kanė nevojė tė madhe pėr vėmendjen e rrethit.



Peshorja - Kjo foshnje do tė kėnaqet me vėmendjen e tė tjerėve nė ēfarėdo vendi. Prandaj, mos u befasoni pse nė ordinancėn mjekėsore sillet sikurse nė shtėpi. Ėshtė sharmante, e qeshur dhe thjesht e pa-rezistueshme. Foshnja me shenjė tė peshores e do shoqėrinė dhe ėshtė diplomate e vėrtetė, e pėr kėtė shpesh do ta luajė rolin e ndėrmjetėsuesit nė konfliktet e shokėve tė vet. Rehatia ėshtė po ashtu shumė e rėndėsishme pėr kėtė fėmijė, kurse lojėn dhe shoqėrinė thjesht e adhuron.



Akrepi - Vogėlushi me kėtė shenjė duhet thjesht tė jetė nė qendėr tė vėmendjes! Kjo foshnje ėshtė nga pak misterioze, prandaj ėshtė vėshtirė qė gjithnjė tė kuptohet se ēka do dhe pėr ēfarė qan. Fėmijėt me shenjėn e akrepit shumėēka mbajnė nė vetvete dhe kryesisht ėshtė vėshtirė tė nxirret diēka nga ta. Nga ana tjetėr, foshnjat akrep e dinė ēka duan dhe si ta fitojnė atė. Janė fėmijė shumė tė menēur dhe tė fuqishėm, prandaj prindėr ruajuni!



Shigjetari - Kjo foshnje e shkujdesur dhe e lumtur do tė ecė shumė shpejt. Ėshtė e pavarur, me shpirt tė lirė dhe dėshiron tė hulumtojė. Vogėlushi me shenjė tė shigjetarit e adhuron ambientin e lirė dhe shpesh do tė trokasė nė derė derisa tė ju bėjė tė ikni jashtė. Foshnjat shigjetarė janė tė patrembura dhe dėshirojnė tė hulumtojnė secilėn gjė tė re tė cilėn e shohin, prandaj jeni syēelė, sepse shigjetari juaj i vogėl mund tė humb lehtė. Kėta vogėlushė e duan shoqėrimin dhe kėnaqen nė udhėtime.



Bricjapi - Ky fėmijė ėshtė shumė i disiplinuar, metodik dhe shumė i organizuar. A ėshtė me tė vėrtetė njė fėmijė? Paj, po dhe jo. Bricjapėt nuk janė tė dhėnė pas aventurave e sjellja e foshnjės me kėtė shenjė mund tė jetė pothuajse e mėrzitshme. Kur ėshtė nė pyetje tė mėsuarit, nuk duhet tė nguteni, foshnja bricjap e ka tempin e vet me tė cilin zbulon dhe mėson gjėrat. Kėta fėmijė janė gjithmonė tė pėrqendruar dhe shumė tė zellshėm gjithēka qė punojnė.



Ujori - Foshnjat me shenjė tė ujorit mund tė duken tė vetmuara, mirėpo ato duan ta kalojnė kohėn vetėm. Madje edhe kur qajnė, foshnjat ujorė nuk duan pėrkrahje. Kėta vogėlushė mund tė jenė rebelė tė vėrtetė, qė pėr prindėrit e tyre paraqet njė sfidė tė madhe. Me ta duhet tė punoni mjaft nė socializim.



Peshqit - Foshnja me kėtė shenjė do tė fillojė tė qajė, nga njė shikim, pa arsye. Kjo ėshtė pjesė e personalitetit tė kėtyre foshnjave tė turpshme, sė bashku me vetinė qė tė mbajė emocionet e saj pėr vetvete. Vogėlushi me shenjė tė peshkut mund tė jetė shumė i shqetėsuar dhe i ndjeshėm pėr gjėrat tė cilat ndodhin nė familje, prandaj kurrė mos u grindni dhe mos bėrtisni para tyre. Kėto foshnja janė ėndėrrimtare tė vėrteta, prandaj shpesh mund tė humben nė mendime larg nga realiteti.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

893


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Horoskopi pėr prindrit & fėmijėt

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi