Vetėvrasja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vetėvrasja

Mesazh  Valtoni prej 18.06.11 15:03

Vetėvrasja



Fakti qė unė hap njė temė tė tillė pėr diskutim ėshtė se kohėt e fundit ėshtė shtuar ndjeshėm numri i vetėvrasjeve nė mbarė botėn!

Me vetvrasje do tė kuptojmė veprimin e njė personi pėr tė shkaktuar vdekjen e vet, pėr t’i shpėtuar njė situate tė gjykuar tė padėshirueshme pėr tė. Pėr herė tė parė termi vetėvrasje (suicid) ėshtė pėrdorur nė shekullin XIII. Mė parė quhej “vrasja” (homicid) e vetėvetes.
Depressioni ėshtė paraprijės i shumicės sė vetėvrasjeve. Vetėvrasja ėshtė pasoja mė e tmershme e depresionit bipolar apo atij unipolar.

Sot nė botė nga vetėvrasja vdesin rreth 1 milion njerėz pėr ēdo vit.

Sipas Organizatės Botėrore tė shė ndetėsisė nė ēdo 40 sekonda nė botė dikush bėn vetėvrasje. Vetėvrasja tani zė vendin e tetė nė botė, nė mesin e shkaqeve kryesore tė vdekjes nė popullatėn e pėrgjithshme dhe madje ėshtė shkaku i tretė kryesor i vdekjes sė individėve tė moshave ndėrmjet 15 dhe 24 vjeē.

Ndonjėherė, vetvrasja ėshtė menduar edhe si vepėr e arsyes sė lartė. Seneka, njė filozof romak ka thė nė: “Jeta nuk ėshtė e mirė, pėrveē jetės sė mirė. Prandaj, njeriu i menēur jeton mirė aq sa duhet, e jo aq gjatė sa mundet… Ai gjithmonė duhet ta mendojė jetėn nė kushtet e cilėsisė e jo nė tė sasisė … Vdekja e hershme apo e vonshme nuk ka rėndėsi, vdekja e mirė apo nga sėmundja ka”.

Shumė vende tė botės kanė qėndrime nderuese apo lavdėruese rreth vetėvrasjes. Nė Japoni vetvrasja ėshtė njė akt i glorifikuar. Ata besojnė se vetėvrasja ėshtė “njė zgjidhje krenare e problemeve tė pazgjidhura”. Edhe pse shumė kultura e pranojnė vetėvrasjen, nė tė shumtėn e rasteve ajo konsiderohet si njė akt i mjerė pėr dalje nga situata. Vetėvrasja nė shumicėn e shoqėrive ėshtė e ndaluar. Shumica e religjoneve e konsiderojnė atė si mėkat, ndėrsa nė disa shtete ajo ėshtė edhe krim.

Vetvrasja nuk ėshtė mishėrim i forcės dhe shpesh vjen pas njė periudhe tė gjatė depresioni. Vetėvrasja duket sikur tė jetė zgjidhja e problemeve kur personi mendon se tani nuk ka zgjidhje pėr problemet e tij.

Nga pikė pamjajuridike, kryerja e vetėvrasjes nė shumicėn e vendeve tė botės nuk konsiderohet si krim. Ndėrsa, ndihma qė jepet pėr shkaktimin e vetėvrasjes, nė shumė vende konsiderohet si krim pėr tė cilin parashikohen dėnime deri me 15 vjet burgim.

Hulumtimi i parė shkencor pėr vetėvrasjen ėshtė kryer nga Emil Dyrkemi (Emil Durkheim 1858-1917).

Nė vitin 1897 ai botoi njėrin nga librat mė tė rėndėsishėm nė sociologi, “Vetėvrasja: njė studim nė sociologji”.
avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

69


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  Luli prej 13.09.11 21:46

Vetėvrasja

Vetėvrasja ėshtė akt kur njeriu i merr jetėn vetes sė vetė me dėshirėn tė tij me anė tė njė veprimi tė vetėdijshėm. Arsyet e vetėvrasjeve janė tė ndryshme. Arsyeja mė e shpeshtė depresioni ose sėmundjet bipolare si dhe sėmundje tė tjera psikike dhe fizike.

Shkaqet dhe format

Shkaku kyesor i vetėvrasjes ėshtė fenomeni "njeri i egėr". Deri tek ky fenomen vije me rastin e kėputjes sė mardhėnjeve shoqėrore (komunikimi, biseda) tė individit apo grupit me rrethin. Format dhe metodat se si vije deri tek egėrsimi i njeriut janė tė ndryshme. Si mė e pėrhapura ėshtė vetė izolimi pėr shkaqe tė ndryshme, kjo nė mjeksi thirret depresion.

Evitimi i depresionin qėndro nė vetė fjalen depresion qė nė prakik i bije tė bėhet presion (shtpyje) nė individin apo grupin e prekur. Me aplikimin e shtypjes pacienti vetė vetiu e aktivizon mekanizmin vetė mbrojtės. Me aktivizimin e mekanimit mbrojtės i prekuri automatikisht e mbron jeten e tij.

Dallimet gjinore dhe vetėvrasja

Femrat bėjnė pėrafėrsisht tri herė mė shumė tentativa tė vetėvrasjes se sa meshkujt, mirėpo meshkujt aktualisht arrijnė tė vrasin veten tri herė mė shumė se sa femrat. Kėto dallime/divergjenca duket se janė zvogėluar paksa viteve tė fundit.

Shkalla e lartė e tentativave tė vetėvrasjes tek femrat ėshtė e lidhur me faktin se depresioni ato i godet mė shumė se burrat, pėrderisa shkalla e vetėvrasjeve tė “suksesshme” tek meshkujt ndoshta ka tė bėjė me metodat tė cilat ata i zgjedhin pėr tė bėrė vetėvrasje; gratė zgjedhin metoda mė pak vdekjeprurėse, siē janė: prerja e nyjes sė dorės dhe marrja e sasisė sė tepėrt tė pilulave tė gjumit; pėr ndryshim nga meshkujt tė cilėt zgjedhin tė vrasin me armė veten ose tė hidhen nga ndėrtesat.

Shkalla mė e lartė e vetėvrasjeve si tek meshkujt apo tek femrat paraqitet tek tė shkurorėzuarit dhe tė vejat; vetmia ashtu si dhe mėnyra e tė kuptuarit tė dėmtimit tė ēėshtjes personale sigurisht se kontribuon nė kėtė statistikė. Mashkulli i cili vret veten ėshtė i prirė qė tė motivohet nė dėshtimin e tij nė punė kurse femra e cila vret veten ėshtė e prirė qė motivin pėr njė gjė tė tillė ta gjejė nė dėshtimin e saj nė dashuri.

Mosha dhe Vetėvrasja

Tek fėmijėt nėn moshėn 14 vjeēare, rastet e vetėvrasjes janė tė rralla. Mirėpo, fėmijėt mbi kėtė moshė tė cilėt janė vetėvrasės, kanė njė personalitet impulsiv dhe hiperaktiv, tregojnė pak dhembje dhe kanė prindėr qė i abuzojė dhe i neglizhojnė.

Vetėvrasja tek tė rinjtė ėshtė nė rritje e sipėr. Nė 35 vitet e fundit vetėvrasja tek studentėt ėshtė trefishuar. Meshkujt ndėrmjet moshės 20 dhe 24 vjeē janė mė tė goditurit.

Dy studime tė autopsive psikologjike tė vetėvrasjeve te kjo moshė kanė bėrė tė ditur pėrfshirjen e pėrdorimit tė drogės dhe depresionit si paraprijės tė vetėvrasjes.

Nė njė studim tė bėrė nga David Shaffer nga Universiteti i Kolumbias ishin analizuar 160 tė rinjė qė kishin vrarė veten nė Nju Jork nga viti 1984 deri nė 1986. Ai kishte gjetur shtrirje/mbizotėrim tė njėjtė tė substancave narkotike, por mė pak ērregullime depresive.

Shumica e vetėvrasjeve ishin bėrė nga meshkujt; ata dominonin si nė zgjedhjen e armėve vdekjeprurėse pėr tė bėrė vetėvrasje, po ashtu edhe nė numrin e tentativave pėr vetėvrasje. Shkalla e vetėvrasjeve nė mėnyrė dramatike shėnon rritje nga mosha e mesme deri nė atė tė pleqėrisė.

Shtimi i depresionit, vetmia, shpėrngulja nė lokalitete tė panjohura, humbja e kuptimit tė familjes dhe shoqėrisė si dhe humbja e personave qė i do janė sigurisht disa prej faktorėve qė ndikojnė nė shkallėn e lartė tė vetėvrasjeve tek mosha e vjetėr.

Nė kulturat dhe komunitetet nė tė cilat tė moshuarit janė tė respektuar dhe mbesin persona tė rėndėsishėm nė jetėn e familjes, vetėvrasjet janė shumė tė rralla.

Percy Brigdman, fitues i ēmimit Nobel nė fizikė dhe pozitivist i njohur amerikan, qėlloi pėr vdekje veten nė moshėn 80 vjeēare. Ai ishte i sėmurė nga kanceri dhe kishte dhembje tė mėdha. Njė ditė para se ta vriste veten, ai ua kishte postuar Universitetit tė Harvardit indeksin e veprave tė tij tė pėrmbledhura.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  Luli prej 13.09.11 21:49

Vetėvrasja

Njė ēėshtje e rėndėsishme e lidhur ngushtė me ērregullimet e gjėndjes shpirtėrore ėshtė ajo e vetėvrajes. Vetėvrasja ėshtė njė mundėsi reale nė rastet e depresionit. Afėrsisht, njė nė dhjetėmijė amerikan vret veten.

Sipas Organizatė Botėrore tė Shėndetėsisė, ēdo 40 sekonda, diku nė botė, njė person vret veten. Mbi 1 000 000 njerėz vrasin veten ēdo vit nė botė. Vetėvrasja zė vendin e tetė nė listėn e shkaqeve tė vdekjeve nė popullatėn e pėrgjithshme botėrore, por shkaku i tretė nė popullatėn mes moshės 16-24 vjeē.

Rreth 25 000 persona vrasin veten ēdo vit nė SH.B.A., kurse nė Shqipėri rreth 1500.

Mė shumė tentojnė vetvrasjen gratė se sa burrat, por janė burrat qė vdesin prej vetėvrasjes tre herė mė shumė se gratė. Mosha mesatar e atyre qė tentojnė vetvrasjen ėshtė 30 vjeē, por njė rritje e madhe vėrehet nė kohėt e fundit tek tė rinjtė nėn 20 vjeē si dhe tek tė moshuarit.

Pėrse njerėzit pėrpiqen tė kryejn vetėvrasje?

Pavarėsisht se ka arsye tė shumta dhe specifike, shumica e atyre qė tentojnė, apo arrijnė vetėvrasjen, shoqėrohen nga ndjenja se jeta e tyre nuk vlen mė tė jetohet. Ndjenja e tė qėnit pa shpresė dhe ajo e fajita janė mbizotėrues nė raste tė tilla.

Pavarėsisht ndryshimeve specifike, tek njerėzit qė tentojnė vetvrasje dallohen disa karakteristika:

• Vendimet qė marrin dhe mėnyra e zgjidhjes sė problemeve, zakonisht janė tė gabuara.
• I shohin situatat dhe veten e tyre si tė pashpresa.
• Kanė shumė shtrembėrime konjitive rreth vetes sė tyre, pėrballė tė tjerėve dhe sė ardhmes.
• Humbasin ndjenjėn e kontrollit dhe qėllimit personal dhe vetėvrasja shihet si zgjidhja e duhur.
• Humbasin ndjenjėn e vlerėsimit tė njerėzve tė tjerė dhe t kujdesit tė tyre.

Radhė herė, vetėvrasa ėshtė njė vendim i menjėhershėm, i shtyrė nga njė impuls i ēastit. Gjatė ditėve dhe orėve para vetėvrasjes, pėrgjithėsisht dallohen sinjale apo shenja paralajmėruese. Sinjalet mė tė forta janė ato verbale, si p.sh. “nuk vazhdohet mė kėshtu”, “nuk mė intereson mė asgjė”, “po mė mbushet mendja ti jap fund” etj. Paralajmėrime tė tilla duhen marrė gjithmonė seriozisht. Tė tjera shėnja mund tė jenė:

• Tė mbyllurit (kyēurit) brenda.
• Tė sjellurit nė mėnyra tė rrezikshme.
• Sistemimi i punėve, apo i objekteve me vlerė.
• Abuzim me drogat, alkoolin apo ilaēet.
• Shfaqje e vuajtjes sė madhe si shkak i ndonjė humbjeje tė njė tė afėrmi, apo i ndryshimeve tė rėndėsishme nė jetė.

Zakonisht njerėzit qė pėrgatiten tė vetėvriten sillen nė mėnyrė ndryshe nga zakonisht, duke qarė vazhdimisht, apo duke u sjellur dhunshėm, duke qėnė agresivė, impulsivė, tė tjerė ndėrpresin tė folurit, shkruajnė apo bisedojnė rreth vdekjes dhe vetėvrasjes, etj.

Ata humbasin energjitė fizike, kanė ērregullime tė gjumit, tė oreksit, shtim, ose pakėsim tė peshės trupore, shtim i sėmundjeve tė vogla, humbje e interesit seksual, humbje e interesit pėr pamjen e tyre (aparencėn), etj.

Kėto shenja, nė tė shumtėn e rasteve i ndeshim nė persona me ērregullime tė ndryshme psikologjike, qė nuk kanė ndėr mend tė tentojnė pėr tė vrarė veten, por gjithashtu i ndheshim tek tė gjithė ata qė tentojnė vetėvrasjen, prandaj ėshtė e rėndėsishme t’i vlerėsojmė drejt ato.

Persona tė tillė, gjithashtu mendojnė shpesh rreth vetėvrasjes, “shohin ėndrra me sy hapur”, si dhe karakterizohen nga pamundėsia pėr tė parė pėrtej problemit tė tyre.

Vetėvrasja ėshtė pasoja mė e rėndė e depresioneve unipolarė, bipolarė, apo skizofrenive.
Shpesh, personat qė mendojnė vetėvrasjen, gjėnden nė mėdyshje pėr veprimin e tyre, prandaj njė element i ardhur nga jashtė mund t’i kthehet nė votė ‘pro’ ose ‘kunder’ marrjes sė vendimit fatal. Pra, duhet tė tregohemi tė kujdesshėm.

Depresioni ėshtė faktor kyē nė vetėvrasje. Edhe pse shumica e personave qė vuajn nga depresioni, nuk vetėvriten, rreth 80% e personave qė tentojnė apo kryejnė vetėvrasje vuajn nga ērregullime depresive.


avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  Luli prej 13.09.11 21:58

Vetėvrasja dhe mėnyrat si ti shmangemi!

Si duket, perioda pas bombardimeve dhe hyrjes sė trupave tė NATO-s, Kosovės nuk i solli vetėm lirinė dhe demokracinė kaherė tė pritur, por shikuar nga "ana tjetėr e medaljes", ky realitet i shumėpritur, ishte edhe mjaft i hidhur. Pėrveē problemeve tė ndryshme ende tė pazgjedhura materiale, sociale, politike etj., ne si shoqėri, u desh tė ballafaqohemi edhe me njė dukuri tė pazakonshme, e cila, edhe nėse merret nga aspekti i moralit kolektiv tradicional, aspak nuk pėrkon me mentalitetin tonė shqiptar. Fjala ėshtė pėr fenomenin e vetėvrasjes, dukuri kjo, qė nė shoqėrinė tonė tė re "moderne" kosovare, vit pėr vit po jep shenja brengosėse tė njė rritje marramendėse.

Kosova e jonė, deri mė dje njė regjion me popullatė tė shėndosh qė bėnte mė sė paku vetėvrasje, sot radhitet nė mesin e shteteve me pėrqindje mė tė madhe statistikore tė atyre qė atakojnė ndaj jetės sė vetė. Sinjali i kuq kaherė ėshtė ndezur, por, fatkeqėsisht, sot te ne, me kėtė fenomen, mė tepėr merren gazetarėt dhe mediet, se sa ata qė jenė mė kompetentė.

Pėr fillim, gjithnjė duhet filluar me atė pyetje tė madhe: PSE? Ekzistojnė shumė shkaqe qė mund ta shtyn njė person tė bėjė vetėvrasje. Nga ato mė tė shpeshta mund tė konsiderohen:

Marrėdhėniet tė ērregulluara familjare, keqtrajtimet, dhuna, etj.; mossuksesi gjatė shkollimit; paaftėsia e komunikimit me moshatarėt; personi potencial pėr vetėvrasje ndjehet i izoluar dhe i papranuar nga rrethi; humbja e dikujt mė tė dashur pėrmes vdekjes, ndarjes, shkurorėzimit...; shtatzėnia tek femrat dhe proceset fiziologjike - hormonale qė ndollėn nė organizmin e saj; dėshpėrimi i madh dhe nėnēmimi; ambiciet e tepėrta tė prindėrve dhe presioni i madh psikologjik qė bėjnė fėmijės sė tyre.

Ky presion i pandėrprerė, nė psiken e njomė tek fėmijėt ta krijon ndenjen e gabuar tė bindjes: "Patjetėr duhet tė jem mė i miri, mė i suksesshmi, mė i dalluari... nėse nuk jam, do t'i dėshpėroj ata, andaj mė mirė ėshtė qė tė mos jem fare"); riatdhesimi, rivendosja-humbja e gjithė asaj tė njohur dhj ballafaqimi me adaptimin nė rrethanė tė ri; humbja e sė dashurės, dashurit; abuzimet e ndryshme me droga dhe alkool.

Pėr mundėsinė e pengimit tė ndodhjes sė njė vetėvrasjeje, asnjėra nga kėta tregues nuk mund tė jenė si shenja tė sakta dhe tė sigurta paralajmėruese. Por, sa mė shumė qė kėto shkaqe tė jenė evidente nė jetėn dhe sjelljet e atij personi, aq mė shumė edhe brengosja e jonė duhet tė jetė edhe mė e madhe.

Nė kėtė moment, ėshtė shumė me rėndėsi t'i kushtohet vėmendje kėtyre shenjave tė sjelljes, e qė janė sinjale tė njė ndryshimi tė shprehur nga sjelljet e zakonshme tė atij personi. Kėto shenja paralajmėruese si tregues mė tė shpeshtė mund tė jenė: ndryshimet e mėdha nė sjellje; tėrheqja nga shoqėrimi me miqtė dhe njerėzit nė pėrgjithėsi; problemet me gjumin dhe ushqimin; humbjen e interesimit pėr aktivitete, shkollė, lojė, etj.; humbja e interesimit pėr dukjen personale fizike dhe higjienėn trupore; personi nuk mahitet dhe nuk bėnė shaka mė, ose e kundėrta, gjithnjė mahitet dhe bėnė shaka tė tepėrta; shpesh shprehet me fjalėt: "ēdo gjė nė kėtė jetė ėshtė e keqe", "gjithmonė i pengoj dikujt", "sė shpejti do ta zgjidhi kėtė problem"...etj.; zakonisht bėhet mė zemėrgjerė dhe fillon t'i fali tė tjerėve gjėsendet e veta; rregullon dhe i bie nė vend disa gjėra qė mė parė i kishte lėnė mangu, etj.; i fton ose bėnė vizita mė tė shpeshta personave tė dashesh dhe miqėve mė tepėr se sa zakonisht; nuk i intereson ma shkolla dhe suksesi nė mėsime ka nė rrėnje drastike; nuk ėshtė i koncentruar fare nė asgjė, ėshtė gjithnjė nė mendime dhe duket i hutuar. Lėnė pėrshtypje se gjatė bisedės nuk e dėgjon fare bashkėbiseduesin; fletė shpesh pėr vdekjen dhe lexon literaturė qė trajtojnė mė tepėr tema pėr vdekjen; ka pasur edhe ndonjė tentim tė mėparshėm pėr vetėvrasje.

Ēka duhet bėrė nė kėto raste? Si t'i ndihmojmė kėtyre personave?

Nėse nė sjelljet e pėrditshme tė fėmijėt, mikut apo ndonjė person tjetėr, i parandiejmė ose hasim nė shenja tė sipėr cekura, ato mund tė na parathonė njė mundėsi potenciale tė njė tentative nė tė ardhmen pėr kryerjen e vetėvrasjes nga ai. Nė kėto raste, ne duhet tė reagojmė shpejtė dhe nė mėnyrė sa mė adekuate.

Por, si?
- Kur dikush ju thotė se ka ndėrmend tė bėjė vetėvrasje, kurrė mos e merrni kėtė si shaka. Veprimi i parė ėshtė BISEDA. Me tė BISEDONI...BISEDONI dhe vetėm BISEDONI... Kėta njerėz kanė nevojė tė madhe pėr njė gjė tė tillė.

- Hapi tjetėr ėshtė DĖGJIMI. Lejojeni qė ai person t'ju flas se si ėshtė i dėshpėruar, i pakėnaqur nga jeta, se ka probleme... etj. Pa marrė parasysh se sa negativisht do tė reflektojnė kėto deklarime, vetė fakti qė ai/ajo ka vendosur t'ju besohet, ėshtė njė shenjė tejet pozitive. "Ventilimi" dhe zbrazja e emocioneve, veē nė hapin e parė do t'i sjelli njė lehtėsim tė madh atij.

- Me njė person potencial tė bėjė vetėvrasje, kurrė mos tentoni t'i jepni vėrejtje nė formė: "e ke gabim", "nuk ėshtė mirė ta bėsh kėtė akt"...etj. Gjatė kėsaj bisede, po ashtu, kurrė mos praktikoni t'i pėrdorni ato shabllone tė zakonshme inkurajuese: "Do tė jetė mirė nė tė ardhme", "Gjithmonė njeriu duhet tė mundohet dhe tė sakrifikoj nė jetė", "Mos qaj", "Duhet tė mendosh pozitivisht"...etj.

Kur mos e provokoni dhe as mos e sfidoni me asgjė, ndjenjėn e tij pėr bindjet tė gabuara qė ai ka pėr jetėn. Mos harroni, kėta persona e kanė tė zhvilluar intuitėn dhe shpejtė i parandiejnė qėllimet e juaja tė sinqerta. Ata, me tė dėgjuar kėto shabllone standarde si kėshilla gjoja tė "mirėfillta", do tė mbyllen dhe nuk do tė jenė mė tė sinqertė nė komunikim me ju.

Pa marrė parasysh se sa "shokuese" dhe absurde do tė jenė qėndrimet e bashkėbiseduesit, ju duhet t'i dėgjoni dhe t'i pėrjetoni ato sinqerisht. Gjithmonė pranoni se pajtoheni me tė dhe ai nė tėrėsi ka tė drejtė

- Pasi tė vlerėsoni se ėshtė krijuar besimi i mjaftueshėm reciprok, pyeteni se mos vallė atij pėr kėto shkaqe i shkon mendja tė bėjė vetėvrasje? Me kėtė pyetje mos ja impononi idenė, por, vetėm bėjeni me dije se jeni tė gatshėm tė bisedoni edhe pėr kėtė mundėsi. ----- Nėse merrni nga ai njė pėrgjigje pozitive, vazhdoni ta pyetni edhe mė tej. ėshtė me rėndėsi tė dihet: a e ka menduar ai se si do ta bėj njė vepėr tė tillė (a ekziston nė kokėn e tij ndonjė plan konkret)?; a i ka nė dispozicion tė gjitha elementet e duhura pėr ta bėrė kėtė vepėr ( a ekziston mjeti i caktuar); a ka caktuar momentin se kurrė do tė vendosi pėr njė hap tė tillė (kohėn).

Shumica, nė kėtė pyetje do tė pėrgjigjen negativisht, gjė qė, pėr ne, do tė jetė njė shenjė se plani i tij pėr kryerjen e aktit tė vetėvrasjes ende nuk ėshtė definitive dhe kjo mund tė merret si njė moment mė inkurajues. Nėse veē e zbulojmė se ekziston PLANI, MJETI dhe KOHA e kryerjes sė vetėvrasjes, atėherė, ne do tė kemi njė gjendje mė alarmuese. Nė kėtė situatė, patjetėr duhet intervenuar urgjentisht.

- Nėse veē kemi tė bėni me njė situatė serioze dhe alarmuese, atėherė, qėndroni gjithnjė pranė tij dhe kurrė mos e leni vetėm. Pandėrprerė bisedoni dhe vetėm bisedoni.... Nė anėn tjetėr, paralelisht si preventivė, tentoni t'i largoni tė gjitha sendet qė mund t'i shėrbejnė atij si mjet pėr kryerjen e vetėvrasjes.

- Nėse edhe mė tej ndjeheni tė paaftė, atėherė ftoni nė ndihmė ekspertin profesional. Mos premtoni dhe mos t'ju brej ndėrgjegjja se nuk e keni ruajt fshehtėsinė. Personat qė tentojnė tė bėjnė vetėvrasje, zakonisht pranojnė ndihmėn e profesionistit.

Edhe disa karakteristika specifike pėr vetėvrasjen. Gjatė hulumtimit tė tyre tė fenomenit tejet tė pėrhapur nė botė tė vetėvrasjeve, psikologėt: Fareberowi dhe Litman, vetėvrasjet i kanė klasifikuar nė 3 kategori:

1. Kategoria e personave tė rrezikuar me bindjen " SI TĖ JESH”. Kėta persona nė fakt nuk dėshirojnė tė vdesin, por vetėm tentojnė ta sinjalizojnė se kanė nevojė tė sinqertė pėr ndihėm; rrezikshmėria e mundėsisė sė kryerjes sė aktit tė vetėvrasjes, pėr kėtė kategori njerėzish ėshtė mė e vogėl; pėrfshihen nė 2/3 e vetėvrasjeve; kryesisht janė tė gjinisė femėrore.

2. Kategoria e peronave tė rrezikuar me bindjen "TĖ MOS JESH". Karakteristika e tyre ėshtė se kėta vėrtetė dhe sinqerisht dėshirojnė tė vdesin; nuk tregojnė shenjat e tentativės para aktit tė kryerjes sė vetėvrasjes; i pėrzgjedhin metodat mė tė rrezikshme tė kryerjes sė kėsaj vepre; pėrfshihen nė 3-5% tė vetėvrasjeve tė kryera; preventiva tek kėta persona jep rezultate tė vogla;

3. Kategoria e peronave tė rrezikuar me bindjen "TĖ JESH APO TĖ MOS JESH" Kėta janė tė pazakonshėm dhe tė pa definuar. Aktin e vendimmarrjes ia lėnė fatit; i pėrzgjedhin metodat tė rrezikshme tė kryerjes sė kėsaj vepre, por me njė ndikim mė tė ngadalshėm tė veprimit; pėrfshihen me 30 pėr qind tė vetėvrasjeve; pėr kėta ėshtė karakteristike motivi: "jeta me fat ose fare".

Nė fund, sinqerisht shpresoj se, tė gjitha kėto shenja dhe veprime parandaluese tė prezantuara si mė lartė nė kėtė artikull, si paranjohuri elementare, do tė jenė tejet tė mirėseardhura pėr ēdo prind, mik apo mikesh tė sinqertė, nėse ata kėto simptome si tė shprehura, eventualisht do t’i regjistronin nė sjelljet e ndonjė nga mė tė dashuri tė tyre. Gjithsesi, nė kėto raste, do tė jetė i paevitueshėm intervenimi i ekspertit meritor pėr kėtė fushė.

Adnan Abrashi
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Thank you

Mesazh  vanina cela prej 15.09.11 14:23

Shum thank's kjo teme ishte shume e mire :).
avatar
vanina cela

21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  Luli prej 19.12.11 8:53

Vetėvrasja

Vdekja qė normalisht ėshtė konsideruar “absurde” kur paraqitet si ndėrprerje e papritur e pozicionuar nė njė jetė plot me shpresa, ėshtė shndėrruar pėr shumė vetė nė njė “deklarim ēlirimi”.

Duhet ta vlerėsojmė dhuratėn e jetės.

Njeriu modern ėshtė shpallur mbret i jetės dhe ēuditėrisht, duke qėndruar nė fronin e krenarisė ka vendosur vetė vdekjen.

Ēfarė ėshtė jeta? Ėshtė njė dhuratė? Ėshtė dhurata kryesore e vetė ekzistencės. Mund ta lidhim me qėnien tonė. Ėshtė njė dhuratė qė tė vjen, pėrfundimisht, nga burimi i jetės; nga Zoti.

Nėse njeriu do tė ishte vetė shkak i jetės, do tė kishim kushtet e pavdekshmėrisė. Por ne nuk mund ta kemi kėtė fuqi... Ka njė qėnie superiore qė e ka kėtė pėrfektshmėri: Zoti.

Zoti u dha tė gjitha krijesave aftėsinė tė rriten dhe tė shumohen por njeriut i bėri njė ndėrhyrje speciale, i krijoi shpirtin.

Vetėvrasėsi, pėr pasojė, ėshtė njė person qė pėr motive tė shumta dėshton nė vlerėsimin e tij tė dhuratės sė ekzistencės: Nuk e di sa shumė vlen jeta.

Testamenti i njė tė vetėvrari

Njė njeri para se tė vriste veten shkroi:

“Ka vite qė nuk mė emocionon asgjė, ndihem fajtor qė prej shumė kohėsh. Nė fakt nuk mund t’ju gėnjej as juve, as veten, askėnd. Nuk mund t’i gėnjej njerėzit duke u shtirur qė po argėtohem. Krimi mė i keq ėshtė tė shtiresh.
Kam humbur gėzimin e tė jetuarit... Kam humbur gjithė entuziazmin. Ėshtė mė mirė tė shkoj menjėherė sesa tė vdesėsh dite pas dite.”

Nė fillim, si “zgjidhje” pėr problemet paraqitet: “ėshtė mė mirė tė shkosh menjėherė”

Ky ėshtė njė gabim shumė i rėndė. Zakonisht, njė njeri qė dėshiron tė vetėvritet, kėtė e dėshiron sepse ėshtė i lodhur nga jeta. Por, a ėshtė jetė ajo qė po bėn? Mos vallė ėshtė lodhur duke shkuar nė rrugė tė gabuara? Ose, mos ėshtė lodhur nga gabimet e veta, nga mėkatet,...dhe jo nga jeta?

Ekspertėt thonė se shumė herė ata qė vrasin veten, para kėtij akti fatal, i dėrgojnė njė S.O.S. personave qė e rrethojnė. Fakti i vetėvrasjes, e kryer pėr shumė arsye, i pėrgjigjet njė indiference tė thellė tė tėrheqjes sė vėmendjes... Pėr kėtė duhet tė ketė njė person qė tė dijė dhe tė dojė t’ia shpjegojė atij njeriu qė do tė vetėvritet, qė jeta ėshtė gjėja mė e bukur qė zotėrojmė, dhe qė nėse e humbim ėshtė gjėja mė e keqe qė mund tė bėjmė.

Nėse njė njeri nuk lėviz me inteligjencė, por me pasione; njė njeri i cili nuk ka principe tė forta mbi tė cilėn tė ndėrtojė ekzistencėn e tij, por ėshtė si njė gjethe nė dimėr, e ndarė nga dega dhe qė era e hedh kudo; njė njeri kėshtu, ėshtė njė kandidat pėrfekt i depresionit, i vetmisė, i fyerjes, i lodhjes nga jeta........ i vetėvrasjes.

Problemi pėrfundimtar i vetėvrasjes – dhe gjithashtu e shoqėrisė, qė me “kulturėn e vdekjes” ėshtė nxitja e parė pėr nė vetėvrasje – ka njė arsye tė vetme: Mėkati; d.m.th tė kėrkosh lumturinė aty ku nuk mund ta gjesh, e cila shkakton qė njeriu tė ketė njė jetė bosh qė e ēon njeriun nė dėshpėrim nėse njė ditė do tė mund ta gjejė lumturinė. Dhe pėr kėtė ka vetėm njė kurė pėrfundimtare: afrimi me burimin e vetėm tė lumturisė, d.m.th, me Zotin..... Ky ėshtė ilaēi i vetėm pėr vuajtjet tona, shqetėsimet dhe dėshpėrimet tona.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  ILIRA prej 19.12.11 9:09

Shkrim i bukur Luli, por ke dhene nje zgjidhje te " veshtire" madje me te veshtiren e mundshme,,,, "kush e gjeti Zotin"????
avatar
ILIRA

303


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  Luli prej 19.12.11 9:20

ILIRA shkruajti:Shkrim i bukur Luli, por ke dhene nje zgjidhje te " veshtire" madje me te veshtiren e mundshme,,,, "kush e gjeti Zotin"????

Zotin e gjen me ane te Intuites dhe jo me ane te Arsyes.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  ILIRA prej 19.12.11 9:33

ke dale ne konkluzione shume siperfaqesore ja pse: po te tregoj nje rast te vertete qe ka ndodhur, nje grua pi helm dhe vdes pas saj edhe bashkeshorti i saj tenton te njejtin perfundim sepse nuk e duruan dot humbjen e djalit te vetem qe kishte vdekur nje vit me pare ne nje aksident automobilistik... dhe pikerisht per pergjigjen nga Zoti "qe keshtu ishte shkruar" a mund te me thuash kush ishte mekatari ketu????
avatar
ILIRA

303


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  Luli prej 19.12.11 9:40

ILIRA shkruajti:ke dale ne konkluzione shume siperfaqesore ja pse: po te tregoj nje rast te vertete qe ka ndodhur, nje grua pi helm dhe vdes pas saj edhe bashkeshorti i saj tenton te njejtin perfundim sepse nuk e duruan dot humbjen e djalit te vetem qe kishte vdekur nje vit me pare ne nje aksident automobilistik... dhe pikerisht per pergjigjen nga Zoti "qe keshtu ishte shkruar" a mund te me thuash kush ishte mekatari ketu????

Varet nga cili prizem i shikon gjerat, disa besojne ne Zot ne menyre folklorike dhe kjo eshte tragji-komedi.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  ILIRA prej 19.12.11 9:45

As kjo pergjigje nuk ngushellon ata qe vuajne dhe gjejne te "vetmen zgjidhje per te mos vuajtur me", mekatare apo engjej qofshin.
avatar
ILIRA

303


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  Luli prej 19.12.11 11:02

ILIRA shkruajti:As kjo pergjigje nuk ngushellon ata qe vuajne dhe gjejne te "vetmen zgjidhje per te mos vuajtur me", mekatare apo engjej qofshin.

Universi yne eshte nje gje shume komplekse i cili tejkalon imagjinaten tone (arsyetimin sipas koncepteve njerezore).
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  Fakiri prej 19.12.11 11:56

unė besoj se nga mos dija,njeriu tė gjitha gjėrat qė nuk i kupton mundohet tė "arsyjetohet" duke thėnė se "qė kėshtu ishte shkruar" ndėrsa vetė Krijuesi na ka lenė vullnetin e lirė,dhe njeriu atė vullnet e keqpėrdor duke bėrė marrėzi tė ndryshėm siē ėshtė edhe tema nė fjalė duke bėrė vetvrasje..pra,mėkatari ėshtė vetė bartėsi i kėtij vullneti njeriu dhe jo Krijuesi.


me respekt fakiri
avatar
Fakiri

1035


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  Zattoo prej 30.01.15 0:08

Vajza qė parandaloi vetėvrasjen e Dostojevskit



"Jeta dhe bota, ashtu siē ishin, vareshin nga unė. Madje, mund tė them se bota kishte ekzistuar vetėm pėr mua. Do ta vras veten, por pastaj nuk do tė ketė mė botė, tė paktėn pėr mua"

Njė mbrėmje nėntori, nė vitin 1870, shkrimtari legjendar rus, Fjodor Dostojevski (11 nėntor 1821 – 9 shkurt 1881) e zbuloi kuptimin e jetės nė njė ėndėrr, ose tė paktėn, kėtė bėri protagonisti i njė prej tregimeve tė tij. Ky tregim u publikua pėr herė tė parė nė “Ditari i njė shkrimtari”, me titullin “Ėndrra e njė djaloshi tė marrė”.

Historia hedh dritė mbi jetėn shpirtėrore dhe filozofike tė Dostojevskit, ndoshta mė tepėr sesa ēdo vepėr e tij (e publikuar). Ajo nis me njė personazh qė vjen vėrdallė nė rrugėt e Shėn Pjetėrburgut nė njė “natė tė errėt, madje, nė natėn mė tė errėt qė mund tė ketė parė dikush”, i cili vret mendjen pse tė tjerėt e kanė pėrqeshur gjatė gjithė jetės dhe qė rrėshqet drejt nihilizmit me njė “ankth tė tmerrshėm” me besimin se asgjė nuk ka vlerė. Ai vėshtron qiellin, rrok njė yll tė vogėl tė vetmuar dhe mendon tė kryejė vetėvrasje; dy muaj mė parė, ai pati blerė njė “revole tė shkėlqyer”, por qė prej asaj kohe, arma kishte mbetur nė sirtarin e tij.

Papritmas, kur ai po shihte yllin, njė vajzė e vogėl, rreth 8 vjeē, me njė veshje tė vjetėr dhe e shqetėsuar, e kap nga krahu dhe i lutet pėr ndihmė. Mirėpo protagonisti, i pakėnaqur nga jeta, e pėrzė dhe kthehet nė dhomėn qė ndan me njė kapiten tė vjetėr pijanec, tė mobiluar me stil amerikan, ku ndodhet edhe njė poltronė.

Teksa ai zhytet nė poltronė dhe mendon pėr t’i dhėnė fund jetės, pushtohet nga vajza e vogė, mendim qė e bėn tė vėrė nė pikėpyetje qėndrimin e tij nihilist. “E dija me siguri se do ta vrisja veten atė natė, por atė qė nuk dija ishte sa gjatė do tė qėndroja pranė tryezės. Do ta kisha vrarė veten me siguri, nėse nuk do tė ishte ajo vajza e vogėl. E shihni: edhe pse gjithēka ishte e njėjtė pėr mua, ndjeva dhimbje. Nėse dikush do tė mė kishte qėlluar, duhet tė ndieja dhimbje.
Ekzaktėsisht nė tė njėjtėn masė, nė sensin moral. Po tė ndodhte diēka e keqe, do tė ndieja keqardhje, nėse kjo do tė kishte ndodhur para se gjithēka nė jetėn time tė mė dukej njėsoj. Kisha ndier keqardhje mė parė. Me siguri do ta kisha ndihmuar njė fėmijė pa dėshtuar. Po pse nuk e ndihmova vajzėn e vogėl? Sepse njė ide mė erdhi nė mendje nė ēast. Kur ajo mė tėrhiqte dhe mė thėrriste, papritmas njė pyetje m’u shfaq nė kokė, sė cilės nuk mundesha t’i pėrgjigjesha. Pyetja ishte e thjeshtė, por mė zemėroi.

U zemėrova pėr shkak tė asaj qė kuptova, se, nėse tashmė e kisha vendosur qė do t’i jepja fund vetes sonte, atėherė, tani, mė tepėr se kurrė mė parė, gjithēka do tė mė dukej e njėjtė. Pse ndodhi qė ndjeva se jo gjithēka mė dukej njėsoj kur mė erdhi keq pėr vajzėn e vogėl? Mė kujtohet se ndjeva shumė keqardhje pėr tė, aq shumė saqė ndjeva dhimbje, qė, madje ishte e huaj dhe e pabesueshme nė situatėn time... M’u bė e qartė se, pėr sa tė isha njeri dhe jo njė shifėr dhe derisa tė isha kthyer nė njė shifėr, atėherė, do tė isha gjallė dhe pėr rrjedhojė, do tė vuaja, do tė zemėrohesha dhe do tė mė vinte turp nga veprimet e mia. Shumė mirė.
Por nėse do ta vrisja veten, pėr shembull, pas dy orėsh, ēfarė kuptimi do tė kishte vajza pėr mua dhe ēfarė lidhjeje do tė kisha unė me turpin ose ēfarėdolloj gjėje mbi tokė? Do tė jem njė shifėr, njė zero absolute. A do tė kishte mė pak ndikim nė ndjenjėn time tė mėshirės pėr vajzėn ose nė sensin e turpit pėr poshtėrsinė qė do tė kisha bėrė vetėdija se sė shpejti do tė kisha pushuar sė qeni?

Dhe nga moralja, ai kalon te ekzistencialja:

"U bė e qartė pėr mua se jeta dhe bota, ashtu siē ishin, vareshin nga unė. Madje, mund tė them se bota kishte ekzistuar vetėm pėr mua. Do ta vras veten, por pastaj nuk do tė ketė mė botė, tė paktėn pėr mua. Pėr tė mos thėnė se ndoshta, nuk do tė ketė asgjė pėr kėdo pas meje dhe e gjithė bota, pėr aq sa kohė sa kam vetėdije, do tė zhduket si njė fantazmė, ndoshta pasi, e gjithė bota dhe gjithė njerėzit janė unė".  Duke sjellė nė jetė konceptin e “vullnetit tė lirė”, pėrmes personazhit tė tij, Dostojevski sugjeron se ajo qė i jep kuptim jetės ėshtė vetė jeta.

“M’u shfaq njė mendim i ēuditshėm krejt papritur. Nėse mė parė do tė kisha jetuar nė Hėnė ose nė Mars dhe nėse do tė isha ēnderuar ose zhvlerėsuar aq shumė, saqė askush nuk e merr dot me mend dhe nėse mė pas, do ta gjeja veten nė tokė dhe ende do ta ruaja nė vetėdije atė qė do tė kisha bėrė nė planetin tjetėr dhe nėse do tė dija, pėrveē kėsaj se, nuk do tė mund tė kthehesha mė pas p.sh., nga Toka nė Hėnė, a do tė ishte gjithēka njėsoj pėr mua, apo jo? Do tė mė vinte turp, apo jo?
Pyetjet ishin boshe dhe pa dobi, pasi revolja ndodhej ende aty, e shtrirė pėrpara meje dhe e dija me tėrė qenien time se kjo do tė ndodhte me siguri, por pyetjet mė nxitėn deri nė zemėratė. Mund tė mos vdisja tani, pa zgjidhur mė parė kėtė ēėshtje. Pra, vajza e vogėl mė shpėtoi, ndėrsa pyetjet e mia mė bėnė qė ta shtyj shkrepjen e kėmbėzės".
avatar
Zattoo

704


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  gjilanasi prej 26.05.15 23:56

Ndjenja e tundimit drejt hiēit

Ka vetėm njė problem filozofik me tė vėrtetė serioz: vetėvrasja. Tė tregosh nėse jeta ia vlen apo nuk ia vlen tė jetohet, do tė thotė t’i pėrgjigjesh pyetjes themelore tė filozofisė. Tė tjerat, nėse bota ka tri pėrmasa, nėse shpirti ka nėntė apo dymbėdhjetė kategori, vijnė mė pas. Kėto janė lojėra; nė fillim duhet t’i pėrgjigjesh kėsaj pyetjeje.

Dhe, po qe e vėrtetė ajo qė thoshte Niēja se njė filozof, pėr tė qenė i respektuar, duhet tė predikojė nėpėrmjet shembullit tė vet, kuptohet rėndėsia e kėsaj pėrgjigjeje, meqė ajo do t’i paraprijė veprimit pėrfundimtar. Kėto tė vėrteta janė tė kuptueshme pėr zemrėn, po duhet t’i thellosh pėr t’i bėrė tė qarta pėr arsyen. Nėse do tė kėrkoj tė dalloj njė problem tė ngutshėm nga njė tjetėr, duhet tė marr parasysh veprimet qė jam i detyruar tė kryej. Asnjėherė nuk kam parė njeri tė vdesė pėr hir tė argumenteve ontologjike. Galileu, i cili zotėronte njė tė vėrtetė shkencore tė rėndėsishme, e mohoi me shumė lehtėsi sapo iu vu jeta nė rrezik.

Nė njė farė kuptimi, ėshtė njė problem i kotė. Nga ana tjetėr, kam vėnė re se shumė njerėz i japin fund jetės, sepse mendojnė qė nuk ia vlen tė jetohet. Kam parė tė tjerė, qė paradoksalisht vriten pėr idetė ose iluzionet, tė cilat i japin kuptim jetės sė tyre (ajo gjė qė quhet arsye pėr tė jetuar ėshtė njėkohėsisht njė arsye e shkėlqyer edhe pėr tė vdekur).

Pra jam i mendimit se kuptimi i jetės ėshtė problemi mė i ngutshėm. Si t’i pėrgjigjemi?

Pėr tė gjitha problemet thelbėsore, kėtu unė pėrfshij tė gjitha ato qė tė bėjnė tė vdesėsh ose ato qė shumėfishojnė dashurinė pėr jetėn, ka me siguri dy metoda tė menduari, ajo e La Palisės dhe ajo e Don Kishotit. Vetėm ekuilibri midis tė vėrtetave dhe lirizmit mund tė na lejojė tė pėrftojmė njėkohėsisht emocion dhe qartėsi. Pra, para njė ēėshtjeje tė tillė, sa tė thjeshtė aq dhe tė ngarkuar me patetizėm, dialektika akademike dhe klasike duhej t’ia lėshojė vendin, merret me mend, njė mėnyre tė menduari mė modeste qė mbėshtetet sa nė bon sens-in aq dhe nė qėndrimin dashamirės.

Vetėvrasja gjithmonė ėshtė trajtuar si njė dukuri shoqėrore. Kėtu, pėrkundrazi, ėshtė fjala, sa pėr fillim, pėr marrėdhėnien midis mendimit vetjak dhe vetėvrasjes. Njė veprim i tillė pėrgatitet nė heshtjen e shpirtit, ashtu si dhe veprat e mėdha. Vetė njeriu nuk e di kėtė. Njė mbrėmje, ai tėrheq kėmbėzėn ose hidhet nė ujė.

Njė ditė, kur po mė tregonin pėr njė administrator banesash qė kish vrarė veten mė thonė se kishte ndryshuar shumė qė nga vdekja e vajzės sė tij para pesė vjetėsh dhe se kjo ngjarje e kishte “gėrryer nga brenda”. Nuk mund tė gjesh fjalė mė tė pėrpiktė. Tė fillosh tė mendosh do tė thotė tė fillosh tė gėrryhesh, shoqėria nuk luan ndonjė farė roli nė fillim. Krimbi gjendet nė shpirtin e njeriut. Aty duhet ta kėrkosh. Kėtė lojė tė kobshme qė tė ēon nga qartėsia pėrballė ekzistencės tek arratisja jashtė dritės, duhet ta gjurmosh dhe ta kuptosh.

Gjenden shumė shkaqe pėr njė vetėvrasje dhe, nė pėrgjithėsi, ato mė tė dukshmet nuk kanė qenė mė tė efektshmet. Njeriu rrallė e vret veten (ndonėse kjo hipotezė nuk pėrjashtohet) duke arsyetuar.

Kriza fillon me diēka qė ėshtė pothuajse gjithmonė e pakontrollueshme. Gazetat shpesh flasin pėr “brenga intime” ose pėr “sėmundje tė pashėrueshme”. Kėto shpjegime janė tė vlefshme. Po mund tė ndodhė qė atė ditė njė mik i njeriut tė dėshpėruar i ka folur ftohtė. Ky ėshtė fajtori, sepse vetėm kaq mund tė mjaftojė pėr t’ju dhėnė rrokullimėn gjithė pakėnaqėsive dhe gjithė mėrzitjeve qė qėndronin pezull.
Por nėse ėshtė e vėshtirė tė gjendet ēasti i saktė, pėrēapja e stėrholluar ku arsyeja ka zgjedhur vdekjen, ėshtė mė e lehtė tė nxjerrėsh nga ky gjest rrjedhojat e tij.

Tė vrasėsh veten, nė njė kuptim, si nė melodrama, do tė thotė tė rrėfehesh. Tė tregosh se ke mbetur prapa nga jeta ose qė nuk e kupton. Megjithatė, tė mos vazhdojmė me kėto analogji dhe t’u kthehemi fjalėve tė zakonshme. Kjo do tė thotė se pranon qė jeta nuk ja vlen tė jetohet.

Tė jetosh, natyrisht, nuk ėshtė kurrė e lehtė. Njerėzit vazhdojnė tė bėjnė veprime qė ua imponon ekzistenca pėr shumė arsye, nga tė cilat e para ėshtė zakoni. Tė vdesėsh me dashje parakupton qė e ke zbuluar, qoftė dhe instinktivisht, karakterin qesharak tė kėtij zakoni, mungesėn e ēdo arsyeje tė thellė pėr tė jetuar, karakterin absurd tė veprimtarisė sė pėrditshme dhe kotėsinė e vuajtjes.

Cila ėshtė, pra, kjo ndjenjė e pallogaritshme, qė i largon shpirtit gjumin, aq tė nevojshėm pėr jetėn? Njė botė qė mund ta shpjegosh qoftė edhe me arsye tė gabuara ėshtė njė botė e afėrt. Po, nė tė kundėrtėn, nė njė gjithėsi pa iluzione dhe pa tė vėrteta, njeriu ndihet i huaj. Ky mėrgim ėshtė i pafund, meqė ka humbur kujtimet e atdheut tė pagjendshėm ose shpresėn e tokės sė premtuar.

Kjo ndarje e njeriut nga jeta e tij, e aktorit nga dekori i tij pėrbėn ndjenjėn e absurditetit. Meqė tė gjithė njerėzit e shenjtė kanė menduar pėr vetėvrasjen e tyre, pa e zgjatur, kuptohet qė ka njė lidhje tė drejtpėrdrejtė midis kėsaj ndjenje dhe tundimit drejt hiēit.


Alber Kamy
Fragment nga “Absurdi dhe vetėvrasja” , libri “Miti i Sizifit”
avatar
gjilanasi

418


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  Jetmira prej 02.09.15 20:09

Askush nuk i din arsyet, pse dikush mund ta vras veten
Ne jemi askushi per ti gjykuar
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  Omnipresent13 prej 06.09.15 21:39

Vetevrasja ndodh kur frika per ate qe pritet te ndodhe dhe qe personi ne fjale nk do qe te ndodhe  e tejkalon friken e vdekjes.
avatar
Omnipresent13

256


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  excommunicated prej 07.09.15 12:26

i am spirit shkruajti:
Vetevrasja ndodh kur frika per ate qe pritet te ndodhe dhe qe personi ne fjale nk do qe te ndodhe  e tejkalon friken e vdekjes.

hohoho po fillon te na jap mendje edhe per misteret tani..Meqe re fjala shume seksi ajo fotua e pare, mos po derdh gje shishe e coca-coles nga prapa
avatar
excommunicated

A te pelqejne Lepurat?

Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


492


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Vetėvrasja

Mesazh  Omnipresent13 prej 07.09.15 13:21

excommunicated shkruajti:
i am spirit shkruajti:
Vetevrasja ndodh kur frika per ate qe pritet te ndodhe dhe qe personi ne fjale nk do qe te ndodhe  e tejkalon friken e vdekjes.

hohoho po fillon te na jap mendje edhe per misteret tani..Meqe re fjala shume seksi ajo fotua e pare, mos po derdh gje shishe e coca-coles nga prapa
yes man, no man, bye man.
avatar
Omnipresent13

256


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi