Drejt njė kryengritje Evropiane?

Shko poshtė

Drejt njė kryengritje Evropiane?

Mesazh  Odin prej 30.05.11 11:08

Drejt njė kryengritje Evropiane?



Qė prej muajsh, tė gjitha masat e rrepta shtrėnguese tė pėrcaktuara nė vendet e Europės Perėndimore pėr tė reduktuar deficitin buxhetor kanė hasur nė kundėrshti tė vogla apo tė mėdha nga njerėzit qė e kanė shprehur kėtė pakėnaqėsi, nė shumė raste edhe me protesta tė mėdha.

Si pėrfundim kemi rėnie shumė tė ndjeshme tė popullaritetit tė krerėve qeveritarė nė kėto vende, performancė shumė negative tė partive tė tyre, apo koalicioneve si dhe greva dhe protesta tė pėrmasave tė mėdha.

Sa pėr tė pėrmendur kėtu Greqinė, Britaninė e Madhe, Spanjėn sė fundi, Portugalinė.

Pakėnaqėsia me kėtė rast shprehet pėrmes modalitete shumė tė njohura nė demokraci: mungesė vlerėsimi dhe mbėshtetje pėr liderin qė qeveris vendin, mosvotime nė zgjedhje dhe veprime tė organizuara e aktive nė formė proteste.

Por kėtij skenari, protestat e fundit spanjolle pa dyshim qė i shtojnė njė element tė ri. Pikėsėpari sepse janė krijuar nga lidhje tė krijuara pėrmes internetit dhe jo njohje tė mėparshme dhe organizime tė mirėfillta.

Lėvizja e “Indignados” pėrfaqėson karakteristika tradicionale dhe njėherazi edhe karakteristika novative, qė kanė ndikim pėrtej Gadishullit Iberik, nė tė cilin janė farkėtuar. Spanjollėt nuk janė tė vetmit qė kanė dalė nė protestė kundėr situatės sė vėshtirė ekonomike dhe pėrkeqėsimit tė saj progresiv.

Interneti dhe rrjetet sociale i kanė bėrė bashkė njerėzit nga anė tė ndryshme tė vendit, tė bashkohen nė njė orė dhe vend tė caktuar pėr tė protestuar pėr gjėra qė pėr ta janė shumė shqetėsuese.

Pra pėr ēėshtje tė njė interesi tė pėrbashkėt. Sė dyti, sepse shumica e demonstruesve pėrbėhet nga tė rinj, disa prej tyre edhe fare tė rinj.

Kjo kategori e popullsisė ėshtė edhe ajo qė duket se ndjen mė shumė se tė tjerat lakun nė fyt, pėr shkak tė numrit tė madh tė tė papunėve nė radhėt e saj, pagesave shumė tė vogla dhe pamundėsisė pėr t’u shprehur dhe pėr tė fituar denjėsisht nė njė profesion me tė cilin janė shumė tė kualifikuar.

Kėta tė rinj jo vetėm tė Spanjės, por edhe tė Britanisė sė Madhe, tė Greqisė dhe vendeve tė tjera qė i thėrrasin me zhargonin “mijė eurosha”, pėr shkak se kaq ėshtė paga maksimale qė mund tė marrin pėr aftėsitė e tyre kur punėsohen, mblidhen pėr tė shprehur tėrbimin, pakėnaqėsitė dhe tė gjithė inatin qė kanė ndaj njė situate tė tillė dhe ndaj shkaktarėve tė tyre, politikanėve, pra klasės qeverisėse.

Problemi i madh qė kanė ėshtė se janė shumė tė kualifikuar. Kanė diploma tė shkėlqyera, mastera, grada shkencore, kurse mbi kurse por nuk arrijnė qė tė gjejnė punė dhe kur e gjejnė, janė gjithmonė tė keqpaguar.

Nė Spanjė, pėr shembull, pėrqindja e papunėsisė ėshtė 20% te tė rinjtė, njė shifėr shumė e lartė nė shkallė kombėtare dhe ndėrkombėtare, qė krijon me tė vėrtetė probleme tė mėdha nė shoqėri, si dhe pėrplasje sociale.

Ky ėshtė njė brez qė pėr shkak tė pamundėsisė familjare, e ka shumė tė vėshtirė qė tė mbledhė mendjen dhe tė krijojė familje. Pėr kėtė quhet edhe brezi i “baby-losers”. Por ndėrkohė, pėr sa i pėrket lėvizjes spanjolle ajo ka edhe njė aspekt tjetėr tė veēantė krahasuar me lėvizjet e tjera tė tė njėjtit lloj.

Bėhet fjalė pėr aspektin e indinjatės. Edhe libri i famshėm i Dtefan Hesel, shumė i njohur edhe nė Europė, quhet pikėrisht “Indinjohuni”. Kjo lėvizje mban kėtė emėr. Qė njė lėvizje, ose mobilizim tė lindė pėr motive morale dhe nėn shtysėn e emocioneve nuk ka asgjė tė ēuditshme.

Deri kėtu gjithēka ėshtė nė rregull. Nė Sicili, pas atentateve tė pėrgjakshme kundėr gjeneralit Della Chiesa, nė vitin 1982 dhe kundėr gjykatėsve Borselino dhe Falcone nė vitin 1992, njė pjesė e shoqėrisė civile u ngrit kundėr mafies.

Nė Francė, avancimi i Frontit Kombėtar nė vitin 1984 shkaktoi njė lėvizje tė tė rinjve francezė kundėr racizmit dhe njerėzit dolėn nė rrugė me parullėn: “Mos e prek mikun tim”. Kėto dy shembuj ilustrojė dallimin me veprimet tė cilat po i asistojmė aktualisht.

Lufta kundėr mafies nė Sicili dhe lufta kundėr racizmit nė Francė u instrumentalizuan nė mėnyrė tė menjėhershme nga forca tė ndryshme politike nė Itali nga Rrjeti i Leoluka Orlandit dhe Partia Komuniste Italiane dhe nė Francė nga Partia Socialiste e Presidentit Miteran.

Indinjata nė vetvete nuk mjafton nė bėrjen e njė politike. Tė rinjtė spanjollė janė tė ndėrgjegjshėm pėr njė fakt tė tillė dhe nė fakt, kanė njė lidhje interesante me politikėn.

Ngrihen kundėr qeverisė, por nga ana tjetėr nuk ėshtė se bėhen njėsh me forcat e opozitės dhe mbi tė gjitha, i druhen dhe kanė frikė ēdo lloj instrumentalizimi tė lėvizjes dhe protestės sė tyre tė pakėnaqėsisė dhe indinjatės.

Njėherazi pėrpunojnė reformat e ligjit elektoral, tė Senatit dhe tė sistemit tė partive. Nė kėto rrethana ta quash lėvizjen e tyre si njė lėvizje, qė nuk ka tė bėjė fare me politikėn, do tė ishte njė gabim i madh. Nė tė kundėrtėn, ekzistenca e tyre flet pėr njė Europė qė ėshtė e pėrfshirė nga procese kontradiktore.

Nga njėra anė, shohim avancimin spektakolar tė partive populiste qė akuzojnė “elitat” e supozuara pėr krijimin e njė blloku uniform, stigmatizojnė partitė nė pushtet, e bėjnė popullin si tė vetmin burim tė sė drejtės dhe tė drejtėsisė, luftojnė kundėr emigracionit, shfrytėzojnė tė gjitha llojet e pakėnaqėsive, frikėrave, vendosin njė kryesim nė sferat lokale, apo nacionale, kėrkojnė njė demokraci qė tė bazohet mbi referendume dhe joshin tė gjitha shtresat e mundshme tė pakėnaqura qė u dalin pėrpara.

Nga ana tjetėr ėshtė duke u zhvilluar njė mobilizim i njė lloji tjetėr qė, duke u nisur nga ēėshtje shumė materiale, shndėrrohet nė njė ēėshtje me karakter mė tė pėrgjithshėm, duke u shndėrruar nė njė hapėsirė publike ēlirimi, qė nuk ėshtė ajo e televizioneve, kėrkojnė transparencė, kėrkojnė qė tė kontrollojnė qeveritė, duan qė tė dėgjohen dhe t’u vihet veshi, propozojnė se e dinė nė ē’mėnyrė mund tė pėrmirėsohen sistemet politike, janė tė hapur ndaj botės dhe krijojnė njė demokraci me pjesėmarrje, njė demokraci nė tė cilėn tė njihen pėrfaqėsuesit e shtresave tė mesme.

Sigurisht kjo tendencė e dytė ėshtė ende e pakristalizuar, tepėr e brishtė dhe e paformuar deri nė detaje dhe mund tė dėshtojė veēanėrisht nėse dėshton edhe pėrpjekja e protestuesve spanjollė pėr tė kushtėzuar nė politikat publike. Kjo ka ndodhur deri mė tani me mobilizimet e etėrve tė tyre.

Kjo lėvizje siē ka ndodhur gjithmonė mund tė jetė objekt manipulimesh nga ana e grupeve tė vogla politike apo me drejtim politik apo grupeve tė militantėve.

Megjithatė ėshtė njė lėvizje qė lanēon njė sfidė reale ndaj tė gjithė personave tė pėrgjegjshėm, atė tė thellimit tė kėrkimit me tė gjitha mėnyrat tė njė vote mė tė mirė pėr tė jetuar sė bashku dhe tė njė demokracie tė rinovuar.

Nėse elitat dhe partitė politike do tė bėjnė veshin e shurdhėr ndaj kėtyre thirrjeve dhe sinjaleve shumė tė forta, atėherė nėse do tė kėnaqen vetėm duke bėrė ndryshime vetėm sipėrfaqėsore, atėherė apo vonė do tė pėrballen me fundin e tyre.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drejt njė kryengritje Evropiane?

Mesazh  Odin prej 30.05.11 11:09

Nje video e cila eshte duke qarkulluar ne internet:

avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drejt njė kryengritje Evropiane?

Mesazh  Estilen prej 30.05.11 21:53


Kriza Europiane s'ka perfunduar,ajo mund te vazhdoje gjate


Kriza evropiane e borxheve ėshtė “larg fundit” dhe ka tė ngjarė tė prodhojė lidhje mė tė ngushta fiskale mes vendeve anėtare, teksa zyrtarėt kėrkojnė ta forcojnė rajonin ndaj katastrofave tė ardhshme, thonė analistėt e bankės zvicerane UBS. “Masat e gjera tė politikave nė eurozonė, tė shpallura dhe tė vėna nė jetė muajt e kaluar, kanė krijuar tashmė mekanizma fiskale transfertash,” shprehen analistėt e UBS Justin Knight dhe Andrew Rowan nė Londėr, nė njė raport.

Propozimet pėr njė Fond Monetar Evropian dhe sanksione mė formale pėr thyesit e rregullave mbi buxhetin “sugjerojnė se Evropa tė paktėn duket, nė mos po edhe po lėviz, nė udhėn e bashkimit fiskal,” shkruan raporti. BE mblodhi 750 mld € nė njė paketė tė pėrbashkėt me FMN, tė projektuar pėr tė luftuar krizėn e borxhit qė shkaktoi gati dėshtimi i Greqisė nė pagimin e borxheve.

Kjo paketė, qė i ndihmoi tregjet tė qetėsohen, pėrfshinte zotimin e qeverive tė bllokut pėr tė pėrshpejtuar planet pėr tė reduktuar deficitet buxhetore. Zyrtarėt e BE kanė propozuar gjithashtu njė koordinim mė tė mirė tė hartimit tė buxheteve kombėtare.

UBS ka marrė nė shqyrtim skenarėt, ku ndodh rikthimi i besimit tė investitorėve tek bonot evropiane, si dhe rastin e prishjes sė bashkimit 16-anėtarėsh. Analistėt thonė se rikthimi i besimit ėshtė produkt “tek i cili ne kemi besimin mė tė ulėt.”

E ndėrsa nuk ka tė ngjarė qė ky bashkim tė ēahet, mundėsia pėr kėtė gjė “nuk ėshtė e vogėl,” thonė ata. “Bashkimi fiskal ėshtė i vetmi skenar i mundshėm, nė terma afatgjatė, i vetmi pėrfundim i qėndrueshėm,” shprehen analistėt.

Ky bashkim do tė ndihmonte nė ngushtimin e shtrirjes sė normave tė fitimit mes bonove gjermane – qė janė benēmarku evropian – dhe atyre tė vendeve periferike tė eurozonės, si Greqia, Spanja dhe Portugalia, thotė raporti i UBS.

Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drejt njė kryengritje Evropiane?

Mesazh  filan fisteku prej 01.06.11 13:56

Ka per te plasur lufta civile ne Evrope po vazhdoi keshtu....E ka paralajmeruar edhe Julian Assange
avatar
filan fisteku

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drejt njė kryengritje Evropiane?

Mesazh  gjinkalla2 prej 02.06.11 15:20

O te gjithe jane te njejt edhe ne Kosove kisha pas deshire mu qu te gjithe si ne Egjipt por faqtkeqsisht kush hyn ne pozite te gjithe te njejte jane ske kend ta votosh, sepse kjo jete eshte genjeshter per kete besoj ne zot.
avatar
gjinkalla2

17


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drejt njė kryengritje Evropiane?

Mesazh  Odin prej 20.06.11 15:05

Madrid, 20 qershor – Nė shenjė proteste kundėr qeverisė dhe gjendjes sė tensionuar ekonomike, nė Spanjė pėrsėri mijėra njerėz kanė dalė nė rrugė duke demonstruar.

Sipas tė dhėnave zyrtare, nė Madrid kanė demonstruar gati 40.000 njerėz, nė Barcelonė 20.000 dhe nė Granda rreth 18.000. Tubime protestuese ka pasur nė gati 60 qytetet e vendit.

Pjesėmarrėsit shprehėn pakėnaqėsinė pėr papunėsinė e lartė nė Spanjė dhe pėr menaxhimin e krizės nga politikanėt dhe institucionet fiannciare. Sipas tė dhėnave tė policisė tė gjitha demonstrimet u zhvilluan nė mėnyrė paqėsore.

DV
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drejt njė kryengritje Evropiane?

Mesazh  Luli prej 15.10.11 23:21

Protesta tė sinkronizuara nė 82 shtete kundėr krizės

Londėr, Romė, New York..., 15 tetor

Protestues nė disa prej kryeqendrave mė tė rėndėsishme tė botės kanė dalė nė rrugė, pėr tė demonstruar kundėr shkurtimeve qeveritare dhe marrėveshjeve tė paligjshme midis koorporatave.

Organizuesit e fushatės “Pushtimi” informuan se protesta e tyre do tė marrė jetė nė 951 qytete, nė 82 shtete tė ndryshme nga Azia, Afrika, Europa, Amerika e Jugut dhe ajo e Veriut.

Disa qindra persona dolėn nė protestė nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm, me orėn shqiptare, nė qytetet australiane dhe nė disa pjesė tė Azisė Lindore.

Njė pėrhapje e tilė pėrbėn njė zgjerim tė mėtejshėm tė protestave qė nisėn mė parė gjatė javės nė “Wall Street”, New York.

”Jemi tė bashkuar nė njė zė, pėr t’i bėrė politikanėt dhe elitat financiare tė cilave u shėrbejnė, tė kuptojnė se jemi ne, njerėzit e zakonshėm, ata qė vendosin vetė pėr tė ardhmen e tyre”, shkruhej nė faqen e internetit tė lėvizjes, raporton Top Channel.

Pas pjesėmarrjes sė disa mijėra personave nė Melburn, Sidnei, Okland dhe Tokio, organizatorėt presin tė shohin njė pjesėmarrje masive dhe nė disa qendra kryesore tė Europės, si Londėr, Madrid, Romė dhe Athinė.

Itali: Zjarr e pėrleshje nė Romė

Protesta e tė indinjuarve nė Romė, e nisur nė mėnyrė paqėsore, ka degraduar nė akte tė rėnda dhune dhe pėrleshjeje me policinė.

Njė grup protestuesish tė veshur me tė zeza kanė thyer vitrinat e dyqaneve dhe u kanė vėnė zjarrin disa makinave nė njė nga qendrat kryesore tė qytetit.

Gjithashtu, ata kanė hedhur shishe ndaj forcave tė rendit, tė cilat janė detyruar tė reagojnė me gaz lotsjellės. Nė kėtė moment, tepistėt janė larguar dhe janė fshehur prapa barrikadave nė flakė.

Por pėrveē policisė, ndaj tyre kanė dalė edhe vetė tė indinjuarit, tė cilėt u kanė bėrtitur: “Largohuni qė kėtej! Nuk e duam dhunėn tuaj!”.

Njė grup protestuesish nga korteu i madh largoi nė njė kryqėzim protestuesit e veshur me tė zeza dhe me kapuēė nė kokė, qė i pėrdornin si maska.

Kėta tė fundit mbanin nė duar edhe shishe prej xhami, shkopinj dhe cekicė, bėjnė tė ditur agjencitė italiane tė lajmeve.

Mes dy grupeve ka pasur shkėmbime fjalėsh si dhe konfrontifme fizike. Njė prej tė indinjuarve, qė po largonte njerėzit nga makinat nė zjarr, ėshtė goditur me shishe nė kokė.

Londėr: Assange ngre nė kėmbė turmėn

Nė zemėr tė manifestimet tė tė indinjuarve nė Londėr ėshtė shfaqur papritur Julian Assange, themelues i Wikileaks.

Pjesėmarrėsit nė manifestim kanė brohoritur nga gėzimi dhe ai ėshtė ngjitur menjėherė nė podiumin e katedrales St Paul pėr tė mbajtur njė fjalim.

“Kjo lėvizje nuk ėshtė pėr shkatėrrimin e ligjit, por pėr ndėrtimin e ligjit”, i ėshtė drejtuar turmės themeluesi i Wikileaks pėrmes njė megafoni.

“Unė e pata tė vėshtirė po aq sa dhe ju pėr tė ardhur nė kėtė shesh dhe ka ende shumė persona qė nuk kanė arritur tė hyjnė. Shpresoj qė dita tė mbarojė me gjunjėzimin e taktikave shtypėse tė policisė”, ka deklaruar Assange.

Ēdo frazė e tij ėshtė pėrsėritur nga protestuesit e mbledhur nė shesh dhe shefi i Wikileaks ka vazhduar fjalimin e tij.

“Sot kemi tė bėjmė me njė kombinim ėndrrash qė do tė realizohen, qė shumė popuj nė tė gjithė botėn, nga Kajro nė Londėr, kanė punuar qė ato tė bėhen realitet”, ka thėnė Assange.

“Ajo tė cilės i jemi nėnshtruar ėshtė shkatėrrimi i shtetit tė sė drejtės. Kjo lėvizje nuk ėshtė pėr shkatėrrimin e ligjit, por pėr ndėrtimin e tij”, ka shtuar themeluesi i Wikileaks, i rrethuar nga truprojet e tij.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drejt njė kryengritje Evropiane?

Mesazh  Odin prej 15.10.11 23:47

Protestuesit i “vėnė flakėn” Romės



Mediat italiane raportojnė pėr njė gjendje terrori qė ka shpėrthyer nė Romė.

Ajo qė duhet tė ishte njė protest paqėsore kundėr reformave ekonomike ėshtė kthyer nė njė “luftė” tė dhunshme mes protestuesve dhe institucioneve shtetėrore.

Protestuesit kanė sulmuar forcat e rendit dhe institucionet shtetėrore duke vėnė zjarr nė disa prej tyre.

Sot nė protestėn e zhvilluar nė Romė kanė marr pjesė me qindra italian tė indinjuar dhe tė zemėruar me ēdo formė shtetėrore nė vend: “T`ju vijė turp|, kjo ėshtė parulla mė e pėrdorur nga protestuesit.



Mediat italiane raportojnė se i ėshtė vėnė flaka ministrisė sė Mbrojtjes.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drejt njė kryengritje Evropiane?

Mesazh  maqomaqo3 prej 16.10.11 4:39

hahhaahhahahah kryengritje ne europe nuk behet por behen protesta dhe demostrata plot sepse kjo eshte europa nje kontinent i zhvilluar qe ka perhapur kulturen dhe qyteterimin ne kater anet e botes ,duke themeluar shtetet me te fuqishme qe jane sot si amerika ,australia e shume te tjera .vetem ne lindjen e mesme behen kryengritja atje u injoranca mbizoteron dhe ska qyteterim te mirefillte por skllaverim , lerjani anglise lindjen e mesme per 50 vjet dhe shikoni ndryshimin ,per 50 vitet e ardhshme do ket aritur nivelet me te larta ,do jete pak a shume si greqia sot dhe per 100 vjet do jete si shba sot
avatar
maqomaqo3

125


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drejt njė kryengritje Evropiane?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi