Jeta pas Vdekjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Jeta pas Vdekjes

Mesazh  Valtoni prej 18.05.11 13:11

Jeta pas Vdekjes - Pikepamje islamike

Besimi nė njė jetė tė ardhme, nė njė formė apo nė njė tjetėr, ėshtė gjithashtu e pėrbashkėt pėr tė gjitha fetė e botės, dhe ėshtė neni i tretė themelor i besimit tė muslimanit. Mirėpo misteri i jetės pas vdekjes askund nuk ėshtė zgjidhur aq qartė sa nė Islam. Idea e jetės pas vdekjes ka qėnė aq e errėt deri vonė, deri nė kohėn e daljes sė fesė ēifute, sa qė jo vetėm se nuk gjėndet shumė pėr kėtė e shprehur nė Testamentin e Vjetėr, por njė sekt i rėndėsishėm ēifut nė fakt e mohonte fare ekzistencėn e njė gjėndjeje tė tillė.

Megjithate, kjo lidhet me faktin se nė shfaqjet mė tė hershme nuk ishte hedhur shumė dritė mbi kėtė. Besimi nė ‘transmigracion’ (apo rimishėrim i shpirtrave) kishte tė bėnte dhe me mendjen e pazhvilluar tė njeriut qė realitetet shpirtrore gabimisht i merrte pėr fakte fizike. Ne Islam, idea e jetės sė pėrtejme arriti pėrsosmėrinė e saj, siē ndodhi dhe me parime tė tjera tė rėndėsishme e themelore tė fesė.

Besimi nė njė jetė tė ardhshme nėnkupton dhėnien llogari tė njeriut nė njė jetė tjetėr pėr veprimet e bėra nė kėtė jetė. Besimi padyshim ėshtė njė bazė shumė e vyer pėr ngritjen morale tė botės nė qoftė se kuptohet si duhet. Pikat e mėposhtėme theksohen nė mėnyrė tė veēantė nga Kurani i Shenjtė.


Jeta pas vdekjes ėshtė vetėm njė vazhdim i jetės kėtu poshtė

Hendeku qė pėrgjithėsisht vihet ndėrmjet kėsaj jete dhe jetės pas vdekjes ėshtė pengesa mė e madhe nė zgjidhjen e misterit tė jetės sė pėrtejme. Islami bėn qė tė zhduket fare ky hendek: ai bėn qė jeta e ardhshme tė konsiderohet thjesht si vazhdim i jetės sė tanishme. Pėr kėtė pikė Kurani i Shenjtė shprehet fare qartė. Aty thuhet:


"Ne kemi bėrė (pikėrisht nė kėtė jetė) qė pasojat e veprave tė njeriut t’i ngjiten atij pėr qafe, dhe kėto pasoja tė fshehta Ne do t’i nxjerrim nė shesh nė Ditėn e Ringjalljes nė formėn e njė libri krejt tė hapur" (17:13,14).

Dhe pėrsėri aty thuhet:


"Kushdo qė ėshtė i verbėr nė kėtė jetė, do tė jetė i verbėr edhe nė botėn e pėrtejme; po, dhe do tė largohet gjithnjė e mė shumė nga rruga e drejtė" (17:72).


Kurse nė njė vend tjetėr kemi:


"O shpirt qė je nė prehje! Kthehu tek Zoti yt, se Ai ėshtė i kėnaqur me ty dhe ti je i kėnaqur me Atė. Pra hyr midis shėrbyesve te Mi dhe hyr nė Kopėshtin Tim" (89:27-30).


E para e kėyre citimeve e bėn tė qartė se faktet e mėdha qė do tė dalin nė dritė diten e Gjykimit nuk do tė jenė diēka e re, por vetėm njė manifestim i asaj qė ėshtė fshehur kėtu nga syri fizik. Prandaj jeta pas vdekjes nuk ėshtė njė jetė e re, por vetėm njė vazhdim i kėsaj jete qė nxjerr nė dritė realitetet e saj tė fshehura.

Dy citimet tjera tregojnė se njė jetė qiellore apo njė jetė skėterre – tė dyja fillojnė nė kėtė botė. Verbėria e jetės sė ardhshme ėshtė skėterrė, por sipas vargjeve tė cituara vetėm ata qė janė tė verbėr kėtu do tė jenė tė verbėr dhe nė jetėn e pėrtejme, duke e bėrė tė qartė se verbėria shpirtrore e kėsaj jete ėshtė skėterra e vėrtetė, dhe qė kėtej ajo merret me vete nė botėn tjetėr.

Po ashtu, ėshtė pikėrisht shpirti qė ka gjetur paqe e prehje tė pėrsosur ai qė grishet pėr tė hyrė nė parajsė pas vdekjes, duke treguar kėshtu se parajsa e botės tjetėr ėshtė vetėm njė vazhdim i paqes e prehjes qė njeriu gėzon shpirtrisht nė kėtė jetė. Kėshtu, ėshtė e qartė se, sipas Kuranit tė Shenjtė, jeta e pėrtejme ėshtė njė vazhdim i kėsaj jete, dhe vdekja nuk ėshtė njė ndėrprerje por njė hallkė lidhėse, njė derė qė hap realitetet e fshehura tė kėsaj jete.


Jeta pas vdekjes ėshtė njė shembėllim i gjendjes shpirtrore nė kėtė jetė

Me Islamin ėshtė hedhur dritė e plotė mbi tė vėrtetėn mė kuptimplote pėrsa i pėrket jetės sė pėrtejme. Nė mėsimet kristiane truporja dhe shpirtrorja shkrihen bashkė; pėr tė qarat e vajtimet e kėrcitjet e dhėmbėve dhe zjarrin e pashuar si ndėshkim pėr tė liqtė flitet me tė njejtėn shtrirje si pėr mbretėrinė e qiellit, thesaret e qiellit dhe jetėn e pėrhershme si shpėrblim pėr tė drejtėt; mirėpo nuk jepen tregues tė qartė tė burimeve tė njerės apo tė tjetrės.

Nga ana tjetėr, Kurani i Shenjtė e bėn tė qartė se gjendja pas vdekjes ėshtė njė pėrfaqėsim i plotė, njė shembėllim i qartė e i plotė, i gjendjes sonė shpirtrore nė kėtė jetė. Kėtu kushtet e mira ose tė kėqia tė veprave ose besimeve tė njė njeriu janė latente (tė pranishme por tė padukshme) brenda tij; helmi apo ballsami i tyre lėshojnė ndikimin e vet mbi tė vetėm nė mėnyrė tė fshehtė, por nė jetėn e ardhshme ato do tė bėhen tė dukshme e tė qarta si drita e diellit.

Trajta qė marrin veprat tona e pasojat e tyre nė kėtė jetė nuk ėshtė e kapshme nga syri i njeriut nė kėtė jetė, por nė jetėn e pėrtejme ajo do tė shpaloset nė tėrė qartėsinė e saj. Prandaj dhe kėnaqėsitė e vuajtjet nė jetėn e ardhshme, ndonėse shpirtrore nė realitet, nuk do t’i fshihen syrit tė zakonshėm siē ndodh me faktet shpirtrore nė kėtė jetė.

Eshtė pėr kėtė arsye qė ndėrsa, nga njėra anė, hiret e tė mirat e jetės sė pėrtejme pėrmenden me emra fizikė si dėshmi e shfaqjes sė tyre tė qartė pėrpara syve, nga ana tjetėr ato pėrmenden si gjėra tė cilat "syri nuk i ka parė, as veshi nuk i ka dėgjuar, as nuk ka arritur dot zemra e njeriut qė t’i ndjejė a t’i provojė".

Ky pėrshkrim i hireve e bekimeve tė jetės sė ardhshme ėshtė vėrtet njė shpjegim i dhėnė nga vetė Profeti i Shenjtė pėr vargun e Kuranit ku thuhet se askush nuk i di hiret e gėzimet tė cilat i janė mbajtur tė fshehta (32:17).

Vargjet e mėposhtme tė Kuranit tė Shenjtė, tė cilat rėndom mund tė keqkuptohen, nuk i pėrshkruajnė fare hiret e kėnaqėsite qiellore si tė njėllojta me gjėrat e kėsaj bote. Nė to thuhet:

"Dhe jepi lajme tė gėzuara atyre qė besojnė e bėjnė vepra tė lavdėrueshme, se pėr ta janė kopėshtet nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj. Sa herė qė u jepet njė sasi me fruta prej andej, ata do tė thonė: ‘Ja nga kėto na janė dhėnė neve mė parė,’ dhe atyre u jepen gjėra tė ngjashme me ato" (2:25).

Tani frutat pėr tė cilat tė drejtėt do tė thonė se i kanė shijuar nė kėtė jetė nuk ėshtė e mundur qė tė jenė frutat e pemėve ose gjėrat e kėsaj jete. Kėto vargje, nė fakt, na thonė se ata qė besojnė e bėjnė vepra tė mira pėrgatisin njė parajsė pėr vete me duart e tyre, ku frute do tė jenė veprat e tyre tė mira. Pikėrisht nga frutet e kėtij kopėshti ata do tė shijojnė shpirtėrisht kėtu, si dhe nga tė njėjtat, vetėm se nė njė trajtė mė tė kapshme e tė qartė, do tė hanė ata nė jetėn tjetėr.

Mund tė citojmė dhe njė varg tjetėr qė vazhdon tė njejtėn ide: "Atė ditė ju do te shihni burrat e devotshėm dhe gratė e devotshme, me dritėn qė shkėlqen pėrpara tyre nė krahun e tyre tė djathtė" (57:12). Ky varg tregon se drita e besimit nga e cila ishin udhėhequr nė kėtė jetė burrat e gratė e drejtė e tė moralshėm, dhe e cila mund tė shihej kėtu vetėm me syrin shpirtror, do tė shihet qartė duke ndriēuar pėrpara besimtarėve nė ditėn e Ringjalljes.

Si nė rastin e hirėsive e kėnaqėsive tė parajsės, edhe ndėshkimi i ferrit ėshtė njė shembėllim i torturave shpirtrore tė kėsaj jete. Ferri thuhet se ėshtė njė vend ku njeriu as nuk do tė jetojė, as nuk do tė vdesė (20:74).

Duhet tė kujtojmė nė lidhje me kėtė se Kurani i pėrshkruan ata qė bien nė gabime e ligėsi si tė vdekur e pajetė, kurse tė mirėt i quan tė gjallė. Sekreti i kėsaj ėshtė se mjetet e jetės sė atyre qė e lėnė pas dore Zotin, duke u dhėnė vetėm pas tė ngrėnit e tė pirit dhe kėnaqjes sė dėshirave tė tyre fizike, do t’u ndėrpriten me vdekjen e tyre. Ata nuk kanė pjesė nė ushqimin shpirtror, prandaj dhe, duke iu mohuar jeta e vėrtetė, ata do tė ngrihen pėrsėri pėr tė shijuar pasojat e kėqia tė veprave tė tyre tė liga.

Pėrparimi i pakufishėm nė jetėn pas vdekjes

Islami na mėson se njeriu ėshtė i destinuar tė bėjė pėrparime tė pakufishme nė jetėn pas vdekjes. Ai qė e nėnvizon kėtė ėshtė parimi se zhvillimi i aftėsive tė njeriut siē ndodhė nė kėtė jetė nuk quhet i mbyllur me kaq, por njė horizont shumė mė i gjėrė zhvillimi shpaloset pėrpara tij pas vdekjes.

Ferri ka pėr qėllim vetėm ta pastrojė njeriun nga ‘skorjet’, mbeturinat e padobishme, qė ka grumbulluar me duart e veta, me qėllim qė ta bėjė tė pėrshtatshėm pėr pėrparim shpirtror nė ate jetė. Vargjet 106 e 107 tė kapitullit 11 tė Kuranit tregojnė qartė se ndėshkimi i ferrit nuk ėshtė i pėrhershėm.

Ka gjithasht Thėnie tė Profetit tė Shenjtė dhe tė Shokėve tė tij tė cilat nuk lėnė pikė dyshimi se ferri ėshtė njė vend i pėrkohshėm pėr mėkatarin, qoftė musliman apo jo-musliman, dhe se ndėshkimi i rreptė i ferrit ėshtė njė ilaē pėr tė shėruar sėmundjet e tij shpirtrore dhe pėr t’i dhėnė mundėsi atij qė tė hyjė sėrish nė rrugėn drejt njė jete mė tė lartė.

As parajsa nuk ėshtė njė vend pėr kėnaqėsi tė rėndomta; ajo nė thelb ėshtė njė vend pėr t’u ngjitur nė nivele gjithnjė e mė tė larta (39:20). Pėr ata qė janė nė parajsė thuhet se kanė njė dėshirė tė pashuar pėr tė arritur shkallė gjithnjė e mė tė larta pėrsosmėrie; prandaj dhe lutja e tyre ėshtė: "Zoti ynė, bėje tė pėrsosur pėr ne dritėn tonė" (66:8).
avatar
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

67


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta pas Vdekjes

Mesazh  Gon! prej 18.05.11 15:17

"Ata nuk kanė pjesė nė ushqimin shpirtror, prandaj dhe, duke iu mohuar jeta e vėrtetė, ata do tė ngrihen pėrsėri pėr tė shijuar pasojat e kėqia tė veprave tė tyre tė liga."

"Ka gjithasht Thėnie tė Profetit tė Shenjtė dhe tė Shokėve tė tij tė cilat nuk lėnė pikė dyshimi se ferri ėshtė njė vend i pėrkohshėm pėr mėkatarin, qoftė musliman apo jo-musliman, dhe se ndėshkimi i rreptė i ferrit ėshtė njė ilaē pėr tė shėruar sėmundjet e tij shpirtrore dhe pėr t’i dhėnė mundėsi atij qė tė hyjė sėrish nė rrugėn drejt njė jete mė tė lartė."

Ti thua se prapė do tė ringjallen nė kėtė botė?
Nė ajetet e Kur'anit thuhet se ata do tė mbesin aty pėrgjithmonė.
Banimi i tyre do tė jetė zjarri nė Xhehenem.
Aty qartėsohet se njeriu nė kėtė botė qfarė tė punoj pėr atė do tė paguhet, as mė pak e as mė shumė.
I devotėshmi, ai i cili i ėshtė lutur Zotit nė kėtė botė, ka kryer faljen, ka dhėnė zeqatin, ka ndarė atė qka ėshtė e dėshirueshme pėr tė, ia ka shpėrndarė skamėnorėve etj, ai do tė shpėrblehet me Xhennetin.
Kurse ai i cili ka mohuar Atė(All-llahun) edhe pasi i ka ardhur libri i qartė(Kur'ani), ai pa dyshim do tė jetė banorė i Xhehenemit, dhe aty do tė mbes pėrgjithmonė... etj etj etj.
Mund ta shkruash ti atė sure kėtu dhe ta shohim se si e ke zbėrthyer ti qė ferri nuk ėshtė i pėrjetshėm pėr mėkatarin?
avatar
Gon!

532


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta pas Vdekjes

Mesazh  Jetmira prej 30.07.13 8:24

avatar
Jetmira

814


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi