Horoskopi i tė famshėmve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Horoskopi i tė famshėmve

Mesazh  Admin prej 30.05.08 1:26

Horoskopi i tė famshėmve: Hitler, Presley, Clinton dhe Gates

Adolf Hitler

Ashedenti nė akrep tregon se Hitleri kishte njė natyrė tė gjallė dhe pamje tė thekshme.

Mesqielli nė luan bashkė me Saturnin tregojnė imazhin dhe rolin e tij prej diktatori. Saturni nė luan tregon vrazhdėsinė dhe dėshirėn e tij pėr sundim dominues.

I lindur mė 20 prill 1889, (nė orėn 19:00) - Braunau, Austri; 13L04 48V15
Dielli nė dem 0°49'
Hėna nė bricjap 6°51'
Merkuri nė peshore 25°43'
Venera nė dem 16°42'R
Marsi nė dem 16°24'
Jupiteri nė bricjap 8°15'
Saturni nė luan 13°28'
Urani nė peshore 19°29'R
Neptuni nė binjakėt 0°51'
Plutoni nė binjakėt 4°42'
Erisi nė peshqit 19°02'

Ashendenti nė akrep 1° - Mesqielli nė luan 10°

Adolf Hitler ishte diktator gjerman, i cili me ushtrinė e tij e kishte pushtuar pothuajse tėrė Evropėn, gjatė Luftės II Botėrore, ndėrsa dorėzimi i pushtetit dhe sidomos zhdukja e tij nė vitin 1945 ende mbetet njė mister i vėrtetė.

***
Ashedenti nė akrep tregon se Hitleri kishte njė natyrė tė gjallė dhe pamje tė thekshme.

Mesqielli nė luan bashkė me Saturnin tregojnė imazhin dhe rolin e tij prej diktatori. Saturni nė luan tregon vrazhdėsinė dhe dėshirėn e tij pėr sundim dominues.

Dielli nė dem e bėnte Hitlerin njė person qė pėlqente ēdo gjė materiale dhe tė prekshme.

Po ashtu, edhe Venera dhe Marsi nė dem, vetėm sa e forcojnė kėtė gjė. Venera i jepte atij fuqi tė llahtarshme pėr vlerėsimin e situatės, ndėrsa Marsi ia dhuronte natyrėn e ndjeshme dhe dashurinė.

Hėna dhe Jupiteri, tė lidhura pėr sė afėrmi nė bricjap, i jepnin Hitlerit popullaritet tė madh dhe kontroll mbi masėn e njerėzve.

Qė tė dy kėta planetė tė bėjnė ambicioz dhe lidhen me ēėshtjet praktike e territoriale. Jupiteri nė bricjap, nė veēanti kėrkon zgjerimin e territoreve.

Planeti i Merkurit e bėnte Hitlerin tė jetė i padurueshėm, gjaknxehtė, mendjemprehtė dhe fjalėzjarrtė. Urani nė peshore ėshtė ana e tij muzikale dhe artistike, sikundėr edhe zgjuarsia e tij taktike.

Neptuni dhe Plutoni, tė lidhur afėr nė shenjėn e binjakėve, e pėrfshinin Hitlerin dhe gjeneratėn e tij nė metodat e reja tė komunikimit dhe transportit, madje edhe me gjėrat mbinjerėzore dhe psikike.

Elvis Presley

Ashendenti nė shigjetar i jep Elvisit pamjen e bukur. Gjysmėqielli dhe Neptuni nė virgjėreshė janė treguesit kryesorė tė karrierės sė tij muzikore dhe kinematografike. Hėna nė peshqit ėshtė diēka muzikore dhe artistike, por gjithashtu e bėn atė pakėz tė turpshėm.

I lindur mė 8 janar 1935, 4.35 - Tupelo, Mississippi, SHBA - 88P42 34V15

Dielli nė bricjap 17°14'
Hėna nė peshqit 02°01'
Merkuri nė bricjap 22°19'
Venera nė bricjap 29°22'
Marsi nė peshore 12°49'
Jupiteri nė akrep 18°04'
Saturni nė ujor 25°44'
Urani nė dash 27°30'
Neptuni nė virgjėreshė 14°27'D
Plutoni nė gaforre 25°08'R
Eris nė dash 2°18'

Ashendent nė shigjetar 12°21' - Gjysmėqielli nė virgjėreshė 26°49'

I njohur si mbreti i muzikės rock'n'roll, Presley i bėri gjėrat ashtu siē deshi vetė, por vdiq i ri dhe me shpirt tė trazuar. Ai u gjet i vdekur nė shtėpinė e tij, pasditen e 16 gushtit tė vitit 1977. Elvisi vdiq nga sulmi nė zemėr, i shkaktuar nga dhjamosja e tepėrt dhe ilaēet kundėr depresionit.

***
Ashendenti nė shigjetar i jep Elvisit pamjen e bukur. Gjysmėqielli dhe Neptuni nė virgjėreshė janė treguesit kryesorė tė karrierės sė tij muzikore dhe kinematografike. Hėna nė peshqit ėshtė diēka muzikore dhe artistike, por gjithashtu e bėn atė pakėz tė turpshėm.

Dielli, Merkuri dhe Venera nė bricjap janė forcat shtytėse tė suksesit tė tij qė e bėjnė atė individ shumė praktik, ambicioz dhe tė vendosur.

Marsi nė peshore i jep atij joshjen seksuale dhe popullaritet te zonjat. Kjo, gjithashtu, e shton vlerėn talentit tė tij muzikor. Jupiteri nė akrep ėshtė ana e tij e fshehtė edhe e errtė, ana qė e vė nė telashe.

Saturni nė ujor e bėn unik dhe kėmbėngulės, por gjithashtu edhe tė aftė. Urani nė dash i jep atij shumė energji, guxim dhe temperament. Plutoni nė gaforre ia jep dashurinė dhe besnikėrinė ndaj familjes.

Bill Clinton

Ashendenti nė peshore me Venerėn, Marsin dhe Jupiterin, e bėjnė Bill Clintonin tėrheqės, tė ndershėm dhe njeri tė shoqėrueshėm e tė kėndshėm.

Mesqielli nė gaforre e bėn atė tė jetė mbrojtės i njerėzve dhe i vendlindjes sė tij, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Horoskopi i Bill Clintonit (William Jefferson Blythe III)

I lindur mė 19 gusht 1946, 8:51 - Hope, Arkansas, SHBA - 93P35 33V40

Dielli nė luan 26°00'
Hėna nė dem 20°18'
Merkuri nė luan 7°36'
Venera nė peshore 11°07'
Marsi nė peshore 6°21'
Jupiteri nė peshore 23°13'
Saturni nė luan 2°08'
Urani nė binjakė 21°08'
Neptuni nė peshore 6°51'
Plutoni nė luan 11°51'
Erisi nė bricjap 6°31'R

Ashendenti nė Peshore 5°30' - Mesqielli nė gaforre 5°59'
President i 42-tė i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės - (1993-2001)

***
Ashendenti nė peshore me Venerėn, Marsin dhe Jupiterin, e bėjnė Bill Clintonin tėrheqės, tė ndershėm dhe njeri tė shoqėrueshėm e tė kėndshėm.

Mesqielli nė gaforre e bėn atė tė jetė mbrojtės i njerėzve dhe i vendlindjes sė tij, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Hėna nė dem i jep Clintonit natyrėn e qetė, praktike dhe shkathtėsinė mė se tė nevojshme nė arenėn politike.

Dielli dhe Merkuri nė luan pėrbėjnė natyrėn e tij qendrore; njė njeri i dashur, zemėrgjerė dhe krenar, i cili ka dėshirė tė argėtojė dhe tė jetė i argėtuar.

Merkuri i shkėputur nga Saturni dhe Plutoni i japin atij njė mendim tė sigurt pėr vetveten, disiplinėn, vendosmėrinė, mendjemprehtėsinė dhe aftėsinė retorike.

Venera dhe Marsi nė peshore, tė lidhur me Neptunin, pėrbėjnė jetėn e tij nė dashuri, e cila shoqėrohet me skandale.

Venera nė peshore ia dhuron atij dashurinė, kėnaqėsinė dhe dėshirėn pėr art, por edhe mundėsinė pėr tė qenė paksa dembel dhe i pavendosur.

Marsi nė peshore tregon se ai ėshtė njė person aktiv nė shoqėri dhe romantik sikundėr edhe njė strateg i zgjuar. Jupiteri nė peshore e bėn atė person tė mirė nė partneritet dhe gjithashtu mund ta bėjė atė njė avokat, apo ndėrmjetėsues tė mirė.

Saturni nė luan tregon se Clintoni ėshtė njė udhėheqės i organizuar mirė, i disiplinuar si dhe njė aktor mendjehollė e zbavitės.

Urani nė binjakė dėshmon se ai ėshtė shumė inteligjent dhe i ndryshėm pėr nga mėnyra e tė folurit apo komunikimit. Neptuni nė peshore kėrkon nga ai paqe dhe harmoni, por nganjėherė edhe marrėdhėnie tė ngatėrruara. Plutoni nė luan ndikon qė Clintoni tė shkojė nė ekstrem kur bėhet fjalė pėr dashurinė dhe kreativitetin.

Bill Gates

Ashendenti nė gaforre e bėn Bill Gatesin njeri tė edukuar dhe familjar me dell tė mirė pėr biznes. Hėna nė dash me mesqiell i japin atij aftėsi inovatore dhe studiuese nė fushėn e kompjuterėve dhe teknologjisė.

I lindur mė 28 tetor 1955, nė orėn 10:00 (disa burime e japin orėn 09:15)
Seattle, Washington - USA 122P20 47V36

Dielli nė akrep 5°02'
Hėna nė dash 8°14'
Merkuri nė peshore 16°36'
Venera nė akrep 20°14'
Marsi nė peshore 10°08'
Jupiteri nė luan 27°47'
Saturni nė akrep 21°35'
Urani nė luan 2°16'
Neptuni nė peshore 28°15
Plutoni nė luan 28°20'
Erisi nė dash 8°12'R

Ashendenti nė gaforre 26°57' - Mesqielli nė dash 4°52'

Bashkėthemelues dhe drejtor i “Microsoftit”. Vlera e llogaritur e pasurisė sė tij ėshtė mbi 100 miliardė dollarė, gjė qė e bėn atė njeriun mė tė pasur nė planet.

***

Ashendenti nė gaforre e bėn Bill Gatesin njeri tė edukuar dhe familjar me dell tė mirė pėr biznes. Hėna nė dash me mesqiell i japin atij aftėsi inovatore dhe studiuese nė fushėn e kompjuterėve dhe teknologjisė.

Dielli nė akrep ėshtė natyra e fshehtė dhe hulumtuese e Gatesit, tė cilėn e pėrdor nė dobi tė tij.

Kėta njerėz japin tė gjitha nga vetja dhe e kanė shqisėn e gjashtė pėr rastet e mira tė biznesit. Merkuri nė peshore, bashkė me Marsin, i japin atij zotėsi pėr tė marrė vendime tė shpejta dhe tė ēastit.

Ai, gjithashtu, ėshtė i pashėm, i shoqėrueshėm dhe gruar. Venera nė akrep me Saturnin i japin Gatesit njė natyrė tė disiplinuar e tė dashur si dhe kontroll tė mirė mbi financat e tij. Jupiteri nė luan i jep krenari, pėrzemėrsi, fisnikėri si dhe sukses me fėmijėt, nė tė gjitha format e zbavitjes.

Saturni nė akrep e bėn atė njė hulumtues tė shkėlqyeshėm dhe udhėheqės tė mirė tė parave tė njerėzve tė tjerė. Urani nė luan tregon krenarinė e tij, kreativitetin si dhe e bėn atė shumė tė ekspozuar ndaj sėmundjeve.

Neptuni nė peshore tregon se ai i takon njė gjenerate tė poetėve, artistėve, bukuroshėve dhe paqedashėsve. Ndėrsa Plutoni nė luan e ēon atje ku ka zbavitje dhe dashuri.

Admin

1142


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi