Astrologjia

Shko poshtė

Astrologjia

Mesazh  Admin prej 27.04.08 23:35

Astrologjia



Siē dimė, ASTROLOGJIA studion ndikimin e yjve nė jetėn e njerėzve.
Kjo ėshtė njė SHKENCĖ E LASHTĖ, qė pėr qėllim ka - ta njohim vetveten nė radhė tė parė, e, duke njohur vetveten, t'i njohim edhe tė tjerėt.

▪ "Ēdo gjė qė lindet apo krijohet nė momentin e caktuar, ka vetitė e momentit." Kėshtu qė, nuk mund tė injorohet, as mohohet, edhe ndikimi i planetėve dhe i kushteve tė caktuara natyrore nė botėn e gjallė, e posaēėrisht nė njeriun.

Astrologėt thonė se situata nė qiell nė momentin e lindjes, si dhe raporti i tė gjithė planetėve ndaj njėri-tjetrit pėrcaktojnė fatin dhe karakterin e njeriut, sidomos duke pasur parasysh ndikimin e planetit qė dominon atė vit.

Sipas astrologėve e psikologėve, po tė jetė e sigurt data e lindjes, si dhe vendi i lindjes, mund tė definohet tipi i njeriut: karakteri i tij, qėllimet, prirjet, shėndeti, sjelljet...

Por, natyrisht, nuk mund tė mohohen as faktorėt tjerė, si: rrethi, trashėgimia, edukata dhe arsimimi.

Pra, edhe astrologjia, si shkencė, shėrben nė radhė tė parė pėr t'i ndihmuar njeriut ta njohė vetveten dhe tė tjerėt nė bazė tė ZODIAKUT (zodiak nga gr. rrethi i jetės, qė nėnkupton qiellin mbi ne, mbushur projeksione botėrash tė largėta).

Njohuri elementare

Siē dimė, kemi dymbėdhjetė shtėpi, ku nė secilėn dominon planeti i caktuar; dhe, secila shtėpi ka shenjėn e caktuar, qė pėrfshin periudhėn e caktuar kohore (pėrafėrsisht njė muaj). E kėto shtėpi janė:

1. Shtėpia e I-rė: sundon MARSI (dashi)
2. Shtėpia e II-tė: sundon VENERA (demi)
3. Shtėpia e III-tė: sundon MERKURI (binjakėt)
4. Shtėpia e IV-t: sundon HĖNA (gaforja)
5. Shtėpia e V-tė: sundon DIELLI (luani)
6. Shtėpia e VI-tė: sundon MERKURI (virgjėresha)
7. Shtėpia e VII-tė: sundon VENERA (peshori)
8. Shtėpia e VIII-tė: sundon MARSI (akrepi)
9. Shtėpia e IX-tė: sundon JUPITERI (shigjetari)
10. Shtėpia e X-tė: sundon SATURNI (capi)
11. Shtėpia e XI-tė: sundon URANI (ujori)
12. Shtėpia e XII-tė: NEPTUNI (peshku)

Kėshtu, kemi dymbėdhjetė shenja horoskopi; e kėto janė:

1. DASHI (21 mars-20 prill): e karakterizon pasioni
2. DEMI (21 prill-22 maj): e karakterizojnė mundėsitė e mėdha latente
3. BINJAKĖT (23 maj-21 qershor): tė paparashikueshėm, indiferentė, pa shpirt sakrifice
4. GAFORRJA (22 qershor-22 korrik): pėrdėllimtar, sensitiv, romantik, i ngathtė
5. LUANI (23 korrik-22 gusht): shkėlqim, lartėsi, superioritet
6. VIRGJĖRESHA (23 gusht-22 shtator): analitikė dhe racionalė
7. PESHORI (23 shtator-21 tetor): emocion
8. AKREPI (22 tetor-21 nėntor): energji;
9. SHIGJETARI (22 nėntor-21 dhjetor): optimistė dhe entuziastė;
10. CAPI (22 dhjetor-21 janar): i fortė, mendimtar, materialist, despot
11. PESHKU (22 janar-21 shkurt): mistik, religjioz, artsit
12. UJORI (22 shkurt-20 mars): i pavarur, origjinalė.


Secila nga dymbėdhjetė shenjat e horoskopit ka njėrin nga katėr elementet kryesore tė natyrės: tokėn, ujin, zjarrin apo ajrin. Prandaj, kemi shenjat e tokės, shenjat e ujit, tė zjarrit dhe tė ajrit.

Shenjat qė element kanė TOKĖN: demi, virgjėresha, capi
Shenjat qė element kanė UJIN: gaforja, akrepi, peshku
Shenjat qė element kanė AJRIN: binjakėt, peshorėt, ujorėt
Shenjat qė element kanė ZJARRIN: dashi, luani, shigjetari

Para se tė fillojmė t'i paraqesim shenjat e Zodiakut njė nga njė, duhet tė theksohet dhe tė kihet parasysh se HOROSKOPI, ASTROLOGJIA nuk e nėnkupton fallin, parashikimin e gjėrave, parathėnien e kėshtu me radhė, siē zakonisht mendojnė ende njė pėrqindje e konsiderueshme e njerėzve.

Kjo nėnkupton njohjen e vetvetes, nė radhė tė parė, e, pastaj, edhe tė tė tjerėve, tė atyre me tė cilėt mund tė kemi punė, kontakte, marrėdhėnie.

Pėr shembull, po patėm njohuri nga astrologjia, ne do ta kishim parasysh se: Po qe se na duhet njė pėrfaqėsues simpatik tregtarėsh - rekomandohen individėt me shenjėn BINJAK.

Pėr sekretaresha pedante - preferohen VIRGJĖRESHAT. Pėr dizajnerė imagjinativė - do tė preferoheshin GAFORRET. Pėr drejtor, shef sipėrmarrjeje, kush do t'i tejkalonte LUANĖT e kėshtu me radhė.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia

Mesazh  Jon prej 28.06.08 13:42

Astrologjia

Astrologjia eshte nje shkence antike qe studion levizjen e trupa qiellore te sistemit tone planetar, te projektuar ne Zodiak.

Te gjithe planetet zene ne Zodiak pozicione te percaktuara, te rregulluara nga shpejtesite e ndryshme e orbitave te tyre, te cilat behen gjithmone e me te ngadalda hap pas hapi qe largohen nga Dielli.

Nje planet i vetem qendron i palevizshem, i vendosur, DIELLI. Te tjeret:Hena, Merkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni, Plutoni krijojne pozicione dhe lidhje me kalimin e kohes.

Cdo planet ushtron influencen e saj mbi nje grup fenomenesh, pervec se mbi nje sektor te percaktuar te sjelljes se njeriut. Sipas pozicionit ne te cilen ndodhet planeti, kjo influence do te marre karakteristika te ndryshme, te nevojshme per te inkuadruar personalitetin e nje individi, duke dhene aresyet e sjelljes se tij dhe duke na dhene te dhena mbi te ardhmen e tij.

Karakteri, por edhe momentet e ndryshme te evolucionit te nje jete, jane te dhena te marra nga nderlidhja e shenjave dhe e planeteve.

Simbolet e Planeteve
Dielli Hena Merkuri Venera Marsi

Jupiteri Saturni Urani Neptuni Plutoni
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia

Mesazh  Admin prej 27.04.09 23:18

ASTROLOGJIA

Sigurisht se shumė herė gjatė jetės tuaj jeni pyetur se cili ėshtė roli juaj unik nė kėtė botė - kush ua dhuron talentin, kush frikėn e kush dashurinė. Madje, mund tė keni pasur edhe shumė pyetje tė tjera, pėr tė cilat asnjėherė nuk keni gjetur pėrgjigje ose mund tė keni marrė pėrgjigje tė prera tė formės – vjen nga natyra ose Zoti.

Njė gjė duhet kuptuar mirė, astrologjia nuk i mohon kėto shpjegime - mirėpo ēdoherė ka kėrkuar dhe kėrkon mė shumė - kėrkon tė dijė se cili ėshtė roli i njeriut nė kėtė botė dhe se nė ēfarė forme ėshtė i lidhur mikrokozmosi i brendshėm i tij me makrokozmosin qė e rrethon atė. Pra, astrologjia ėshtė metodė shumė e pėrparuar e vetėnjohjes.

Mė ndihmėn e saj ne jemi nė gjendje t’i njohim dhe t’i zhvillojmė potencialet tona, duke iu pėrshtatur energjive tė planetėve nė planin shpirtėror, mental, emotiv dhe fizik. Imazhi i pozitave tė planetėve nė momentin e lindjes sė njė personi ėshtė, nė tė vėrtetė, mikrokozmosi i atij personi, respektivisht ID-ja e tij e pėrhershme.

Karakteri i njeriut, por edhe momentet e ndryshme tė evoluimit nė jetėn e tij, janė tė dhėna tė marra nga ndėrlidhja e shenjave dhe e planetėve.

Ēfarė ėshtė raporti i njeriut me Universin?

Si ndikon lėvizja e trupave qiellorė nė jetėn e njeriut?

Si ndikon astrologjia nė vullnetin e lirė?

T’u pėrgjigjesh kėtyre pyetjeve, do tė thotė tė fillosh njė rrugėtim drejt vetėnjohjes dhe vetėkuptimit. Astrologjia ėshtė njė vegėl antike qė ju mundėson tė vetėnjiheni, vetinformoheni dhe vetėtransformoheni. Astrologjia ju shpie drejt kuptimit mė tė madh tė asaj se kush nė tė vėrtetė jeni dhe si mund tė rriteni.

Astrologjia ju ndihmon ta realizoni potencialin tuaj dhe t’i zhvilloni aftėsitė tuaja. Sė fundi, nėpėrmjet vetėkuptimit qė e promovon, astrologjia ka kapacitet tė ndikojė nė shpirtin e njeriut dhe ta mbajė gjallė atė.

Tė gjitha gjėrat lėvizin. Sikundėr qė Toka sillet rreth boshtit tė vet brenda 24 orėve, po ashtu edhe planetėt e tjerė lėvizin me shpejtėsi tė ndryshme nė orbitėn e madhe rreth Diellit. Astrologjia, pra, ka tė bėjė me marrėdhėniet ndėrmjet kėtij kozmosi tė madh qė na rrethon dhe kozmosit brenda secilės qenie njerėzore. Energjitė e njėjta qė funksionojnė rreth jush nė univers, po ashtu veprojnė edhe brenda jush: ato reflektojnė, formojnė dhe ndikojnė nė botėn tuaj tė brendshme.

Ēka ėshtė horoskopi ?

Origjina e fjalės horoskop rrjedh nga fjala greke “horoscopos”, qė do tė thotė “shenjė e ngritur mbi horizontin lindor nė njė moment tė caktuar”. Horoskopi mė i vjetėr i ruajtur deri sot, daton nga viti 410 para erės sonė.

Horoskopi, ose harta jetėsore, ėshtė imazh ose diagram qė prezanton orėn e ndalur kozmike nė momentin kur keni lindur, pra imazh qė shpėrfaq pozicionin e planetėve nė atė moment. Lėkundjet planetare, ose energjitė qė kanė vepruar nė momentin kur keni lindur, janė unike. Horoskopi ėshtė projektplan i karakterit dhe potencialeve tuaja – pra portreti juaj kozmik.

Sidoqoftė, trupat qiellorė nxisin, por nuk largojnė: njė kuptim i energjive planetare qė operojnė nė jetėn tuaj ju lejojnė tė jeni nė kontroll dhe t’i pėrdorni kėto energji me menēuri, pėr suksesin dhe evoluimin tuaj personal.

Pėr ēka shėrben astrologjia?

Astrologjia ėshtė njė vegėl qė ju mundėson pėrparimin personal dhe qė ta pėrmirėsoni cilėsinė e jetės suaj. Sot, miliona njerėz nė botė, kėrkojnė t’u punohet harta e jetės pėr t’i vjelė tė mirat e ditės dhe pėr t’i shfrytėzuar mundėsitė qė ua ofrojnė planetėt.

Njė shpjegim mė i avancuar na thotė se ndryshimet dhe pėrparimet janė mėsimet qė duhet t’i marrim nė njė kohė tė caktuar tė jetės dhe kėshtu mund t’i pėrballim sfidat, periudhat e vėshtira dhe ta rrisim qenien tonė shpirtėrore.

Asnjė mashkull ose femėr nuk e sheh veten sikur i shohin tė tjerėt dhe shpesh ndodh qė para njerėzve tė tjerė ata tė shfaqin paragjykimet pėr vetveten, por pyetja e vėrtetė ėshtė – a dėshironi tė bėheni mė tė vetėdijshėm, t’i pranoni vetitė e kėqija dhe tė filloni t’i zhvilloni vetitė e mira? Astrologjia ju mėson ta njihni veten mė mirė dhe si tė jetoni nė harmoni me tė tjerėt rreth jush, sidomos me partnerin ose familjarėt. Pėr kėtė shkak ėshtė i nevojshėm krahasimi i horoskopėve tė njerėzve.

Astrologjia: Shkencė, ose art?

Mund tė thuhet se astrologjia ėshtė edhe shkencė, edhe art. Astrologjia studion ndikimin e forcave kozmike mbi karakterin e njeriut, qė burojnė nga trupat qiellorė. Pėrpilimi i njė harte jetėsore (horoskopi) ėshtė punė qė kėrkon llogaritjen e saktė tė ēdo faktori.

Ndėrsa arti i astrologjisė gjendet nė aftėsinė e astrologėve pėr ta sjellė njė kuptim tė duhur psikologjik, shpirtėror dhe human pėr mėnyrėn se si energjitė kozmike ndikojnė mbi jetėn tonė.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia

Mesazh  Admin prej 27.04.09 23:54

Astrologjia

Astrologjia krijon principet e saj mbi baza shkencore dhe mund te percaktohet si nje instrument i njohjes per te ndihmuar njeriun ne njohjen sa me te mire te cilesive te tij , duke u nisur nga mendimi qe, planetet e sistemit tone diellor, nepermjet ritmeve orbitale, krijojne influenca.

Astrologjia e orientit ka lindur ne Mesopotami rreth vitit 3000 p.k, dhe eshte trasheguar deri ne ditet tona, nepermjet Grekeve dhe Romaneve.

“DOKUMENTI”, antik me i rendesishem qe ka arritur deri ne ditet tona, eshte Enuma Anu Emil, e cila eshte e perbera nga 70 pllaka te shkruara rreth vitit 900 p.k.. Aty dukeshin qarte kontaktet midis fenomeneve qiellore te lidhura me jeten e njerezve.

Ikonografia zodiakale eshte me e re dhe vjen nga periudha e Egjiptit, te cilet kane zbuluar qe nje grup yjesh ndikonte mbi disa nevojshmeri njerezore, ketyre fenomeneve ju bashkangjitej nje gjeoglif, duke zgjedhur nje lloj kafshe, ose xhesti qe simbolizonte kete fenomen. P.sh. Ujori konkordonte me grupin e yjeve ne te cilat ndodhej Hena e plote dhe me fillimin e permbytjeve te Nilit.

Shenjat jane zgjedhur ne kete menyre duke pershkruar kafshe (Dashi, Demi, Gaforrja, Luani, Akrepi, Peshqit), disa pershkruan personazhe fantastike ose njerezore (Binjaket, Virgjeresha, Shigjetari, Bricjapi), ndersa disa te tjera prezantohen me emra sendesh (Peshorja).

Nga antikiteti deri ne shekullin e XVIII, astrologjia eshte konsideruar si nje shkence dhe nuk ndahej ne menyre thelbesore nga Astronomia. Shume njerez te ditur kane qene dhe njohes shume te mire te astrologjise si p.sh Pitagora, Talete e Newton. Sistemi astrologjik oriental eshte i bazuar, po ashtu si dhe e paraardheseve te mirenjohur, mbi vezhgimin e sistemeve dhe llogaritjen e statistikave, kjo organizohet rreth Diellit dhe u jep karakteristika te vecanta planeteve.

Zhvillohet sipas nje zodiaku tropikal, shenjat e zodiakut jane nje ndarje arbitrare e rripit zodiakal yjor, nepermjet te cilit kalojne planetet. Jane imazhe te kohes, te cilat takohen ne shenjen e Dashit dhe kane te gjitha nje kend prej 30 gradesh.

Jane domethene nje prezantim i kohes diellore, te stineve dhe te ciklit jetesor te natyres.

Kater elemente te universit

Astrologjia si te gjitha shkencat okulte, bazohet mbi kater elemente te universit: Zgjarri, Toka, Ajri dhe Uji. Keta elemente ne kombinim ndertojne ambientin tone natyror.

Shenjat e Zgjarrit jane: Dashi, Luani dhe Shigjetari. Keto shenja tregojne kurajo dhe entuziazem.

Shenjat e Tokes jane: Demi, Virgjeresha dhe Bricjapi. Personat qe bejne pjese ne shenjen e Tokes jane praktike dhe bashkebisedues shume te mire.

Shenjat e Ajrit jane: Binjaket, Peshorja dhe Ujori. Personat qe bejne pjese ne kete elemente kane nevoje te vazhdueshme per ide dhe per tu ambienturar me te tjeret.

Shenjat e Ujit jane: Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit. Personat qe bejne pjese ne kete elemente jane shume te ndjeshem.

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia

Mesazh  Admin prej 28.04.09 0:04

A ėshtė shkencė astrologjia?

Ka mendime se astrologjia ėshtė shkencė. Lidhur me ēėshtjen se me ēka merret astrologjia ka pikėpamje tė ndryshme, ndėrsa njėra ndėr mė tė shpeshtat ėshtė se astrologjia ėshtė shkencė e cila merret me studimin e ndikimit tė energjisė sė planetėve dhe yjeve nė njeriun.

Kjo pikėpamje daton nga astrologėt tė cilėt e praktikojnė tė ashtuquajturėn astrologji moderne (tė popullarizuar), ėshtė plotėsisht e gabuar, paraqet pėrpjekjen qė me qėllim tė komercializimit, astrologjia tė harmonizohet mė mirė mė mėnyrėn bashkėkohore tė tė menduarit dhe me idetė bashkėkohore shoqėrore dhe, veē tjerash, ėshtė pasojė e mosnjohjes elementare tė natyrės sė pėrmbajtjes sė astrologjisė.

Po ēka ėshtė nė tė vėrtetė astrologjia?

Kjo ėshtė njė pyetje shumė e komplikuar, tė cilės nuk ėshtė lehtė t’i jepet njė pėrgjigje e shkurtėr. Dikur afėrsisht deri nė shekujt XVI - XVII, nė kohėn kur ka jetuar dhe ka vepruar Francis Bekoni, astrologjia konsiderohej shkencė, por nė atė kohė edhe vetė shkenca kishte njė kuptim dhe njė domethėnie krejtėsisht tjetėr kundruall asaj moderne, kundruall shkencės postbekoniane.

Astrologjia merret me studimin e lidhjeve ndėrmjet qiellit tė dukshėm dhe tokės, ndėrsa natyra e saj lidhjeje nuk ėshtė fizike, shkak-pasojė, por simbolike.

Astrologjia, pra, nuk studion kurrfarė ndikimi tė energjisė sė planetit dhe tė yjeve nė njeriun, por vetėm lidhjen simbolike ndėrmjet qiellit tė dukshėm (shtatė planetėve tė dukshėm, yjve tė palėvizshėm, kometave tė dukshme dhe tė dukurive tė tjera nė qiell tė cilat gjithashtu mund tė shihen) dhe zhvillimeve nė tokė. Pikėrisht pėr shkak tė simbolizmit tė cilin e studion, astrologjia assesi nuk mund tė jetė shkencė nė konceptimin modern tė kėsaj fjale.

Edhe pse ėshtė pararendėse e shumė shkencave, astrologjia sot konsiderohet shkathtėsi ezoterike, e cila nėnkupton unitetin e gjithėsisė dhe ndėrlidhjen e ēdo gjėje nė tė, ndėrsa nė pikėpamje tė njohurive tė saja dhe metodave qė zbaton ėshtė plotėsisht e pėrmbyllur dhe e pėrfunduar, ndaj nė kėtė pikėpamje, pėr dallim nga shkenca moderne, lėnda dhe metodat e saj nuk mund tė ndryshohen, pėrkatėsisht tė zgjerohen.

Astrologjia ėshtė njė sistem i pėrkufizuar i njohjes, qė nuk mund tė ndryshohet dhe i cili pranohet ashtu sikundėr ėshtė. Nga ky shkak astrologjia mė parė mund tė konsiderohet shkathtėsi ezoterike sesa shkencė.

Cilave pyetje mund t’u pėrgjigjet astrologjia?


Besoj se astrologjia mund t’i pėrgjigjet ēdo pyetjeje. Do ta vėreni se kam theksuar se astrologjia (dhe jo astrologu) mund t’i pėrgjigjet ēdo pyetjeje me ēka dua tė theksoj se astrologjia ėshtė e kufizuar vetėm me dijen dhe pėrvojėn e atyre qė e praktikojnė. Astrologjia ėshtė e saktė po aq sa ėshtė i shkathtė astrologu.

Secili astrolog, i cili merret me astrologjinė nė mėnyrė serioze, herėt ose vonė do tė pėrballet me ēėshtjet, sikundėr janė pėrcaktimi profesional i personit qė parashtron pyetjet, pastaj se si do tė jetė statusi financiar nė njė periudhė tė ardhshme, marrėdhėniet me partnerin, numrin e fėmijėve qė do tė lindin dhe nė raste tė shpeshta madje edhe bėjnė pyetje lidhur jetėn nė botėn e jashtme e tė ngjashme.

Astrologu, nganjėherė, mund tė ndodhet nė njė situatė delikate, posaēėrisht kur parashtrohen pyetje lidhur me vdekjen e ndonjė personi, pėrfundimin e ndonjė sėmundjeje tė rėndė, gjetjen e personave tė zhdukur etj. Ėshtė ēėshtje e secilit astrolog qė, nė pajtim me shkathtėsinė, pėrvojėn dhe parimet morale, tė vendosė nėse do t’u pėrgjigjet kėtyre pyetjeve.

Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet theksuar se astrologu mė parė fokusohet nė mėnyrėn sesa nė kohėn e vdekjes, pėr shkakun se pėrcaktimi i jetėgjatėsisė ėshtė njėra nga ēėshtjet mė komplekse astrologjike, e cila kėrkon zbatimin e teknikave tė pėrparuara tė kėsaj fushe dhe ēėshtjes sė zėnė ngoje astrologėt me pėrvojė duhet t’i qasen nė mėnyrė shumė tė kujdesshme.

Gjithashtu, horoskopi vazhdon “tė jetojė” edhe pas vdekjes sė personit pėr tė cilin bėhet horoskopi, ashtu qė nga horoskopi i personit tashmė tė ndjerė mund tė konstatohen shumė zhvillime lidhur me personat e tij tė afėrm tė cilėt kanė mbijetuar.

Rėndėsia e horoskopėve ditorė, javorė dhe mujorė?

Shumica e astrologėve, tė cilėt merren me astrologjinė e popullarizuar (moderne) merren njėkohėsisht edhe me tė ashtuquajturit "horoskopė natyrorė", te tė cilėt shenja nė tė cilėn ka dalė Dielli nė ditėn e lindjes merret si substitut pėr shtėpinė e vėrtetė qė bazohet nė momentin e saktė tė lindjes dhe nė koordinatat gjeografike tė vendit tė lindjes, ndėrsa shenja pasuese deri te Dielli ėshtė si zėvendėsim pėr shtėpinė tjetėr dhe kėshtu me radhė deri te shenja e dymbėdhjetė, e cila i paraprin shenjės diellore.

Nė bazė tė pozitave ditore, javore, mujore etj. tė planetėve, bazuar nė shenjat e tilla e tilla dhe nė marrėdhėniet e ndėrsjella, mund tė bėhen analiza dhe parashikime pėr personat e lindur nė kuadėr tė njė shenje tė caktuar.

Kjo ėshtė plotėsisht e pamjaftueshme, sepse trajtohet vetėm Dielli dhe madje nė kuadėr tė tė tridhjetė shkallėve tė njė shenje qė, gjithashtu, vetvetiu del shumė e palogjikshme.

Pėrndryshe pozita e Diellit pėrfaqėson pjesėn qendrore nė pikėpamje tė treguesit tė individualizimit tė personit, por nė mėnyrė tė pashmangshme vetėm nė lidhje me elementet e tjera tė njė horoskopi radikal. Dielli, nė kėtė pikėpamje, nuk mund tė analizohet nė mėnyrė tė izoluar, sepse personaliteti i paraqitur nėpėrmjet tė gjitha elementeve tė njė horoskopi, pėr tė cilin Dielli ėshtė pėrbėrės i rėndėsishėm, por gjithsesi jo i vetmi.

Horoskopėt natyrorė kanė lindur nė kohėt e fundit si pasojė e komercializimit tė astrologjisė. Kjo gjė e ka sjellė astrologjinė nė njė nivel tė sensacionit tė ulėt, tė pėrmbajtjeve sipėrfaqėsore dhe nė rastet mė tė shpeshta edhe tė pėrmbajtjeve tė pasakta, tė cilat i gjejmė, pothuajse pėrditė, nė media.

Astrologjia nuk ėshtė njė argėtim banal, por njė shkathtėsi e komplikuar e interpretimit ndėrmjet tė raporteve ndėrmjet Tokės dhe pjesė sė dukshme tė Kozmosit.

Astrologjia tradicionale nuk i njeh horoskopėt ditorė, javorė, mujorė, pastaj horoskopėt e kanakarėve dhe sajime tė ngjashme kuaziastrologjike.

A mund ta parashikojė astrologu tė ardhmen e njė personi?

Ka mundėsi, me kusht qė koha e lindjes sė atij personi tė komunikohet saktėsisht, me njė dallim prej mė sė shumti katėr minutash (gjė qė natyrisht ėshtė njė rast i rrallė). Madje, edhe nė rast tė mossaktėsimit prej katėr minutash (por jo mė shumė se pesėmbėdhjetė minuta) edhe mė tej ėshtė e mundur qė, me njė saktėsi tė madhe, tė parashikohen ngjarjet nė tė ardhmen e jetės sė njė personi (nga lindja deri te ditėlindja). Kuptohet e gjithė kjo ėshtė e kushtėzuar nga dija dhe shkathtėsia e vetė astrologut.

Nė qoftė se ėshtė e njohur vetėm pėrafėrsisht koha e lindjes sė njė personi, ėshtė e mundur qė tė aplikohet njė metodė e pėrparuar astrologjike, i ashtuquajturi rektifikacioni i horoskopit, qė paraqet pėrcaktimin e shkallės sė saktė tė ashendentit tė horoskopit qė analizohet.

Pėr ta pėrcaktuar shkallėn e saktė tė ashendentit, nėpėrmjet zbatimit tė rektifikacionit tė horoskopit me rėndėsi jetike ėshtė njohja e rregullave tradicionale tė astrologjisė dhe pėrvoja e astrologut pėr rektifikacionin e horoskopit.

Personave, tė cilėve nuk u dihet koha, madje as edhe data e lindjes, ėshtė e mundur t’u jepet pėrgjigje pėr ēėshtje konkrete. Pėrgjigjet pėr kėto ēėshtje i gjejmė nė kuadėr tė astrologjisė horare, nėpėrmjet analizimit tė horoskopit pėr kohėn dhe vendin e saktė nė t cilin astrologu ėshtė njoftuar lidhur me pyetjet qė i janė bėrė.


Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia

Mesazh  Luli prej 17.12.11 23:41

Astrologjia



Disa njerėz, besojnė se shenja e tyre e horoskopit, nė kombinim me ditėn e lindjes, ndikon nė rrjedhėn e ndodhive qė kanė lidhje me tė. Pra, pėr ato ēka do tė vijojnė e do tė ndodhin nė jetėn e tij. Kjo ide ėshtė quajtur astrologji.

Ndėrsa njerėzit tė cilėt, zotėrojnė aftėsi, njohuri dhe dije mbi zodiakun dhe parashikojnė tė ardhmen, quhen Astrologė.

Siē dhe e keni vėnė re, kohėt e fundit, fenomeni i horoskopit ėshtė kthyer nė pasion dhe njė nevojė e pa shmangshme pėr shumė njerėz. Janė tė shumtė ata tė cilėt mezi presin tė zbardhė e nesėrmja, qė tė lexojnė horoskopin e shenjės sė tyre nė gazetė, revistė apo nė internet.

Fakti, se si horoskopi dhe shenjat pėrdoren, apo merren nė konsideratė (sidomos nga ana e femrave) pėr rrjedhėn e ngjarjeve tė sė pėrditshmes, ėshtė qesharak. Ėshtė vėnė re se, njerėzit mendojnė dhe thonė, gjithfarė okazionesh dhe hamendėsishė, si p.sh; nėse i pėrket shenjės sė Luanit, bėnė kombinimin dhe krahasimin, duke gjykuar, shkuarjen me shenjėn tjetėr, nė rastin tonė shenjės sė Gaforres, si dhe anasjelltas.

Tė gjitha kėto, thjeshtė, janė iluzione nė mendjen tuaj! Pasi realiteti ėshtė krejt ndryshe!
Pėr mė tepėr lexoni mė poshtė:
Shembull: Ditėlindja ime, ėshtė mė 11 gusht. Kur unė them: “Unė jam njė Luan”, kjo do tė thotė se nė ditėlindjen time, vija imagjinare nga Toka, ndėrmjet Diellit, tė drejtohet tek Konstelacioni i Luanit.

Ose mė saktė, nėse unė e gdhij natėn jashtė dhe pres lindjen e Diellit, mėngjesin e 11 gushtit, atėherė unė pres qė dielli tė kaloj nė njė nga 12 shenjat e zodiakut dhe pikėrisht nė lindjen e tij, atė ditė, sipas shenjės time, ai duhet tė kalojė pėrball Konstelacionit tė Luanit.

Nė fakt, kėtė gjė e kanė bėrė (jo zbulimi kohėrave “moderne”) para 3000-vjetėsh Babilonasit, tė cilėt vunė shenjat zodiakut nė funksion.

Pra, fakti qė Dielli kalon ēdo muaj pėrball njė shenje sipas zodiakut nuk ėshtė i vėrtetė!

Disa forma simbolike nė hapėsirė, bėjnė tė mundur gjetjen e yjeve. Kėto simbole, qėndrojnė pėr tė formuar Konstelacionet ose siē edhe quhen nė shqip; Shenjat e Horoskopit.

Ēfarė ėshtė zodiaku dhe ēfarė i bėnė kaq speciale kėto konstelacione?

Imagjinoni njė linjė tė drejtė nga Toka nė drejtim tė Dellit dhe shumė mė tej nė hapėsirė. Pastaj, imagjinoni Tokėn duke vazhduar orbitėn e saj rreth Diellit. Kjo linjė e drejtė imagjinare, rrotullohet duke treguar Konstelacione tė ndryshme, nė kohėn kur Toka vazhdon orbitėn e saj rreth Diellit.

Konstelacionet nė zodiak, janė thjesht, figura imagjinare qė shtrihen nė linjė tė drejtė, gjithashtu tregojnė dhe gjatėsinė e vitit. Nė kohėt e lashta, astronomėt, nuk e kuptonin plotėsisht se si Toka, Dielli dhe Yjet, lėviznin pėrreth tyre dhe diellit. Gjithashtu, ata nuk e kishin idenė se dhe vetė Universi, ishe aq i madh.

Por, ata ishin vėzhgues tė mprehtė tė qiellit. Ata u pėrpoqėn shumė pėr t’i dhėnė njė kuptim Universit. Njerėzit mendonin se konstelacionet mund tė jenė simbole tė rėndėsishme, duke i kombinuar ato me historitė e perėndive tė tyre, si dhe me mite tė tjera. Ky nuk ishte ndonjė hap i madh, pėr tė supozuar se ndryshimet e pozicioneve tė Konstelacioneve nė kohė tė ndryshme tė vitit mund tė jenė tė rėndėsishme pėr njerėzit dhe ngjarjet nė Tokė.

Babilonasit, jetuan 3000-vjet mė parė. Ata e ndanė Zodiakun nė 12 pjesė tė barabarta –ashtė siē edhe ne presim njė picė nė 12 pjesė. Kėshtu, ata zgjodhėn 12 Konstilacione/Shenja nė Zodiak, qė i pėrkiste njė pėr secilėn prej 12 pjesėve. Pra, kur Toka rrotullohet rreth Diellit, ky i fundit kalon nėpėr secilėn nga 12 pjesėt e Zodiakut.

Qė kur Babilonasit, kishin thuajse gati njė kalendar 12-mujor (nė bazė tė fazave tė Hėnės), ēdo muaj mori njė pjesė nga 12 tė zgjedhurat e Zodiakut.

Por, duke u nisur edhe nga vetė tregimet e Babilonasve tė lashtė, shikohet qartė se nė tė vėrtet, ka pasur 13 konstelacione nė zodiak. Kultura dhe tradita tė tjera nė botė kanė njohur ml shumė se 24 Konstelacione tė Zodiakut.

Pra, Babilonasit zgjodhėn njė Konstelacion/Shenjė, pėr ta lėnė jashtė. Konstelacioni qė u la jashtė, njohet me emrin Ophiuchus, qė nė shqip do tė thotė; “Mbajtėsi i Gjarprit” (Shikoni figurėn e mė poshtme)



Gjithsesi, disa nga 12 shenjat e zgjedhura, nuk pėrshtaten absolutisht me pjesėn e tyre, qė do tė thotė se format e tyre janė thjeshtė imagjinare, duke mos u pėrputhur me njė formė tė vėrtet reale. Ēfarė dua tė them me format Imagjinatė/Reale.

Format e konstelacioneve, ose siē njihen ndryshe, Shenjat e Horoskopit, nuk plotėsojnė tė gjithė pjesėn e muajit kur Dielli kalon pėrball kėtyre tė fundit. Pra, disa janė mė tė vogla dhe disa janė mė tė mėdha. Qė do tė thotė se; nėse kėtė vit, ti i pėrket shenjės sė Luanit, atėherė vitin tjetėr ti i pėrket njė shnje tjetėr.

Gjithsesi, siē e kam shpjeguar dhe mė sipėr, 3000-vjet mė parė Babilonasit, e vunė re kėtė gjė dhe e vendosėn nė funksion, por nga ajo kohė deri mė sot, pozicionet kanė ndryshuar me mijėra herė, kėshtu nuk dihet dhe nuk mund tė pėrcaktohet me saktėsi se cila shenjė i pėrket ditėlindjes sė ēdo peroni.

Kur Babilonasit e parė krijuan 12 shenjat e zodiakut, njė ditėlindje nė mes tė 23 korrikut dhe 22 gushtit, do tė thotė se i pėrket shenjės sė Luanit. Tani, 3000-vjet mė vonė, qillei ka lėvizur, sepse boshti i Tokės (Poli i Veriut) nuk tė ēon mė nė tė njėjtin drejtim.

Tani, ditėlindja ime mė 11 gusht, do tė thotė qė unė kam lindur nė Shenjėn e Gaforres (Njė Konstelacion mė herėt) dhe jo tė Luanit. Konstelacionet janė tė madhėsive dhe formave tė ndryshme, kėshtu qė Dielli kalon periudha tė ndryshme kohe duke u rreshtuar nė linjė tė drejtė me secilėn prej tyre.

Nė fakt: Linja nga Toka, pėrmes Diellit e tregon Shenjėn e Virgjėreshės pėr 45 ditė rresht, kurse tek shenja e Akrepit, linja e drejtė zgjat vetėm pėr 7-tė ditė (pra tė lindurit e shenjės sė Akrepit nuk i plotėsojnė/zgjasin 30/31 ditė qė ka njė muaj i plotė, por vetėm 7 ditė).

Pėr tė sinkronizuar Zodiakun me 12 muajt e kalendarit tė tyre, babilonasit e injoruan faktin qė Dielli nė tė vėrtet lėviz nėpėr 13 Konstelacione dhe jo nė 12. Ata pėrcaktuan secilin prej kėtyre 12 Konstelacioneve nė varėsi tė barabartė tė kohės.

Pėrveē 12 Konstelacioneve tė njohur tė Zodiakut, nė t[ė vėrtet Dielli ėshtė nė njė linjė edhe me Konstelacionin ose Shenjėn “Ophiuchus” (Mbajtėsi i Gjarprit), me njė kohė prej rreth 18 ditėsh pėr ēdo vit.

Elton Balla
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia

Mesazh  Nikolaos prej 18.12.11 13:19

Ky Elton Balla as qe ia ka idene astrologjise perendimore. Ai mund ta njohe shume mire astronomine, por astrologjine serioze nuk po e njeh fare me kete shkrim qe paska bere me siper. Ai ngaterron konstelacionet me shenjat e zodiakut. Me te vertete prane rrethit te zodiakut shtrihen 13 konstelacione qe nuk kane gjatesi te njejte asnjera prej tyre. Por rrethi i zodiakut eshte nje ndarje arbitrare e qiellit me nga 12 pjese te barabarta secila dhe seciles pjese i vendosen emrin e nje konstelacioni qe kishte prane. Pra moren emrat e 12 yjesive (konstelacioneve) dhe lane jashte Ofiukusin (gjarpermbajtesin). Por kjo s'ka asnje rendesi ne astrologji dhe as nuk ndikon fare. Datat e shenjave te zodiakut perendimor bazohen tek ekuinokset dhe solsticet dhe jo tek levizja e konstelacioneve. Kete e kam shpjeguar tek tema "ndryshimi midis shenjave dhe yjesive". pra mos keni frike aspak shenja e juaj e horoskopit nuk leviz as nuk ka per te levizur kurre. Dashi fillon gjithmone me ekuinoksin pranveror me 21 mars, pas 30 ditesh nis Demi. Me solsticin veror nis Gaforrja (gjithmone me 22 qershor), me ekuinoksin vjeshtor nis Peshorja (kur dita dhe nata jane barazim me 23 shtator), me solsticin dimror nis Briocjapi dhe pas 30 ditesh Ujori e keshtu me radhe. Pra autori ngaterron shenjat e horoskopit me yjesite dhe nuk e njeh astrologjine perendimore e cila mbeshtetet sipas zodikut tropikal dhe jo sideral. Yjesite levizin ndersa shenjat asnjehere, mund te shkojne nje date perpara ose prapa por aspak me shume.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Astrologjia

Mesazh  Jetmira prej 20.09.13 10:16

Astrologjia

Astrologjia apo dėftimi i yjeve janė mėsimet tė cilat mundohen qė nė bazė tė pozicionimit tė yjeve tė para tregojnė fatin e njerėzve.

Pėrndryshe nga shkencėtarėt Astrologjia merret si pseudoshkence qe pretendon tė parashikoje ndikimin e pozicionit te yjeve dhe planetėve tek njeriu. Astrologjia nė tė kaluarėn ėshtė marrė seriozisht ndėrsa ndėr kohė ka filluar qė tė shėrbejė si formė argėtimi dhe sot pėrdoret vetėm si e tillė.
avatar
Jetmira

487


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Astrologjia

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi