Fati nga dhembet e Ujkut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fati nga dhembet e Ujkut

Mesazh  arbri1994 prej 16.05.11 0:07


Fati nga dhembet e Ujkut

Ai ka fituar tufėn e deleve falė njė fotografie qė ia ka bėrė njė kalimtar rasti. Objektivi i fotografisė kishte fokusuar lotėt e njė fėmije, i cili qante pranė tufės sė deleve, e tė cilat ia kishin copėtuar ujqit. Ajo kope delesh ishte e gjithė pasuria e tij, qė ia kishin lėnė prindėrit e varfėr atij dhe binjakut tjetėr, i cili vdiq qė kur ishte nė djep.

Prindėrit ishin pėrpjekur qė dy fėmijėt binjakė t’i rrisnin me mundimet mė tė mėdha shpirtėrore, por fati s’kishte qenė nė anėn e tyre. Nė shtėpinė e tyre kishte dominuar njė skamje e paskajshme. Ndihmė e vetme ishte ajo e fshatit, kur edhe patėn tubuar nga njė kokė dele pėr ta ngjallur familjen e dy binjakėve.

Por, pėr fat tė keq, pas njė kohe, njėri nga binjakėt vdes. Ndarja e binjakėve kishte pllakosur shpirtrat e prindėrve dhe nga pikėllimi babai i tyre kishte gjetur vdekjen nė krye tė vitit. Vdekjet, e qė ndodhnin ēdo vit, kishin filluar tė lėnė frikė nė nėnėn e tyre, e cila, edhe ajo, e priste nė ēdo moment qė t’i vinte.

Jetonin nė njė shtėpi shumė tė vjetėr, e qė i kishte vetėm dy dhoma. Nė korridorin e saj ishin dy rrotė qerreje prej druri. Shtėpia ishte e lyer me baltė, pėrzier me kashtė. Pas njė kohe, njė stuhi e krijuar nga njė erė e fuqishme, e kishte hedhur nė zabel njė pjesė tė kulmit tė shtėpisė. Binjaku, nė ato momente tė vėshtira, kishte qėlluar nė oborr dhe era e kishte ēuar disa metra larg, ku edhe kishte mbetur i varur nė drurin e koshit tė misrit.

Nė krye tė vitit kishte vdekur edhe e ėma e tij. Binjaku ishte vetėm katėr vjeē kur kishte mbetur pa askėnd. E tėrė shtėpia kishte mbetur nė kujdesin e tij, kurse pasuri tė vetme i kishte gjashtė krerė delesh. Se kush do ta rriste fėmijėn e mėshirės, ishte bėrė debat nė gjithė fshatin...

A ėndėrroja tė bėja shtėpinė time?

“Nuk e di as vetė si jam rritur te fqinjėt e mi?! Nuk di kohėn kur e braktisa shtėpinė time. Isha i vogėl. Njerėzit kujdeseshin pėr mua, kudo qė mė shihnin. Nėna ime e dytė, gruaja e fqinjit qė mė rriste, e kishte njė djalė, vetėm katėr muaj mė i ri se unė. Ēdo gjė qė ia jepte atij, ma jepte edhe mua.

E kishte njė bindje se nėse mė ndante mua nga djali i saj, Zoti nuk do ta linte tė gėzohej me fėmijėt e vet. Bashkė me mua ishin edhe gjashtė krerėt e deleve. Deri nė moshėn tetė vjeēare nuk e ndjeja dallimin mes meje dhe fėmijės sė fqinjit, qė e kisha mė tė afėrmin nga mosha ime.

Aty nga mosha tetė vjeēare fillova tė bėhem i dėshiruar. Nuk di pse, por ashtu ndjehesha... Unė tashmė kisha dėgjuar se njė hallė e imja jetonte nė Turqi, por nuk kisha shpresa se do ta takoja, se do ta njihja mė pėr sė afėrmi.

Edhe po ta takoja, unė isha njė leckaman, sa kur mė shihnin tė tjerėt, dukesha si fėmija mė i gjorė nė botė. Mendoja si ta bėja shtėpinė time, tė paktėn aq sa kishin prindėrit e mi. Sė paku, ajo shtėpi – kasolle po ta kishte kulmin, do tė kthehesha pėr tė jetuar aty.

Por, hapat e mi ishin tė pamjaftueshėm qė tė bėja strehėn time, sepse ende isha fėmijė. Natėn mendoja si tė bėhesha i rritur e tė largohesha nga fqinji, ndėrsa ditėn mė merrte gjumi, duke kullotur delet.

Kthimi i hallės

Njė natė, meqė kisha fjetur vonė, mė kishte ardhur nė ėndėrr njė grua e gjakut tė prindėrve. Nuk kisha ide se kush ishte, vetėm e di se e doja shumė. E pėrqafoja dhe nuk i ndahesha dot nga pėrqafimi. Natėn, nė gjumė, tentova ta prekja atė grua, pėr ta pėrjetuar afėrsinė e gjakut, por dora mė mbeti e zgjatur. Ndjeva se kisha prekur dikė, por nuk kishte qenė halla, ajo ishte dora e djalit tė fqinjave.

Kur mė doli gjumi ishte errėsirė. U zhgėnjeva pse nuk zgjati ėndrra edhe pak, qė ta pėrjetoja ngrohtėsinė e dikujt qė e dėshiroja. Mbeta pa gjumė atė natė dhe nė mėngjesin e asaj dite, teksa po i lėshoja delet, njė grua me njė burrė u panė nė prag tė shtėpisė ku jetoja. Ajo, me lot nė sy, m’u afrua afėr, mė shikoi gjatė, pastaj mė pėrqafoi. Burri qė ishte me tė i tha se mos e kishte gabuar shtėpinė, por ajo bėri me kokė se ēdo gjė ėshtė nė rregull. Unė shtanga dhe nuk dija se ēka po ndodhte.

Nuk kisha forcė t’i thosha kush jeni dhe kė po e kėrkoni. Mė nė fund, ajo mė pyeti se e kujt ishte shtėpia. I thashė se shtėpia ishte e F., i cili ka kohė qė ka vdekur. Pastaj, i thashė se ka vdekur edhe gruaja e tij dhe njė djalė i tyre. Prej tyre mbeti vetėm kjo kasolle, qė po e shihni dhe njė djalė i tyre.

“Ku ėshtė djali?”, mė pyeti rrėmbyeshėm. “Unė jam ai, djali... Mė morėn fqinjat e u rrita te ta. Tash po i lėshoj delet”, i thashė. Mė pėrqafoi aq fort, sa m’u bė sikur m’u ndal fryma. “Oh, tė pastė halla! U bėfsh njė katund…”, mė tha, derisa i fshinte lotėt qė i rridhnin faqeve. Dhe, sa mė shumė qante, aq mė shumė mė shtrėngonte... Dikur, kur u ngop sė qari, mė tha: “A e di kush jam unė? Jam motra e babait tėnd. Po vij nga Turqia. Mos u kthefsha mė atje po si paska pllakosur shtėpia jonė?!”, tha me zė tė shterur.

Gėzimi i parė

Shkuam te fqinji dhe e njoha me “hallėn” time. Tė gjithė u gėzuan qė ajo, mė nė fund, u kthye. Qė atė ditė “halla” hapi derėn e shtėpisė sonė, e cila nuk ishte hapur me vite... Hapja e derės sė shtėpisė ishte gėzimi i parė pas daljes sime nga shtėpia, sepse pėrsėri do tė isha nė shtėpinė e lindjes, madje edhe me hallėn time...

Nė ditėn e parė qė lėshova shtėpinė e fqinjit, ai m’i dha tė gjashtė krerėt e deleve. Pas mė erdhi edhe kėlyshi, Bardhoshi, i cili nuk ndahej nga delet, kudo qė shkonin ato. I tha hallės se aq krerė delesh kisha kur mė morėn pėr tė mė mbajtur. “Mos u brengos pėr dele, sepse kam pėr tė blerė edhe tė tjera”, mė tha halla.

U gėzuan tė gjithė, sa pėr faktin se u ēliruan prej meje, po aq se isha takuar me motrėn e babait tim. Pas tri ditėsh, kur edhe isha me dele nė zabel, si ēdo herė, mė kishte zėnė gjumi. Kėlyshi nuk mė kishte “shkundur” pėr t’mė zgjuar nga gjumi. Kur u zgjova, delet nuk ishin askund. Dola buzė rrugės qė i lidhte tri kodrat, e qė ishin mė tė bukurat nė ato anė... Pak mė larg pashė kėlyshin tė ngordhur, pranė tij delet ishin tė shtrira nė tokė dhe tė pėrgjakura. Ishin tė prera nė fyt.

Tė gjitha kishin pėrfunduar nė gojė e ujkut. Fillova tė qaja, tė bėrtas. U ndjeva i trishtuar. Zot, thashė me vete, ēfarė paska ndodhur?! U trondita. Mbeta me lot nė sy. Dhe, derisa qaja, erdhėn disa njerėz me fotoaparat dhe mė morėn nė objektiv.

Ata shprehėn keqardhje pėr dhimbjen time. Shėnuan nė fletoren e tyre vendin se ku kishte ndodhur krimi mbi tufėn. Pas pak shkuan, duke mė lėnė njė puthje nė ballė. Kur u ktheva nė shtėpi i thashė hallės se i kisha humbur tė gjitha delet. Halla nuk e bėri tė madhe. Mė tha se e kemi humbė gjithė familjen, e lėre mė delet.

Pas dy muajsh, nė derėn tonė trokiti njė njeri. Ishte po ai qė mė kishte fotografuar. Tha se kishte publikuar pamjen time nė shumė revista dhe gazeta. Kishte hapur njė fond humanitar, ku njerėzit do tė ndihmonin qė t’i blija prapė delet. Dhe, pa u hamendur, nxori nga ēanta njė tufė parash dhe m’i lėshoi nė dorė. “Ja, tash ke para pėr tė blerė edhe pesėdhjetė dele…”, mė tha, me njė tė qeshur ai.

Pas pak ditėsh nė oborrin e shtėpisė sime, vėrtet, kullosnin 50 dele...
avatar
arbri1994

27


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi