Paniku dhe ankthi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Paniku dhe ankthi

Mesazh  Erikson prej 11.05.11 11:43

Paniku dhe ankthi
Kush janė simptomat e para qė shfaqen dhe ndryshimet midis tyre...

Paniku dhe ankthi, si dallohen tek njeriu.

Paniku karakterizohet si njė episod alarmi(frike), i cili fillon menjėherė dhe mund tė zgjasė rreth gjysmė ore. Kur njeriu ėshtė nė kėtė fazė mund tė shfaqė dridhje tė trupit tė pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrės shpejtohen, djersitet, i merren mend dhe po ashtu mund tė ketė ndjesi shtrėngese nė fyt apo nė kraharor. Kjo sėmundje ndryshon pak nga format e tjera tė krizave tė anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht ataket e panikut kanė fillim tė menjėhershėm, tė paprovokuar nga ndonjė stimul i jashtėm dhe e kthejnė individin krejt tė pamundur nga ana fizike. Gjithashtu simptomat mendore, emocionale influencojnė pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar njė rutinė ciklike. Zakonisht ata qė kanė pėrjetuar njė sulm paniku nė jetėn e tyre, ka shumė mundėsi ta pėrjetojnė pėrsėri. Kur simptomat dhe episodet janė kronike atėherė diagnoza kthehet nė sėmundje paniku (panic disorder). Krizat e panikut janė ndarė nė tri kategori: 1- Krizė paniku spontane: Kriza vjen pa asnjė shenjė paralajmėruese, ditėn apo natėn. Nuk ka tė bėjė me aktivitetet qė njeriu ėshtė duke bėrė nė atė moment (mund tė jetė edhe duke fjetur). Nuk ka tė bėjė me ndonjė provokim tė jashtėm apo me ndonjė stimul specifik.
2-Kriza specifike paniku: Kėto kriza provokohen nga ndonjė nxitje (stimulues) i frikshėm apo traumatik. Pėr shembull, njerėzit qė kanė frikė tė gjenden nė mes tė njė grumbulli tė madh njerėzish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata traumatike tė sė kaluarės. 3-Kriza paniku tė predispozuara nga situata tė jashtme: Krizat mund tė fillojnė nė disa situata apo ambiente tė caktuara, por jo ēdo herė qė gjenden nė ato situata apo ambiente. Pėr shembull, dikush mund tė kėtė njė krizė paniku kur ėshtė duke ngarė makinėn, edhe pse nuk ka ndonjė frikė apo ankth nga kjo situatė. Gjithashtu, jo ēdo herė qė vizitohen kėto ambiente fillojnė krizat. Shumė njerėz qė vuajnė nga krizat e panikut tregojnė njė frikė tė papėrmbajtshme sikur do vdesin ose njė ndjesi ēmendurie. Zakonisht, kur njeriu fillon tė ndiejė shenjat e para tė panikut (kur nuk ėshtė spontan), i erren sytė, nuk kontrollon gjymtyrėt (kėmbėt) dhe bie pėrtokė. Shumė herė vijnė nė vete kur trajtohen nė urgjencė.

Ankthi
Rreth 2 % e popullatės kanė pėrjetuar njė lloj forme tė krizės sė panikut. Njerėzit me frikė/ankthe tė ndryshme (psh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), pėrjetojnė mė shumė kriza paniku, sidomos kur vijnė nė kontakt me stimulin (nxitjen) e frikės. Kriza tė tilla kalojnė shpejt kur stimuli i frikės hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bėhen kronike, simptomat bėhen mė tė rėnda dhe si rrjedhim dobėsojnė jashtėzakonisht shumė sistemin nervor pėr disa ditė. Krizat e panikut zakonisht shfaqen nė moshė tė re ( nė tė 20-at) dhe femrat janė 2 herė mė tepėr nė rrezik pėr tė shfaqur kriza paniku se sa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatėrrohen me atake zemre, gjė qė ndikon negativisht nė diagnozėn e krizės.

Trajtimi
Trajtimet pėrfshijnė ilaēe dhe forma psikoterapie (cognitive-behavioural therapy), e cila u mėson njerėzve si tė mposhtin mendime negative apo tė pėrballojnė ankthe/frika tė ndryshme. Ilaēet pėrfshijnė antidepresantė (SSRI's, MAOI's), apo ilaēe anti-anxiety (Benzodiazepines; Valium, Ativan, Xanax) pėrpara se tė shfaqet kriza apo nė pritmėri tė saj. Kur kriza parandalohet me anė tė ilaēeve atėherė cikli ėshtė shumė mė i lehtė pėr t'u kthyer dhe nuk shfaqet pėrsėri. Zakonisht njė kombinim i ilaēeve dhe psikoterapisė jep shenja tė mira (duke i eliminuar fare simptomat apo shfaqjen e krizės, sidomos kur sėmundja ėshtė nė stadet e para). Rreth 70-90 % e njerėzve me kriza paniku mund tė kurohen nė mėnyrė tė suksesshme. Pėr ata qė marrin trajtim nė fazat e para tė shfaqjes sė sėmundjes, shumica kurohen krejt, duke mos pasur asnjė efekt negativ pasi mbarohet kurimi.

Shkaqet:
Ka evidencė qė krizat e panikut trashėgohen (shkaqe gjenetike), por gjithashtu kjo sėmundje mund tė manifestohet edhe nė njerėz pa histori familjare tė tillė. Shkaqe tė tjera pėrfshijnė strese tė ndryshme, mėnyrė mendimi fataliste (njerėzit qė bėhen shumė merak pėr gjėra tė ndryshme, sėmundje trupore dhe gjithashtu disa ilaēe. Shkaqet ekzakte tė krizave tė panikut ende nuk dihen, por nė studime me kafshėt janė identifikuar disa pjesė tė trurit, tė cilat bėhen shumė aktive gjatė krizave tė panikut.

Shqetesimet

1- Kur njė person provon prishje tė theksuar tė humorit dhe tė ekuilibrit emocional, atėherė mund tė thuhet se ai person ka ērregullime tė gjendjes shpirtėrore.
2- Kur emocionet qėndrojnė nė njė pikė tė ulėt gjatė gjithė kohės dhe ne humbasim interesin pėr jetėn, kjo do tė thotė se po kalojmė njė gjendje depresioni
3- Depresioni madhor karakterizohet nga njė gjendje e rėnė shpirtėrore dhe trishtim qė shoqėrohet me ndjenjėn e fajit dhe tė qenit i pavlefshėm.
4- Njerėzit kalojnė nė gjendje depresive kur ata kanė probleme nė punė, probleme bashkėshortore ose kur ndjehen tė pazotė pėr diēka qė duan tė bėjnė.
5- Shenjė e depresionit mund tė jetė edhe prishja e gjumit, rėnia nė peshė, kėputja, ndjenja e fajit tė kotė.

Ankthi

Adrenalina, pėrgjegjėse pėr ankthin
Njė sėmundje fizike e quajtur hypoglycemia ėshtė gjendur tė jetė shkaktare pėr kriza paniku. Ata qė vuajnė nga hypoglycemia kanė receptorė defektivė pėr substancėn insulinė, gjė qė nuk lejon kalimin e suksesshėm tė sheqerit nė membranėn e qelizave. Kur niveli i sheqerit nė gjak ulet shumė, truri dėrgon sinjale alarmi nė qendrat hormonale, duke i sinjalizuar tė prodhojnė adrenalinė, e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr krizat e panikut.

Emocionet, shkaktarė tė sėmundjeve
Mjekėt e vjetėr kinezė mjaftė mirė e kanė ditur se emocionet luajnė role tė rėndėsishėm nė organizmin e njeriut. Ato janė nė gjendje tė shkaktojnė sėmundje tė llojllojshme, madje edhe te njerėzit shumė tė fortė. Mjafton qė tė godasin nė vende mė tė ndjeshme tė organizmit dhe sėmundja fillon tė marrė hov. Tė gjitha sėmundjet tė shkaktuara prej gjendjes psikike apo ērregullimit tė saj nė mjekėsi quhen sėmundje psikosomatike. Kėto sėmundje shfaqen nė relacionin shpirt - trup.

Syri i majtė kupton emocionet i pari

Syri i majtė ka mė shumė kapacitet nė krahasim me syrin e djathtė, qė tė kuptojė emocionet e atyre qė na shikojnė. Kjo gjė e veēantė e syrit tė majtė u konstatua nga njė studim i "American Academy of Neurology". Syri i majtė ėshtė i lidhur me "qendrėn e emocioneve" tė sistemit nervor, pra me anėn e djathtė tė trurit, dhe kjo e lejon tė dallojė tipin e emocioneve tė atyre qė kemi pėrballė duke vėzhguar fytyrėn e tyre.
avatar
Erikson

Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....


41


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi