Anijet aliene fluturojne rreth Tokes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Anijet aliene fluturojne rreth Tokes

Mesazh  Luli prej 01.05.11 0:16

Astronomi Eamonn Ansbro: anijet aliene fluturojne rreth Tokes



Astronomi Eamonn Ansbro, kerkues dhe studies shume i famshem dhe shume i njohur ne kerkimet mbi jeten jashtetokesore ka deklaruar se ka provat e “anijeve aliene qe fluturojne rreth Tokes“.

Nuk kemi te bejme ne kete rast me nje deklarate te nje personi te panjohur apo te nje sharlatani ne kerkim te fames, por te nje anetari te Shoqerise Astronomike Mbreterore qe ne te kaluaren ka qene dhe Zv. President i Shoqates Nderkombetare te Astrofileve.

Faqja web IrishCentral shpjegon se ne 20 vitet e fundit Ansbro, i eshte dedikuar me mish dhe shpirt kerkimeve mbi egzistencen e jetes jashtetokesore.

Ansbro eshte foles ne shume konferenca anembane botes, perfshire ketu edhe subjekte shume te rendesishme dhe te nderueshme siē eshte qeveria Franceze. Edhe pse puna e tij mund te duket e ēuditshme, ai kembengul se studimet e tij kryhen sipas “kriteresh shkencore”.

Ansbro ben pjese gjithashtu ne nje grup shkencetaresh te mbledhur nen siglen e OSETI (Optical Search for Extra-Terrestrial Intelligence).

Mendimi i tij eshte sintetizuar shume mire ne nje interviste te dhene ne faqen “Roscommon Herald” te marten 19 Prill 2011, ne te cilen Ansbro ka deklaruar se “anije te veēanta aliene pershkojne orbita te caktuara perreth Tokes“.

Ansbro thote se nuk mund te deshmohen akoma provat e mbledhura prej tij ne komunitetin shkencor per arsye resursash, por qe eshte i bindur se ka te drejte.

Ne qytetin e tij te lindjes Boyle, Ansbro ka vene ne pune nje “fotokamer ne qiell te hapur” per per te monitoruar te gjithe hemisferen gjate gjithe kohes.

Makina fotografike e stermadhe e veteprodhuar eshte e perbere nga 11 telekamera regjistrimi, dhe dallon ēdo gje qe leviz ne menyre te pazakonte.

Nese qellimi ishte thjesht per biznes, apo per pasion, ka arrritur te terheqe vemendjen, dhe ne tani presim rezultatet.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Satelliti 13000 vjecar

Mesazh  xxxadixxx prej 18.06.13 17:46

avatar
xxxadixxx

189


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi