Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim

Mesazh  Admin prej 30.05.08 1:13

Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim

Mistiku hindus, i cili u lind nė fundin e shekullit tė XIX dhe vdiq mė 1969, Meher Baba veten e emėroi si Avatar (mishėrim apo inkarnim i Zotit). Ai shkroi librin "Zoti Flet" dhe kishte dėshmi pėr pohimet e veta nga sadguru-tė (pesė mėsuesit e pėrsosur tė cilėt presin dhe "stėrvitin" zotin).

Kontradikta e vėrtetė del kur mistiku hindus Sathya Sai Baba, i lindur mė 1926, i cili nė moshėn 13 vjeēare shkel njė akrep dhe thumbuhet nga ai, kėshtu qė bėhet i vetėdijshėm dhe thotė se ėshtė Avatar. Pėrndryshe, ky ende jeton (dhe mendon se do tė jetojė edhe 24 vjet). Edhe ky kishte dėshmi mbi pohimet e veta. Kėtu na shkoqitet pyetja: Si, prej vitit 1926 deri mė 1969 nė Tokė ecnin dy Zota?!

Hulumtuesit padyshim konstatonin se te disa njerėz vjen deri te kujtesa e ndonjė individi ose individėve tė cilėt kanė jetuar nė lokalitete tjera hapėsinore e kohore. A ėshtė kjo dukuri e shkaktuar nga ana e shpirtit? Shpirti, ē'ėshtė? A e kemi parė ndonjėherė? A ėshtė vetėm personifikim ireal i emocioneve tona apo pėrfshin ndonjė hapėsirė dhe kohė? Kėtė nuk mund ta dimė kurrė. Sa mė shumė qė gjejnė shkencėtarėt kundėrfakte, aq mistikėt i japin lloj lloj aftėsie shpirtit.

Do ta jap edhe njė shpjegim qė mė takon mua dhe i cili ka njė anė satirike dhe anekdotike. Pėrndryshe kėtė hipotezė e pata zhvilluar kur isha "mysliman i vėrtetė".

Nė religjionin islamik, si dhe nė religjionet tjera monoteiste, mbizotėron besimi se pranė ēdo njeriu qėndrojnė edhe dy engjuj, Kerameni dhe Katibini (nė filozofinė "New Age" fituan rol aktiv dhe quhen Udhėheqės), tė cilėt i shkruajnė tė gjitha veprat tona tė mira dhe tė kėqija.

Kur njeriu vdes, mė nuk i nevojiten engjujt (sepse "atje" nuk ka mėkate ose mirėsi), kėshtu qė nė Ahiret grumbullohen kėta engjuj. Zoti, i kacafytur me kėtė "katastrofė ekonomike", erdhi te njė ide gjeniale, qė foshnjave tė posalindura t'u caktojė engjujt e penzionuar (poashtu tė pėrzier mes veti).

Ata rregullisht do ta kryejnė detyrėn e vet. Mirėpo, derisa klienti i tyre ėshtė ende fėmijė (pasi qė atėherė nuk shkruhet pėr tė asgjė) kėta engjuj, qė ta thejnė monotoninė, flasin mes vete mbi pėrvojat e njerėzve tė kaluar. Informatat nė fragmente do tė vijnė edhe deri te vetėdija e klientit.

Pėr kėtė dhe fėmijėve mė sė shumti iu kujtohet jeta e kaluar. Me kėtė teori mund tė shpjegohet edhe rasti i dr. Scottit.
Ta lėmė shakanė anash dhe ta analizojmė shpjegimin tjetėr qė mori emrin "teoria holografike". Hologrami ėshtė fotografi tredimenzionale e cila edhe nė pjesėt mė tė imėta tė tij pėrfshin tėrė komponentėn e fotografisė.

Kėshtu ekziston edhe hipoteza - Bootstraping, e cila u zhvillua nga ana e fizicientit David Bohm dhe matematicientit John Bell dhe tė tjerėve qė thonė "se nė ēdo grimcė ekziston gjithė universi, gjegjėsisht informatat mbi vetitė e tij nė hapėsirė dhe kohė". Kjo nė filozofinė hinduse ėshtė e njohur si Akasha, ndėrsa nė Islam si.i Levh-i Mafhuz (ose "Gayb").

Sipas kėsaj teorie njeriu nė ditėt e veta rinore, pėr shkak tė disa nevojave psikologjike, prej akashės merr informata nė lidhje me ndonjė vashė, dhe kėshtu ai zgjedh alter-egon e vet. Por edhe kjo teori ka mangėsitė e veta, dhe pasi qė krejt kjo bazohet nė shpekulimet matematikore, nuk mundemi asgjė tė pėrcaktojmė, sepse as nuk janė shpjeguar mėnyrat e perceptimit tė kėtyre "diturive tė fshehta".

Por ka edhe raste tė kujtesės sė jetave tė kaluara ku kjo teori nuk mund tė ofrojė shpjegim. Njėri prej rasteve ėshtė i shėnuar nė librin e B.D.Benediktit "Bota paralele". Njė ēek i ri, i pasionuar pas dekorit tė brendshėm tė salloneve tė epokės sė rokokosė, mė 1965 rastėsisht viziton njė pallat nė Austri. Aty kupton se dekori aq i vulosur nė mendjen e tij i takon atij pallati, dhe zbulon se njė vashė e re, qe kishte jetuar aty, kishte qenė e dashura e tij nė jetėn e kaluar tė vet.

Teoria holografike e cila thotė, se "personalitetet e reinkarnuara" zgjedhen rastėsisht kėtu bie poshtė nė kėtė shembull unikat. Pėr vėrejtjet e kontradiktave nė kėtė hipotezė i jemi mirėnjohės hulumtuesit kroat mr. Drago Pleēkos.

Teoria e tretė e cila u mundua tė jetė mė shkencorja (mund tė thuhet mė ateistikja) i ka rrėnjėt nė v.1962.
Qysh atėherė psikologu James Mc Connell nga Michigan Unversity dėshmoi se dituria mund tė hahet! Ai skrrajat shpatuke i mėsoi pėr njė refleks tė caktuar, dhe pastaj i mbyste ato, duke u dhėnė skrrajave tė tjera tė pamėsuara pėr t'i ngrėnė tė mbyturat; kėshtu qė edhe skrajat e pamėsuara veē dinin mė pas refleksin e tillė.

Hulumtuesi suedez Holger Hyden nė eksperimentet me minj, bashkė me Allen Jacobsonin nga UCLA dhe disa shkencėtarė tjerė dėshmuan se nė materien pėrcjellėse luan rol acidi ribonukleik (ARN). Mė vonė Georges Hungar nga Baylor Universiteti, nė minj krijoi frikėn prej errėsirės (minjtė zakonisht errėsirėn e dojnė mė tepėr se dritėn) me ndihmėn e efektit tė Mc Connellit.

Nė kėta shembuj vėrejtėm se disa makromolekula organike, acide nukleine dhe polipeptide mund ta pėrcjellin "diturinė" prej njė sistemi tė organizuar tė jetės nė tjetrin. Kėshtu u lind "Hipoteza Engramike" e cila mundohet ta shpjegojė reinkranimin me transferimin e kėtyre molekulave (tė ashtuquajtura molekula engrame).

Sipas kėsaj hipoteze, kufoma e varrosur padyshim do t'i ketė nė vete engramet tė cilat i krijoi gjatė jetės. Kėshtu, ndonjė bimė, duke lėshuar rrėnjė mbi varr dhe me ndihmėn e procesit tė osmozės, bashkė me ujin dhe mineralet, merr edhe engramet. Engramet e akumuluara prej bimėve kalojnė nė njerėz, duke krijuar kėshtu dukurinė e reinkarnimit.

Edhe pse duket e mundshme, mjafton njė vėshtrim mė i thellė dhe tė shohim se ky ekosistem paraqet njė iluzion. Bima e cila i merr mineralet dhe ujin, i pėrdor kėto gjatė fotosintezės, glikolizės, dhe nė proceset tjera fiziologjike. Nė kėto reaksione gjithmonė vjen deri te ndarja e molekulave, kėshtu qė ato humbin strukturėn e vet tė mėparshme.

Edhe engramet do ta kenė kėtė fat, do tė shkatėrrohen nė fazat e para tė metabolizmit. Poashtu nuk ėshtė e qartė se si engrami do tė mund tė vinte deri te trupi i njeriut dhe ta ketė reaksionin e vet. Sė pari, do tė ishte i sulmuar nga sistemi i imunitetit si antitrup, ndėrsa shpėrbėrja e mėtejshme gjatė metabolizmit do ta shkatėrronte deri nė fund strukturėn e tij.

Kujtesa e jetave tė kaluara pastaj mund tė bėhet edhe kur njeriu ka vdekur njė ditė para se tė lind pėrsėri, kėshtu qė ekosistemi nuk mund tė jetė aq i shpejtė. Megjithatė, janė shpirtat e vonuar qė e problematizojnė kėtė hipotezė.
Poashtu psikoanalisti nga Zvicra, Carl Schoomaker, duke i kontrolluar disa pacientė tė vet, erdhi nė pėrfundim se shkaqet e fobieve, obsesioneve, neurozave tė detyrueshme dhe sėmundjeve tė tjera psikotike mund t'i kenė rrėnjėt edhe nė jetat e kaluara. Mirėpo edhe kjo nuk mund tė jetė dėshmi pėr reinkarnimin.

Disa njerėz, duke dėgjuar ndonjė muzikė, lexuar ndonjė libėr ose duke u shėtitur nė ndonjė qytet, nė mėnyrė intuitive kuptojnė hapin e mėtejshėm nė kazualitet dhe mendojnė se veē mė parė e patėn kėtė pėrvojė. Kjo nė literaturė ėshtė emėruar "deja vu" (e parė mė parė), por edhe kėtė nuk mund ta pranojmė si dėshmi pėr reinkarnimin.

Teoria e cila ka mė sė shumti ithtarė shkencorė (shumica janė psikologė), dhe pėr tė cilėn edhe unė mendoj se ėshtė mė e mundshmja, ėshtė ajo e cila thotė se reinkarnimi paraqet vetėm njė dukuri tė nėndijes.

Pėr shkencėtarė ėshtė e njohur dukuria e quajtur "efekti i kiptomenzisė", qė zhvillohet atėherė kur ne pėrceptojmė botėn ndėr pragun e ndijimit, kėshtu qė informatat e tepėrta dhe tė panevojshme na grumbullohen nė nėndije (ndėrsa ne jemi tė vetėdijshėm vetėm pėr 10% tė atyre informatave).

Kur personaliteti ynė, pėr shkak tė disa konflikteve tė brendshme don ta krijon njėfarė "ndarje tė personalitetit", do t'i shfrytėzojė ato rezerva informatash pėr t'u bėrė i rėndėsishėm nė shoqėri (kėtė e pamė mė parė). Ashtu siē janė kėto informata realitet, atėherė edhe figura e krijuar mund tė jetė reale.

Edhe pse kjo duket mjaft e zmadhuar, nėndija i ka tė gjitha kėto mundėsi. Siē thotė edhe dr. Scott Pecku, "gjithkund nėndijen e kemi njė hap pėrpara".

Poashtu edhe teknikat qė shfrytėzohen pėr njohjen e identitetit nė jetat e kaluara ngjajnė shumė nė teknikat pėr depėrtimin nė nėndije (p.sh. shihni botimin e J.H.Brennan - "Reinkarnimi: pesė teknika pėr njohjen e jetave tė kaluara").

Gati nė tė gjitha dukuritė e reinkarnimit mund t'i vėrejmė efektet e kriptomenzisė. Pėr shembull, aq e popullarizuara Tigheons thoshte se kur ishte sikur Bridey Murphy, ishte dėnuar pėr shkak tė shkatėrrimit tė krevateve metalike, freskėt tė ngjyrosura.

Por hulumtimet qė u bėnė, dėshmuan se nė kohėn kur ka jetuar Bridey Murphy, nuk kanė ekzistuar krevatet e metalta. Atėherė pse kjo dha kėtė informatė parazite? Vėrtet se nė enciklopedinė Ana Britannica ėshtė cekur se atėherė nė Irlandė ka ekzistuar njė lloj i tillė i krevatit, ndėrsa mundėsia se Tigheons kishte pasur nė dorė, ndonjėherė nė jetėn e saj, encikopedinė e tillė, nuk ėshtė e vogėl.

Do ta cek edhe njė shembull nga "World of Strange Powers" tė autorit Arthur Clarke. Mė 1910 njė grup i parapsikologėve tė Anglisė regresuan njė femėr dhe ajo u shfaq si Blanche Poynings, por mė pas u konstatua se informatat e tilla ajo i kishte marė prej librit "Countess Maud" tė autores Emily Sarah Holt, tė cilin e kishte shfletuar vetėm sipėrfaqėsisht.

Mendoj se edhe ky shembull i dhėnė prej librit tė hipnotizuesit profesional Momēilo Todoroviqit "Hipnoza pėr gjithkėnd" nuk do tė ishte i tepėrt. Ky eksperiment ėshtė bėrė nė Rusi. Natasha M. (18 vjeēare), me anė tė regresionit ėshtė sjellur nė vitin e katėrt tė jetės sė saj. Kur ėshtė kėrkuar prej saj tė vizatojė, ajo atėherė vizatoi sikur njė fėmijė i vogėl, por kur iu dha sygjerimi se ajo ėshtė njė piktore profesionale, ajo krijoi njė pikturė profesionale.

Tash, nė shekullin e njėzetė, me zhvillimin e teknologjisė, ėshtė zhvilluar edhe shpejtėsia e shkėmbimit tė informatave, dhe kjo dukshėm ndikon nė vėllimin e nėndijes. Dhe nėse ekziston telepatia, siē thonė parapsikologėt, atėherė dukuria e kriptomenzisė do tė na dukej edhe mė tepėr e mundshme. Andrew Malcoff nga Universiteti i Washingtonit, me eksperimentet qė i bėri me fėmijėt e moshės dyvjeēare, dėshmoi se truri i tyre ėshtė nė mundėsi t'i analizojė dhe t'i konceptojė disa nocione me ndihmėn e informatave tė fituara me perceptimin e tillė.

Kėto eksperimente i cekėm qė tė mos na duken tė pashpjegueshme hulumtimet e dr.Stivensonit. Poashtu edhe dr.Roggo pohon se kujtesa ekstra-cerebrale te fėmijėt paraqet, tė themi, mė parė njė dukuri psikologjike, se sa paranormale.

Mund tė bindeni edhe vetė prej hulumtimeve tė Stivensonit se "personaliteti i kaluar" nuk ka jetuar mė larg se 50 km. prej fėmijėve.

Mendoj se, sado pak, jeni bindur se reinkarnimi paraqet njė dukuri psikologjike dhe se me hulumtimin e mėtejmė tė tij mund tė arrijmė deri nė shtresat mė tė thella tė shpirtit tonė.

Si pėrfundim, mund tė themi se reinkarnimi paraqet njė mėnyrė tė lirimit prej tanatofobies, ose thėnė shkurt e shqip, prej frikės sė tepruar prej vdekja.

Sezgin Bojnik

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim

Mesazh  Berti69 prej 23.02.17 10:30

"Paradoksi i jetės" nė mishėrim ėshtė nė tė vėrtetė rezultati DY VIZIONEVE tek unė, njė tė tillė qė unė e shoh dhe mendoj se ėshtė por qė nuk jam ai
dhe njė tjetėr qė unė nuk e shoh por qė megjithatė unė jam ai.

Kjo gjendje quhet "gjumė", "ėndėrr", "makth", "iluzion", "falsifikim", "botė", etj tė cilėn njė pjesė e njerėzimit ende e jeton kėtė.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim

Mesazh  Crash. prej 23.02.17 15:08

Nese buda ka besuar ne rimisherim ku eshte ai sot, a eshte shpirti i tij duke jetuar ne nje trup fizik sot pse nuk shfleton kujtimet e budes qe kishte
avatar
Crash.

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim

Mesazh  Berti69 prej 23.02.17 16:06

Crash. shkruajti:Nese buda ka besuar ne rimisherim ku eshte ai sot, a eshte shpirti i tij duke jetuar ne nje trup fizik sot pse nuk shfleton kujtimet e budes qe kishte

Buda. Rama. Krishna, Hermes, Mois, Orfe, Pitagora, Platoni, Krishti, Muhamedi, Gurdijef etj etj nuk rimisherohen me, ata e kane kaluar kete cikel.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim

Mesazh  Crash. prej 23.02.17 16:53

Berti69 shkruajti:
Crash. shkruajti:Nese buda ka besuar ne rimisherim ku eshte ai sot, a eshte shpirti i tij duke jetuar ne nje trup fizik sot pse nuk shfleton kujtimet e budes qe kishte

Buda. Rama. Krishna, Hermes, Mois, Orfe, Pitagora, Platoni, Krishti, Muhamedi, Gurdijef etj etj nuk rimisherohen me, ata e kane kaluar kete cikel.
por un besoj edhe jet ne dimensione te tjera po jo si kjo rimisherim, pse vetem njher te na jepet mundsia te ndjehemi vetvetja te kemi vetdije te plot ta ndjejm fizikun ton pse jo edhe here te tjer diku tjeter ne nje dimension tjeter, pasi qe na ka dhen mundsia te ekzistojm njeher pse mos te ekzistojm prap, pse sipas disa njerezve vetem njher jepet mundsia per ta ndjer veten e jo me shum pak e cuditshme
avatar
Crash.

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim

Mesazh  Berti69 prej 23.02.17 17:06

Nuk na jipet vetem njehere mundesia.
Mos degjo se ēfare thone te tjeret po verifikoje vete...pergjigjen e ke brenda teje...nuk ke nevoje te mesosh asgje por vetem ta kuptosh.
Pergjigjet per keto pyetje nuk do i gjesh me ane te arsyes por vetem me eksperience.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim

Mesazh  Crash. prej 23.02.17 17:17

Berti69 shkruajti:Nuk na jipet vetem njehere mundesia.
Mos degjo se ēfare thone te tjeret  po verifikoje vete...pergjigjen e ke brenda teje...nuk ke nevoje te mesosh asgje por vetem ta kuptosh.
Pergjigjet per keto pyetje nuk do i gjesh me ane te arsyes por vetem  me eksperience.
pak e quditshme vetem njher :O un ne vetem time e shoh qe do te jetojm ne parajs dhe se toka eshte ferri kshtu ma ndjen zemra jo deshira
avatar
Crash.

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim

Mesazh  Berti69 prej 23.02.17 17:35

Shihet qe je i ndikuar nga besimet...besimet jane vetem interpretime.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim

Mesazh  Crash. prej 23.02.17 20:11

Berti69 shkruajti:Shihet qe je i ndikuar nga besimet...besimet jane vetem interpretime.
Nuk jam i ndikuar aspak nga besimet, besimin e kam ne zemren time
avatar
Crash.

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi