A e vrau KGB-ja Gagarinin?

Shko poshtė

A e vrau KGB-ja Gagarinin?

Mesazh  Zattoo prej 11.04.11 23:05

A e vrau KGB-ja Gagarinin?



Pesėdhjetė vjet mė parė, kozmonauti sovjetik, Juri Gagarin, u bė njeriu i parė qė udhėtoi nė hapėsirė, duke shėnuar fitoren e sovjetikėve ndaj amerikanėve nė garėn e hapėsirės. Nė vitin 1968 ai vdes gjatė njė aksidenti ajror, por vrasja nga KGB-ja ėshtė njė nga skenarėt qė vazhdon tė qarkullojė.

Njė anije kozmike, nė bordin e sė cilės gjendej njė astronaut i ri rus, bėri histori mė 12 prill tė vitit 1961.

“Le tė nisemi!” ishte thirrja e Gagarinit nė momentin kur anija u lėshua nga njė kozmodrom sovjetik nė shkretėtirėn e Kazakistanit. Vostok 1 ishte anija kozmike qė dėrgoi nė hapėsirė njeriun e parė.

Ishte koha e luftės sė ftohtė. Gjithēka bėhej nė fshehtėsi, ndonėse qarkullonin fjalė se Bashkimi Sovjetik pėrgatitej pėr diēka spektakolare. Fluturimi nė hapėsirė i Gagarinit u mbajt sekret nė rast tė ndonjė dėshtimi tė mundshėm. Vetėm kur u bė e qartė se ai ishte nė hapėsirė, agjencia sovjetike e lajmeve Tass publikoi lajmin.

“Mė 12 prill, 1961, nė Bashkimin Sovjetik, pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit, u lėshua njė anije kozmike, Vostok, me njė njeri nė bord, nė orbitėn rreth Tokės. Piloti-kozmonaut i anijes kozmike Vostok ėshtė qytetari sovjetik, majori Gagarin Juri Alekesejeviē”, njoftoi atėbotė agjencia ruse e lajmeve, Tass.

Fluturimi ishte fitore e sovjetikėve ndaj amerikanėve nė garėn e hapėsirės. Ka fjalė se udhėheqėsi sovjetik i kohės, Nikita Hrushovi, kėrceu mbi tavolinė nga gėzimi.

Pėr Gagarinin 27-vjeēar fluturimi ishte rezultat i dy vjet pėrgatitjesh, ēfarė i krijuan atij legjione tė tėra mbėshtetėsish nė tė gjithė botėn. Gagarini dėshmoi se njeriu mund tė mbijetojė nė hapėsirė, ēfarė u hapi rrugėn ekspeditave tė mėvonshme.

Pas njė fluturimi prej 108 minutash, Gagarini u ul nė njė fermė nė juglindje tė Moskės. Gagarinit gjithmonė i pėlqente tė kujtonte habinė e pafund tė bujkut nė momentin e uljes sė anijes kozmike.

“Ulja ndodhi nė tokėn tonė sovjetike e ruse. Personi i parė qė takova ishte njė punėtore e kolkozit. Fillimisht ishte e trembur nga unė, por mė pas u bėmė miq. Vetėm imagjinojeni se si njė njeri nė kostum tė ndritshėm portokalli zbret dhe nis tė ecė drejt teje”, kujtonte vite mė pas vetė Gagarini.

Natalia Sviridenko, qė dikur ka punuar mėsuese nė fshatin ku zbriti Gagarini, e kujton shumė mirė edhe sot atė ditė.

“Gruaja e moshuar po mbillte patate me mbesėn e saj Rita. Ai e thirri dhe fillimisht ajo ishte e tmerruar. Gagarini kėrkoi ndihmėn e saj pėr tė hequr kostumin e astronautit, qė ishte aq i rėndė sa i krijonte vėshtirėsi nė lėvizje. E moshuara e pyeti nėse kishte ardhur me kalė, por Gagarini iu pėrgjigj se nuk ka udhėtuar mė shpejtėsinė e kalit”, kujton Sviridenko.

Udhėtimi i Gagarinit drejt famės ėshtė po aq i jashtėzakonshėm sa dhe rrugėtimi i tij nė hapėsirė.

I lindur nė pjesėn perėndimore tė Rusisė, nė njė familje bujqish, i riu Gagarin nuk tė krijonte pėrshtypjen se do tė ecte drejt triumfit.

Fillimisht ishte shtati i shkurtėr qė e pengoi karrierėn e tij nė shkollėn teknike, tė nisur pas Luftės sė Dytė Botėrore. Me shumė mundime ai hyri nė programin e aviacionit e mė pas u zgjodh nė mesin e 20 pilotėve kandidatė pėr tė bėrė udhėtimin drejt hapėsirės. Shpejt ai do tė ishte kandidati kryesor nė mesin e tė pėrzgjedhurve.

Viktor Gorbatko, mik dhe koleg i Gagarinit, thotė se talenti dhe karizma e bėnė atė tė pėrzgjedhurin pėr misionin nė hapėsirė.

“Ajo ēfarė e dallonte Jurin nga tė tjerėt ishte se tė gjithė e pėlqenin, shefi, shokėt dhe ēdokush qė e takonte. Ai ishte njė natyrė qė shkonte me tė gjithė. Ai ishte shumė inteligjent. Padyshim qė ishte para nesh dhe ndoshta do tė ishte shumė para nesh edhe sot”, kujton Gorbatko.

Edhe Gregori Greēko beson se ka qenė natyra e Gagarinit qė e bėri atė tė pėrzgjedhurin e Sergei Koroliovit, njeriut qė drejtonte programin rus tė hapėsirės.

“Koroliovi ishte i menēur dhe ai e parashikoi se ky person do tė bėhej fytyra e vendit dhe popullit tonė. Mendoj se e zgjodhi Gagarinin dhe pėr buzėqeshjen e tij. Buzėqeshja e tij nuk ishte thjesht njė shprehje fytyre, vinte nga shpirti”, thotė Greēko, njė nga inxhinierėt qė ndėrtuan anijen kozmike Vostok.

Duket se fama nuk ndikoi te Gagarini, megjithėse ai i ra botės pėrreth si njė ambasador jozyrtar i Bashkimit Sovjetik. Ai mbeti miku i njėjtė, kujtojnė shokėt dhe tė afėrmit.

Gagarini kurrė nuk e ndėrpreu stėrvitjen, derisa nė njė fluturim stėrvitor nė moshėn 34-vjeēare u rrėzua duke humbur jetėn. Pėr ata qė e njihnin Gagarinin ėshtė njė kujtim i dhimbshėm.

Arsyet e aksidentit, sipas burimeve zyrtare, kanė qenė teknike, por ka pasur zėra qė thoshin se atė e vrau KGB-ja. Me misterin e vdekjes sė tij tė pazgjidhur edhe 50 vjet mė vonė, admiruesit kėrkojnė tė vėrtetėn e rrėzimit tė aeroplanit tė Gagarinit.

(rel)
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A e vrau KGB-ja Gagarinin?

Mesazh  helio prej 14.04.11 22:03

Po! ate e vrau KGB. ne te vertete ka shume e shume analiste qe nuk e besojne ate 'udhetim'.
ai fluturim ishte i montuar .ashtu si dhe dalja e amerikaneve ne hene me ane te armstrong etj. shiko nje cikel dokumentaresh : https://www.youtube.com/watch?v=-eprRKV44pg )

per me teper, shumica e astronauteve te asaj kohe kane vdekur ne rrethana misteriozje, ne te dyja kampet
avatar
helio

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi